Raporti i ngjarjeve, 4 shkurt 2025

Strukturat e Policisë së Shtetit janë të angazhuara për parandalimin, evidentimin dhe goditjen e paligjshmërive.

Gjatë 24 orëve të fundit, në të gjithë vendin janë proceduar penalisht 78 shtetas, konkretisht: 24 shtetas janë vënë në pranga, 50 janë proceduar në gjendje të lirë, si dhe janë shpallur në kërkim 4 shtetas, për vepra të ndryshme penale. Për lokalizimin, kapjen dhe vënien në pranga të shtetasve janë shpallur në kërkim, vijojnë punën intensivisht, strukturat e Policisë.

Në fushën e narkotikëve janë evidentuar 9 raste. 3 shtetas janë vënë në pranga dhe 6 shtetas janë proceduar në gjendje të lirë.

Në fushën e mbajtjes pa leje të armëve dhe municionit luftarak, janë evidentuar 3 raste. 1 shtetas është vënë në pranga dhe 2 shtetas janë proceduar në gjendje të lirë.

Në fushën e krimeve kundër personit janë evidentuar 7 raste. 11 shtetas janë proceduar në gjendje të lirë.

Në fushën e krimeve ekonomike, janë evidentuar 5 raste. 1 shtetas i shpallur në kërkim është ndaluar, 1 shtetas është arrestuar, 2 shtetas janë shpallur në kërkim dhe 2 shtetas janë proceduar në gjendje të lirë.

Për veprat penale në fushën e vjedhjes/tentativës për vjedhje të pronës dhe pasurisë janë evidentuar 9 raste, 4 prej tyre me autorë të paidentifikuar. Për raste të tjera, 2 shtetas janë vënë në pranga, 1 shtetas është shpallur në kërkim dhe 4 shtetas janë proceduar në gjendje të lirë.

Në fushën e krimeve kundër mjedisit dhe veprave penale dhe objekt shkatërrimin e pronës me mjete të ndryshme, janë evidentuar 14 raste, njëri prej tyre me autor/ë të paidentifikuar. Për rastet e tjera, 1 shtetas është vënë në pranga, 1 shtetas është shpallur në kërkim dhe 11 shtetas janë proceduar në gjendje të lirë.

Janë evidentuar 5 raste të veprës penale “Dhuna në familje”. 3 shtetas janë vënë në pranga dhe 3 shtetas janë proceduar në gjendje të lirë. Gjithashtu, janë plotësuar 11 kërkesëpadi për lëshimin e urdhrit të mbrojtjes së menjëhershme.

Janë evidentuar:

-3 raste të krimeve kibernetike, për të cilat po hetohet për të zbardhur autorësitë;

-3 raste të mosbindjes/kundërshtimit të urdhrave të punonjësve të Policisë. 1 shtetas është ndaluar, 1 shtetas është arrestuar dhe 2 shtetas janë proceduar në gjendje të lirë;

-2 raste të prishjes së qetësisë publike, me 2 shtetas të proceduar në gjendje të lirë;

-1 rast i veprimeve në kundërshtim me vendimin e gjykatës, me 1 shtetas të vënë në pranga;

-1 rast i përdorimit me keqdashje të thirrjeve telefonike, për të cilin po hetohet për të zbardhur autorësinë;

-nga 1 rast i keqtrajtimit të të miturit, shkeljes së rregullave të mbrojtjes në punë, falsifikimit, organizimit të kundërligjshëm të lojërave të fatit dhe dhënies ndihmë për kalim të paligjshëm të kufijve, me 6 shtetas në total, të proceduar në gjendje të lirë.

Për një rast të mëparshëm të organizimit të kundërligjshëm të lojërave të fatit, është ndaluar 1 shtetas, ndërsa për një rast të mëparshëm të përndjekjes, ka filluar procedimi në gjendje të lirë për 1 shtetas tjetër.

Kanë ndodhur 3 aksidente rrugore.. 1 shtetas ka humbur jetën dhe 6 shtetas janë dëmtuar. Janë evidentuar 14 raste të veprave penale në fushën e qarkullimit rrugor. 12 shtetas janë vënë në pranga dhe 5 shtetas janë proceduar në gjendje të lirë.