Raporti i ngjarjeve, 29 maj 2025

Strukturat e Policisë së Shtetit janë të angazhuara për parandalimin, evidentimin dhe goditjen e paligjshmërive.
Gjatë 24 orëve të fundit, në të gjithë vendin janë proceduar penalisht 142 shtetas, konkretisht: 41 shtetas janë vënë në pranga, 81 janë proceduar në gjendje të lirë, si dhe janë shpallur në kërkim 20 shtetas, për vepra të ndryshme penale. Për lokalizimin, kapjen dhe vënien në pranga të shtetasve janë shpallur në kërkim, vijojnë punën intensivisht, strukturat e Policisë.
Në fushën e narkotikëve janë evidentuar 11 raste. 7 shtetas janë vënë në pranga, 2 shtetas janë shpallur në kërkim dhe 7 shtetas janë proceduar në gjendje të lirë.
Në fushën e mbajtjes pa leje të armëve dhe municionit luftarak, janë evidentuar 2 raste. Njëri rast rezulton me autor/ë të paidentifikuar, ndërsa për rastin tjetër është arrestuar 1 shtetas. Për një rast të mëparshëm të kësaj veprimtarie kriminale, është ndaluar 1 shtetas që ka qenë në kërkim.
Në fushën e krimeve kundër personit janë evidentuar 12 raste. 1 shtetas është ndaluar dhe 14 shtetas janë proceduar në gjendje të lirë.
Në fushën e krimeve ekonomike, janë evidentuar 4 raste. 1 shtetas është ndaluar, 1 shtetas është shpallur në kërkim dhe 4 shtetas janë proceduar në gjendje të lirë.
Për veprat penale në fushën e vjedhjes/tentativës për vjedhje të pronës dhe pasurisë janë evidentuar 12 raste, 5 prej tyre me autorë të paidentifikuar. Për raste të tjera, 4 shtetas janë vënë në pranga, 2 shtetas janë shpallur në kërkim dhe 1 shtetas është proceduar në gjendje të lirë.
Në fushën e krimeve kundër mjedisit dhe veprave penale dhe objekt shkatërrimin e pronës me mjete të ndryshme, janë evidentuar 18 raste. 2 shtetas janë vënë në pranga, 1 shtetas është shpallur në kërkim dhe 18 shtetas janë proceduar në gjendje të lirë.
Janë evidentuar 6 raste të dhunës në familje. 3 shtetas janë arrestuar, 1 shtetas është shpallur në kërkim dhe 5 shtetas janë proceduar në gjendje të lirë. Gjithashtu, janë plotësuar 10 kërkesëpadi për lëshimin e urdhrit të mbrojtjes së menjëhershme.
Janë evidentuar:
-3 raste të vjedhjes së energjisë elektrike dhe 3 raste të kalimit të kundërligjshëm të kufijve, të gjitha me nga 1 shtetas të proceduar në gjendje të lirë;
-3 raste të mosbindjes/kundërshtimit të urdhrave të punonjësve të Policisë. 1 shtetas është ndaluar, 2 shtetas janë arrestuar dhe 1 shtetas është proceduar në gjendje të lirë;
-3 raste të vetëgjyqësisë. 4 shtetas janë proceduar në gjendje të lirë;
-2 raste të largimit të të burgosurit nga vendi i qendrimit. 1 shtetas është ndaluar, 1 shtetas është arrestuar dhe 1 shtetas është shpallur në kërkim;
-2 raste të shpërdorimit të detyrës, për të cilat po hetohet për të përcaktuar autorësitë. Për një rast të mëparshëm të kësaj vepre penale, është ndaluar 1 shtetase;
-1 rast i falsifikimit, me 2 shtetas të arrestuar;
-1 rast i ngacmimit seksual, me 1 shtetas të arrestuar;
-1 rast i shtrëngimit me anë të kanosjes dhe dhunës, për dhënie të pasurisë, me 4 shtetas të arrestuar dhe 1 shtetas të shpallur në kërkim;
-1 rast i prishjes së qetësisë publike, me autor/ë të paidentifikuar;
-1 rast i përdorimit me keqdashje të thirrjeve telefonike, me 1 shtetas të shpallur në kërkim;
-nga 1 rast i dhunimit të banesës, përndjekjes, shkeljes së rregullave të mbrojtjes në punë dhe promovimit të ndeshjeve midis kafshëve shtëpiake, me nga 1 shtetas të proceduar në gjendje të lirë.
Kanë ndodhur 7 aksidente rrugore, me 7 shtetas të dëmtuar. Janë evidentuar 21 raste të veprave penale në fushën e qarkullimit rrugor. 6 shtetas janë vënë në pranga dhe 18 shtetas janë proceduar në gjendje të lirë.
Drejtoria Vendore e Policisë Korçë

Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Kolonjë arrestuan në flagrancë shtetasin I. H., 34 vjeç, banues në Kagjinas, pasi dyshohet se ka ngacmuar seksualisht një 17-vjeçare.

Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Korçë:
-referuan materialet në Prokurori, ku filloi procedimi penal për shtetasin V. S., banues në Korçë, pasi dyshohet se me vetëgjyqësi ka dhunuar banesën e motrës së tij, me pretendimin se është pronë e tij;
-shpallën në kërkim shtetasin S. F., 33 vjeç, banues në Korçë, pasi ka thyer masën e sigurisë “Arrest në shtëpi”, duke u larguar nga banesa.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Korçë, për veprime të mëtejshme.
Drejtoria Vendore e Policisë Berat

Specialistët e Seksionit për Hetimin e Narkotikëve arrestuan në flagrancë shtetasin K. Xh., 34 vjeç, banues në Kuçovë, pasi nga kontrollet fizike dhe në automjet, iu gjet sasi Cannabisi, e cila u sekuestrua me cilësinë e provës materiale.

Specialistët e Sektorit të Qarkullimit Rrugor referuan materialet në Prokurori, ku nisi procedimi në gjendje të lirë për shtetasin S. R., 63 vjeç, banues në fshatin Molisht, pasi u kap duke drejtuar automjetin, në gjendje të dehur.

Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë së Beratit, për veprime të mëtejshme.
Drejtoria Vendore e Policisë Lezhë

Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Lezhë arrestuan në flagrancë shtetasin D. P., 46 vjeç, banues në fshatin Tale, pasi dyshohet se ka ushtruar dhunë ndaj vajzës së tij 17 vjeçe, e cila u pajis me urdhër mbrojtjeje.

-Gjithashtu, u referuan materialet në Prokurori ku nisi procedimi penal për shtetasin B. L., 54 vjeç, pasi u kap duke kryer punime ndërtimi, pa lejen përkatëse.

Specialistët për Hetimin e Narkotikëve referuan materialet në Prokurori ku nisi procedimi penal për shtetasin G. K., 26 vjeç, banues në Mamurras, pasi gjatë kontrollit fizik iu gjet dhe iu sekuestrua një sasi lënde e dyshuar narkotike Cannabis Sativa.

Specialistët e Sektorit të Qarkullimit Rrugor referuan materialet në Prokurori ku nisi procedimi penal për shtetasin A. C., 36 vjeç, banues në Paskuqan, pasi në aksin rrugor “Mabe-Lezhë”, automjeti që drejtonte është përplasur me automjetin me drejtues shtetasin S. L., 21 vjeç, banues në Velipojë. Nga aksidenti është dëmtuar shtetasi A. C., i cili ndodhet në spital, jashtë rrezikut për jetën.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Lezhë, për veprime të mëtejshme.
Drejtoria Vendore e Policisë Shkodër

Oficerët e Policisë Gjyqësore arrestuan shtetasin A. K., 21 vjeç, banues në Shkodër, pasi ka kundërshtuar punonjësit e Policisë së Rendit Publik, për shkak të detyrës.

Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Shkodër:
-ndaluan shtetasin K. L., 23 vjeç, banues në Shirokë, pasi dyshohet se ka vjedhur motorin e një varke peshkimi në pronësi të shtetasit S. B.. 23-vjeçari ka qenë i shpallur në kërkim për veprën penale “Largimi i të burgosurit nga vendi i qëndrimit”, pasi ka thyer masën e sigurisë “Arrest në shtëpi”;
-referuan materialet në Prokurori ku nisi procedimi në gjendje të lirë për shtetasen R. K., 66 vjeçe, banuese në fshatin Rrenc, pasi nga kontrollet me shërbimet e OSHEE-së, u konstatua lidhje e paligjshme e energjisë elektrike në banesën e saj.

Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Vau i Dejës referuan materialet në Prokurori ku nisi procedimi në gjendje të lirë për shtetasit D. Gj., banues në fshatin Paçram dhe H. G., banues në fshatin Kosmaç, pasi nga kontrollet me shërbimet e OSHEE-së, u konstatuan lidhje të paligjshme të energjisë elektrike në banesat e tyre.

Specialistët e Sektorit të Qarkullimit Rrugor referuan materialet në Prokurori, ku nisi procedimi në gjendje të lirë për shtetasin N. G., 41 vjeç, banues në Shkodër, pasi u kap duke drejtuar automjetin, në gjendje të dehur.

Materialet proceduriale iu referuan në Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Shkodër, për veprime të metejshme.

Informacion paraprak/Rreth orës 09:20, në aksin rrugor “Koplik-Shkodër”, shtetasi M. F., duke drejtuar automjetin, dyshohet se ka humbur kontrollin dhe për pasojë automjeti është përplasur me biçikletën me të cilën lëvizte shtetasi A. H., 69 vjeç.

Si pasojë është dëmtuar shtetasi A. H, i cili ndodhet në Spitalin Rajonal Shkodër, në kujdesin e mjekëve.

Grupi hetimor po punon për zbardhjen e rrethanave të aksidentit.
Drejtoria Vendore e Policisë Dibër

Specialistët e Sektorit të Policisë Rrugore arrestuan në flagrancë shtetasin F. D., 46 vjeç, banues në Bulqizë, pasi u kap duke drejtuar automjetin e tij në gjendje të dehur dhe kundërshtoi me forcë shërbimet e Policisë gjatë shoqërimit në Komisariat.

U referuan materialet në Prokurori ku nisi procedimi penal për shtetasin A. L., 18 vjeç, banues në Peshkopi, pasi u kap duke drejtuar një automjet pa qenë i pajisur me leje drejtimi.

Shërbimet e Komisariatit të Policisë Dibër referuan materialet në Prokurori, ku nisi procedimi penal për shtetasit M. S., 29 vjeç, dhe K. S., 31 vjeç, vëllezër, të dy banues në Peshkopi, pasi për motive të dobëta janë konfliktuar me shtetasin K. K., 41 vjeç.

Ditën e djeshme, në një subjekt minerar, është dëmtuar aksidentalisht gjatë punës shtetasi A. N., 40 vjeç, banues në Fushë-Bulqizë. Pasi mori ndihmën mjekësore, u largua nga spitali, jashtë rrezikut për jetën.

Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Dibër, për veprime të mëtejshme.
Drejtoria Vendore e Policisë Elbasan

Shërbimet e Komisariatit të Policisë Librazhd referuan materialet në Prokurori, ku nisi procedimi penal për shtetasit:
-A. Gj., 32 vjeç, pasi ka promovuar në rrjete sociale, një ndeshje ndërmjet 2 kafshëve shtëpiake (qen dhe mace);
-B. K., 40 vjeçe, pasi dyshohet se ka ushtruar dhunë ndaj vajzës së saj 15 vjeçe.

Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Elbasan referuan materialet në Prokurori, ku nisi procedimi penal për shtetasit:
-E. L., 33 vjeç, pasi nuk i është bindur urdhrit të punonjësit të Policisë, për të ndaluar automjetin që drejtonte, me qëllim kryerjen e verifikimeve;
-N. T., N. I. dhe H. R., pasi u kapën duke kryer punime ndërtimi në pronat e tyre, pa leje.

Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Elbasan, për veprime të mëtejshme.
Drejtoria Vendore e Policisë Gjirokastër

Specialistët për Hetimin e Krimeve të Stacionit të Policisë Këlcyrë referuan materialet në Prokurori ku nisi procedimi penal për shtetasin Xh. M., 48 vjeç, banues në Këlcyrë, pasi u konstatua duke prerë dru në mënyrë të paligjshme.

