Drejtoria Vendore e Policisë Tiranë
Specialistët për Hetimin e Narkotikëve vunë në pranga shtetasit:
-E. K., 21 vjeç, të cilit Gjykata i ka caktuar masë sigurie “Arrest në burg”, për veprën penale “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve”;
-Gj. D., 34 vjeç, pasi shërbimet e Forcës së Posaçme “Shqiponja” i gjetën një sasi Cannabisi.
Specialistët e Sektorit për Hetimin e Krimit Kibermetik kapën dhe vunë në pranga shtetasin T. H., 18 vjeç, pasi kishte në celular, faqe aktive për vënie bastesh sportive.
Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Nr. 1:
-arrestuan shtetasin E. V., 28 vjeç, pasi dyshohet se ka vjedhur 1 skuter elektrik;
-referuan materialet në Prokurori, ku nisi procedimi në gjendje të lirë për shtetasit I. M., 31 vjeç dhe A. D., 46 vjeç, pasi dyshohet se për motive të dobëta, janë konfliktuar me njëri-tjetrin.
Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Nr. 2:
-referuan materialet në Prokurori, ku nisi procedimi në gjendje të lirë për shtetasen V. B., 38 vjeçe, pasi dyshohet se është larguar nga banesa dhe ka braktisur fëmijën e saj të mitur;
-referuan materialet në Prokurori, ku nisi procedimi në gjendje të lirë për shtetasin A. C., 32 vjeç, pasi dyshohet se për motive të dobëta, ka kanosur një 45-vjeçar;
-shpallën në kërkim shtetasin B. R., 28 vjeç, pasi dyshohet se për motive të dobëta, ka qëlluar me shuplakë, një 23-vjeçare. Punohet për kapjen e 28-vjeçarit.
Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Nr. 3 referuan materialet në Prokurori, ku nisi procedimi penal për shtetasit M. A., D. A., A. V dhe V. A., të afërm me njëri-tjetrin, pasi dyshohet se për motive të dobëta, kanë kanosur njëri-tjetrin.
Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Nr. 4
-referuan materialet në Prokurori, ku nisi procedimi penal për shtetasin B. B., 62 vjeç, pasi dyshohet se në kundërshtim me ligjin, ka hedhur një sasi inertesh, në afërsi të Rrugës së Arbërit;
-referuan materialet në Prokurori, ku nisi procedimi penal për shtetasit S. L., 37 vjeç dhe F. L., 33 vjeç, pasi dyshohet se në gjendje të dehur, kanë kanosur shtetasin K. S., si dhe i kanë dëmtuar ambientet e lokalit;
-referuan materialet në Prokurori, ku nisi procedimi në gjendje të lirë për shtetasin A. M., 29 vjeç, për veprën penale “Mosbindja ndaj urdhrit të punonjësit të Policisë së rendit publik”;
-shpallën në kërkim shtetasit T. A., 35 vjeç dhe F. R., 19 vjeç, si dhe referuan materialet në Prokurori, ku nisi procedimi në gjendje të lirë për shtetasin Z. R., 45 vjeç, pasi dyshohet se për motive të dobëta, kanë goditur 2 shtetas. Punohet për kapjen e 2 shtetasve të shpallur në kërkim, si dhe për dokumentimin e rrethanave të rastit.
Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Nr. 5:
-arrestuan shtetasin Z. K., 72 vjeç, si dhe referuan materialet në Prokurori, ku nisi procedimi në gjendje të lirë për shtetasin A. I., 55 vjeç, pasi dyshohet se për motive të dobëta, janë konfliktuar me njëri-tjetrin. Gjatë konfliktit, 72-vjeçari i ka dëmtuar dorën, 55-vjeçarit, me mjet prerës;
-referuan materialet në Prokurori, ku nisi procedimi në gjendje të lirë për shtetasin A. R., 28 vjeç, pasi ka kundërshtuar shoqërimin në ambientet e Policisë, për të dhënë sqarim rreth një konflikti në të cilin dyshohet se ka qenë i përfshirë.
Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Nr. 6:
-arrestuan shtetasin B. I., 35 vjeç, pasi dyshohet se ka ngacmuar seksualisht, një 19-vjeçare;
-referuan materialet në Prokurori, ku nisi procedimi në gjendje të lirë për shtetasin M. K., 63 vjeç, pasi dyshohet se nga pakujdesia, ka djegur një sipërfaqe toke në pronësi të tij, në fshatin Prush.
Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Nr. 7 referuan materialet në Prokurori, ku nisi procedimi në gjendje të lirë për shtetasin E. M., 37 vjeç, pasi dyshohet se për motive të dobëta, ka goditur me grushte, shtetasin B. T..
Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Krujë shpallën në kërkim 2 shtetas të moshave 17 vjeç dhe 18 vjeç, pasi ka kallëzuar një 27-vjeçar, se për motive të dobëta, kanë qëlluar në drejtim të tij, me armë zjarri, por pa shkaktuar dëmtime. Punohet për kapjen e 2 shtetasve, si dhe për verifikimin e kallëzimit dhe rrethanave të tjera të rastit.
Specialistët e qarkullimit rrugor arrestuan shtetasit:
-S. K., 21 vjeç, pasi u kap duke drejtuar automjetin, në gjendje të dehur;
-I. Ll., 61 vjeç, pasi automjeti që dyshohet se drejtonte në gjendje të dehur, është përplasur me automjetin që drejtonte shtetasi B. B.. Nga përplasja pati vetëm dëme materiale. Ndërkaq, 61-vjeçari u shoqërua në spital, ku është në kujdesin e mjekëve, të cilët do të kryejnë dhe ekzaminimet e nevojshme toksikologjike.
Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë së Tiranës, për veprime të mëtejshme.
Tiranë
Nxiste 3 të mitur që të organizuar si grup, të kryenin vjedhje në zona të ndryshme të kryeqytetit, kapet 39-vjeçari.
I ndaluari, i dënuar më parë për të njëjtin krim, për të cilin shtynte të miturit.
Sekuestrohen sende të vjedhura dhe sende që dyshohet se i shërbenin të arrestuarit, për të konsumuar lëndë narkotike.
Shërbimet e Komisariatit të Policisë Nr. 4, si rezultat i punës hetimore, për të nxjerrë përpara përgjegjësisë penale, shtetasit e implikuar në vjedhje, kapën në kuadër të operacionit “Nxitësi”, shtetasin e shpallur në kërkim, Xh. H., 39 vjeç.
Ai dyshohet se ka shtyrë në mënyrë të përsëritur, 3 shtetas të moshave 12 dhe 13 vjeç, për të kryer vjedhje të ndryshme, në disa zona të Tiranës.
Vijojnë hetime për të dokumentuar plotësisht veprimtarinë kriminale të 39-vjeçarit, në fushën e vjedhjes së pronës dhe pasurisë.
Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë së Tiranës, për veprime të mëtejshme.
Kukës/Patrullime në të gjithë territorin e qarkut, për të konstatuar parkimet e gabuara, që bëhen shkak për pengimin e lëvizjes së përdoruesve të rrugës.
Për këtë paligjshmëri, arrestohet 1 shtetas dhe procedohen penalisht 3.
I arrestuari, automjetin me të cilin kishte penguar lëvizjen, e drejtonte pa leje.
Bllokohen 4 automjetet.
Policia Rrugore e Kukësit, krahas punës për parandalimin e aksidenteve dhe ndëshkimin e shkelësve të rregullave të qarkullimit, që janë burim i ngjarjeve me pasoja për shëndetin dhe jetën e përdoruesve të rrugës, po kryen kontrolle, me objektiv evidentimin e rasteve të pengimit të qarkullimit, nëpërmjet parkimit të gabuar të mjeteve.
Si rezultat i kontrolleve, u goditën 4 raste të kësaj paligjshmërie, për të cilat shërbimet e Komisariatit të Policisë Kukës arrestuan shtetasin E. G., 28 vjeç, dhe referuan materialet në Prokurori, ku nisi procedimi në gjendje të lirë për shtetasit E. K., 31 vjeç, A. M., 18 vjeç dhe R. M., 28 vjeç.
Shtetasi E. G., me automjetin që drejtonte pa leje, dhe 3 shtetasit e proceduar, me automjetet që drejtonin, kishin penguar levizjen në akse të ndryshme të qytetit të Kukësit, si pasojë e parkimeve të gabuara.
Kontrollet kundër kësaj paligjshmërie, vijojnë.
Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë së Kukësit, për veprime të mëtejshme.
