Raporti i ngjarjeve, 4 mars 2026

Drejtoria e Policisë Rrugore intensifikon kontrollet në të gjithë vendin, me objektiv rritjen e parametrave të sigurisë rrugore.

Policia Rrugore ka shtuar prezencën, monitorimet dhe kontrollet në të gjitha akset rrugore kombëtare dhe në qendrat urbane, duke përdorur dronë, makina inteligjente dhe alkooltestues.

Si rezultat, gjatë 72 orëve të fundit, janë evidentuar në të gjithë vendin, nga monitorimi me dronë, 997 raste parakalimesh të gabuara.

Më tej, nga monitorimi me mjete inteligjente shpejtësimatëse, janë konstatuar 356 raste të qarkullimit me shpejtësi mbi normat e lejuara (2-3 herë më të lartë se norma e lejuar).

Gjithashtu:

-janë vendosur 1104 masa, për mosvendosje të rripit të sigurimit;

-janë evidentuar 786 raste të përdorimit të celularit, gjatë drejtimit të automjeteve;

-janë evidentuar 98 raste të drejtimit të automjeteve, nën efektin e alkoolit, si dhe 10 raste të drejtimit të automjeteve, në gjendje të dehur.

Njësia Operacionale e Drejtorisë së Policisë Rrugore, në bashkëpunim me Komisariatin e Policisë Rrugore Tiranë dhe me Sektorët e Policisë Rrugore në qarqe, do të vijojnë monitorimin në të gjithë vendin, duke përdorur aparate matëse të shpejtësisë, dronë, alkooltestues dhe pajisje të tjera inteligjente, për evidentimin dhe ndëshkimin e shkeljeve që rrezikojnë jetën e përdoruesve të rrugës.

Policia Rrugore apelon për të gjithë drejtuesit e mjeteve, që të respektojnë rregullat e qarkullimit rrugor dhe të tregojnë kujdes maksimal, pasi siguria rrugore është përgjegjësi e përbashkët.

Drejtoria Vendore e Policisë Fier

Specialistët e Sektorit të Qarkullimit Rrugor të DVP Fier:
-arrestuan shtetasin E. R., 57 vjeç, banues në fshatin Çinar, Lushnjë, pasi automjeti që drejtonte është përplasur me automjetin me drejtues shtetasin J. M., 63 vjeç. Nga aksidenti u dëmtua lehtë shtetasi J. M..
Gjithashtu, u referuan materialet në Prokurori ku nisi procedimi penal për shtetasit M. Sh., 42 vjeç, dhe L. H., 43 vjeç, sepse pas aksidentit, së bashku me shtetasin E. R., janë konfliktuar me shtetasin J. M. dhe pasagjerin në automjetin e tij.

Po nga këta specialistë u arrestua shtetasi S. H., 37 vjeç, banues në Lushnjë, pasi u kap duke drejtuar automjetin në gjendje të dehur.

Specialistët për Hetimin e Krimeve të Stacionit të Policisë Roskovec arrestuan shtetasin H. Xh., 29 vjeç, banues në Roskovec, pasi ka thyer masën e sigurisë “Arrest në shtëpi”.

Specialistët e Sektorit për Hetimin e Narkotikëve të DVP Fier referuan materialet në Prokurori ku nisi procedimi penal për shtetasin Sh. K., 33 vjeç, banues në Lushnjë, pasi gjatë kontrollit fizik iu gjet një sasi lënde e dyshuar narkotike kanabis.

Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Fier referuan materialet në Prokurori ku nisi procedimi penal për shtetasin H. M., banues në fshatin Kreshpan, Fier, pasi ka pushtuar një sipërfaqe toke në pronësi të vëllait të tij.

Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë së Fierit, për veprime të mëtejshme.

Vlorë/Vijojnë goditjet e njëpasnjëshme kundër shitjes së lëndëve narkotike dhe mbajtjes pa leje të armëve.

