Strukturat e Policisë së Shtetit janë të angazhuara për parandalimin, evidentimin dhe goditjen e paligjshmërive.
Drejtoria Vendore e Policisë Shkodër
Specialistët e Sektorit për Hetimin e Narkotikëve referuan materialet në Prokurori, ku nisi procedimi në gjendje të lirë për shtetasin L. D., 26 vjeç, banues në Shkodër, pasi gjatë kontrollit fizik, iu gjet një sasi e vogël Cannabisi.
Specialistët e Sektorit për Hetimin e Krimeve Kibernetike referuan materialet në Prokurori, ku nisi procedimi në gjendje të lirë për shtetasen M. L., 37 vjeçe, banuese në fshatin Tamarë, pasi dyshohet se nëpërmjet një llogarie në “Facebook”, ka mashtruar qytetarë, për përfitime ekonomike.
Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Malësi e Madhe referuan materialet në Prokurori, ku filloi procedimi në gjendje të lirë për shtetasin D. Gj., 22 vjeç, banues në Shkodër, pasi dyshohet se për motive të dobëta, ka kanosur një bashkëmoshatar.
Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Vau i Dejës referuan materialet në Prokurori, ku nisi procedimi në gjendje të lirë për shtetasin L. L., 55 vjeç, banues në fshatin Kryebushat, pasi dyshohet se ka ushtruar dhunë psikologjike ndaj bashkëshortës së tij.
Ditën e djeshme kanë kallëzuar:
-shtetasja M. A., 42 vjeçe, banuese në Shkodër, se i është tërhequr nga llogaria bankare, një shumë parash, pa miratimin e saj. Punohet për zbardhjen e autorësisë dhe të rrethanave të tjera të rastit;
-një shtetas 33 vjeç, se i kanë hapur një llogari në “TikTok”, me kredencialet e tij. Punohet për identifikimin dhe kapjen e autorit/ëve.
-shtetasi B. U., 43 vjeç, banues në Velipojë, se më datë 25.03.2025, i kanë vjedhur motomjetin në Velipojë. Punohet për identifikimin dhe kapjen e autorit/ëve të vjedhjes.
Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Shkodër, për veprime të mëtejshme.
Drejtoria Vendore e Policisë Berat
Specialistët e Seksionit për Hetimin e Narkotikëve referuan materialet në Prokurori, ku nisi procedimi në gjendje të lirë për shtetasit R. K., 26 vjeç, K. K., 29 vjeç dhe F. Q., 24 vjeç, të tre banues në Berat, pasi kanë kundërshtuar punonjësit e Policisë, për kryerjen e kontrolleve ndaj tyre.
Specialistët e Seksionit për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Berat referuan materialet në Prokurori, ku nisi procedimi në gjendje të lirë për shtetasin S. K., 37 vjeç, banues në Berat, pasi dyshohet se ka ushtruar dhunë psikologjike ndaj motrës së tij.
Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Berat, për veprime të mëtejshme.
Drejtoria Vendore e Policisë Lezhë
Specialistët e Seksionit për Hetimin e Krimeve Kibernetike kanë referuar materialet në Prokurori, ku ka nisur procedimi në gjendje të lirë për shtetasit M. M., 25 vjeç, banues në Lezhë, dhe B. M., 35 vjeçe, banuese në Elbasan, pasi dyshohet se kanë kanosur njëri-tjetrin dhe kanë hapur llogari false në rrjetet sociale, duke përdorur të dhënat e njëri-tjetrit.
Më datë 27.03.2025, shtetasi Z. T. ka njoftuar Policinë se, në mëngjesin e kësaj date, ka konstatuar dëmtime në murin e një ambienti që ndodhet rreth 50 metra larg lokalit të tij, në Lagunën e Patokut. Vijon puna për zbardhjen e rrethanave të rastit.
