Strukturat e Policisë së Shtetit janë të angazhuara për parandalimin, evidentimin dhe goditjen e paligjshmërive.
Gjatë 24 orëve të fundit, në të gjithë vendin janë proceduar penalisht 104 shtetas, konkretisht: 18 shtetas janë vënë në pranga, 81 janë proceduar në gjendje të lirë, si dhe janë shpallur në kërkim 5 shtetas, për vepra të ndryshme penale. Për lokalizimin, kapjen dhe vënien në pranga të shtetasve janë shpallur në kërkim, vijojnë punën intensivisht, strukturat e Policisë.
Në fushën e narkotikëve janë evidentuar 21 raste, 17 prej tyre, në fushën e kultivimit, me autorë të paidentifikuar. Për raste të tjera, 2 shtetas janë arrestuar dhe 2 shtetas janë proceduar në gjendje të lirë.
Në fushën e krimeve kundër personit janë evidentuar 9 raste. 2 shtetas janë shpallur në kërkim dhe 9 shtetas janë proceduar në gjendje të lirë.
Në fushën e mbajtjes pa leje të armëve, janë evidentuar 4 raste. 1 shtetas është ndaluar dhe 4 shtetas janë proceduar në gjendje të lirë.
Në fushën e krimeve ekonomike, janë evidentuar 14 raste. 2 shtetas janë ndaluar, 1 shtetas është shpallur në kërkim dhe 19 shtetas janë proceduar në gjendje të lirë.
Për veprat penale në fushën e vjedhjes/tentativës për vjedhje të pronës dhe pasurisë janë evidentuar 6 raste, 3 prej tyre me autorë të paidentifikuar. Për raste të tjera, 2 shtetas janë vënë në pranga, 1 shtetas është shpallur në kërkim dhe 1 shtetas është proceduar në gjendje të lirë.
Në fushën e krimeve kundër mjedisit dhe veprave penale dhe objekt shkatërrimin e pronës me mjete të ndryshme, janë evidentuar 21 raste. 2 shtetas janë vënë në pranga, 1 shtetas është shpallur në kërkim dhe 23 shtetas janë proceduar në gjendje të lirë.
Janë evidentuar 3 raste të dhunës në familje. 2 shtetas janë vënë në pranga, 1 shtetas është shpallur në kërkim dhe 1 shtetas është proceduar në gjendje të lirë. Gjithashtu, janë plotësuar 10 kërkesëpadi për lëshimin e urdhrit të mbrojtjes së menjëhershme.
Janë evidentuar:
-8 raste të pengimit të qarkullimit të mjeteve të transportit, me 8 shtetas të proceduar në gjendje të lirë;
-3 raste të vetëgjyqësisë, me 3 shtetas të proceduar në gjendje të lirë;
-5 raste të kalimit të kundërligjshëm të kufijve, me 7 shtetas të proceduar në gjendje të lirë;
-nga 2 raste të mosbindjes/kundërshtimit të punonjësve me funksione publike dhe veprimeve në kundërshtim me vendimin e gjykatës, secili me nga 1 shtetas të proceduar në gjendje të lirë;
-2 raste të vetëgjyqësisë. 2 shtetas janë proceduar në gjendje të lirë;
-nga 1 rast i ngacmimit seksual dhe dhënies ndihmë emigrantëve, për kalim të kundërligjshëm të kufirit, me nga 1 shtetas të arrestuar;
-nga 1 rast i heqjes së paligjshme të lirisë dhe moskallëzimit të krimit, me nga 1 shtetas të proceduar në gjendje të lirë.
2 shtetas të kërkuar për largim të të burgosurit nga vendi i qendrimit, janë ndaluar.
1 shtetas i kërkuar për prodhim/shitje narkotikësh, falsifikim të monedhave dhe shfrytëzim për prostitucion, është ndaluar.