Shiste doza Kokaine në Dhërmi, kapet në flagrancë me disa doza dhe me pistoletë sportive, në automjet, vihet në pranga 22-vjeçari.

Sekuestrohen dozat e Kokainës, gati për shitje, dhe pistoleta sportive me silenciator.

Specialistët e Seksionit për Hetimin e Narkotikëve të Drejtorisë Vendore të Policisë Vlorë, në vijim të punës për goditjen e rasteve të shitjes së lëndëve narkotike, në doza, bazuar në informacionet e siguruara në rrugë operative, kanë goditur një tjetër rast të kësaj veprimtarie kriminale.

Shërbimet e Policisë ndaluan në fshatin Dhërmi, automjetin me drejtues shtetasin J. K.
Gjatë kontrollit fizik, shtetasit J. K. iu gjetën disa doza Kokaine, ndërsa gjatë kontrollit në automjet, u gjet një pistoletë sportive, me municionin përkatës dhe me silenciator.

Në përfundim të veprimeve procedurale, shtetasi J. K., 22 vjeç, banues në Dhërmi, u arrestua në flagrancë për veprat penale “Prodhimi dhe mbajtja pa leje e armëve të gjuetisë dhe sportive” dhe “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve”.

Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Vlorë, për veprime të mëtejshme.

Drejtoria Vendore e Policisë Korçë

Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Korçë arrestuan në flagrancë shtetasin Z. Ç., 52 vjeç, banues në Korçë, pasi në kundërshtim me vendimin e Gjykatës, dyshohet se i ka shkuar te dera e banesës dhe ka ushtruar dhunë psikologjike ndaj bashkëshortes së tij, e cila ishte e pajisur me urdhër mbrojtjeje.

Specialistët e Seksionit për Hetimin e Krimeve Ekonomike dhe Financiare referuan materialet në Prokurori, ku filloi procedimi penal për shtetasin L. H., 30 vjeç, banues në Korçë, pasi nga kontrolli në dyqanin e tij, në lagjen nr. 9, Korçë, u konstatua se shiste veshje sportive, pa dokumentacionin përkatës.

Specialistët për Hetimin e Narkotikëve referuan materialet në Prokurori, ku filloi procedimi penal për shtetasin G. U., 48 vjeç, banues në Bilisht, pasi në qytetin e Bilishtit, gjatë kontrollit në automjetin që drejtonte, u gjet një sasi e vogël lënde e dyshuar narkotike Cannabis Sativa, e cila u sekuestrua në cilësinë e provës materiale.

Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë së Korçës, për veprime të mëtejshme.

Korçë/Informacion paraprak

Gjatë paradites, në lagjen nr. 11, shtetasi L. Gj., rreth 70 vjeç, duke punuar në pronën e tij, është dëmtuar aksidentalisht në këmbë, nga mjeti i punës. Ai po merr mjekim në spitalin e Korçës.

Grupi hetimor po punon për sqarimin e rrethanave të rastit.

Gjirokastër/Informacion paraprak

Rreth orës 12:30, në lagjen “18 Shtatori”, dyshohet se ka rënë aksidentalisht, nga tarraca e Shtëpisë së të Moshuarve, ku ishte akomoduar, shtetasja Sh. Z., 72 vjeçe, e cila është në kujdesin e mjekëve.

Grupi hetimor po punon për zbardhjen dhe dokumentimin e rrethanave të rastit.

Policia Rrugore e Elbasanit

Monitorim intensiv, me dronë, radarë dhe mjete inteligjente, në të gjitha akset rrugore të qarkut, me qëllim parandalimin e ngjarjeve rrugore me pasoja dhe menaxhimin e trafikut.

Ndër fokuset e punës së Policisë Rrugore të Elbasanit është konstatimi i rasteve të drejtimit të mjetit në efektin e alkoolit/në gjendje të dehur, shkelje të cilat rezultojnë burime parësore të aksidenteve rrugore me pasoja të rënda.

