Strukturat e Policisë së Shtetit janë të angazhuara për parandalimin, evidentimin dhe goditjen e paligjshmërive.
Gjatë këtyre ditëve, në të gjithë vendin, janë proceduar penalisht 259 shtetas, konkretisht: 65 shtetas janë vënë në pranga, 180 janë proceduar në gjendje të lirë, si dhe janë shpallur në kërkim 14 shtetas, për vepra të ndryshme penale. Për lokalizimin, kapjen dhe vënien në pranga të shtetasve të shpallur në kërkim, vijon intensivisht puna nga ana e strukturave të Policisë.
Në fushën e narkotikëve janë evidentuar 16 raste. 4 shtetas janë vënë në pranga dhe 16 shtetas janë proceduar në gjendje të lirë.
Në fushën e krimeve kundër personit janë evidentuar 34 raste, njëri prej tyre me autor/ë të paidentifikuar. Për rastet e tjera, 7 shtetas janë vënë në pranga, 4 shtetas janë shpallur në kërkim dhe 34 shtetas janë proceduar në gjendje të lirë.
Në fushën e armëmbajtjes pa leje janë evidentuar 16 raste. 9 shtetas janë vënë në pranga dhe 8 shtetas janë proceduar në gjendje të lirë.
Në fushën e krimit ekonomik janë evidentuar 5 raste. 3 shtetas janë vënë në pranga dhe 3 shtetas janë proceduar në gjendje të lirë.
Në fushën e veprave penale me objekt vjedhjen e pasurisë/tentativat për vjedhje të pasurisë, janë evidentuar 21 raste, 4 prej tyre me autorë të paidentifikuar. 10 shtetas janë vënë në pranga, 5 shtetas janë shpallur në kërkim dhe 5 të tjerë janë proceduar në gjendje të lirë, për vjedhje të tjera.
Në fushën e krimit mjedisor dhe veprave penale me objekt shkatërrimin e pronës me zjarr ose me mjete të ndryshme, janë evidentuar 50 raste, njëri prej tyre me autor/ë të paidentifikuar. Për raste të tjera, 4 shtetas janë vënë në pranga dhe 51 shtetas janë proceduar në gjendje të lirë.
Për veprën penale “Dhuna në familje” janë evidentuar 17 raste. 9 shtetas janë vënë në pranga, 1 shtetas është shpallur në kërkim dhe 8 të tjerë të proceduar në gjendje të lirë, si dhe janë plotësuar 21 kërkesëpadi për lëshimin e menjëhershëm të urdhrit të mbrojtjes.
Janë evidentuar:
-5 raste të vetëgjyqësisë. 7 shtetas janë proceduar në gjendje të lirë;
-5 raste të veprimeve në kundërshtim me vendimin e gjykatës. 5 shtetas janë proceduar në gjendje të lirë;
-3 raste të falsifikimit. 3 shtetas janë proceduar në gjendje të lirë;
-3 raste të mosbindjes/kundërshtimit të urdhrave të punonjësve me funksione publike. 1 shtetas është arrestuar dhe 2 shtetas janë proceduar në gjendje të lirë;
-3 raste të shkeljes së rregullave të mbrojtjes në punë. 1 shtetas është vënë në pranga dhe 3 shtetas janë proceduar në gjendje të lirë;
-2 raste të pengimit të qarkullimit të mjeteve të transportit. 1 shtetas është arrestuar dhe 12 shtetas janë proceduar në gjendje të lirë;
-2 raste të përdorimit me keqdashje të thirrjeve telefonike. 1 shtetas është shpallur në kërkim dhe 1 shtetas është proceduar në gjendje të lirë;
-2 raste të prishjes së qetësisë publike. 1 shtetas është arrestuar dhe 2 shtetas janë proceduar në gjendje të lirë;
-2 raste të braktisjes së fëmijëve të mitur. 2 shtetase janë shpallur në kërkim;
-nga 1 rast i largimit të të burgosurit nga vendi i qendrimit, përndjekjes dhe mbajtjes pa të drejtë të uniformës, me nga 1 shtetas të arrestuar;
-1 rast i vrasjes me dashje të kafshës së shoqërimit dhe 1 rast i shpifjes dhe falsifikimit kompjuterik, me autorë të paidentifikuar;
-nga 1 rast i kalimit të kundërligjshëm të kufijve, veprimeve të dhunshme gjatë aktiviteteve sportive, braktisjes së kafshës së shoqërimit, fyerjes, moskallëzimit të krimit, shpërdorimit të detyrës, dhunimit të banesës, korrupsionit pasiv të personave që ushtrojnë funksione publike dhe përkrahjes së autorëve të krimit, me 12 shtetas në total, të proceduar në gjendje të lirë.
3 shtetas të kërkuar përkatësisht për largim të të burgosurit nga vendi i qendrimit, pastrimit të produkteve të veprimtarisë kriminale dhe marrëdhënieve seksuale me dhunë me të mitur të moshës 14-18 vjeç.
Në të gjithë vendin kanë ndodhur 12 aksidente, si pasojë e të cilave 1 shtetas ka humbur jetën dhe 13 shtetas janë dëmtuar. Janë evidentuar në total 45 raste të veprave penale në fushën e qarkullimit rrugor, njëri prej tyre me autor të paidentifikuar. Për raste të tjera, 22 shtetas janë vënë në pranga, 1 shtetas është shpallur në kërkim dhe 22 shtetas janë proceduar në gjendje të lirë.
Drejtoria Vendore e Policisë Shkodër
Në vijim të informacionit paraprak të dhënë dje, për aksidentin në aksin rrugor “Shkodër-Lezhë”, informojmë se specialistët e Sektorit të Qarkullimit Rrugor arrestuan shtetasen D. S., 33 vjeçe, për veprën penale “Shkelja e rregullave të qarkullimit rrugor”, pasi duke drejtuar automjetin e saj, dyshohet se ka humbur kontrollin mbi drejtimin e automjetit dhe për pasojë automjeti është përplasur me motomjetin elektrik me drejtues shtetasin A. A., 18 vjeç dhe pasagjer një 17-vjeçar dhe më pas motomjeti elektrik është përplasur me automjetin me drejtues shtetasin A. B., 45 vjeç. Nga aksidenti janë dëmtuar lehtë shtetasi A. A. dhe 17-vjeçari.
Policia Kufitare e PKK Muriqan ndaloi shtetasin G. B., 47 vjeç, i cili ishte shpallur në kërkim pasi ka thyer masën e sigurisë “Arrest në shtëpi” dhe ka kaluar kufirin në mënyrë të paligjshme.
Specialistët e Policisë Kufitare referuan materialet në Prokurori, ku nisi procedimi në gjendje të lirë për shtetasit:
-G. B., 47 vjeç, banues në Laç, për veprën penale “Kalim i paligjshëm i kufirit shtetëror”;
-N. D., 29 vjeç, banues në Sarandë, për veprën penale “Kalim i paligjshëm i kufirit shtetëror”.
Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Malësi e Madhe referuan materialet në Prokurori dhe shpallën në kërkim shtetasin Gj. K., 45 vjeç, pasi dyshohet se ka vjedhur një shumë parash në banesën e shtetasit N. T., 82 vjeç, në fshatin Selcë.
-Më datë 04.05.2025, shtetasi F. Ll., 34 vjeç, ka kallëzuar se kanë tentuar të vjedhin në banesën e tij, në fshatin Kryezi, gjatë kohës që në banesë nuk ka patur njeri. Punohet për identifikimin dhe kapjen e autorit/ve.
Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Shkodër, për veprime të mëtejshme.
Drejtoria Vendore e Policisë Korçë
Specialistët e Sektorit të Qarkullimit Rrugor arrestuan në flagrancë shtetasin A. M., 53 vjeç, banues në Korçë, pasi u kap duke drejtuar automjetin, në gjendje të dehur.
Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Kolonjë referuan materialet në Prokurori, ku filloi procedimi penal për shtetasit M. R., 19 vjeç, dhe E. K., 41 vjeç, banues në Mësniçkë, pasi dyshohet se janë konfliktuar me njëri-tjetrin, për motive të dobëta.
Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Korçë, për veprime të mëtejshme.
Drejtoria Vendore e Policisë Tiranë
Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Nr. 1 referuan materialet në Prokurori, ku nisi procedimi në gjendje të lirë për shtetasit:
-S. H., 55 vjeç, pasi dyshohet se për motive të dobëta, është konfliktuar fizikisht me një 44-vjeçar;
-R. T., 36 vjeç, pasi ditën e djeshme, gjatë ndeshjes së futbollit “Vllaznia-Dinamo”, dyshohet se ka fyer dhe shqetësuar trajnerin e ekipit Dinamo.
Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Nr. 2 arrestuan shtetasin K. K., 22 vjeç, pasi iu gjet në automjet, një shufër hekuri.
Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Nr. 3 referuan materialet në Prokurori, ku nisi procedimi në gjendje të lirë për shtetasit E. V., 42 vjeç, A. E., 54 vjeç dhe Y. M., 44 vjeç, pasi dyshohet se për motive pronësie, janë konfliktuar fizikisht me njëri-tjetrin.
Në vijim të informacionit të dhënë dje, për largimin nga banesa të një 36-vjeçareje, bëjmë me dije se kjo shtetase u kthye në banesë, në gjendje të mirë shëndetësore, dhe deklaroi se ishte larguar me dëshirë, të familjarë të saj.
Shtetasi A. H., 28 vjeç, kallëzoi se ditën e djeshme, është larguar nga banesa, vëllai i tij, shtetasi M. H., 20 vjeç. Punohet për gjetjen e këtij shtetasi.
Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë së Tiranës, për veprime të mëtejshme.
Malësi e Madhe
Goditi me mjet prerës, vëllanë e tij, gjatë një konflikti për motive të dobëta, arrestohet 73-vjeçari.
Shërbimet e Komisariatit të Policisë Malësi e Madhe, ditën e djeshme, pas marrjes së njoftimit se në spitalin e Shkodrës, ishte dërguar për të marrë mjekim, shtetasi H. K., kanë organizuar menjëherë punën për zbardhjen e rrethanave të rastit.
Nga veprimet hetimore dyshohet se shtetasi H. K., 62 vjeç, ishte dëmtuar në kokë pasi ishte goditur me mjet prerës (kmesë), nga vëllai i tij, shtetasi C. K., gjatë një konflikti për motive të dobëta.
Në vijim të veprimeve, u kap dhe u arrestua shtetasi C. K., 73 vjeç, banues në fshatin Gruemirë-Çezme. Mjeti prerës (kmesë) u sekuestrua në cilësinë e provës materiale.
Shtetasi H. K. vijon të jetë në kujdesin e mjekëve, jashtë rrezikut për jetën.
Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme.
Shkodër/Informacion paraprak
Rreth orës 10:00, në aksin rrugor “Shkodër-Velipojë”, shtetasja Z. K., duke drejtuar automjetin, dyshohet se ka humbur kontrollin mbi drejtimin e tij dhe për pasojë automjeti ka përplasur shtetasin Gj. N., 76 vjeç, këmbësor.
Shtetasi Gj. N. ka humbur jetën në vendgjarje.
Me drejtuesen e automjetit po kryhen veprimet procedurale.
Grupi hetimor po punon për zbardhjen e rrethanave të aksidentit.
Krujë/Kontrolle intensive në zbatim të planit operacional “Koordinata”, për evidentimin dhe goditjen e tentativave për kultivim të bimëve narkotike.
Goditet një rast i kësaj veprimtarie kriminale, në fshatin Borizanë. Gjenden dhe asgjësohen 212 fidanë të dyshuar narkotikë cannabis sativa.
Vihen në pranga 2 autorët e dyshuar të këtij rasti, të cilët u kapën në flagrancë në vendin ku kishin mbjellë fidanët.
Shërbimet e Komisariatit të Policisë Krujë, në zbatim të planit operacional të koduar “Koordinata”, kanë intensifikuar kontrollet në territore të hapura të rrethit të Krujës, duke përdorur dhe dronë, me qëllim parandalimin, evidentimin dhe goditjen e veprimtarisë kriminale të kultivimit të bimëve narkotike.
Si rezultat i kontrolleve, në fshatin Borizanë, Krujë, u gjetën të kultivuar 212 fidanë të dyshuar narkotike cannabis sativa.
Gjithashtu, u kapën në flagrancë shtetasit F. F., 25 vjeç dhe K. F., 21 vjeç(kushërinj), banues në Borizanë, të cilët u arrestuan si autorë të dyshuar.
Në cilësinë e provës materiale u sekuestruan një pjesë e vogël e fidanëve narkotikë, një sasi e vogël kanabisi, 1 aparat celular dhe automjeti që këta shtetas përdornin për të shkuar në vendin ku kishin kultivuar fidanët narkotikë.
Kontrollet do të vijojnë në të gjithë territorin e rrethit Krujë.
Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme.
Shijak
Kapet në fshatin Sallmone dhe vihet në pranga 1 shtetas në kërkim, i dënuar me 10 vjet burgim.
Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit Shijak, në vijim të kontrolleve të kryera bazuar në inteligjencën policore, për lokalizimin dhe kapjen e shtetasve të shpallur në kërkim, kapën dhe ndaluan shtetasin Fatjon Hoxha, 32 vjeç, banues në Shijak.
Ky shtetas ishte shpallur në kërkim pasi Gjykata e Apelit e Juridiksionit të Përgjithshëm, me vendimin e datës 21.11.2024, e ka dënuar me 10 vjet burgim, për veprën penale “Marrëdhënie seksuale ose homoseksuale me dhunë me të mitur të moshës 14-18 vjeç”.
Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Durrës, për veprime të mëtejshme.
Policia e Shtetit/Operacione të njëpasnjëshme nga Drejtoria e Forcës së Posaçme Operacionale, për kapjen e shtetasve në kërkim ndërkombëtar.
Finalizohet operacioni policor i koduar “Operacionalja 45”.
Akuzohet se ka kultivuar bimë Cannabisi, me llamba, në Spanjë, kapet në aksin “Vau i Dejës-Shkodër”, 28-vjeçari.
Si rezultat i koordinimit të punës dhe shkëmbimit të informacioneve, me partnerët spanjollë, nëpërmjet INTERPOL, shërbimet e Drejtorisë së Forcës së Posaçme Operacionale, në kuadër të operacionit “Operacionalja 45”, lokalizuan, kapën dhe vunë në pranga, me qëllim ekstradimin në Spanjë, shtetasin E. K., 28 vjeç, të lindur në Shkodër.
Ai kërkohej ndërkombëtarisht, sepse Gjykata e Barcelonës, në vitin 2025, i ka caktuar masën e sigurisë “Arrest në burg”, për kultivim të bimëve narkotike dhe vjedhje të energjisë elektrike.
Interpol Tirana po bashkëpunon me Interpol Madridin, për të finalizuar ekstradimin e këtij shtetasi.
Shkodër/Informacion paraprak
Rreth orës 20:30, në aksin rrugor “Shkodër-Lezhë”, shtetasja D. S., duke drejtuar automjetin e saj, dyshohet se ka humbur kontrollin mbi drejtimin e automjetit dhe për pasojë automjeti është përplasur me një motorr elektrik me drejtues shtetasin A. A., 18 vjeç dhe pasagjer një të mitur 17 vjeçar.
Shtetasi A. A., dhe i mituri 17 vjeçar, ndodhen në Spitalin Rajonal Shkodër, nën kujdesin e mjekëve.
Me drejtuesen e automjetit po kryhen veprimet e mëtjeshme proceduriale.
Grupi hetimor po punon për sqarimin e rrethanave të aksidentit.
Reagim i Drejtorisë Vendore të Policisë Fier
Në lidhje me një lajm të publikuar për shoqërimin në Komisariat të shtetasit F. S. (Kandidat për deputet i subjektit politik Partia Demokratike), sqarojmë se:
Rreth orës 18:50, Drejtori i Policisë Bashkiake ka njoftuar te Salla Operative e DVP Fier se një subjekt politik ka vendosur poster në qëndër të qytetit, në kundërshtim me ligjin dhe po kundërshton forcat e Policisë Bashkiake për heqjen e këtij posteri.