Drejtoria Vendore e Policisë Kukës apelon për drejtuesit e mjeteve, që të respektojnë rregullat e qarkullimit rrugor dhe të shmangin çdo veprim që pengon lëvizjen e lirë të mjeteve dhe këmbësorëve. Parkimet e gabuara, veçanërisht në trotuare apo rrugëkalime, do të përballen me masa të menjëhershme penale dhe administrative.
Drejtoria Vendore e Policisë Elbasan
Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Elbasan referuan materialet në Prokurori ku nisi procedimi penal për shtetasin Y. Xh., 54 vjeç, pasi dyshohet se ka goditur me grushte një 26-vjeçar, për motive të dobëta.
Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Librazhd referuan materialet në Prokurori ku nisi procedimi në gjendje të lirë për veprën penale “Neglizhenca në trajtimin mjekësor”, për shtetasin A. I., 69 vjeç, mjek në spitalin e Librazhdit, pasi ka kallëzuar një 42-vjeçare, me pretendimin se ky mjek ka neglizhuar trajtimin mjekësor të dajës së saj, shtetasit M. D., 52 vjeç, i cili ka humbur jetën në spital, më datë 31.08.2025.
Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Gramsh referuan materialet në Prokurori ku nisi procedimi penal për shtetasen D. L., 38 vjeçe,pasi dyshohet se gjatë punimeve për riparimin e magazinës së saj, është dëmtuar muri i marketit të shtetasit R. D., 54 vjeç.
Cërrik/Dje, ka kallëzuar shtetasja B. L., 50 vjeçe, se më datë 01.09.2025, ka humbur kontaktet me bashkëjetuesin e saj, shtetasin G. S., 50 vjeç, i cili nuk është kthyer në banesë, pas punës. Po punohet për gjetjen e 50-vjeçarit.
Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Elbasan, për veprime të mëtejshme.
Qarku Shkodër
Në vijim të informacionit paraprak të dhënë dje, për aksidentin në fshatin Gimaj, informojmë se specialistët e Sektorit të Qarkullimit Rrugor referuan materialet në Prokurori ku nisi procedimi në gjendje të lirë për veprën penale “Shkelja e rregullave të qarkullimit rrugor”, për shtetasin T. K., 59 vjeç, pasi dyshohet se humbi kontrollin mbi drejtimin e automjetit, i cili për pasojë u përmbys. Pasagjeri që u dëmtua vijon të jetë në kujdesin e mjekëve.
Gjithashtu, specialistët e Sektorit të Qarkullimit Rrugor:
-arrestuan shtetasin K. E., 44 vjeç, banues në Shkodër, pasi u kap duke drejtuar automjetin, në gjendje të dehur;
-referuan materialet në Prokurori, pasi dje, në aksin rrugor “Velipojë-Shkodër”, motomjeti me drejtues shtetasin A. N., 32 vjeç, është përplasur me automjetin me drejtues shtetasin kosovar L. Xh., 55 vjeç. Si pasojë është dëmtuar lehtë drejtuesi i motomjetit.
Specialistët për Hetimin e Krimeve Ekonomiko-Financiare referuan materialet në Prokurori ku nisi procedimi penal për shtetasin F. R., 56 vjeç, banues në fshatin Grizhë, për veprat penale “Falsifikimi i letërnjoftimeve, i pasaportave ose i vizave” dhe “Shpërdorimi i detyrës”, pasi ka kallëzuar shtetasja A. C., 30 vjeçe, se në vitin 2011, kur shtetasi F. R. ka qenë përgjegjës në Zyrën e Gjendjes Civile në fshatin Gruemirë, kanë vjedhur të dhënat personale të saj dhe të prindërve, të cilat më pas janë përdorur nga shtetas të paidentifikuar për të aplikuar për dokumente identifikimi. Vijojnë hetimet për rastin.
Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Shkodër referuan materialet në Prokurori, ku nisi procedimi në gjendje të lirë për shtetasit:
-A. M., për veprat penale “Pushtimi i tokës” dhe “Dhunimi i banesës”, dhe Z. K., për veprën penale “Fshehja e të ardhurave”, pasi shtetasi Z. K. i ka dhënë me qira një objekt banimi, pa kontratë qiraje, shtetasit A. M., i cili më pas nuk ka pranuar ta lirojë objektin;
-E. K., 26 vjeç, banues në Shkodër, pasi në ambientet e lokalit që administron, është konstatuar muzikë pas orarit të lejuar.
Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Malësi e Madhe referuan materialet në Prokurori, për vlerësim, pasi dje, dyshohet se për shkak të një shkëndije elektrike, ka rënë zjarr në banesën e shtetasit N. D., në fshatin Nikç. Si pasojë u shkaktuan vetëm dëme materiale.
Shërbimet e DVKM Shkodër referuan materialet në Prokurori, ku nisi procedimi në gjendje të lirë për shtetasin M. K., 25 vjeç, për veprat penale “Kalimi i paligjshëm i kufirit shtetëror”dhe “Mosbindja ndaj urdhrit të punonjësit të Policisë”, pasi dje, në PKK Sukobine Muriqan dhe në hyrje të Republikës së Shqipërisë, nuk i është bindur urdhrave të punonjësve të Policisë Kufitare, për të ndaluar automjetin.
Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Shkodër, për veprime të mëtejshme.
Drejtoria Vendore e Policisë Vlorë
Specialistët për Hetimin e Narkotikëve në DVP Vlorë arrestuan në flagrancë shtetasin G. B., 18 vjeç, banues në Fier, pasi gjatë kontrollit të ushtruar ndaj tij, në fshatin Palasë, Himarë, iu gjetën dhe iu sekuestruan disa doza me kokainë dhe kanabis.
Specialistët e Seksionit të Trafikut Urban dhe Interurban Vlorë arrestuan në flagrancë shtetasin A. M., 48 vjeç, banues në Vlorë, pasi u konstatua duke drejtuar automjetin në gjendje të dehur.
Specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Vlorë referuan materiale në Prokurori dhe shpallën në kërkim shtetasin G. Ll., 31 vjeç, banues në Vlorë, pasi dyshohet se ka ushtruar dhunë psikologjike ndaj prindërve të tij.
Po këta specialistë referuan materiale për vlerësim, pasi më datë 01.09.2025, dyshohet se është rrëzuar aksidentalisht me monopatin dhe ka mbetur i dëmtuar shtetasi B. Rr., 46 vjeç, banues në Vlorë. Ky shtetas ndodhet në spital, jashtë rrezikut për jetën.
Materialet iu referuan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme.
Durrës
Specialistët për Hetimin e Krimeve të Stacionit të Policisë Manzë arrestuan në flagrancë shtetasin B. S., 48 vjeç, banues në Rrogozhinë, pasi është kapur në tentativë për të vjedhur në një resort në Hamallaj.
Specialistët e Qarkullimit Rrugor të DVP Durrës arrestuan në flagrancë shtetasin M. Zh., 49 vjeç, banues në Durrës, pasi u kap duke drejtuar automjetin, në gjendje të dehur.
Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Shijak referuan materialet në Prokurori, ku nisi procedimi penal në gjendje të lirë për shtetasit B. V., 30 vjeç, F. D., 28 vjeç, K. D., 32 vjeç, M. D., 52 vjeç dhe Sh. D., 60 vjeç, të gjithë banues në Shijak, sepse janë konfliktuar fizikisht me njëri-tjetrin, pas përplasjes së automjeteve me të cilat ata qarkullonin.
Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Durrës, për veprime të mëtejshme.
Drejtoria Vendore e Policisë Korçë
Specialistët e Sektorit të Qarkullimit Rrugor arrestuan në flagrancë shtetasin E. K., 45 vjeç, banues në Bilisht, pasi u kap duke drejtuar automjetin, në gjendje të dehur.
Gjithashtu, referuan materialet në Prokurori, ku filloi procedimi penal për shtetasit:
-E. S., 20 vjeç, banues në Korçë, pasi u kap duke drejtuar automjetin, pa leje drejtimi;
-J. S., 31 vjeçe, banuese në Korçë, për veprën penale “Shkelja e rregullave të qarkullimit rrugor”, pasi mesditën e djeshme, duke drejtuar automjetin, përplasi biçikletën me të cilën lëvizte shtetasja E. Ç., 51 vjeçe, e cila është jashtë rezikut për jetën.
Shërbimet e Komisariatit të Policisë Pogradec referuan materialet në Prokurori ku filloi procedimi penal për shtetasin F. K., 66 vjeç, banues në fshatin Rrëmenj, pasi dyshohet se nga pakujdesia ka ndezur zjarr dhe si pasojë e përhapjes së flakëve është djegur një sipërfaqe toke me bimësi dhe me pemë frutore.
