Raporti i ngjarjeve, 28 maj 2025

Strukturat e Policisë së Shtetit janë të angazhuara për parandalimin, evidentimin dhe goditjen e paligjshmërive.

Gjatë 24 orëve të fundit, në të gjithë vendin janë proceduar penalisht 114 shtetas, konkretisht: 19 shtetas janë vënë në pranga, 89 janë proceduar në gjendje të lirë, si dhe janë shpallur në kërkim 6 shtetas, për vepra të ndryshme penale. Për lokalizimin, kapjen dhe vënien në pranga të shtetasve janë shpallur në kërkim, vijojnë punën intensivisht, strukturat e Policisë.

Në fushën e narkotikëve janë evidentuar 9 raste, njëri prej tyre në fushën e kultivimit, me autor/ë të paidentifikuar. Për raste të tjera, 6 shtetas janë vënë në pranga dhe 4 shtetas janë proceduar në gjendje të lirë.

Në fushën e mbajtjes pa leje të armëve dhe municionit luftarak, janë evidentuar 4 raste. 2 shtetas janë vënë në pranga dhe 2 shtetas janë proceduar në gjendje të lirë.

Në fushën e krimeve kundër personit janë evidentuar 15 raste. 1 shtetas është vënë në pranga dhe 18 shtetas janë proceduar në gjendje të lirë.

Në fushën e krimeve ekonomike, janë evidentuar 9 raste. 2 shtetas janë shpallur në kërkim dhe 8 shtetas janë proceduar në gjendje të lirë.

Për veprat penale në fushën e vjedhjes/tentativës për vjedhje të pronës dhe pasurisë janë evidentuar 6 raste, 4 prej tyre me autorë të paidentifikuar. Për raste të tjera, 3 shtetas janë vënë në pranga dhe 1 shtetas është shpallur në kërkim.

Në fushën e krimeve kundër mjedisit dhe veprave penale dhe objekt shkatërrimin e pronës me mjete të ndryshme, janë evidentuar 16 raste, njëri prej tyre me autor/ë të paidentifikuar. Për raste të tjera 14 shtetas janë proceduar në gjendje të lirë.

Janë evidentuar 7 raste të dhunës në familje. 3 shtetas janë arrestuar dhe 6 shtetas janë proceduar në gjendje të lirë. Gjithashtu, janë plotësuar 11 kërkesëpadi për lëshimin e urdhrit të mbrojtjes së menjëhershme.

Janë evidentuar:

-6 raste të vetëgjyqësisë. 7 shtetas janë proceduar në gjendje të lirë;

-3 raste të mosbindjes/kundërshtimit të urdhrave të punonjësve të Policisë. 4 shtetas janë proceduar në gjendje të lirë. Për një rast të mëparshëm të kësaj vepre penale, është ndaluar 1 shtetas;

-2 raste të kalimit të kundërligjshëm të kufijve dhe 2 raste të vjedhjes së energjisë elektrike, të gjitha me nga 1 shtetas të proceduar në gjendje të lirë;

-2 raste të shkeljes së rregullave të mbrojtjes në punë, me 4 shtetas të proceduar në gjendje të lirë;

-nga 1 rast i përdorimit me keqdashje të thirrjeve telefonike, pornografisë me të mitur dhe shpërdorimit të detyrës, për të cilat po hetohet për të dokumentuar me prova ligjore, autorësitë;

-1 rast i goditjeve për shkak të detyrës, me 2 shtetas të shpallur në kërkim;

-1 rast i kanosjes për shkak të detyrës, me 1 shtetas të arrestuar dhe 1 shtetas të proceduar në gjendje të lirë;

-1 rast i kanosjes dhe fyerjes së avokatit, me 1 shtetase të shpallur në kërkim;

-1 rast i fyerjes dhe shpifjes, me 1 shtetas të proceduar në gjendje të lirë;

-1 rast i shkatërrimit të rrjetit të ujësjellësit, me 1 shtetas të proceduar në gjendje të lirë.

3 shtetase janë proceduar në gjendje të lirë, për implikim në prostitucion.