Kanë ndodhur 6 aksidente rrugore, si pasojë e të cilave ka humbur jetën 1 shtetas dhe janë dëmtuar 5.
Janë kryer 13 vepra penale në fushën e qarkullimit rrugor. 5 shtetas janë vënë në pranga dhe 9 shtetas janë proceduar në gjendje të lirë.
Drejtoria Vendore e Policisë Tiranë
Specialistët për Hetimin e Krimeve të Narkotikëve në bashkëpunim me Komisariatin e Policisë Nr.6, kapën dhe ekzekutuan vendimin e Gjykatës për shtetasin E. H., 32 vjeç, e cila e ka dënuar me 6 vite bugim për veprën penale “Prodhim dhe shitja e narkotikëve”. 32-vjeçarit i ka mbetur për të vuajtur 1 vit e 9 muaj burg.
Specialistët e Komisariatit të Policisë Nr. 2 referuan materialet në Prokurori, ku nisi procedimi në gjendje të lirë për shtetasin U. H., 32 vjeç, pasi në ambientet e një lokali, për motive të dobëta ka goditur me grushte një 47-vjeçar.
Specialistët e Komisariatit të Policisë Nr. 3 arrestuan në flagrancë shtetasin D. P., 46 vjeç, për veprën penale “Ngacmimi seksual”. Arrestimi i tij u krye pasi gazetarët e emisionit investigativ “Piranjat”, mëngjesin e djeshëm, njoftuan shërbimet e Policisë, se 46-vjeçari kërkonte të kryente marrëdhënie seksuale me një 13-vjeçare, të cilës i kishte dërguar fotografi me përmbajtje intime. Policia ndërhyri menjëherë në adresën e dhënë dhe mundësoi kapjen e shtetasit D. P., në ambientet e jashtme të një subjekti privat. Policia e Tiranës falënderon gazetarët për referimin e rastit, si dhe i fton ata të vijojnë të kërkojnë ndërhyrjen e Policisë, për çdo rast paligjshmërie, pasi reagimi do të jetë i menjëhershëm dhe konform ligjit.
Specialistët e Komisariatit të Policisë Nr. 4 referuan materialet në Prokurori dhe shpallën në kërkim shtetasin S. N., 30 vjeç, pasi për motive të dobëta ka kanosur një 30-vjeçare si dhe i ka thyer me gur xhamin e banesës. Punohet për kapjen e tij.
Specialistët e qarkullimit rrugor:
-arrestuan shtetasit S. S., 30 vjeç dhe M. N., 34 vjeç, pasi u kapën duke drejtuar automjetet në gjëndje të dehur;
-arrestuan shtetasin A. L., 19 vjeç, pasi me automjetin që drejtonte në gjendje të dehur ka përplasur dy automjete të parkuara dhe më pas është larguar;
-referuan materialet në Prokurori, ku nisi procedimi në gjendje të lirë për shtetasin E. Ç., 35 vjeç, pasi tek Rrethi i Klanit, është përplasur me motomjetin me drejtues E. T., 30 vjeç. Si pasojë është dëmtuar 30-vjeçari, i cili ndodhet në spital, jashtë rrezikut për jetën.
Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme.
Drejtoria Vendore e Policisë Korçë
Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Maliq kapën dhe ndaluan shtetasin në kërkim P. L., 61 vjeç, banues në Plasë, pasi Gjykata e Korçës i ka caktuar masën e sigurisë “Arrest në burg”, për veprën penale “Dhuna në familje”.
Specialistët e Sektorit të Qarkullimit Rrugor arrestuan në flagrancë shtetasin M. V., 26 vjeç, banues në fshatin Goskovë, pasi u konstatua duke drejtuar automjetin, pa leje drejtimi dhe në gjendje të dehur, ndërsa jatë kontollit fizik iu gjet një sasi lënde e dyshuar narkotike kokainë.
Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Korçë referuan materialet në Prokurori, ku filloi procedimi penal për shtetasit S. M., 42 vjeç, banues në Korçë dhe A. K., 21 vjeç, banues në Starje, pasi gjatë kontrollit në automjetin me drejtues shtetasin S. M. dhe pasagjer shtetasin A. K., shërbimet e Policisë gjetën një armë gjahu dhe një sasi municioni luftarak, që shtetasi S. M. i posedonte pa leje, ndërsa shtetasi A. K. nuk ka kallëzuar për këtë vepër penale.
Gjithashtu, referuan materialet në Prokurori, për vlerësim, pasi ka kallëzuar shtetasja V. D., 51 vjeçe, se në ambientet e një lokali, shtetasi V. C., 29 vjeç, banues në Korçë, kamarier, ka shtyrë djalin e saj të mitur. Punohet për verifikimin e kallëzimit.
Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Pogradec referuan materialet në Prokurori, ku filloi procedimi penal për shtetasit:
-A. S., 24 vjeç dhe S. S., 27 vjeç, banues në fshatin Kalivaç, pasi dyshohet se për motive të dobëta, kanë goditur me grushte një 65-vjeçar;
-R. H., 56 vjeçe (bashkëshortja e 65-vjeçarit), pasi dyshohet se ka dëmtuar me sende të forta automjetin e shtetasit S. S.
Në Komisariatin e Policisë Maliq ka kallëzuar shtetasi A. R., 61 vjeç, banues në Libonik, se më datë 29.07.2025, është larguar nga banesa, i afërmi i tij, shtetasi A. B., 70 vjeç. Po punohet për gjetjen e tij.
Materialet proceduriale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Korçë, për veprime të mëtejshme.
Drejtoria Vendore e Policisë Fier
Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Divjakë arrestuan në flagrancë shtetasen M. K., 38 vjeçe, pasi dyshohet se ka ushtruar dhunë ndaj vajzës së saj 19 vjeçe.
Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Lushnjë referuan materialet në Prokurori, ku nisi procedimi penal për shtetasin F. D., 72 vjeç, për veprën penale “Ndërtimi i paligjshëm”.
Specialistët e Sektorit të Qarkullimit Rrugor referuan materialet në Prokurori, ku nisi procedimi penal për shtetasin E. H., 19 vjeç, banues në Fier, pasi u kap duke drejtuar automjetin, pa leje.
Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Fier, për veprime të mëtejshme.
Drejtoria Vendore e Policisë Lezhë
Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Lezhë referuan materialet në Prokurori, ku nisi procedimi penal për shtetasin R. O., 23 vjeç, banues në fshatin Balldre, pasi ka ushtruar dhunë fizike ndaj bashkëjetueses së tij.
Specialistët për Hetimin e Krimeve të Stacionit të Policisë Shëngjin referuan materialet në Prokurori, ku nisi procedimi penal për shtetasin V. H., 62 vjeç, banues në Lezhë, pasi dyshohet se ka ndërtuar pa leje, një strukturë druri, në zonën e plazhit në Kune.
Gjithashtu, referuan materialet në Prokurori, për vlerësim, pasi dje, në spitalin e Lezhës, është dërguar pa shenja jete, shtetasi N. N., 73 vjeç, banues në Shëngjin, i cili ka humbur jetën, në banesë, dyshohet për shkaqe natyrale.
Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Kurbin referuan materialet në Prokurori, ku nisi procedimi penal për shtetasin A. K., 58 vjeç, banues në Laç, pasi ka kanosur me fjalë, në rrugë, shtetasin L. J., 48 vjeç, banues në fshatin Zejmen.
