Raporti i ngjarjeve 28,29,30,1,2 nëntor-dhjetor 2025

Drejtoria Vendore e Policisë Vlorë
Specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Sarandë arrestuan shtetasin S. G., 43 vjeç, banues në Sarandë, pasi dyshohet se ka dhunuar fizikisht dhe psikologjikisht, si dhe ka kërcënuar bashkëshorten e tij dhe dy fëmijët e tyre të mitur.
Specialistët e Seksionit të Trafikut Urban dhe Interurban Vlorë arrestuan në flagrancë shtetasin O. C., 35 vjeç, banues në Vlorë, pasi në rrugën “Ismail Qemali”, Vlorë, nuk iu ka ndaluar me automjet shërbimeve të Policisë dhe, pas ndalimit, është konstatuar se drejtonte automjetin në gjendje të dehur.
Specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Vlorë referuan materiale për vlerësim pasi:
•Më datë 01.12.2025, në lagjen “10 Korriku”, Vlorë, shtetasi F. M., 67 vjeç, banues në këtë lagje, dyshohet se në kushte depresioni është hedhur nga pallati ku banonte dhe ka humbur jetën. Ky shtetas vuante nga probleme të shëndetit mendor.
•Më datë 01.12.2025, shtetasja E. Sh., 55 vjeçe, banuese në Vlorë, ka kallëzuar se prej një muaji ka humbur kontaktet me djalin e saj, shtetasin I. Sh., 24 vjeç, i cili prej dy vitesh gjendet në Gjermani. U bë shpallja në kërkim e këtij shtetasi.
Materialet iu referuan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme.

Drejtoria Vendore e Policisë Durrës, gjatë 48 orëve të fundit

Specialistët e qarkullimit rrugor arrestuan në flagrancë shtetasin F. D., 56 vjeç, banues në Durrës, pasi dyshohet se ka humbur kontrollin mbi automjetin që drejtonte, dhe si pasojë automjeti është përplasur me një automjet. Nga aksidenti pati vetëm dëme materiale.

Specialistët për Hetimin e Narkotikëve referuan materialet në Prokurori, ku nisi procedimi penal për shtetasin P. R., 19 vjeç, banues në Durrës, pasi gjatë kontrollit fizik, iu gjet dhe iu sekuestrua një sasi e vogël lënde e dyshuar narkotike Cannabis Sativa.

Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Durrës kapën shtetasin F. A., 53 vjeç, banues në Durrës, pasi dyshohet se më datë 24.11.2025, ka ushtruar dhunë ndaj bashkëshortes së tij. Pas konsultimit me prokurorin, për 53-vjeçarin filloi procedimi në gjendje të lirë, për veprën penale “Dhuna në familje”.

Gjithashtu, këta specialistë referuan materialet në Prokurori, ku nisi procedimi penal për shtetasit:
-E. K., 38 vjeç dhe A. Sh., 36 vjeçe, pasi dyshohet se mbanin fëmijët respektivë, në kundërshtim me vendimet e gjykatës, mbi kujdestarinë;
-L. S., 26 vjeç dhe A. S., 48 vjeçe, pasi dyshohet se gjatë një konflikti në lagjen nr. 17, për motive të dobëta, kanë goditur me sende të forta, shtetasit S. H. dhe Xh. H., vëllezër. Në cilësinë e provës materiale u sekuestrua nga vendngjarja, 1 mjet i mprehtë (kaçavidë)

Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Kavajë referuan materialet në Prokurori, ku nisi procedimi penal për një 13-vjeçar, pasi dyshohet se ka vjedhur një shumë eurosh, në banesën e shtetasit H. T.. Gjithashtu, u referuan materialet në Prokurori, ku nisi procedimi penal shtetasin B. L., 18 vjeç dhe për 2 të mitur të tjerë, pasi dyshohet se kanë qenë në dijeni për vjedhjen dhe nuk kanë kallëzuar. Me cilësinë e provës materiale u sekuestruan një shumë lekësh dhe 2 celularë.

Më datë 01.12.2025:
-u gjet trupi i pajetë i shtetasit L. A., 63 vjeç, në banesën e tij, në Golem. Nga këqyrja paraprake nuk u konstatuan shenja dhune. Paraprakisht dyshohet se ai e ka humbur jetën prej shkaqeve natyrale;

-kallëzoi shtetasi G. H., se i kishin vjedhur automjetin e parkuar në rrugë, në lagjen nr. 16/1. Punohet për identifikimin dhe kapjen e autorit/ëve të rastit.

Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë së Durrësit, për veprime të mëtejshme.

Drejtoria Vendore e Policisë Elbasan

Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Elbasan referuan materialet në Prokurori ku nisi procedimi penal për shtetasin E. Y., 30 vjeç, pasi ka goditur me grushte shtetasin H. M., për motive të dobëta.

Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Cërrik referuan materialet në Prokurori ku nisi procedimi penal për shtetasit:
F. S., 63 vjeç dhe F. B., 33 vjeç, pasi janë konfliktuar fizikisht me njëri-tjetrin, për motive të dobëta;
-një 16-vjeçar, pasi ka goditur me grushte një 22-vjeçare, për motive të dobëta.

Elbasan/Në Spitalin Rajonal Elbasan është dërguar për mjekim një 15-vjeçar, i cili më pas është dërguar në QSUT, por pavarësisht ndërhyrjeve mjekësore, ai ka humbur jetën. Nga veprimet e para hetimore dyshohet se 15-vjeçari ka konsumuar fotoksinë. Materialet procedurale për rastin iu referuan Prokurorisë, për vlerësim.

Gramsh/Në fshatin Kukur, dyshohet se për shkak të një shkëndije elektrike ka rënë zjarr në lokalin e shtetasit B. S. Si pasojë janë shkaktuar dëme materiale.
-Në spitalin e Gramshit është dërguar nga familjarët, për mjekim, shtetasja V. E., 46 vjeçe, e cila dyshohet se ka konsumuar me tepri, medikamentet që përdor për problemet mendore. 46-vjeçarja është në kujdesin e mjekëve.

Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Elbasan, për veprime të mëtejshme.

Shijak

Finalizohet operacioni policor i koduar “I huaji”.

Tentoi të vidhte dy automjete, si dhe në një automjet tjetër vodhi sende me vlerë; identifikohet dhe vihet në pranga 54-vjeçari nga Torino.

Shërbimet e Komisariatit të Policisë Shijak, pas marrjes së njoftimit për tentativën për vjedhjen e dy automjeteve në Maminas të Shijakut, organizuan menjëherë punën për identifikimin dhe kapjen e autorit.

Si rezultat i veprimeve të shpejta hetimore dhe operacionale, u bë e mundur identifikimi dhe ndalimi i shtetasit:

M. S., 54 vjeç, banues në Torino, Itali.

Nga veprimet hetimore të kryera, rezultoi se ky shtetas kishte tentuar të vidhte dy automjete në Maminas, Shijak.

Po nga veprimet hetimore, rezultoi se ky shtetas kishte vjedhur sende me vlerë edhe në automjetin e një shtetasi tjetër, në Maminas.

Në cilësinë e provës materiale, u sekuestruan sendet e vjedhura.

Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Durrës, për veprën penale “Vjedhja”.

Drejtoria Vendore e Policisë Tiranë

Specialistët e Seksionit për Hetimin e Narkotikëve arrestuan shtetasin J. V., 28 vjeç, pasi shërbimet e Komisariatit të Policisë Nr. 6 i gjetën një sasi lëndë narkotike e dyshuar kanabis.

Specialistët për Hetimin e Trafiqeve të Paligjshme referuan materialet në Prokurori, ku nisi procedimi në gjendje të lirë për shtetasin R. D., pasi dyshohet se ka trafikuar në Shqipëri, një automjet që rezulton i vjedhur në Itali. Automjeti u sekuestrua me cilësinë e provës materiale.

Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Nr. 1 referuan materialet në Prokurori ku nisi procedimi në gjendje të lirë për:
-shtetasin izraelit Sh. P, pasi dyshohet se ka kryer veprime të turpshme në publik me një shtetase;
-shtetasit F. Ç dhe V. Ç, pasi dyshohet se për motive të dobëta kanë goditur shtetasin A. N.

Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Nr. 2:
-arrestuan shtetasin E. U, 45 vjeç si dhe shpallën në kërkim shtetasin G. I., 29 vjeç, pasi dyshohet se në rrugën “Irfan Tomini” gjatë një konflikti të çastit për motive të dobëta, kanë goditur me një mjet prerës shtetasin M. A., 43 vjeç, i cili ndodhet në spital, jashtë rrezikut për jetën. Gjatë kontrollit të banesës së shtetasit E. U, u gjetën 3 armë të ftohta ndërsa në banesën e 29-vjeçarit u gjet një sasi lënde e dyshuar narkotike kanabis;
-referuan materialet në Prokurori ku nisi procedimi në gjendje të lirë për shtetasit B. R dhe A. K, pasi për motive të dobëta janë konfliktuar me njëri-tjetrin;
-shpallën në kërkim shtetasin turk M. C, pasi dyshohet se nuk ka bërë pagesën e ambientit ku po qëndronte me qira. Punohet për shoqërimin e tij dhe sqarimin e rrethanave të rastit.

Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Nr. 3 referuan materialet në Prokurori ku nisi procedimi në gjendje të lirë për shtetasit F. Th dhe A. L, pasi për motive pronësie janë konfliktuar me njëri-tjetrin.

Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Nr. 4 referuan materialet në Prokurori ku nisi procedimi në gjendje të lirë për:
-shtetasen M. B., pasi dyshohet se për motive të dobëta, ka goditur shtetasen Dh. K;
-shtetasit M. Xh dhe B. Xh, pasi kanë ushtruar dhunë psikologjike ndaj njëri-tjetrit;
-punohet për shoqërimin e shtetasit E. D, pasi dyshohet se për motive të dobëta ka goditur shtetasin F. T.

Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Nr. 5 referuan materialet në Prokurori ku nisi procedimi në gjendje të lirë për shtetasit F. B dhe R. M, pasi për motive të dobëta janë konfliktuar me njëri-tjetrin.

Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Nr. 6 referuan materialet në Prokurori ku nisi procedimi në gjendje të lirë për shtetasit H. T, E. T dhe A. D, pasi për motive të dobëta janë konfliktuar fizikisht me njëri-tjetrin.

Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Krujë arrestuan shtetasin D. B., 41 vjeç, pasi dyshohet se ka kanosur familjarët e tij me një mjet prerës. Në cilësinë e provës materiale u sekuestrua mjeti prerës.

Specialistët e qarkullimit rrugor:
-arrestuan shtetasin D. M., 30 vjeç, pasi tek Ish Sheshi “Shqiponja” mëngjesin e djeshëm me automjetin që drejtonte ka aksidentuar këmbësoren shtetasen A. H, 49 vjeçe, e cila për pasojë ka humbur jetën;
-arrestuan shtetasin A. Ch., 34 vjeç, pasi në Rrugën e Durrësit, dyshohet se ka humbur kontrollin e automjetit dhe automjeti ka dalë nga rruga, duke përplasur këmbësorët shtetaset R. Xh., 59 vjeçe dhe F. E., 56 vjeçe, të cilat ndodhen në spital, nën kujdesin e mjekëve;
-arrestuan shtetasin E. V., 26 vjeç, pasi u kap duke drejtuar automjetin pa leje;
-arrestuan shtetasin D. I., 31 vjeç, pasi u kap duke drejtuar automjetin në gjendje të dehur.

-me datë 01.12.2025:
-dyshohet se gjatë punës në një mobilieri në vendin e quajtur “Kodra e Diellit”, shtetasi Gj. L., 57 vjeç, ka humbur ndjenjat. Ai është dërguar në spital, por pavarësisht ndihmës mjekësore, ka humbur jetën, dyshohet për shkak të arrestit kardiak;
-te Bulevardi i Ri, në një kanal me ujë afër një kantieri, është gjetur pa shenja jete dhe pa shenja dhune, shtetasi H. S., 74 vjeç. Punohet për përcaktimin e shkakut dhe rrethanave të humbjes së jetës;
-në rrugën “Bedri Karapici”, në banesë, është gjetur pa shenja jete, shtetasi I. S., 34 vjeç, i cili dyshohet se është vetëvrarë me një mjet prerës. Punohet për dokumentimin e rrethanave të rastit.
-në Valias, gjatë natës kanë vjedhur në marketin e shtetasit A. H. Punohet për identifikimin e kapjen e autorit/ve dhe sqarimin e rrethanave të rastit.

Materialet procedurale i janë referuar Prokurorisë së Tiranës, për veprime të mëtejshme.

Drejtoria Vendore e Policisë Korçë

Nuk zbatoi rregullat e qarkullimit në kryqëzim, ndëshkohet me gjobë drejtuesi i automjetit.

Pas publikimit të një videoje në faqen “Harta Dixhitale e Aksidenteve Rrugore”, në të cilën shfaqet një automjet që nuk i jep përparësi një automjeti tjetër në krahun e djathtë, në kryqëzim, në aksin rrugor “Korçë-Maliq”, shërbimet e Policisë Rrugore të Korçës kanë kryer verifikimet për rastin.

Nga verifikimi u identifikua pronari i automjetit, shtetasi Xh. Ç. Në zbatim të pikës 1, 2 dhe 10 të nenit 143 dhe pikës 5 të nenit 198, të Kodit Rrugor, u vendos masa administrative 6000 lekë.

Policia Rrugore e Korçës falënderon qytetarët dhe median, për kontributin në evidentimin e shkeljeve të rregullave të qarkullimit rrugor, dhe i fton ata të vijojnë të denoncojnë raste të tilla, pasi reagimi do të jetë i menjëhershëm, i paanshëm dhe në përputhje me ligjin.

