Strukturat e Policisë së Shtetit janë të angazhuara për parandalimin, evidentimin dhe goditjen e paligjshmërive.
Drejtoria Vendore e Policisë Durrës
Komisariati i Policisë Durrës
-ndaloi shtetasin Gj. P., 42 vjeç, banues në Durrës, i cili ishte shpallur në kërkim pasi ka përndjekur ish të dashurën e tij, si dhe ka goditur me automjetin e tij, automjetin që ajo drejtonte;
-arrestoi shtetasin I. P., 50 vjeç, banues në fshatin Romanat, Durrës, pasi ka ushtruar dhunë fizike ndaj bashkëshortes së tij;
-ndaloi shtetasin në kërkim V. S., 42 vjeç, banues në Durrës, pasi Gjykata e Durrësit e ka dënuar me 2 muaj burgim, për veprën penale “Vjedhja”.
Komisariati i Policisë Shijak arrestoi në flagrancë shtetasin K. K., 44 vjeç, banues në Maminas, Durrës, sepse pas një konflikti për motive të dobëta, ka kanosur me armë sportive, një shtetase. Arma sportive u sekuestrua në cilësinë e provës materiale.
Sektori i Qarkullimit Rrugor
-arrestoi në flagrancë shtetasin E. D., 32 vjeç, banues në Durrës, pasi është kapur nga shërbimet e Policisë, duke drejtuar automjetin, pa leje drejtimi;
-arrestoi në flagrancë shtetasin Z. H., 44 vjeç, banues në Kavajë, pasi u kap duke drejtuar automjetin, në gjendje të dehur, si dhe ka kundërshtuar punonjësit e Policisë.
Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Durrës, për veprime të mëtejshme.
Dibër/ Strukturat e Hetimit të Krimit të DVP Dibër, në vijim të punës për kapjen e personave të shpallur në kërkim dhe vënien e tyre para përgjegjësisë ligjore, kapën dhe ndaluan shtetasin E.G., 33 vjeç, banues në Bulqizë.
33-vjeçari, kërkohej nga Komisariati i Policisë Durrës për veprën penale “Mashtrimi”, pasi me datë 03 qershor në një kompani që jep makina me qira, ka marrë një automjet dhe nuk e ka kthyer më.
Materialet i kaluan Prokurorisë për veprime të mëtejshme.
Shkodër/Informacion paraprak
Rreth orës 03:10, në lagjen “Tepe”, Shkodër, në derën e banesës private të shtetasit V. Zh., (oficer Policie), është vendosur lëndë plasëse.
Si pasojë ka vetëm dëme materiale
Menjëherë në vendngjarje kanë shkuar forcat e Policisë të cilat vijojnë kontrollin në zonë.
Ndërkohë grupi hetimor nën drejtimin e Prokurorisë vijon veprimet për sigurimin e provave me qëllim identifikimin dhe kapjen e autorit/ve.
Qarku Shkodër/Vijon megaoperacioni policor anticannabis, i koduar “Territor i pastër”.
Si rezultat i kontrolleve intensive në të gjithë territorin e qarkut, gjenden dhe asgjësohen 1679 bimë cannabisi.
Policia identifikon 2 prej autorëve të këtyre rasteve, vë në pranga njërin prej tyre dhe vijon punën për kapjen e shtetasit tjetër.
Në kuadër të megaoperacionit kombëtar “Territor i pastër”, kundër kultivimit të bimëve narkotike, shërbimet e Drejtorisë Vendore të Policisë Shkodër dhe të komisariateve në varësi të saj kanë vijuar intensivisht kontrollet në të gjithë territorin e qarkut, me qëllim konstatimin dhe goditjen e rasteve të kësaj veprimtarie kriminale. Gjatë kësaj faze të megaoperacionit:
-në fshatin Gimaj, u gjetën 133 bimë cannabisi. Si rezultat i hetimeve dhe veprimeve profesionale policore, u identifikua, u kap dhe u arrestua autori i dyshuar i këtij rasti, shtetasi Gj. M., banues në fshatin Gimaj;
-në fshatin Shegan, u gjetën 279 bimë cannabisi. Gjithashtu, u identifikua autori i dyshuar i kultivimit të këtyre bimëve, një shtetas 17 vjeç, për kapjen e të cilit, Policia vijon punën;
-në fshatin Benë, u asgjësuan 1267 bimë cannabisi. Vijon puna për identifikimin, kapjen dhe nxjerrjen përpara përgjegjësisë penale, të autorit/ëve të këtij rasti.
