Raporti i ngjarjeve, 4 shtator 2025

Shkodër

 

Kapen dhe ndalohen 2 shtetas (babë e bir) të shpallur në kërkim për një plagosje të kryer disa javë më parë.

 

Gjendet në banesën e tyre dhe sekuestrohet thika që dyshohet se është përdorur për plagosjen.

 

Specialistët për Hetimin e Krimeve ndaj Personit, në bashkëpunim me shërbimet e Forcës së Posaçme “Shqiponja”, si rezultat i kontrolleve intensive, kanë kapur dhe vënë në pranga shtetasit:

 

-V. D., 43 vjeç, banues në fshatin Grudë, për veprën penale “Shtytja e të miturve në krim”;

 

-djalin e tij 16 vjeç, banues në fshatin Grudë, për veprat penale “Vrasje me dashje”, kryer në bashkëpunim, mbetur në tentativë, dhe “Prodhimi, mbajtja, blerja apo shitja pa leje e armëve të ftohta”.

 

Këta shtetas ishin shpallur në kërkim pasi dyshohet se më datë 20.07.2025, në sheshin “Prek Cali”, janë konfliktuar fizikisht për motive të dobëta me shtetasin P. G., 33 vjeç, dhe gjatë konfliktit, 16-vjeçari, në bashkëpunim me vëllanë e tij 14 vjeç, ka goditur me thikë 33-vjeçarin.

 

Veprimet procedurale për 16-vjeçarin dhe për 14-vjeçarin (pa përgjegjësi penale për shkak të moshës) janë kryer duke respektuar Kodin e Drejtësisë për të Mitur.

 

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme.

Policia e Shtetit

 

Finalizohet nga Drejtoria e Forcës së Posaçme Operacionale, operacioni policor i koduar “Operacionalja 65”.

 

Kapet në Peqin, një 52-vjeçar, i dënuar në Itali, me 4 vjet, 10 muaj e 14 ditë burgim, për pjesëmarrje në organizatë kriminale që trafikonte lëndë narkotike.

 

Në vijim të operacioneve të njëpasnjëshme për kapjen e shtetasve të shpallur në kërkim ndërkombëtar, strukturat e Drejtorisë së Forcës së Posaçme Operacionale në DPPSh finalizuan operacionin e koduar “Operacionalja 65”. Gjatë këtij operacioni, u kap në Peqin, dhe u arrestua me qëllim ekstradimin në Itali, shtetasi:

 

Luan Gripshi alias Rudin Gripshi, 52 vjeç, banues në Peqin.

 

Ky shtetas ishte shpallur në kërkim ndërkombëtar nga Interpol Roma, pasi Gjykata e Apelit në Venecia, me vendimin e datës 03.04.2023, e ka dënuar me 4 vjet, 10 muaj e 14 ditë burgim, për pjesëmarrje në organizatë kriminale që trafikonte lëndë narkotike.

 

Interpol Tirana vijon procedurat në bashkëpunim me autoritetet italiane, për ekstradimin e këtij shtetasi.

Drejtoria Vendore e Policisë Lezhë

 

Specialistët për Hetimin e Trafikut të Paligjshëm ndaluan shtetasin A. L., 52 vjeç, banues në Kurbin, pasi dyshohet se ka trafikuar në Shqipëri, një automjet të vjedhur në Francë. Automjeti u sekuestrua në cilësinë e provës materiale.

 

Specialistët për Hetimin e Krimit Ekonomiko-Financiar referuan materialet në Prokurori, ku nisi procedimi në gjendje të lirë për shtetasen V. Ll., 45 vjeçe, banuese në Lezhë, pasi dyshohet se ka kryer punime për ndërtimin e një bujtine në Mirditë, në kundërshtim me ligjin.

 

Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme.

Reagim i Drejtorisë Vendore të Policisë Gjirokastër

 

Në lidhje me një video të publikuar në rrjetet sociale, në të cilën shfaqet një kamion që kryen parakalim të rrezikshëm, në aksin rrugor “Kakavije-Gjirokastër”, bëjmë me dije se:

 

Policia Rrugore e Gjirokastrës ka kryer verifikimet për rastin, ka identifikuar drejtuesin e kamionit dhe e ka ndëshkuar me masë administrative 40 000 lekë, në bazë të Kodit Rrugor.

 

Drejtoria Vendore e Policisë Gjirokastër falënderon mediat dhe qytetarët që denoncojnë rastet e shkeljeve dhe të paligjshmërive dhe i fton sërish ata që të denoncojnë në numrin 112, duke iu garantuar anonimat të plotë dhe reagim të menjëhershëm e të paanshëm.

