Drejtoria Vendore e Policisë Korçë
Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Pogradec referuan materialet në Prokurori, ku filloi procedimi penal për shtetasin A. P., 54 vjeç, banues në fshatin Radokal i Sipërm, Pogradec, për veprat penale “Prishja e qetësisë publike” dhe “Shkelja e karantinës së bimëve dhe kafshëve”. Ky shtetas, dje, në fshatin ku banon, ka gjuajtur shpendë, me armë gjahu të cilën e posedonte me leje. Arma e gjahut u sekuestrua në cilësinë e provës materiale.
Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Korçë, për veprime të mëtejshme.
Drejtoria Vendore e Policisë Tiranë/Gjatë 48-orëve të fundit.
Specialistët për Hetimin e Narkotikëve:
-arrestuan shtetasin L. Ç., 36 vjeç, pasi gjatë kontrollit fizik, shërbimet e Forcës së Posaçme “Shqiponja” i gjetën një sasi lënde të dyshuar narkotike Kokainë, e cila u sekuestrua me cilësinë e provës materiale;
-në bashkëpunim me shërbimet e Komisariatit të Policisë Nr. 6, ekzekutuan vendimin për ndalimin e shtetasit B. H., 40 vjeç që është dënuar me 4 vjet e 8 muaj burgim, për veprën penale “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve”. Nga dënimi, 40-vjeçarit i kanë mbetur për të vuajtur rreth 2 vjet e 2 muaj burgim;
-arrestuan shtetasin I. M., 65 vjeç, pasi gjatë kontrolleve, shërbimet e Komisariatit të Policisë Nr. 3 i gjetën një sasi lënde të dyshuar narkotike Kokainë, e cila u sekuestrua me cilësinë e provës materiale.
Specialistët për Hetimin e Krimeve Kibernetike referuan materialet në Prokurori, ku nisi procedimi penal për shtetasit:
-P. P., pasi dyshohet se ka përndjekur nëpërmjet llogarive false në rrjete sociale, një shtetase;
-B. B., pasi dyshohet se ka shpërndarë video të një shtetaseje.
Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Nr. 1:
-arrestuan shtetasin A. T, 48 vjeç, pasi dyshohet se për motive të dobëta ka ushtruar dhunë ndaj xhaxhait të tij;
-referuan materialet në Prokurori, ku nisi procedimi penal për shtetasin I. Z, pasi gjatë kontrollit të një objekti në pronën e tij janë gjetur e sekuestruar një sasi municioni;
-referuan materialet në Prokurori, ku nisi procedimi penal për shtetasin E. M., si dhe punohet për kapjen e shtetasit E. M, pasi dyshohet se për motive të dobëta kanë goditur me grushte shtetasin A. B;
-shpallën në kërkim shtetasin A. C., pasi dyshohet se ka ushtruar dhunë ndaj të dashurës së tij. Punohet për kapjen e këtij shtetasi.
Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Nr. 2:
-në bashkëpunim me shërbimet e Komisariatit të Policisë Nr. 3, arrestuan shtetasen A. K., 30 vjeçe, pasi u kap duke drejtuar automjet, pa leje, ndërkohë që ishte me masë sigurie “Arrest në shtëpi”. Gjatë kontrollit në automjet u gjetën 2 armë të ftohta që u sekuestruan me cilësinë e provës materiale;
-arrestuan shtetasin K. D., 28 vjeç, pasi dyshohet se ka ngacmuar seksualisht një 30-vjeçare;
-referuan materialet në Prokurori, ku nisi procedimi penal për shtetasit B. M. dhe V. Xh., pasi dyshohet se për shkak të mosmarrëveshjeve për një shumë parash, janë konfliktuar fizikisht, me njëri-tjetrin;
-referuan materialet në Prokurori, ku nisi procedimi penal për shtetasin K. P., pasi dyshohet se për motive të dobëta, ka kanosur shtetasin L. Sh.;
-referuan materialet në Prokurori, ku nisi procedimi penal për shtetasit G. H. dhe E. M., pasi dyshohet se kanë kanosur shtetasin D. K;
-referuan materialet në Prokurori, ku nisi procedimi penal për shtetasin D. M, pasi dyshohet se ka kanosur shtetasen M. Sh;
-referuan materialet në Prokurori, ku nisi procedimi penal për shtetasit B. T., Th. P. dhe A. H., pasi dyshohet se kanë hedhur inerte (materiale ndërtimi), në rrugën “Andrea Kushi”, dhe si pasojë është ndotur ambienti;
-shpallën në kërkim shtetasin Xh. Ll., pasi dyshohet se ka ushtruar dhunë ndaj të dashurës së tij. Punohet për kapjen e këtij shtetasi.
Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Nr. 3:
-ekzekutuan vendimin për ndalimin e shtetasit L. K., 34 vjeç, të dënuar me 1 muaj burgim, për veprën penale “Dhuna në familje”;
-referuan materialet në Prokurori, ku nisi procedimi penal për shtetasit G. Z. dhe B. Z., pasi dyshohet se për motive të dobëta, kanë goditur me grushte, shtetasit A. D. dhe B. D;
-referuan materialet në Prokurori, ku nisi procedimi penal për shtetasin B. K, pasi dyshohet se ka prishur qetësinë brenda një institucioni;
-referuan materialet në Prokurori, ku nisi procedimi penal për shtetasin A. M, pasi dyshohet se për motive të dobëta ka goditur me shpullë shtetasin O. B;
-referuan materialet në Prokurori, ku nisi procedimi penal për shtetasin R. A, pasi dyshohet se ka kanosur në anë të celularit shtetasin F. G;
-referuan materialet në Prokurori, ku nisi procedimi penal për shtetasen S. Z, pasi nuk i është bindur urdhërit të punonjëses së Policisë;
-referuan materialet në Prokurori, ku nisi procedimi penal për shtetasit J. Ç, A. H dhe B. D, pasi në lokalin në administrim të tyre, kanë prishur qetësinë publike, duke gjeneruar muzikë me volum të lartë;
-shpallën në kërkim shtetasin R. D., pasi dyshohet se ka ushtruar dhunë ndaj të fejuarës së tij. Punohet për kapjen e këtij shtetasi.
Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Nr. 4:
-arrestuan shtetasin S. B, 61 vjeç, pasi dyshohet se për motive pronësie ka goditur vëllain e tij i cili po merr ndihmë mjekësore në spital;
-arrestuan shtetasin D. P., 45 vjeç, pasi dyshohet se ka ushtruar dhunë ndaj bashkëshortes së tij;
-referuan materialet në Prokurori, ku nisi procedimi penal për shtetasin E. S., pasi dyshohet se ka ushtruar dhunë ndaj vëllait të tij;
-referuan materialet në Prokurori, ku nisi procedimi penal për shtetasin A. K, pasi dyshohet se për motive të dobëta ka goditur me grushte shtetasin B. L;
-shpallën në kërkim shtetasin A. H., pasi dyshohet se ka përndjekur 2 shtetas. Punohet për kapjen e tij;
-shpallën në kërkim shtetasin M. K., pasi dyshohet se nëpërmjet mashtrimit, ka marrë një automjet, të cilin e ka braktisur në rrugën “Marie Kraja”, të dëmtuar. Punohet për kapjen e shtetasit M. K. dhe për sqarimin e rrethanave të rastit;
-shpallën në kërkim shtetasin S. T., pasi dyshohet se ka thyer traun e një garazhdi. Punohet për kapjen e tij dhe për sqarimin e rrethanave të rastit.
Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Nr. 5:
-referuan materialet në Prokurori, ku nisi procedimi penal për 2 të mitur pasi për motive të dobëta janë konfliktuar me njëri-tjetrin;
-shpallën në kërkim shtetasin B. K., pasi dyshohet për motive të dobëta, ka goditur shtetasin A. V. Punohet për kapjen e shtetasit B. K.
Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Nr. 6:
-arrestuan shtetasin A. L, 30 vjeç, pasi dyshohet se ka ushtruar dhunë ndaj nënës së tij. Gjatë kontrollit fizik, iu gjet një sasi lëndë e dyshuar narkotike kokainë;
-referuan materialet në Prokurori, ku nisi procedimi penal për shtetasin I. K, pasi dyshohet se ka kanosur shtetasin K. H;
-referuan materialet në Prokurori, ku nisi procedimi penal për një të mitur pasi dyshohet se ka goditur me grusht, një të mitur;
-shpallën në kërkim shtetasin F. T., pasi dyshohet se në Yzberisht, në bashkëpunim me një shtetas tjetër, ende të paidentifikuar, kanë goditur me grushte, shtetasin E. D. (rast i publikuar në rrjete sociale). Punohet për kapjen e shtetasit F. T., si dhe për identifikimin dhe kapjen e bashkëpunëtorit të tij.
Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Nr. 7 referuan materialet në Prokurori, ku nisi procedimi penal për shtetasit:
-E. H., pasi dyshohet se për motive të dobëta, ka goditur me grusht, një shtetas;
-R. C., pasi dyshohet se ka goditur një shtetas.
Specialistët e qarkullimit rrugor arrestuan shtetasit:
-F. Z., 37 vjeç dhe E. K., 45 vjeç, pasi u kapën duke drejtuar automjete, në gjendje të dehur;
-A. C., 23 vjeç, pasi u kap duke drejtuar automjet, pa leje drejtimi.
-me datë 27.01.2026, kallëzoi shtetasi V. G., se i kishin vjedhur motomjetin. Punohet për identifikimin dhe kapjen e autorit/ëve të rastit;
-me datë 28.01.2026, në drejtim të rrugës “Vangjel Noti” automjeti me drejtues ende të paidentifikuar ka aksidentuar këmbësoren shtetasen M. Gj, 26 vjeçe, e cila ndodhet në spital, nën kujdesin e mjekëve. Punohet për identifikimin e drejtuesit të automjetit dhe sqarimin e rrethanave të aksidentit.
-Më datë 29.01.2026, rreth orës 04:30, në rrugën “Haxhi Deliu”, në një pallat, pranë derës së banesës së shtetasit E. T., është konstatuar një bidon me lëndë të dyshuar djegëse (benzinë) dhe një sasi e kësaj lënde e përhapur në tokë. Grupi hetimor vijon punën për zbardhjen e rrethanave të rastit.
Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë së Tiranës, për veprime të mëtejshme.
Drejtoria Vendore e Policisë Fier
Specialistët për Hetimin e Narkotikëve të DVP Fier arrestuan shtetasin E. H., 24 vjeç, banues në Fier, pasi gjatë kontrollit në automjetin e tij, shërbimet e Policisë gjetën dhe sekuestruan një sasi lënde të dyshuar narkotike kokainë.
Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Fier arrestuan shtetasin A. M., 43 vjeç, banues në fshatin Kreshpan, pasi për motive të dobëta, ka ushtruar dhunë ndaj xhaxhait të tij, shtetasit H. M., dhe djalit të tij, shtetasit A. M., si dhe i ka dëmtuar automjetin. Gjithashtu, për këtë rast, u procedua në gjendje të lirë shtetasja E. M., 37 vjeçe, pasi ka ndërhyrë në konflikt duke ushtruar dhunë ndaj kunatit të saj, shtetasit të arrestuar A. M., dhe babait të tij, shtetasit F. M., si dhe u shpall në kërkim shtetasi E. M., 22 vjeç (i afërm i tyre), pasi gjatë konfliktit, ka qëlluar në ajër, me armë gjahu të cilën e posedonte pa leje. Arma e gjahut u sekuestrua në cilësinë e provës materiale.
Gjithashtu, këta specialistë referuan materialet në Prokurori ku nisi procedimi penal për shtetasit:
-M. K., 39 vjeçe, banuese në Fier dhe L. G., 24 vjeçe, banuese në Elbasan, pasi janë konfliktuar me njëra-tjetrën;
-K. Dh., 40 vjeç, banues në Fier, pasi nuk i është bindur urdhrit të punonjësit të Policisë, për ndalimin e automjetit.