✅ Si rezultat i monitorimit, gjatë muajit shkurt janë arrestuar 19 shtetas dhe janë proceduar në gjendje të lirë 15 shtetas, për drejtim mjeti pa leje drejtimi ose nën efektin e alkoolit;

✅ Gjatë kësaj periudhe janë vendosur gjithsej 7311 masa administrative, konkretisht:

354 masa për xhama të zinj, në kundërshtim me normat e lejuara;

365 masa për drejtim mjeti pas përdorimit të pijeve alkoolike;

1362 masa për mosvendosje të rripit të sigurimit;

324 masa për mosvendosje të kaskës mbrojtëse;

654 masa për përdorim të aparatit celular gjatë drejtimit të mjetit;

1347 masa për parakalime të gabuara;

1321 masa për qarkullim me shpejtësi mbi normat e lejuara;

651 masa për ndalim/qëndrim të gabuar;

933 masa për shkelje të ndryshme të Kodit Rrugor.

ℹ️ Kontrollet vijojnë në të gjitha akset rrugore të qarkut.
Policia Rrugore e Elbasanit apelon për të gjithë drejtuesit e mjeteve që të respektojnë me rigorozitet rregullat e qarkullimit rrugor, duke kontribuar në parandalimin e aksidenteve dhe rritjen e sigurisë rrugore për të gjithë përdoruesit e rrugës.

Vlorë /Informacion paraprak

Sot, rreth orës 13:30 në lagjen “Sinan Ballati”, në Delvinë, jashtë territorit të një shkolle, janë konfliktuar me njëri-tjetrin dy nxënës minorenë, të moshave 15 dhe 16 vjeç.
Si pasojë e konfliktit, njëri prej tyre është dëmtuar me mjet prerës në shpatull dhe aktualisht ndodhet në spital, jashtë rrezikut për jetën ndërsa pala tjetër është shoqëruar në komisariat.

Grupi hetimor po punon për sqarimin e plotë të rrethanave të ngjarjes.

Drejtoria Vendore e Policisë Lezhë

Specialistët e Seksionit për Hetimin e Krimeve Ekonomiko-Financiare, në vijim të kontrolleve dhe verifikimeve në subjekte të ndryshme, me qëllim goditjen e informalitetit, referuan materialet në Prokurori, ku nisi procedimi penal për shtetasit:
-S. D., 45 vjeç, banues në Laç, pasi administronte një servis për automjete, për të cilin nuk ishte pajisur me dokumentet e nevojshme;
-A. N., 51 vjeç, banues në Laç, pasi nga verifikimet e kryera në servisin për automjete që administronte, rezultoi se kishte punonjës të paregjistruar dhe kasë fiskale jashtë funksioni.

Shërbimet e Komisariatit të Policisë Lezhë referuan materialet në Prokurori, ku nisi procedimi penal për shtetasin P. M., pasi dyshohet se ka vënë kamera në afërsi të një banese private.

Shërbimet e Komisariatit të Policisë Kurbin referuan materialet, për vlerësim të kallëzimit të shtetases V. Sh., se shtetasi M. Sh., me mjetin bujqësor që ka lënë në rrugë, ka penguar lëvizjen në fshatin Fushë Mamurras.

Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë së Lezhës, për veprime të mëtejshme.

Drejtoria Vendore për Kufirin dhe Migracionin Korçë

Policia Kufitare intensifikon kontrollet për parandalimin dhe goditjen e paligjshmërive në kufi.

Goditet një tjetër rast i kontrabandës.

Kontrabandoi medikamente të ndryshme mjekësore dhe një sasi veshjesh, pa dokumentacionin përkatës, vihet në pranga 54-vjeçari.

Sekuestrohen medikamente mjekësore, veshje të dyshuara të kontrabanduara nga Greqia dhe një automjet.