Specialistët e Sektorit të Policisë Rrugore referuan materialet në Prokurori, për vlerësim, pasi ditën e djeshme, në aksin rrugor “Krahës-Memaliaj”, shtetasja S. Sh., 22 vjeçe, banuese në fshatin Drizar, Ballsh, duke drejtuar automjetin, dyshohet se ka humbur kontrollin dhe për pasojë automjeti është përplasur me një automjet tjetër. Nga aksidenti është dëmtuar lehtë 22-vjeçarja.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Gjirokastër, për veprime të mëtejshme.

Drejtoria Vendore e Policisë Tiranë

Specialistët për Hetimin e Narkotikëve arrestuan shtetasin E. G., 35 vjeç, pasi gjatë kontrollit fizik, iu gjet një sasi Kokaine, e cila u sekuestrua me cilësinë e provës materiale.

Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Nr. 2:
-arrestuan shtetasin E. K., 34 vjeç, sepse u kap në flagrancë sapo kishte thyer xhamin e një dyqani në Rrugën e Kavajës dhe kishte hyrë aty, me qëllim vjedhjen. Vijojnë hetime për zbardhjen e vjedhjeve të tjera që mund të ketë kryer 34-vjeçari;
-arrestuan shtetasin E. A., 44 vjeç, pasi ka ushtruar dhunë ndaj nënës së tij;
-referuan materialet në Prokurori, ku nisi procedimi në gjendje të lirë për shtetasit E. E., 26 vjeç dhe O. B., 22 vjeç, pasi dyshohet se për motive të dobëta, janë konfliktuar fizikisht, me 2 shtetas të tjerë.

Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Nr. 4 referuan materialet në Prokurori, ku nisi procedimi në gjendje të lirë për shtetasin R. D., 25 vjeç, pasi në Rrugën e Dibrës, dyshohet se për motive të dobëta, ka goditur me sende të forta, një 45-vjeçar.

Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Nr. 6 referuan materialet në Prokurori, ku nisi procedimi në gjendje të lirë për shtetasen N. T., 57 vjeçe, pasi dyshohet se për motive pronësie, është konfliktuar fizikisht, me 2 shtetase.

Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Vore referuan materialet në Prokurori, ku nisi procedimi në gjendje të lirë për shtetasin G. Sh., 36 vjeç, banues në Rrëshen, pasi dyshohet se për motive të dobëta, ka dëmtuar disa paisje në zyrën e Gjendjes Civile, Vorë.

Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Krujë shpallën në kërkim shtetasit S. H., 48 vjeç dhe A. H., 38 vjeç, pasi dyshohet se kanë kultivuar bimë narkotike në fshatin Ranxë. Me cilësinë e provës materiale u sekuestruan 2 automjetet e këtyre shtetasve, në të cilat u gjetën lëndë pesticide që përdorën në bujqësi. Punohet për kapjen e 2 shtetasve dhe për dokumentimin e përgjegjësisë penale për rastin.

Specialistët e qarkullimit rrugor:
-arrestuan shtetasin J. N., 19 vjeç pasi u kap duke drejtuar automjetin, pa leje drejtimi;
-arrestuan shtetasin K. B., 47 vjeç, pasi u kap duke drejtuar automjetin, në gjendje të dehur;
-referuan materialet në Prokurori, ku nisi procedimi në gjendje të lirë për shtetasin H. Z., 58 vjeç, pasi në rrugën “Sami Frashëri”, me automjetin që drejtonte, ka përplasur këmbësorin, shtetasin M. Sh., 54 vjeç, i cili është në kujdesin e mjekëve;
-referuan materialet në Prokurori, ku nisi procedimi në gjendje të lirë për shtetasit E. M., 39 vjeç dhe E. D., 33 vjeç, pasi në Rrugën e Arbërit, janë përplasur automjeti dhe motomjeti që drejtonin përkatësisht këta shtetas. Si pasojë është dëmtuar 33-vjeçari, i cili aktualisht është në kujdesin e mjekëve;
-referuan materialet në Prokurori, ku nisi procedimi në gjendje të lirë për shtetasin L. T., 60 vjeç, pasi në autostradën “Tiranë-Durrës”, automjeti që drejtonte, është përplasur me një automjet tjetër në lëvizje. Si pasojë pati vetëm dëme materiale;
-referuan materialet në Prokurori, ku nisi procedimi në gjendje të lirë për shtetasin Y. L., 64 vjeç, pasi në një vendparkim automjetesh, automjeti që drejtonte, është përplasur me një objekt (depozitë hekuri). 64-vjeçari pasi mori ndihmë mjekësore, u largua në banesë, jashtë rrezikut për jetën;
-referuan materialet në Prokurori, ku nisi procedimi në gjendje të lirë për shtetasin A. K., 29 vjeç, pasi dyshohet se ka humbur kontrollin mbi automjetin që drejtonte dhe si pasojë automjeti është përplasur me murin kufizues të autostradës së Unazës së Re. Nga përplasja është dëmtuar 29-vjeçari, i cili është në kujdesin e mjekëve.

Më datë 28.05.2025:
-kallëzoi shtetasja H. L., 65 vjeçe, se ishte larguar nga banesa, bashkëshortja 17 vjeçe e djalit të saj. Punohet për gjetjen e kësaj shtetaseje;
-dyshohet se në kushte të rënduara psikologjike, është vetëhedhur nga kati i tretë i një pallati ku banonte, shtetasi A. I., 33 vjeç, i cili aktualisht është në kujdesin e mjekëve. Grupi hetimor po punon për sqarimin e rrethanave të rastit;
-kallëzoi shtetasja K. G., 35 vjeçe, administratorja e një subjekti, se është fyer nga 2 shtetas që i janë prezantuar si gazetarë të një emisioni investigativ gjatë tentativës për ta intervistuar. Materialet procedurale mbi kallëzimin iu referuan Prokurorisë së Tiranës, me qëllim vlerësimin juridik të rastit.
-është dërguar për mjekim, në spital, një shtetase 60 vjeçe, pasi dyshohet se në banesë, ka konsumuar Fotoksinë. Aktualisht ajo është në kujdesin e mjekëve. Grupi hetimor po punon për sqarimin e rrethanave të rastit.

Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë së Tiranës, për veprime të mëtejshme.

Drejtoria Vendore e Policisë Vlorë
Specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Vlorë:
•arrestuan shtetasin E. D., 24 vjeç, banues në Orikum, pasi dyshohet se më datë 28.05.2025, ka tentuar të hyjë për të vjedhur në një fast food në Vlorë, vend ku kishte vjedhur edhe 4 ditë më parë një shumë parash.
•referuan materiale në Prokurori dhe nisën procedimin penal për shtetasin A. Gj., 64 vjeç, banues në fshatin Sherishtë, pasi më datë 28.05.2025, në fshatin Sherishtë, ky shtetas për motive të dobëta ka goditur me sende të forta shtetasin V. S., 67 vjeç, banues në të njëjtin fshat, i cili si pasojë e dëmtimeve ndodhet në spital, nën kujdesin e mjekëve.
•referuan materiale në Prokurori dhe nisën procedimin penal për shtetasin G. P., 24 vjeç, banues në Vlorë, pasi më datë 27.05.2025, dyshohet se për motive të dobëta ka goditur me grushta shtetasin D. A., 41 vjeç.
•referuan materiale në Prokurori dhe shpallën në kërkim shtetasin F. B., 27 vjeç, banues në Vlorë, pasi më datë 28.05.2025, dyshohet se ka vjedhur targat e një automjeti tip “Ford”.
Specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Himarë referuan materiale në Prokurori dhe nisën procedimin penal për shtetasit M. D. dhe A. Z., pasi dyshohet se në plazhin e Gjipesë kanë vendosur struktura druri të çmontueshme (përkatësisht 2 njëri dhe 1 tjetri), pa lejen e organeve kompetente.
Specialistët e Seksionit të Trafikut Urban dhe Interurban Vlorë referuan materiale në Prokurori dhe nisën procedimin penal për shtetasin R. B., 67 vjeç, pasi më datë 27.05.2025, duke drejtuar automjetin tip “Seat”, në aksin rrugor Vlorë–Fier (rruga e vjetër), është përfshirë në një aksident rrugor ku si pasojë është dëmtuar, jashtë rrezikut për jetën, shtetasja A. O., 71 vjeçe, dhe është larguar nga vendngjarja.
Materialet iu referuan Prokurorisë, për veprime të mëtejshëm.