Strukturat e Policisë së Shtetit janë të angazhuara për parandalimin, evidentimin dhe goditjen e paligjshmërive.
Gjatë 24 orëve të fundit, në të gjithë vendin janë proceduar penalisht 104 shtetas, konkretisht: 24 shtetas janë vënë në pranga, 70 janë proceduar në gjendje të lirë, si dhe janë shpallur në kërkim 10 shtetas, për vepra të ndryshme penale. Për lokalizimin, kapjen dhe vënien në pranga të shtetasve janë shpallur në kërkim, vijojnë punën intensivisht, strukturat e Policisë.
Në fushën e narkotikëve janë evidentuar 12 raste, 7 prej tyre në fushën e kultivimit, me autorë të paidentifikuar. Për raste të tjera, 3 shtetas janë vënë në pranga, 1 shtetas është shpallur në kërkim dhe 2 shtetas janë proceduar në gjendje të lirë.
Në fushën e mbajtjes pa leje të armëve dhe municionit luftarak, janë evidentuar 6 raste. 5 shtetas janë vënë në pranga, 2 shtetas janë shpallur në kërkim dhe 5 shtetas janë proceduar në gjendje të lirë.
Në fushën e krimeve kundër personit janë evidentuar 10 raste, njëri prej tyre me autor/ë të paidentifikuar. Për raste të tjera, 2 shtetas janë ndaluar, 3 shtetas janë shpallur në kërkim dhe 12 shtetas janë proceduar në gjendje të lirë.
Në fushën e krimeve ekonomike, janë evidentuar 5 raste. 5 shtetas janë proceduar në gjendje të lirë.
Për veprat penale në fushën e vjedhjes/tentativës për vjedhje të pronës dhe pasurisë janë evidentuar 5 raste. 3 shtetas janë vënë në pranga, 2 shtetas janë shpallur në kërkim dhe 1 shtetas është proceduar në gjendje të lirë.
Në fushën e krimeve kundër mjedisit dhe veprave penale dhe objekt shkatërrimin e pronës me mjete të ndryshme, janë evidentuar 20 raste, 2 prej tyre me autorë të paidentifikuar. Për raste të tjera, 1 shtetas është shpallur në kërkim dhe 24 shtetas janë proceduar në gjendje të lirë.
Janë evidentuar 5 raste të dhunës në familje. 3 shtetas janë arrestuar, 1 shtetas është shpallur në kërkim dhe 1 shtetas është proceduar në gjendje të lirë. Gjithashtu, janë plotësuar 5 kërkesëpadi për lëshimin e urdhrit të mbrojtjes së menjëhershme.
Janë evidentuar:
-4 raste të vetëgjyqësisë, me 1 shtetas të shpallur në kërkim dhe 4 shtetas të proceduar në gjendje të lirë;
-3 raste të kalimit të kundërligjshëm të kufijve, me 3 shtetas të proceduar në gjendje të lirë;
-3 raste të shpërdorimit të detyrës, me 3 shtetas të proceduar në gjendje të lirë;
-3 raste të veprimeve në kundërshtim me vendimin e gjykatës. 1 shtetas është arrestuar dhe 2 shtetas janë proceduar në gjendje të lirë;
-2 raste të prishjes së qetësisë publike. 2 shtetas janë proceduar në gjendje të lirë;
-1 rast i falsifikimit të dokumenteve dhe shpërdorimit të detyrës, për të cilin po hetohet për të përcaktuar autorësinë;
-1 rast i largimit të të burgosurit nga vendi i qendrimit, me 1 shtetas të arrestuar;
-1 rast i marrëdhënieve seksuale me të mitur, me 1 shtetas të shpallur në kërkim;
-nga 1 rast i vjedhjes së energjisë elektrike, shitjes së paautorizuar të kartave SIM, shkeljes së rregullave mbi lëndët plasëse/djegëse, braktisjes së fëmijës së mitur, fyerjes dhe shkeljes së rregullave të mbrojtjes në punë, secili me nga 1 shtetas të proceduar në gjendje të lirë.
Për 1 rast të mëparshëm të largimit të të burgosurit nga vendi i qendrimit, është kapur 1 shtetas.
