Reagim i Drejtorisë Vendore të Policisë Shkodër
Në lidhje me një video të publikuar në rrjete sociale, në të cilën shfaqet një qen që tërhiqet nga një automjet, në fshatin Shtoj i Ri, ju informojmë se:
Menjëherë pas publikimit të videos, shërbimet e Komisariatit të Policisë Shkodër kanë kryer veprimet për identifikimin dhe shoqërimin e drejtuesit të automjetit.
Në përfundim të veprimeve procedurale për këtë rast, specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Shkodër referuan materialet në Prokurori ku nisi procedimi penal për drejtuesin e automjetit, shtetasin B. H., 55 vjeç, për veprën penale “Keqtrajtimi i kafshëve”.
Automjeti u sekuestrua në cilësinë e provës materiale.
Drejtoria Vendore e Policisë Shkodër fton qytetarët që të denoncojnë çdo rast të paligjshmërisë në numrin pa pagesë 112 ose në faqen zyrtare të Drejtorisë Vendore të Policisë Shkodër, duke iu siguruar anonimatin dhe reagim të paanshëm kundrejt shkelësve të ligjit.
Berat
Lëvizi me motomjet, në lulishten e qytetit, ndëshkohet me masë administrative 20 000 lekë dhe i bllokohet motomjeti.
Pas publikimit të një videoje në portalin “JOQ Albania”, në të cilën shfaqet një shtetas, duke drejtuar motomjetin, në lulishten e qytetit, dhe për pasojë, duke rrezikuar jetën e qytetarëve që frekuentojnë këtë hapësirë publike, shërbimet e Policisë Rrugore kryen veprimet e nevojshme hetimore dhe procedurale dhe në përfundim të tyre, identifikuan drejtuesin e motomjetit, shtetasin M. N..
Ai u shoqërua në Komisariat dhe në përfundim të veprimeve u ndëshkua me masë administrative 20 000 lekë, për shkelje të neneve 79 (10), si dhe 191 (1) dhe (2) të Kodit Rrugor.
Gjithashtu, u bllokua motomjeti që drejtonte shtetasi M. N…
Drejtoria Vendore e Policisë Berat falënderon mediat dhe qytetarët për kontributin e tyre për evidentimin e paligjshmërive, si dhe i fton sërish të denoncojnë çdo rast të tillë, në numrin 112, pasi reagimi do të jetë i menjëhershëm dhe konform ligjit.
Policia Rrugore e Elbasanit vijon monitorimet në të gjitha akset e qarkut, me qëllim parandalimin e aksidenteve dhe përmbushjen e parametrave të sigurisë rrugore.
✅ Gjatë muajit tetor, janë intensifikuar kontrollet, duke u fokusuar tek drejtuesit që përdorin automjetet në kundërshtim me kushtet e përcaktuara në lejen e qarkullimit (nga përdorim vetjak në transport pasagjerësh), si edhe tek ata që drejtojnë mjetin nën ndikimin e alkoolit apo pa leje drejtimi.
✅ Gjatë kësaj periudhe, janë arrestuar 22 shtetas dhe janë proceduar në gjendje të lirë 10 shtetas, për drejtim mjeti pa leje drejtimi ose nën efektin e alkoolit.
✅ Po ashtu, gjatë muajit tetor janë ndëshkuar administrativisht:
✔️ 357 drejtues mjetesh për drejtim pas përdorimit të pijeve alkoolike;
✔️ 1363 drejtues mjetesh për parakalime të gabuara;
✔️ 1365 drejtues automjetesh për mosvendosjen e rripit të sigurimit;
✔️ 445 drejtues motomjetesh për mosvendosjen e kaskave mbrojtëse;
✔️ 1426 drejtues mjetesh për shpejtësi mbi normat e lejuara;
✔️ 728 drejtues mjetesh për përdorim të celularit;
✔️ 639 drejtues automjetesh për ndalim ose pushim të automjetit në kundërshtim me sinjalistikën rrugore;
✔️ 1152 drejtues mjetesh për shkelje të tjera të Kodit Rrugor.
ℹ️ Kontrollet do të vijojnë në të gjitha akset rrugore të qarkut, me fokus respektimin e rregullave të qarkullimit dhe rritjen e sigurisë për të gjithë përdoruesit e rrugës.
