Policia Rrugore e Dibrës
Monitorim intensiv me dronë, radarë dhe mjete inteligjente në të gjitha akset rrugore të qarkut, me qëllim parandalimin e ngjarjeve rrugore me pasoja, si dhe menaxhimin e trafikut.
Në mbështetje të patrullave të Policisë Rrugore të Dibrës, janë angazhuar edhe grupe nga Drejtoria e Policisë Rrugore.
✅ Si rezultat i monitorimit, gjatë 2 javëve të fundit të muajit mars, janë ndëshkuar administrativisht 447 drejtues mjetesh, konkretisht:
● 148 drejtues automjetesh, për ndalim ose pushim të automjetit në kundërshtim me sinjalistikën rrugore;
● 156 drejtues mjetesh, për parakalime të gabuara;
● 28 drejtues mjetesh, për qarkullim me shpejtësi mbi normat e lejuara;
● 4 drejtues motomjetesh, për mosvendosjen e kaskës mbrojtëse;
● 15 drejtues automjetesh, për mosvendosjen e rripit të sigurimit;
● 5 drejtues mjetesh, për drejtim të mjetit nën efektin e alkoolit;
● 6 drejtues mjetesh, për xhama të errët, të pahomologuar dhe pa dokumentacionin përkatës;
● 85 drejtues mjetesh, për shkelje të tjera të Kodit Rrugor.
Policia Rrugore e Dibrës apelon për të gjithë drejtuesit e mjeteve që të respektojnë rregullat e qarkullimit rrugor dhe të tregojnë kujdes maksimal, pasi çdo shkelje mund të rrezikojë jetën e tyre dhe të përdoruesve të tjerë të rrugës.
✅ Respektimi i rregullave të qarkullimit rrugor është detyrim për çdo përdorues të rrugës dhe një element thelbësor për parandalimin e aksidenteve, si dhe për garantimin e sigurisë për të gjithë.
Drejtoria Vendore e Policisë Lezhë, gjatë 48 orëve të fundit
Shërbimet e Komisariatit të Policisë Lezhë referuan materialet në Prokurori, ku nisi procedimi në gjendje të lirë për shtetasit:
-R. M., 21 vjeç dhe B. K., 19 vjeç, të dy banues në Shëngjin, pasi u kapën duke lëvizur me armë gjahu, të cilat i posedonin pa leje. Gjatë kontrollit fizik, 19-vjeçarit iu gjet një sasi Cannabisi. Lënda narkotike dhe 2 armët e gjahut me municion u sekuestruan me cilësinë e provës materiale;
-M. M., 53 vjeç, banues në Laç, pasi dyshohet se ka kanosur nëpërmjet mesazheve telefonike, një shtetase 42 vjeçe.
Shërbimet e Komisariatit të Policisë Mirditë referuan materialet në Prokurori, ku nisi procedimi në gjendje të lirë për shtetasit T. Ll., 38 vjeç dhe E. U., 56 vjeç, banues në Rrëshen, pasi u kapën në fshatin Lurth, duke prerë dru, në kundërshtim me ligjin.
Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Lezhë, për veprime të mëtejshme.
Në orët e para të mëngjesit të datës 28.03.2026, dyshohet se si pasojë e një defekti teknik, ka marrë flakë automjeti i shtetasit E. M.. Si pasojë pati vetëm dëme materiale. Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë, si ngjarje aksidentale.
Drejtoria Vendore e Policisë Durrës
Specialistët për Hetimin e Narkotikëve referuan materialet në Prokurori, ku nisi procedimi penal për shtetasin M. M., 26 vjeç, banues në fshatin Arapaj, pasi në lagjen nr. 13, gjatë kontrollit fizik iu gjet një sasi lënde e dyshuar narkotike kanabis.
Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Durrës referuan materialet në Prokurori, ku nisi procedimi penal për shtetasit:
-E. F., 27 vjeç dhe D. P., 26 vjeç (shtetas amerikanë), të dy banues në Durrës, si dhe A. N., 48 vjeç, banues në Tiranë, pasi në lagjen nr. 12, janë konfliktuar fizikisht me njëri-tjetrin, për motive të dobëta;
-D. L., 46 vjeç, banues në Durrës, pasi ka kallëzuar shtetasja D. L., se 46 vjeçari i ka djegur kasollen e kafshëve në lagjen nr. 8;
-Y. K., 43 vjeç, banues në Durrës, pasi ka kallëzuar shtetasja V. K., se 43-vjeçari (kunati i saj) e ka kanosur;
-A. I., 58 vjeç, banues në Durrës, pasi u konstatua duke kryer punime pa leje, në pronën e tij, në lagjen nr. 15.
Specialistët për Hetimin e Krimeve të Stacionit të Policisë Plazh referuan materialet në Prokurori, ku nisi procedimi penal për shtetasen E. F., 40 vjeçe, banuese në Tiranë, pasi dyshohet se gjatë një konflikti për motive të dobëta, ka shtyrë me duar një 68-vjeçare, e cila është rrëzuar dhe për pasojë është dëmtuar në këmbë. Ajo po merr mjekim në spitalin e Durrësit dhe është jashtë rrezikut për jetën.
Specialistët e DVKM Durrës referuan materialet në Prokurori, ku nisi procedimi penal për shtetasin K. S., 28 vjeç, banues në Fier, i dyshuar për veprën penale “Trafikimi i mjeteve motorike”.
Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Durrës referuan materialet në Prokurori, për vlerësim, pasi dje:
-rreth orës 16:00, në lagjen nr. 15, shtetasi Th. L., 73 vjeç, ka humbur jetën në banesën e tij, dyshohet për shkak të arrestit kardiak;
-rreth orës 21:20, në lagjen nr. 10, shtetasi E. K., 73 vjeç, ka humbur jetën në banesën e tij, dyshohet për shkak të arrestit kardiak.
Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë së Durrësit, për veprime të mëtejshme.
Drejtoria Vendore e Policisë Fier
Specialistët për Hetimin e Krimeve të Stacionit të Policisë Patos arrestuan shtetasin A. N., 30 vjeç, banues në fshatin Marinëz, Roskovec, pasi u kap në flagrancë nga shërbimet e Policisë, duke vjedhur 2 inverterë elektrikë në kabinën e një kompanie.
Specialistët për Hetimin e Narkotikëve të DVP Fier referuan materialet në Prokurori, ku nisi procedimi penal për shtetasin D. L., 26 vjeç, banues në Lushnjë, pasi nga kontrolli fizik, shërbimet e Policisë i gjetën dhe sekuestruan një sasi lënde të dyshuar narkotike kanabis.
Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Fier referuan materialet në Prokurori, ku nisi procedimi penal për shtetasit:
-M. B., 47 vjeç, banues në Fier, pasi ka kanosur një shtetas, për motive pronësie;
-M. E., 31 vjeç, banues në Fier, pasi gjatë një konflikti për motive të dobëta, ka goditur një shtetas dhe i ka dëmtuar automjetin.
Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Lushnjë referuan materialet në Prokurori, ku nisi procedimi penal për shtetasen E. Ç., 49 vjeçe, banuese në Lushnjë, pasi dyshohet se i ka vjedhur qenin, një shtetasi.
Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë së Fierit, për veprime të mëtejshme.
Drejtoria Vendore e Policisë Vlorë
Specialistët e Seksionit për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Vlorë arrestuan në flagrancë shtetasin U. G., 43 vjeç, si dhe referuan materialet në Prokurori ku nisi procedimi penal për shtetasin D. G., 18 vjeç (babë e bir), banues në Vlorë, pasi dyshohet se kanë ushtruar dhunë fizike ndaj familjares së tyre (vajzës së shtetasit U. G).
Gjithashtu, këta specialistë referuan materialet në Prokurori, ku nisi procedimi penal për shtetasen S. N., 42 vjeçe, banuese në Vlorë, pasi dyshohet se me automjetin që drejtonte, ka dëmtuar tabelën e reklamës së një subjekti privat në lagjen “24 Maji” dhe më pas është larguar.
Specialistët e Sektorit të Trafikut Urban dhe Interurban të Komisariatit të Policisë Sarandë referuan materialet në Prokurori, ku nisi procedimi penal për shtetasen D. K., 51 vjeçe, banuese në Sarandë, pasi është konstatuar duke drejtuar automjetin, pa leje drejtimi.
Specialistët e Stacionit të Policisë Orikum referuan materialet në Prokurori, për vlerësim, pasi më datë 29.03.2026, ka rënë zjarr në banesën e shtetasit K. P., dyshohet për shkak të një shkëndije elektrike. Nga zjarri janë shkaktuar dëme materiale.
Specialistët e Seksionit për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Sarandë referuan materialet në Prokurori, pasi më datë 29.03.2026, në lagjen nr. 3, është gjetur pa shenja jete, shtetasi F. T., 52 vjeç, banues në këtë lagje. Nga veprimet e para hetimore dyshohet se ai e ka humbur jetën për shkaqe natyrale.
Materialet procedurale iu referuan prokurorive kompetente, për veprime të mëtejshme.
Drejtoria Vendore e Policisë Tiranë, gjatë 48 orëve
Specialistët për Hetimin e Narkotikëve arrestuan shtetasit R. P., 30 vjeç dhe F. T., 27 vjeç, pasi gjatë kontrollit nga shërbimet e Komisariatit të Policisë Nr. 5, shtetasit R. P. iu gjetën një sasi Kokaine dhe një përforcues grushti, ndërsa shtetasit F. T. iu gjetën sasi Kokaine (pluhur dhe krak).
Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Nr. 1:
-arrestuan shtetasin E. Xh., 24 vjeç, pasi iu gjet një përforcues grushti;
-arrestuan shtetasin D. K., 24 vjeç, pasi ka thyer masën e sigurisë “Arrest në shtëpi”;
-referuan materialet në Prokurori, ku nisi procedimi penal për shtetasin B. T., pasi dyshohet se për motive të dobëta, ka goditur me grusht shtetasin R. H.;
-referuan materialet në Prokurori, ku nisi procedimi penal për shtetasit I. J. dhe S. L., pasi dyshohet se shfrytëzonin një shtetas të mitur, për të lypur.
Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Nr. 2:
-arrestuan shtetasin I. H., 32 vjeç, pasi dyshohet se ka ushtruar dhunë ndaj nënës së tij;
-referuan materialet në Prokurori, ku nisi procedimi penal për shtetasit Y. E. dhe A. J., pasi dyshohet se për motive të dobëta, kanë goditur me grusht shtetasin M. T..
Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Nr. 3:
-ndaluan me iniciativë shtetasi A. R., 35 vjeç, pasi dyshohet se për motive të dobëta, ka thyer xhamin e dritares së dhomës së pritjes së qytetarëve në këtë Komisariat;
-arrestuan shtetasin A. M., 51 vjeç, pasi dyshohet se për motive të dobëta, ka ushtruar dhunë fizike ndaj një familjareje, si dhe ka goditur me një mjet prerës, shtetasin S. V., i cili ndodhet në spital, jashtë rrezikut për jetën;
-referuan materialet në Prokurori, ku nisi procedimi penal për H. M., pasi dyshohet se për motive të dobëta, ka kanosur shtetasin G. F.;
-referuan materialet në Prokurori, ku nisi procedimi penal për shtetasin K. D., pasi nuk i është bindur urdhrit të punonjësit të Policisë.
Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Nr. 4:
-referuan materialet në Prokurori ku nisi procedimi penal për shtetasin A. G., pasi dyshohet se ka ushtruar dhunë ndaj bashkëshortes së tij;
-referuan materialet në Prokurori ku nisi procedimi penal për shtetasit Ll. S., A. L. dhe P. Q., pasi u konstatuan duke kryer punime në një subjekt, pa leje. Gjatë kryerjes së veprimeve procedurale, shtetasi P. Q. ka kundërshtuar punonjësin e Policisë;
-referuan materialet në Prokurori ku nisi procedimi penal për shtetasin S. M., pasi dyshohet se nëpërmjet mashtrimit i ka marrë një shumë parash shtetasit G. H.;
-referuan materialet në Prokurori ku nisi procedimi penal për shtetasit Sh. D. dhe J. J., pasi janë konfliktuar fizikisht me njëri-tjetrin, për motive të dobëta;
-po punojnë për shoqërimin e shtetasit A. P., pasi dyshohet se ka ushtruar dhunë ndaj vajzës së tij.
Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Nr. 5:
-referuan materialet në Prokurori ku nisi procedimi penal për shtetasin N. B., pasi pas një konflikti për motive të dobëta, i ka dëmtuar automjetin, xhaxhait të tij;
-referuan materialet në Prokurori ku nisi procedimi penal për shtetasin Gj. Gj., pasi dyshohet se ka kanosur shtetasin A. D., nëpërmjet celularit;
-po punojnë për shoqërimin e shtetasit A. T., pasi dyshohet se ka kanosur një shtetase, nëpërmjet celularit.
Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Nr. 6 arrestuan shtetasit:
-F. V., 63 vjeç, pasi dyshohet se për motive të dobëta, ka goditur me send të fortë, kushëririn e tij, i cili ndodhet në spital, jashtë rrezikut për jetën;
-G. M., 41 vjeç, pasi dyshohet se për motive të dobëta, ka goditur me grushte 2 shtetas, si dhe i ka kanosur që të mos kallëzonin.
Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Krujë arrestuan shtetasin F. T., 44 vjeç, si dhe referuan materialet në Prokurori ku nisi procedimi penal për shtetasin A. B., pasi dyshohet se automjeti që shtetasi F. T. e drejtonte në gjendje të dehur është përplasur me automjetin me drejtues shtetasin A. B. Si pasojë janë dëmtuar të dy drejtuesit, të cilët ndodhen në spital, jashtë rrezikut për jetën.
Specialistët e qarkullimit rrugor:
-arrestuan shtetasin A. B., 27 vjeç, pasi u kap duke drejtuar automjetin, në gjendje të dehur;
-arrestuan shtetasin S. H., pasi dyshohet se duke drejtuar automjetin, në gjendje të dehur, ka humbur kontrollin dhe si pasojë automjeti ka përplasur 3 automjete të parkuara;
-arrestuan shtetasin F. H., 52 vjeç, pasi duke drejtuar automjetin, ka humbur kontrollin dhe si pasojë automjeti është përplasur me bordurat anësore të rrugës. Gjithashtu, nuk i është bindur urdhrit të punonjësit të Policisë, për të kryer testin e alkoolit;
-referuan materialet në Prokurori ku nisi procedimi penal për shtetasin Ch. Y., pasi dyshohet se me automjetin që drejtonte ka përplasur 2 shtetas, këmbësorë, të cilët morën ndihmën mjekësore dhe u larguan në banesa;
-referuan materialet në Prokurori ku nisi procedimi penal për shtetasin E. H., pasi me automjetin që drejtonte ka përplasur shtetasen V. D., 46 vjeçe, këmbësore, e cila ndodhet në spital, jashtë rrezikut për jetën.
-Më datë 28.03.2026, dyshohet se në gjendje të rënduar psikologjike, ka tentuar të vetëvaret shtetasi R. L., 40 vjeç. Ai ndodhet jashtë rrezikut për jetën. Punohet për sqarimin e rrethanave të rastit;
-në rrugën “Sulejman Delvina”, një shtetas ende i paidentifikuar nuk i është bindur urdhrit të punonjësit të Policisë, për të ndaluar automjetin dhe gjatë largimit ka dëmtuar punonjësin e Policisë, në krah. Punohet për identifikimin e drejtuestit të automjetit, kapjen e tij dhe zbardhjen e rrethanave të rastit.
Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë së Tiranës, për veprime të mëtejshme.