Pas njoftimit të marrë, në vendngjarje kanë shkuar shërbimet e Policisë të cilat për të parandaluar përshkallëzimin e konfliktit, kanë shoqëruar personin që po kundërshtonte policinë bashkiake, kanditatin për deputet të Partisë Demokratike, shtetasin F. S., i cili është lënë i lirë menjëherë.
Drejtoria Vendore e Policisë Fier siguron subjektet politike dhe qytetarët se shërbimet e Policisë janë të angazhuara maksimalisht për të parandaluar e goditur paligjshmëritë si dhe për të garantuar rendin e sigurinë.
Shëngjin/Informacion paraprak
Rreth orës 15:40, në afërsi të Portit të Shëngjinit, punonjësit e Policisë Kufitare të portit kanë konstatuar në afërsi të bregut trupin e pa jetë të një shtetasi,. Disa metra larg trupit, shërbimet e Policisë Kufitare kanë konstatuar një mjet lundrues tip Jet Ski.
Nga verifikimet paraprake dyshohet se viktima është shtetasi N. Z., 37 vjeç, banues në Fushë-Krujë.
Në trupin e viktimës nuk janë konstatuar shenja dhune apo dëmtime fizike. Paraprakisht dyshohet se ka humbur jetën si pasojë e mbytjes në det
Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për sqarimin e rrethanave të ngjarjes.
Pogradec/ Informacion paraprak
Rreth orës 12:00, në fshatin Lin, Pogradec është gjetur në banesën e saj, nga fqinja pa shenja jete shtetasja N. Sh., rreth 70 vjeçe.
Nga veprimet e para hetimore dyshohet se kjo shtetase ka humbur jetën si pasojë e rrëzimit nga shkallët e banesës, ku jetonte e vetme.
Grupi hetimor po punon për sqarimin e rrethanave të rastit.
Drejtoria Vendore e Policisë Vlorë
Specialistët e Seksionit të Trafikut Urban dhe Interurban Vlorë arrestuan shtetasin T. Ç., 26 vjeç, banues në Vlorë, pasi dyshohet se duke drejtuar automjetin në gjendje të dehur, në rrugën “Sulejman Delvina”, ka humbur kontrollin e drejtimit dhe për pasojë është përplasur me katër automjete të parkuara, duke shkaktuar vetëm dëme materiale.
Specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Himarë referuan materiale në Prokurori, pasi ditën e djeshme, në vendin e quajtur “Potam”, Himarë, është dëmtuar aksidentalisht gjatë hedhjes me parashutë shtetasi Xh. I., 28 vjeç, banues në Tiranë, i cili ndodhet në spital, jashtë rrezikut për jetën.
Specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Sarandë referuan materiale në Prokurori dhe nisën procedimin penal për shtetasin A. M., 51 vjeç, banues në Fier, pasi ndaj tij ka bërë kallëzim shtetasi D. B., 50 vjeç, se për motive të dobëta e ka goditur me grusht në fytyrë.
Po nga këta specialistë, u referuan materiale në Prokurori dhe nisën procedimin penal për shtetasin G. H., 32 vjeç, banues në Tiranë, pasi ndaj tij ka bërë kallëzim shtetasi M. Dh., 48 vjeç, se gjatë një konflikti për motive të dobëta, e ka goditur me grusht.
Sot, rreth orës 11:00, në vendin e quajtur “Skërficë”, dyshohet se si pasojë e një shkëndije elektrike, ka marrë flakë në ecje një automjet tip “Jeep”, me drejtues shtetasin K. B., ku janë shkaktuar vetëm dëme materiale. Grupi hetimor vijon punën për sqarimin e plotë të rrethanave të ngjarjes.
Materialet iu referuan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme.
Fier/Finalizohet operacioni policor i koduar “Fast Reaction”.
Operacioni, rezultat i bashkëpunimit shumë të ngushtë ndërmjet Policisë së Fierit, Drejtorisë së Forcës së Posaçme Operacionale në Departamentin e Policisë Kriminale dhe Zyrës së Ekspertit të Sigurisë pranë Ambasadën italiane në Tiranë.
Si rezultat i ndërhyrjes së menjëhershme policore, arrestohet 27-vjeçari që dhunoi bashkëjetuesen italiane, në banesën e tij në Cakran, ku e mbante prej disa ditësh pa dëshirën e saj.
Autori, me precedent kriminal, për dhunë në familje dhe për vjedhje.
Ai u kap në tentativë për t’u larguar, me automjet të marrë me qira.
Pas njoftimit të Zyrës së Ekspertit të Sigurisë prane Ambasadën italiane në Tiranë dhënë Departamentit të Policisë Kriminale se një shtetase italiane mbahej pa dëshirë, në një banesë në fshatin Cakran, nga bashkëjetuesi i saj, i cili dhe e dhunonte, shërbimet e Forcës së Posaçme “Shqiponja” të Drejtorisë Vendore të Policisë Fier, të mbështetura nga shërbimet e Drejtorisë së Forcës së Posaçme Operacione dhe të koordinuara nga strukturat përfaqësuese të Italisë për sigurinë në Shqipëri, kanë organizuar punën dhe janë nisur menjëherë në drejtim të zonës së sinjalizuar.
Si rezultat i veprimeve të shpejta dhe profesionale policore, të realizuara në kuadër të operacionit “Fast Reaction”, u kap në tentativë për t’u larguar nga banesa, me një automjet të marrë me qira, autori i dyshuar i rastit, shtetasi A. I., 27 vjeç.
Shtetasja italiane iu dorëzua autoriteteve të Konsullatës së Italisë në Shqipëri dhe është në gjendje të mirë shëndetësore.
Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë së Fierit, për veprime të mëtejshme, për veprën penale “Dhuna në familje”.
Policia Rrugore e Tiranës
Policia Rrugore vijon kontrollet intensive në të gjitha rrugët interurbane dhe në qendrat e banuara, për të evidentuar dhe ndëshkuar shkelësit e Kodit Rrugor, me qëllim parandalimin e aksidenteve rrugore dhe rritjen e parametrave të sigurisë së jetës në rrugë.
Gjatë javës së fundit: 30 shtetas të arrestuar/proceduar për vepra penale që përmban Kodi Penal Rrugor, 22 leje drejtimi të pezulluara dhe 14 985 masa administrative për shkelje të Kodit Rrugor.
Intensifikimi i kontrolleve nga Policia duke përdorur dronë, radarë, kamera, gjatë javës së fundit, ka çuar në pranga 14 drejtues automjetesh, nga të cilët 11 shtetas për drejtim automjeti në gjendje të dehur, 2 shtetas për drejtim automjeti pa leje drejtimi, 1 shtetas i ndaluar pasi ishte shpallur në kërkim për veprën penale “Drejtimi i automjeteve në mënyrë të parregullt’’.
Po gjatë javës së fundit, janë proceduar në gjendje të lirë 16 shtetas për shkelje të rregullave të qarkullimit rrugor dhe korrupsion aktiv ndaj punonjësve të policisë.
Gjithashtu, janë pezulluar 22 leje drejtimi, 21 automjete të bllokuara si dhe janë vendosur 14 985 masa administrative për shkelje të ndryshme të Kodit Rrugor.
Policia Rrugore apelon për të gjithë drejtuesit e automjeteve që të respektojnë rregullat e qarkullimit rrugor, si dhe fton qytetarët që të denoncojnë në numrin e emergjencave 112, çdo paligjshmëri.
Drejtoria Vendore e Policisë Elbasan
Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Cërrik arrestuan në flagrancë shtetasin A. Z., 28 vjeç, banues në Cërrik, pasi gjatë një konflikti për motive të dobëta, ka goditur me mjet prerës (thikë), shtetasin E. Xh., 34 vjeç, i cili është në kujdesin e mjekëve, jashtë rrezikut për jetën.