Në vijim të kontrolleve sistematike dhe atyre të bazuara në informacionet policore të siguruara në rrugë operative, shërbimet e DVKM Korçë, në hyrje të RSH-së, në PKK Kapshticë, kaluan për kontroll në vijën e dytë automjetin me drejtues shtetasin A. I.

Nga kontrolli i ushtruar në automjetin që ky shtetas drejtonte, janë gjetur një sasi me medikamente të ndryshme mjekësore dhe veshje, pa dokumentacionin përkatës, të cilat bashkë me automjetin u sekuestruan në cilësinë e provës materiale.

Në vijim të veprimeve procedurale, u arrestua në flagrancë shtetasi A. I., 54 vjeç, banues në Korçë, për veprën penale “Kontrabanda me mallra të licencuara”.

Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë së Korçës, për veprime të mëtejshme.

Qarku Shkodër

Specialistët për Hetimin e Krimeve të DVKM Shkodër shpallën në kërkim shtetasit E. D., 34 vjeç dhe K. D., 34 vjeç, të dy banues në Durrës, pasi dyshohet se në bashkëpunim me njëri-tjetrin, më datë 26.02.2026, kanë trafikuar në Shqipëri, 2 mjete (ekskavatorë) të vjedhura në Itali. Mjetet u sekuestruan në cilësinë e provës materiale. Vijon puna për kapjen e 2 shtetasve në kërkim dhe dokumentimin e plotë të rastit.

Specialistët e Seksionit për Hetimin e Trafiqeve referuan materialet në Prokurori, ku nisi procedimi në gjendje të lirë për shtetasin A. K., 24 vjeç, banues në fshatin Dobraç, për veprën penale “Trafikimi i mjeteve motorike”, pasi automjeti që posedonte rezulton i vjedhur në Itali.

Specialistët e Seksionit për Hetimin e Narkotikëve referuan materialet në Prokurori, ku nisi procedimi në gjendje të lirë për shtetasin E. Gj., 22 vjeç, banues në Kosovë, pasi gjatë kontrollit fizik, shërbimet e Policisë Kufitare në PKK Muriqan i gjetën një sasi lënde të dyshuar narkotike kanabis, e cila u sekuestrua në cilësinë e provës materiale.

Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Shkodër referuan materialet në Prokurori, ku nisi procedimi penal për shtetasin E. H., 41 vjeç, banues në Shkodër, pasi ka ushtruar dhunë psikologjike ndaj bashkëshortes së tij.

Gjithashtu, specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Shkodër referuan materialet në Prokurori, për vlerësim, pasi më datë 01.03.2026, është dërguar për mjekim në Spitalin Rajonal Shkodër, shtetasi M. L., 70 vjeç, i cili dyshohet se është rrëzuar aksidentalisht në banesën e tij. Aktualisht ndodhet në Spitalin e Traumës, Tiranë, në kujdesin e mjekëve.

Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Malësi e Madhe referuan materialet në Prokurori, ku nisi procedimi në gjendje të lirë për shtetasin O. N., 27 vjeç, banues në fshatin Vrakë, pasi ka kallëzuar shtetasi B. M., se shtetasi O. N. ka bllokuar rrugën nëpërmjet së cilës shtetasi B. M. shkon në pronën e tij.

Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Shkodër, për veprime të mëtejshme.

Drejtoria Vendore e Policisë Dibër

Specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Dibër referuan materialet në Prokurori, ku nisi procedimi penal për shtetasit:
•D.Ç., 58 vjeç, banues në Maqellarë, pasi për motive të dobëta është konfliktuar fizikisht dhe ka kanosur me fjalë shtetasin A.C., 26 vjeç.
•R.S., 58 vjeç dhe M.S., 46 vjeç, banues në Peshkopi, pasi për motive të dobëta janë konfliktuar fizikisht me njëri-tjetrin.

Më datë 03.03.2026:
•shtetasja R.K., banuese në Burrel, kallëzoi se i është larguar nga banesa vajza e saj e mitur, 17 vjeçe. Punohet për gjetjen e saj.