Policia Rrugore e Elbasanit apelon për të gjithë drejtuesit e automjeteve që të zbatojnë me rigorozitet rregullat e qarkullimit rrugor
Drejtoria Vendore e Policisë Tiranë
Vijon zbatimi i masave për rritjen e sigurisë rrugore dhe lehtësimin e qarkullimit në kryeqytet.
Shërbimet e Qarkullimit Rrugor dhe shërbimet e Patrullës së Përgjithshme, në bashkëpunim me Policinë Bashkiake, me qëllim rritjen e sigurisë rrugore dhe garantimin e qarkullimit të lirë të automjeteve në kryeqytet, po vijojnë kontrollet intensive për moslejimin e zënies së hapësirave publike, ndalimin e parkimeve të dyfishta, të parkimit të automjeteve në korsitë e dedikuara për autobusët dhe emergjencën dhe çdo tjetër shkelje që pengon qarkullimin normal të automjeteve.
Automjetet e konstatuara në shkelje janë ndëshkuar me masa administrative, ndërsa ato të parkuara në korsitë e dedikuara janë zhvendosur me karrotrec.
✅ Këto masa ndërmerren me qëllim lirimin e trafikut, rregullimin e qarkullimit në zonat me fluks të lartë dhe parandalimin e aksidenteve rrugore.
Kontrollet do të vijojnë çdo ditë, në çdo kohë, dhe ndaj drejtuesve të automjeteve që pengojnë lëvizjen e lirë të qytetarëve/përdoruesve të rrugës, do të merren masa të menjëhershme dhe ligjore.
♂️ Policia e Tiranës apelon për respektimin e sinjalistikës dhe të rregullave të qarkullimit dhe të mos pengojnë lëvizjen e lirë të automjeteve të transportit publik dhe emergjencës.
#SiguriRrugore
Drejtoria Vendore e Policisë Tiranë
✅Ekzekutohen masa sigurie për 7 shtetas, të cilët për llogari të 2 depove farmaceutike, falsifikuan dokumente për të përfituar para nga fondi i barnave të rimbursueshëm.
Punohet për kapjen e një shtetasi tjetër të implikuar në këtë veprimtari.
Në vijim të një hetimi me metoda speciale, specialistët për Hetimin e Krimit Ekonomik dhe Financiar, në bashkëpunim me Prokurorinë e Tiranës, ekzekutuan për shtetasit:
-S. Z., 54 vjeç, masën “Arrest në burg”, për veprat penale “Falsifikim i dokumenteve” dhe “Fshehja e të ardhurave”;
-A. Z., 30 vjeçe, J. B., 33 vjeçe dhe L. B., 32 vjeçe, masat “Ndalimi i daljes jashtë shtetit” dhe “Detyrim për t’u paraqitur në Policinë Gjyqësore”, për veprat penale “Falsifikimi i dokumenteve” dhe “Fshehja e të ardhurave”;
-Z. M., 38 vjeçe dhe E. Gj., 27 vjeçe, masat “Ndalimi i daljes jashtë shtetit” dhe “Pezullimi i ushtrimit të një detyre apo shërbimi publik”, për veprën penale “Falsifikimi i dokumenteve”;
-R. A., 35 vjeçe, masën “Detyrimi për t’u paraqitur në Policinë Gjyqësore”, për veprën penale “Falsifikimi i dokumenteve”.
Më tej, u shpall në kërkim shtetasi F. M., 39 vjeç, për të cilin Gjykata ka caktuar masën “Arrest në burg”, për veprat penale “Falsifikimi i dokumentave” dhe “Fshehja e të ardhurave”. Punohet për kapjen e tij.
——
Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Nr. 1 arrestuan shtetasin B. S., 39 vjeç, pasi u kap jashtë banese, ndërkohë që ishte me masë sigurie “Arrest në shtëpi”. Në momentin e arrestimit ai kishte me vete 1 mjet prerës (thikë) që iu sekuestrua me cilësinë e provës materiale.
Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Nr. 2:
-kapën shtetasin e shpallur në kërkim, J. H., 29 vjeç, të cilin Gjykata e ka dënuar me 6 muaj burgim, për veprën penale “Drejtimi i mjetit në menyrë të parregullt”;
-referuan materialet në Prokurori, ku nisi procedimi në gjendje të lirë për shtetasin G. Z., 24 vjeç, pasi nëpërmjet thirrjeve/mesazheve telefonike, ka kanosur shtetasen B. A.;
-referuan materialet në Prokurori, ku nisi procedimi në gjendje të lirë për një shtetas të mitur, pasi ka dëmtuar lehtë, një shtetas të mitur;
-shpallën në kërkim shtetasin H. B., 29 vjeç, pasi dyshohet se ka ushtruar dhunë ndaj bashkëshortes së tij. Punohet për kapjen e shtetasit H. B..
Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Nr. 3 referuan materialet në Prokurori, ku nisi procedimi në gjendje të lirë për shtetasit:
-Z. D., 25 vjeç, pasi dyshohet se ka mashtruar një shtetas, në lidhje me automjetin që i ka marrë me qira;
-F. Ll. dhe K. T., pasi dyshohet se për motive të dobëta, janë konfliktuar me njëri-tjetrin;
-L. H., 32 vjeç, pasi dyshohet se për motive të dobëta, ka kanosur një 23-vjeçare.
Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Nr. 4:
-referuan materialet në Prokurori, ku nisi procedimi në gjendje të lirë për shtetasin F. Z., pasi dyshohet se ka ushtruar dhunë ndaj motrës së tij.
Specialistët e Seksionit për Hetimin e Narkotikëve shpallën në kërkim shtetasin A. H., 32 vjeç, pasi në Rrugën e Arbrit, ka braktisur automjetin ku kishte një sasi të vogël Cannabisi, e cila u sekuestrua. Vijon puna për kapjen e 32-vjeçarit.
Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Nr. 5 arrestuan shtetasin J. D., 39 vjeç, pasi dyshohet se ka përndjekur 2 shtetas dhe se njërin prej tyre, e ka goditur me send të fortë.
Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Nr. 6 referuan materialet në Prokurori, ku nisi procedimi në gjendje të lirë për shtetasin J. Rr., 42 vjeç, pasi dyshohet se për motive të dobëta, ka goditur me grushte, shtetasin Th. N..
Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Krujë, në bashkëpunim me shërbimet e Policisë Rrugore, kapën shtetasin M. Z., 40 vjeç, autor i dyshuar i vënies së një sasie lënde plasëse, në një lokal në Fushë Krujë, më datë 31.01.2025. Prokurori vendosi që në vijim të hetimeve për këtë rast, 40-vjeçari të procedohet në gjendje të lirë.
Specialistët e qarkullimit rrugor:
-arrestuan shtetasin A. K., 49 vjeç, pasi me automjetin që drejtonte në gjendje të dehur, ka përplasur 3 automjete të parkuar. Si pasojë u shkaktuan vetëm dëme materiale;
-referuan materialet në Prokurori, ku nisi procedimi në gjendje të lirë për shtetasit S. K., 43 vjeçe dhe A. L., 20 vjeç, pasi automjeti që drejtonte shtetasja e proceduar, është përplasur me motomjetin që drejtonte pa leje drejtimi, 20-vjeçari. Si pasojë, ky i fundit u dëmtua dhe është në kujdesin e mjekëve.
Më datë 03.11.2025, kallëzuan shtetasit:
-I. A. dhe një e mitur, se në 2 llogari në rrjete sociale, publikohen fotografi me mbishkrime fyese për to. Punohet për identifikimin dhe kapjen e autorit/ëve të rasteve;
-L. H., 24 vjeç, se është goditur me grushte, nga shtetas të paidentifikuar prej tij. Punohet për identifikimin dhe kapjen e autorit/ëve.
Më datë 03.11.2025, në afërsi të sheshit “Skenderbej”, është gjetur një granatë dore, jofunksionale, si ato të Luftës së Dytë Botërore. Punohet për sqarimin e rrethanave të rastit.
Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë së Tiranës, për veprime të mëtejshme.
Tiranë
Finalizohet nga Komisariati i Policisë Nr. 4, operacioni policor i koduar “Pretendimi”.
Kanosën dhe shantazhuan një 29-vjeçar dhe familjarët e tij, për dhënien e një shume parash që pretendonin se këta shtetas ia kishin borxh, identifikohen 6 autorët e dyshuar (3 prej tyre vëllezër).
Vihet në pranga 1 prej tyre, procedohen penalisht 4, punohet për kapjen e tjetrit.
Sekuestrohet 1 automjet.
