Strukturat e Policisë së Shtetit janë të angazhuara për parandalimin, evidentimin dhe goditjen e paligjshmërive.
Lezhë/Informacion paraprak
Rreth orës 05:30, në aksin rrugor “Lezhë-Shkodër”, në vendin e quajtur “Kryqëzimi i Dajçit”, automjeti i Repartit Ushtarak Vau i Dejës, me drejtues shtetasin B. N., është përplasur me automjetin autobot, me drejtues shtetasin N. P.
Si pasojë e aksidentit janë dëmtuar shtetasit Gj. H., 33 vjeç, R. D., 57 vjeçe, E. Q., 23 vjeç, J. B., 28 vjeç, D. L., 29 vjeç dhe D. K., 27 vjeç, banues në Shkodër (ushtarakë), pasagjerë në automjetin që drejtonte shtetas B. N., të cilët janë dërguar në spital, për ndihmë mjekësore, jashtë rrezikut për jetën.
Automjeti i Repartit Ushtarak ishte nisur në drejtim të Mirditës, për të ndihmuar në shuarjen e zjarreve.
Grupi hetimor në vendngjarje po punon për sqarimin e rrethanave të aksidentit.
Drejtoria Vendore e Policisë Korçë
Komisariati i Policisë Korçë arrestoi në flagrancë shtretasin Zh. D., 63 vjeç, banues në Gollomboç, Pustec, pasi ka ushtruar dhunë ndaj vëllait të tij, i pajisur me urdhër mbrojtjeje.
Komiariati i Policisë Maliq referoi materialet në Prokurori, ku filloi procedimi në gjendje të lirë për shtetasin E. T., 36 vjeç, banues në Maliq, si dhe shpalli në kërkim shtetasin E. H., 38 vjeç, banues në Maliq, pasi në bashkëpunim me njëri-tjetrin transportonin dhe shisnin lëndë drusore të prerë në mënyrë të paligjshme.
Komisariati i Policisë Pogradec referoi materialet në Prokurori, ku filloi procedimi në gjendje të lirë për shtetasin A. B., 50 vjeç, banues në Pogradec, pasi në rrugë, ka kanosur dhe fyer një 52-vjeçar, për motive të dobëta.
Sektori i Policisë Rrugore referoi materialet në Prokurori, ku filloi procedimi në gjendje të lirë për shtetasin E. P., 38 vjeç, banues në Pogradec, sepse në aksin “Korçë-Pogradec”, në fshatin Grabovicë, pas përplasjes së automjetit që drejtonte me një automjet tjetër, me pasojë dëme materiale, është larguar nga vendi i ngjarjes.
Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Korçë, për veprime të mëtejshme.
Elbasan/Vijon me intensitet zbatimi i masave të përcaktuara në planet operacionale mbarëkombëtare “Sundimi i ligjit” dhe “Para drejtësisë”.
Finalizohet operacioni policor i koduar “Convert”.
I dënuar me 20 vjet burgim, për veprimtari kriminale në fushën e narkotikëve, kapet dhe vihet në pranga 54-vjeçari.
Komisariati i Policisë Elbasan, në vijim të operacioneve për kapjen e shtetasve të shpallur në kërkim, të cilat zhvillohen në kuadër të megaoperacioneve “Sundimi i ligjit” dhe “Para drejtësisë”, bazuar në inteligjencën policore për vendndodhjen e një shtetasi në kërkim, kanë organizuar dhe finalizuar operacionin policor të koduar “Convert”.
Si rezultat i operacionit u kap dhe u ndalua shtetasi në kërkim Agron Çakalli, 54 vjeç, banues në Elbasan.
Këtë shtetas, Gjykata e Apelit për Krimet e Renda Kretë, Greqi, me vendimin e datës 02.12.2016, e ka dënuar me burgim të përjetshëm, për veprat penale “Trafikimi i lëndëve narkotike” dhe “Kultivimi i bimëve narkotike”.
Gjykata e Apelit e Juridiksionit të Përgjithshëm e ka njohur këtë vendim penal dhe me vendimin e datës 17.04.2024, ia ka konvertuar dënimin, shtetasit Agron Çakalli, në 20 vjet burgim.
Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Elbasan, për veprime të mëtejshme.
Policia e Shtetit/Vijon operacioni “Para drejtësisë”, ekstradohet nga Gjeorgjia, 1 shtetas turk.
I ekstraduari akuzohet nga GjKKO-ja, se gjatë periudhës 2020-2021, ka qenë pjesëtar i një grupi të strukturuar kriminal që ilegalisht transportonte emigrantë, kryesisht në Itali, me skaf.