Për një rast të mëparshëm të moskallëzimit të krimit dhe veprimeve që pengojnë zbulimin e së vërtetës, ka nisur procedimi në gjendje të lirë për 2 shtetas.
Kanë ndodhur 4 aksidente rrugore, me 5 shtetas të dëmtuar. Janë evidentuar 14 raste të veprave penale në fushën e qarkullimit rrugor. 7 shtetas janë vënë në pranga dhe 8 shtetas janë proceduar në gjendje të lirë.
Durrës
Specialistët për Hetimin e Narkotikëve të DVP Durrës arrestuan në flagrancë shtetasin K. K., 19 vjeç, banues në fshatin Rrashbull, pasi gjatë kontrollit në automjetin e tij, shërbimet e Policisë gjetën dhe sekuestruan një sasi lënde të dyshuar narkotike kokainë.
Specialistët e Sektorit të Qarkullimit Rrugor arrestuan në flagrancë shtetasit:
M. B., 75 vjeç, banues në Rrogozhinë, pasi është larguar nga vendi ku automjeti që ai drejtonte është përplasur me mjetin buqësor me drejtues shtetasin D. Ç., 47 vjeç, banues në Rrogozhinë;
L. S., 62 vjeç, banues në Lushnjë, pasi u kap nga shërbimet e Policisë, duke drejtuar automjetin, në gjendje të dehur.
Në Komisariatin e Policisë Durrës kanë kallëzuar shtetasit:
G. Gj., 34 vjeç, banues në Durrës, se më datë 02.07.2025, është larguar nga banesa, babai i tij, shtetasi F. Gj., 66 vjeç. Po punohet për gjetjen e tij;
V. P., 38 vjeçe, banuese në Durrës, se më datë 01.07.2025, është larguar nga banesa, vajza e saj, shtetasja A. P. Po punohet për gjetjen e saj.
Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Durrës.
Drejtoria Vendore e Policisë Elbasan
Specialistët e Qarkullimit Rrugor referuan materialet në Prokurori ku nisi procedimi penal për shtetasit B. S., 71 vjeç dhe B. Ç., 81 vjeç, pasi dje, në unazën e qytetit, kamioni me drejtues shtetasin B. S. është përplasur me motomjetin me drejtues shtetasin B. Ç.. Si pasojë është dëmtuar shtetasi B. Ç., i cili është jashtë rrezikut për jetën.
Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Elbasan referuan materialet në Prokurori ku nisi procedimi penal për shtetasin L. Xh., 64 vjeç, pasi u konstatua duke kryer punime ndërtimi, pa leje.
Librazhd/Dje, është dërguar në spital, për mjekim, shtetasi M. A., 33 vjeç, i cili dyshohet se në kushte depresioni, ka konsumuar pesticide. 33-vjeçari është jashtë rrezikut për jetën.
Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Elbasan, për veprime të mëtejshme.
Drejtoria Vendore e Policisë Lezhë
Specialistët e Seksionit për Hetimin e Trafiqeve të Paligjshme, në zbatim të vendimit të Gjykatës së Lezhës, ndaluan shtetasin e shpallur në kërkim, B. B., 37 vjeç, banues në Burrel, pasi është dënuar me 4 vjet e 8 muaj burgim, për veprën penale “Mbajtja pa leje dhe prodhimi i armëve, armëve shpërthyese dhe municionit”. Ai u kap nga shërbimet e Policisë Kufitare të Rinasit, në hyrje të Shqipërisë.
Specialistët e Sektorit të Qarkullimit Rrugor:
-arrestuan në flagrancë shtetasin R. F., 20 vjeç, banues në Rrëshen, pasi u kap duke drejtuar automjetin, në gjendje të dehur;
-referuan materialet në Prokurori, ku nisi procedimi në gjendje të lirë për shtetasin I. L., 36 vjeç, banues në Lezhë, pasi me automjetin që drejtonte, ka përplasur këmbësoren, shtetasen P. K., 20 vjeçe. Pasi mori asistencë mjekësore, 20-vjeçarja u largua në banesë.