Megaoperacioni “Territor i pastër” vijon.
Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Shkodër, për veprime të mëtejshme.
Gjatë 24 orëve të fundit, në të gjithë vendin, janë proceduar penalisht 79 shtetas, konkretisht: 19 shtetas janë vënë në pranga, 57 janë proceduar në gjendje të lirë, si dhe janë shpallur në kërkim 3 shtetas, për vepra të ndryshme penale. Për lokalizimin, kapjen dhe vënien në pranga të shtetasve janë shpallur në kërkim, vijojnë punën intensivisht, strukturat e Policisë.
Në fushën e narkotikëve janë evidentuar 6 raste. Për 2 raste të kultivimit të bimëve narkotike, autorët janë ende të paidentifikuar, ndërsa për raste të tjera në fushën e narkotikëve, janë vënë në pranga 4 shtetas dhe është shpallur në kërkim 1 shtetas.
Në fushën e krimeve kundër personit janë evidentuar 7 raste- 2 shtetas janë vënë në pranga, 1 shtetas është shpallur në kërkim dhe 5 shtetas janë proceduar në gjendje të lirë.
Janë evidentuar 3 raste të krimeve ekonomike, njëri prej tyre me autor/ë të paidentifikuar, ndërsa rastet e tjera me 2 shtetas të proceduar në gjendje të lirë.
Për veprat penale në fushën e vjedhjes së pronës dhe pasurisë dhe tentativave për këtë krim, janë evidentuar 5 raste, 4 prej të cilave me autorë ende të paidentifikuar. 1 shtetas është vënë në pranga dhe 1 shtetas është proceduar në gjendje të lirë, për vjedhje të tjera.
Në fushën e krimeve kundër mjedisit dhe veprave penale dhe objekt shkatërrimin e pronës me mjete të ndryshme, janë evidentuar 15 raste, njëri prej tyre me autor/ë ende të paidentifikuar. Për raste të tjera, 4 shtetas janë vënë në pranga, 1 shtetas është shpallur në kërkim dhe 13 shtetas janë proceduar në gjendje të lirë.
Janë evidentuar 5 raste të veprës penale “Dhuna në familje”- 5 shtetas janë proceduar në gjendje të lirë, si dhe janë plotësuar 10 kërkesëpadi për lëshimin e urdhrit të mbrojtjes së menjëhershme.
Janë evidentuar:
-6 raste të kalimit të kundërligjshëm të kufijve, me 6 shtetas të proceduar në gjendje të lirë;
-3 raste të shfrytëzimit të të miturve, për të lypur, me 3 shtetas të proceduar në gjendje të lirë;
-2 raste të mosbindjes/kundërshtimit të urdhrave të punonjësve të Policisë, me 2 shtetas të proceduar në gjendje të lirë;
-2 raste të largimit të të burgosurit nga vendi i qëndrimit, me 1 shtetas të vënë në pranga dhe 1 shtetas të proceduar në gjendje të lirë;
-2 raste të vetëgjyqësisë, me 2 shtetas të proceduar në gjendje të lirë;
-nga 1 rast në fushat e krimeve kibernetike, falsifikimit, prostitucionit, shpërdorimit të detyrës, trafikimit të mjeteve motorike, mbajtjes pa leje të fishekëve luftarak, si dhe organizimit dhe pjesëmarrjes në grumbullime e manifestime të paligjshme, me 11 shtetas në total, të proceduar në gjendje të lirë.
2 shtetas të shpallur në kërkim përkatësisht për veprat penale “Përndjekja” dhe “Ndihma për kalim të paligjshëm të kufijve”, janë ndaluar.
Kanë ndodhur 4 aksidente rrugore, me 4 shtetas të dëmtuar. Janë evidentuar 20 raste të veprave penale në fushën e qarkullimit rrugor- 9 shtetas janë vënë në pranga dhe 12 shtetas janë proceduar në gjendje të lirë.