Drejtoria Vendore e Policisë Korçë, gjatë 48 orëve
Specialistët e Sektorit të Qarkullimit Rrugor:
-arrestuan në flagrancë shtetasin E. K., 38 vjeç, banues në Durrës, pasi u kap në aksin rrugor “Korçë-Ersekë”, duke drejtuar automjetin, në gjendje të dehur;
-referuan materialet në Prokurori, ku filloi procedimi penal për shtetasin R. S., 43 vjeç, banues në Korçë, pasi u kap në aksin rrugor “Qafë Thanë-Pogradec”, duke drejtuar automjetin, në gjendje të dehur.
Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Korçë:
-arrestuan në flagrancë shtetasin E. L., 23 vjeç, banues në Korçë, pasi u kap nga shërbimet e Forcës së Posaçme “Shqiponja”, jashtë banesës, në kundërshtim me vendimin e Gjykatës së Korçës, e cila i kishte caktuar masën e sigurisë “Arrest në shtëpi”, për veprën penale “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve”;
-referuan materialet në Prokurori, ku filloi procedimi penal për shtetasen A. Z., 68 vjeçe, banuese në Korçë, pasi në lagjen nr. 1, Korçë, dyshohet se i ka vjedhur çantën një 34-vjeçareje, ku mbante celularin dhe një shumë parash. Gjatë kontrollit në banesën e shtetases A. Z., u gjetën një pjesë e shumës së parave dhe celulari i 34-vjeçares.
Specialistët e Seksionit për Hetimin e Krimeve Ekonomiko-Financiare referuan materialet në Prokurori, ku filloi procedimi penal për shtetasin A. B., 50 vjeç, banues në fshatin Trestenik, Devoll, për veprën penale “Kontrabanda me mallra të tjera”. Ky shtetas është kapur nga shërbimet e DVP Korçë, në fshatin Trestenik, në afërsi të kufirit me shtetin grek, duke transportuar me mjet bujqësor (traktor me rimorkio), bombola me gaz freon, pa dokumentacionin përkatës. Mjeti dhe bombolat u sekuestruan në cilësinë e provës materiale.
Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Devoll:
-referuan materialet në Prokurori, ku filloi procedimi penal për shtetasin Sh. G., 48 vjeç, banues në fshatin Kapshticë, Devoll, pasi dyshohet se për motive të dobëta, ka kanosur me një mjet prerës (thikë), shtetasin A. K.;
-referuan materialet në Prokurori, ku filloi procedimi penal për shtetasen A. K., 59 vjeçe, banuese në fshatin Miras, Devoll, sepse pas një konflikti verbal, dyshohet se ka qëlluar me shuplakë një 46-vjeçare.
Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Maliq referuan materialet në Prokurori, ku filloi procedimi penal për shtetasen V. K., 36 vjeçe, banuese në fshatin Vreshtas, Maliq, pasi dyshohet se nuk ka lejuar ish-bashkëshortin e saj, që të takojë fëmijën e tyre të mitur, sipas vendimit të Gjykatës.
Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë së Korçës, për veprime të mëtejshme.
DVP Berat
Specialistët për Hetimin e Krimeve të Stacionit të Policisë Dimal arrestuan në flagrancë shtetasin K. J., 45 vjeç, banues në Dimal, pasi dyshohet se ka ushtruar dhunë ndaj bashkëshortes së tij.
Specialistët e Sektorit të Policisë Rrugore referuan materialet në Prokurori, ku nisi procedimi penal për shtetasin K. M., 18 vjeç, banues në fshatin Poshnje, Dimal, dhe për një 16-vjeçar, banues në fshatin Dyshnik, Berat, pasi u kapën duke drejtuar automjete, pa leje drejtimi.
Specialistët për Hetimin e Trafikut të Paligjshëm dhe Narkotikëve referuan materialet në Prokurori, ku nisi procedimi në gjendje të lirë për shtetasit:
-M. B., 23 vjeç, banues në Poliçan, pasi gjatë kontrollit iu gjet një sasi lënde e dyshuar narkotike kokainë;
-Xh. H., 25 vjeç, banues në fshatin Lapardha, Berat, pasi gjatë kontrollit iu gjet një sasi lënde e dyshuar narkotike kanabis.
Në Stacionin e Policisë Dimal ka kallëzuar shtetasja x.x., se është larguar nga banesa kunati i saj, shtetasi I. Xh., 53 vjeç, banues në fshatin Banaj, Dimal, me probleme të shëndetit mendor. Po punohet për gjetjen e tij.
Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë së Beratit, për veprime të mëtejshme.
Durrës
Shkon në 11 numri i drejtuesve të automjeteve të arrestuar/proceduar penalisht, që kanë tentuar të korruptojnë punonjësit e Policisë, me qëllim shmangien e përgjegjësisë penale apo administrative.
Goditet një tjetër rast i tentativës për të korruptuar punonjësit e Policisë Rrugore.
Arrestohet 38-vjeçari që iu ofroi para punonjësve të Policisë që e konstatuan duke drejtuar automjetin, në gjendje të dehur.
Gjatë patrullimit me objektiv parandalimin e aksidenteve dhe ndëshkimin e shkelësve të rregullave të qarkullimit rrugor, shërbimet e Policisë Rrugore të Durrësit i bënë shenjë ndalimi, në aksin rrugor “Golem-Plepa”, automjetit me drejtues shtetasin L. K., 38 vjeç.
Nga kryerja e testit të alkoolit, drejtuesi i automjetit rezultoi në gjendje të dehur.