Specialistët për Hetimin e Krimeve Ekonomike të DVP Fier referuan materialet në Prokurori ku nisi procedimi penal për shtetasin J. K., 32 vjeç, banues në Fier, pasi ushtronte aktivitet ekonomik (vendparkim për automjete), pa kasë fiskale dhe pa e regjistruar në organet tatimore.
Në Komisariatin e Policisë Fier, shtetasja O. G., punonjëse në një farmaci në lagjen “Liri”, kallëzon se një shtetas i paidentifikuar i ka vjedhur një shumë parash në farmaci. Po punohet për identifikimin dhe kapjen e tij.
Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë së Fierit, për veprime të mëtejshme.
Drejtoria Vendore e Policisë Vlorë
Specialistët e Seksionit për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Sarandë arrestuan në flagrancë shtetasin E. P., 22 vjeç, pasi ka kallëzuar nëna e tij, se ai ka ushtruar dhunë psikologjike ndaj saj, ka dëmtuar derën e banesës, ka vjedhur sende në banesë dhe motomjetin e babait të tij.
Gjithashtu, këta specialistë referuan materialet në Prokurori ku nisi procedimi penal për shtetasin M. Gj., 45 vjeç, banues në Sarandë, pasi ka kryer punime ndërtimi, pa leje.
Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme.
Sarandë
Për motive të dobëta, dëmtuan me sende të forta dhe me mjet prerës, 2 shtetas, arrestohen 2 shtetas dhe shpallet në kërkim 1.
2 të dëmtuarit janë jashtë rrezikut për jetën.
Menjëherë pas njoftimit të marrë në orët e para të mëngjesit të sotëm, për një konflikt ndërmjet disa shtetasve, në lagjen “Baba Rexhep”, Sarandë, shërbimet e Komisariatit të Policisë Sarandë organizuan punën dhe shkuan në vendngjarje, me qëllim zbardhjen e autorësisë dhe rrethanave të rastit.
Si rezultat i veprimeve të shpejta policore u arrestuan shtetasit M. H., 24 vjeç dhe Xh. S., 27 vjeç, si dhe u identifikua dhe u shpall në kërkim shtetasi F. Gj..
Nga veprimet hetimore dyshohet se shtetasit A. Gj., M. H. dhe Xh. S. kanë shkuar në banesën e shtetasit B. Q., ku për motive të dobëta, kanë goditur me sende të forta (shkopinj) dhe me mjet prerës, shtetasit E. Q., B. Q. dhe A. Q.. Si pasojë janë dëmtuar shtetasit E. Q dhe A. Gj., të cilët janë jashtë rrezikut për jetën.
Punohet për kapjen e shtetasit F. Gj., si dhe në drejtimin e Prokurorisë, punohet për të zbardhur dhe dokumentuar të gjitha rrethanat e këtij rasti.
Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme, për veprën penale “Plagosja e rëndë me dashje”, kryer në bashkëpunim.
Drejtoria Vendore e Policisë Elbasan
Specialistët për Hetimin e Krimeve Ekonomike dhe Financiare referuan materialet në Prokurori, ku nisi procedimi penal për shtetasin M. H., 38 vjeç, banues në Elbasan. Në subjektin që ai administron, për grumbullimin dhe transportimin e mbetjeve me përmbajtje metalike, gjatë kontrollit të ushtruar në bashkëpunim me Inspektoratin Kombëtar të Mbrojtjes së Territorit, u konstatuan mbetje që nuk ishin trajtuar sipas legjislacionit në fuqi. Gjithashtu, për shkeljet e konstatuara nga grupi i inspektimit, subjekti u ndëshkua me masë administrative 2 000 000 lekë.
Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Elbasan referuan materialet në Prokurori, ku nisi procedimi penal për shtetasit:
Xh. Ç., 58 vjeç, pasi dyshohet se ka pushtuar tokën e një shtetaseje dhe e ka kanosur atë, me fjalë;
S. H., 54 vjeçe, pasi dyshohet se i ka vjedhur portofolin një 36-vjeçareje.
Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Cërrik referuan materialet në Prokurori, ku nisi procedimi penal për shtetasin G. T., 55 vjeç, pasi dyshohet se ka pushtuar tokën e shtetasit B. T., 40 vjeç, në fshatin Marinës, si dhe ka kryer punime ndërtimi në këtë pronë, pa leje.
Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Cërrik referuan materialet në Prokurori dhe shpallën në kërkim shtetasin A. K., 27 vjeç, pasi në muajin maj 2025, i ka marrë me qira automjetin, shtetasit M. K., 44 vjeç, dhe nuk ia ka kthyer më. Po punohet për kapjen e 27-vjeçarit dhe për gjetjen e automjetit.
Më datë 28.01.2026, ka kallëzuar shtetasi A. L., se i kanë vjedhur bizhuteri në dyqanin e tij, në bulevardin “Qemal Stafa”. Po punohet për zbardhjen e rrethanave të rastit, identifikimin dhe kapjen e autorit/ëve.
Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Elbasan, për veprime të mëtejshme.
Drejtoria Vendore për Kufirin dhe Migracionin Vlorë
PKK Port Sarandë/Goditet një rast i mosdeklarimit të parave në kufi.
Tentoi të dilte nga Shqipëria, me 45 000 euro, pa i deklaruar, procedohet penalisht shtetasi grek.
Sekuestrohet shuma e parave.
Shërbimet e Policisë Kufitare në PKK Port Sarandë, gjatë kontrolleve të vazhdueshme që kryejnë me synim parandalimin, evidentimin dhe goditjen e paligjshmërive, i kanë gjetur një shtetasi, në çantë, 45 000 euro, të cilat ai po tentonte t’i nxirrte nga Shqipëria, pa i deklaruar.
Në vijim të veprimeve për rastin, u referuan materialet në Prokurori, ku nisi procedimi penal për shtetasin grek G. V., banues në Greqi.
Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Sarandë, për veprime të mëtejshme, për veprën penale “Mosdeklarimi në kufi i të hollave dhe i sendeve me vlerë”.
Drejtoria Vendore e Policisë Berat
Shërbimet e Komisariatit të Policisë Berat referuan materialet në Prokurori, ku nisi procedimi në gjendje të lirë për shtetasit:
-M. T., 47 vjeç, banues në Kuçovë, pasi ka tentuar të vjedhë 1 motomjet, në lagjen “Barrikadë”;
-D. M., 31 vjeç dhe R. T. 30 vjeç, të dy banues në Berat, pasi dyshohet se për motive të dobëta, kanë dëmtuar me sende të forta dhe me mjet prerës, një 39-vjeçar, i cili është aktualisht në kujdesin e mjekëve dhe jashtë rrezikut për jetën.
Shërbimet e Stacionit të Policisë Dimal referuan materialet në Prokurori, ku nisi procedimi në gjendje të lirë për shtetasit Z. S., 64 vjeçe dhe R. S., 40 vjeç, nënë e bir, të dy banues në Dimal, pasi dyshohet se kanë ushtruar dhunë psikologjike ndaj bashkëshortes së 40-vjeçarit.
Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë së Beratit, për veprime të mëtejshme.
DVP Dibër
Specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Dibër referuan materialet në Prokurori, ku nisi procedimi penal për shtetasit:
-E.T., 52 vjeç, dhe Sh.B., 30 vjeç, banues në Peshkopi, pasi gjatë kontrollit të ushtruar nga shërbimet e Policisë, në bashkëpunim me Task-Forcën e OSHEE-së, në aparatin matës të energjisë elektrike u konstatua lidhje e paligjshme e energjisë elektrike, e kryer nga këta shtetas.
-B.K., 45 vjeç, banues në fshatin Grevë, pasi në objektin që po ndërtonte ka tejkaluar lejen e ndërtimit të dhënë nga organi kompetent.
Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë së Dibrës, për veprime të mëtejshme.
Drejtoria Vendore e Policisë Durrës
Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Durrës referuan materialet në Prokurori, ku nisi procedimi penal për shtetasin M. P., 34 vjeç , banues në Durrës, pasi dyshohet se ka ushtuar dhunë ndaj bashkëshortes së tij.
Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Kavajë referuan materialet në Prokurori, ku nisi procedimi penal për shtetasin A. V., 54 vjeç, banues në Kavajë, pasi dyshohet se për motive të dobëta, ka dëmtuar kamerat e sigurisë, në banesën e shtetasit M. H..
Më datë 28.01.2026, kallëzoi shtetasi Y. M., se ishte larguar nga banesa, vajza e tij, 15 vjeçe. Punohet për gjetjen e të miturës.
Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë së Durrësit, për veprime të mëtejshme.
Drejtoria Vendore e Policisë Shkodër
Në vijim të informacionit paraprak të dhënë dje, për aksidentin e ndodhur në aksin rrugor “Mjedë-Spathar”, informojmë se specialistët e qarkullimit rrugor arrestuan në flagrancë shtetasin Z. B., 32 vjeç, pasi duke drejtuar automjetin, ka humbur kontrollin dhe si pasojë automjeti është përplasur me barrierat metalike të urës së Spatharit dhe ka rënë në liqenin e Vaut të Dejës.
Drejtuesi i automjetit dhe pasagjeri, shtetasi N. Ç., 24 vjeç, banues në Laç, po marrin mjekim në Spitalin Rajonal Shkodër, ndërsa pasagjeri tjetër, shtetasi A. N., 22 vjeç, banues në Laç, u dërgua për mjekim të specializuar në Spitalin e Traumës.
Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Shkodër referuan materialet në Prokurori, ku nisi procedimi penal për shtetasit:
-B. H., 49 vjeç, pasi ka kryer punime ndërtimi, pa leje;
-L. Zh., 64 vjeç, pasi nga kontrollet e kryera në bashkëpunim me shërbimet e OSHEE-së, në banesën e tij u konstatua lidhje e paligjshme e energjisë elektrike.
Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Shkodër, për veprime të mëtejshme.
Durrës
Finalizohet faza e 14-të e operacionit policor të koduar “Storm”.
Operacioni pas hetimeve dyjavore me metoda proaktive.
Kishin marrë një apartament me qira, në zonën e Vollgës, lagjja nr. 1, Durrës, të cilin e kishin përshtatur me qëllim kryerjen e aktivitetit të ushtrimit të prostitucionit; procedohen penalisht dy shtetase braziliane.
Procedohen për prostitucion edhe dy shtetas shqiptare.
Sekuestrohen shuma parash, pasaportat e dy shtetaseve, blloqe shënimesh dhe 8 celularë.
Në vijim të operacioneve të njëpasnjëshme për goditjen e prostitucionit, Seksioni për Hetimin e Trafiqeve, me mbështetjen e Forcës së Posaçme Operacionale, finalizoi fazën e 14-të të operacionit policor të koduar “Storm”, i ndjekur me metoda speciale të hetimit për një periudhë 2-javore, për veprat penale “Prostitucion” dhe “Përshtatja e ambienteve për prostitucion”.
Si rezultat i këtij operacioni u proceduan në gjendje të lirë shtetaset Th. C., 35 vjeçe, dhe A. F., 39 vjeçe, lindur në Brazil.
Gjithashtu u proceduan në gjendje të lirë, për veprën penale “Prostitucioni”, edhe dy shtetas E. D. dhe S. A., banues në Durrës.
Në cilësinë e provës materiale u sekuestruan gjithsej 1 080 euro, 116 700 lekë, 120 dollarë amerikanë, 80 paund britanikë, 150 franga dhe 3 430 dinarë, si dhe dy pasaporta të shtetaseve të huaja, 8 aparate celularë, karta telefoni dhe blloqe shënimesh.
Nga veprimet hetimore të kryera për nevoja të këtij procedimi rezultoi se këto shtetase kishin marrë një apartament me qira, në zonën e Vollgës, lagjja nr. 1, Durrës, të cilin e kishin përshtatur me qëllim kryerjen e aktivitetit të ushtrimit të prostitucionit.
Materialet proceduriale iu kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Durrës.