Shërbimet e Komisariatit të Policisë Lezhë shpallën në kërkim shtetasin A. Z., 33 vjeç, banues në Lezhë, pasi dyshohet se ka ushtruar dhunë ndaj xhaxhait të tij. Punohet për kapjen e 33-vjeçarit.
Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë së Lezhës, për veprime të mëtejshme.
Drejtoria Vendore e Policisë Tiranë
Specialistët për Hetimin e Narkotikëve arrestuan shtetasin A. K., 38 vjeç, pasi gjatë kontrollit në automjet, shërbimet e Komisariatit të Policisë Nr. 3, i gjetën një sasi lënde e dyshuar narkotike Kokaine dhe një sasi lënde e dyshuar narkotike Ekstazi, të cilat u sekuestruan në cilësinë e provës materiale.
Specialistët e Seksionit për Hetimin e Krimit Kibernetik referuan materialet në Prokurori, ku nisi procedimi në gjendje të lirë për shtetasin F. S., 58 vjeç, pasi në rrugën “Dëshmorët e 4 Shkurtit”, u kap nga shërbimet e Komisariatit të Policisë Nr. 3, duke shitur karta SIM, shqiptare dhe angleze, të rregjistruara fiktivisht. Kartat Sim u sekuestruan në cilësinë e provës materiale.
Specialistët e Seksionit për Hetimin e Krimit Ekonomiko-Financiare referuan materialet në Prokurori, ku nisi procedimi në gjendje të lirë për shtetasin V. Sh., 61 vjeç, pasi në anë të mashtrimit i ka marrë një shumë parash një shtetaseje.
Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Nr. 1 arrestuan shtetasin R. P., 33 vjeç, pasi me datë 03.07.2025, ka vjedhur një shumë parash në lokalin e shtetasit A. P. Gjithashtu, ky shtetas dyshohet se është autori i 2 vjedhjeve të ndodhura më parë.
Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Nr. 2 arrestuan shtetasin J. D., 31 vjeç, pasi gjatë natës ka vjedhur një sasi pijesh alkoolike në lokalin e shtetasit A. E, si dhe me datë 30.06.2025, ka vjedhur një shumë parash po në këtë lokal, në bazë të kallëzimit të shtetasit A. E.
Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Nr. 3 referuan materialet në Prokurori, ku nisi procedimi në gjendje të lirë për shtetasin D. Zh., 31 vjeç, pasi në rrugën “Kastriotët” për motive të dobëta, ka goditur me grushte një 41-vjeçar.
Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Nr. 4:
-arrestuan shtetasin I. Z., 44 vjeç, pasi në rrugën “Muhamed Deliu” ka goditur me grushte kunatin e tij;
-referuan materialet në Prokurori, ku nisi procedimi në gjendje të lirë për shtetasin A. J., 52 vjeç, pasi në rrugën “Metush Luli” për motive të dobëta ka goditur me grushte një 47-vjeçar;
-referuan materialet në Prokurori, ku nisi procedimi në gjendje të lirë për shtetasin E. M., 26 vjeç, pasi me vetëgjyqësi me automjetin e tij ka tentuar të kaloj traun pa paguar për parkimin në një qendër në rrugën “5 Maji”;
-referuan materialet në Prokurori, ku nisi procedimi në gjendje të lirë për shtetasin Q. Z., 69 vjeç, pasi në kundërshtim me vendimin e Gjykatës ka ofenduar dhe kanosur verbalisht ish-bashkëshorten e tij, e cila është e pajisur me urdhër-mbrojtje.
Specialistët e qarkullimit rrugor:
-arrestuan shtetasin G. T., 54 vjeç, pasi u kap duke drejtuar automjetin, në gjendje të dehur dhe pa leje;
-arrestuan shtetasin D. Ç., 26 vjeç, pasi dyshohet se automjeti të cilin e drejtonte në gjendje të dehur është përplasur me automjetin me drejtues P. N. Nga përplasja janë shkaktuar vetë dëme materiale.
Me datë 04.07.2025, shtetasi E. S., 23 vjeç, kallëzon se në lagjen “ZallMner i Ri” është goditur me grushte nga 2 shtetas të paidentifikuar. Punohet për identifikimin e tyre dhe sqarimin e rrethanave të rastit.