Shërbimet e Komisariatit të Policisë Korçë referuan materialet në Prokurori, ku filloi procedimi penal për shtetasin E. B., 49 vjeç, banues në Korçë, pasi me vetëgjyqësi ka dëmtuar bravën e derës së banesës së një 40-vjeçari.
Shërbimet e Komisariatit të Policisë Devoll referuan materialet në Prokurori dhe shpallën në kërkim shtetasin A. D., 22 vjeç, banues në Thumanë, Krujë, pasi dyshohet se i ka vjedhur një shumë lekësh, një shtetasi, në banesë.
Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Korçë, për veprime të mëtejshme.
Durrës/Vijojnë operacionet e njëpasnjëshme për kapjen e shtetasve në kërkim.
Finalizohet operacioni policor i koduar “Night in”, për kapjen e një shtetasi në kërkim ndërkombëtar.
Kapet në Durrës dhe arrestohet me qëllim ekstradimin në Itali, një 25-vjeçar i akuzuar nga autoritetet italiane, për trafikim të narkotikëve.
Si rezultat i kontrolleve të kryera bazuar në informacionet e siguruara nga inteligjenca policore, për vendndodhjen e një shtetasi në kërkim ndërkombëtar, shërbimet e Drejtorisë Vendore të Policisë Durrës, në bashkëpunim me shërbimet e Drejtorisë së Forcës së Posaçme Operacionale të Drejtorisë së Përgjithshëm të Policisë së Shtetit, kanë organizuar dhe finalizuar operacionin policor të koduar “Night in”.
Gjatë këtij operacioni, u kap dhe u arrestua me qëllim ekstradimin në Itali, shtetasi R. M., 25 vjeç, banues në Shijak.
Ky shtetas ishte shpallur në kërkim ndërkombëtar nga Interpol Tirana, pasi Gjykata e Breshias, Itali, me vendimin e datës 31.01.2025, i ka caktuar masën e sigurisë “Arrest në burg”, për veprën penale “Trafikimi i narkotikëve”.
Interpol Tirana dhe Interpol Roma do të kryejnë procedurat për ekstradimin e këtij shtetasi, në Itali.
Drejtoria Vendore e Policisë Fier
Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Mallakastër referuan materialet në Prokurori, ku nisi procedimi në gjendje të lirë për shtetasit E. M., 44 vjeç, banues në Tiranë dhe A. M., 24 vjeç, banues në Fier, pasi dyshohet se nuk kanë kontrolluar tubat në të cilat qarkullonte nafta, në shoqërinë për trajtimin e këtyre lëndëve, në të cilën janë të punësuar përkatësisht si inxhinier dhe përgjegjës sektori. Si pasojë e dëmtimit të njërit prej tubave, ka rrjedhur lëndë hidrokarbure që ka ndotur një sipërfaqe toke (pronë shtetërore) në fshatin Lavdan.
Specialistët e Sektorit të Qarkullimit Rrugor arrestuan në flagrancë shtetasin E. J., 38 vjeç, banues në Durrës, pasi u kap duke drejtuar automjetin, në gjendje të dehur.
Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Lushnjë referuan materialet në Prokurori, ku nisi procedimi në gjendje të lirë për shtetasit I. Sh. dhe P. K., për veprën penale “Ndërtimi i paligjshëm”.
Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Divjakë referuan materialet në Prokurori, ku nisi procedimi në gjendje të lirë për shtetasen K. E., 29 vjeçe, banuese në Tiranë, pasi me automjetin që drejtonte, ka goditur një automjet të parkuar, dhe është larguar nga vendngjarja. Si pasojë pati vetëm dëme materiale.
Informacion paraprak/Rreth orës 09:00, në vendin e quajtur “Pushimi i shoferit”, automjeti me drejtues shtetasin E. M., 28 vjeç, është përplasur me automjetin me drejtuese shtetasen Q. B., 31 vjeçe. Si pasojë, është dëmtuar 31-vjeçarja, e cila është në kujdesin e mjekëve dhe jashtë rrezikut për jetën. Grupi hetimor po punon për sqarimin e rrethanave të aksidentit.
Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë së Fierit, për veprime të mëtejshme.
Malësi e Madhe/Vijojnë kontrollet për kapjen e shtetasve të shpallur në kërkim.