Më datë 27.03.2025, shtetasja F. F., 28 vjeçe, është dërguar nga familjarët e saj në Spitalin Rajonal të Lezhës, pa shenja jete. Ajo vuante nga sëmundja e epilepsisë dhe dyshohet se ka humbur jetën si pasojë e arrestit kardiak.
Drejtoria Vendore e Policisë Elbasan
Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Elbasan arrestuan në flagrancë shtetasin B. S., 31 vjeç, banues në Elbasan, i dënuar më parë për vjedhje, pasi dyshohet se ka vjedhur në një banesë, disa veshmbathje, të cilat u gjetën dhe u sekuestruan në cilësinë e provës materiale.
Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Librazhd referuan materialet në Prokurori ku nisi procedimi penal për shtetasin M. K., 73 vjeç, pasi është konfliktuar fizikisht me shtetasen M. K., 60 vjeçe, për motive të dobëta.
Po nga këta specialistë u referuan materialet në Prokurori dhe u shpall në kërkim shtetasi S. K., 31 vjeç, pasi nëpërmjet celualarit, ka fyer një shtetase dhe më pas e ka kanosur atë që të mos kallëzonte në Polici. Po punohet për kapjen e 31-vjeçarit.
Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Elbasan, për veprime të mëtejshme.
Drejtoria Vendore e Policisë Korçë
Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Pogradec arrestuan në flagrancë shtetasin A. B., 50 vjeç, banues në Pogradec, pasi dyshohet se ka ushtruar dhunë ndaj motrës së tij.
Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Devoll referuan materialet në Prokurori, ku filloi procedimi penal për shtetasin B. N., pasi u kap duke kryer punime ndërtimi, pa leje.
Specialistët për Hetimin e Krimeve të DVKM Korçë referuan materialet në Prokurori, ku filloi procedimi penal për shtetasit M. T., 32 vjeç, S. X., 39 vjeç, K. B., 35 vjeç, dhe G. Sh., 48 vjeç, për veprën penale “Kalimi i paligjshëm i kufirit shtetëror”.
Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Korçë, për veprime të mëtejshme.
DVP Vlorë/Zbardhen dhe dokumentohen disa raste të vjedhjeve në Vlorë dhe Selenicë, vihen në pranga 2 autorë, njëri i shpallur më herët në kërkim.
Strukturat e Komisariatit të Policisë Vlorë dhe të Stacionit të Policisë Selenicë, si rezultat i kontrolleve të shtuara dhe hetimeve të thelluara, kanë zbardhur dhe dokumentuar disa raste vjedhjesh të ndodhura në këto zona.
-Shërbimet e Komisariatit të Policisë Vlorë bënë kapjen dhe ndalimin e shtetasit R. P., 52 vjeç, banues në Vlorë, i shpallur në kërkim pasi kishte vjedhur materiale ndërtimi dhe vegla elektrike në banesën e një shtetasi, në qytet.
Nga veprimet hetimore rezultoi se ky shtetas është autor i dyshuar edhe për 3 raste të tjera vjedhjesh, të ndodhura më datat 09.02.2025, 23.03.2025 dhe 24.03.2025, në lagjet “Lirim” dhe “Kushtrimi”, ku janë vjedhur sende të ndryshme në banesa dhe në një automjet. Një pjesë e sendeve të vjedhura u gjet dhe u sekuestrua në cilësinë e provës materiale.
-Shërbimet e Stacionit të Policisë Selenicë arrestuan në flagrancë shtetasin A. Z., 31 vjeç, banues në Vlorë, i cili u kap në momentin që tentonte të kryente një vjedhje në një stan, në fshatin “Peshkëpi”. Gjatë përpjekjes për t’u larguar, ai braktisi automjetin pa targa, i cili u sekuestrua si provë materiale.
Nga hetimet e mëtejshme rezultoi se ky shtetas është autor i dyshuar edhe për një tjetër rast vjedhjeje, të ndodhur më datë 28.11.2024, në të njëjtin fshat.
Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Vlorë, për veprime të mëtejshme.
Gjatë 24 orëve të fundit, në të gjithë vendin janë proceduar penalisht 106 shtetas, konkretisht: 24 shtetas janë vënë në pranga, 72 janë proceduar në gjendje të lirë, si dhe janë shpallur në kërkim 10 shtetas, për vepra të ndryshme penale. Për lokalizimin, kapjen dhe vënien në pranga të shtetasve janë shpallur në kërkim, vijojnë punën intensivisht, strukturat e Policisë.
Në fushën e narkotikëve janë evidentuar 7 raste. 1 shtetas është vënë në pranga dhe 7 shtetas janë proceduar në gjendje të lirë.
Në fushën e mbajtjes pa leje të armëve dhe municionit luftarak, janë evidentuar 5 raste. 2 shtetas janë vënë në pranga, 1 shtetas është shpallur në kërkim dhe 1 shtetas është proceduar në gjendje të lirë.
Në fushën e krimeve kundër personit janë evidentuar 13 raste. 1 shtetas është arrestuar, 1 shtetas është shpallur në kërkim dhe 12 shtetas janë proceduar në gjendje të lirë.
Në fushën e krimeve ekonomike, janë evidentuar 4 raste. 4 shtetas janë proceduar në gjendje të lirë.
Për veprat penale në fushën e vjedhjes/tentativës për vjedhje të pronës dhe pasurisë janë evidentuar 17 raste, 4 prej tyre me autorë të paidentifikuar. Për raste të tjera, 5 shtetas janë vënë në pranga, 5 shtetas janë shpallur në kërkim dhe 9 shtetas janë proceduar në gjendje të lirë.
Në fushën e krimeve kundër mjedisit dhe veprave penale dhe objekt shkatërrimin e pronës me mjete të ndryshme, janë evidentuar 7 raste, njëri prej tyre me autor/ë të paidentifikuar. Për raste të tjera, 1 shtetas është arrestuar dhe 5 shtetas janë proceduar në gjendje të lirë.
Janë evidentuar 7 raste të dhunës në familje. 8 shtetas janë vënë në pranga dhe 3 shtetas janë proceduar në gjendje të lirë. Gjithashtu, janë plotësuar 7 kërkesëpadi për lëshimin e urdhrit të mbrojtjes së menjëhershme.
Janë evidentuar:
-11 raste të shkeljes së rregullave të qarkullimit rrugor, me 6 shtetas të arrestuar dhe 5 shtetas të proceduar në gjendje të lirë;
-9 raste të kalimit të kundërligjshëm të kufijve, me 9 shtetas të proceduar në gjendje të lirë;
-6 raste të krimeve kibernetike, 3 prej tyre me autorë të paidentifikuar. Për 3 rastet e tjera, janë proceduar në gjendje të lirë 3 shtetas;
-5 raste të falsifikimit, me 5 shtetas të proceduar në gjendje të lirë;
-4 raste të mosbindjes/kundërshtimit të urdhrave të punonjësve të Policisë, me 6 shtetas të proceduar në gjendje të lirë;
-2 raste të veprës penale “Largimi i të burgosurit nga vendi i qendrimit”, me 1 shtetas të vënë në pranga dhe 1 shtetas të shpallur në kërkim;
-1 rast i vjedhjes së energjisë elektrike, me 1 shtetas të arrestuar;
-1 rast i përdorimit me keqdashje të thirrjeve telefonike dhe kanosjes për të mos kallëzuar, me 1 shtetas të shpallur në kërkim;
-nga 1 rast i vetëgjyqësisë, dhunimit të banesës, veprimeve në kundërshtim me vendimin e gjykatës, shkeljes së rregullave të mbrojtjes në punë dhe përvetësimit të sendeve të vjedhura, me nga 1 shtetas të proceduar në gjendje të lirë.