Specialistët për Hetimin e Narkotikëve referuan materialet në Prokurori ku nisi procedimi penal për shtetasit L. P., 24 vjeç dhe E. K., 22 vjeç, pasi gjatë kontrollit fizik, këtyre dy shtetasve iu gjetën dhe iu sekuestruan sasi të vogla lënde të dyshuar narkotike cannabis sativa.
Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Peqin referuan materialet në Prokurori ku nisi procedimi penal për shtetasit D. S., 50 vjeç, banues në Peqin dhe R. H., 42 vjeç, pasi u kapen duke kryer punime ndërtimi pa leje, në pronat e tyre.
Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Cërrik referuan materialet në Prokurori ku nisi procedimi penal për shtetasit R. Sh., 56 vjeç dhe L. P.,65 vjeç, pasi janë konfliktuar me njeri-tjetrin, për motive të dobëta.
Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Elbasan, për veprime të mëtejshme.
Drejtoria Vendore e Policisë Shkodër
Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Shkodër shpallën në kërkim shtetasin G. B., 47 vjeç, banues në fshatin Sanxhak, pasi dyshohet se ka vjedhur disa bizhuteri në banesën e shtetases L. D., 76 vjeçe, banuese në Shkodër.
Specialistët e Sektorit të Qarkullimit Rrugor referuan materialet në Prokurori ku nisi procedimi në gjendje të lirë për shtetasin D. C., 51 vjeç, banues në fshatin Grudë e Re, pasi ditën e djeshme në aksin rrugor “Gudë e Re – Golem”, duke drejtuar pa leje drejtimi motomjetin e tij, dyshohet se ka humbur kontrollin mbi drejtimin e motomjetit dhe për pasojë motomjeti është përplasur me një të mitur 17 vjeçar, i cili lëvizte me biçikletë. Si pasojë është dëmtuar lehtë 17-vjeçari dhe shtetasja Z. C., 57 vjeçe, e cila ishte pasagjere në motomjet.
Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Pukë referuan materialet në Prokurori, ku filloi procedimi në gjendje të lirë për shtetasit:
-P. P., 51 vjeç, banues në fshatin Fan, pasi u kap duke transportuar një sasi drush për zjarr, të dyshuar të prerë në mënyrë të kundërligjshme. Lënda drusore u sekuestrua me cilësinë e provës materiale;
-P. L., 61 vjeç, banues në qytetin Fushë Arrëz, pasi dyshohet se e ka fyer në publik dhe në rrjetet sociale shtetasin A. N., 43 vjeç, banues në fshatin Qafë Mali, për motive të dobëta.
Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Shkodër, për veprime të mëtejshme. Drejtoria Vendore e Policisë Korçë
Specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Maliq referuan materialet në Prokurori, ku filloi procedimi penal për shtetasin A. Xh., pasi u kap duke kryer punime ndërtimi pa leje
Specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Pogradec referuan materialet në Prokurori, ku filloi procedimi penal për shtetasit:
-Gj. B., 36 vjeç, banues në Pogradec, pasi u kap duke transportuar 4 m³ lëndë drusore pa leje. Lënda drusore u sekuestrua në cilësinë e provës materiale.
-Për një 17- vjeçare, për veprën penale “Braktisja e fëmijëve të mitur”, pas kallëzimit të bërë nga vjehrra e saj, pasi dyshohet se prej datës 02.05.2025, është larguar nga banesa duke braktisur vajzën e saj 18-muajshe.
Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Korçë, për veprime të mëtejshme.
Drejtoria Vendore e Policisë Tiranë
Specialistët e Seksionit për Hetimin e Narkotikëve arrestuan shtetasin E. L., 29 vjeç, pasi shërbimet e Komisariatit të Policisë Nr. 3 i gjetën një sasi të vogël Kokaine.
Specialistët e Seksionit për Hetimin e Krimit Ekonomik dhe Financiar pas komunikimit me Prokurorin bënë ndalimin me iniciativë të shtetases E. V., 50 vjeçe, pasi në anë të mashtrimit se do i blinte një pronë në Tiranë i ka marrë 36 000 euro shtetasit M. C.
Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Nr. 1 referuan materialet në Prokurori, ku nisi procedimi në gjendje të lirë për shtetasit:
-B. K., 60 vjeç, pasi dyshohet se për motive të dobëta, ka kanosur një 50-vjeçare;
-A. G., 43 vjeç, për veprën penale “Shkelja e karantinës së bimëve dhe kafshëve, pasi qeni i tij ka kafshuar një 67-vjeçare.
Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Nr. 2:
-referuan materialet në Prokurori, ku nisi procedimi në gjendje të lirë për shtetasin P. H., 76 vjeç, pasi dyshohet se në anë të mashtrimit nuk e ka paguar sipas kontratës organizatoren e një aktiviteti;
-shpallën në kërkim shtetasin F. D., 43 vjeç, pasi dyshohet se është konfliktuar me një 60-vjeçar, dhe më pas i ka vjedhur celularin dhe një shumë të vogël parash. Punohet për kapjen e tij dhe sqarimin e plotë e rrethanave të rastit.
Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Nr. 3 referuan materialet në Prokurori, ku nisi procedimi në gjendje të lirë për një 18-vjeçar, pasi ka aksidentuar me monopatinë këmbësoren P. A., 81 vjeçe, e cila ndodhet në spital, nën kujdesin e mjekëve.
Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Nr. 4:
-arrestuan shtetasen A. T., 31 vjeçe, pasi ditën e djeshme, në rrugën “Myslym Keta” ka vjedhur automjetin e shtetasit A. E;
-arrestuan shtetasin Dh. R., 69 vjeç, pasi gjatë kontrollit fizik iu gjet një shkop shufër si të policisë:
-referuan materialet në Prokurori, ku nisi procedimi në gjendje të lirë për shtetasin F. D., 62 vjeç, me detyrë drejtues teknik i një firme, pasi dyshohet se aksidentalisht është dëmtuar në kantier shtetasja M. J., 61 vjeçe(kalimtare), e cila ndodhet nën kujdesin e mjekëve.
Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Krujë referuan materialet në Prokurori, ku nisi procedimi në gjendje të lirë për shtetasit K. H., 38 vjeç dhe B. H., 51 vjeç, pasi për motive të dobëta, janë konfliktuar fizikisht me njëri-tjetrin.
Specialistët e qarkullimit rrugor arrestuan shtetasin K. K., 30 vjeç, pasi në rrugën “Hoxha Tahsin” automjeti që drejtonte ka përplasur një monopatinë me drejtues shtetasin B. B., 33 vjeç. Si pasojë është dëmtuar 33-vjeçari, i cili ndodhet nën kujdesin e mjekëve.
-Më datë 03.05.2025, shtetasi K. I., 31 vjeç, kallzon tek Liqeni Artificial, për motive të dobëta, është goditur nga dy persona të panjohur. Punohet për identifikimin dhe kapjen e autorëve.
-Me datë 03.05.2025, një shtetas i mitur 17 vjeç, kallëzon se është konfliktuar me disa bashkëmoshatar të tij. Punohet për identifikimin e tyre dhe sqarimin e rrethanave të rastit.
-Me datë 03.05.2025, një shtetas i mitur 14 vjeç, kallëzon se është konfliktuar me 2 bashkëmoshatar të tij. Punohet për identifikimin e tyre dhe sqarimin e rrethanave të rastit.
-Më datë 03.05.2025, shtetasi T. Z., 46 vjeç, kallzon se më datë 02.05.2025, i është larguar nga banesa bashkëshortja e tij, shtetasja S. V., 36 vjeçe.Punohet për gjetjen e saj.
Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë së Tiranës, për veprime të mëtejshme.
Klos
Në përfundim të veprimeve të para hetimore të kryera në lidhje me ngjarjen e djeshme në Qafën e Burrelit, në fabrikën e përpunimit të kromit, ku shtetasi A.B., 29 vjeç, duke punuar me mjetin fadromë, u zu poshtë nga një masiv rëre dhe minerali, dhe për pasojë ende nuk është gjetur, Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Postës së Policisë Klos arrestuan në flagrancë shtetasin A.L., 44 vjeç, banues në Klos, me detyrë drejtues teknik i shoqërisë, për veprën penale “Shkelja e rregullave të mbrojtjes në punë”.
