Raporti i ngjarjeve, 29 tetor 2025

Drejtoria Vendore e Policisë Tiranë

Specialistët për Hetimin e Narkotikëve arrestuan shtetasit Xh. S., 24 vjeç, G. L., 26 vjeç dhe B. M., 23 vjeç, pasi 24-vjeçari posedonte një sasi Cannabisi, krim për të cilin nuk kanë kallëzuar 2 të arrestuarit e tjerë. Lënda narkotike u sekuestrua me cilësinë e provës materiale, së bashku me 2 celularë.

Specialistët për Hetimin e Trafiqeve të Paligjshme shpallën në kërkim shtetasin A. L., pasi dyshohet se ka trafikuar në Shqiperi, një automjet që rezulton i vjedhur në Itali. Automjeti u sekuestrua me cilësinë e provës materiale, ndërkaq punohet për kapjen e shtetasit A. L..

Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Nr. 1 referuan materialet në Prokurori, ku nisi procedimi në gjendje të lirë për shtetaset indoneziane A. P., 20 vjeçe, A. W., 29 vjeçe, B. L., 20 vjeçe, S. F., 28 vjeçe dhe P. G., 19 vjeçe, pasi dyshohet se shtetasja A. P. ka braktisur në banesë, foshnjën që ka lindur aty, ndërsa 4 shtetaset e tjera të proceduara nuk kanë kallëzuar krimin.

Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Nr. 2:
-ndaluan shtetasin F. B., 46 vjeç, të cilin Gjykata e ka dënuar me 2 muaj burgim, për veprën penale “Vjedhja”;
-referuan materialet në Prokurori, ku nisi procedimi në gjendje të lirë për shtetasin M. Ç., pasi dyshohet se nuk ka kryer pagesën për akomodimin në një hotel;
-referuan materialet në Prokurori, ku nisi procedimi në gjendje të lirë për 2 të mitur, pasi dyshohet se për motive të dobëta, kanë goditur me grushte, një të mitur;
-referuan materialet në Prokurori, ku nisi procedimi në gjendje të lirë për shtetasit M. N., A. Ç., Xh. T. dhe J. L., pasi dyshohet se kanë prishur qetësinë publike, duke u konfliktuar verbalisht, me njëri-tjetrin.

Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Nr. 3:
-referuan materialet në Prokurori, ku nisi procedimi në gjendje të lirë për shtetasen A. P., pasi u kap duke hedhur fishekzjarre;
-shpallën në kërkim shtetasin F. D., 34 vjeç, pasi dyshohet se ka kanosur shtetasin A. M.. Punohet për kapjen e 34-vjeçarit.

Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Nr. 4:
-referuan materialet në Prokurori, ku nisi procedimi në gjendje të lirë për shtetasen K. K., pasi dyshohet se me vetëgjyësi i ka kërkuar një shumë parash shtetases K. K., për të cilën ishin dakordësuar se nuk do t’ia merrte;
-shpallën në kërkim shtetasin J. F., pasi dyshohet se për motive të dobëta, ka goditur me grushte, shtetasin A. J. Punohet për kapjen e shtetasit J. F.;
-punohet për shoqërimin e një shtetasi të mitur që dyshohet se ka vjedhur një shumë parash, në një lokal.

Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Nr. 5 referuan materialet në Prokurori, ku nisi procedimi në gjendje të lirë për 2 të mitur, pasi dyshohet se për motive të dobëta, janë konfliktuar me njëri-tjetrin.

Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Nr. 6 referuan materialet në Prokurori, ku nisi procedimi në gjendje të lirë për shtetasin Sh. H., pasi dyshohet se në kundërshtim me ligjin, ka hedhur një sasi inertesh, në një sipërfaqe toke në pronësi të një shtetasi tjetër.

Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Nr. 7:
-arrestuan shtetasin E. N., 49 vjeç, dhe shpallën në kërkim shtetasin A. K., 61 vjeç, pasi dyshohet se gjatë punës për ndërtimin e një objekti në fshatin Domje, ka rënë nga lartësia, punonjësi i subjektit që bashkadministronin 2 shtetasit, shtetasi B. A, 69 vjeç, i cili si pasojë ka humbur jetën. Punohet për kapjen e 61-vjeçarit;
-referuan materialet në Prokurori, ku nisi procedimi në gjendje të lirë për shtetasin G. D., 52 vjeç, pasi dyshohet se gjatë riparimit të portës së banesës së tij, në fshatin Domje, është dëmtuar prej mekanizmit lëvizës, shtetasi I. R., 75 vjeç, i cili si pasojë ka humbur jetën.

Specialistët e qarkullimit rrugor arrestuan shtetasin Xh. Ç, 34 vjeç, pasi u kap duke drejtuar automjetin, në gjendje të dehur.

Më datë 28.10.2025:
-është çuar për mjekim, në spital, shtetasi K. G., 41 vjeç, i cili dyshohet se është rrëzuar aksidentalisht, gjatë punës në një kompani industriale. 41-vjeçari mori asistencën mjekësore të nevojshme dhe u largua në banesë, jashtë rrezikut për jetën;
-gjatë kontrollit me skaner, në PKK Rinas, në një kuti, shërbimet e Policisë gjetën 2 krehra armësh, pa municion. Punohet për sqarimin e rrethanave të rastit.

Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë së Tiranës, për veprime të mëtejshme.

Drejtoria Vendore e Policisë Fier

Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Fier arrestuan në flagrancë shtetasin K. M., 44 vjeç, banues në fshatin Kreshpan, pasi dyshohet se ka ushtruar dhunë ndaj bashkëshortes së tij.

Gjithashtu, këta specialistë referuan materialet në Prokurori, ku nisi procedimi në gjendje të lirë për:
-shtetasin E. M., 43 vjeç, banues në fshatin Daullas, pasi dyshohet se për motive të dobëta, ka goditur me grushte, një shtetas 38 vjeç;
-shtetasin A. Z., 53 vjeç, banues në fshatin Sektor i Ri, pasi dyshohet se ka ushtruar dhunë psikologjike ndaj nënës së tij;
-shtetasin O. M., 39 vjeç, banues në Fier, pasi dyshohet se për motive të dobëta, ka kanosur shtetasin D. B.;
-shtetasen J. M., 31 vjeçe, banuese në Fier, pasi dyshohet se ka keqtrajtuar fëmijët e saj të mitur;
-shtetasin A. S., për veprën penale “Ndërtimi i paligjshëm”;
-një shtetas 13 vjeç, banues në Patos, pasi dyshohet se është konfliktuar fizikisht, me një shtetas 12 vjeç.

Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Divjakë referuan materialet në Prokurori, ku nisi procedimi në gjendje të lirë për tre 16-vjeçarë dhe për një 15-vjeçar, pasi janë konfliktuar me një 14-vjeçar.

Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Fier, për veprime të mëtejshme.

Drejtoria Vendore e Policisë Durrës

Specialistët për Hetimin e Narkotikëve, në bashkëpunim me shërbimet e Policisë Rrugore, arrestuan shtetasin H. K., 31 vjeç, banues në Durrës, pasi drejtonte automjetin, në efektin e lëndëve narkotike. Më tej, gjatë kontrollit në automjet, iu gjet një sasi e vogël Cannabisi, e cila u sekuestrua me cilësinë e provës materiale.

Gjithashtu, specialistët e qarkullimit rrugor arrestuan në flagrancë shtetasit:
-V. A., 39 vjeç, banues në Durrës, pasi u kap duke drejtuar motomjetin, në gjendje të dehur dhe pa leje drejtimi;
-F. D., 59 vjeç, banues në Durrës, pasi u kap duke drejtuar automjetin, në gjendje të dehur.

Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Durrës:
-shpallën në kërkim shtetasin L. Sh., 31 vjeç, banues në Durrës, pasi dyshohet se ka ushtruar dhunë ndaj nënës së tij. Punohet për kapjen e 31-vjeçarit;
-referuan materialet në Prokurori, ku nisi procedimi në gjendje të lirë për shtetasin K. Sh., 18 vjeç, pasi dyshohet se për motive të dobëta, ka goditur me grusht një 15-vjeçar;
-referuan materialet në Prokurori, ku nisi procedimi në gjendje të lirë për një 16-vjeçare, pasi dyshohet se ka vjedhur veshje, në një dyqan në lagjen nr. 4;
-kapën shtetasin e shpallur në kërkim, G. K., 23 vjeç, banues në Durrës, i cili dyshohet se më datë 23.10.2025, për motive të dobëta, ka goditur me grusht, një 20-vjeçar. Pas konsultimit me prokurorin, u vendos që 23-vjeçari të procedohej në gjendje të lirë për veprën penale “Plagosja e lehtë me dashje”.

Më datë 28.10.2025, rreth orës 00:30, është djegur automjeti në pronësi të shtetasit A. H.. Grupi hetimor, në drejtimin e Prokurorisë, vijon punën për të përcaktuar dhe për të dokumentuar shkakun e djegies.

Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Durrës, për veprime të mëtejshme.

Durrës

Kanosi me armë, specialistin e Policisë së zonës, arrestohet 46-vjeçari.

Sekuestrohen arma sportive (pistoletë) dhe automjeti që drejtonte ky shtetas, në gjendje të dehur.

Pas njoftimit të një specialisti të Seksionit të Policimit në Komunitet të Komisariatit të Policisë Durrës, se në fshatin Katund Sukth, ishte kanosur me armë, shërbimet e Patrullës së Përgjithshme të Komisariatit të Policisë Durrës, të planëzuar me shërbim për monitorimin e kësaj zone, kanë shkuar menjëherë në vendngjarje, ku kanë mundësuar arrestimin e autorit, shtetasit L. Sh., 46 vjeç, banues në fshatin Katund Sukth.

Nga hetimet e deritanishme, dyshohet se 46-vjeçari ka zbritur nga automjeti, sapo ka parë SPZ-në e zonës, me shërbim, dhe e ka kanosur atë, me armën sportive që mbante pa leje.

Nga verifikimet e mëtejshme, rezultoi se shtetasi L. Sh. e drejtonte automjetin ku mbante armën, në gjendje të dehur.

Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë së Durrësit, për veprime të mëtejshme.

Morinë, Kukës

Goditet një rast i tentativës për të kontrabanduar mallra në Kosovë.

Sekuestrohen veshje të ndryshme dhe automjeti me të cilin transportoheshin ato.

Procedohet penalisht drejtuesi i automjetit.

Shërbimet e Drejtorisë Vendore për Kufirin dhe Migracionin Kukës kanë intensifikuar kontrollet në të gjitha pikat e kalimit kufitar, me qëllim parandalimin dhe goditjen e krimeve ndërkufitare. Bazuar në informacionet e siguruara në rrugë operative, për kontrabandë mallrash, shërbimet e DVKM Kukës kanë ndaluar në aksin rrugor që lidh fshatrat Pogaj dhe Gorozhub, Kosovë, automjetin me drejtues shtetasin V. D.

Gjatë kontrollit në automjeti u gjetën disa thasë me veshje të ndryshme, të cilat ky shtetas po tentonte t’i kontrabandonte në Kosovë.

Mallrat dhe automjeti u sekuestruan në cilësinë e provës materiale.

Në përfundim të veprimeve procedurale, specialistët për Hetimin e Krimeve të Drejtorisë Vendore për Kufirin dhe Migracionin Kukës referuan materialet në Prokurori ku nisi procedimi penal për shtetasin V. D., 43 vjeç, banues në Kukës, për veprat penale “Transporti i mallrave kontrabandë” dhe “Fshehja e të ardhurave”.

Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Kukës, për veprime të mëtejshme.

Policia e Shtetit

Informojmë qytetarët se së fundi, janë konstatuar disa raste të shtetasve të paidentifikuar që kanë krijuar adresë elektronike të rremë (email), me kredenciale të Drejtorit të Përgjithshëm të Policisë së Shtetit, dhe nëpërmjet saj, janë prezantuar si struktura për Hetimin e Krimeve Kibernetike.