1 shtetas është proceduar në gjendje të lirë, për një rast të mëparshëm falsifikimi.

Kanë ndodhur 11 aksidente rrugore, me 12 shtetas të dëmtuar. Janë evidentuar 18 raste të veprave penale në fushën e qarkullimit rrugor. 7 shtetas janë vënë në pranga dhe 13 shtetas janë proceduar në gjendje të lirë.

Drejtoria Vendore e Policisë Berat

 

Specialistët e Sektorit të Qarkullimit Rrugor arrestuan në flagrancë shtetasin A. Xh., 56 vjeç, banues në Fier, pasi me automjetin që drejtonte në gjendje të dehur, ka përplasur një motomjet me të cilin lëviznin 3 shtetas, të cilët janë dëmtuar si pasojë e aksidentit. Të dëmtuarit morën asistencë mjekësore dhe u larguan nga spitali, jashtë rrezikut për jetën.

 

Shërbimet e Komisariatit të Policisë Berat referuan materialet në Prokurori, ku nisi procedimi në gjendje të lirë për një 16-vjeçar, pasi dyshohet se për motive të dobëta, ka goditur me grushte, një 23-vjeçare.

 

Shërbimet e Stacionit të Policisë Dimal shpallën në kërkim shtetasin S. K., 32 vjeç, banues në Kuçovë, pasi dyshohet se i ka vjedhur celularin, një 70-vjeçari, dhe është larguar me një automjet që nga verifikimet, rezulton i vjedhur në Tiranë. Punohet për kapjen e 32-vjeçarit.

 

Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë së Beratit, për veprime të mëtejshme.

DVP Durrës

 

Specialistët për Hetimin e Narkotikëve arrestuan shtetasin E. T., 36 vjeç, banues në Durrës, pasi gjatë kontrollit fizik, shërbimet e Policisë i gjetën dhe sekuestruan sasi të lëndëve të dyshuara narkotike kokainë dhe heroinë.

 

Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Shijak arrestuan në flagrancë shtetasin M. G., 62 vjeç, banues në Shijak, pasi ka thyer masën e sigurisë “Arrest në shtëpi”.

 

Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Kavajë referuan materialet në Prokurori, ku nisi procedimi në gjendje të lirë për shtetasit P. Ç. dhe R. Rr., banues në Elbasan dhe në Kavajë, pasi janë konfliktuar me njëri-tjetrin, për motive të dobëta.

 

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Durrës, për veprime të mëtejshme.

Drejtoria Vendore e Policisë Shkodër

 

Specialistët për Hetimin e Krimeve Ekonomiko-Financiare referuan materialet në Prokurori ku nisi procedimi penal për shtetasen S. N., 39 vjeçe, banuese në Velipojë, për veprën penale “Falsifikimi i monedhave”, pasi ka kallëzuar shtetasi Z. L., se në dyqanin e tij, kjo shtetase ka këmbyer me lekë, një kartëmonedhë 50 euroshe false.

 

Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Shkodër referuan materialet në Prokurori ku nisi procedimi në gjendje të lirë për shtetasit:

– F. P., 67 vjeç, banues në Shkodër, pasi ka ushtruar dhunë psikologjike ndaj djalit të tij;

-E. F., 75 vjeç, banues në fshatin Trush, pasi nga kontrollet me shërbimet e OSHEE-së, u konstatua lidhje e paligjshme e energjisë elektrike në banesën e tij;

-D. V., 34 vjeç, banues në Gjakovë, për veprën penale “Shkatërrimi i pronës”, pasi ka thyer një karrige dhe disa gota, në një lokal në lagjen “Vasil Shanto”.

 

Gjithashtu, u referuan materialet në Prokurori, pasi dje, ka kallëzuar shtetasi B. D., 46 vjeç, se i kanë thyer xhamin e automjetit të tij, që e kishte parkuar në lagjen “Vojo Kushi”. Punohet për zbardhjen e rrethanave të rastit.

 

Materialet proceduriale iu referuan në Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Shkodër, për veprime të metejshme.