Tiranë/Finalizohet operacioni policor i koduar “Village”.

 

Lëvizte i armatosur me pistoletë, kapet dhe vihet në pranga 22-vjeçari.

 

Sekuestrohet arma e zjarrit dhe municion luftarak.

 

Në vijim të operacioneve policore, me objektiv identifikimin e shtetasve që lëvizin të armatosur dhe janë rrezik për qytetarët dhe sigurinë publike, Komisariati i Policisë Nr. 1 finalizoi si rezultat i administrimit të shpejtë të informacionit të siguruar në rrugë operative, operacionin “Village”.

 

Gjatë operacionit, u kap në fshatin Krrabë, ku ishte banues, shtetasi R. Rr., 22 vjeç.

 

Gjatë kontrollit në çantë, iu gjet 1 armë zjarri pistoletë me municion, të cilët e mbante pa leje. Sapo ka parë shërbimet e Policisë, 22-vjeçari ka tentuar të largohet, por si rezultat i veprimeve të shpejta operacionale, është mundësuar kapja dhe vënia e tij në pranga.

 

Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë së Tiranës, për veprime të mëtejshme.

Gjirokastër

 

Specialistët e Sektorit të Policisë Rrugore arrestuan në flagrancë shtetasin A. Sh., 39 vjeç, banues në Gjirokastër, pasi u kap në aksin rrugor “Gjirokastër-Virua”, duke drejtuar automjetin, në gjendje të dehur.

 

Gjithashtu, referuan materialet në Prokurori, për vlerësim, pasi në aksin rrugor “Lekël-Dragot”, automjeti me drejtues shtetasin Q. Sh., 65 vjeç, banues në Lushnjë, është përplasur me automjetin me drejtues shtetasin gjerman, J. K., 38 vjeç. Nga aksidenti u dëmtua lehtë shtetasi Q. Sh..

 

Në vijim të informacionit të dhënë më datë 25.08.2025, për shpalljen në kërkim të shtetasit S. L., 60 vjeç, banues në Përmet, për veprën penale “Vjedhja”, pasi dyshohet se ka vjedhur një shumë parash në lokalin e shtetasit A. L., në fshatin Petran, bëjmë me dije se shërbimet e Komisariatit të Policisë Përmet kanë kapur shtetasin S. L. Në përfundim të veprimeve për rastin, u referuan materialet në Prokurori ku nisi procedimi në gjendje të lirë për këtë shtetas.

 

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Gjirokastër, për veprime të mëtejshme.

Drejtoria Vendore e Policisë Dibër

 

Specialistët e Qarkullimit Rrugor arrestuan shtetasin Sh. D., 43 vjeç, banues në Dibër, pasi në qytetin e Peshkopisë, duke drejtuar motomjetin e tij në gjendje të dehur, ka humbur kontrollin dhe ka dalë nga rruga, ku për pasojë është vetëdëmtuar.

 

Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Bulqizë referuan materialet në Prokurori, ku nisi procedimi penal për shtetasit:

-A. M., 22 vjeç, dhe K. G., 47 vjeç, banues në Martanesh, pasi për motive të dobëta janë konfliktuar fizikisht me njëri-tjetrin;

-E. K., 35 vjeçe, banuese në Bulqizë, pasi nuk i ka lejuar ish-bashkëshortit të saj të takojë fëmijën e tyre të mitur.

 

Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Dibër referuan materialet në Prokurori, ku nisi procedimi penal për shtetasit Sh. M., 65 vjeç, dhe G. M., 60 vjeç, banues në Dibër, pasi janë konstatuar duke kryer punime ndërtimi pa leje.

 

Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Dibër, për veprime të mëtejshme.

Drejtoria Vendore e Policisë Shkodër

 

Specialistët e Sektorit të Qarkullimit Rrugor:

-referuan materialet në Prokurori, pasi dje, në  lagjen “Mark Lula”, shtetasi A. Gj., 18 vjeç, duke drejtuar motomjetin, pa leje drejtimi, ka përplasur shtetasen M. N., 22 vjeçe. Nga aksidenti janë dëmtuar lehtë drejtuesi i motomjetit dhe shtetasja M. N.;

-referuan materialet në Prokurori, për vlerësim, pasi dje, në lagjen “Qemal Stafa”, shtetasja E. M., 29 vjeçe, duke lëvizur me biçikletë, për shkak të lagështirës, ka humbur kontrollin dhe është rrëzuar. Aktualisht po merr mjekim në Spitalin e Traumës dhe është jashtë rrezikut për jetën.