•shtetasi S.K., banues në Burrel, kallëzoi se i kanë vjedhur disa sende me vlerë (bizhuteri) në argjendarinë e tij. Punohet për identifikimin dhe kapjen e autorit/ëve.

•është gjetur nga familjarët, në banesë, dyshohet i vetëvarur, shtetasi L.G., 68 vjeç, banues në Bulqizë. Grupi hetimor po punon për dokumentimin e plotë të rrethanave të rastit.

Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Dibër, për veprime të mëtejshme.

Drejtoria Vendore e Policisë Vlorë

Specialistët e Seksionit për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Sarandë arrestuan në flagrancë shtetasin D. Ll., 49 vjeç, banues në Sarandë, pasi ka ushtruar dhunë ndaj bashkëjetueses së tij.

Specialistët e Seksionit të Trafikut Urban dhe Interurban të Komisariatit të Policisë Sarandë arrestuan në flagrancë shtetasin F. K., 56 vjeç, banues në fshatin Stjar, Delvinë, pasi në aksin rrugor “Shijan-Delvinë”, duke drejtuar automjetin, në gjendje të dehur, ka humbur kontrollin dhe si pasojë automjeti ka dalë nga rruga. Nga aksidenti janë dëmtuar lehtë drejtuesi i automjetit dhe pasagjerja.

Specialistët e Seksionit të Trafikut Urban dhe Interurban të DVP Vlorë referuan materialet në Prokurori ku nisi procedimi penal për shtetasit:
-K. Z., 43 vjeç, banues në Vlorë, pasi u kap duke drejtuar automjetin, në gjendje të dehur;
-G. K., 19 vjeç, banues në Vlorë, pasi u kap duke drejtuar automjetin, pa leje drejtimi.

Specialistët e Seksionit për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Vlorë referuan materialet në Prokurori ku nisi procedimi penal për shtetasin Gj. N., 46 vjeç, banues në Vlorë, pasi në banesën e tij u konstatua lidhje e paligjshme e energjisë elektrike.

Gjithashtu, u referuan materialet në Prokurori, pasi më datë 03.03.2026, në orët e para të mëngjesit, në lagjen “Isa Boletini”, ka rënë zjarr në dyqanin në pronësi të shtetasit P. R., 62 vjeç, banues në Vlorë. Punohet për përcaktimin e shkakut të rënies së zjarrit.

Specialistët e Seksionit për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Sarandë referuan materialet në Prokurori ku nisi procedimi penal për shtetasin A. T., 41 vjeç, banues në Sarandë, mjek në spitalin e Sarandës, pasi ka kallëzuar shtetasja S. Xh., 34 vjeçe, banuese në Sarandë, se shtetasi A.T. ka neglizhuar trajtimin mjekësor të djalit të saj të mitur, në spital.

Materialet procedurale iu referuan prokurorive përkatëse në Vlorë dhe në Sarandë, për veprime të mëtejshme.

Drejtoria Vendore e Policisë Gjirokastër

•Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariati i Policisë Gjirokastër arrestuan në flagrancë shtetasit P. Ç., 46 vjeç, A. B., 61 vjeç dhe A. L., 58 vjeç, të tre banues në Gjirokastër, me detyrë “Përgjegjës” në Sektorin e Mirëmbajtjes në Drejtorinë e Shërbimeve Komunitare, Gjirokastër, të dyshuar për veprën penale “Shkelja e rregullave të mbrojtjes në punë”.

Veprimet procedurale u kryen pasi më datë 03.03.2026, rreth orës 13:30, në lagjen “Zinxhira”, gjatë punës për pastrimin e një objekti, një punonjës 55 vjeç, dyshohet se ka rënë aksidentalisht nga kati i dytë i objektit, dhe aktualisht është në kujdesin e mjekëve.