I dyshuar si bashkëpunëtor për kultivimin e 2000 bimëve narkotike, në fshatin Mukset, kapet dhe vihet në pranga 38-vjeçari.
Si rezultat i kontrolleve të vazhdueshme për lokalizimin dhe kapjen e shtetasve në kërkim, bazuar dhe në informacionet e siguruara në rrugë operative, specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Malësi e Madhe kanë lokalizuar, kapur dhe ndaluar shtetasin V. M., 38 vjeç, banues në fshatin Vukpalaj.
Ky shtetas ishte shpallur në kërkim pasi Gjykata e Shkallës së Parë e Juridiksionit të Përgjithshëm Shkodër i ka caktuar masën e sigurisë “Arrest në burg”, për veprën penale “Kultivimi i bimëve narkotike”, kryer në bashkëpunim.
Shtetasi V. M. dyshohet se në bashkëpunim me disa shtetas të tjerë, në muajin gusht 2021, ka kultivuar 2000 bimë narkotike në territorin e fshatit Mukset, njësia administrative Shkrel.
Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Shkodër, për veprime të mëtejshme.
DVP Tiranë/Finalizohet operacioni policor i koduar “Again”.
Lëvizte i armatosur me pistoletë me fishek në fole, kapet në flagrancë dhe vihet në pranga 30-vjeçari, i dënuar më parë për armëmbajtje pa leje dhe për vjedhje me dhunë.
Vihet në pranga dhe shoku i tij, për moskallëzim krimi.
Sekuestrohet pistoleta me municion luftarak.
Shërbimet e Forcës së Posaçme “Shqiponja”, në vijim të punës për evidentimin dhe goditjen e rasteve të armëmbajtjes pa leje, bazuar dhe në informacionet e siguruara për një shtetas që lëvizte i armatosur, kanë organizuar dhe finalizuar operacionin policor të koduar “Again”.
Gjatë operacionit, shërbimet e Policisë kanë kapur në flagrancë në rrugën “Ibrahim Rugova”, shtetasin S. S., duke lëvizur me këmbë, me 1 armë zjarri pistoletë me fishek në fole, që e mbante në brez.
Në vijim të veprimeve procedurale, specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Nr. 2 arrestuan shtetasit: S. S., 30 vjeç, banues në Tiranë, me precendent të theksuar penal dhe E. T., 35 vjeç, i cili shoqëronte 30-vjeçarin.
Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme.
Policia e Shtetit
Finalizohet faza e radhës e operacionit ndërkombëtar “The Wanted”, si rezultat i bashkëpunimit intensiv me partnerët, për lokalizimin, kapjen dhe arrestimin me qëllim ekstradimin, të shtetasve të shpallur në kërkim ndërkombëtar.
Kapet në Malin e Zi dhe arrestohet me qëllim ekstradimin në Shqipëri, një shtetas i akuzuar për kultivim të bimëve narkotike, në Lezhë.
Falë informacionit të siguruar nga Departamenti i Policisë Kriminale në Policinë e Shtetit dhe i shkëmbimit të tij me Policinë e Malit të Zi, nëpërmjet Interpol Tiranës, u bë i mundur arrestimi në Malin e Zi, me qëllim ekstradimi në Shqipëri, i shtetasit shqiptar M. D., 31 vjeç.
Ky shtetas ishte shpallur në kërkim ndërkombëtar pasi Gjykata e Shkallës së Parë e Juridiksionit të Përgjithshëm Lezhë, me vendimin e datës 23.04.2025, i ka caktuar masën e sigurisë “Arrest me burg”, për veprën penale “Kultivimi i bimëve narkotike”, kryer në bashkëpunim.
Nga hetimet e kryera në kuadër të operacionit policor të koduar “Vakumi”, i zhvilluar në muajin prill 2025, dyshohet se shtetasi M. D., ka bashkëpunuar me 1 shtetas të arrestuar gjatë këtij operacioni, për kultivimin e 1640 bimëve narkotikëve, në fshatrat Gocaj dhe Rraboshte, Lezhë. Gjatë operacionit “Vakumi” janë sekuestruar rreth 34 kilogramë lëndë e dyshuar narkotike cannabis sativa, e paketuar për shitje.
Interpol Tirana, në bashkëpunim me autoritetet e Malit të Zi, vijon punën për finalizimin e procedurave të ekstradimit të shtetasit M. D., në Shqipëri.