 

Specialistët për Hetimin e Krimeve të Stacionit të Policisë Velipojë referuan materialet në Prokurori, ku filloi procedimi në gjendje të lirë për shtetasin K. G., 59 vjeç, banues në fshatin Reç, pasi nga kontrollet e kryera në bashkëpunim me shërbimet e OShEE-së, në banesën e tij, u konstatua lidhje e paligjshme e energjisë elektrike.

 

Në Drejtorinë Vendore të Policisë Shkodër është paraqitur shtetasi P. Gj., 57 vjeç, i cili ka kallëzuar se në vitin 2011, një shtetas që nuk e njeh, ka aplikuar dhe është pajisur me dokumente identifikimi me të dhënat e tij. Po punohet për identifikimin dhe kapjen e autorit.

 

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Shkodër, për veprime të mëtejshme.

Drejtoria Vendore e Policisë Korçë

 

Specialistët e Sektorit të Qarkullimit Rrugor arrestuan në flagrancë shtetasit:

-A. R. 32 vjeç, banues në fshatin Stavraj, Librazhd, pasi u kap duke drejtuar automjetin, pa leje drejtimi;

-B. A., 54 vjeç, banues në Korçë, pasi u kap duke drejtuar automjetin, në gjendje të dehur.

 

Specialistët për Hetimin e Narkotikëve referuan materialet në Prokurori, ku filloi procedimi penal për shtetasin D. S., 35 vjeç, banues në Ersekë, pasi gjatë kontrollit në automjetin e tij u gjet dhe u sekuestrua një sasi lënde e dyshuar narkotike kanabis.

 

Specialistët për Hetimin e Krimeve Ekonomike dhe Financiare referuan materialet në Prokurori, ku filloi procedimi penal për shtetasin E. P., 35 vjeç, banues në Tiranë, pasi gjatë kontrollit në automjetin e tij u gjetën dhe u sekuestruan disa produkte industriale për të cilat ai nuk dispononte fatura shoqëruese.

 

Shërbimet e Komisariatit të Policisë Korçë referuan materialet në Prokurori, ku filloi procedimi penal për shtetasin S. T., banues në Korçë, pasi në fshatin Dardhë, ka prerë një sasi lënde drusore, pa leje. Lënda drusore u sekuestrua në cilësinë e provës materiale.

 

Shërbimet e Komisariatit të Policsë Pogradec referuan materialet në Prokurori, ku filloi procedimi penal për shtetasin F. Z., 18 vjeç, banues në fshatin Starovë, pasi gjatë kontrollit fizik iu gjet dhe u sekuestrua një mjet prerës thikë.

 

Shërbimet e Komisariatit të Policisë Maliq referuan materialet në Prokurori, ku filloi procedimi penal për shtetasin O. A., 49 vjeç, banues në fshatin Libonik, pasi dyshohet se i ka vjedhur një pompë vaditëse, një 42-vjeçari.

 

Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Korçë, për veprime të mëtejshme.

DVP Kukës

 

Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Has arrestuan në flagrancë shtetasin A. A., 45 vjeç, banues në fshatin Has, pasi ka kallëzuar bashkëshortja e tij 42 vjeçe, se ai ka ushtruar dhunë ndaj saj. Kallëzuesja u pajis me urdhër mbrojtjeje.

 

Specialistët për Hetimin e Krimeve referuan materialet në Prokurori ku nisi procedimi penal për shtetasin Z. Gj., 42 vjeç, banues në fshatin Lusën, pasi me automjetin që ka parkuar në mënyrë të parregullt, ka penguar qarkullimin e automjeteve të tjera.

 

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Kukës, për veprime të mëtejshme.

 

Has/Informacion paraprak

 

Rreth orës 09:00, në qytetin e Krumës, në depon e banesës së shtetases Sh. D., dyshohet se ka shpërthyer një bombol gazi.

 

Si pasojë është dëmtuar shtetasja Sh. D., e cila po merr mjekim dhe është jashtë rrezikut për jetën, si dhe janë shkaktuar dëme materiale në banesë dhe në një objekt në afërsi.

 

Grupi hetimor ndodhet në vendin e ngjarjes dhe po kryen veprimet për zbardhjen e rrethanave të rastit.

Tiranë/Finalizohet nga Sektori për Hetimin e Krimeve Ekonomiko-Financiare, operacioni policor i koduar “Bilanci”.

 

Si rezultat i administrimit disamujor të një informacioni të siguruar në rrugë policore, dokumentohen krime ekonomike dhe krime kundër shëndetit, të kryera për llogari të një spitali privat në Zog të Zi.