Drejtoria Vendore e Policisë Fier

 

Lushnjë/Posedonte armë dhe lëndë narkotike, në automjet dhe në banesë, arrestohet 28-vjeçari.

 

Sekuestrohen 1 armë sportive dhe 1 armë e ftohtë, si dhe sasi Cannabisi dhe fishekësh.

 

Si rezultat i kontrolleve sistematike, me qëllim goditjen e veprimtarive kriminale, shërbimet e Komisariatit të Policisë Lushnjë arrestuan në flagrancë shtetasin E. S., 28 vjeç, banues në Lushnjë.

 

Nga kontrolli në automjetin që drejtonte u gjetën 1 armë e ftohtë (thikë) dhe një sasi lënde narkotike Cannabis Sativa, ndërsa nga kontrolli në banesën e tij u gjetën 1 armë sportive dhe një sasi fishekësh.

 

Specialistët për Hetimin e Krimeve Ekonomiko-Financiare referuan materialet në Prokurori, ku nisi procedimi penal për shtetasit F. H., 28 vjeç dhe H. Xh., 38 vjeç, të dy banues në Roskovec, pasi ka kallëzuar një 38-vjeçar, se i kanë marrë mjetin e identifikimit, për t’i paguar këstet e kredisë, por nuk i kanë kryer pagesat. Punohet për verifikimin e kallëzimit.

 

Shërbimet e Komisariatit të Policisë Fier referuan materialet në Prokurori, ku nisi procedimi penal për shtetasin S. B., 31 vjeç, banues në fshatin Darëzezë, pasi dyshohet se për motive të dobëta, ka goditur me grushte, një shtetas 50 vjeç.

 

Fier/Informacion paraprak

Mëngjesin e sotëm, në banesën e shtetases I. N., 56 vjeçe, në lagjen “16 Prilli”, dyshohet se ka shpërthyer një bombol me gaz që përdorej për gatim. Si pasojë është dëmtuar lehtë 56-vjeçarja, e cila ka marrë asistencën mjekësore dhe është jashtë rrezikut për jetën.

Grupi hetimor po punon për dokumentimin e rrethanave të rastit.

 

Shërbimet e Komisariatit të Policisë Divjakë referuan materialet në Prokurori, ku nisi procedimi penal për shtetasin M. T., 41 vjeç, pasi dyshohet se ka ushtruar dhunë ndaj djalit të tij, 16 vjeç.

 

Specialistët e Sektorit të Qarkullimit Rrugor referuan materialet në Prokurori, ku nisi procedimi penal për shtetasin R. H., 31 vjeç, banues në Dimal, pasi në Gramsh, automjeti që drejtonte ky shtetas në gjendje të dehur, ka dalë nga rruga. Nga aksidenti është dëmtuar 31-vjeçari, i cili aktualisht është në kujdesin e mjekëve.

 

Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Fier, për veprime të mëtejshme.

Drejtoria Vendore e Policisë Korçë

 

Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Korçë referuan materialet në Prokurori, ku filloi procedimi penal për shtetasit:

 

  1. M., 65 vjeç, banues në Korçë, pasi ka goditur me thikë, një 67-vjeçar, gjatë një konflikti për motive të dobëta;

 

  1. Sh., 44 vjeç, banues në Barç, pasi ka goditur me grushte një 54-vjeçar, për motive të dobëta;

 

  1. G., pasi u kap duke kryer punime ndërtimi, pa leje.

 

Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Pogradec referuan materialet në Prokurori, ku filloi procedimi penal për shtetasit J. Ç., 50 vjeç, dhe V. M., 57 vjeç, pasi dyshohet se me vetëgjyqësi i kanë marrë celularët njëri-tjetrit, pas një konflikti për motive të dobëta.

 

Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Devoll referuan materialet në Prokurori, ku filloi procedimi penal për një 16-vjeçar, pasi ka goditur me grushte një 50-vjeçar, për motive të dobëta.