Shërbimet e Komisariatit të Policisë Nr. 4, në vijim të punës për parandalimin dhe goditjen e paligjshmërisë, pas njoftimit të marrë se një 29-vjeçar dhe familjarët e tij po kanoseshin për dhënien e një shumë parash, kanë organizuar menjëherë punën për identifikimin dhe kapjen e tyre.
Si rezultat i veprimeve të shpejta profesionale të kryera nga specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Nr. 4, në kuadër të operacionit policor të koduar “Pretendimi”, u identifikuan 5 autorët e dyshuar, nga të cilët:
-u arrestua në flagrancë shtetasi E. C., 26 vjeç;
-nisi procedimi në gjendje të lirë për shtetasit A. C., 35 vjeç, R. B., 35 vjeç, S. B., 19 vjeç, banues në Librazhd dhe L. F., 32 vjeç, banues në Peshkopi;
-u shpall në kërkim shtetasi A. C., 28 vjeç, vëllai i 26-vjeçarit të arrestuar dhe i 35-vjeçarit të proceduar.
Nga hetimet dyshohet se këta 6 shtetas, në bashkëpunim me njëri-tjetrin, kanë kanosur dhe shantazhuar nëpërmjet celularit, 29-vjeçarin dhe familjarët e tij, me pretendimin se këta shtetas i kishin borxh një shumë të konsiderueshme parash.
Punohet për kapjen e shtetasit A. C. dhe për dokumentimin e rrethanave të rastit.
Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme, për veprën penale “Shtrëngimi me anë të kanosjes ose dhunës për dhënien e pasurisë”, kryer në bashkëpunim.
Drejtoria Vendore e Policisë Fier
Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Fier arrestuan në flagrancë shtetasin S. H., banues në Fier, pasi u kap jashtë banese, ndërkohë që ishte me masë sigurie “Arrest në shtëpi”.
Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Divjakë arrestuan në flagrancë shtetasin S. K., 33 vjeç, banues në fshatin Çermë Shkumbin, pasi u kap jashtë banese, ndërkohë që ishte me masë sigurie “Arrest në shtëpi”.
Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Lushnjë referuan materialet në Prokurori, ku nisi procedimi penal për shtetasin S. M., 43 vjeç, banues në Lushnjë, pasi dyshohet se për motive të dobëta ka goditur me send të fortë, një shtetas 51 vjeç.
Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Fier, për veprime të mëtejshme.
Qarku Shkodër
Në vijim të informacionit paraprak të dhënë mbrëmë, për aksidentin në aksin rrugor “Kryebushat-Harku i Berdicës”, informojmë se specialistët e Sektorit të Qarkullimit Rrugor kanë arrestuar shtetasin G. M., 37 vjeç, banues në Tiranë, pasi duke drejtuar automjetin, dyshohet se ka humbur kontrollin dhe ka përplasur shtetasin R. G., 26 vjeç, i cili po lëvizte me biçikletë. Shtetasi R. G. po merr mjekim në Spitalin e Traumës.
Gjithashtu, specialistët e Sektorit të Qarkullimit Rrugor:
-arrestuan shtetasin R. H., 60 vjeç, banues në Kosovë, pasi u kap duke drejtuar automjetin, në gjendje të dehur;
-referuan materialet në Prokurori, ku nisi procedimi penal për shtetasin K. M., 64 vjeç, banues në fshatin Rrenc, pasi u kap duke drejtuar motomjetin, pa leje drejtimi.
Policia Kufitare e PKK Muriqan ndaloi shtetasin K. H., 45 vjeç, pasi nga verifikimet rezultoi se ishte shpallur në kërkim nga DVP Vlorë, për veprën penale “Kundërshtimi i punonjësit të Policisë së Rendit Publik”. Veprimet e tjera procedurale do të kryhen nga DVP Vlorë.
Specialistët për Hetimin e Krimeve Ekonomiko-Financiare referuan materialet në Prokurori, ku nisi procedimi penal për shtetasit Y. Z., 51 vjeç, B. B., 61 vjeç, dhe J. C., 23 vjeç, të tre banues në Koplik, për veprat penale “Ushtrimi i një aktiviteti tregtar të paligjshëm ose të paregjistruar në organet tatimore”, “Fshehja e të ardhurave” dhe “Punësimi i paligjshëm”, pasi ushtronin aktivitetin në një vend për parkimin e automjeteve, pa e regjistruar në organet tatimore.
Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Shkodër referuan materialet në Prokurori, ku nisi procedimi penal për shtetasit:
-F. A., 21 vjeç, banues në Shkodër, pasi ka bllokuar qarkullimin e mjeteve, duke parkuar gabim automjetin e tij, në lagjen “Vasil Shanto”;
-T. A., 26 vjeç, për veprën penale “Shpërdorim i tokës”, pasi është konstatuar se ka kryer gërmime dhe mbushje me inerte, pa lejen përkatëse, në segmentin rrugor “Ura e Bunës – fabrika e çimentos”;
-A. M., 55 vjeç, banues në Shkodër, pasi dyshohet se ka ushtruar dhunë psikologjike ndaj nënës së tij.
Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Malësi e Madhe referuan materialet në Prokurori, ku nisi procedimi penal për shtetasen V. S., 41 vjeçe, banuese në fshatin Tamarë, pasi ka kallëzuar bashkëjetuesi i saj, se 41-vjeçarja ka ushtruar dhunë psikologjike ndaj tij dhe nënës së tij.
Koplik/Rreth orëve të para të mëngjesit, dyshohet se për shkaqe natyrore, ka rënë zjarr në banesën e shtetasit H. K., 63 vjeç, i cili ndodhet jashtë shtetit. Si pasojë, janë shkaktuar vetëm dëme materiale.
Materialet procedurale i janë referuar Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Shkodër, për veprime të mëtejshme.
Drejtoria Vendore e Policisë Dibër
Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Dibër referuan materialet në Prokurori, ku nisi procedimi penal ndaj shtetasve R.J., 57 vjeç; K.Sh., 26 vjeç, të dy banues në Maqellarë, pasi për motive të dobëta, janë konfliktuar fizikisht me njëri tjetrin.
-Nisi procedimi penal ndaj shtetasit S.M., 54 vjeç, banues në fshatin Selishtë, pasi u konstatua duke kryer punime ndërtimi pa u pajisur me leje përkatëse.
Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Mat referuan materialet në Prokurori, ku nisi procedimi penal ndaj shtetasit D.K., 44 vjeç, banues në Klos, pasi dyshohet se ka ushtruar dhunë psikologjike ndaj ish-bashkëshortes së tij.
Shërbimet e Sektorit të Policisë Rrugore referuan materialet në Prokurori, ku nisi procedimi penal ndaj një shtetasi 15-vjeçar, pasi u kap duke drejtuar një automjet tip “Fiat”, pa u pajisur me leje drejtimi.
Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Dibër, për veprime të mëtejshme.
______
Bulqizë / Informacion paraprak
Më datë 04.11.2025, rreth orës 10:15, në një subjekt minerar në zonën e Theknës, Martanesh, dyshohet se gjatë kontrollit në frontin e punës është aksidentuar shtetasi S. K., rreth 62 vjeç, me detyrë administrator në këtë subjekt, i cili si pasojë e dëmtimeve të marra ka humbur jetën.
Në vijim të veprimeve, Policia ka shoqëruar disa persona të stafit drejtues dhe teknik të subjektit minerar, me qëllim sqarimin e plotë të rrethanave të ngjarjes.
Grupi hetimor, nën drejtimin e Prokurorisë, po vijon punën për dokumentimin e plotë të shkaqeve të ngjarjes.
Drejtoria Vendore e Policisë Lezhë
Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Lezhë referuan materialet në Prokurori, ku nisi procedimi penal për shtetasin L. Gj., 45 vjeç, banues në Lezhë, pasi ka kallëzuar shtetasi N. P., 83 vjeç, se shtetasi L. Gj. e ka goditur me shkelm, për motive të dobëta.
Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Kurbin referuan materialet në Prokurori, për vlerësim, pasi ka rënë zjarr në vendgrumbullimin e mbeturinave, në Fushë Milot. Po punohet për përcaktimin e shkakut të rënies së zjarrit.
Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Lezhë, për veprime të mëtejshme.
Lezhë/Më datë 03.11.2025, në lagjen “Besëlidhja”, dyshohet se ka rrëshqitur aksidentalisht në banesë, shtetasja M. P., 35 vjeçe, dhe për pasojë është dëmtuar. Ajo është dërguar për mjekim në Spitalin e Traumës.
Grupi hetimor po punon për dokumentimin e rrethanave të rastit.