Gjatë veprimeve të punonjësve të Policisë, drejtuesi i automjetit iu ka ofruar atyre 5 000 lekë, me qëllim shmangien e procedurave ligjore.
Në përfundim të veprimeve procedurale për këtë rast, shtetasi L. K., 38 vjeç, banues në Tiranë, u arrestua në flagrancë për veprat penale “Korrupsioni aktiv i personave që ushtrojnë funksione publike” dhe “Drejtimi i automjeteve në mënyrë të parregullt”.
Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë së Durrësit, për veprime të mëtejshme.
Drejtoria Vendore e Policisë Shkodër
Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Shkodër referuan materialet në Prokurori, ku nisi procedimi penal për shtetasit:
-R. D., 65 vjeç, banues në Shkodër, pasi dyshohet se ka ushtruar dhunë ndaj bashkëshortes së tij;
-një 17-vjeçar, pasi dyshohet se ka tentuar të vjedhë në makineritë e firmës që po kryejnë punimet për ndërtimin e shkollës në fshatin Grude e Re.
Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Malësi e Madhe referuan materialet në Prokurori, ku nisi procedimi penal për shtetasin N. Gj., 42 vjeç, pasi ka kryer punime ndërtimi, pa leje.
Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Shkodër, për veprime të mëtejshme.
–
Shkodër/Informacion paraprak
Rreth orës 07:00, në aksin rrugor “Shkodër-Lezhë”, automjeti me drejtues shtetasin H. H. është përplasur me automjetin me drejtues shtetasin A. Gj.
Si pasojë e aksidentit është dëmtuar shtetasi H. H., i cili po merr mjekim në Spitalin Rajonal Shkodër.
Po kryhen veprimet procedurale.
Grupi hetimor po punon për zbardhjen e rrethanave të aksidentit.
Durrës/Finalizohet operacioni policor i koduar “Pasagjeri”.
Lëvizte i armatosur me armë zjarri pistoletë, vihet në pranga 28-vjeçari, i dënuar më parë për vrasje dhe armëmbajtje pa leje.
Procedohet penalisht drejtuesi i automjetit, për moskallëzim të krimit.
Sekuestrohet arma e zjarrit pistoletë.
Shërbimet e Forcës së Posaçme “Shqiponja”, në vijim të punës për identifikimin dhe ndalimin e shtetasve që qarkullojnë me armë pa leje, bazuar edhe në informacionet e siguruara në rrugë operative, për një rast të kësaj veprimtarie kriminale, organizuan dhe finalizuan operacionin e koduar “Pasagjeri”.
Gjatë operacionit, në lagjen nr. 13, Durrës, u ndalua automjeti me drejtues shtetasin A. L., ku dyshohej se lëvizte si pasagjer një shtetas i armatosur, shtetasi E. V.
Gjatë kontrollit fizik, shtetasit E. V., pasagjer në këtë automjet, iu gjet 1 armë zjarri pistoletë, me municion luftarak, që ai e posedonte pa leje.
Në përfundim të veprimeve procedurale, shtetasi E. V., 28 vjeç, banues në Shijak, u arrestua në flagrancë për veprën penale “Mbajtja pa leje dhe prodhimi i armëve, armëve shpërthyese dhe i municionit”.
Ndërsa shtetasi A. L., 25 vjeç, banues në Shijak, u procedua në gjendje të lirë, për veprën penale “Moskallëzimi i krimit”.
Materialet procedurale iu kaluan Prokurorisë së Durrësit, për veprime të mëtejshme.
Kavajë
U fut i armatosur në një lokal, kanosi klientët, goditi me qytën e pistoletës pronarin e lokalit dhe, për t’i shpëtuar Policisë, u largua me shpejtësi me automjet, duke dëmtuar edhe dy automjete të qytetarëve.
Kapet pas disa orësh kërkimesh dhe ndjekjeje nga shërbimet e Policisë.
Pas disa orësh kërkimesh, 28-vjeçari u lokalizua dhe u kap në një hotel te Shkëmbi i Kavajës, nga shërbimet operacionale të DVP Durrës, në bashkëpunim me shërbimet e Komisariatit të Policisë Kavajë.
Gjatë tentativës për t’u larguar, 28-vjeçari hodhi armën e zjarrit, e cila u gjet gjatë kontrollit në terren dhe u sekuestrua në cilësinë e provës materiale.
Shërbimet e Komisariatit të Policisë Kavajë morën njoftim, rreth orës 09:40 të ditës së sotme, se një shtetas i armatosur kishte hyrë në një bar-kafe në lagjen nr. 2, në qytetin e Kavajës, ku kishte kanosur klientët dhe kishte goditur me qytën e pistoletës pronarin e lokalit.
Menjëherë pas marrjes së njoftimit, shërbimet e Policisë shkuan në adresën e dhënë, por shtetasi i armatosur, për t’i shpëtuar Policisë, ishte larguar me shpejtësi me automjet dhe, gjatë largimit, kishte dëmtuar edhe një automjet të parkuar.
Shërbimet e Policisë u vunë në ndjekje, duke koordinuar veprimet me Forcat Operacionale të DVP Durrës.
Gjatë ndjekjes, si pasojë e shpejtësisë së lartë, shtetasi i armatosur humbi kontrollin mbi drejtimin e automjetit dhe u përplas me trafikndarësen dhe me një automjet tjetër.
Më pas, ai braktisi automjetin dhe u largua nga vendi i aksidentit.