Ndërkohë, shërbimet e Policisë dhe ekipi i kërkim-shpëtimit po vijojnë intensivisht punën për gjetjen e shtetasit A.B.
Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Dibër, për veprime të mëtejshme.
Sarandë
Vihet në pranga pas kërkimeve intensive 48-vjeçari që vodhi me dhunë në një dyqan në qytetin e Sarandës.
Autori i dyshuar, me precedent penal në fushën e vjedhjes me dhunë.
Specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Sarandë referuan materiale në Prokurori dhe shpallën në kërkim shtetasin J. K., 48 vjeç, person me precedent penal në fushën e vjedhjes me dhunë.
Ky shtetas dyshohet se më datë 02.05.2025, në një dyqan në lagjen nr. 2, Sarandë, nën kërcënimin e një mjeti prerës (thike), ka vjedhur me dhunë shumën prej 60000 lekësh të reja nga shitësja 26-vjeçare, e cila si pasojë ka marrë dëmtime fizike. Gjithashtu, dyshohet se ka tentuar të kryejë marrëdhënie seksuale me dhunë ndaj saj.
Në vijim të veprimeve hetimore për këtë ngjarje, dhe pas shpalljes në kërkim të autorit të dyshuar, Policia e Sarandës, falë shkëmbimit të menjëhershëm të informacionit, në bashkëpunim me Komisariatin e Policisë Durrës, bënë të mundur lokalizimin, kapjen dhe ndalimin e këtij shtetasi në qytetin e Durrësit.
Materialet procedurale u referuan në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Sarandë.
Vlorë
Finalizohen brenda 24 orëve, 2 operacione në fushën e vjedhjes, nga Komisariati i Policise Vlorë.
Vihen në pranga, në kuadër të operacioneve të koduara “Trace” dhe “Strike”, 2 autorët e disa vjedhjeve në qytetin e Vlorës, njëri prej të cilëve në kërkim edhe për një tjetër rast vjedhje, në një tjetër qytet.
Strukturat e Komisariatit të Policisë Vlorë, si rezultat i intensifikimit të kontrolleve dhe hetimeve, përmes verifikimeve në terren dhe analizës së pamjeve të kamerave të sigurisë, kanë zbardhur dhe dokumentuar disa raste vjedhjesh.
Në kuadër të operacionit “Trace”, shërbimet e Komisariatit të Policisë Vlorë arrestuan shtetasin A. C., 40 vjeç, banues në Elbasan.
Nga hetimet ka rezultuar se 40-vjeçari është autor i dyshuar i 3 vjedhjeve të ndodhura në subjekte të ndryshme tregtare në qytetin e Vlorës, konkretisht:
Më datë 02.05.2025, ka vjedhur artikuj të ndryshëm në subjektin tregtar të një shtetasi, në lagjen “10 Korriku”.
Më datë 29.04.2025, ka vjedhur një shumë parash në subjektin e një shtetasi, në lagjen “Pavarësia 2”.
Po atë ditë, ka vjedhur përsëri një shumë parash në subjektin e një shtetasi, në lagjen “10 Korriku”.
Gjithashtu ka rezultuar se ky shtetas ishte në kërkim për një tjetër vjedhje të ndodhur në qytetin e Elbasanit, ku dyshohet se ka vjedhur në një subjekt të llojit “tabakino”.
Një pjesë e sendeve të vjedhura dhe disa mjete të përdorura për kryerjen e vjedhjeve u sekuestruan në cilësinë e provës materiale.
Në kuadër të operacionit “Strike”, shërbimet e Komisariatit të Policisë Vlorë arrestuan shtetasin B. Ç., 41 vjeç, banues në Vlorë.
Ky shtetas dyshohet se më datë 02.05.2025, në lagjen “10 Korriku”, i ka vjedhur me dhunë një shtetaseje dy varëse floriri dhe çantën, në të cilën ndodheshin një shumë prej 16000 lekësh dhe sende të tjera.
Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Vlorë, për veprime të mëtejshme.
Kurbin/Informacion shtesë
Në vijim të informacionit paraprak të dhënë mesditën e djeshme, lidhur me ngjarjen e ndodhur pranë ish-Gjykatës së Kurbinit, ju informojmë se si pasojë e plagëve të marra nga arma e zjarrit, ka ndërruar jetë në Spitalin e Traumës në Tiranë, shtetasi G. B., 25 vjeç.
Në njoftimin paraprak, gjeneralitetet e shtetasit që humbi jetën janë dhënë gabim, pasi gjatë kryerjes së veprimeve nga grupi hetimor ka rezultuar se inicialet janë G.B dhe jo G.N.
Drejtoria Vendore e Policisë Korçë
Specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Devoll në përfundim të veprimeve të kryera në lidhje me një konflikt të ndodhur mbrëmjen e djeshme në rrethrrotullimin e Bilishtit, arrestuan në flagrancë shtetasin A. N. 42 vjeç, banues në Devoll, për veprat penale “Dëmtime të tjera me dashje”, “Prishja e qetësisë publike”, dhe ” Pengimi i qarkullimit të mjeteve të transportit”.
Arrestimi i tij u bë pasi u kap në flagrancë menjëherë pas konfliktit të ndodhur midis shtetasve A.N, B.N dhe shoferit te një kamioni transporti shtetasi S.D.
Gjatë këqyrjes së pamjeve filmike dhe kryerjes se veprimeve të tjera hetimore, rezultoi se më datë 03.05.2025, rreth orës 21:15 , në afërsi të rrethrrotullimit të Mirasit në qytetin e Bilishtit shtetasi A.N, ka ndaluar automjetin me të cilin lëvizte bashkë me vëllanë e tij shtetasin B.N (kandidat për deputet i një subjekti politik) duke penguar qarkullimin e automjeteve që lëviznin në këtë aks rrugor.
Shtetasi A.N ka dalë nga automjeti dhe ka debatuar verbalisht me një drejtues kamioni, dhe më pas ka tentuar ta zbresë me forcë nga kamioni shtetasin S.D, dhe ka tentuar ta qëllojë me grushte si dhe ta ofendojë duke kryer veprime të pa hijshme në publik. Në këtë konflikt është përfshirë edhe vëllai i tij, shtetasi B.N, ku fillimisht ka tentuar të qetësojë situatën por më pas, bazuar në pamjet filmike ka tentuar të zbresë me forcë nga kamioni shtetasin S.D.
Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Korçë, për veprime të mëtejshme.
Kurbin
Zbardhet dinamika e ngjarjes së ndodhur mesditën e sotme në Laç.
Vihen në pranga dy autorët që përdorën armët e zjarrit dhe për pasojë u plagosën 5 shtetas.
Sekuestrohen dy armë zjarri pistoleta të përdorura nga autorët tashmë të arrestuar.
Në vijim të informacionit të dhënë për ngjarjen e ndodhur më datë 03.05.2025, rreth orës 13.27, në Laç, ku si pasojë i një konflikti u plagosën me arme zjarri 5 shtetas, grupi hetimor intensifikoi veprimet ndërkohë që forcat operacionale vijuan kontrollet në terren për kapjen e autorit.
Nga tërësia e veprime hetimore të kryera deri tani, rezulton se konflikti mes te rinjve ka nisur për motive te dobëta (aksident rrugor me dëme shumë te vogla materiale) dhe me pas ka vijuar mes palëve duke përdorur armët e zjarrit.
Nga këqyrja kamerave te sigurisë dhe në sajë të veprimeve hetimore të shpejta dhe profesionale, është bërë e mundur sqarimi i dinamikes së ngjarjes, ku është dokumentuar se janë përdorur dy arme zjarri (pistoleta), një arme e ftohtë (përforcues grushti), si dhe dy automjete, te cilat janë gjetur dhe sekuestruar në cilësinë e provës materiale.