 

Nga hetimet dhe kontrollet rezultoi se:

-subjekti nuk kishte deklaruar fitime me vlerë mbi 1 000 000 euro, gjatë periudhës 2024-2025;

-shërbimet spitalore në këtë subjekt kryheshin me produkte të ndaluara për përdorim;

-në këtë subjekt punonin shtetas të pasiguruar.

 

Bllokohet subjekti.

 

Arrestohet administratori i spitalit privat.

Shpallen në kërkim 2 bashkaksionerët.

 

Sekuestrohen 100 blloqe me mandate të pafiskalizuara, 27 lloje medikamentesh të dyshuara të skaduara dhe 6 njësi kompjuterike.

 

Gjatë operacionit “Bilanci”, shërbimet e Sektorit për Hetimin e Krimeve Ekonomiko-Financiare arrestuan administratorin e spitalit, shtetasin E. Z., 62 vjeç, si dhe shpallën në kërkim bashkaksionerët e subjektit, shtetasin turk B. K., 45 vjeç dhe shtetasen shqiptare G. A., 32 vjeçe.

 

Gjatë periudhës hetimore disamujore, në koordinim me Prokurorinë e Tiranës, si dhe nga kontrollet në subjekt, u konstatua se nëpërmjet lëshimit të faturave të pafiskalizuara, ishte kryer evazion fiskal me vlerë mbi 1 000 000 euro. Gjithashtu, në spital përdoreshin medikamente të dyshuara të kontrabanduara, të ndaluara për përdorim, nga autoritetet kompetente, si dhe ishin punësuar pa u siguruar, 5 shtetas.

 

Punohet për kapjen e 2 shtetasve të shpallur në kërkim, si dhe për provimin e plotë të këtyre veprimtarive kriminale.

 

Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë së Tiranës, për veprime të mëtejshme.

Dibër/ Finalizohet operacioni policor i koduar “Mesnata”.

 

Sekuestrohen një armë zjarri kallashnikov, municion luftarak dhe drogë; vihen në pranga 2 shtetas.

 

Specialistët e Seksionit për Hetimin e Narkotikëve dhe Trafiqeve në DVP Dibër, në bashkëpunim me Forcën e Posaçme “Shqiponja” dhe Komisariatin e Policisë Dibër, në vijim të operacioneve policore me objektiv identifikimin e shtetasve që posedojnë armë zjarri, si dhe mbajnë apo shesin lëndë narkotike duke cenuar sigurinë e qytetarëve, finalizuan me sukses operacionin policor të koduar “Mesnata”.

 

Si rezultat, shërbimet e Policisë, në fshatin Sllovë, kanë ndaluar automjetin tip “Peugeot”, që drejtohej nga shtetasi E. K. (D), 26 vjeç, banues në fshatin Blliçë, dhe pasagjerin, shtetasin A. T., 22 vjeç, banues në fshatin Fushë-Alie.

 

Gjatë kontrollit fizik, 26-vjeçarit iu gjet e fshehur në trup një sasi lënde narkotike kanabis, e ndarë në doza, gati për shitje.

 

Po në vijim të operacionit, shërbimet e Policisë ushtruan kontroll në banesat e këtyre dy shtetasve, ku, në banesën e shtetasit A. T., u gjet dhe u sekuestrua në cilësinë e provës materiale një armë zjarri kallashnikov dhe 25 copë fishekë, të cilët i mbante pa leje.

 

Në përfundim të veprimeve të para hetimore, u bë arrestimi në flagrancë i shtetasve:

  • E. K. (D), për veprën penale “Prodhimi dhe shitja e lëndëve narkotike”.
  • A. T., për veprën penale “Mbajtja pa leje e armëve luftarake”.

 

Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Dibër, për veprime të mëtejshme.

Klos/Informacion paraprak

 

Rreth orës 11:30, në aksin rrugor Klos-Burrel, janë aksidentuar me njëri tjetrin dy automjete dhe një motomjet, me drejtues shtetasit G.N., S.S dhe Xh.T.

 

Si pasojë e përplasjes së automjeteve dhe motomjetit, kanë mbetur të lënduar shtetasit G.N., dhe Xh.T., të cilët po marrin ndihmë mjekësore në spital dhe ndodhen jashtë rrezikut për jetën.

 

Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për zbardhjen e rrethanave të këtij aksidenti.

Drejtoria Vendore e Policisë Tiranë

 

Specialistët për Hetimin e Narkotikëve vunë në pranga shtetasin F. M., 34 vjeç, pasi shërbimet e Forcës së Posaçme “Shqiponja” i gjetën një sasi kokaine.