Shërbime të shumta të Policisë vijuan kontrollet në zonë.
Pas disa orësh kërkimesh, duke përdorur dhe metodat speciale të hetimit, Forcat Operacionale të DVP Durrës bënë të mundur lokalizimin, kapjen dhe vënien në pranga të shtetasit M. C., alias M. C., 28 vjeç, banues në Kavajë, person me precedent kriminal në fushën e narkotikëve dhe të armëmbajtjes pa leje.
Gjatë kontrollit të territorit, u gjet në një kanal dhe u sekuestrua arma e zjarrit pistoletë, dhe gjatë kontrollit në automjetin tip Range Rover në përdorim nga 28 vjeçari u gjet krehëri me municion luftarak.
Nga hetimet paraprake rezulton se 28-vjeçari ka kanosur dy klientë të lokalit dhe ka goditur në kokë, me qytën e pistoletës, pronarin e lokalit, shtetasin S. V., 64 vjeç, duke i shkaktuar dëmtime të lehta.
Nën drejtimin e Prokurorisë vijon puna për sqarimin dhe dokumentimin e plotë ligjor të këtij rasti.
Drejtoria Vendore e Policisë Korçë
Specialistët e Seksionit për Hetimin e Krimeve Ekonimke-Financiare referuan materialet në Prokurori, ku filloi procedimi penal për shtetasin A. B., 50 vjeç, banues në fshatin Trestenik, Devoll, për veprën penale “Kontrabanda me mallra të tjera”. Ky shtetas është kapur nga shërbimet e DVP Korçë, në fshatin Trestenik, në afërsi të kufirit të gjelbër me shtetin grek, duke transportuar me një mjet bujqësor (traktor me rimorkio) bombola me gaz freon, pa dokumentacionin përkatës. Mjeti së bashku me bombolat u sekuestruan në cilësinë e provës materiale.
Specialistët e Sektorit të Qarkullimit Rrugor referuan materialet në Prokurori, ku filloi procedimi penal për shtetasin R. S., 43 vjeç, banues në Korçë, pasi në aksin rrugor “Qafë Thanë-Pogradec” u kap duke drejtuar automjetin në gjendje të dehur.
Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Devoll referuan materialet në Prokurori, ku filloi procedimi penal për shtetasit:
-Sh. G., 48 vjeç, banues në fshatin Kapshticë, Devoll, pasi dyshohet se për motive të dobëta, ka kanosur me një mjet prerës (thikë) shtetasin A. K.;
-A. K., 59 vjeçe, banuese në fshatin Miras, Devoll, sepse pas një konflikti verbal, dyshohet se ka goditur me shuplakë në fytyrë një 46-vjeçare.
Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Maliq referuan materialet në Prokurori, ku filloi procedimi penal për shtetasen V. K., 36 vjeçe, banuese në fshatin Vreshtas, Maliq, pasi dyshohet se nuk ka lejuar ish-bashkëshortin e saj, për të takuar fëmijën e tyre të mitur, duke penguar ekzekutimin e vendimit të gjykatës.
Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë së Korçës, për veprime të mëtejshme.
Drejtoria Vendore e Policisë Vlorë
Specialistët e Sektorit të Trafikut Urban dhe Interurban në Komisariatin e Policisë Sarandë arrestuan në flagrancë shtetasin E. M., 46 vjeç, banues në Sarandë, pasi u konstatua duke drejtuar automjetin në gjendje të dehur.
Specialistët e Seksionit për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Sarandë arrestuan në flagrancë shtetasin M. R., 39 vjeç, i cili u kap duke kryer punime ndërtimi pa leje në një objekt në lagjen nr. 1, në rrugën e Liqenit, Ksamil.
Specialistët e Seksionit për Hetimin e Krimeve ndaj Personit në DVP Vlorë referuan materialet në Prokurori dhe shpallën në kërkim shtetasit F. B., 34 vjeç, K. Xh., 33 vjeç dhe E. H., 25 vjeç, banues në Vlorë. Dyshohet se dje, në lagjen “15 Tetori”, pas një konflikti për motive të dobëta, shtetasi F. B. ka goditur me mjet prerës (thikë) shtetasin S. M., 32 vjeç, i cili ndodhet i shtruar në Spitalin Rajonal Vlorë, jashtë rrezikut për jetën. Nga veprimet e para hetimore dyshohet se shtetasi K. Xh., me automjetin e tij, ka larguar nga vendi i ngjarjes autorin e dyshuar F. B., ndërsa shtetasi E. H. ka larguar automjetin e këtij të fundit. Punohet për kapjen e tyre dhe dokumentimin e plotë të rrethanave të ngjarjes.
Specialistët e Seksionit për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Vlorë referuan materialet në Prokurori për shtetasin Q. R., 76 vjeç, banues në fshatin Risili, i cili vuan nga shëndeti mendor, dyshohet se në gjendje të rënduar psikologjike ka ushtruar dhunë fizike ndaj bashkëshortes së tij. Pas veprimeve procedurale, ky shtetas u shtrua në spitalin psikiatrik për kurim.
Specialistët e Seksionit për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Himarë referuan materialet në Prokurori, ku nisi procedimi penal për shtetasit K. K., 58 vjeç dhe V. K., 55 vjeçe, banues në fshatin Borsh, të cilët kanë bërë kallëzim ndaj njëri-tjetrit, pasi për një konflikt banal kanë debatuar dhe ushtruar dhunë psikologjike.