Drejtoria Vendore e Policisë Durrës
Specialistët e qarkullimit rrugor:
-arrestuan në flagrancë shtetasin A. B., 44 vjeç, banues në Durrës, u kap duke drejtuar automjetin, në gjendje të dehur;
-referuan materialet në Prokurori, ku nisi procedimi në gjendje të lirë për shtetasin S. H., 62 vjeç, pasi dyshohet se ka humbur kontrollin mbi motomjetin që drejtonte pa leje drejtimi dhe në gjendje të dehur dhe si pasojë motomjeti ka dalë nga rruga. Nga aksidenti u dëmtua shtetasi S. H., i cili është në kujdesin e mjekëve.
-referuan materialet në Prokurori, ku nisi procedimi në gjendje të lirë për një 16-vjeçar, pasi u kap duke drejtuar automjet.
Specialistët për Hetimin e Narkotikëve referuan materialet në Prokurori, ku nisi procedimi në gjendje të lirë për shtetasin M. M., 20 vjeç, banues në Durrës, pasi nga kontrolli fizik, iu gjet një sasi e vogël Kokaine, e cila u sekuestrua me cilësinë e provës materiale.
Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Durrës referuan materialet në Prokurori, ku nisi procedimi në gjendje të lirë për shtetasit:
-Z. P., 34 vjeç, pasi më datë 12.10.2025, kallëzoi ish-bashkëjetuesja e tij, se kishte marrë pa të drejtë, fëmijën e tyre të mitur;
-V. Gj., 56 vjeçe, pasi dyshohet se për motive të dobëta, ka kanosur një 39-vjeçar.
Specialistët për Hetimin e Krimeve të Stacionit të Policisë Plazh referuan materialet në Prokurori, ku nisi procedimi në gjendje të lirë për shtetasin F. K., 34 vjeç, banues në Durrës, pasi dyshohet se më datë 02.11.2025, ka vjedhur produkte ushqimore.
Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Durrës, për veprime të mëtejshme.
Qarku Korçë
Specialistët e Sektorit të Qarkullimit Rrugor arrestuan në flagrancë shtetasin P. Zh., 34 vjeç, banues në fshatin Shëngjergj, pasi u kap duke drejtuar automjetin, në gjendje të dehur.
Në vijim të informacionit paraprak të dhënë dje, për aksidentin e ndodhur në aksin rrugor “Korçë-Ersekë”, si pasojë e të cilit u dëmtua shtetasi K. Ç., 40 vjeç, pasi automjeti që drejtonte doli nga rruga, bëjmë me dije se specialistët e Sektorit të Qarkullimit Rrugor referuan materialet në Prokurori, ku filloi procedimi në gjendje të lirë për shtetasin K. Ç., pasi rezultoi se ka qenë duke e drejtuar automjetin, në gjendje të dehur.
Gjithashtu, referuan materialet në Prokurori, për vlerësim, pasi ka kallëzuar shtetasja Dh. K., 74 vjeçe, se në lagjen nr. 18, është aksidentuar lehtë nga një automjet. Vijojnë hetimet mbi këtë kallëzim .
Shërbimet e Komisariatit të Policisë Korçë referuan materialet në Prokurori, ku filloi procedimi penal për shtetasen S. S., 31 vjeçe, banuese në Tiranë, e cila dyshohet se ka shkelur vendimin e Gjykatës, pasi nuk lejon që ish-bashkëshorti i saj të takojë vajzën e tyre të mitur.
Gjithashtu, referuan materialet në Prokurori dhe shpallën në kërkim një 17-vjeçar, i cili dyshohet se gjatë natës, ka vjedhur një shumë parash, në një dyqan në lagjen nr. 17.
Shërbimet e Komisariatit të Policisë Pogradec referuan materialet në Prokurori, ku filloi procedimi penal për shtetasin E. F., 46 vjeç, pasi ka kallëzuar një 70-vjeçar, se shtetasi E. F. i ka instaluar një kamerë në ambientet e biznesit të tij.
Kolonjë/Më datë 02.11.2025, është dërguar nga familjarët e tij, pa shenja jete, në spital, shtetasi S. M., 65 vjeç. Nga veprimet e para hetimore dyshohet se ai ka humbur jetën për shkaqe natyrale.