Me këtë adrese, qytetarëve iu janë dërguar mesazhe elektronike me përmbajtje kërcënuese, duke i njoftuar se janë në hetim për krime kibernetike ose vepra penale në fushën e narkotikëve, si dhe duke iu kërkuar që të paraqiten brenda 24 orëve, në polici.

Informojmë se emailet janë false dhe nuk kanë asnjë lidhje me Policinë e Shtetit apo me ndonjë strukturë zyrtare të saj.

❗️Qytetarët duhet të kenë parasysh:
• Policia e Shtetit nuk dërgon kurrë njoftime zyrtare për hetime nëpërmjet emailit.
• Asnjë strukturë policore nuk kërkon që qytetarët të paraqiten në polici, pa një thirrje zyrtare të firmosur dhe të protokolluar.
• Qëllimi i këtyre mesazheve është mashtrimi dhe përhapja e frikës tek qytetarët.

Policia e Shtetit iu bën thirrje qytetarëve që të mos iu përgjigjen dhe të mos shpërndajnë emaile me përmbajte të tillë.

Gjithashtu, informojmë se rasti është në hetim nga Drejtoria e Hetimit të Krimeve Kibernetike, me qëllim identifikimin dhe ndëshkimin e autorëve të kësaj veprimtarie kriminale.

Drejtoria Vendore e Policisë Lezhë

Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Lezhë referuan materialet në Prokurori, ku nisi procedimi penal për shtetasin B. N., 43 vjeç, banues në Lezhë, pasi në tokën në pronësi të tij janë konstatuar punime ndërtimi të kryera pa lejen përkatëse.

Më datë 27.10.2025, ka kallëzuar shtetasi A. K., 36 vjeç, banues në fshatin Çerkezë, Tiranë, se i kanë vjedhur automjetin e tij, që e kishte parkuar në rrugën e fshatit Reps. Vijojnë hetimet për gjetjen e automjetit, identifikimin dhe kapjen e autorit/ëve të rastit.

Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Lezhë, për veprime të mëtejshme.

Qarku Korçë

Specialistët e Sektorit të Qarkullimit Rrugor arrestuan në flagrancë shtetasin H. T., 38 vjeç, banues në Korçë, pasi u kap duke drejtuar automjetin, në gjendje të dehur.

Në vijim të njoftimit të dhënë dje, për aksidentin e ndodhur në lagjen nr. 17, Korçë, informojmë se specialistët e Sektorit të Qarkullimit Rrugor identifikuan shtetasen A. M., 27 vjeçe, banues në Korçë, e cila dyshohet se duke drejtuar një automjet tip “Toyota”, ka aksidentuar lehtë një këmbësore dhe është larguar. Për shtetasen A. M. nisi procedimi në gjendje të lirë për veprat penale “Shkelja e rregullave të qarkullimit rrugor” dhe “Largimi nga vendi i aksidentit”.

Shërbimet e Komisariatit të Policisë Korçë arrestuan në flagrancë shtetasin D. M., 39 vjeç, banues në Korçë, pasi dyshohet se ka ushtruar dhunë fizike ndaj babait të tij, i cili u pajis me urdhër mbrojtjeje.
Gjithashtu, referuan materialet në Prokurori, ku filloi procedimi penal për shtetasin M. R., 43 vjeç, banues në Korçë, pasi i ka dëmtuar automjetin një 43-vjeçari, për motive të dobëta.

Shërbimet e Komisariatit të Policisë Kolonjë arrestuan në flagrancë shtetasin A. D., 38 vjeç, banues në fshatin Kaltanj, pasi ka thyer masën e sigurisë “Arrest në shtëpi”, të caktuar nga Gjykata e Korçës.
Gjithashtu, referuan materialet në Prokurori, ku filloi procedimi penal për shtetasen H. Q., 55 vjeçe, banuese në Ersekë, pasi me vetëgjyqësi i ka dëmtuar banesën një 73-vjeçareje.

Specialistët për Hetimin e Krimeve të DVKM Korçë referuan materialet në Prokurori, ku filloi procedimi penal për shtetasin E. Ç., 41 vjeç, banues në Elbasan, për veprën penale “Kalimi i paligjshëm i kufirit shtetëror”.