Në përfundim të veprimeve të para hetimore u bë arrestimi në flagrancë i shtetasve D. Gj. 27 vjeç ( i cili mbeti i plagosur gjatë konflikti dhe ndodhet jashtë rrezikut për jetën) si dhe K. N. 28 vjeç, të dyshuar si autore për veprat penale “Vrasja në rrethana të tjera cilësuese” dhe “Mbajtja pa leje dhe prodhimi i armëve, armëve shpërthyese dhe i municionit”,
Materialet hetimore do t’i referohen Prokurorisë pranë Gjykatës se Juridiksionit te Përgjithshëm Lezhe, për veprime te tjera hetimore.
Lezhë/Informacion paraprak
Rreth orës 21:10, në lagjen ish-SMT, Lezhë, në banesën e tij, është gjetur pa shenja jete, dyshohet i vetëvarur, shtetasi H. B., rreth 28-vjeç.
Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe vijon punën për zbardhjen e plotë të rrethanave dhe dokumentimin ligjor të rastit.
Klos / Informacion paraprak
Rreth orës 14:00, në qafën e Burrelit, në fabrikën e pasurimit të kromit, e marrë me qira nga një shoqëri kineze, shtetasi A.B., teksa po punonte me një automjet fadromë për gërryerjen e një rezervuari, dyshohet se është shembur një masiv dheu dhe, për pasojë, ka zënë poshtë punëtorin bashkë me mjetin e punës.
Shërbimet e Policisë dhe ato të ekipit të urgjencës po punojnë për gjetjen e shtetasit A.B.
Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për zbardhjen dhe dokumentimin e rrethanave të kësaj ngjarjeje.
Kurbin/Informacion paraprak
Rreth orës 13.30, pranë ish-Gjykatës së Kurbinit, dyshohet se si pasojë e një konflikti të çastit midis disa personave, kanë mbetur të plagosur me armë zjarri shtetasit L. I., A. Gj., G. N., A. N, dhe D.Gj, të cilët janë dërguar menjëherë për ndihmë mjekësore më të specializuar në spitalin e Traumës në Tiranë.
Me marrjen e njoftimit, shërbimet e Policisë kanë shkuar menjëherë në vendin ngjarjes, ku kanë bërë të mundur shoqërimin e disa personave dhe në ndihmë të Policisë Vendore kanë shkuar dhe Forcat Kombëtare të Sigurisë Njësia Shkodër.
Grupi hetimor nën drejtimin e Prokurorisë po punon për sqarimin e plote të rrethanave të ngjarjes dhe dokumentimin ligjor të saj, si dhe për kapjen e shtetasit që qëlloi me armë gjatë konfliktit të çastit, i cili është identifikuar nga ana jonë dhe vijon puna për kapjen e tij.
Port, Durrës/Finalizohet operacioni policor i koduar “In”.
Tentoi të fuste me kamion, në Shqipëri, 116 celularë dhe 18 shishe me verë, të kontrabanduara dhe pa i deklaruar, arrestohet 38-vjeçari.
Sekuestrohen mallrat dhe kamioni, si dhe pasaporta dhe celulari i të arrestuarit.
Në vijim të kontrolleve intensive në hyrje/dalje, nga shërbimet e Policisë Kufitare të portit të Durrësit, në bazë të analizës së riskut dhe kundër paligjshmërive në kufi, u krye kontroll në hyrje të Shqipërisë, në kamionin që drejtonte shtetasi R. A., 38 vjeç, banues në Devoll.
Nga kontrollet në mjet u gjetën 116 celularë dhe 18 shishe me verë, të dyshuara të kontrabanduara me qëllim shitjen në Shqipëri, sepse nuk ishin të pajisura me fatura blerjeje. Shtetasi R. A. synonte t’i fuste mallrat në Shqipëri, pa i deklaruar në PKK, konform ligjit.
Në përfundim të veprimeve procedurale për këtë rast, në kuadër të operacionit “In”, 38-vjeçari u arrestua në flagrancë dhe mallrat u sekuestruan me cilësinë e provës materiale.
Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë së Durrësit, për veprime të mëtejshme.
Vlorë/Informacion paraprak
Sot, rreth orës 10:40, në fshatin Lepenicë, shtetasja A. A., rreth 35 vjeç, duke drejtuar automjetin tip “Renault”, dyshohet se ka humbur kontrollin mbi drejtimin e automjetit dhe ka dalë nga rruga, duke rënë në lumë. Si pasojë e aksidentit, janë dëmtuar drejtuesja e mjetit dhe dy fëmijët që udhëtonin me të.
Të tre shtetasit janë transportuar në spital dhe ndodhen nën kujdesin e mjekëve.
Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po kryen veprimet për zbardhjen e plotë të rrethanave të aksidentit.
Kurbin/Finalizohet operacioni policor i koduar “Information”.
Si rezultat i administrimit të menjëhershëm të informacioneve të siguruara nga inteligjenca policore, goditet një tjetër rast i armëmbajtjes pa leje.
Sekuestrohet një armë zjarri automatike dhe municion luftarak.
Vihet në pranga 36-vjeçari që mbante armën dhe municionin luftarak në banesën e tij, në Mamurras.
Shërbimet e Komisariatit të Policisë Kurbin si rezultat i administrimit të menjëhershëm të informacioneve të siguruara nga inteligjenca policore, se një shtetas mbante armë zjarri pa leje në banesën e tij,organizuan dhe finalizuan operacionin policor të koduar “Information”.
Në kuadër të këtij operacioni, u ushtrua kontroll i befasishëm në banesën e shtetasit E. Ll, ku gjatë kontrollit u gjetën dhe u sekuestruan në cilësinë e provës materiale 1 armë zjarri automatike,1 krehër me fishekë dhe municion luftarak.
Në përfundim të veprimeve procedurale, u bë arrestimi në flagrancë i shtetasit E. Ll., 35 vjeç, banues në Mamurras.
Arma e zjarrit do t’i nënshtrohet ekspertizës së mëtejshme në Institutin e Policisë Shkencore për të përcaktuar nëse është përdorur në ndonjë ngjarje kriminale të mëparshme.
Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë së Juridiksionit të Përgjithshëm Lezhë për veprime të mëtejshme, për veprën penale “Mbajtja pa leje dhe prodhimi i armëve, armëve shpërthyese dhe i municionit”.
Drejtoria Vendore e Policisë Korçë
Specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Korçë arrestuan në flagrancë shtetasin E. Sh., 55 vjeç, banues në Korçë, pasi dyshohet se në mënyrë të vazhdueshëm përndiqte dhe ushtronte dhunë psikologjike ndaj një 48-vjeçare, me të cilën kishte pasur një lidhje intime.
Po nga këta specialistë u referuan materialet në Prokurori, ku filloi procedimi penal për shtetasin N. M., 64 vjeç, banues në Kamenicë, pasi dyshohet se e ka kanosur me fjalë, dhe i ka pushtuar një sipërfaqe toke një 82-vjeçari.
Më datën 02.05.2025 në orën 14:00 shtetasi R. P., 41 vjeç, banues në Korçë, në magazinën e tij në lagjen nr. 18 Korçë, duke punuar aksidentalisht i është derdhur benzinë, e cila ka marrë flakë. Si pasojë e flakëve, ka pësuar djegie në të dyja këmbët dhe në dorë. 41-vjeçari aktualisht po merr ndihmë mjekësore në Spitalin e Traumës në Tiranë.
Oficerët e Policisë Gjyqësore referuan materialet në Prokurori, ku filloi procedimi penal për shtetasen A. M., 34 vjeçe, banuese në Pogradec, pasi në lagjen nr. 1 Pogradec, ka kundërshtuar punonjësin e Policisë Rrugore i cili po verifikonte një rast aksidenti me dëme materiale.
Më datën 02.05.2025 në orën 18:00,në banesë e saj në fshatin Kriçkovë, shtetasja L. F., 53 vjeçe, ka tentuar të vetëvritet duke konsumuar një sasi medikamentesh. Aktualisht po merr mjekim në spital, jashtë rrezikut për jetën.
Specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Maliq referuan materialet në Prokurori, ku filloi procedimi penal për shtetasin I. Xh., pasi u kap duke kryer punime ndërtimi pa leje.
Specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Kolonjë referuan materialet në Prokurori, ku filloi procedimi penal për shtetasin L. L., pasi u kap duke kryer punime ndërtimi pa leje.
Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Korçë, për veprime të mëtejshme.
Drejtoria Vendore e Policisë Shkodër
Specialistët për Hetimin e Krimeve ndaj Personit në DVP Shkodër arrestuan shtetasin amerikan B. S., 57 vjeç, për veprën penale “Vrasja për shkak të marrëdhënieve familjare”, pasi: Më datë 02.05.2025, në lagjen “Vasil Shanto”, në një banesë të marrë me qira, dyshohet se në gjendje të dehur, për motive të dobëta, ka dhunuar e goditur me sende të forta dhe me mjet prerës, bashkëshorten e tij shtetasen S. S., 54 vjeçe, e cila si pasojë e dëmtimeve ka humbur jetën në vendin e ngjarjes.
Specialistët e Sektorit të Qarkullimit Rrugor referuan materialet në Prokurori ku nisi procedimi në gjendje të lirë për një 17-vjeçar, pasi u kap duke drejtuar motomjetin,pa leje drejtimi.
Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Shkodër referuan materialet në Prokurori, ku filloi procedimi në gjendje të lirë për shtetasin S. L., 45 vjeç, banues në Shkodër, pasi dyshohet se ka goditur me grushte shtetasin F. H., 77 vjeç, për motive të dobëta.
Specialistët për Hetimin e Krimeve të Postës të Policisë Theth referuan materialet në Prokurori, ku nisi procedimi në gjendje të lirë për shtetasin K. G., 67 vjeç, banues në Theth dhe shtetaset D. B., 63 vjeçe, L. B., 34 vjeçe, te dyja banuese në Theth, pasi janë kapur duke kryer punime ndërtimi, pa leje.
Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Malësi e Madhe referuan materialet në Prokurori ku nisi procedimi në gjendje të lirë për shtetasin O. N., 37 vjeç, banues në fshatin Omaraj, pasi ka bërë kallëzim shtetasi B. M., 75 vjeç, se 37-vjeçari i ka pushtuar një sipërfaqe toke, me pretendimin se është e tija.
Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Shkodër, për veprime të mëtejshme.
Drejtoria Vendore e Policisë Korçë
Specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Korçë arrestuan në flagrancë shtetasin E. Sh., 55 vjeç, banues në Korçë, pasi dyshohet se në mënyrë të vazhdueshem përndiqte dhe ushtronte dhunë psikologjike ndaj një 48-vjeçare, me të cilën kishte pasur një lidhje.
Po nga këta specialistë u referuan materialet në Prokurori, ku filloi procedimi penal për shtetasin N. M., 64 vjeç, banues në Kamenicë, pasi dyshohet se e ka kanosur me fjalë, dhe i ka pushtuar një sipërfaqe toke një 82-vjeçari.
Më datën 02.05.2025 në orën 14:00 shtetasi R. P., 41 vjeç, banues në Korçë, në magazinën e tij në laghen nr. 18 Korçë, duke punuar aksidentalisht i është derdhur benzinë, e cila ka marrë flakë. Si pasojë e flakëve, ka pësuar djegej në të dyja këmbët dhe në dorë. 41-vjeçari aktualisht po mer ndihmë mjekësore në Sitalin e Traumës në Tiranë.
Oficerët e Policisë Gjyqësore referuan materialet në Prokurori, ku filloi procedimi penal për shtetasen A. M., 34 vjeçe, banuese në Pogradec, pasi në lagjen nr. 1 Pogradec, ka kundërshtuar punonjësin e Policisë Rrugore i cili po verifikonte një rast aksidenti me dëme materiale.
Më datën 02.05.2025 në orën 18:00,në banesë e saj në fshatin Kriçkovë, shtetasja L. F., 53 vjeçe, ka tentuar të vetëvritet duke konsumuar një sasi medikamentesh. Akualisht po merr mjekim në spital, jashtë rezikut për jetën.
Specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Maliq referuan materialet në Prokurori, ku filloi procedimi penal për shtetasin I. Xh., pasi u kap duke kryer punime ndërtimim pa leje.
Specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Kolonjë referuan materialet në Prokurori, ku filloi procedimi penal për shtetasin L. L., pasi u kap duke kryer punime ndërtimim pa leje.
Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Korçë, për veprime të mëtejshme.
Tiranë/U kapën në flagrancë duke vjedhur në një kompleks në rrugën “Fejzi Himzo”, vihen në pranga 2 shtetas.
Sekuestrohen disa nga sendet e vjedhura.
Zbardhen dhe dokumentohen 2 vjedhje të tjera në subjekte të ndryshme, të kryera po nga këta shtetas, gjatë muajit prill dhe mars.
Shërbimet e Komisariatit të Policisë Nr. 6, si rezultat i punës për parandalimin dhe goditjen e veprimtarive kriminale në fushën e vjedhjes së pronës dhe pasurisë, për zbardhjen e atyre të ndodhura më parë, si dhe për nxjerrjen përpara përgjegjësisë penale të autorëve të tyre, kanë arrestuar në flagrancë shtetasit P. M., 51 vjeç dhe E. Ç., 39 vjeç, të dy banues në Tiranë.
Këta shtetas u kapën në flagrancë duke vjedhur në një kompleks në rrugën “Fejzi Himzo”.
Gjithashtu, si rezultat i veprimeve hetimore, u zbardhën dhe u dokumentuan 2 vjedhje të tjera të kryera nga këta shtetas, në subjekte të ndryshme, ku janë marrë vlera monetare, paisje të ndryshme elektroshtepiake/vegla pune/pije alkoolike.
Vijojnë hetimet për zbardhjen dhe dokumentimin e vjedhjeve të tjera, që mund të jenë kryer nga këta shtetas.
Materialet i kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme.
Drejtoria Vendore e Policisë Tiranë
Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Nr. 1 arrestuan shtetasin L. Ç., 28 vjeç, pasi u konstatua duke drejtuar motomjetin pa leje. Gjithashtu, gjatë kontrollit të motomjetit, iu gjet një shufër metalike si të policisë.
Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Nr. 3 referuan materialet në Prokurori, ku nisi procedimi në gjendje të lirë për shtetasen M. Q., 48 vjeçe, pasi për motive të dobëta, ka goditur një 38-vjeçare, si dhe i ka thyer xhamin e banesës.
Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Nr. 4:
-ndaluan me iniciativë shtetasin E. R., 31 vjeç, i shpallur në kërkim për veprën penale “Vjedhja”, pasi gjatë muajit prill ka vjedhur 3 monopatina dhe 1 biçikletë.
-referuan materialet në Prokurori, ku nisi procedimi në gjendje të lirë për shtetasin R. P., 82 vjeç, pasi për motive të dobëta, ka thyer xhamin e një subjekti në pronësi të shtetasit A. H.
Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Nr. 5 referuan materialet në Prokurori, ku nisi procedimi në gjendje të lirë për shtetasin A. L., 38 vjeç, pasi gjatë një konflikt të çastit, ka goditur me grushte një 22-vjeçar.
Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Nr. 6 arrestuan shtetasin H. T., 34 vjeç, pasi dyshohet se ka ushtruar dhunë ndaj bashkëshortes.
Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Nr. 7 referuan materialet në Prokurori, ku nisi procedimi në gjendje të lirë për shtetasin P. Gj., 48 vjeç, pasi dyshohet se ka kanosur një 56-vjeçar.
Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Krujë:
-ekzekutuan vendimin e Gjykatës së Apelit për shtetasin e shpallur në kërkim B. C., 44 vjeç, e cila ka caktuar masen e sigurisë “Arrest me burg”, për veprën penale “Prodhimi dhe shitja e narkotikeve”;
-arrestuan shtetasin I. Xh., 63 vjeç, pasi dyshohet se për motive pronësie, ka ushtruar dhunë ndaj motrës së tij si dhe e ka kanosur atë me një armë gjahu me leje. Arma e gjahut u sekuestrua në cilësinë e provës materiale.
Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë së Tiranës, për veprime të mëtejshme.