Specialistët e Sektorit për Hetimin e Krimeve të DVKM Korçë kapën shtetasin E. B., 29 vjeç, banues në fshatin Pirg, i cili ishte i shpallur në kërkim nga Komisariati i Policisë Maliq, për veprën penale “Dhunimi i banesës”. U referuan materialet në Prokurori, ku filloi procedimi penal për 29-vjeçarin.
Materialet proedurale iu referuan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Korçë, për veprime të mëtejshme.
DVP Elbasan/Punë operative dhe operacionale, me objektiv parandalimin dhe goditjen e paligjshmërive, në çdo formë të shfaqjes së tyre.
Finalizohet operacioni policor i koduar “Terreni”.
Goditen 4 raste të shitjes së Canabisit dhe armës së ftohtë.
Procedohen penalisht 6 autorët e këtyre paligjshmërive (në pranga, 4 prej tyre).
Si rezultat i monitorimit 24/7, të të gjithë territorin e qarkut, si dhe i administrimit të menjëhershëm të informacioneve të siguruara në rrugë policore, shërbimet e Forcës së Posaçme “Shqiponja”, në bashkëpunim me specialistët për Hetimin e Narkotikëve, në kuadër të operacionit “Terreni”, goditën 3 raste të shitjes së lëndës narkotike Cannabis Sativa dhe 1 rast të shitjes së armës së ftohtë. Në vijim të veprimeve procedurale për këto raste:
-u arrestuan shtetasit O. Ç., 21 vjeç, H. B., 20 vjeç dhe K. P., 19 vjeç, pasi nga kontrolli në automjetin me të cilin ata lëviznin në lagjen “5 Maji”, u gjet sasi lënde narkotike Cannabis Sativa e ndarë në doza gati për shitje;
-u arrestua shtetasi G. M., 36 vjeç dhe nisi procedimi në gjendje të lirë për shtetasin A. B., 33 vjeç, pasi nga kontrollet fizike, në lagjen “Beqir Dardha”, të arrestuarit iu gjet 1 armë e ftohtë (thikë) që dyshohet se posedohej me qëllim shitjen, ndërsa të proceduarit iu gjet një sasi Cannabisi;
-nisi procedimi në gjendje të lirë për shtetasin S. S., 36 vjeç, pasi nga kontrolli në automjetin që drejtonte në lagjen “Partizani”, u gjet një sasi Cannabisi.
Lënda narkotike dhe arma e ftohtë, të gjetura në këto raste, u sekuestruan me cilësinë e provës materiale.
Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Elbasan, për veprime të mëtejshme.
#angazhimpërkushtimsakrificë️
#tëvendosurkundërkrimit✅
#nëçdoskajtëvendit
#nëshërbimtëqytetarëve️
Policia e Shtetit
Finalizohet operacioni policor i koduar “Operacionalja 72”.
Kapet nga Drejtoria e Forcës së Posaçme Operacionale një shtetas që lëvizte me armë zjarri me vete, në qytetin e Lushnjës.
Si rezultat i informacioneve të siguruara për një shtetas që lëvizte i armatosur në Lushnjë, shërbimet e Drejtorisë së Forcës së Posaçme Operacionale të Drejtorisë së Përgjithshme të Policisë së Shtetit, në kuadër të operacionit “Operacionalja 72”, lokalizuan dhe kapën në lagjen “Loni Dhamo” shtetasin E. Ç., i cili mbante me vete një armë zjarri pistoletë automatike, e cila u sekuestrua me cilësinë e provës materiale, së bashku me një krehër me 11 fishekë.
Në përfundim të veprimeve procedurale, specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Lushnjë arrestuan në flagrancë shtetasin E. Ç., 33 vjeç, banues në Lushnjë, për veprën penale “Prodhimi dhe mbajtja pa leje e armëve dhe municionit luftarak”.
Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë së Fierit, për veprime të mëtejshme.
Drejtoria Vendore e Policisë Dibër
Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Dibër referuan materialet në Prokurori, ku nisi procedimi penal ndaj shtetasve R.J., 57 vjeç; K.Sh., 26 vjeç, të dy banues në Maqellarë, pasi për motive të dobëta, janë konfliktuar fizikisht me njëri tjetrin.
-Nisi procedimi penal ndaj shtetasit S.M., 54 vjeç, banues në fshatin Selishtë, pasi u konstatua duke kryer punime ndërtimi pa u pajisur me leje përkatëse.
Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Mat referuan materialet në Prokurori, ku nisi procedimi penal ndaj shtetasit D.K., 44 vjeç, banues në Klos, pasi dyshohet se ka ushtruar dhunë psikologjike ndaj ish-bashkëshortes së tij.
Shërbimet e Sektorit të Policisë Rrugore referuan materialet në Prokurori, ku nisi procedimi penal ndaj një shtetasi 15-vjeçar, pasi u kap duke drejtuar një automjet tip “Fiat”, pa u pajisur me leje drejtimi.
Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Dibër, për veprime të mëtejshme.
Drejtoria Vendore e Policisë Elbasan
Specialistët e Qarkullimit Rrugor arrestuan në flagrancë shtetasin R. A., 27 vjeç, pasi mbrëmjen e djeshme, në rrugën “Urakë-Katjel”, duke drejtuar automjetin, ka aksidentuar shtetasin Q. M., 62 vjeç, këmbësor, i cili për pasojë ka humbur jetën.
Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Elbasan referuan materialet në Prokurori ku nisi procedimi penal për shtetasit:
-L. F., 37 vjeç, pasi dyshohet se ka kanosur me fjalë një 32-vjeçar, për motive të dobëta;
-F. Gj., 60 vjeç, pasi dyshohet se ka shtyrë me duar dhe ka fyer një 62-vjeçare, për motive të dobëta.
Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Cërrik referuan materialet në Prokurori ku nisi procedimi penal për shtetasit:
-A. Gj., 19 vjeç, V. Gj., 68 vjeç dhe I. Gj., 50 vjeçe, pasi janë konfliktuar fizikisht me njëri-tjetrin, për motive të dobëta;
-A. M., 60 vjeç, pasi dyshohet se ka ushtruar dhunë psikologjike ndaj bashkëshortes së tij.
Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Librazhd referuan materialet në Prokurori ku nisi procedimi penal për shtetasit:
-L. K., 40 vjeçe, pasi është konfliktuar fizikisht me një 49-vjeçare, për motive të dobëta;
-A. B., 47 vjeç, pasi dyshohet se ka ushtruar dhunë psikologjike ndaj bashkëshortes së tij.
Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Gramsh referuan materialet në Prokurori ku nisi procedimi penal për shtetasen E. S., 31 vjeçe, pasi ka kallëzuar një 38-vjeçar, se shtetasja E. S. ka ushtruar dhunë psikologjike ndaj tij.
Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Elbasan, për veprime të mëtejshme.
Kuçovë/Informacion paraprak
Gjatë natës, në lagjen Postobllok, Kuçovë, në biznesin në pronësi të shtetasit G. S., dyshohet se ka plasur një sasi e vogël lënde plasëse, e vendosur pranë derës së biznesit.
Si pasojë janë shkaktuar vetëm dëme materiale. Nuk ka persona të lënduar.
Grupi hetimor po vijon punën për identifikimin dhe kapjen e autorit/autorëve, si dhe për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes.
Durrës
Finalizohet operacioni policor i koduar “Blindi”.
Qarkullonin me automjet të blinduar dhe të armatosur, kapen në flagrancë dhe vihen në pranga 2 shtetas.
Sekuestrohen arma e zjarrit pistoletë me krehër me fishekë, automjeti i blinduar, një targë ruse e falsifikuar, një shumë parash dhe 3 celularë.
Si rezultat i administrimit të shpejtë të informacionit të siguruar në rrugë operative, për 2 shtetas që qarkullonin me armë zjarri në automjet, shërbimet e Komisariatit të Policisë Durrës kanë organizuar dhe finalizuar operacionin policor të koduar “Blindi”.
Gjatë operacionit, shërbimet e Policisë kanë ndaluar automjetin e blinduar me drejtues shtetasin E. D. dhe pasagjer shtetasin E. B. Gjatë kontrollit në automjet u gjetën 1 armë zjarri pistoletë, me krehër me fishekë, një targë ruse e dyshuar e falsifikuar dhe një shumë parash.
Në përfundim të veprimeve, u arrestuan në flagrancë shtetasit:
-E. D., 28 vjeç, banues në Durrës, për veprën penale “Mbajtja pa leje dhe prodhimi i armëve, armëve shpërthyese dhe i municionit”;
-E. B., 29 vjeç, banues në Durrës, për veprën penale “Moskallëzimi i krimit”.
Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme.
