Raporti i ngjarjeve, 30 maj 2025

Strukturat e Policisë së Shtetit janë të angazhuara për parandalimin, evidentimin dhe goditjen e paligjshmërive.

Gjatë 24 orëve të fundit, në të gjithë vendin janë proceduar penalisht 89 shtetas, konkretisht: 24 shtetas janë vënë në pranga, 51 janë proceduar në gjendje të lirë, si dhe janë shpallur në kërkim 14 shtetas, për vepra të ndryshme penale. Për lokalizimin, kapjen dhe vënien në pranga të shtetasve janë shpallur në kërkim, vijojnë punën intensivisht, strukturat e Policisë.

Në fushën e narkotikëve janë evidentuar 4 raste. 3 shtetas janë vënë në pranga, 1 shtetas është shpallur në kërkim dhe 2 shtetas janë proceduar në gjendje të lirë.

Në fushën e mbajtjes pa leje të armëve dhe municionit luftarak, janë evidentuar 5 raste. 11 shtetas janë vënë në pranga, 3 shtetas janë shpallur në kërkim dhe 1 shtetas është proceduar në gjendje të lirë.

Në fushën e krimeve kundër personit janë evidentuar 9 raste. 1 shtetas është vënë në pranga, 1 shtetas është shpallur në kërkim dhe 9 shtetas janë proceduar në gjendje të lirë.

Në fushën e krimeve ekonomike, janë evidentuar 7 raste. 1 shtetas është ndaluar, 1 shtetas është shpallur në kërkim dhe 7 shtetas janë proceduar në gjendje të lirë.

Për veprat penale në fushën e vjedhjes/tentativës për vjedhje të pronës dhe pasurisë janë evidentuar 5 raste, njëri prej tyre me autor/ë të paidentifikuar. Për raste të tjera, 3 shtetas janë vënë në pranga dhe 2 shtetas janë shpallur në kërkim.

Në fushën e krimeve kundër mjedisit dhe veprave penale dhe objekt shkatërrimin e pronës me mjete të ndryshme, janë evidentuar 12 raste. 1 shtetas është vënë në pranga, 1 shtetas është shpallur në kërkim dhe 11 shtetas janë proceduar në gjendje të lirë.

Janë evidentuar 8 raste të dhunës në familje. 4 shtetas janë arrestuar, 4 shtetas janë shpallur në kërkim dhe 1 shtetas është proceduar në gjendje të lirë. Gjithashtu, janë plotësuar 3 kërkesëpadi për lëshimin e urdhrit të mbrojtjes së menjëhershme.

Janë evidentuar:

-4 raste të krimeve kibernetike, për të cilat po punohet me qëllim zbardhjen e autorësisë;

-4 raste të mosbindjes/kundërshtimit të urdhrave të punonjësve të Policisë. 2 shtetas janë arrestuar dhe 2 shtetas janë proceduar në gjendje të lirë;

-3 raste të falsifikimit. 3 shtetas janë proceduar në gjendje të lirë;

-2 raste të largimit të të burgosurit nga vendi i qendrimit. 2 shtetas janë arrestuar;

-2 raste të përndjekjes. 1 shtetas është arrestuar dhe 1 shtetas është shpallur në kërkim;

-1 rast i veprimeve në kundërshtim me vendimin e gjykatës, me 1 shtetas të shpallur në kërkim;

-nga 1 rast i kalimit të kundërligjshëm të kufirit, vjedhjes së energjisë elektrike, organizimit të kundërligjshëm të lojërave të fatit, neglizhencës në trajtimin mjekësor, dhunimit të banesës, prishjes së qetësisë publike, shkeljes së rregullave mbi lëndët plasëse, keqtrajtimit të të miturit dhe veprave të turpshme, me 9 shtetas në total, të proceduar në gjendje të lirë.

2 shtetas të kërkuar përkatësisht për fyerje të avokates ose për trafikim të mjeteve motorike dhe falsifikim të vulave/stampave, janë ndaluar dhe për to kanë nisur procedimet në gjendje të lirë.

Kanë ndodhur 3 aksidente rrugore, me 1 viktimë dhe 2 shtetas të dëmtuar. Janë evidentuar 16 raste të veprave penale në fushën e qarkullimit rrugor, njëri prej tyre me autor të paidentifikuar. Për raste të tjera, 7 shtetas janë vënë në pranga dhe 9 shtetas janë proceduar në gjendje të lirë.