Si rezultat i koordinimit të veprimeve me homologët në Gjeorgji, Interpol Tirana finalizoi procedurën për ekstradimin në Shqipëri, të shtetasit turk, të kërkuar ndërkombëtarisht, Y. H., 50 vjeç.
Në vitin 2022, Gjykata e Posaçme e Shkallës së Parë për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar i ka caktuar 50-vjeçarit, masën e sigurisë “Arrest në burg”, për veprën penale “Ndihma për kalim të paligjshëm të kufijve”, kryer në kuadër të grupit të strukturuar kriminal.
Shtetasi Y. H. akuzohet se gjatë periudhës 23.04.2020-01.10.2021, në bashkëpunim me shtetas të tjerë dhe me qëllim përfitimin, ka transportuar ilegalisht, në Itali, me skaf, por dhe në shtete të tjera të Bashkimit Europian, emigrantë nga Siria, Egjipti dhe Irani.
Gjatë 24 orëve të fundit, në të gjithë vendin janë proceduar penalisht 76 shtetas, konkretisht: 15 shtetas janë vënë në pranga, 54 janë proceduar në gjendje të lirë, si dhe janë shpallur në kërkim 7 shtetas, për vepra të ndryshme penale. Për lokalizimin, kapjen dhe vënien në pranga të shtetasve janë shpallur në kërkim, vijojnë punën intensivisht, strukturat e Policisë.
Në fushën e narkotikëve janë evidentuar 8 raste. Për 6 raste të kultivimit të bimëve narkotike, autorët janë ende të paidentifikuar, ndërsa për 2 rastet e tjera në fushën e narkotikëve, është vënë në pranga 1 shtetas dhe është proceduar në gjendje të lirë 1 tjetër. Gjithashtu, janë ndaluar 2 shtetas të shpallur në kërkim për raste të mëparshme në këtë fushë.
Në fushën e krimeve kundër personit janë evidentuar 8 raste, 11 shtetas janë proceduar në gjendje të lirë.
Janë evidentuar 6 raste të vjedhjes, 2 prej tyre me autorë të paidentifikuar. Për rastet e tjera, 1 shtetas është vënë në pranga, 1 shtetas është shpallur në kërkim dhe 2 shtetas janë proceduar në gjendje të lirë.
Në fushën e krimeve kundër mjedisit dhe veprave penale dhe objekt shkatërrimin e pronës me mjete të ndryshme, janë evidentuar 7 raste, njëri prej të cilave me autor/ë të paidentifikuar. 1 shtetas është shpallur në kërkim dhe 6 shtetas janë proceduar në gjendje të lirë, për raste të tjera në këtë fushë.
Janë evidentuar 10 raste të veprës penale “Dhuna në familje”- 6 shtetas janë vënë në pranga, 1 shtetas është shpallur në kërkim dhe 4 shtetas janë proceduar në gjendje të lirë, si dhe janë plotësuar 8 kërkesëpadi për lëshimin e urdhrit të mbrojtjes së menjëhershme.
Janë evidentuar:
-6 raste të mosbindjes/kundërshtimit të urdhrave të punonjësve të Policisë, me 1 shtetas të vënë në pranga, 3 shtetas të shpallur në kërkim dhe 4 shtetas të proceduar në gjendje të lirë;
-3 raste të veprës penale “Vetëgjyqësia”, me 3 shtetas të proceduar në gjendje të lirë;
-2 raste të falsifikimit, me 2 shtetas të proceduar në gjendje të lirë;
-1 rast i krimeve kibernetike dhe 1 rast i veprës penale “Veprime që pengojnë zbulimin e së vërtetës “, me nga 1 shtetas të shpallur në kërkim;
-1 rast i veprës penale “Veprime në kundërshtim me vendimin e gjykatës” dhe 1 rast i veprës penale “Mbajtja pa leje dhe prodhimi i armëve, armëve shpërthyese dhe i municionit“, me nga 1 shtetas të vënë në pranga;
-nga 1 rast i krimeve ekonomike, kalimit të kundërligjshëm të kufirit, vjedhjes së energjisë elektrike, organizimit dhe pjesëmarrjes në grumbullime e manifestime të paligjshme, marrëdhënieve seksuale në vende publike, prishjes së qetësisë publike dhe marrjes së padrejtë të fëmijës, me 12 shtetas në total, të proceduar në gjendje të lirë.
Kanë ndodhur 7 aksidente rrugore, me 9 shtetas të dëmtuar. Janë evidentuar 18 raste të veprave penale në fushën e qarkullimit rrugor- 5 shtetas janë vënë në pranga dhe 13 shtetas janë proceduar në gjendje të lirë.