DVP Fier
Specialistët e Seksionit për Hetimin e Narkotikëve arrestuan në flagrancë shtetasin R. S., 23 vjeç, banues në Berat, pasi gjatë kontrollit të ushtruar nga shërbimet e Policisë, iu gjetën disa doza me lëndë narkotike Cannabis Sativa.
Pas transmetimit në emisionin investigativ “Fiks Fare”, të rastit ku shfaqet një mjek duke marrë një shumë parash për një operacion që kishte kryer, specialistët për Hetimin e Krimeve Ekonomiko-Financiare referuan materialet në Prokurori, ku nisi procedimi penal për shtetasin M. S., 64 vjeç, banues në Fier (mjek në Spitalin Rajonal Fier), për veprën penale “Korrupsion pasiv i personave që ushtrojnë funksione publike”.
Shërbimet e Komisariatit të Policisë Divjakë:
-arrestuan në flagrancë shtetasin K. D., 63 vjeç, banues në Çermë, Divjakë, pasi ka goditur me grushte dhe ka kanosur me mjete të forta një shtetas 32 vjeç;
-referuan materialet në Prokurori, ku nisi procedimi penal për shtetasin A. H., 43 vjeç, banues në Divjakë, pasi dyshohet se ka ushtruar dhunë ndaj ish-bashkëshortes së tij;
-referuan materialet në Prokurori për vlerësim pasi ditën e djeshme, në fshatin Çermë Sektor, në ecje e sipër, si pasojë e një shkëndije elektrike, ka marrë flakë automjeti me drejtues shtetasin K. D., ku për pasojë pati vetëm dëme materiale.
Specialistët e Komisariatit të Policisë Mallakastër:
-referuan materialet në Prokurori, ku nisi procedimi penal për shtetasin G. Ç., 55 vjeç, pasi dyshohet se ka shfrytëzuar në fshatin Kapaj, një sipërfaqe toke në pronësi të shtetases M. Sh.;
-referuan materialet në Prokurori pasi ka bërë kallëzim shtetasi J. C., 52 vjeç, banues në Hekal, se prej 2 ditësh ka humbur kontaktet me djalin e tij M. C., 30 vjeç. Po punohet për gjetjen e 30-vjeçarit.
Specialistët e Sektorit të Qarkullimit Rrugor:
-në vijim të informacionit të dhënë ditën e djeshme mbi aksidentin e ndodhur në fshatin Shën e Premte Divjakë, arrestuan drejtuesin e automjetit, shtetasin A. D., 20 vjeç, për veprën penale “Shkelja e rregullave të qarkullimit rrugor;
-arrestuan në flagrancë shtetasin E. B., 47 vjeç, banues në Lushnjë, pasi u kap duke drejtuar motomjetin pa leje drejtimi dhe në gjendje të dehur;
-referuan materialet në Prokurori, ku nisi procedimi penal për shtetasin D. K., 35 vjeç, banues në Lushnjë, pasi ditën e djeshme, në fshatin Gradishtë, automjeti që drejtonte është përplasur me biçikletën që drejtohej nga shtetasi R. H., 75 vjeç, i cili ndodhet në spital, jashtë rrezikut për jetën;
-referuan materialet në Prokurori, ku nisi procedimi penal për shtetasin F. Ç., 28 vjeç, banues në Fier, pasi u konstatua duke drejtuar automjetin pa leje drejtimi.
Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Fier, për veprime të mëtejshme.
Policia e Shtetit
Finalizohet në bashkëpunim me partnerët britanikë, operacioni policor i koduar “Akuzat”.
Kapet në Mbretëri të Bashkuar, një shtetas i dënuar nga Gjykata e Fierit, për armëmbajtje pa leje dhe për prodhim/shitje narkotikësh.
Si rezultat i koordinimit të informacionit dhe veprimeve operacionale të strukturave të Policisë së Shtetit, me homologët në Mbretëri të Bashkuar, u finalizua operacioni policor “Akuzat”, për kapjen e shtetasit shqiptar, të kërkuar ndërkombëtarisht, për llogari të Shqipërisë, Ervis Vrenozi, 39 vjeç.
Në vitin 2020, ai është dënuar nga Gjykata e Fierit, me 5 vjet e 4 muaj burgim, për veprat penale “Mbajtja pa leje dhe prodhimi i armëve, armëve shpërthyese dhe i municionit” dhe “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve”.
Interpol Tirana po bashkëpunon me Interpol Mançester, për të finalizuar procedurën për ekstradimin e 39-vjeçarit, në Shqipëri.
Policia e Shtetit
Drejtoria e Forcës së Posaçme Operacionale finalizoi operacionin e radhës për kapjen e shtetasve në kërkim ndërkombëtar.
“Operacionalja 44”/E dënuar me mbi 9 vjet burgim, si pjesëtare e një organizate kriminale që trafikonte lëndë narkotike, kapet në Elbasan, 47-vjeçarja.
Si rezultat i koordinimit të punës dhe shkëmbimit të informacioneve, me partnerët italianë, nëpërmjet strukturave homologe Interpol Tirana dhe Interpol Roma, shërbimet e Drejtorisë së Forcës së Posaçme Operacionale, në kuadër të operacionit “Operacionalja 44”, lokalizuan në Elbasan, kapën dhe vunë në pranga, me qëllim ekstradimin në Itali, shtetasen:
Majlinda Avduli alias Dajana Tafani, 47 vjeçe, banuese ne Elbasan.
Kjo shtetase ishte shpallur në kërkim ndërkombëtar nga Interpol Roma, pasi Gjykata e Apelit e Kaliarit, Itali, në vitin 2016, e ka dënuar me 9 vjet, 6 muaj e 22 ditë burgim, për veprën penale “Trafikimi i narkotikëve”, kryer në kuadër të organizatës kriminale.
Interpol Tirana po bashkëpunon me homologët në Romë, për të finalizuar ekstradimin e kësaj shtetaseje, në Itali.
Drejtoria Vendore e Policisë Vlorë
Specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Himarë arrestuan në flagrancë shtetasin F. Gj., 32 vjeç, banues në Tiranë, pasi u konstatua se në vendin e quajtur Drimadhes, fshati Kondraq, Dhërmi, po ndërtonte pa lejen e organeve kompetente, dy godina 1-katëshe.
Specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Sarandë referuan materiale në Prokurori dhe shpallën në kërkim shtetasin J. K., 48 vjeç, pasi ditën e djeshme, në një dyqan në lagjen nr. 2, Sarandë, dyshohet se nën kërcënimin e një mjeti prerës (thike), ka vjedhur me dhunë një shumë prej 60000 lekësh nga shitësja e dyqanit, 26 vjeçe, e cila si pasojë ka pësuar dëmtime fizike. Gjithashtu, dyshohet se ka tentuar të kryejë marrëdhënie seksuale me dhunë ndaj saj. Vijon puna intensive për lokalizimin dhe kapjen e autorit të dyshuar.
Specialistët për Hetimin e Krimeve në Stacionin e Policisë Selenicë referuan materiale në Prokurori, pasi ditën e djeshme, në fshatin Kocul, për motive të dobëta, shtetasit R. R., 18 vjeç, M. Xh., 37 vjeç, N. Xh., 71 vjeç, A. R., 21 vjeç dhe Ç. Xh., 31 vjeç, kanë dhunuar me grushte shtetasin T. M., 52 vjeç, i cili ka pësuar dëmtime fizike.
Specialistët e Seksionit të Trafikut Urban dhe Interurban Vlorë dhe Sarandë arrestuan shtetasit:
A. C., 40 vjeç, banues në Vlorë, pasi u konstatua nga shërbimet, në aksin rrugor “Gjergj Kastrioti”, Vlorë, duke drejtuar automjetin në gjendje të dehur;
J. Z., 40 vjeç, banues në Sarandë, pasi u konstatua nga shërbimet, në rrugën “Skënderbeu”, Sarandë, duke drejtuar automjetin në gjendje të dehur.
Materialet iu referuan Prokurorive përkatëse, për veprime të mëtejshme.