Specialistët e Sektorit të Qarkullimit Rrugor referuan materialet në Prokurori, ku nisi procedimi penal për shtetaset:
-D. N., 39 vjeçe, banuese në Lezhë, pasi duke drejtuar automjetin, në rrugën e fshatit Rrilë, ka humbur kontrollin dhe si pasojë automjeti është përplasur me biçikletën me të cilën lëvizte një 12-vjeçar. I mituri po merr mjekim në spital dhe është jashtë rrezikut për jetën;
-D. M., 21 vjeçe, banuese në Shkodër, pasi në aksin rrugor “Milot-Lezhë”, automjeti që drejtonte është përplasur me automjetin me drejtues shtetasin F. P., 20 vjeç. Nga aksidenti është dëmtuar pasagjerja në automjetin e shtetasit F. P., e cila mori mjekim dhe është jashtë rrezikut për jetën.
Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Lezhë, për veprime të mëtejshme.
Gjirokastër
Specialistët për Hetimin e Krimeve të DVKM Gjirokastër arrestuan në flagrancë shtetasin I. L., 28 vjeç, banues në Shkodër, pasi dje, u konstatua nga shërbimet e Policisë Kufitare, në vendin e quajtur “Dritë”, duke pritur një grup emigrantësh të cilët dyshohet se do t’i transportonte kundrejt pagesës, në qytetin e Shkodrës, që të kalonin ilegalisht kufirin.
Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Gjirokastër referuan materialet në Prokurori ku nisi procedimi penal për shtetasin Q. B., 60 vjeç, banues në fshatin Golem, pasi dyshohet se është konfliktuar me shtetasen L. M., për motive të dobëta.
Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Tepelenë referuan materialet në Prokurori ku nisi procedimi penal për shtetasin P. G., 55 vjeç, banues në fshatin Dukaj, pasi u konstatua duke transportuar me automjet, lëndë drusore të prerë në mënyrë të paligjshme. Mjeti dhe lënda drusore u sekuestruan në cilësinë e provës materiale.
Specialistët për Hetimin e Krimeve të Stacionit të Policisë Memaliaj referuan materialet në Prokurori ku nisi procedimi penal për shtetasen N. B., 60 vjeçe, banuese në fshatin Kalivaç, pasi dje, dyshohet se ka ndezur zjarr afër banesës së saj, me qëllim pastrimin e tokës, dhe si pasojë e përhapjes së flakëve janë djegur disa pemë frutore dhe një sipërfaqe toke me bimësi.
Specialistët për Hetimin e Krimeve të Stacionit të Policisë Këlcyrë referuan materialet në Prokurori ku nisi procedimi penal për shtetasit P. B., 61 vjeç dhe F. M., 70 vjeç, të dy banues në Këlcyrë, pasi dje, dyshohet se janë konfliktuar fizikisht me njëri-tjetrin, për motive të dobëta.
Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Gjirokastër, për veprime të mëtejshme.
Drejtoria Vendore e Policisë Shkodër
Specialistët e Sektorit të Qarkullimit Rrugor arrestuan shtetasin L. D., 41 vjeç, banues në fshatin Zues, pasi automjeti që drejtonte është përplasur me motomjetin me drejtues shtetasin Xh. N., 34 vjeç, banues në fshatin Juban. Si pasojë është dëmtuar shtetasi Xh. N., i cili po merr mjekim dhe është jashtë rrezikut për jetën.
Gjithashtu, referuan materialet në Prokurori ku nisi procedimi penal për shtetasin E. Z., 26 vjeç, banues në Shkodër, pasi dje, në bulevardin “Bujar Bishanaku”, duke drejtuar automjetin, ka aksidentuar një fëmijë 5 vjeç, i cili po merr mjekim dhe jashtë rrezikut për jetën.
Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Shkodër shpallën në kërkim shtetasin E. L., 20 vjeç, pasi dyshohet se ka kanosur një 17-vjeçar, për motive të dobëta.
Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Shkodër referuan materialet në Prokurori, për vlerësim, pasi dje, shtetasi A. H., 55 vjeç, dyshohet se në gjendje të rënduar psikologjike, ka konsumuar fotoksinë dhe për pasojë ka humbur jetën në spital.
Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Shkodër, për veprime të mëtejshme.