Në Komisariatin e Policisë Korçë ka kallëzuar shtetasja S. R., 19 vjeçe, se më datë 21.10.2025, është larguar nga banesa, motra e saj e mitur shtetasja F. R., 15 vjeçe. Po punohet për gjetjen e saj.

Materialet proceduriale iu referuan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Korçë, për veprime të mëtejshme.

Lezhë

Finalizohet operacioni i koduar “Harta”.
Konfiskohen 13 pasuri të paluajtshme (sipërfaqe toke), me sipërfaqe totale 83 497 m², në Ranë të Hedhun, Ishull Lezhë, Tale dhe Vain.

Konfiskimi, në zbatim të një vendimi të GjKKO-së, pasi pasuritë janë përfituar nga veprimtari kriminale.

✅Gjatë 1 jave, u konfiskuan në qarkun Lezhë, në zbatim të 2 vendimeve të GjKKO-së, 20 pasuri me sipërfaqe totale rreth 98 525 m², me burime kriminale.

Në zbatim të këtij vendimi të vitit 2021, të lënë në fuqi me vendim të Gjykatës së Posaçme të Apelit për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar, të vitit 2022, specialistët e Seksionit për Hetimin e Krimeve Ekonomiko-Financiare të DVP Lezhë, në bashkëpunim me specialistët e Agjencisë së Administrimit të Pasurive të Sekuestruara dhe të Konfiskuara, konfiskuan, në kuadër të operacionit “Harta”, 13 pasuri të paluajtshme të llojeve “Tokë në bregdet”, “Arë” dhe “Pemëtore”.

Nga hetimet është provuar se pasuritë, me sipërfaqe totale 83 497 m², që ndodhen në Ranë të Hedhun, Ishull Lezhë, Tale dhe Vain, janë përfituar nga veprimtari kriminale.

1 javë më parë, në vijim të punës për gjurmimin e aseteve me burime të kundërligjshme, u konfiskuan në zbatim të një vendimi tjetër të GjKKO-së, 7 pasuri të ndodhura në bregun e lumit Drin dhe në fshatin Ishull Shëngjin, me sipërfaqe totale 15 028 m².

Drejtoria Vendore e Policisë Tiranë

Finalizohet nga Sektori i Krimeve të Rënda, në bashkëpunim me Komisariatin e Policisë Nr. 2, operacioni policor i koduar “The van”.

Zbulohet një bazë ku ishte fshehur një arsenal armësh të dyshuara të trafikuara.

Sekuestrohen 23 armë zjarri (5 prej tyre me snajper), 1 silenciator, 17 krehra me municion luftarak, celularë dhe pajisje për shpërthime në distancë, paisje për bllokimin e valëve, uniforma si të Policisë dhe sende të tjera të kundërligjshme.

Vihet në pranga 34-vjeçari që dyshohet se i posedonte.

Identifikohen dhe shpallen në kërkim 2 shtetas të tjerë të përfshirë në këtë veprimtari kriminale.

Si rezultat i administrimit të shpejtë të informacioneve të siguruara në rrugë operative, për një shtetas që posedonte arsenal armësh, Sektori i Krimeve të Rënda, në bashkëpunim me Komisariatin e Policisë Nr. 2, ditën e sotme, ka zhvilluar në drejtimin e Prokurorisë, operacionin e koduar “The van”. Në kuadër të këtij operacioni:
-u arrestua shtetasi E. S., 34 vjeç, banues në Tiranë si dhe u shpallën në kërkim 2 shtetas, gjeneralitet e të cilëve nuk bëhen të ditur për shkak të hetimit.

Gjatë operacionit, në rrugën “Myslym Shyri”, gjatë kontrollit në furgonin e shtetasit E. S. u gjetën:
-12 armë zjarri pistoletë të markave “Beretta”, “Glock”, “Rex Delta”, “Ruger-57” dhe “Tanfoglio”;
-6 armë zjarri automatike;
-5 armë zjarri me tytë të gjatë (me shënjestër optike, të ngjashme me snajper);
-1 silenciator;
-17 krehra për armë zjarri të ndryshme;
-pjesë të ndryshme armësh zjarri;
-15 000 fishekë;
-17 kuti me pranga të ngjashme me ato që përdoren nga Policia;
-12 celularë dhe pajisje që përdoren për shpërthime në distancë;
-pajisje elektronike gjurmuese (GPS);
-pajisje për bllokimin e valëve;
-pajisje për numërimin e kartëmonedhave;
-3 komplete uniformash të ngjashme me ato të Policisë.