Tropojë

Specialistët e Komisariatit të Policisë Tropojë referuan materialet në Prokurori ku nisi procedimi penal për shtetasit F. M., 52 vjeç, banues në Bajram Curri dhe A. B., 56 vjeç, banues në fshatin Babine, pasi në qytetin e Bajram Currit, dyshohet se kanë goditur njëri-tjetrin me grushte, për motive të dobëta.

Gjithashtu, këta specialistë referuan materialet në Prokurori ku nisi procedimi penal për shtetasin E. D., 40 vjeç, banues në Koçanaj, pasi në qytetin e Bajram Currit, u konstatua duke kryer manovra të rrezikshme me automjet, në të cilin, gjatë kontrollit, shërbimet e Policisë gjetën një sasi të vogël lënde të dyshuar narkotike kanabis. Gjithashtu, ky shtetas u ndëshkua me masë administrative 80 000 lekë, për kryerjen e manovrave.

Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme.

Drejtoria Vendore e Policisë Gjirokastër

Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Tepelenë arrestuan në flagrancë për veprën penale “Shkelja e rregullave të mbrojtjes në punë”, shtetasin E. H., 39 vjeç, banues në Tiranë, me detyrë inxhinier ndërtimi i firmës që po kryen punimet në kalanë e qytetit, pasi gjatë punës, dyshohet se ka rënë aksidentalisht nga skela, shtetasi A. I., 53 vjeç, i cili është në kujdesin e mjekëve, jashtë rrezikut për jetën.

Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Gjirokastër referuan materialet në Prokurori për:
-10 shtetas të mitur, pasi dyshohet se kanë thyer xhamat e një godine (aktualisht jofunksionale) dhe kanë dëmtuar disa pajisje kompjuterike dhe mobilie;
-shtetasin F. K., banues në Gjirokastër, pasi ka tentuar të vjedhë materiale hekuri në një objekt.

Specialistët për Hetimin e Krimeve të Stacionit të Policisë Memaliaj referuan materialet në Prokurori ku nisi procedimi penal për shtetasin K. P., 33 vjeç, banues në fshatin Arrëz e Madhe, pasi ka kanosur me fjalë një 30-vjeçar, për motive të dobëta.

Specialistët e Sektorit të Policisë Rrugore arrestuan në flagrancë shtetasin A. Xh., 44 vjeç, banues në Gjirokastër, pasi u kap në aksin rrugor “Këlcyrë-Përmet”, duke drejtuar automjetin, në gjendje të dehur.

Gjithashtu, këta specialistë referuan materialet në Prokurori, për vlerësim, pasi në aksin rrugor “Luftinjë-Berat”, në fshatin Corraj, shtetasi B. D., 68 vjeç, banues në Gjirokastër, duke drejtuar automjetin (betoniere), dyshohet se ka humbur kontrollin dhe për pasojë automjeti ka dalë nga rruga dhe është përmbysur në një përua. Nga aksidenti është dëmtuar 68-vjeçari, i cili ndodhet në spital, jashtë rrezikut për jetën.

Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Gjirokastër, për veprime të mëtejshme.

Këlcyrë/Sot, rreth orës 06:05, në fshatin Kuqar, është gjetur i pajetë, në banesën e tij, shtetasi A. Rr., 52 vjeç, i cili dyshohet se është vetëvarur. Grupi hetimor po punon për sqarimin e rrethanave të rastit.

DVKM Korçë

Goditen nga Policia Kufitare, 2 raste të kontrabandës së mallrave.

Procedohen penalisht 2 drejtuesit e autobusëve ku u gjetën mallrat.

Si rezultat i kontrolleve të imtësishme, të kryera në bazë të analizës së riskut, ndaj shtetasve dhe mjeteve me të cilat ata lëvizin, shërbimet e Policisë Kufitare kanë goditur 2 raste të kontrabandës së mallrave.

Për këto raste u referuan materialet në Prokurori ku nisi procedimi në gjendje të lirë për veprën penale “Kontrabanda me mallra të tjera”, për shtetasit:
-K. B., 67 vjeç dhe Th. G., 67 vjeç, banues në Korçë, pasi në hyrje të RSh-së, gjatë kontrollit tē ushtruar nga punonjësit e policisë kufitare dhe doganore, në autobusët që këta shtetas drejtonin, u gjetën një sasi vaji, sasi vere, vegla të ndryshme pune dhe produkte te tjera, të cilat ata nuk i kishin deklaruar në organet doganore.

Mallrat u sekuestruan në cilësinë e provës materiale.

Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë së Korçës, për veprime të mëtejshme.

DVP Vlorë

Finalizohet nga Seksioni për Mbështetjen Operacionale të Hetimit në DVP Vlorë, në bashkëpunim me Komisariatin e Policisë Vlorë, operacioni policor i koduar “Befasia”.

Theu masën e sigurisë “Arrest në shtëpi” dhe qarkullonte i armatosur në automjet, vihet në pranga 22-vjeçari dhe bashkë me të, edhe një shtetas tjetër që nuk ka kallëzuar krimin.

Sekuestrohet arma e zjarrit pistoletë dhe automjeti.

Në vijim të punës intensive për goditjen e rasteve të armëmbajtjes pa leje dhe ndalimin e shtetasve që shmangin detyrimet ndaj masave të sigurisë të vendosura nga Gjykata, Seksioni për Mbështetjen Operacionale të Hetimit në DVP Vlorë, në bashkëpunim me Komisariatin e Policisë Vlorë, në bazë të informacioneve të siguruara, organizoi dhe finalizoi operacionin policor të koduar “Befasia”, në kuadër të të cilit u arrestuan në flagrancë shtetasit:

• Sh. Z., 22 vjeç, banues në Selenicë, për veprat penale “Armëmbajtja pa leje” dhe “Largimi i të burgosurit nga vendi i qëndrimit”.

• M. D., 36 vjeç, banues në Selenicë, për veprën penale “Moskallëzim i krimit”.

Shtetasi Sh. Z., i cili ndodhej nën masën e sigurisë “Arrest në shtëpi” për veprën penale “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve”, u kap në lagjen “Pavarësia”, Vlorë, duke drejtuar automjetin tip “Mercedes Benz”, ku pasagjer ndodhej edhe shtetasi M. D.

Gjatë kontrollit të shtetasit Sh. Z., shërbimet e Policisë gjetën dhe sekuestruan një armë zjarri pistoletë të markës “Zastava”.

Materialet iu referuan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Vlorë, për veprime të mëtejshme.

Drejtoria Vendore e Policisë Korçë

Specialistët e Sektorit të Qarkullimit Rrugor arrestuan në flagrancë shtetasin G. S., 49 vjeç, banues në fshatin Goskovë, pasi u kap duke drejtuar automjetin në gjendje të dehur.

Shërbimet e Komisariatit të Policisë Korçë arrestuan në flagrancë shtetasin Gj. K., 33 vjeç, banues në Korçë, si dhe filloi procedimi penal për shtetasit A. B., 58 vjeç, dhe Th. T., 24 vjeç, banues në Korçë, pasi në një lokal në lagjen nr. 10, gjatë kontrollit të celularit të 33-vjeçarit, u gjetën faqe aktive për baste sportive dhe komunikime me shtetas që iu vinte baste sportive, ndërsa në celularët e dy shtetasve të tjerë u gjetën faqe për baste sportive. 3 celularët u sekuestruan në cilësinë e provës materiale.

Gjithashtu, referuan materialet në Prokurori, ku filloi procedimi penal për shtetasit:
-R. L., 27 vjeç, dhe J. L., 20 vjeç, banues në Korçë, pasi dyshohet se i kanë vjedhur celularin një 31-vjeçari, i cili u gjet dhe u sekuestrua në cilësinë e provës materiale;
-M. B., 52 vjeçe, banuese në fshatin Mborje, pasi dyshohet se i ka dëmtuar derën e banesës, fqinjës së saj, për motive të dobëta;
-M. P., 60 vjeç, dhe A. P., 48 vjeçe (bashkëshortë), banues në Korçë, pasi dyshohet se kanë ushtruar dhunë psikologjike ndaj vajzës së tyre të mitur;
-për një 16-vjeçare, pasi dyshohet se ka ushtruar dhunë ndaj gjyshit të saj.

Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë së Korçës, për veprime të mëtejshme.

Drejtoria Vendore e Policisë Lezhë

Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Lezhë ndaluan shtetasin A. G., 22 vjeç, banues në Ishull Shëngjin, pasi ka thyer masën e sigurisë “Arrest në shtëpi”.

Shërbimet e Policisë Rrugore Lezhë arrestuan në flagrancë shtetasin E. K., 47 vjeç, banues në Kurbin, pasi u kap duke drejtuar automjetin, në gjendje të dehur.

Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Mirditë referuan materialet në Prokurori, për ngjarje aksidentale, pasi dyshohet se për shkak të një defekti teknik, ka rënë zjarr në automjetin në pronësi të shtetases M. T., 53 vjeçe, banuese në Tiranë. Si pasojë janë shkaktuar dëme materiale.

Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë së Lezhës, për veprime të mëtejshme.

DVP Elbasan

Vijojnë veprimet e thelluara hetimore për zbardhjen dhe dokumentimin e plotë ligjor të vrasjes së 43-vjeçarit.

Si rezultat i hetimeve të thelluara e të pandërprera, pas 24 orësh identifikohen dhe shpallen në kërkim dy shtetas të dyshuar si autorë të vrasjes.

Vihet në pranga një nga bashkëpunëtorët.

Në pranga u vu edhe 52-vjeçari, për “Moskallëzim krimi”, pasi nuk ka dhënë informacion (roja i karburantit).

Gjatë veprimeve hetimore u gjet i djegur automjeti i përdorur nga autorët dhe arma e zjarrit e përdorur në ngjarje.

Gjithashtu, u sekuestruan dokumenta shitblerjeje automjeti, 3 celularë dhe 2 DVR.

Si rezultat i një pune intensive hetimore të kryer në kuadër të operacionit policor të koduar “Strike”, për zbardhjen e autorësisë së ngjarjes së ndodhur më datë 30.11.2025, në lagjen “Emin Matraxhiu”, ku mbeti i vrarë me armë zjarri shtetasi M. M., alias E. H., strukturat për Hetimin e Krimeve të Rënda të DVP Elbasan, në drejtimin e Prokurorisë dhe me mbështetjen e Drejtorisë së Përgjithshme të Policisë së Shtetit, gjetën prova të rëndësishme që çuan në zbardhjen e ngjarjes.

Gjithashtu, gjatë operacionit u zbardh mekanizmi i ngjarjes, i dokumentuar edhe me disa pamje filmike.

Në përfundim të hetimeve u bë arrestimi i shtetasve:

Xh. A., 32 vjeç, banues në Elbasan, (i dyshuar si bashkëpunëtor), për veprat penale “Vrasje me paramendim”, kryer në bashkëpunim, dhe “Prodhimi dhe mbajtja pa leje e armëve, armëve shpërthyese dhe municionit”;

K. P., 52 vjeç, për veprën penale “Moskallëzim i krimit”.

Dhe u shpallën në kërkim shtetasit M. A., 32 vjeç, banues në Elbasan, ndërkohë që ishte në masën e sigurisë “Arrest në shtëpi” për një tjetër vepër penale, si dhe A. K., 35 vjeç, banues në Laç, (të dyshuar si autorë të vrasjes), për veprat penale “Vrasje me paramendim”, kryer në bashkëpunim, “Prodhimi dhe mbajtja pa leje e armëve, armëve shpërthyese dhe municionit” dhe “Largimi i të burgosurit nga vendi i qëndrimit”.

Nga veprimet hetimore rezultoi se automjeti i përdorur nga autorët është në pronësi të shtetasit Xh. A., i cili ia ka dhënë me hua për përdorje shtetasit M. A.

Grupi i posaçëm hetimor, nën drejtimin e Prokurorisë, vijon veprimet intensive hetimore për identifikimin dhe kapjen e personave të tjerë të përfshirë në këtë ngjarje.

Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Elbasan, për veprime të mëtejshme.

Drejtoria Vendore e Policisë Fier

Në vijim të informacionit të dhënë dje, për aksidentin rrugor në fshatin Strum, ku si pasojë e përplasjes së automjetit me drejtues shtetasin J. T., 34 vjeç, banues në fshatin Kurjan, me biçikletën me të cilën lëvizte shtetasi G. Xh., 55 vjeç, banues në fshatin Strum, humbi jetën ky i fundit, informojmë se në vijim të veprimeve procedurale, specialistët e Sektorit të Qarkullimit Rrugor kryen arrestimin në flagrancë të shtetasit J. T., për veprën penale “Shkelja e rregullave të qarkullimit rrugor”.

Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Lushnjë referuan materialet në Prokurori, ku nisi procedimi në gjendje të lirë për shtetasin G. T., 51 vjeç, banues në Lushnjë, pasi dyshohet se ka tentuar të marrë me vetëgjyqësi, çelësin e një objekti privat, me pretendimin se është i tiji.

Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Divjakë referuan materialet në Prokurori, për vlerësim, pasi dyshohet se shtetasi E. B., 21 vjeç, banues në fshatin Çermë Sektor (me probleme të shëndetit mendor), është vetëhelmuar dhe si pasojë ka humbur jetën.

Në Komisariatin e Policisë Fier kallëzoi shtetasi M. A., se kishte humbur kontaktet me djalin e tij, shtetasin E. A., 43 vjeç, i cili ishte larguar në Kroaci, 3 muaj më parë. Punohet për gjetjen e 43-vjeçarit.

Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë së Fierit, për veprime të mëtejshme.

Kukës

Goditet një rast i tentativës për të kontrabanduar sende me vlerë.

Sekuestrohen bizhuteri floriri dhe ora dore, me vlerë rreth 50 000 euro, dhe një automjet.

Vihet në pranga drejtuesi i automjetit.

Shërbimet e Policisë Kufitare Morinë, në vijim të kontrolleve për goditjen e krimeve ndërkufitare, bazuar në analizën e riskut dhe në kontrollet me përzgjedhje, në hyrje të RSh-së, kanë kaluar në vijën e dytë, për kontroll më të detajuar, automjetin tip “Audi”, me drejtues shtetasin Q. S..

Gjatë kontrollit në automjet, shërbimet e Policisë gjetën bizhuteri floriri dhe ora dore, të cilat ai nuk i kishte deklaruar sipas ligjit. Bizhuteritë u sekuestruan në cilësinë e provës materiale, së bashku me automjetin.

Në përfundim të veprimeve procedurale, specialistët për Hetimin e Krimeve të DVKM Kukës arrestuan në flagrancë shtetasin Q. S., 33 vjeç, banues në Gjermani, për veprat penale “Kontrabanda më mallra të tjera” dhe “Mosdeklarimi në kufi, i të hollave dhe i sendeve me vlerë”.

Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Jurdiksionit të Përgjithshëm Kukës, për veprime të mëtejshme.

Drejtoria Vendore e Policisë Shkodër

Specialistët e Sektorit të Qarkullimit Rrugor referuan materialet në Prokurori, ku nisi procedimi në gjendje të lirë për shtetasin N. B., 73 vjeç, banues në Shkodër, pasi u kap duke drejtuar automjetin, në gjendje të dehur.

Oficerët e Policisë Gjyqësore referuan materialet në Prokurori, ku nisi procedimi në gjendje të lirë për shtetasen E. Sh., 49 vjeçe, banuese në Shkodër, për veprat penale “Shkelja e rregullave të qarkullimit rrugor” dhe “Drejtimi i automjeteve në mënyrë të parregullt”, pasi automjeti që drejtonte është përplasur me automjetin me drejtues shtetasin I. D., 63 vjeç, banues në Shkodër. Nga aksidenti janë shkaktuar dëme materiale.

Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Shkodër referuan materialet në Prokurori, ku nisi procedimi në gjendje të lirë për shtetasit:
-A. S., 33 vjeç, banues në fshatin Grudë e Re, pasi dyshohet se në gjendje të dehur, ka thyer me grushte xhamat e derës së Spitalit Gjinekologjik Shkodër;
-L. D., 33 vjeç, banues në Shkodër, pasi ka kallëzuar shtetasja amerikane B. G., 29 vjeçe, se më datë 30.11.2025, ky shtetas e ka ngacmuar seksualisht;
-një 14-vjeçar, pasi ka goditur me grushte shtetasin O. G., 19 vjeç, për motive të dobëta.

Më datë 01.12.2025, në Pukë, është gjetur i pajetë, në banesën e tij, shtetasi Sh. G., 75 vjeç, i cili dyshohet se ka humbur jetën pasi është rrëzuar aksidentalisht në tualet.

Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Shkodër, për veprime të mëtejshme.

Drejtoria Vendore e Policisë Dibër

Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Dibër referuan materialet në Prokurori, ku nisi procedimi penal për shtetasin L.D., 55 vjeç, banues në Peshkopi, pasi për motive të dobëta është konfliktuar fizikisht dhe ka goditur me grusht shtetasin K.B., 54 vjeç, duke i shkaktuar dëmtime trupore.

Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Bulqizë referuan materialet në Prokurori, ku nisi procedimi penal për shtetasin Sh.D., 40 vjeç, banues në Tiranë, për veprën penale “Shkelja e rregullave të mbrojtjes në punë”. Ky shtetas, duke qenë me detyrë drejtues punimesh i një subjekti privat, nuk ka marrë masat përkatëse të mbrojtjes në punë, dhe si pasojë, gjatë punës është dëmtuar punëtori, shtetasi O.B., 45 vjeç, i cili ndodhet në spital, jashtë rrezikut për jetën.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Dibër, për veprime të mëtejshme.

Kakavijë

Policia Kufitare Kakavijë, nëpërmjet qendrës së përbashkët të shkëmbimit të informacionit Kakavijë, është njoftuar nga Policia Kufitare Greke se ditën e sotme, nga ora 16:00 deri në orën 21:00 (me orën greke), aksi rrugor Kakavijë–Janinë, në fshatin Kallpaq, do të jetë i bllokuar për shkak të protestës që do të zhvillojnë fermerët.

Do të lejohen të qarkullojnë vetëm automjetet që do të kenë emergjenca shëndetësore.

Policia Kufitare Kakavijë kërkon mirëkuptimin e qytetarëve dhe sugjeron planifikimin e udhëtimeve me automjete, në orare të tjera të ditës.

Drejtoria Vendore e Policisë Lezhë

Shërbimet e Policisë Rrugore të Lezhës arrestuan në flagrancë shtetasit:

D. D., 34 vjeç, banues në Tiranë, pasi u kap duke drejtuar automjetin në gjendje të dehur;

G. B., 18 vjeç, banues në Lezhë, pasi u kap duke drejtuar automjetin, i papajisur me leje drejtimi.

Specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Lezhë referuan materialet në Prokurori, si ngjarje aksidentale, pasi në banesën në pronësi të shtetasit S. N., 56 vjeç, ka rënë zjarr si pasojë e një shkëndije elektrike, duke shkaktuar vetëm dëme materiale.

Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë së Lezhës, për veprime të mëtejshme.

Kurbin

Finalizohet operacioni policor i koduar “Motivi”.

Kanosi për motive të dobëta, me armë zjarri, kushëririn e tij; pas disa orësh kërkimesh, lokalizohet dhe vihet në pranga 21-vjeçari.

Sekuestrohet në cilësinë e provës materiale arma e zjarrit, pistoletë, dhe municioni luftarak.

Shërbimet e Komisariatit të Policisë Kurbin, pas informacionit të marrë se në fshatin Malbardhë, Kurbin, një shtetas kishte kanosur me armë zjarri kushëririn e tij, shtetasin A. Ç., 18 vjeç, menjëherë organizuan punën për sqarimin e rrethanave dhe dokumentimin ligjor të rastit.

Pas disa orësh kërkimesh intensive, në kuadër të operacionit policor të koduar “Motivi”, u bë i mundur lokalizimi, kapja dhe arrestimi i shtetasit F. Ç., 21 vjeç, banues në fshatin Malbardhë, Kurbin.

Nga veprimet e para hetimore rezultoi se shtetasi F. Ç. ka kanosur me armë zjarri, për motive të dobëta, kushëririn e tij, shtetasin A. Ç, 18 vjeç.

Në vijim të operacionit, shërbimet e Policisë gjetën dhe sekuestruan në cilësinë e provës materiale armën e zjarrit, pistoletë, së bashku me një krehër me municion luftarak.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë Lezhë, për veprime të mëtejshme.

Krumë, Has

Tentoi të vriste me mjet prerës 60-vjeçarin, gjatë një konflikti për motive të dobëta, falë reagimit të menjëhershëm të shërbimeve të Policisë, kapet dhe vihet në pranga menjëherë pas ngjarjes, autori i dyshuar i ngjarjes.

Sekuestrohet mjeti prerës që dyshohet se autori ka përdorur në vendin e ngjarjes.

Shërbimet e Policisë Has, në bashkëpunim me Forcën e Posaçme “Shqiponja” të DVP Kukës, pas marrjes së njoftimit se në lagjen Nr. 1, në qytetin Krumë, një shtetas ishte goditur me mjet prerës, menjëherë kanë organizuar punën dhe kanë shkuar në adresën e dhënë, ku si rezultat bënë të mundur kapjen dhe arrestimin e autorit të dyshuar, shtetasit Q. C., 62 vjeç, banues në Krumë.

Nga veprimet hetimore rezulton se, gjatë një konflikti për motive të dobëta, shtetasi Q. C. dyshohet se, në ambientet e jashtme të dyqanit të tij, ka tentuar të vrasë me mjet prerës shtetasin I. F., 60 vjeç, banues në fshatin Vranisht.

I dëmtuari, 60-vjeçari, ndodhet në kujdesin e mjekëve, jashtë rrezikut për jetën.

Në cilësinë e provës materiale, sekuestrohet mjeti prerës që dyshohet se autori ka përdorur në vendin e ngjarjes.

Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë pranë Gjykatës së Juridiksionit të Përgjithshëm Kukës, për veprime të mëtejshme.

Durrës

Vihen në pranga 7 drejtues automjetesh për drejtim mjeti në gjendje të dehur dhe një drejtues mjeti për posedim të lëndëve narkotike.

Procedohet penalisht edhe një tjetër, për drejtim mjeti pa leje drejtimi.

Shërbimet e Policisë Rrugore kanë intensifikuar monitorimet në të gjitha akset rrugore të qarkut Durrës, me qëllim parandalimin e ngjarjeve me pasoja për jetën dhe shëndetin e përdoruesve të rrugës, si dhe ndëshkimin e shkelësve të rregullave të qarkullimit.

Si rezultat i monitorimeve, gjatë 72 orëve të fundit, janë vënë në pranga 7 drejtues automjetesh për drejtim mjeti në gjendje të dehur dhe një drejtues mjeti për posedim të lëndëve narkotike, konkretisht:

U vunë në pranga për drejtim mjeti në gjendje të dehur shtetasit B. M., 29 vjeç; B. Ll., 25 vjeç; I. Gj., 33 vjeç; N. K., 28 vjeç; Y. M., 60 vjeç; Ç. K., 43 vjeç, banues në Durrës; dhe K. S., 46 vjeç, banues në Tiranë.

Gjithashtu, u vu në pranga edhe shtetasi K. A., pasi gjatë kontrollit të automjetit të tij, shërbimet e Policisë Rrugore i gjetën dhe i sekuestruan një sasi kanabisi.

Në vijim të monitorimit dhe kontrolleve, u procedua penalisht për drejtim mjeti pa leje drejtimi edhe një 17-vjeçar.

Policia Rrugore e Durrësit apelon për të gjithë drejtuesit e mjeteve që të respektojnë rregullat e qarkullimit rrugor, të mos drejtojnë automjetet nën efektin e alkoolit apo pa leje drejtimi, dhe të tregojnë kujdes maksimal për jetën dhe sigurinë e çdo përdoruesi të rrugës.

Elbasan/Informacion shtesë

Në vijim të kontrolleve dhe të veprimeve hetimore që po kryhen nga grupi i posaçëm hetimor, në drejtimin e Prokurorisë, me qëllim zbardhjen e rrethanave të ngjarjes së ndodhur mbrëmë, ku mbeti i vrarë shtetasi M. M., alias E. H., 43 vjeç, ditën e sotme u konstatua në fshatin Mirakë, automjeti tip “Audi”, i djegur, i cili dyshohet se është përdorur nga autorët e kësaj ngjarjeje.

Grupi hetimor, në drejtimin e Prokurorisë, vijon punën për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes dhe sigurimin e çdo prove që do të çojë në identifikimin dhe kapjen e autorëve.

Drejtoria Vendore e Policisë Fier

Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisatiatit të Policisë Fier arrestuan në flagrancë shtetasit:
-P. R., 46 vjeç, banues në Mbyet, pasi dyshohet se ka ushtruar dhunë ndaj bashkëshortes së tij dhe vajzës së tyre 14 vjeçe;
-A. H., 45 vjeç, banues në Roskovec, pasi dyshohet se ka ushtruar dhunë ndaj bashkëshortes së tij, e cila ishte pajisur me urdhër mbrojtje.

Po këta specialistë referuan materialet në Prokurori, ku nisi procedimi në gjendje të lirë për shtetasit:
-E. Ç., 45 vjeç, banues në Fier, pasi dyshohet se në kundërshtim me vendimin e Gjykatës, ka shkuar në banesën e babait të tij që ishte i pajisur me urdhër mbrojtjeje;
-L. Xh., 52 vjeçe, pasi dyshojet se në kundërshtim me vendimin e Gjykatës, ka shkuar në banesën e vëllait të saj që ishte i pajisur me urdhër mbrojtjeje.

Specialistët e Sektorit të Qarkullimit Rrugor arrestuan në flagrancë shtetasin S. B., 39 vjeç, banues në Cakran, pasi dje, në aksin rrugor “Levan-Tepelenë”, automjeti që drejtonte është përplasur me automjetin me drejtues shtetasin G. M., 45 vjeç, banues në Fratar, i cili është dëmtuar dhe ndodhet në spital, në kujdesin e mjekëve.

Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisatiatit të Policisë Divjakë referuan materialet në Prokurori, ku nisi procedimi në gjendje të lirë për shtetasin A. Rr., 51 vjeç, banues në Gungas, pasi dyshohet se ka kanosur një shtetas 41 vjeç.

Informacion paraprak / Rreth orës 10:00, në aksin rrugor “Fier-Berat”, në Strum, automjeti me drejtues shtetasin J. T., është përplasur me biçikletën që drejtohej nga shtetasi G. Xh., 50 vjeç, banues në Strum.
Si pasojë e përplasjes ka humbur jetën shtetasi G. Xh.
Drejtuesi i automjetit është shoqëruar në Komisariat për veprime të mëtejshme procedurale.
Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për sqarimin e plotë të rrethanave dhe shkakut të aksidentit.

Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Fier, për veprime të mëtejshme.

Kakavijë

Policia Kufitare Kakavijë, nëpërmjet qendrës së përbashkët të shkëmbimit të informacionit Kakavijë, është njoftuar nga Policia Kufitare Greke se ditën e sotme, nga ora 12:00 deri në orën 18:00 (me orën greke), aksi rrugor Kakavijë–Janinë, në fshatin Kallpaq, do të jetë i bllokuar për shkak të protestës që do të zhvillojnë fermerët.

Do të lejohen të qarkullojnë vetëm automjetet që do të kenë emergjenca shëndetësore.

Policia Kufitare Kakavijë kërkon mirëkuptimin e qytetarëve dhe sugjeron planifikimin e udhëtimeve me automjete, në orare të tjera të ditës.

Interpol Tirana

Ekstradohet nga Kroacia, një 55-vjeçar, i cili akuzohet nga GJKKO-ja, si pjesëtar i një organizate kriminale që i ka shkaktuar shtetit, dëm të konsiderushëm ekonomik, nëpërmjet kontrabandës së mallrave për të cilat paguhet akcizë.

Në vijim të bashkëpunimit të ngushtë ndërmjet specialistëve të Drejtorisë së Interpolit, me homologët në Kroaci, u finalizua procedura për ekstradimin në Shqipëri, të shtetasit:

E. Sh., 55 vjeç, lindur në Maqedoninë e Veriut.

Ky shtetas ishte shpallur në kërkim ndërkombëtar pasi Gjykata e Posaçme e Shkallës së Parë për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar, me vendimin e datë 27.05.2025, i ka caktuar masën e sigurisë “Arrest në burg”, për veprat penale “Kontrabanda me mallra për të cilat paguhet akcizë ose me pezullim të plotë apo të pjesshëm nga detyrimet doganore ose të akcizës”, kryer në formën e veçantë të bashkëpunimit, atë të grupit të strukturuar kriminal, “Grupi i strukturuar kriminal” dhe “Kryerja e veprave penale nga organizata kriminale dhe grupi i strukturuar kriminal”.

Shtetasi E. Sh. akuzohet se në bashkëpunim me shtetas të tjerë, duke vepruar si organizatë kriminale, ka kontrabanduar mallra (cigare) për të cilat paguhet akcizë. Me këtë veprimtari, ata i kanë shkaktuar shtetit shqiptar, dëm ekonomik 366 034 540 lekë.

Shtetasi i ekstraduar iu dorëzua Drejtorisë së Përgjithshme të Burgjeve, për ekzekutimin e vendimit të Gjykatës.

Drejtoria Vendore e Policisë Tiranë
Specialistët e Seksionit për Hetimin e Narkotikëve arrestuan shtetasit:
•D. Sh., 20 vjeç, pasi shërbimet e Komisariatit të Policisë Nr. 4 i gjetën një sasi lënde narkotike të dyshuar kokainë;
•M. K., 27 vjeç, pasi shërbimet e Komisariatit të Policisë Nr. 3 i gjetën një sasi lënde narkotike të dyshuar kanabis dhe një mjet prerës (thikë).
Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Nr. 1 referuan materialet në Prokurori, ku nisi procedimi në gjendje të lirë për 2 të mitur, 15 dhe 16 vjeç, pasi në bashkëpunim me njëri-tjetrin kanë tentuar t’i vjedhin varësen një 39-vjeçari.
Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit Nr. 2 referuan materialet në Prokurori, ku nisi procedimi në gjendje të lirë për shtetasit:
•J. Sh., pasi dyshohet se, për motive të dobëta, ka goditur me grushta shtetasin R. Dh.;
•N. N., 65 vjeçe, pasi ka kanosur me fjalë shtetasen E. Sh.
Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit Nr. 3:
•arrestuan shtetasin K. P., 46 vjeç, pasi dyshohet se ka ushtruar dhunë ndaj bashkëshortes së tij;
•arrestuan shtetasin E. N., 57 vjeç, pasi dyshohet se ka ushtruar dhunë ndaj bashkëshortes së tij;
•referuan materialet në Prokurori ku nisi procedimi në gjendje të lirë për shtetasit R. C. dhe E. H., pasi nuk i janë bindur urdhrit të punonjësve të policisë për të lëvizur automjetet e tyre përkatëse që ishin të parkuara në mënyrë të parregullt.
Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit Nr. 4 referuan materialet në Prokurori, ku nisi procedimi në gjendje të lirë për shtetasin A. L., 29 vjeç, pasi dyshohet se, së bashku me shtetas ende të paidentifikuar dhe për motive të dobëta, ka goditur me grushta shtetasit E. K. dhe Xh. K.
Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Krujë:
•arrestuan shtetasin B. C., 37 vjeç, pasi ka humbur kontrollin mbi automjetin që drejtonte në gjendje të dehur, dhe për pasojë automjeti ka dalë nga rruga;
•referuan materialet në Prokurori për vlerësim për shtetasit O. Gj., N. S. dhe A. S., pasi dyshohet se, për motive të dobëta, janë konfliktuar fizikisht me njëri-tjetrin.
Specialistët e Qarkullimit Rrugor:
•arrestuan shtetasin Ç. Sh., 56 vjeç, pasi dyshohet se mbrëmjen e djeshme, në Rrugën e Kavajës, ka humbur kontrollin mbi drejtimin e autobuzit që drejtonte dhe është përplasur me një biçikletë ku lëvizte shtetasja G. K., 18 vjeçe, e më pas me dy automjete të parkuara. Si pasojë, është dëmtuar 18-vjeçarja dhe 3 shtetas që ndodheshin në autobuz, të cilët janë në spital nën kujdesin e mjekëve;
•referuan materialet në Prokurori ku nisi procedimi në gjendje të lirë për shtetasin K. T., 51 vjeç, pasi në fshatin Mushqeta, djali i tij i mitur, rreth 12 vjeç, ka marrë automjetin e të atit dhe gjatë drejtimit ka humbur kontrollin, duke dalë nga rruga. Si pasojë, janë dëmtuar 12-vjeçari dhe pasagjeri në automjet, një 18-vjeçar, të cilët janë në spital, nën kujdesin e mjekëve.
Paraprake: Më datë 01.12.2025, rreth orës 06:20, tek ish-Sheshi Shqiponja, automjeti me drejtues shtetasin D. M., rreth 30 vjeç, ka përplasur këmbësoren A. H., rreth 49 vjeçe, e cila për pasojë ka humbur jetën. Drejtuesi i automjetit është shoqëruar në Komisariat për veprime të mëtejshme proceduriale. Grupi hetimor po punon për sqarimin e plotë të rrethanave të aksidentit.
Më datë 30.11.2025, shtetasja A. M. kallëzoi se i është larguar nga banesa vajza e saj e mitur, 13 vjeçe. Punohet për gjetjen e saj.
Materialet procedurale i janë referuar Prokurorisë së Tiranës, për veprime të mëtejshme.

Elbasan / Informacion paraprak

Rreth orës 20:35, është marrë njoftim se në lagjen “Emin Matraxhiu”, brenda në një automjet të parkuar, është gjetur, i vrarë me armë zjarri, shtetasi M. M. alias E. H., 43 vjeç.

Në vendngjarje shkuan menjëherë shërbimet e Policisë dhe janë ngritur pika kontrolli në dalje të qytetit, dhe vijojnë kontrollet në zonë e në ambiente të ndryshme, për kapjen e autorit/ëve.

Ndërkohë, është ngritur një grup i posaçëm hetimor, i cili, nën drejtimin e Prokurorisë, po punon intensivisht për sqarimin e rrethanave, dokumentimin ligjor, si dhe për identifikimin dhe kapjen e autorit/ëve.

Drejtoria Vendore e Policisë Elbasan

Bazuar në 4 video të publikuara në rrjete sociale, në të cilat shfaqen 3 automjete dhe 1 motomjet që që kryejnë manovra të rrezikshme për veten e tyre dhe përdoruesit e tjerë të rrugës, bëjmë me dije se:

Specialistët e Sektorit të Policisë Rrugore kryen verifikimet dhe ndëshkuan administrativisht drejtuesit si më poshtë:

✅ Është ndëshkuar me masë administrative 40 000 lekë, sipas pikave 3 dhe 5 të nenit 139 të Kodit Rrugor, drejtuesi i automjetit që bëri drift me automjet dhe nuk rregulloi shpejtësinë në zonë të banuar e të frekuentuar nga njerëzit;

✅ Është ndëshkuar me masë administrative 57 000 lekë, sipas pikës 11 të nenit 99, pikës 8 të nenit 139, pikës 5 të nenit 153, pikës 2 të nenit 169, pikës 3 të nenit 139 dhe pikës 2 të nenit 99 të Kodit Rrugor, drejtuesi i motomjetit që qarkulloi me mjet pa vendosur kaskën mbrojtëse, si dhe kreu manorva të rrezikshme me mjet, duke rrezikuar veten dhe përdoruesit e tjerë të rrugës;

✅ Është ndëshkuar me masë administrative 10 000 lekë, sipas pikave 10 dhe 16 të nenit 146 të Kodit Rrugor, drejtuesi i automjetit që ka kryer parakalim të gabuar në aksin “Prrenjas–Librazhd”;

✅ Është ndëshkuar me masë administrative 10 000 lekë, sipas pikave 10 dhe 16 të nenit 146 të Kodit Rrugor, drejtuesi i automjetit (të Drejtorisë së Kufirit dhe Migracionit) që ka kryer parakalim të gabuar në aksin “Librazhd–Qafë Thanë”.

Drejtoria Vendore e Policisë Elbasan fton qytetarët që të denoncojnë çdo rast shkeljeje të rregullave të qarkullimit rrugor në numrin pa pagesë 112, duke garantuar reagim të menjëhershëm dhe sipas ligjit.

Drejtoria Vendore e Policisë Lezhë

Shërbimet e Policisë Rrugore Lezhë ndaluan shtetasin I. B., 24 vjeç, banues në Tiranë, pasi kishte thyer masën e sigurisë “Arrest në shtëpi”.

Gjithashtu, po këto shërbime referuan materialet në Prokurori për një shtetas të mitur, 17 vjeç, i cili u kap duke drejtuar automjetin pa leje drejtimi.

Specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Lezhë referuan materialet në Prokurori për shtetasin P. P., 75 vjeç, banues në fshatin Rrabosht, Lezhë, pasi ndaj tij kishte bërë kallëzim shtetasi M. P., 67 vjeç, që dyshohet se shtetasi P. P. e ka kërcënuar me fjalë.

Shërbimet e Komisariatit të Policisë Kurbin referuan materialet në Prokurori si ngjarje aksidentale, pasi shtetasi A. H., 38 vjeç, është rrëzuar aksidentalisht në vendin e punës ku punon. 38-vjeçari ndodhet në spital, jashtë rrezikut për jetën.

Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë Lezhë, për veprime të mëtejshme.

Drejtoria Vendore e Policisë Elbasan

Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Elbasan, në vijim të veprimeve procedurale dhe hetimore në lidhje me ngjarjen e datës 28.11.2025, ku u njoftua se dyshohet të jetë qëlluar me armë zjarri në drejtim të banesës së shtetasit F. P., 66 vjeç, në lagjen “Vullnetari”, bëjnë me dije se:
-u referuan materialet në Prokurori ku nisi procedimi penal për shtetasit B. B. (E. Ç.), 48 vjeç, D. K., 47 vjeç, E. C., 24 vjeç,
-u shpallën në kërkim shtetasit Xh. B., 40 vjeç dhe Sh. B., 50 vjeç (të afërm të shtetasit B. B.).
Nga veprimet hetimore të kryera ka rezultuar se disa ditë më parë ka ndodhur një konflikt për motive të dobëta midis shtetasve E. C. dhe B. B., gjatë të cilit shtetasi E. C. ka dëmtuar xhamin e automjetit në pronësi të shtetasit B. B..
Më datë 28.11.2025, janë përfshirë në konflikt shtetasit B. B., E. C., Xh. B. dhe Sh. B., ku dyshohet se është qëlluar me armë zjarri në drejtim të banesës, në pronësi të shtetasit F. P., ku banon shtetasi E. C.. Gjithashtu, shtetasi E. C. nuk ka kallëzuar ngjarjen. Ndërsa, shtetasi D. K., dyshohet se ka fshirë pamjet e kamerave të sigurisë së banesës së tij, e cila ndodhet pranë vendit të konfliktit, duke penguar zbulimin e së vërtetës.
Po punohet për kapjen e shtetasve Xh. B. dhe Sh. B.

Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policise Librazhd referuan materialet në Prokurori ku nisi procedimi penal për shtetasit:
-R. H., 40 vjeç, pasi dyshohet se ka dëmtuar kamerën e sigurisë së banesës së shtetasit F. T.;
-F. U., 56 vjeç, pasi dyshohet se ka kanosur me fjalë shtetasin I. H., për motive të dobëta.

Specialistët e Qarkullimit Rrugor referuan materialet në Prokurori ku nisi procedimi penal për shtetasin E. M., 51 vjeç, pasi në lagjen “Sul Paprri”, automjeti që ai drejtonte ka aksidentuar lehtë një 13-vjeçar.

Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Elbasan, për veprime të mëtejshme.

DVP Durrës

Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Durrës arrestuan në flagrancë shtetasin V. T., 18 vjeç, banues në Durrës, pasi dyshohet se ka ushtruar dhunë ndaj motrës së tij.