Më tej, në lidhje me këtë rast është shpallur në kërkim Drejtori i Drejtorisë së Shërbimeve Komunitare, Gjirokastër, i dyshuar për veprën penale “Shpërdorimi i detyrës”, shtetasi A. O., 54 vjeç, banues në Gjirokastër, pasi nuk është paraqitur të jap shpjegime dhe të vërë në dispozicion dokumentacionin e nevojshëm për hetimin e plotë të këtij rasti.

Gjithashtu, në lidhje me rastin është njoftuar Inspektoritati i Punës.

Vijon puna për dokumentimin e plotë të përgjegjësive të shtetasve të dyshuar për këtë ngjarje.

•Gjithashtu, specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Gjirokastër referuan materialet në Prokurori, ku nisi procedimi penal për shtetasin A. Sh., 48 vjeç, banues në Gjirokastër, pasi ka ndotur ambientin, dyshohet duke djegur mbetje metalesh, në subjektin e tij.

•Specialistët për Hetimin e Narkotikëve, në bashkëpunim me shërbimet e Komisariatit të Policisë Gjirokastër lokalizuan dhe kapën shtetasin e shpallur në kërkim, Y. P., 47 vjeç, banues në fshatin Zhulat, i cili është dënuar nga Gjykata e Gjirokastrës, me 6 vjet burgim, për veprat penale “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve” dhe “Dhuna në familje”. Nga dënimi, 47-vjeçarit i kanë mbetur për të vuajtur 6 muaj e 27 ditë burgim.

•Specialistët për Hetimin e Krimeve të Stacionit të Policisë Memaliaj referuan materialet në Prokurori, ku nisi procedimi penal për shtetasin F. Sh., banues në Sarandë, pasi dyshohet se ka penguar lëvizjen në fshatin Kalivaç, duke lënë automjetin në rrugë.

Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Gjirokastër, për veprime të mëtejshme.

Dibër

Finalizohet operacioni policor i koduar “Vendimi”, për kapjen e një shtetasi të shpallur në kërkim.

Ekzekutohet vendimi i Gjykatës së Apelit për 35 vjeçarin, për vuajtjen e dënimit me 6 vite, 7 muaj e 2 ditë burg të mbetur, për veprat penale “Organizatë kriminale”, “Shfrytëzim prostitucioni” dhe “Trafikim i lëndëve narkotike”, vepra të kryera në Itali.

Në vijim të punës për parandalimin dhe goditjen e paligjshmërisë, si dhe për kapjen e personave të shpallur në kërkim kombëtar dhe ndërkombëtar, bazuar edhe në informacionet e siguruara nga inteligjenca policore për një shtetas të kërkuar, strukturat hetimore të Drejtorisë Vendore të Policisë Dibër, në bashkëpunim me Forcat e Posaçme “Shqiponja” të DVP Dibër, në orët e para të mëngjesit të sotëm, finalizuan me sukses operacionin policor të koduar “Vendimi”.

Si rezultat i veprimeve të shpejta dhe të koordinuara, në Maqellarë u bë kapja dhe arrestimi i shtetasit Klodian Llomi (Mazari)., 35 vjeç, banues në fshatin Kërçisht, Maqellarë.

Ky shtetas ishte shpallur në kërkim, pasi Gjykata e Apelit, ka njohur dënimin e Gjykatës së Apelit të Romës në Itali, ku ka për të vuajtur dënimin e mbetur 6 vite, 7 muaj e 2 ditë burg për veprat penale “Organizatë kriminale”, “Shfrytëzim prostitucioni” dhe “Trafikim i lëndëve narkotike”.

Ndërkohë, gjatë zhvillimit të këtij operacioni, një punonjës policie i Forcës së Posaçme “Shqiponja”, inspektor G.M., gjatë kapjes së personit në kërkim është rrëzuar nga një mur rrethues, duke pësuar dëmtime trupore.
Punonjësi i policisë është transportuar me helikopter në drejtim të Tiranës, për ndihmë mjekësore më të specializuar.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Dibër, për veprime të mëtejshme.