 

Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Kolonjë referuan materialet në Prokurori, ku filloi procedimi penal për shtetasen G. I., 53 vjeçe, banuese në Qafëzez, pasi dyshohet se ka zaptuar një sipërfaqe toke shtetërore.

 

Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisaiatit të Policisë Maliq referuan materialet në Prokurori, ku filloi procedimi penal për shtetasin K. R., 29 vjeç, banues në Korçë, pasi u kap duke transportuar 6m³ dru të prera në kundërshtim me ligjin. Lënda drusore u sekuestrua në cilësinë e provës materiale.

 

Në vijim të informacionit paraprak të dhënë ditën e djeshme, për aksidentin rrugor në aksin “Korçë-Pogradec”, si pasojë e të cilit u dëmtua shtetasi A. L., informojmë se specialistët e Sektorit të Qarkullimit Rrugor referuan materialet në Prokurori, ku filloi procedimi penal për shtetasin A. L., 20 vjeç, banues në Korçë, për veprat penale “ Shkelja e rregullave të qarkullimit rrugor” dhe “Shkatërrimi i pronës”.

 

Gjithashtu, këta specialistë referuan materialet në Prokurori, ku filloi procedimi penal për shtetasin E. K., 21 vjeç, banues në fshatin Vloçisht, për veprën penale “Mosbindja ndaj urdhrit të punonjësit të policisë së rendit publik”, pasi në aksin rrugor “Korçë-Pogradec”, nuk i është bindur urdhrit të punonjësit të Policisë, për të paraqitur dokumentacionin e automjetit.

 

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Korçë, për veprime të mëtejshme.

Drejtoria Vendore e Policisë Lezhë

 

Specialistët për Hetimin e Krimit Ekonomik dhe Financiar referuan materialet në Prokurori, ku nisi procedimi në gjendje të lirë për shtetasin A. P., 64 vjeç, punonjës i bashkisë Rrëshen, për veprat penale “Shpërdorimi i detyrës” dhe “Falsifikimi i dokumenteve”.

 

Gjithashtu, referuan materialet në Prokurori, për shtetasin T. P., 61 vjeç, banues në Lezhë, (aktualisht në hetim), për veprat penale “Falsifikimi i dokumenteve” dhe “Falsifikimi i akteve të gjendjes civile”.

 

Specialistët e Sektorit për Qarkullimin Rrugor referuan materialet në Prokurori ku nisi procedimi penal për shtetasin K. B., 70 vjeç, banues në Fier, pasi në aksin rrugor “Lezhë–Milot”,  automjeti që drejtonte është përplasur me motomjetin me drejtues shtetasin P. L., 71 vjeç, banues në Kurbin. Si pasojë e aksidentit janë dëmtuar drejtuesi i motomjetit dhe pasagjerja, të cilët po marrin mjekim dhe janë jashtë rrezikut për jetën.

 

Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Lezhë, për veprime të mëtejshme.

Drejtoria Vendore e Policisë Vlorë

 

Specialistët për Hetimin e Krimeve të Stacionit të Policisë Selenicë referuan materialet në Prokurori ku nisi procedimi në gjendje të lirë për veprën penale “Shkelja e rregullave të mbrojtjes në punë”, për shtetasin A. C., 56 vjeç, me detyrë përgjegjës në firmën e mirëmbajtjes së pusit të naftës në fshatin Kocul, pasi më datë 27.05.2025, është dëmtuar në dorë, gjatë punës, shtetasi G. M., 56 vjeç, banues në Vlorë.

 

Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Vlorë referuan materialet në Prokurori dhe shpallën në kërkim shtetasen V. P., banuese në Vlorë, pasi dje, ka kanosur dhe fyer shtetasen L. C.

 

Gjithashtu, u referuan materialet në Prokurori, për vlerësim, pasi më datë 27.05.2025, është gjetur nga familjarët, i vetëvarur, në oborrin e banesës, shtetasi P. D., 61 vjeç, banues në Vlorë.

 

Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Sarandë referuan materialet në Prokurori ku nisi procedimi penal për shtetasit:

-A. O. dhe A. D., banues në Sarandë, pasi janë konstatuar duke kryer punime me ekskavator, në lagjen nr. 3, Sarandë, pa lejen e organeve kompetente;

-Xh. B., banues në Sarandë, pasi ka ndërtuar pa leje, dy platforma, në një pjesë plazhi që ka në menaxhim.

 

Specialistët e Seksionit të Trafikut Urban dhe Interurban Sarandë arrestuan në flagrancë shtetasin polak K. M., 44 vjeç, banues në Poloni, pasi më datë 27.05.2025, në rrugën “Dea”, Ksamil, duke drejtuar automjetin, në gjendje të dehur, ka humbur kontrollin dhe si pasjë automjeti ka dalë nga rruga. Nga aksidenti janë shkaktuar vetëm dëme materiale.

 

Materialet iu referuan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme.

Drejtoria Vendore e Policisë Gjirokastër

 

Specialistët për Hetimin e Krimeve të Stacionit të Policisë Dropull-Libohovë referuan materialet në Prokurori dhe shpallën në kërkim shtetasin M. Ç., 40 vjeç, banues në Libohovë, pasi nëpërmjet mashtrimit i ka marrë një kafshë pune (kalë), shtetasit L. M., banues në fshatin Suhë, Libohovë.

 

Në vijim të informacionit paraprak të dhënë dje, për aksidentin e ndodhur në aksin rrugor “Gjirokastër-Tepelenë”, informojmë se specialistët e Sektorit të Policisë Rrugore referuan materialet në Prokurori ku nisi procedimi penal për shtetasin A. B., 60 vjeç, banues në Austri, për veprën penale “Shkelja e rregullave të qarkullimit rrugor”.

 

Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Gjirokastër, për veprime të mëtejshme.

Drejtoria Vendore e Policisë Tiranë

 

Specialistët për Hetimin e Narkotikëve arrestuan shtetasin S. K., 46 vjeç, pasi gjatë kontrollit fizik, shërbimet e Forcës së Posaçme “Shqiponja” i gjetën një sasi Cannabisi, e cila iu sekuestrua me cilësinë e provës materiale.

 

Specialistët për Hetimin e Trafiqeve të Paligjshme referuan materialet në Prokurori, ku pas komunikimit me prokurorin, nisi procedimi në gjendje të lirë për shtetasit G. Sh., 35 vjeç, dhe E. C., 37 vjeçe, si dhe u shpall në kërkim shtetasja M. K., 28 vjeçe, pasi bazuar në pamje filmike të transmetuara në emisionin “Tak-Fak”, në një qendër për masazhe, në pronësi të 35-vjeçarit, ushtronin prostitucion 2 shtetaset. Punohet për kapjen e 28-vjeçares, si dhe për dokumentimin e plotë të rrethanave të rastit.

 

Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Nr. 1:

-vunë në pranga shtetasin B. B., 64 vjeç, pasi dyshohet se për motive të dobëta, ka goditur me grushte, vëllanë e tij;

-referuan materialet në Prokurori, ku nisi procedimi në gjendje të lirë për shtetasin Xh. S., 67 vjeç, pasi dyshohet se për motive pronësie, ka kanosur një 41-vjeçar;

-referuan materialet në Prokurori, ku nisi procedimi në gjendje të lirë për shtetasit S. C., 42 vjeç dhe K. B., 25 vjeç, pasi dyshohet se për motive të dobëta, janë konfliktuar fizikisht, me njëri-tjetrin.

 

Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Nr. 3:

-arrestuan shtetasit S. L., 49 vjeç dhe D. L., 45 vjeç, vëllezër, pasi dyshohet se për motive pronësie, janë konfliktuar fizikisht, me njëri-tjetrin;

-shpallën në kërkim shtetasit K. C., 29 vjeç, dhe E. Gj., 39 vjeç, pasi dyshohet se kanë goditur për shkak të detyrës, 2 punonjës të Policisë Bashkiake. Punohet për kapjen e këtyre shtetasve, si dhe për sqarimin e rrethanave të rastit.

 

Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Nr. 4 referuan materialet në Prokurori, ku nisi procedimi në gjendje të lirë për një 15-vjeçar, pasi në rrugën e Dajtit, është konfliktuar me një bashkëmoshatar të tij.

 

Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Nr. 6 referuan materialet në Prokurori, ku nisi procedimi në gjendje të lirë për shtetasin M. S., 34 vjeç, pasi në një sipërfaqe toke në pronësi të tij, janë hedhur inerte, dyshohet në kundërshtim me ligjin.

 

Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Krujë referuan materialet në Prokurori, ku nisi procedimi në gjendje të lirë për shtetasit M. S., 49 vjeç, dhe G. H.(B.), 48 vjeç, pasi dyshohet se për motive të dobëta, janë konfliktuar fizikisht, me njëri-tjetrin.

 

Specialistët e Qarkullimit Rrugor;

-arrestuan shtetasit F. M., 19 vjeç dhe H. A., 38 vjeç, pasi u kapën duke drejtuar automjete, pa leje drejtimi;

-arrestuan shtetasin B. Xh., 28 vjeç, pasi me automjetin që drejtonte, ka përplasur këmbësoren, shtetasen Y. B., 69 vjeçe, e cila është në kujdesin e mjekëve;

-referuan materialet në Prokurori, ku nisi procedimi në gjendje të lirë për shtetasin H. Z., 58 vjeç, pasi në rrugën “Sami Frashëri”, me automjetin që drejtonte, ka përplasur këmbësorin, shtetasin M. Sh., 54 vjeç, i cili është në kujdesin e mjekëve;

-referuan materialet në Prokurori, ku nisi procedimi në gjendje të lirë për shtetasin K. P.(J.), 34 vjeç, pasi në rrugën “Veli Dedi”, me automjetin që drejtonte, ka përplasur një shtetase të mitur, e cila është në kujdesin e mjekëve;

-referuan materialet në Prokurori, ku nisi procedimi në gjendje të lirë për shtetasin R. H., 64 vjeç, pasi në rrugën “Demokracia”, motomjeti që drejtonte, është përplasur me automjetin që drejtonte shtetasin A. K.. Si pasojë është dëmtuar 64-vjeçari, i cili është në kujdesin e mjekëve.

 

Më datë 27.05.2025, shtetasi N. N., 49 vjeç, kallëzoi se më datë 26.05.2025, ishte larguar nga banesa, bashkëshortja e tij, shtetasja E. N.(R.), 34 vjeçe. Punohet për gjetjen e kësaj shtetaseje.

 

Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë së Tiranës, për veprime të mëtejshme.

Drejtoria Vendore e Policisë Lezhë

 

Specialistët për Hetimin e Krimit Ekonomik dhe Financiar referuan materialet në Prokurori, ku nisi procedimi në gjendje të lirë për shtetasin A. P., 64 vjeç, punonjës i një institucioni publik, për veprat penale “Shpërdorimi i detyrës” dhe “Falsifikimi i dokumenteve”. Ky shtetas dyshohet se ka firmosur një procesverbal i cili ka lejuar pushtimin e paligjshëm të territorit.

 

Po nga Specialistët për Hetimin e Krimit Ekonomik dhe Financiar u referuan materialet në Prokurori, për shtetasin T. P., 61 vjeç, banues në Lezhë, për veprat penale “Falsifikimi i dokumenteve” dhe “Falsifikimi i akteve të gjendjes civile”, pasi dyshohet se ka falsifikuar disa dokumente.

 

Specialistët e Sektorit për Qarkullimin Rrugor referuan materialet në Prokurori ku nisi procedimi penal për shtetasin K. B., 70 vjeç, banues në Fier, pasi në aksin rrugor “Lezhë–Milot”, automjeti që drejtonte është përplasur me motomjetin me drejtues shtetasin P. L., 71 vjeç, banues në Kurbin. Si pasojë e aksidentit janë dëmtuar drejtuesi i motomjetit dhe pasagjerja, të cilët po marrin mjekim dhe janë jashtë rrezikut për jetën.

 

Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Lezhë, për veprime të mëtejshme.