Drejtoria Vendore e Policisë Lezhë

 

Specialistët e Sektorit të Qarkullimit Rrugor referuan materialet në Prokurori ku nisi procedimi penal për shtetasin A. T., 71 vjeç, banues në Laç, pasi në aksin rrugor “Lezhë-Milot”, duke drejtuar motomjetin, në efektin e alkoolit, ka humbur kontrollin dhe për pasojë motomjeti ka dalë nga rruga. Nga aksidenti është dëmtuar lehtë shtetasi A. T.

 

Gjithashtu, referuan materialet në Prokurori, për 3 shtetas të mitur:

-një 16-vjeçar, pasi duke drejtuar automjetin, pa leje drejtimi, ka humbur kontrollin dhe ka përplasur një automjet tjetër, me pasojë dëme materiale;

-një 17-vjeçar, pasi është konstatuar duke drejtuar automjetin, pa leje drejtimi;

-një 14-vjeçar, pasi është konstatuar duke drejtuar automjetin, pa leje drejtimi.

 

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Lezhë, për veprime të mëtejshme.

Drejtoria Vendore e Policisë Vlorë

 

Specialistët për Hetimin e Krimeve Ekonomike e Financiare në DVP Vlorë referuan materiale në Prokurori dhe nisën procedimin penal për shtetasin A. M., 56 vjeç, banues në Vlorë, pasi ndaj tij ka bërë kallëzim shtetasja D. F., se ky shtetas e ka mashtruar duke i marrë me qira një ambient biznesi, për të cilin nuk ka shlyer detyrimet kontraktuale.

 

Specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Vlorë referuan materiale në Prokurori dhe nisën procedimin penal për shtetasit:

  • Xh. Sh., pasi dyshohet se më datë 28.05.2025, në vendin e quajtur “Ura e Naunkës”, ka djegur një sipërfaqe toke me shkurre.
  • E. B., 40 vjeç, pasi më datë 28.05.2025, ndaj tij ka bërë kallëzim shtetasi B. L., i cili pretendon se ky shtetas e ka kanosur dhe ka tentuar ta godasë.
  • V. Z., 55 vjeç, pasi më datë 28.05.2025, ndaj tij ka bërë kallëzim shtetasi F. D., i cili pretendon se gjatë një mosmarrëveshjeje, ky shtetas e ka goditur me grusht në fytyrë.
  • A. D., 33 vjeç, pasi më datë 28.05.2025, dyshohet se ka goditur me grusht në fytyrë shtetasin G. K.

 

Specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Himarë referuan materiale në Prokurori dhe nisën procedimin penal për shtetasin V. Sh., 61 vjeç, banues në Vlorë, pasi dyshohet se ka vjedhur një sasi nafte nga depozita e një kamioni, në Himarë.

 

Materialet iu referuan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme.

Drejtoria Vendore e Policisë Dibër

 

Specialistët për Hetimin e Narkotikëve në DVP Dibër arrestuan shtetasin A. Ç., 54 vjeç, banues në Peshkopi, pasi gjatë kontrollit në automjetin e tij, shërbimet e Policisë i gjetën dhe sekuestruan 2 mjete prerëse (thika), ku njëra prej tyre plotëson kushtet e armës së ftohtë.

 

Me datë 29.05.2025, në një subjekt minerar në Martanesh, shtetasi I. D., 40 vjeç, banues në Martanesh, është dëmtuar aksidentalisht në këmbë gjatë punës. 40-vjeçari ndodhet në spital dhe është jashtë rrezikut për jetën.

 

Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Dibër, për veprime të mëtejshme.

Drejtoria Vendore e Policisë Berat

 

Specialistët e Seksionit për Hetimin e Narkotikëve referuan materialet në Prokurori, ku nisi procedimi në gjendje të lirë për shtetasin O. P., 35 vjeç, banues në Berat, pasi iu gjetën me vete dhe në banesë, sasi Cannabisi.

 

Shërbimet e Komisariatit të Policisë Berat referuan materialet në Prokurori, ku nisi procedimi në gjendje të lirë për shtetasin F. Q., 27 vjeç, banues në Berat, pasi nuk i është bindur urdhrave të punonjësve të Policisë, për të ndaluar automjetin që drejtonte dhe pas ndalimit, për të kryer testin e alkoolit. Atij iu morën mostra biologjike, me qëllim kryerjen e testit.

 

Dje, ka kallëzuar shtetasja R. N., 46 vjeçe, se janë hapur 2 llogari në TikTok, në të cilat janë postuar foto të djalit të saj, 15 vjeç. Punohet për përcaktimin e autorësisë së rastit.

 

Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë së Beratit, për veprime të mëtejshme.