Shkodër/Finalizohet operacioni i koduar “Delivery”, për goditjen e veprimtarive kriminale të shitjes së lëndëve narkotike dhe të armëmbajtjes pa leje.

Sekuestrohen 2 armë zjarri, municion luftarak, lëndë narkotike kanabis (e ndarë në mbi 300 doza gati për shitje), 1 motomjet dhe 4 celularë.

Vihen në pranga 3 shtetas, procedohet penalisht 1 tjetër.
2 prej tyre u kapën në flagrancë ndërkohë që qarkullonin me motomjet, për të shitur lëndë narkotike në qytetin e Shkodrës.

Si rezultat i kontrolleve të kryera bazuar në të dhënat e siguruara në rrugë operative, specialistët për Seksionit për Hetimin e Narkotikëve dhe shërbimet e Forcës së Posaçme “Shqiponja” finalizuan operacionin e koduar “Delivery”, si rezultat i të cilit u goditën një rast i shitjes së lëndëve narkotike dhe një rast i armëmbajtjes pa leje.

Gjatë operacionit, shërbimet e Policisë kapën në flagrancë 2 shtetas të cilët po qarkullonin me motomjet, me qëllim shitjen e dozave të kanabisit.

Gjatë kontrollit fizik ndaj 17-vjeçarit që drejtonte motomjetin, pa leje drejtimi, dhe ndaj pasagjerit, shtetasit M. M., shërbimet e Policisë gjetën sasi lënde të dyshuar narkotike kanabis të ndarë në dhjetëra doza gati për shitje.

Në vijim, gjatë kontrollit në banesën e shtetasit M. M., ku qëndronin dhe shtetasit P. M. (vëllai i tij) dhe Z. M. (xhaxhai i tyre), shërbimet e Policisë gjetën një sasi lënde të dyshuar narkotike kanabis, të ndarë në rreth 280 doza, me qese farmaceutike, 1 armë zjarri pushkë, 1 armë zjarri pistoletë, municion luftarak dhe 4 celularë.

Në përfundim të veprimeve procedurale të kryera nga specialistët e Sektorit për Hetimin e Narkotikëve:
-u arrestuan në flagrancë shtetasit: M. M., 18 vjeç, Z. M., 36 vjeç dhe shtetasi i mitur 17 vjeç;
-nisi procedimi në gjendje të lirë për shtetasin P. M., 20 vjeç.

Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Shkodër, për veprime të mëtejshme.