Gjithashtu, shpallën në kërkim shtetasin D. Xh., 35 vjeç, banues në Tiranë, pasi dyshohet se, nëpërmjet mashtrimit, i ka marrë automjetin shtetasit B. Z., nuk ka likuiduar shumën e dakordësuar dhe nuk e ka kthyer automjetin. Punohet për kapjen e 35-vjeçarit dhe sqarimin e rrethanave.

Po ashtu, referuan materialet në Prokurori, ku nisi procedimi penal për shtetasin Xh. B., 19 vjeç, banues në Durrës, pasi në lagjen nr. 11 u konstatua duke shkaktuar zhurma shqetësuese nga marmita e automjetit që drejtonte.

Si dhe për shtetasin E. Gj., 34 vjeç, banues në Durrës, pasi dyshohet se ka përndjekur një shtetase.

Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Kavajë arrestuan në flagrancë shtetasin B. Xh., 45 vjeç, banues në Kavajë, pasi dyshohet se ka ushtruar dhunë ndaj bashkëshortes së tij.

Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Shijak referuan materialet në Prokurori, ku nisi procedimi penal për shtetasin Sh. Sh., 56 vjeç, banues në Shijak, pasi dyshohet se ka bërë kallëzim të rremë, duke deklaruar se fëmijët e tij i kishin vjedhur një shumë parash.

Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë së Durrësit, për veprime të mëtejshme.

Drejtoria Vendore e Policisë Fier

Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisatiatit të Policisë Fier arrestuan në flagrancë shtetasin I. B., 49 vjeç, banues në Fier, pasi dyshohet se ka kanosur me armën e gjahut në pronësi të babait, bashkëshorten e tij.
Gjatë kontrollit të banesës, 49-vjeçarit iu gjetën dhe sekuestruan një sasi fishekësh luftarak.

Specialistët e Sektorit të Qarkullimit Rrugor arrestuan në flagrancë shtetasit:
-B. B., 50 vjeç, banues në Fier dhe F. Gj, 43 vjeç, banues në Fier, pasi u kapën duke drejtuar automjetet, në gjendje të dehur;
-I. V., 28 vjeç, banues në Ballsh, pasi u kap duke drejtuar automjetin, pa leje drejtimi.

Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisatiatit të Policisë Mallakastër referuan materialet në Prokurori, ku nisi procedimi në gjendje të lirë për shtetasin H. P., 69 vjeç, banues në Ballsh, pasi dyshohet se ka prishur murin rrethues të një shtetasi 48 vjeç, në fshatin Kremenar.

Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Fier, për veprime të mëtejshme.

Drejtoria Vendore e Policisë Korçë

Shërbimet e Komisariatit të Policisë Maliq arrestuan në flagrancë shtetasin R. A., 30 vjeç, banues në fshatin Rëmbec, pasi dyshohet se gjatë natës në magazinën e një 74-vjeçari ka vjedhur një sasi të konsiderueshme produkt rrushi, që u sekuestrua në cilësinë e provës materiale.

Specialistët e Sektorit të Qarkullimit Rrugor arrestuan në flagrancë shtetasit:
R. M., 30 vjeç, banues në Korçë, pasi u kap duke drejtuar automjetin në gjendje të dehur dhe në momentin që punonjësi i Policisë i ka bërë shenjë për ndalim, nuk i është bindur urdhrit të punonjësve të policisë për të ndaluar automjetin, por u kap gjatë ndjekjes;

A. Xh., 39 vjeç, banues në fshatin Velitërnë, pasi automjeti që drejtonte në gjendje të dehur, në aksin rrugor “Korçë-Maliq”, është përfshirë në një aksident me dëme materiale me një automjete tjetër, si dhe filloi procedimi në gjendje të lirë për shtetasit T. G., 31 vjeç, dhe B. Ç., 56 vjeç, banues në Maliq, pasi kanë dhënë deklarim të rremë para oficerëve të policisë gjyqësore, se kush ka qenë drejtuesi i automjetit tjetër të përfshirë në aksident.

Gjithashtu, referuan materialet në Prokurori, ku filloi procedimi penal për shtetasen J. O., 35 vjeçe, banuese në Korçë, pasi automjeti që drejtonte nën efektin e alkoolit është përplasur me një automjet tjetër të parkuar.

Shërbimet e Komisariatit të Policisë Korçë referuan materialet në Prokurori, ku filloi procedimi penal në gjendje të lirë për shtetasit:

R. I., 27 vjeç, banues në Korçë, pasi dyshohet se ka goditur me grushte një 39-vjeçare, për motive të dobëta;

D. R., 34 vjeç, banues në Korçë, pasi dyshohet se ka ushtruar dhunë fizike ndaj motrës së tij, e cila u pajis me urdhër mbrojtjeje;

A. P., 45 vjeç, dhe E. D., 48 vjeç, banues në Korçë, pasi gjatë kontrollit në një lokal në lagjen nr. 9, në telefonat e tyre u gjetën faqe sportive që shërbenin për vendosjen e basteve sportive. Telefonat u sekuestruan në cilësinë e provës materiale.

Materialet procedurale iu referua Prokurorisë, për veprime të mëtejshme.

Kurbin/Lezhë – Finalizohet operacioni policor i koduar “Violent”.

Dhunoi babain dhe u largua nga banesa; kapet dhe vihet në pranga 29-vjeçari, i dënuar më parë për dhunë në familje.

29-vjeçarit iu gjet në banesë një sasi prej 105 gramësh kanabis.

Shërbimet e Komisariatit të Policisë Kurbin, pas njoftimit të marrë për një rast dhune në familje në qytetin e Laçit, menjëherë shkuan në adresën e dhënë dhe nisën veprimet e para hetimore.

Nga veprimet e para hetimore rezultoi se shtetasi R. Gj., 29 vjeç, kishte ushtruar dhunë fizike ndaj babait të tij, K. Gj., 66 vjeç, dhe ishte larguar nga banesa.

Nisur nga veprimet e dhunshme dhe rrezikshmëria që paraqiste ky shtetas, u kërkua ndihma e Forcës Kombëtare të Sigurisë për kapjen e tij.

Bazuar në informacionet e siguruara në rrugë operative, shërbimet e Komisariatit të Policisë Kurbin, në bashkëpunim me Forcat Kombëtare të Sigurisë, Njësia Tiranë, pas disa orësh kërkimesh të pandërprera, në kuadër të operacionit policor të koduar “Violent”, lokalizuan, kapën dhe vunë në pranga shtetasin R. Gj., 29 vjeç, banues në Laç, Kurbin, i dënuar më parë për dhunë në familje.

Gjatë kontrollit në banesën ku ky shtetas fshihej, në Zejmen, Lezhë, shërbimet e Policisë gjetën dhe sekuestruan në cilësinë e provës materiale një sasi lënde narkotike, të dyshuar kanabis, rreth 105 gramë.

Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë Lezhë, për veprime të mëtejshme.

Drejtoria Vendore e Policisë Tiranë

Specialistët e Seksionit për Hetimin e Narkotikëve arrestuan shtetasin V. B., 18 vjeç, pasi shërbimet e Forcës së Posaçme “Shqiponja” i gjetën një sasi lëndë narkotike e dyshuar kokaine.

Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Nr. 1 arrestuan shtetasin K. A., 28 vjeç, pasi dyshohet se ka vjedhur 2 biçikleta e një monopatinë. Në cilësinë e provës materiale u sekuestruan një monopatinë elektrike dhe një biçikletë.

Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Nr. 2 referuan materialet në Prokurori ku nisi procedimi në gjendje të lirë për shtetasin Sh. C dhe punohet për kapjen shtetasve L. B dhe F. B, pasi dyshohet se për motive të dobta, kanë goditur me grushta shtetasin F. T.

Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Nr. 3 referuan materialet në Prokurori ku nisi procedimi në gjendje të lirë për shtetasit:
-K. Ç., pasi ka kundërshtuar punonjësit e policisë, për shkak të detyrës;
-E. P dhe R. V, pasi janë konstatuar duke kryer manorva të rrezikshme me automjetet e tyre;
-B. P, pasi dyshohet se ka kanosur me fjalë me shtetasen E. L;
-E. B, pasi dyshohet se ka parkuar automjetin e tij në menyrë të parregullt duke u bërë pengesë për qarkullimin e automjeteve të tjera.

Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Nr. 4:
-ndaluan shtetasin L. M, 22 vjeç, pasi ka thyer masën e sigurisë “Arrest në shtëpi” dhe dyshohet se ka vjedhur në një market;
-referuan materialet në Prokurori ku nisi procedimi në gjendje të lirë për shtetasit F. D dhe A. D, pasi dyshohet se për motive të dobta, kanë goditur me grushta shtetasin S. A.

Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Nr. 5 referuan materialet në Prokurori dhe punohet për kapjen e shtetasit Sh. M, pasi dyshohet se për motive të dobëta ka kanosur shtetasen J. D, dhe më pas ka tentuar ti dëmtojë automjetin.

Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Nr. 6:
-arrestuan shtetasin E. J., 24 vjeç, pasi dyshohet se ka ushtruar dhunë ndaj bashkëjetueses së tij;
-referuan materialet në Prokurori ku nisi procedimi në gjendje të lirë për shtetasen Sh. T., 56 vjeçe, pasi është konfliktuar fizikisht me shtetasen A. B.

Specialistët e qarkullit rrugor arrestuan shtetasit:
-R. L., 36 vjeç, S. H., 54 vjeç dhe F. K., 48 vjeç, pasi me automjetet që drejtonte secili në gjendje të dehur janë përfshirë në një përplasje vetëm me dëme materiale, në kohë dhe vende të ndryshme nga njëri-tjetri;
-M. S., 24 vjeçe, A. K., 21 vjeç dhe A. A, 27 vjeç, pasi u kapën duke drejtuar automjetet në gjendje të dehur.

-Më datë 29.11.2024, në Fushë Mëzes, në garazhin e një pallati, ka rënë zjarr mbi 2 automjete në pronësi të shtetasit J. B, 40 vjeç. Pas përfundimit të veprimeve të para hetimore rasti është klasifikuar si aksidentale. Materialet u referuan në Prokurori për vlerësim.

Materialet procedurale i janë referuar Prokurorisë së Tiranës, për veprime të mëtejshme.

Tropojë

Finalizohet operacioni policor i koduar “Varkëtari”

Transportoi me varkë drejt Tropojës drogë, eksploziv dhe municion luftarak, me qëllim që ta trafikonte drejt Kosovës; vihet në pranga 29-vjeçari nga Puka.

Sekuestrohen 1.2 kilogramë lëndë narkotike kanabis, 405 gram tritol, 51 kapsolla detonatore, 5 m fitil zjarrpërcjellës, municion luftarak, si dhe një sasi lekësh.

Shërbimet e DVP Kukës, në bashkëpunim me shërbimet e Komisariatit të Policisë Tropojë dhe me mbështetjen e shërbimeve të Forcës së Posaçme “Shqiponja”, bazuar në informacionet e siguruara në rrugë operative se një shtetas do të transportonte drejt Kosovës një sasi lëndë narkotike dhe lëndë eksplozive, organizuan dhe finalizuan operacionin policor të koduar “Varkëtari”.

Si rezultat i këtij operacioni u arrestua në flagrancë shtetasi L. P., 29 vjeç, banues në Pukë.

Ky shtetas u kap në flagrancë nga shërbimet e Policisë, në fshatin Dushaj, duke lëvizur me automjetin tip “Volkswagen”, në të cilin kishte fshehur në brendësi të bagazhit lëndën narkotike, eksplozivin dhe municionin luftarak, të cilat dyshohet se i kishte transportuar me varkë nëpërmjet liqenit, nga fshati Apripë, Pukë, deri në Tropojë, ku kishte parkuar automjetin me qëllim shmangien e kontrollit të Policisë.

Në bashkëpunim me Prokurorinë dhe me homologët e Kosovës vijon puna për zbardhjen dhe dokumentimin e plotë ligjor të këtij rasti, me qëllim identifikimin dhe kapjen e personit që do t’i blinte në Kosovë.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme.

Drejtoria Vendore e Policisë Shkodër
Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Shkodër:
•arrestuan shtetasin P. M., 34 vjeç, banues në fshatin Bleran, pasi ka ushtruar dhunë psikologjike dhe fizike të vazhdueshme ndaj nënës së tij;
•referuan materialet në Prokurori, ku nisi procedimi në gjendje të lirë për shtetasin J. O., 26 vjeç, banues në fshatin Rragam, pasi ka kanosur me fjalë shtetasin E. D., 29 vjeç, për motive të dobëta.
Materialet procedurale iu kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Shkodër, për veprime të mëtejshme.

Kakavijë

Policia Kufitare Kakavijë, nëpërmjet qendrës së përbashkët të shkëmbimit të informacionit Kakavijë, është njoftuar nga Policia Kufitare Greke se më datë 30.11.2025, nga ora 18:00 deri në orën 22:00 (me orën greke), aksi rrugor Kakavijë–Janinë do të jetë i bllokuar për shkak të protestës që do të zhvillojnë fermerët.

Do të lejohen të qarkullojnë vetëm automjetet që do të kenë emergjenca shëndetësore.

Policia Kufitare Kakavijë kërkon mirëkuptimin e qytetarëve dhe sugjeron planifikimin e udhëtimeve me automjete, në orare të tjera të ditës.

Gjirokastër

Specialistët për Hetimin e Krimeve të Stacionit të Policisë Dropull-Libohovë referuan materialet në Prokurori dhe shpallën në kërkim shtetasin A. M., 48 vjeç, banues në Berat, pasi dyshohet se ka vjedhur në banesën e shtetasit P. N., një shumë parash dhe disa bizhuteri. Punohet për kapjen e 48-vjeçarit.

Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Tepelenë referuan materialet në Prokurori, për vlerësim, pasi dje, dyshohet se aksidentalisht ka rënë zjarr dhe si pasojë janë djegur disa orendi shtëpiake në banesën e shtetasit H. H..

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Gjirokastër, për veprime të mëtejshme.
Drejtoria Vendore e Policisë Gjirokastër

Gjirokastër/Më datën 28.11.2025, rreth orës 23:30 në lagjen “Granicë”, është gjetur i pajetë, në banesën e tij, dyshohet i vetëvarur, shtetasi E. M., 21 vjeç. Grupi hetimor po punon për sqarimin e rrethanave të rastit.

Drejtoria Vendore e Policisë Korçë

Specialistët e Sektorit të Narkotikëve arrestuan në flagrancë shtetasin R. S., 43 vjeç, banues në Korçë, pasi gjatë kontrollit fizik iu gjet dhe u sekuestrua një sasi lënde e dyshuar narkotike cannabis sativa. Gjatë kontrollit në banesë iu gjet një sasi farash të dyshuara bimë narkotike cannabis sativa.

Shërbimet e Komisariatit të Policisë Korçë ndaluan shtetasin S. F., 33 vjeç, banues në Korçë, pasi Gjykata e Korçës e ka dënuar me 20 ditë burgim për veprat penale “Drejtimi i automjetit në mënyrë të parregullt” dhe “Mosbindja ndaj urdhrit të punonjësit të policisë së rendit publik”.

Gjithashtu, referuan materialet në Prokurori dhe shpallën në kërkim shtetasin M. R., 29 vjeç, banues në Korçë, pasi dyshohet se ka ushtruar dhunë fizike ndaj bashkëshortes së tij.

Shërbimet e Komisariatit të Policisë Kolonjë referuan materialet në Prokurori, ku filloi procedimi penal ndaj shtetasit E. Sh., 39 vjeç, banues në Ersekë, pasi dyshohet se ka vjedhur disa materiale alumini në magazinën e një 44-vjeçari.

Shërbimet e Komisariatit të Policisë Maliq referuan materialet në Prokurori, ku filloi procedimi penal ndaj shtetasve:

P. H., 61 vjeç, banues në fshatin Drithas, pasi dyshohet se ka goditur me dorë një të mitur, për motive të dobëta;

E. F., 30 vjeç, rezident në Itali, pasi dyshohet se ka kanosur nëpërmjet telefonit një 22-vjeçar, për motive të dobëta.

Pogradec / Më datën 28.11.2025, në ambientet e jashtme të një lokali ka ndërruar jetë shtetasi P. D., 51 vjeç, banues në Pogradec. Nga veprimet e para hetimore, dyshohet se ky shtetas ka ndërruar jetë për shkaqe natyrale.

Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë së Korçës, për veprime të mëtejshme.

Drejtoria Vendore e Policisë Lezhë

Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Mirditë referuan materialet në Prokurori dhe shpallën në kërkim shtetasin S. G., 41 vjeç, banues në Kosovë, i cili ka marrë një aparat celular në një market përgjatë Rrugës së Kombit dhe është larguar.

Shërbimet e Policisë Rrugore Lezhë referuan materialet në Prokurori, ku nisi procedimi penal në gjendje të lirë për shtetasin L. N., 45 vjeç, banues në Laç, pasi, duke drejtuar automjetin në qytetin e Laçit, është përplasur me një motomjet të drejtuar nga shtetasi E. N., 18 vjeç, banues në Laç, i cili, pas marrjes së ndihmës mjekësore, është larguar për në banesë. Shtetasi L. N. u largua fillimisht nga vendi i ngjarjes, por më pas u paraqit në Komisariatin e Policisë Kurbin, bashkë me automjetin.

Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë Lezhë, për veprime të mëtejshme.

Tiranë

Vijojnë operacionet e njëpasnjëshme për goditjen e veprimtarisë kriminale të përsëritur në fushën e vjedhjes së pronës dhe pasurisë.

Zbardhen dhe dokumentohen 8 raste të vjedhjes, të kryera, kryesisht gjatë muajit të fundit, vihet në pranga 22-vjeçari, si autori i dyshuar.

22-vjeçari i dënuar më parë për të njëjtën veprimtari.

Shërbimet e Komisariatit të Policisë Nr. 4 në bashkëpunim me Komisariatin e Policisë Nr. 2, në vijim të punës për parandalimin e vjedhjeve, zbardhjen e atyre të ndodhura më parë dhe vënien e autorëve përpara përgjegjësisë ligjore, pas një pune të mirëfilltë hetimore, identifikuan dhe vunë në pranga shtetasin:

-E. P., 22 vjeç, banues në Tiranë.

Nga veprimet hetimore dyshohet se ky shtetas është autor i vjedhjes së 6 biçikletave, 1 monopatinë gjatë muajit maj dhe nëntor, të cilat shiteshin nga ana e këtij shtetasi në zona të ndryshme të Tiranës dhe të 1 dyqani.

Vijon puna për dokumentimin e vjedhjeve të tjera që mund të jenë kryer nga ky shtetas.

Materialet i kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme procedurale

Durrës

Prishën qetësinë publike gjatë natës, me zhurmat e marmitave të automjeteve që drejtonin dhe duke xhiruar gomat, në Bulevardin Dyrrah, Durrës, procedohen penalisht dy drejtuesit e automjeteve.

Sekuestrohen 2 automjete, tip Audi dhe BMW, dhe një fenelinë.

Gjatë patrullimeve 24-orëshe, me objektiv garantimin e sigurisë publike dhe parandalimin e paligjshmërive, shërbimet e Patrullës së Përgjithshme të Komisariatit të Policisë Durrës konstatuan gjatë natës se 2 të rinj po shqetësonin banorët dhe qytetarët në Bulevardin Dyrrah dhe në zonën përreth, nëpërmjet gjenerimit të zhurmave nga sistemet e shkarkimit të 2 automjeteve që drejtonin dhe duke xhiruar gomat.

Për këtë paligjshmëri, Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Durrës referuan materialet në Prokurori, ku nisi procedimi penal ndaj shtetasve A. Ll., 30 vjeç, banues në Durrës, dhe K. K., 21 vjeç, banues në Durrës.

Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë së Durrësit, për veprime të mëtejshme.

Drejtoria Vendore e Policisë Vlorë

Specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Vlorë referuan materiale në Prokurori dhe shpallën në kërkim shtetasen O. A., 28 vjeçe, banuese në Vlorë, pasi dyshohet se, brenda një dyqani në lagjen “Lef Sallata”, ka vjedhur çantën e një shtetaseje.

Po këta specialistë referuan materiale në Prokurori dhe nisën procedimin penal për shtetasin Y. B., 57 vjeç, banues në Vlorë, pasi në brendësi të subjektit në pronësi të tij, në lagjen “24 Maji”, nga punonjësit e IMT-së Vlorë, është konstatuar një strukturë gipsi dhe disa profile hekuri, të vendosura pa lejen përkatëse.

Gjithashtu, nga specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Vlorë u referuan materiale për vlerësim, pasi më datë 28.11.2025, në lagjen “4 Heronjtë”, Vlorë, në banesën e tij është gjetur i vetëvarur me litar shtetasi P. H., 60 vjeç. Vijon puna për dokumentimin e plotë të rrethanave të rastit.

Specialistët e Seksionit të Trafikut Urban dhe Interurban Vlorë arrestuan shtetasin K. D., 65 vjeç, pasi në lagjen “Rilindja”, duke drejtuar automjetin në gjendje të dehur, është përfshirë në një përplasje mjetesh, me dëme materiale.

Materialet u referuan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme.

Sarandë/ Rreth orës 03:10, në Ksamil, ka rënë zjarr dhe është djegur plotësisht një lokal me konstruksion druri, i marrë me qira nga shtetasi K. I.. Grupi hetimor po punon për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes dhe të shkakut të rënies së zjarrit.

DVP Gjirokastër

Finalizohet pas disa muajsh hetime me metoda speciale të hetimit, faza e katërt e operacionit policor antidrogë i koduar “Andromeda”.

Shisnin kokainë dhe kanabis në lagje të ndryshme të qytetit të Gjirokastrës, vihen në pranga 10 shtetas, si dhe procedohen penalisht 3 shtetas të tjerë.

Sekuestrohen 1 kilogramë e 82 gramë Kokainë, një sasi Cannabis, e ndarë në doza, gati për shitje, 1 armë gjahu, 1 pistoletë sportive, 1 armë e ftohtë (thikë), 1 aparat metal-kërkues, një sasi municioni, 2 palë targa automjeti, 3970 paketa me cigare (pa pullën fiskale), 4850 euro dhe 17 celularë.

Si rezultat i një hetimi me metoda speciale të hetimit, të kryer për disa muaj, në drejtimin e Prokurorisë së Gjirokastrës, pas informacioneve të siguruara në rrugë operative, për implikimin e disa shtetasve në veprimtarinë kriminale të shitjes së lëndëve narkotike, në doza, Seksioni për Hetimin e Narkotikëve, në bashkëpunim me Sektorin Operacional, Forcën e Posaçme “Shqiponja”, dhe me shërbimet e Komisariateve në varësi, të DVP Gjirokastër, finalizoi fazën e katërt të operacionit policor të koduar “Andromeda”.

Gjatë operacionit u arrestuan në flagrancë shtetasit: M. Ll., 18 vjeç, K. R., 23 vjeç, M. R., 20 vjeç, D. A., 30 vjeç, A. P., 52 vjeç, A. M., 21 vjeç, A. C., 35 vjeç.

Si dhe M. N., 30 vjeç (kapur në datën 26.11.2025), të tetë banues në Gjirokastër.

Gjithashtu, u ekzekutua urdhri i Prokurorisë Gjirokastër për ndalimin e shtetasve D. R., 55 vjeç, banues në Gjirokastër, dhe Xh. G., 22 vjeç, banues në Tepelenë.

Nga hetimet ka rezultuar se këta shtetas shisnin lëndë narkotike, Kokainë dhe Cannabis, në Gjirokastër.

Gjatë kontrollit të banesave të shtetasve: A. C., iu gjetën 1 armë gjahu, 1 pistoletë sportive, 1 armë e ftohtë (thikë) dhe disa fishekë gjuetie, të cilat i posedonte pa leje; A. P., iu gjet lëndë narkotike Cannabis, si dhe 3970 paketa me cigare, të dyshuara të kontrabanduara, pasi nuk ishin të pajisura me pullën fiskale; D. A., iu gjet 1 kilogramë e 05 gram lëndë narkotike e dyshuar Kokainë.
Ndërkaq, të arrestuarve të tjerë, gjatë kontrolleve të banesave, iu gjetën doza Kokaine dhe Cannabisi, 2 palë targa, 1 aparat metal-kërkues, si dhe 4850 euro, të dyshuara të përfituara nga shitja e dozave.

Në vijim të veprimeve procedurale në kuadër të këtij operacioni, nisi procedimi në gjendje të lirë për shtetasit:

K. M., 44 vjeç, banues në Gjirokastër, pasi nga kontrolli fizik iu gjet një sasi e vogël lënde narkotike, Kokainë;

E. Sh., 50 vjeç, banues në Gjirokastër, pasi kishte dijeni që shtetasi K. M. kishte lëndë narkotike dhe nuk e kishte kallëzuar;

A. B., 58 vjeç, banues në Lazarat, pasi gjatë kontrollit të banesës iu gjetën disa fishekë gjuetie.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Gjirokastër, për veprime të mëtejshme.

Drejtoria Vendore e Policisë Shkodër

Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Vau i Dejës referuan materialet në Prokurori, për njoftim mbi faktin, pasi dje, në fshatin Vilë, shtetasi Gj. M., 52 vjeç, aksidentalisht ka rrëshqitur mbi sipërfaqen me dëborë dhe ka pësuar frakturë në këmbën e majtë. Ai u soll me helikopter në Spitalin Rajonal Shkodër, ku po merr ndihmë mjekësore, jashtë rrezikut për jetën.

-Mbrëmjen e djeshme, në lagjen “Ahmet Haxhija”, dyshohet se për shkak të një shkëndije elektrike ka rënë zjarr në banesën e marrë me qira nga shtetasi F. M. Për pasojë ka pasur vetëm dëme materiale.

Materialet procedurale iu kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Shkodër, për veprime të mëtejshme.

Drejtoria Vendore e Policisë Elbasan

Specialistët e Qarkullimit Rrugor arrestuan në flagrancë shtetasin B. V., 43 vjeç, pasi u kap duke drejtuar automjetin në gjendje të dehur.

Specialistët për Hetimin e Narkotikëve referuan materialet në Prokurori, ku nisi procedimi penal për shtetasin G. S., 26 vjeç, pasi gjatë kontrollit në automjetin që ai drejtonte iu gjet një sasi lënde e dyshuar narkotike cannabis sativa.

Peqin/Më datë 28.11.2025, shtetasi Q. S., 79 vjeç, dyshohet se, në kushte të rënduara psikologjike, është vetëvrarë me armë gjahu, të cilën e posedonte me leje. Strukturat për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Peqin kanë kryer veprimet hetimore dhe procedurale, dhe materialet iu referuan Prokurorisë si raportim mbi faktin.

Elbasan/Më datë 28.11.2025, rreth orës 20:30, shtetasi F. P., 66 vjeç, ka njoftuar në Polici se kishte dëgjuar të shtënë me armë zjarri afër banesës së tij. Menjëherë kanë shkuar shërbimet e Policisë dhe grupi hetimor, të cilët nga këqyrja e vendit ku dyshohet se ishte qëlluar, nuk gjetën asnjë gëzhojë, si dhe në pjesën e sipërme të banesës ku dyshohet se ishte qëlluar një herë me armë zjarri, nuk u gjet predhë plumbi. Vijon puna për sqarimin e rrethanave, si dhe për identifikimin dhe kapjen e autorit.

Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Elbasan, për veprime të mëtejshme.

Drejtoria Vendore e Policisë Tiranë

Specialistët e Seksionit për Hetimin e Narkotikëve arrestuan shtetasin A. L., 32 vjeç, pasi shërbimet e Policisë të Komisariatit Nr. 5 i gjetën një sasi lëndë narkotike e dyshuar kokaine.

Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Nr. 1 referuan materialet në Prokurori ku nisi procedimi në gjendje të lirë për shtetasin E. B, pasi dyshohet se për motive të dobëta ka kanosur një shtetase.

Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Nr. 2 referuan materialet në Prokurori ku nisi procedimi në gjendje të lirë për shtetasen D. T., 24 vjeçe, pasi nuk i është bindur urdhrit të punonjësve të policisë për të paraqitur dokumentacionin e mjetit dhe për t’u shoqëruar në komisariat.

Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Nr. 3 referuan materialet në Prokurori ku nisi procedimi në gjendje të lirë për shtetasit:
-A. B., pasi ka kundërshtuar shoqërimin e tij në Komisariat, për sqarimin e rrethanave të një konflikti;
-F. B, B. Rr, A. B dhe për një të mitur 17 vjeçe, pasi u konstatuan duke hedhur fishekzjarre;
-B. S, pasi nuk i është bindur urdhërit të punonjësit të policisë për të lëvizur automjetin;
-L. K, pasi për motive pronësie është konfliktuar me fjalë me shtetasen E. K;
-punohet për shoqërimin e një të mitur 15 vjeç, pasi dyshohet se ka ushtruar dhunë ndaj nënës së tij.

Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Nr. 4 referuan materialet në Prokurori ku nisi procedimi në gjendje të lirë për shtetasen A. M, pasi ndaj saj ka kallëzuar ish-bashkëjetuesi i tij se i ka thyer xhamin e derës së banesës së tij.

Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Nr. 5 referuan materialet në Prokurori ku nisi procedimi në gjendje të lirë për shtetasit:
-A. T., 31 vjeç, pasi për motive të dobëta ka goditur shtetasin D. P;
-P. H., pasi për motive të dobëta ka kanosur shtetasin B. S.

Specialistët e qarkullit rrugor arrestuan shtetasit:
– I. E., 21 vjeç, pasi u kap duke drejtuar automjetin, pa leje;
-S. F., 33 vjeç, pasi u kap duke drejtuar automjetin në gjendje të dehur.

-Më datë 28.11.2025, shtetasja M. P, kallëzoi se, i kanë vjedhur automjetin e saj. Punohet për identifikimin dhe kapjen e autorit.

Materialet procedurale i janë referuar Prokurorisë së Tiranës, për veprime të mëtejshme.

Drejtoria Vendore e Policisë Durrës

Specialistët për Hetimin e Narkotikëve arrestuan në flagrancë shtetasin K. A., 22 vjeç, banues në Durrës, pasi gjatë kontrollit të ushtruar në automjetin e tij iu gjet një sasi lënde e dyshuar narkotike cannabis sativa, si dhe një grirëse, të cilat u sekuestruan në cilësinë e provës materiale.

Specialistët për Hetimin e Krimit Ekonomiko-Financiar referuan materialet në Prokurori, ku nisi procedimi penal për shtetasen M. A., 37 vjeçe, punonjëse sociale në njësinë administrative Rrashbull, banuese në Durrës, pasi është kallëzuar nga shtetasja E. V. se 37-vjeçarja është bërë pengesë për marrjen e fëmijës së saj nga ish-bashkëshorti.

Specialistët e Qarkullimit Rrugor referuan materialet në Prokurori, ku nisi procedimi penal për shtetasin O. K., 34 vjeç, banues në Durrës, pasi dyshohet se, duke drejtuar automjetin në gjendje të dehur, ka humbur kontrollin dhe automjeti i tij është përplasur me një automjet tjetër. Nga aksidenti ka vetëm dëme materiale.

Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Durrës ndaluan shtetasen M. H., 30 vjeçe, banuese në Durrës, pasi dyshohet se, me anë të mashtrimit, i ka marrë një shumë të konsiderueshme parash dhe një sasi produktesh kozmetike shtetasit T. V., 59 vjeç.

Gjithashtu nisi procedimi penal për shtetasen E. C., 51 vjeçe, banuese në Durrës, pasi dyshohet se, me anë të mashtrimit, i ka marrë një sasi produktesh shtetasit T. V., duke mos paguar shumën përkatëse.

Po këta specialistë referuan materialet në Prokurori, ku nisi procedimi penal për shtetasit:
-P. L., 65 vjeç, banues në Durrës, pasi gjatë kontrollit të banesës iu gjet dhe iu sekuestrua një armë gjahu që e posedonte pa leje;
-N. B., 19 vjeç, banues në Durrës, pasi dyshohet se ka shqetësuar një 52-vjeçar, nëpërmjet thirrjeve telefonike.

Gjithashtu nisi procedimi penal për tre shtetas të mitur, të moshës 16-17 vjeç, banues në Durrës, pasi dyshohet se gjatë një konflikti për motive të dobëta kanë goditur me grushta njëri-tjetrin.

Në vijim, specialistët shpallën në kërkim shtetasen A. A., 41 vjeçe, banuese në Durrës, pasi dyshohet se, me anë të mashtrimit dhe në periudha të ndryshme, ka përvetësuar një shumë parash shtetasit O. S., të cilat ky i fundit ia kishte dhënë për pagesën e kontributeve shoqërore.

Specialistët për Hetimin e Krimeve të Stacionit të Policisë Plazh referuan materialet në Prokurori, ku nisi procedimi penal për shtetasin S. H., 31 vjeç, banues në Rrogozhinë, pasi gjatë kontrollit të ushtruar në një lokal në lagjen nr. 13, në celularin e tij u konstatuan faqe aktive për baste sportive.

Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë së Durrësit për veprime të mëtejshme.

Drejtoria Vendore e Policisë Tiranë

Specialistët e Seksionit për Hetimin e Narkotikëve arrestuan shtetasin R. Z., 24 vjeç, pasi shërbimet e Policisë të Komisariatit Nr. 3 i gjetën një sasi lëndë narkotike e dyshuar kanabis.

Specialistët e Seksionit për Hetimin e Krimit Ekonomik dhe Financiar referuan materialet në Prokurori ku nisi procedimi në gjendje të lirë për shtetasit L. V., 35 vjeçe dhe I. R., 28 vjeçe, sepse dyshohet se duke falsifikuar dokumentat kanë marr kredi në emër të shtetasit D. Gj, pa dijeninë e tij.

Specialistët e Sektorit për Hetimin e Krimeve të Rënda në bashkëpunim me Komisariatin e Policisë Krujë, ekzekutuam vendimin e Gjykatës për shtetasin Alfons Taraj, 30 vjeç, banues në Krujë,  e cila ka vendosur njohjen e vendimit penal të huaj, të dhënë nga autoritet Italiane, për vuajtjen e pjesës së mbetur të dënimit prej 10 vjet e 2 muaj e 11 ditë, për veprat penale  “Vrasje e mbetur në tentativë”, “Vjedhje me pasoja të rënda”, “Vjedhje me dhunë”, “Mbajtje e sendeve të vjedhura” dhe “Mbajtje pa leje e armëve të zjarrit”, parashikuar nga Kodi Penal Italian.

Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Nr. 1 referuan materialet në Prokurori ku nisi procedimi në gjendje të lirë për shtetasit P. P, E. K, A. P, N. Gj, M. S dhe Xh. A, pasi ditën e djeshme, dyshohet se kanë organizuar një tubim të paligjshëm, duke kundërshuar punonjësit e policisë në detyrë.

Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Nr. 2 referuan materialet në Prokurori ku nisi procedimi në gjendje të lirë për shtetasit B. Ç, A. K dhe E. K, pasi dyshohet se shtetasja B. Ç, pas marrjes së një çertifikate pronësie për të cilën ishte në proces gjyqësor me shtetasin A. L, ja ka shitur shtetasit A. K. Pas marrjes së kontratës shtetasit A. K dhe E. K, me vetëgjyqësi ka bërë ndryshime në subjekt pa njoftuar shtetasin A. K.

Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Nr. 3 në bashkëpunim me Forcën e Posaçme Operacionale kapën e ndaluan shtetasin F. K., 28 vjeç, pasi Gjykata e Apelit e ka dënuar me 3 vite e 4 muaj burgim, për veprën penale “Mbajtja pa leje dhe prodhimi i armëve, armëve shpërthyese dhe i municionit”.

Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Nr. 4:
-kapën e ndaluan shtetasin A. D., 20 vjeç, pasi Gjykata e ka dënuar me 4 muaj burgim, por i mbeten për të vuajtur dhe 3 muaj e 25 ditë burgim, për veprën penale “‘Vjedhja”.
-arrestuan shtetasin E. H., 25 vjeç, pasi dyshohet se ka kanosur me një mjet prerës shtetasin J. M. Pas shoqërimit në Komisariatit 25-vjeçari, ka dëmtuar derën e dhomës së shoqërimit;
-referuan materialet në Prokurori ku nisi procedimi në gjendje të lirë për shtetaset A. J, M. F dhe V. K, pasi dyshohet se për motive të dobëta janë konfliktuar fizikisht me njëra-tjetrën.

Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Nr. 5 referuan materialet në Prokurori ku nisi procedimi në gjendje të lirë për shtetasit:
-I. H dhe T. L, pasi në subjektet e tyre përkatëse dyshohet se punonin në shkelje të regullave dhe sigurisë në punë;
-M. Q, pasi për motive të dobëta ka goditur shtetasin A. T;
-dy të mitur pasi për motive të dobëta kanë goditur me grushte një 18-vjeçar.

Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Nr. 7 arrestuan shtetasin S. K, 25 vjeç, pasi dyshohet se ka ushtruar dhunë ndaj bashkëshortes së tij.

Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Krujë identifikuan, kapën dhe vunë në pranga shtetasin M. M., 28 vjeç, pasi mbrëmjen e djeshme, në lagjen Shelqet, Nikël, me automjetin që drejtonte ka përplasur këmbësorin shtetasin P. Xh., 55 vjeç, dhe më pas është larguar nga vendi i ngjarjes. Si pasojë e aksidentit 55-vjeçari ka humbur jetën.

Specialistët e qarkullit rrugor arrestuan shtetasin E. Ll., 30 vjeç, pasi u kap duke drejtuar automjetin në gjendje të dehur.

-Më datë 27.11.2025, shtetasi E. Xh, kallëzoi se ka humbur kontaktet me babain i tij, shtetasin L. Xh, 57 vjeç. Punohet për gjetjen e tij.

Materialet procedurale i janë referuar Prokurorisë së Tiranës, për veprime të mëtejshme.

Drejtoria Vendore e Policisë Korçë

Specialistët e Sektorit të Qarkullimit Rrugor arrestuan në flagrancë shtetasin M. A., 49 vjeç, banues në Maqedoninë e Veriut, pasi u kap duke drejtuar automjetin në gjendje të dehur.

Gjithashtu, referuan materialet në Prokurori, ku filloi procedimi penal për shtetasin E. Sh., 24 vjeç, banues në fshatin Shqitas, pasi në aksin rrugor “Korçë-Pogradec”, automjeti që drejtonte ka humbur kontrollin mbi drejtimin e tij, dhe si pasojë është dëmtuar lehtë një shtetas, pasagjer në këtë automjet.

Shërbimet e Komisariatit të Policisë Korçë arrestuan në flagrancë shtetasin E. K., 43 vjeç, banues në Korçë, pasi dyshohet se ka ushtruar dhunë ndaj bashkëshortes së tij, e cila u pajis me urdhër mbrojtjeje.

Gjithashtu, referuan materialet në Prokurori, ku filloi procedimi penal dhe shpallën në kërkim një 17-vjeçar, i cili dyshohet se është autor i dy vjedhjeve të ndodhura në qytetin e Korçës. Po punohet për kapjen e tij.

Pogradec / Më datën 27.11.2025, në fshatin Vërdovë, në magazinën e shtetasit M. Xh., 74 vjeç, aksidentalisht ka rënë zjarr. Si pasojë e flakëve ka pasur vetëm dëme materiale.

Në PKK Kapshticë u kap shtetasi N. Z., 21 vjeç, banues në Korçë, i cili ishte deklaruar i humbur nga familjarët 6 muaj më parë. Sipas deklarimeve të 21-vjeçarit, ishte larguar me dëshirën e tij dhe ishte në gjendje të mirë shëndetësore.

Materialet proceduriale iu referuan Prokurorisë së Korçës për veprime të mëtejshme.

Drejtoria Vendore e Policisë Fier

Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisatiatit të Policisë Divjakë arrestuan në flagrancë shtetasin B. L., 66 vjeç, pasi dyshohet se gjatë orëve të natës, në banesën e tij në fshatin Çermë e Sipërme, ka qëlluar në ajër me armë zjarri automatik. Arma së bashku me municion luftarak u sekuestruan në cilësinë e provës materiale.

Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisatiatit të Policisë Fier:
-arrestuan në flagrancë shtetasin V. A., 36 vjeç, banues në Kraps, Fier, pasi dyshohet se ka përndjekur një shtetase 31 vjeçe;
-referuan materialet në Prokurori, ku nisi procedimi në gjendje të lirë për shtetasin Z. M., 76 vjeç, banues në Zhupn, pasi dyshohet se ka prishur murin rrethues të një shtetaseje 74 vjeçe;
-referuan materialet në Prokurori, ku nisi procedimi në gjendje të lirë për dy shtetas të mitur të moshave 14 dhe 15 vjeç, pasi kanë kryer telefonat në sallën operative për një aksident rrugor në aksin rrugor Fier – Patos, e cila pas verifikimeve rezultoi njoftim i rremë.

Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Mallakastër referuan materialet në Prokurori, ku nisi procedimi në gjendje të lirë për shtetasit H. B., 60 vjeç dhe G. L., 63 vjeç, pasi janë konstatuar duke kryer aktivitet tregëtar të pezulluar në bizneset e tyre (fabrika vaji) në fshatin Drenovë dhe Lapulec, Mallakastër, si dhe nga aktiviteti shkaktonin mbetje në mjedis.

Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Fier, për veprime të mëtejshme.

Drejtoria Vendore e Policisë Elbasan

Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Cërrik vunë në pranga shtetasin Aqif Bezati, 63 vjeç, i cili ishte me masë sigurie “arrest në shtëpi”, pasi Gjykata e Apelit e Juridiksionit të Përgjithshëm Tiranë, me vendimin e datës 20.11.2025, e ka dënuar me 4 vjet burgim, për veprat penale “Mbajtja pa leje dhe prodhimi i armëve, armëve shpërthyese dhe i municionit” dhe “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve”, nga të cilat i kanë mbetur pa kryer edhe 7 muaj e 10 ditë burgim.

Specialistët për Hetimin e Narkotikëve referuan materialet në Prokurori, ku nisi procedimi penal për shtetasin A. G., 22 vjeç, pasi nga kontrolli në automjetin që ai drejtonte iu gjet një sasi lënde e dyshuar narkotike cannabis sativa.

Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Elbasan referuan materialet në Prokurori, ku nisi procedimi penal për shtetasin E. B., 30 vjeç, pasi dyshohet se ka ushtruar dhunë ndaj nënës së tij.

Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Peqin referuan materialet në Prokurori, ku nisi procedimi penal për shtetasin G. T., 38 vjeç, pasi dyshohet se ka ushtruar dhunë psikologjike ndaj bashkëshortes së tij, e cila u pajis me urdhër mbrojtjeje.

Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Elbasan, për veprime të mëtejshme.

Korçë

Finalizohet nga Sektori i Krimit Ekonomik dhe Financiar në bashkëpunim me Prokurorinë, pas një periudhe hetimi prej 18-muajsh, operacioni policor i koduar “Green Code”.

Pasqyronin të dhëna të rreme në aktet e verifikimit gjatë kontrollit në fermat e përfituesve nga skema kombëtare e mbështetjes për fermerët, pezullohen nga detyra 2 inspektorë të AZHBR-së dhe 6 veterinerë të DBP-së.

Shpallet në kërkim 1 inspektor i AZHBR-së.

Specialistët për Hetimin e Krimeve, nën drejtimin e Prokurorisë Korçë, pas një hetimi 18-mujor të kryer me metoda speciale të hetimit, finalizuan operacionin policor të koduar “Green Code”, si rezultat i të cilit:

u pezulluan nga detyra, për veprat penale “Korrupsion pasiv i personave që ushtrojnë funksione publike” dhe “Falsifikimi i dokumentave, i kryer në bashkëpunim”, shtetasit A. M., 33 vjeç dhe J. Z., 36 vjeç, banues në Tiranë, me detyrë inspektorë në AZHBR;
D. Ç., 57 vjeç, dhe F. I., 54 vjeç, banues në Pogradec, me detyrë veterinerë pranë Drejtorisë së Bujqësisë Pogradec.

për veprën penale “Falsifikimi i dokumentave, i kryer në bashkëpunim”, ndaj shtetasve E. Gj., 56 vjeçe, banuese në Pogradec, me detyrë veterinere kontrolli, dhe P. R., 66 vjeç, B. B., 28 vjeç, dhe E. F., 33 vjeç, banues në Pogradec, me detyrë veterinerë shërbimi pranë Drejtorisë së Bujqësisë Pogradec.

Si dhe u shpall në kërkim shtetasi A. B., 48 vjeç, banues në Tiranë, me detyrë inspektor i AZHBR-së, për veprat penale “Korrupsion pasiv i personave që ushtrojnë funksione publike” dhe “Falsifikimi i dokumentave”.

Këta shtetas, në bashkëpunim me njëri-tjetrin, dyshohet se kanë shpërdoruar detyrën duke pasqyruar të dhëna të rreme në aktet e verifikimit dhe të kontrollit në fermat përfituese nga skema kombëtare e mbështetjes për fermerët. Punonjësit e AZHBR-së nuk kryenin kontrolle dhe verifikime në terren për gjendjen faktike të kafshëve, duke përfituar në mënyrë korruptive shuma parash nga 10 000 – 50 000 lekë, duke i shkaktuar një dëm të konsiderueshëm buxhetit të shtetit.

Vijon puna për vënien përpara përgjegjësisë të shtetasve të tjerë të përfshirë në këtë veprimtari.

Materialet proceduriale iu referuan Prokurorisë së Korçës.

Fier / Finalizohet operacioni policor i koduar “Tranziti”, për evidentimin dhe goditjen e dhënies ndihmë emigrantëve, kundrejt fitimit, për kalim të paligjshëm të kufirit.

U kap në flagrancë, duke transportuar emigrantë, për kalim të paligjshëm të kufirit, vihet në pranga 39-vjeçari.

Seksioni për Hetimin e Trafiqeve të Paligjshme të DVP Fier, në bashkëpunim me Forcën e Posacme “Shqiponja”, në vijim të punës për goditjen e aktivitetit kriminal të dhënies ndihmë shtetasve të huaj, kundrejt fitimit, për kalim të paligjshëm të kufirit, kanë finalizuar operacionin policor të koduar “Tranziti”, si rezultat i të cilit u arrestua në flagrancë shtetasi:

-G. B., 39 vjeç, banues në Tiranë, për veprën penale “Ndihma për kalim të paligjshëm të kufijve”, pasi u kap nga shërbimet e Policisë Rrugore Fier, në aksin rrugor “Fier-Tepelenë”, duke transportuar kundrejt fitimit, me automjet, 4 emigrantë, për kalim të paligjshëm të kufirit.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë së Fierit, për veprime të mëtejshme.

Drejtoria Vendore e Policisë Shkodër

Specialistët e Seksionit për Hetimin e Narkotikëve:

– arrestuan shtetasin I. B., 45 vjeç, banues në qytetin Koplik, pasi gjatë kontrollit në një subjekt tregtar lokal, shërbimet e Policisë gjetën një sasi lënde të dyshuar narkotike kokainë, e cila u sekuestrua në cilësinë e provës materiale;
– referuan materialet në Prokurori, ku nisi procedimi në gjendje të lirë për B. D., 18 vjeç, banues në qytetin Koplik, pasi gjatë kontrollit fizik, shërbimet e Policisë i gjetën një mjet prerës (thikë), e cila u sekuestrua në cilësinë e provës materiale;
– referuan materialet në Prokurori, ku nisi procedimi në gjendje të lirë për një 16-vjeçar, pasi gjatë kontrollit fizik, shërbimet e Policisë i gjetën një sasi lënde të dyshuar narkotike kanabis, e cila u sekuestrua në cilësinë e provës materiale.

Specialistët e Sektorit të Qarkullimit Rrugor arrestuan shtetasin F. P., 57 vjeç, banues në fshatin Boriç i Madh, pasi u kap duke drejtuar motomjetin në gjendje të dehur.

Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Malësi e Madhe referuan materialet në Prokurori, ku nisi procedimi në gjendje të lirë për shtetasin S. A., 57 vjeç, pasi ka kryer punime ndërtimi pa lejen përkatëse.

Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Shkodër për veprime të mëtejshme.

Bulqizë/Kontrolle të vazhdueshme për kapjen e personave në kërkim dhe goditjen e paligjshmërive.

Kapet dhe vihet në pranga 1 shtetas i shpallur në kërkim për “Vjedhje”, kryer në bashkëpunim.

Si rezultat i kontrolleve dhe administrimit të informacioneve të siguruara në rrugë informative, me objektiv kapjen e shtetasve të shpallur në kërkim, shërbimet e Komisariatit të Policisë Bulqizë, kapën dhe vunë në pranga shtetasin S.V., 43 vjeç, banues në Bulqizë, pasi ishte shpallur në kërkim për veprën penale “Vjedhja”, kryer në bashkëpunim, për të cilin Gjykata e Dibrës ka vendosur
masën e sigurisë “Arrest në burg”.

Ky shtetas, në bashkëpunim me dy shtetas të mitur të proceduar më parë nga Policia, kanë vjedhur një motomjet në ambientet e komisariatit Bulqizë.

Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Dibër, për veprime të mëtejshme.

Tiranë

Vijon operacioni policor i koduar “Stolen Line”, i finalizuar një ditë më parë.

Sekuestrohen 2 automjete (“Audi A6” dhe “Audi A5”), me vlerë rreth 105 000 euro.

Një ditë më parë u sekuestruan edhe dy automjete të tjera, me vlerë 110 000 euro.

Specialistët e Seksionit për Hetimin e Trafiqeve të Paligjshme të DVP Tiranë, në vijim të operacionit policor “Stolen Line” si rezultat i punës hetimore për goditjen e veprimtarisë së paligjshme të trafikimit të automjeteve luksoze, kanë identifikuar dhe shpallur në kërkim shtetasit:

-V. M(L)., i cili dyshohet se ka trafikuar automjetin tip “Audi A6” me qëllim shitjen në Shqipëri, i cili rezulton i vjedhur në Gjermani;

-J. C., i cili dyshohet se ka trafikuar automjetin tip “Audi A5” me qëllim shitjen në Shqipëri, i cili rezulton i vjedhur në Bullgari;

Dy automjetet, prodhime të viteve të fundit, u sekuestruan në cilësinë e provës materiale.

Operacioni policor i koduar “Stolen Line” vijon.

Materialet procedurale i janë dorëzuar Prokurorisë për veprime të mëtejshme.

Tiranë

Finalizohet operacioni policor i koduar “Night”, gjatë të cilit u godit një rast i shitjes së drogave të forta.

Lëviznin me një automjet tip “BMW”, me qëllim shpërndarjen e lëndëve narkotike heroinë dhe kokainë, arrestohen në flagrancë dy shtetas.

Sekuestrohen lëndët narkotike, 5 aparate celularë dhe automjeti i përdorur në veprimtarinë kriminale.

Në vijim të operacioneve të njëpasnjëshme kundër narkotikëve, të zhvilluara si rezultat i kontrolleve të intensifikuara dhe administrimit të menjëhershëm të informacioneve të siguruara nga inteligjenca policore, Forca e Posaçme “Shqiponja” në bashkëpunim me Seksionin për Hetimin e Narkotikëve finalizuan operacionin policor të koduar “Night”, gjatë të cilit u godit një tjetër rast i shitjes së drogave të forta.

Shërbimet e Forcës së Posaçme “Shqiponja” ndaluan në rrugën “Mine Peza”, automjetin tip “BMW”, me drejtues shtetasin K. P. dhe pasagjer shtetasin H. S.
Gjatë kontrollit fizik, shtetasit K. P. iu gjetën doza heroine dhe kokaine, ndërsa shtetasit H. S. iu gjetën doza kokaine.

Në përfundim të veprimeve procedurale u vunë në pranga shtetasit K. P., 21 vjeç, dhe H. S., 27 vjeç, për veprën penale “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve”.

Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë së Tiranës, për veprime të mëtejshme.

Vau i Dejës/Finalizohet operacioni policor i koduar “CONTROL”, goditen 1 rast në fushën e armëmbajtjes pa leje dhe 1 rast në fushën e narkotikëve.

-U kap në flagrancë me armë zjarri pistoletë, në një lokal, vihet në pranga 34-vjeçari.

-Posedonte një sasi lënde narkotike kanabis, kapet në flagrancë dhe vihet në pranga 29-vjeçari.

Sekuestrohen arma e zjarrit, municioni luftarak dhe lënda narkotike.

Në zbatim të planit të masave për rritjen e parametrave të sigurisë, duke evidentuar dhe goditur veprimtaritë kriminale, bazuar edhe në informacionet e siguruara në rrugë operative, shërbimet e Komisariatit të Policisë Vau i Dejës, në bashkëpunim me shërbimet e Forcës së Posaçme “Shqiponja”, kanë organizuar dhe finalizuar operacionin e koduar “CONTROL”.

Si rezultat i këtij operacioni, u arrestuan në flagrancë shtetasit:
-D. G., 34 vjeç, banues në fshatin Bushat, për veprën penale “Mbajtja pa leje dhe prodhimi i armëve, armëve shpërthyese dhe i municionit”.
Shërbimet e Policisë, gjatë kontrollit kontrollit fizik ndaj shtetasit D. G., në një lokal, i gjetën atij, një armë zjarri pistoletë me municion luftarak;

-J. T., 29 vjeç, banues në fshatin Paçram, për veprën penale “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve”.
Shërbimet e Policisë kanë ndaluar automjetin me të cilin qarkullonte shtetasi J. T. dhe gjatë kontrollit fizik, i kanë gjetur atij, një sasi lënde të dyshuar narkotike kanabis.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme.

#angazhimpërkushtimsakrificë♂️
#tëvendosurkundërkrimit✅
#nëçdoskajtëvendit