DVP Kukës

 

Specialistët e Sektorit të Policisë Rrugore arrestuan në flagrancë shtetasin E. Sh., 22 vjeç, banues në Kukës, pasi drejtonte automjetin, pa leje drejtimi.

 

Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Kukës arrestuan në flagrancë shtetasin A. I., 22 vjeç, banues në Kukës, pasi ka thyer masën e sigurisë “Arrest në shtëpi”.

 

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Kukës, për veprime të mëtejshme.

Drejtoria Vendore e Policisë Fier

 

Specialistët e Sektorit të Qarkullimit Rrugor arrestuan në flagrancë shtetasin E. H., 32 vjeç, banues në Mallakastër, pasi u kap duke drejtuar automjetin, në gjendje të dehur.

 

Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Fier arrestuan në flagrancë shtetasin B. P., 35 vjeç, banues në Fier, pasi dyshohet se ka ushtruar dhunë ndaj bashkëshortes së tij.

 

Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Lushnjë shpallën në kërkim shtetasit Xh.(Sh.) Xh., 46 vjeç dhe I. S., 31 vjeç, të dy banues në fshatin Karbunarë, pasi ka kallëzuar një 41-vjeçar, se këta shtetas e kanë kanosur dhe i kanë marrë automjetin. Nga kontrolli në banesën e 31-vjeçarit, u gjet një sasi e vogël Kokaine. Punohet intensivisht për kapjen e 2 shtetasve dhe për sqarimin e rrethanave të rastit.

 

Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Fier, për veprime të mëtejshme.

 

Divjakë/Informacion paraprak

 

Rreth orës 08:30, në fshatin Këmishtaj, automjeti me drejtues shtetasin M. Xh., 18 vjeç, banues në Babunjë , ka përplasur këmbësorin, shtetasin Sh. K., 91 vjeç, banues në Këmishtaj, i cili ka ndërruar jetë.

 

Eshtë shoqëruar në Komisariat drejtuesi i automjetit me të cilin po kryhen veprimet procedurale.

 

Grupi hetimor po punon për sqarimin e plotë të rrethanave dhe shkakut të aksidentit.

Drejtoria Vendore e Policisë Shkodër

 

Në vijim të informacionit paraprak të dhënë dje, për aksidentin në aksin rrugor “Koplik- Shkodër”, informojmë se specialistët e Sektorit të Qarkullimit Rrugor referuan materialet në Prokurori, ku nisi procedimi në gjendje të lirë për veprën penale “Shkelja e rregullave të qarkullimit rrugor”, për shtetasin M. F., 32 vjeç, banues në fshatin Vrakë, pasi duke drejtuar automjetin, dyshohet se ka humbur kontrollin dhe për pasojë automjeti është përplasur me biçikletën me të cilën lëvizte shtetasi A. H., 69 vjeç. Si pasojë është dëmtuar lehtë 69-vjeçari.

 

Gjithashtu, specialistët e Sektorit të Qarkullimit Rrugor arrestuan shtetasin D. A., 46 vjeç, pasi u kap duke drejtuar automjetin, në gjendje të dehur.

 

Oficerët e Policisë Gjyqësore arrestuan shtetasin Gj. Q., 34 vjeç, banues në Shkodër, pasi nuk i është bindur urdhrit të punonjësit të Policisë Rrugore dhe e ka goditur atë me grusht, për shkak të detyrës.

 

Shkodër/Më datë 29.05.2025, në fshatin Bardhaj, në banesë, dyshohet se është vetëvrarë me armën e gjahut që e mbante me leje, shtetasi L. D., 55 vjeç. Punohet për dokumentimin e rrethanave të rastit.

 

Materialet proceduriale iu referuan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Shkodër, për veprime të metejshme.

Drejtoria Vendore e Policisë Korçë

Specialistët e Sektorit të Qarkullimit Rrugor arrestuan në flagrancë shtetasin B. N., 38 vjeç, banues në Durrës, pasi duke drejtuar automjetin, në gjendje të dehur, ka humbur kontrollin dhe për pasojë automjeti ka dalë nga rruga. Nga aksidenti janë shkaktuar dëme materiale.

Specialistët për Hetimin e Krimeve Ekonomike dhe Financiare referuan materialet në Prokurori ku filloi procedimi penal për shtetasit J. R., 42 vjeç, dhe R. M., 48 vjeç, banues në Tiranë, pasi nga verifikimet e kryera në 2 dyqanet që administronin, rezultoi se shitnin celularë dhe aksesorë për ta, pa fatura tatimore.

Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Pogradec referuan materialet në Prokurori dhe shpallën në kërkim shtetasin E. U., 29 vjeç, banues në Fushë Krujë, pasi nëpërmjet mashtrimit, i ka marrë një automjet, një 26-vjeçareje.

Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Devoll referuan materialet në Prokurori ku filloi procedimi penal për shtetasin G. N., 39 vjeç, banues në Bilisht, pasi në qytetin e Bilishtit, nuk i është bindur urdhrit të punonjësit të Policisë, për kontroll.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Korçë, për veprime të mëtejshme.

Drejtoria Vendore e Policisë Tiranë

Specialistët për Hetimin e Krimeve Ekonomike dhe Financiar pas komunikimit me Prokurorin ndaluan shtetasin A. S., 68 vjeç, pasi dyshohet se një apartament e ka shitur 2 herë.

Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Nr. 1:
-referuan materialet në Prokurori, ku nisi procedimi në gjendje të lirë për shtetasin A. D., 40 vjeç, pasi në anë të mashtrimit ka furnizuar automjetin dhe nuk i ka dhënë pagesën punonjësit të karburantit:
-shpallen në kërkim shtetasi Ch. V., 41 vjeç, pasi dyshohet se ka ushtruar dhunë ndaj ish-bashkëshortes. Punohet për kapjen e tij.

Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Nr. 3 arrestuan në flagrancë shtetasin A. Q., 42 vjeç, pasi ka ushtruar dhunë fizike ndaj babait të tij. Gjithashtu, ky shtetas ka thyer masën e sigurisë “Arrest në shtëpi”.

Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Nr. 4:
-referuan materialet në Prokurori, ku nisi procedimi në gjendje të lirë për shtetasin H. A., 52 vjeç, pasi në rrugën “Agim Prodani”, dyshohet se për motive të dobëta, ka goditur me grushte, një 67-vjeçar;
-referuan materialet në Prokurori, ku nisi procedimi në gjendje të lirë për shtetasin O. L., 28 vjeç, pasi u konstatua duke hedhur lëndë piroteknike;
-shpallën në kërkim shtetasin E. D., 42 vjeç, pasi dyshohet se ka ushtruar dhunë ndaj dajës së tij. Punohet për kapjen e tij;
-shpallën në kërkim shtetasin A. V., 42 vjeç, pasi dyshohet se ka kanosur një 37-vjeçar. Punohet për kapjen e tij.

Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Nr. 5:
-referuan materialet në Prokurori, ku nisi procedimi në gjendje të lirë për shtetasin B. K., 45 vjeç, pasi dyshohet se për motive të dobëta, është konfliktuar fizikisht, me një 27-vjeçar;
-referuan materialet në Prokurori, ku nisi procedimi në gjendje të lirë për shtetasin K. Z., 38 vjeç, pasi dyshohet se për motive të dobëta, është konfliktuar fizikisht, me një 40-vjeçar, i cili po merr ndihmë mjekësore në spital;
-shpallën në kërkim shtetasin A. F., 36 vjeç, pasi dyshohet se ka përndjekur një 34-vjeçare.

Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Nr. 6 arrestuan shtetasin A. B., 28 vjeç, pasi ka përndjekur deri në pallatin e saj një 24-vjeçare. Gjatë largimit nga pallati ka djegur një kabinë elektrike, duke shkaktuar humbje të energjisë elektrike në të gjithë pallatin.

Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Vore referuan materialet në Prokurori, ku nisi procedimi në gjendje të lirë për shtetasit L. H., 31 vjeç dhe E. S., 39 vjeç, pasi janë konfliktuar dyshohet me sende të forta me njëri-tjetrin. Të dy shtetasit morën mjekim në spital.

Specialistët e qarkullimit rrugor:
-arrestuan shtetasin E. Xh., 28 vjeç pasi u kap duke drejtuar automjetin, pa leje drejtimi dhe në gjendje të dehur;
-arrestuan shtetasin I. S., 24 vjeç pasi në Rrugën e Arbërit, me automjetin që drejtonte, ka përplasur këmbësoren, shtetasen R. D., 30 vjeçe, e cila është në kujdesin e mjekëve.
-referuan materialet në Prokurori, ku nisi procedimi në gjendje të lirë për shtetasit A. A., 56 vjeç, pasi në rrugën “Berisha”, dyshohet se ka humbur kontrollin mbi automjetin që drejtonte dhe si pasojë automjeti është përplasur me një automjet të parkuar. Nga aksidenti janë shkaktuar vetëm dëme materiale.

Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë së Tiranës, për veprime të mëtejshme.