Drejtoria Vendore e Policisë Tiranë
Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Nr. 2:
•ndaluan shtetasin Ç. D., 41 vjeç, për veprën penale “Vjedhja”;
•referuan materialet në Prokurori, ku nisi procedimi penal për shtetasit A. S. dhe A. S., për veprën penale “Mosbindja ndaj urdhrit të punonjësit të policisë së rendit publik”;
•referuan materialet në Prokurori, ku nisi procedimi penal për shtetasin E. Ç., pasi, nëpërmjet mashtrimit, i ka marrë një shumë parash një shtetaseje;
•referuan materialet në Prokurori, ku nisi procedimi penal për shtetasin R. T., pasi dyshohet se ka kanosur shtetasin M. D.;
•shpallën në kërkim shtetasin K. Ç., pasi dyshohet se dje, së bashku me 3 shtetas ende të paidentifikuar, ka goditur për shkak të detyrës shtetasin F. M., drejtor i Drejtorisë së Ekzekutimit të Vendimeve të IKMT-së, në ambientet e këtij institucioni. Punohet për sqarimin e plotë të rrethanave të rastit;
•shpallën në kërkim shtetasin A. P., pasi dyshohet se, për motive të dobëta, ka kanosur shtetasin A. Sh.
Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Nr. 3:
•arrestuan shtetasin E. S., 34 vjeç, punonjës i Policisë Bashkiake, pasi ka goditur për shkak të detyrës eprorin e tij, shtetasin A. Xh., në ambientet e punës;
•referuan materialet në Prokurori, ku nisi procedimi penal për shtetasin K. S., pasi dyshohet se, për motive të dobëta, ka goditur me grusht shtetasin A. H.
Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Nr. 4 ekzekutuan vendimin e Gjykatës për ndalimin e shtetasit E. R., 32 vjeç, e cila është dënuar me 6 muaj burgim për veprën penale “Mashtrimi”.
Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Nr. 5:
•ekzekutuan vendimin e Gjykatës për ndalimin e shtetasit D. P., 45 vjeç, për të cilin është caktuar masa e sigurisë “Arrest me burg”, për veprën penale “Dhuna në familje”;
•arrestuan shtetasin Xh. M., 56 vjeç, pasi dyshohet se ka ushtruar dhunë ndaj vajzës së tij;
•referuan materialet në Prokurori, ku nisi procedimi penal për shtetasin F. B., pasi ka goditur me grusht shtetasin R. M.;
•referuan materialet në Prokurori, ku nisi procedimi penal për shtetasen L. H., pasi ka kanosur shtetasin L. Gj.
Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Nr. 6:
•referuan materialet në Prokurori, ku nisi procedimi penal për shtetasin G. Z., pasi, për motive të dobëta, ka goditur me grusht shtetasin L. D.;
•shpallën në kërkim shtetasin E. D., pasi dyshohet se ka kundërshtuar punonjësin e Policisë Bashkiake për shkak të detyrës.
Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Krujë shpallën në kërkim shtetasin I. K., pasi nuk është gjetur në banesë, në shkelje të masës “Arrest në shtëpi”. Gjatë kontrollit të banesës iu gjetën 2 armë të ftohta dhe një sasi municioni. Punohet për kapjen e tij.
Specialistët e Qarkullimit Rrugor:
•arrestuan shtetasin D. K., 27 vjeç, pasi u kap duke drejtuar automjetin në gjendje të dehur;
•referuan materialet në Prokurori, ku nisi procedimi penal për shtetasin A. P., pasi ka humbur kontrollin e motomjetit që drejtonte dhe mjeti ka dalë nga rruga. Si pasojë, është dëmtuar shtetasi A. P., i cili ndodhet nën kujdesin e mjekëve, si dhe pasagjeri i tij, i cili, pas marrjes së ndihmës mjekësore, u largua për në banesë.
Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë së Tiranës, për veprime të mëtejshme.

Drejtoria Vendore e Policisë Durrës

Specialistët e qarkullimit rrugor arrestuan shtetasin G. K., 42 vjeç, banues në Durrës, pasi u kap në lagjen nr.14, duke drejtuar automjetin, në gjendje të dehur.

Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Durrës:
-referuan materialet në Prokurori dhe shpallën në kërkim shtetasin B. S. alias B. Z., 42 vjeç, banues në Durrës, pasi dyshohet se ka ushtruar dhunë fizike ndaj nënës së tij. Punohet për kapjen e tij;
-referuan materialet në Prokurori, pasi ka kallëzuar shtetasi E. T., se më datë 17.02.2026, bashkëshortja e tij, shtetasja Xh. T., 30 vjeçe, është larguar nga banesa dhe ka braktisur 3 fëmijët e tyre të mitur.

Specialistët për Hetimin e Krimeve të Stacionit të Policisë Plazh referuan materialet në Prokurori ku nisi procedimi penal për shtetasin B. Q., 66 vjeç, banues në Durrës, për veprën penale “Ndërtimi i paligjshëm”.

Dje, ka kallëzuar shtetasi A. K., se i afërmi i tij, shtetasi K. M., 43 vjeç, banues në Durrës, ka 2 muaj që është larguar nga banesa. Punohet për gjetjen e shtetasit K. M.

Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë së Durrësit, për veprime të mëtejshme.