Specialistët e Seksionit për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Sarandë referuan materialet në Prokurori dhe shpallën në kërkim shtetasin S. H., 25 vjeç, banues në Sarandë, pasi dyshohet se ka ndërtuar pa leje një strukturë me profile hekuri në tarracën e një objekti 5-katësh.
Po këta specialistë referuan materialet në Prokurori, ku nisi procedimi penal për shtetasin A. Ç., 51 vjeç, banues në Sarandë, i cili dyshohet se është konfliktuar fizikisht me motrën e tij në banesën e saj.
Specialistët e Stacionit të Policisë Livadhja referuan materialet në Prokurori, ku nisi procedimi penal për shtetasin O. Gj., 19 vjeç, banues në fshatin Karahaxh, i cili, për motive të dobëta, ka goditur me grushte shtetasin A. Xh., 21 vjeç, banues në fshatin Çlirim.
Materialet procedurale për rastet iu referuan Prokurorive përkatëse për veprime të mëtejshme.
Drejtoria Vendore e Policisë Durrës
Specialistët e qarkullimit rrugor arrestuan në flagrancë shtetasin P. P., 43 vjeç, banues në Durrës, pasi është konstatuar duke drejtuar automjetin në gjendje të dehur.
Gjithashtu referuan materialet në Prokurori, ku nisi procedimi në gjendje të lirë ndaj një 17-vjeçari, pasi u konstatua duke drejtuar një automjet pa leje drejtimi.
Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Durrës kapën shtetasin e shpallur në kërkim S. H., 25 vjeç, banues në Durrës. Ky shtetas dyshohet se ka marrë një automjet me qera, dhe e ka kthyer atë të dëmtuar. Pas komunikimit me Prokurorin, është vendosur që ky shtetas të procedohet në gjendje të lirë.
Specialistët për Hetimin e Krimeve të Stacionit të Policisë Manëz referuan materialet në Prokurori, ku nisi procedimi në gjendje të lirë ndaj shtetasve E. A., 39 vjeç dhe S. P., 25 vjeç, pasi shtetasi E.A., në gjendje të dehur, ka hyrë në lokalin e shtetasit S.P. dhe për motive të dobëta, e ka kanosur me mjet prerës (biçak). Ndërkohë shtetasi S.P. e ka goditur me grushte duke i shkaktuar dëmtime të lehta dhe i ka marrë mjetin prerës, i cili u sekuestrua në cilësinë e provës materiale.
Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Kavajë referuan materialet në Prokurori, ku nisi procedimi në gjendje të lirë ndaj shtetasve:
-H. D., 81 vjeç, banues në Kavajë, pasi kallëzon shtetasi D. D., se i ka thyer derën kryesore dhe xhamat e dritareve. Gjithashtu gjatë veprimeve të kryera është konstatuar se ky shtetas ka kryer punime ndërtimi pa leje.
-I. D., 27 vjeç, banues në Durrës, pasi u konstatua se kishte vendosur një kioskë, në një tokë shtetërore, pa lejen përkatëse.
-Ditën e djeshme, kallëzoi shtetasja E. M., se nëna e saj 72 vjeçe, banuese në Durrës, ishte larguar nga banesa për të shkuar në market dhe nuk ishte kthyer. Vijon kontrolli për gjetjen e saj.
Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë së Durrësit për veprime të mëtejshme.
Drejtoria Vendore e Policisë Fier
Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Fier arrestuan shtetasin A. D., 31 vjeç, banues në fshatin Libofshë, pasi ka ushtruar dhunë ndaj babait dhe motrës së tij.
Specialistët për Hetimin e Krimeve të Stacionit të Policisë Roskovec arrestuan shtetasin M. F., 61 vjeç, si dhe referuan materialet në Prokurori, ku nisi procedimi penal për bashkëshorten e tij, pasi kanë ushtruar dhunë ndaj bashkëshortes së djalit të tyre. Nga kontrolli i banesës, shërbimet e Policisë gjetën dhe sekuestruan një armë gjahu, të cilën shtetasi M. F. e posedonte pa leje.
Specialistët për Hetimin e Narkotikëve të DVP Fier referuan materialet në Prokurori, ku nisi procedimi penal për shtetasin R. U., 33 vjeç, banues në Vlorë, pasi gjatë kontrollit fizik iu gjet dhe sekuestrua një sasi lënde e dyshuar narkotike, kokainë.
Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Lushnjë shpallën në kërkim shtetasin D. J., 42 vjeç, banues në Vlorë, pasi dyshohet se ka shantazhuar dhe kanosur nëpërmjet celularit shtetasin M. M., 34 vjeç, duke i kërkuar para.
Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Divjakë referuan materialet në Prokurori, ku nisi procedimi penal për shtetasin S. A., 30 vjeç, banues në fshatin Bregas, Divjakë, pasi i ka dëmtuar të mbjellat.
Në Komisariatin e Policisë Fier ka kallëzuar shtetasi L. H., 33 vjeç, se persona të paidentifikuar i kanë dëmtuar derën e dyqanit të tij. Po punohet për identifikimin e autorit/ëve dhe zbardhjen e rrethanave të rastit.
Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë së Fierit, për veprime të mëtejshme.
Krumë/ Has
Organizonte ilegalisht lojëra fati me celularë në lokalin e tij, arrestohet në flagrancë 58 – vjeçari.
