Raporti i ngjarjeve, 4 dhjetor 2024

Strukturat e Policisë së Shtetit janë të angazhuara për parandalimin, evidentimin dhe goditjen e paligjshmërive.

Gjatë 24 orëve të fundit, në të gjithë vendin janë proceduar penalisht 84 shtetas, konkretisht: 26 shtetas janë vënë në pranga, 54 janë proceduar në gjendje të lirë, si dhe janë shpallur në kërkim 4 shtetas, për vepra të ndryshme penale. Për lokalizimin, kapjen dhe vënien në pranga të shtetasve janë shpallur në kërkim, vijojnë punën intensivisht, strukturat e Policisë.

Në fushën e narkotikëve janë evidentuar 6 raste. Janë vënë në pranga 5 shtetas dhe janë proceduar në gjendje të lirë 5 shtetas.

Në fushën e mbajtjes pa leje të armëve dhe municionit luftarak, janë evidentuar 4 raste. 1 shtetas është vënë në pranga dhe 3 shtetas janë proceduar në gjendje të lirë.

Në fushën e krimeve kundër personit janë evidentuar 9 raste. 1 shtetas është vënë në pranga dhe 8 shtetas janë proceduar në gjendje të lirë.

Janë evidentuar 8 raste të krimeve ekonomike. 1 shtetas ësht shpallur në kërkim dhe 8 shtetas janë proceduar në gjendje të lirë.

Janë evidentuar 14 raste të vjedhjeve/tentativave për vjedhje, 8 prej tyre me autorë të paidentifikuar. Për raste të tjera, 2 shtetas janë vënë në pranga, 2 shtetas janë shpallur në kërkim dhe 3 shtetas janë proceduar në gjendje të lirë.

Në fushën e krimeve kundër mjedisit dhe veprave penale dhe objekt shkatërrimin e pronës me mjete të ndryshme, janë evidentuar 9 raste, njëri prej tyre me autor/ë të paidentifikuar. 1 shtetas është ndaluar dhe 10 shtetas janë proceduar në gjendje të lirë, për raste të tjera në këtë fushë.

Janë evidentuar 2 raste të veprës penale “Dhuna në familje”. 1 shtetas është ndaluar dhe 2 shtetas janë arrestuar. Gjithashtu, janë plotësuar 9 kërkesëpadi për lëshimin e urdhrit të mbrojtjes së menjëhershme.

Janë evidentuar:

-3 raste të veprimeve në kundërshtim me vendimet e gjykatave, me 1 shtetas të shpallur në kërkim dhe 2 shtetas të proceduar në gjendje të lirë;

-2 raste të krimeve kibernetike, për të cilat vijojnë hetimet, me qëllim zbardhjen e autorësisë;

-2 raste të falsifikimit, me 1 shtetas të vënë në pranga dhe 1 shtetas të proceduar në gjendje të lirë;

-2 raste të pastrimit të parave/produkteve të veprimtarive kriminale, me 1 shtetas të vënë në pranga dhe 1 shtetas të proceduar në gjendje të lirë;

-nga 1 rast i vjedhjes së energjisë elektrike, dhunimit të banesës, prishjes së qetësisë publike dhe largimit të të burgosurit nga vendi i qendrimit, me nga 1 shtetas të vënë në pranga;

-1 rast i falsifikimit të dokumenteve dhe shpërdorimit të detyrave, për të cilin vijojnë hetimet, me qëllim zbardhjen e autorësisë;

-nga 1 rast i veprave penale “Vetëgjyqësia”, “Mosbindja ndaj urdhrit të punonjësit të policisë së rendit publik”, “Trafikimi i mjeteve motorike”, “Kundërshtimi i punonjësit që kryen një detyrë shtetërore ose një shërbim publik”, “Mosdhënia ndihmë”, “Shkelja e rregullave të mbrojtjes në punë”, “Mosdhënia e mjeteve për jetesë”, “Ndërhyrje të padrejta në jetën private”, “Fyerja” dhe “Keqtrajtimi i kafshës”, me 8 shtetas në total, të proceduar në gjendje të lirë.

5 shtetas u vunë në pranga dhe 1 shtetas u proceduar në gjendje të lirë, për organizim të kundërligjshëm të lojërave të fatit, në Tiranë, Durrës ose Fier.

1 shtetas i kërkuar për veprën penale “Shpërdorimi i detyrës”, është ndaluar.

1 shtetas i kërkuar për veprën penale “Largimi i të burgosurit nga vendi i qendrimit”, është ndaluar dhe për të ka nisur procedimi në gjendje të lirë.

Kanë ndodhur 8 aksidente rrugore, me 9 shtetas të dëmtuar. Janë evidentuar 14 raste të veprave penale në fushën e qarkullimit rrugor. 7 shtetas janë vënë në pranga dhe 8 shtetas janë proceduar në gjendje të lirë.