Tiranë/Finalizohen në 24 orë, 2 operacione të tjera për zbardhjen e një disa vjedhjeve të kryera në territoret e komisariateve të Policisë Nr. 1 dhe Nr. 3, gjatë muajit janar, 2026.
Lokalizohen, kapen dhe vihen në pranga 3 shtetasit që kryen vjedhje në subjekte, si dhe vodhën mjet dhe sende me vlerë.
Në vijim të punës hetimore, të kryer menjëherë pas kallëzimeve të qytetarëve dhe administratorëve të subjekteve, për vjedhje të pronës/pasurisë, shërbimet në varësi të Drejtorisë Vendore të Policisë Tiranë finalizuan në 24 orë, 2 operacione të tjera për goditjen e kësaj veprimtarie kriminale. Konkretisht:
-në kuadër të operacionit “Partners”, shërbimet e Komisariatit të Policisë Nr. 3 vunë në pranga shtetasit V. C., 36 vjeç dhe O. R., 44 vjeç, pasi dyshohet se kanë vjedhur 1 motomjet, në Rrugën e Kavajës, si dhe se kanë vjedhur sende me vlerë, në banesën e shtetasit K. Z.. Motomjeti i vjedhur u gjet dhe u sekuestrua me cilësinë e provës materiale;
-në kuadër të operacionit “Artikujt”, shërbimet e Komisariatit të Policisë Nr. 1 arrestuan shtetasin L. B., 25 vjeç, pasi dyshohet se ka vjedhur në 2 markete, më datë 13.01.2026 dhe dje.
Punohet për zbardhjen e vjedhjeve të tjera që mund të kenë kryer këta shtetas.
Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë së Tiranës, për veprime të mëtejshme.
Drejtoria Vendore e Policisë Lezhë
Specialistët e Seksionit për Hetimin e Krimeve Kibernetike shpallën në kërkim shtetasit:
-E. H., 36 vjeç, banues në Tiranë, pasi dyshohet se në një llogari në rrjet social, ka postuar pa autorizim, fotografi të fëmijëve të mitur të një shtetaseje;
-V. N., 29 vjeç, pasi dyshohet se ka aktivizuar një llogari false në rrjet social, me kredencialet e ish të dashurës së tij.
Punohet për kapjen e të dy shtetasve.
Shërbimet e Komisariatit të Policisë Kurbin shpallën në kërkim shtetasin B. H., 56 vjeç, pasi dyshohet se ka dëmtuar portën e banesës së një shtetasi, në fshatin Gjormë. Gjithashtu, referuan materialet në Prokurori, ku nisi procedimi në gjendje të lirë për kushëririn e 56-vjeçarit, shtetasin S. H., 25 vjeç, pasi ka kundërshtuar punonjësit e Policisë, gjatë kryerjes së veprimeve procedurale për këtë rast. Punohet për kapjen e 56-vjeçarit, si dhe për sqarimin e rrethanave të rastit.
Shërbimet e Komisariatit të Policisë Lezhë referuan materialet në Prokurori, për vlerësim, për dy raste:
-Në fshatin Markatomaj, u konstatua në një sipërfaqe toke në pronësi të shtetasit F. Sh., një gropë e mbushur me beton, e hapur rishtazi. Punohet për verifikimin e ligjshmërisë së punimeve;
-Shtetasi P. M. deklaroi se ka mosmarrëveshje për motive pronësie, me shtetasin N. U., për një pallat të ndërtuar në vitin 2006, në lagjen “Besëlidhja”.
Pasditen e djeshme, në aksin rrugor “Laç – Milot”, një automjet me drejtues ende të paidentifikuar, ka përplasur biçikletën me të cilën lëvizte shtetasi E. V., 29 vjeç. Si pasojë është dëmtuar shtetasi E. V., i cili është në kujdesin e mjekëve dhe jashtë rrezikut për jetën. Punohet për identifikimin dhe kapjen e drejtuesit të automjetit, si dhe për sqarimin e rrethanave të rastit.
Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë së Lezhës, për veprime të mëtejshme.