 

Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Nr. 1 arrestuan shtetasin B. S, 39 vjeç, pasi për motive të dobta, ka goditur me një send të fortë vellain e tij.

 

Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Nr. 3 referuan materialet në Prokurori, ku nisi procedimi penal për shtetasin A. M., 63 vjeç, pasi për motive të dobëta ka qëlluar me shuplakë një 14-vjeçar.

 

Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Nr. 4:

-referuan materialet në Prokurori, ku nisi procedimi penal për shtetasin D. H., 41 vjeç, pasi për motive të dobëta ka kanosur një 31-vjeçare;

-referuan materialet në Prokurori, ku nisi procedimi penal për shtetasit M. B dhe G. B., pasi me vetëgjyqësi ka nxjerrë nga banesa e tyre 2 shtetas të cilët ishin me qira;

-referuan materialet në Prokurori, ku nisi procedimi penal për shtetasin A. N., 52 vjeç, pasi dyshohet se ka ushtruar dhunë ndaj vëllait të tij;

-referuan materialet në Prokurori, ku nisi procedimi penal për shtetasen Xh. P., 23 vjeçe, pasi dyshohet se ka vjedhur një shumë parash në banesën e shtetases R. T;

-shpallën në kërkim shtetasit L. Sh., 21 vjeç, L. Sh., 29 vjeç, L. Sh., 34 vjeç, R. B., 37 vjeç dhe K. K., 30 vjeç, pasi në bashkëpunim me njëri-tjetrin gjatë një konflikti për motive të dobëta dyshohet se kanë goditur me grushte e me sende të forta shtetasin P. Sh., 31 vjeç. Aktualisht, 31-vjeçari ndodhet në spital, nën kujdesin e mjekëve, jashtë rrezikut për jetën. Punohet për kapjen e 5 shtetasve në kërkim dhe dokumentimin e plotë të rastit.

 

Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Nr. 5:

-arrestuan shtetasin Xh. T., 44 vjeç, pasi dyshohet se ka ushtruar dhunë ndaj bashkëshortes së tij;

-referuan materialet në Prokurori, ku nisi procedimi penal për shtetasit:

-J. K., 20 vjeç dhe për një të mitur 17 vjeç, pasi gjatë një konflikti për motive të dobëta 20-vjeçari ka goditur me një prerës 17-vjeçari, i cili ky i fundit fillimisht ka dhënë deklarim të rremë për ngjarjen, duke sajuar një ngjarje tjetër;

-L. K., 39 vjeçe, pasi kjo shtetasja ka dhënë deklarimin të rremë duke pretenduar se i kishin vjedhur automjetin, të cilin e kishte shitur në një pikë skrapi, në Fushë-Krujë.

 

Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Nr. 6 referuan materialet në Prokurori dhe shpallën në kërkim shtetasin R. R., 28 vjeç, pasi për motive të dobta, ka goditur me grushte një 24-vjeçar.

 

Specialistët e qarkullimit rrugor:

-arrestuan shtetasit H. F., 20 vjeç dhe S. S., 38 vjeç, pasi u kapën duke drejtuar automjetet, në gjendje të dehur;

-referuan materialet në Prokurori, ku nisi procedimi penal për shtetasit T. T., 47 vjeç dhe H. M., 39 vjeçe, pasi në autostradën “Elbasan-Tiranë, automjeti me drejtues 47-vjeçarin ka goditur automjetin me drejtuesen shtetasen H. M, e cila kishte ndaluar në korsinë e djathtë të rrugës. Si pasojë është dëmtuar pasagjeria në automjetin me drejtuese 39-vjeçaren, e cila ndodhet në spital, nën kujdesin e mjekëve.

 

-Më datë 03.09.2025, shtetasja E. Xh., 31 vjeçe  ka kallëzuar se, nëpërmjet telefonit,një person i panjohur, i ka dërguar disa foto intime. Punohet për identifikimin e tij dhe për sqarimin e rrethanave;

-Më datë 03.09.2025, në bulevardin “Gjergj Fishta”, një person ende i paidentifikuar, ka vjedhur një shumë të vogël parash në një dyqan. Punohet për identifikimin dhe kapjen e autorit;

-Më datë 03.09.2025, shtetasi F. T., kallzon se me datë 02.09.2025 është larguar nga banesa vëllai i tij shtetasi A. M., 36 vjeç, banues në Kamëz. Punohet për gjetjen e tij.

-Me datë 03.09.2025, rreth orës 23:30, në rrugën “Feti Gjilani” aksidentalisht ka rënë nga ballkoni i banesës së saj shtetasja A. S., 40 vjeçe, e cila për pasojë ka humbur jetën.

 

Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme.