Raporti i ngjarjeve 28, 29 nëntor 2024

Strukturat e Policisë së Shtetit janë të angazhuara për parandalimin, evidentimin dhe goditjen e paligjshmërive.

Gjatë këtyre dy ditëve, në të gjithë vendin janë proceduar penalisht 154 shtetas, konkretisht: 41 shtetas janë vënë në pranga, 102 janë proceduar në gjendje të lirë, si dhe janë shpallur në kërkim 11 shtetas, për vepra të ndryshme penale. Për lokalizimin, kapjen dhe vënien në pranga të shtetasve të shpallur në kërkim, vijon intensivisht puna nga ana e strukturave të Policisë.

Në fushën e narkotikëve janë evidentuar 7 raste. 3 shtetas janë vënë në pranga dhe 5 shtetas janë proceduar në gjendje të lirë.

Në fushën e krimeve kundër personit janë evidentuar 12 raste. 2 shtetas janë vënë në pranga dhe 15 shtetas janë proceduar në gjendje të lirë.

Në fushën e armëmbajtjes pa leje janë evidentuar 4 raste – 1 shtetas është vënë në pranga dhe 4 shtetas janë proceduar në gjendje të lirë.

Në fushën e krimit ekonomik janë evidentuar 3 raste – 1 shtetas është vënë në pranga, 1 shtetas është shpallur në kërkim dhe 1 shtetas është proceduar në gjendje të lirë.

Në fushën e krimit kibernetik janë evidentuar 2 raste, me autorë të paidentifikuar.

Në fushën e veprave penale me objekt vjedhjen e pasurisë/tentativat për vjedhje të pasurisë, janë evidentuar 11 raste, 6 prej tyre me autorë të paidentifikuar. 1 shtetas është vënë në pranga, 2 shtetas janë shpallur në kërkim dhe 3 të tjerë janë proceduar në gjendje të lirë, për vjedhje të tjera.

Në fushën e krimit mjedisor dhe veprave penale me objekt shkatërrimin e pronës me zjarr ose me mjete të ndryshme, janë evidentuar 17 raste, njëri prej tyre me autor/ë të paidentifikuar. Për raste të tjera në këtë fushë, 3 shtetas janë vënë në pranga, 5 shtetas janë shpallur në kërkim dhe 15 shtetas janë proceduar në gjendje të lirë.

Për veprën penale “Dhuna në familje” janë evidentuar 9 raste- 2 shtetas janë vënë në pranga dhe 8 të tjerë të proceduar në gjendje të lirë, si dhe janë plotësuar 10 kërkesëpadi për lëshimin e menjëhershëm të urdhrit të mbrojtjes.

Në fushën  e lojërave të fatit janë evidentuar 4 raste – 8 shtetas janë vëmë në pranga dhe 5 shtetas janë proceuar në gjendje të lirë.

Janë evidentuar:

-3 raste të prishjes së qetësisë publike, me 3 shtetas të proceduar në gjendje të lirë;

-2 raste të veprës penale “Kundërshtimi i punonjësit të policisë së rendit publik”, me 2 shtetas të proceduar në gjendje të lirë;

-3 raste të veprës penale “Largimi i të burgosurit nga vendi i qendrimit”, me 1 shtetas të vënë në pranga, 1 shtetas të shpallur në kërkim dhe 1 të proceduar në gjendje të lirë;

-1 rast i veprës penale “Ndihma për kalim të paligjshëm të kufijve”, me 4 shtetas të vënë në pranga;

-nga 1 rast i veprave penale “Kalimi i paligjshëm i kufirit shtetëror”, “Vjedhja e energjisë elektrike ose impulseve telefonike”, “Trafikimi i mjeteve motorike” dhe “Vetëgjyqësia”, me 4 shtetas të proceduar në gjendje të lirë.

Në të gjithë vendin kanë ndodhur 14 aksidente, si pasojë e të cilave janë dëmtuar 21 shtetas. Janë evidentuar në total 35 raste të veprave penale në fushën e qarkullimit rrugor. 14 shtetas janë vënë në pranga dhe 21 shtetas janë proceduar në gjendje të lirë.