Vijon puna për kapjen e 2 shtetasve të shpallur në kërkim, identifikimin dhe kapjen e shtetasve të tjerë që mund të jenë të përfshirë në këtë veprimtari kriminale, si dhe për zbardhjen e qëllimit të mbajtjes së arsenalit të armëve dhe të pajisjeve të sekuestruara.

Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme, për veprat penale “Trafikimi i armëve dhe i municionit” dhe “Mbajtja pa leje dhe prodhimi i armëve, armëve shpërthyese dhe i municionit”.

Gjirokastër

Specialistët për Hetimin e Krimeve të DVKM Gjirokastër referuan materialet në Prokurori, ku nisi procedimi penal për shtetasit:
-A. F., 34 vjeç, banues në Mallakastër, pasi në PKK Kakavije, në hyrje të RSh-së, gjatë kontrollit në automjetin e tij, shërbimet e Policisë gjetën dhe sekuestruan pije energjike të dyshuara të kontrabanduara;
-H. Zh., 61 vjeç, banues në Gjirokastër, pasi në PKK Kakavije, në hyrje të RSh-së, gjatë kontrollit në automjetin e tij, shërbimet e Policisë gjetën dhe sekuestruan steka me paketa me cigare, të dyshuara të kontrabanduara.

Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Gjirokastër referuan materialet në Prokurori ku nisi procedimi penal për shtetasin F. K., 68 vjeç, banues në Gjirokastër, pasi ka kanosur me fjalë një 52-vjeçar, për motive të dobëta.

Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Përmet referuan materialet në Prokurori ku nisi procedimi penal për shtetasin A. H., banues në Përmet, pasi u konstatua duke kryer punime ndërtimi, pa lejen përkatëse.

Specialistët për Hetimin e Krimeve të Stacionit të Policisë Këlcyrë referuan materialet në Prokurori ku nisi procedimi penal për shtetasin F. D., banues në Këlcyrë, pasi u konstatua duke transportuar me automjet, lëndë drusore të prerë në mënyrë të paligjshme. Mjeti dhe lënda drusore u sekuestruan në cilësinë e provës materiale.

Specialistët e Sektorit të Policisë Rrugore referuan materialet në Prokurori, ku nisi procedimi penal për një 17-vjeçar, banues në Memaliaj, pasi u konstatua në aksin rrugor “Memaliaj-Tepelenë”, duke drejtuar automjetin, pa leje drejtimi.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Gjirokastër, për veprime të mëtejshme.

Drejtoria Vendore e Policisë Shkodër

Specialistët e Sektorit të Qarkullimit Rrugor referuan materialet në Prokurori, ku nisi procedimi penal për shtetasit T. D., banues në fshatin Stajkë, P. M., banues në fshatin Dobër, dhe F. P., banues në fshatin Oblikë, pasi u kapën duke drejtuar motomjetet, pa leje drejtimi.

Specialistët për Hetimin e Krimeve të Stacionit të Policisë Velipojë referuan materialet në Prokurori, ku nisi procedimi penal për shtetasit P. Sh., 72 vjeç, dhe Rr. Sh., 61 vjeç, të dy banues në fshatin Reç, pasi dyshohet se kanë kryer punime ndërtimi në tokën në pronësi të shtetases M. Q., 60 vjeçe, pa dijeninë e saj.

Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Shkodër referuan materialet në Prokurori, ku nisi procedimi në gjendje të lirë për shtetasin A. A., 53 vjeç, banues në fshatin Buhot, pasi ka kallëzuar shtetasi D. P., 78 vjeç, banues në të njëjtin fshat, se 53-vjeçari nuk e lejon të kalojë në pronën e tij, me pretendimin se rruga ku kalon është në pronën e tij.

Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Shkodër, për veprime të mëtejshme.

Tiranë

Vrau me mjet prerës (thikë), shtetasin I. I., në ambientet e lokalit në Komunën e Parisit, ku punonin të dy, arrestohet në flagrancë autori, i cili u kap nga shërbimet e Policisë, menjëherë pas krimit.

I arrestuari, i dënuar më parë për posedim të armëve të ftohta.

Gjendet dhe sekuestrohet mjeti prerës (thikë), me të cilin dyshohet se u krye krimi.

Në vijim të veprimeve procedurale të kryera në lidhje me ngjarjen e ndodhur pasditen e djeshme, në Komunën e Parisit, ku shtetasi F. Sh. dyshohet se vrau me mjet prerës (thikë), shtetasin I. I., 36 vjeç, gjatë një konflikti për motive të dobëta, në ambientet e lokalit ku punonin të dy, specialistët e Seksionit për Hetimin e Krimeve ndaj Personit, në bashkëpunim me shërbimet e Komisariatit e Policisë Nr. 2 dhe me shërbimet e Forcës së Posaçme “Shqiponja”, kryen arrestimin në flagrancë të shtetasit F. Sh., 41 vjeç, për veprat penale “Vrasja me dashje” dhe “Prodhimi, mbajtja, blerja apo shitja pa leje e armëve të ftohta”.

Gjithashtu, gjetën dhe sekuestruan me cilësinë e provës materiale, mjetin prerës (thikë), me të cilin dyshohet se shtetasi F. Sh. kreu vrasjen.

Nga verifikimet e mëtejshme rezultoi se autori i dyshuar i vrasjes, shtetasi F. Sh., i cili u kap menjëherë pas krimit, ishte i dënuar më parë, për veprën penale “Prodhimi, mbajtja, blerja apo shitja pa leje e armëve të ftohta”.

Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë së Tiranës, për veprime të mëtejshme.

Tropojë

Finalizohet operacioni policor i koduar “Dragobia”, për goditjen e veprimtarive kriminale në fushën e narkotikëve.

Posedonte në banesë, 655 gramë lëndë të dyshuar narkotike Cannabis Sativa, që dyshohet se do ta trafikonte në Kosovë, arrestohet 25-vjeçari.

Procedohet penalisht nëna e 25-vjeçarit, pasi tentoi të fshihte lëndën narkotike.

Sekuestrohet lënda narkotike.

Komisariati i Policisë Tropojë, në bashkëpunim me Seksionin për Hetimin e Narkotikëve të DVP Kukës, në vijim të punës për goditjen e veprimtarive kriminale në fushën e narkotikëve, me mbështetjen e informacioneve të siguruara në rrugë operative, ka organizuar në drejtimin e Prokurorisë dhe ka finalizuar operacionin policor të koduar “Dragobia”.

Gjatë operacionit, shërbimet e Policisë kanë kryer kontroll në banesën e shtetasit S. M., në fshatin Dragobi, ku gjetën 655 gramë lëndë të dyshuar narkotike Cannabis Sativa, të cilën dyshohet se ky shtetas e posedonte me qëllim trafikimin në Kosovë. Lënda narkotike u sekuestrua në cilësinë e provës materiale.

Në vijim të veprimeve procedurale për rastin, u arrestua në flagrancë shtetasi S. M., 25 vjeç, banues në fshatin Dragobi, për veprat penale “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve” dhe “Trafikimi i narkotikëve”.

Gjithashtu, filloi procedimi në gjendje të lirë për shtetasen A. M., 45 vjeçe (nëna e 25-vjeçarit), për veprën penale “Veprime që pengojnë zbulimin e së vërtetës”, pasi dyshohet se ka tentuar të fshehë lëndën narkotike në momentin që shërbimet e Policisë kanë shkuar për kontroll në banesë.

Vijojnë hetimet për dokumentimin e kësaj veprimtarie kriminale dhe për identifikimin e shtetasve të tjerë që mund të jenë të përfshirë.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Kukës, për veprime të mëtejshme.