Strukturat e Policisë së Shtetit janë të angazhuara për parandalimin, evidentimin dhe goditjen e paligjshmërive.
Gjatë 72 orëve të fundit në të gjithë vendin janë proceduar penalisht 179 shtetas, konkretisht: 54 shtetas janë vënë në pranga, 116 janë proceduar në gjendje të lirë, si dhe janë shpallur në kërkim 9 shtetas, për vepra të ndryshme penale. Për lokalizimin, kapjen dhe vënien në pranga të shtetasve të shpallur në kërkim, vijon intensivisht puna nga ana e strukturave të Policisë.
Në fushën e narkotikëve janë evidentuar 13 raste, njëri prej tyre me autor/ë të paidentifikuar, ndërsa për rastet e tjera, 6 shtetas janë vënë në pranga dhe 10 shtetas janë proceduar në gjendje të lirë.
Në fushën e krimeve kundër personit janë evidentuar 17 raste. 4 shtetas janë vënë në pranga, 3 shtetas janë shpallur në kërkim dhe 15 shtetas janë proceduar në gjendje të lirë.
Në fushën e armëmbajtjes pa leje janë evidentuar 11 raste. 8 shtetas janë vënë në pranga, 1 shtetas është shpallur në kërkim dhe 5 shtetas janë proceduar në gjendje të lirë.
Në fushën e krimit ekonomik janë evidentuar 5 raste. 6 shtetas janë proceduar në gjendje të lirë.
Në fushën e krimit kibernetik janë evidentuar 2 raste, për të cilat vijojnë hetimet, me qëllim zbardhjen e autorësisë.
Në fushën e veprave penale me objekt vjedhjen e pasurisë/tentativat për vjedhje të pasurisë, janë evidentuar 23 raste, 14 prej tyre me autorë të paidentifikuar. 4 shtetas janë vënë në pranga, 4 shtetas janë shpallur në kërkim dhe 3 të tjerë janë proceduar në gjendje të lirë, për vjedhje të tjera.
Në fushën e krimit mjedisor dhe veprave penale me objekt shkatërrimin e pronës me zjarr ose me mjete të ndryshme, janë evidentuar 15 raste, njëri prej tyre me autor/ë të paidentifikuar. Për rastet e tjera, 1 shtetas është vënë në pranga dhe 13 shtetas janë proceduar në gjendje të lirë.
Për veprën penale “Dhuna në familje” janë evidentuar 17 raste- 6 shtetas janë vënë në pranga, 1 shtetas është shpallur në kërkim dhe 11 të tjerë janë proceduar në gjendje të lirë, si dhe janë plotësuar 17 kërkesëpadi për lëshimin e menjëhershëm të urdhrit të mbrojtjes.
Janë evidentuar:
-10 raste të organizimit të kundërligjshëm të lojërave të fatit, me 3 shtetas të vënë në pranga dhe 9 shtetas të proceduar në gjendje të lirë;
-6 raste të veprës penale “Kalimi i paligjshëm i kufirit shtetëror”, me 6 shtetas të proceduar në gjendje të lirë;
-5 raste të mosbindjes/kundërshtimit të urdhrave të punonjësve të Policisë, me 1 shtetas të shpallur në kërkim dhe 5 shtetas të proceduar në gjendje të lirë;
-5 raste të veprës penale “Prishja e qetësisë publike”, me 1 shtetas të vënë në pranga dhe 7 shtetas të proceduar në gjendje të lirë;
-3 raste të falsifikimit, njëri prej tyre me autor/ë të paidentifikuar, ndërsa 2 rastet e tjera me 2 shtetas të proceduar në gjendje të lirë;
-2 raste të veprës penale “Ndihma për kalim të paligjshëm të kufijve”, me 2 shtetas të proceduar në gjendje të lirë;
-2 raste të veprës penale “Vetëgjyqësia”, me 2 shtetas të proceduar në gjendje të lirë;
-1 rast i vjedhjes së energjisë elektrike, me autor/ë të paidentifikuar;
-nga 1 rast i veprave penale “Goditjet për shkak të detyrës” dhe “Largimi i të burgosurit nga vendi i qendrimit”, me nga 1 shtetas të vënë në pranga;
-1 rast i veprës penale “Shpërdorimi i detyrës”, me 1 shtetas të vënë në pranga dhe 3 shtetas të proceduar në gjendje të lirë;
-nga 1 rast i veprave penale “Shkelja e rregullave mbi lëndët plasëse dhe djegëse”, “Përdorimi me keqdashje i thirrjeve telefonike”, “Veprime në kundërshtim me vendimin e gjykatës”, “Neglizhenca në trajtimin mjekësor”, “Dhunimi i banesës” dhe “Përndjekja”, me nga 1 shtetas të proceduar në gjendje të lirë.
1 shtetas i shpallur në kërkim për veprat penale “Vrasja me paramendim”, mbetur në tentativë dhe kryer në formë të veçantë të bashkëpunimit, atë të organizatës kriminale, është ndaluar.
Në të gjithë vendin kanë ndodhur 9 aksidente, si pasojë e të cilave 1 shtetas ka humbur jetën dhe 12 shtetas janë dëmtuar. Janë evidentuar në total 49 raste të veprave penale në fushën e qarkullimit rrugor, njëri prej tyre me autor/ë të paidentifikuar. Për raste të tjera, 25 shtetas janë vënë në pranga dhe 28 shtetas janë proceduar në gjendje të lirë.