Me datë 03.07.2025, në Vaqarr, në ambientet e një firme me inixhinier shtetasin A. P, dyshohet se nga pakujdesia është dëmtuar në këmbë, punëtori i tij shtetasi Z. B., i cili ndodhet në spital, jashtë rrezikut për jetën.
Më datë 03.07.2025, kallëzoi shtetasja B. K., 68 vjeçe, se ndihet e frikësuar për të lëvizur me djalin e saj (shtetas me sëmundje të shëndetit mendor), për shkak se ai ka qenë i dënuar më parë, për vrasje. 68-vjeçarja nuk ka dhënë indicie, për asnjë rast kanosjeje apo shqetësimi konkret. Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë, për hetime të mëtejshme në lidhje me këtë kallëzim.
Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë së Tiranës, për veprime të mëtejshme.
Qarku Shkodër
Specialistët për Hetimin e Krimeve të Stacionit të Policisë Fushë Arrëz arrestuan në flagrancë shtetasin S. O., 35 vjeç, banues në Fushë Arrëz, për veprat penale “Dhuna në familje” dhe “Heqja e paligjshme e lirisë”, pasi ka ushtruar dhunë fizike ndaj bashkëjetueses së tij dhe nuk e ka lejuar atë të dalë nga banesa.
Shërbimet e Policisë Kufitare në PKK Hani i Hotit kapën shtetasin në kërkim A. G.(P)., 38 vjeç, pasi Gjykata e Durrësit e ka dënuar me 1 muaj burgim, për veprën penale “Drejtimi i automjetit në mënyrë të parregullt”.
Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Shkodër referuan materialet në Prokurori ku nisi procedimi në gjendje të lirë për shtetasin N. K., 25 vjeç, banues në Shkodër, pasi dyshohet se ka goditur me grushte shtetasin E. C., 38 vjeç, për motive të dobëta.
Specialistët për Hetimin e Krimeve të Stacionit të Policisë Velipojë referuan materialet në Prokurori, për shtetasin K. L., 73 vjeç, pasi nga kontrollet e kryera në bashkëpunim me shërbimet e OShEE-së, në banesën e tij, u konstatua lidhje e paligjshme e energjisë elektrike.
Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Vau i Dejës referuan materialet në Prokurori, për vlerësim, pasi ka kallëzuar shtetasi K. P., 45 vjeç, banues në fshatin Nenshat, se shtetasja A. N., 66 vjeçe, ka fyer vajzën e tij 11 vjeçe.
Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Shkodër, për veprime të mëtejshme.
Gjirokastër
Shërbimet e Stacionit të Policisë Memaliaj referuan materialet në Prokurori, ku nisi procedimi penal për shtetasit E. M., 62 vjeç dhe I. H., 43 vjeç, të dy banues në fshatin Izvor, pasi dyshohet se për motive të dobëta, janë konfliktuar fizikisht, me njëri-tjetrin.
Ditën e djeshme, në aksin rrugor “Libohovë-Sofratikë”, dyshohet se si pasojë e një shkëndije elektrike, është djegur pjesërisht, automjeti që drejtonte shtetasja E. M.. Si pasojë, pati vetëm dëme materiale.
Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë së Gjirokastrës, për veprime të mëtejshme.
Drejtoria Vendore e Policisë Vlorë
Specialistët për Hetimin e Narkotikëve në Sarandë referuan materiale në Prokurori dhe nisën procedimin penal për shtetasin L. K., 20 vjeç, banues në Sarandë, pasi gjatë kontrollit fizik të ushtruar ndaj tij, shërbimet e Policisë i gjetën dhe i sekuestruan një sasi lënde narkotike të dyshuar kanabis.
Specialistët për Hetimin e Krimeve Ekonomike dhe Financiare në DVP Vlorë referuan materiale në Prokurori dhe nisën procedimin penal për shtetasin Xh. S., 41 vjeç, banues në Vlorë, pasi nga kontrolli i ushtruar në lagjen “Pavarësia”, rezultoi se ky shtetas, në një hapësirë publike, ushtronte aktivitet tregtar për parkimin e automjeteve, në mënyrë të kundërligjshme, pa qenë i pajisur me lejen përkatëse, si dhe kishte punonjës të paregjistruar në organet kompetente.
Specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Delvinë referuan materiale në Prokurori dhe nisën procedimin penal për veprën penale “Shkelja e rregullave të mbrojtjes në punë”, në ngarkim të shtetasit M. B., 65 vjeç, banues në Fier, pasi më datë 03.07.2025, te karburanti i tij në Delvinë, ka rënë nga lartësia, duke montuar tendën e diellit, shtetasi D. P., 44 vjeç, i punësuar prej tij. 44-vjeçari ndodhet aktualisht në spital, jashtë rrezikut për jetën.
Gjithashtu, më datë 03.07.2025, është paraqitur në ambientet e këtij komisariati shtetasi A. K., 52 vjeç, banues në Delvinë, i cili kallëzon se më datë 02.07.2025, ka humbur kontaktet me shtetasin A. Ç., 48 vjeç, banues në Delvinë, i cili punon bashkë me të si çoban. Punohet për gjetjen e tij.
Materialet iu referuan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme.
Drejtoria Vendore e Policisë Korçë
Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Maliq arrestuan në flagrancë shtetasin K. A., 40 vjeç, banues në Bregas, pasi ka thyer masën e sigurisë “Arrest në shtëpi”.
Specialistët e Sektorit të Qarkullimit Rrugor arrestuan në flagrancë shtetasin E. C., 49 vjeç, banues në Plasë, pasi u kap duke drejtuar automjetin, në gjendje të dehur.
Gjithashtu, referuan materialet në Prokurori ku filloi procedimi penal për shtetasin P. I., 72 vjeç, banues në Rëmbec, pasi duke drejtuar mjetin bujqësor zetor, pa leje drejtimi, ka përplasur një automjet të parkuar, me pasojë dëme materiale, dhe më pas është larguar nga vendi i aksidentit.
Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Korçë arrestuan në flagrancë shtetasin G. M., 43 vjeç, banues në Korçë, pasi dyshohet se ka ushtruar dhunë ndaj bashkëshortes së tij, e cila u pajis me urdhër mbrojtjeje.
Gjithashtu, referuan materialet në Prokurori ku filloi procedimi penal për shtetasit T. Ç., 18 vjeç dhe K. S., 19 vjeç, banues në Korçë, pasi dyshohet se kanë dëmtuar disa pajisje dhe kosha metalikë, te qyteza e fëmijëve.
Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Devoll arrestuan në flagrancë shtetasin G. C., 54 vjeç, banues në Devoll, pasi ka ushtruar dhunë ndaj bashkëshortes së tij, e pajisur me urdhër mbrojtjeje.
Gjithashtu, referuan materialet në Prokurori ku filloi procedimi penal për shtetasit:
D. M., 36 vjeç, banues në Hoçisht, pasi dyshohet se nga pakujdesia ka shkaktuar zjarr në një sipërfaqe toke me bimësi dhe nga përhapja e flakëve është djegur dhe një sipërfaqe toke e mbjellë me grurë;
M. Z., 39 vjeç, K. Xh., 30 vjeç, dhe D. B., 38 vjeç, banues në Devoll, pasi dyshohet se kanë shkelur Moratoriumin e Gjuetisë. Në fshatin Tren, gjatë kontrollit në automjetin e tyre, shërbimet e Policisë gjetën 3 qen gjahu, 2 radio si të Policisë, 2 elektrikë dore dhe një pajisje GPS, të cilat u sekuestruan në cilësinë e provës materiale.
Specialistët për Hetimin e Krimeve të DVKM Korçë referuan materialet në Prokurori ku filloi procedini penal për shtetasit Xh. M., 26 vjeç, banues në Korçë dhe A. H., 56 vjeç, banues në Vlorë, për veprën penale “Kalimi i paligjshëm i kufirit shtetëror”.
Më datë 03.07.2025, rreth orës 16:30, shtetasi i mituar K. Ç., autik, ka tentuar të vetëdigjet, në banesë. Ai po merr ndihmë mjekësore në spital dhe është jashtë rezikut për jetën.
Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë për veprime të mëtejshme.