Sekuestrohen një celularë, skedina dhe një sasi parash.
Strukturat e Komisariatit të Policisë Has në bashkëpunim me specialistët për Hetimin e Krimeve Ekonimiko dhe Finaciar në DVP Kukës, në vijim të kontrolleve të bazuara te puna operative, me objektiv evidentimin e subjekteve të vëna në dispozicion të organizimit të kundërligjshëm të lojërave të fatit, kanë goditur një rast të kësaj veprimtarie në qytetin e Krumës, ku si rezultat arrestuan në flagrancë shtetasin ;
• G. R., 58 vjeç, banues në Krumë.
Ky shtetas, në ambientet e lokalit në përdorim të tij, dyshohet se organizonte ilegalisht lojëra fati me celularë.
Në cilësinë e provës materiale u sekuestrua një celularë, skedina dhe një sasi parash.
Kontrollet kundër kësaj veprimtarie të kundërligjshme, vijojnë.
Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë së Kukës, për veprime të mëtejshme.
Korçë
U konfliktuan për motive të dobëta dhe dëmtuan me mjet prerës dhe sende të forta pronarin e një servisi automjetesh, vihen në pranga 3 autorët e dyshuar të ngjarjes së djeshme.
Procedohet penalisht edhe pronari i servisit pasi gjatë përfshirjes në konflikt, dëmtoi lehtë me mjet prerës, dy prej autorëve.
Sekuestrohen mjetet prerëse dhe një automjet.
Në vijim të informacionit paraprak të dhënë dje, për një konflikt midis disa shtetasve të ndodhur në lagjen nr. 10, Korçë, në përfundim të veprimeve të kryera për zbardhjen dhe dokumentimin e këtij rasti, bëjmë me dije se specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Korçë arrestuan në flagrancë shtetasit:
-E. D., 39 vjeç, banues në Korçë;
-E. Th., 40 vjeç, banues në Tiranë;
-L. M., 34 vjeç, banues në Korçë.
Gjithashtu u referuan materialet në Prokurori, ku filloi procedimi penal për shtetasin R. Xh., 35 vjeç, banues në Korçë (pronari i servisit) për veprën penale “Plagosja e lehtë me dashje”.
Nga verifikimet e kryera rezulton se dy shtetasit E. D., dhe E. Th., kanë shkuar me një automjet tek servisi i shtetasit R. Xh., të cilin për motive të dobëta (pakënaqësi për një shërbim të kryer nga pronari i servisit) e kanë goditur me sende të forta dhe e kanë dëmtuar me mjet prerës. Ndërsa shtetasi L. M., është ndodhur rastësisht në servis dhe është përfshirë në konflikt. Gjithashtu edhe 35-vjeçari R. Xh., gjatë konfliktit ka dëmtuar lehtë me mjet prerës (gërshërë pune) shtetasit E. Th., dhe L. M.
Në cilësinë e provës materiale u sekuestruan automjeti dhe mjetet prerëse (një bisturi-thikë dhe një gërshërë).
Pas ndihmës mjekësore të marrë në spitalin e Korçës, të dëmtuarit janë larguar në banesa.
Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë së Korçës, për veprime të mëtejshme.
Tiranë/Finalizohet operacioni policor i koduar “Qëllimi”.
Lëvizte me automjet, për të shitur një armë zjarri, arrestohet në flagrancë 40-vjeçari. Sekuestrohet arma e zjarrit pistoletë me municion luftarak.
Në pranga dhe një 35-vjeçar për moskallëzim krimi, i cili shoqëronte 40-vjeçarin.
Seksioni për Hetimin e Trafiqeve të Paligjshme, në vijim të punës për goditjen e veprimtarisë kriminale të shitjes së armëve të zjarrit, ka organizuar dhe finalizuar operacionin policor të koduar “Qëllimi”.
Në kuadër të operacionit arrestuan shtetasit I. M, 40 vjeç dhe A. S., 35 vjeç, të dy banues në Kamëz.
Shërbimet e Policisë në vendin e quajtur “Zona e Treshit” kanë ndaluar automjetin me drejtues shtetasin I. M dhe pasagjer A. S. Nga kontrolli fizik i 40-vjeçarit, u gjet një armë zjarri pistoletë me municion luftarak, e cila posedohej pa leje, me qëllim shitjen e saj në atë zonë.
Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë së Tiranës, për veprime të mëtejshme.
Pogradec
Finalizohet operacioni policor i koduar “Argjendaria”, për zbardhjen dhe dokumentimin e tentativës për vjedhje në një argjendari, ndodhur pak ditë më parë në qytetin e Pogradecit.
Identifikohen, kapen dhe vihen në pranga 2 autorët e dyshuar, si dhe procedohet penalisht 1 tjetër, i cili kreu veprime për të penguar zbulimin e së vërtetës.
Shërbimet e Komisariatit të Policisë Pogradec, në vijim të punës intensive hetimore për zbardhjen dhe dokumentimin e ngjarjes së ndodhur pak ditë më parë, në lagjen nr. 5, Pogradec, ku disa persona tentuan të vidhnin një argjendari, në bashkëpunim me strukturat e Komisariatit të Policisë Kurbin, kanë organizuar dhe finalizuar operacionin policor të koduar “Argjendaria”, për kapjen dhe vënien para përgjegjësisë ligjore të autorëve të dyshuar.
Si rezultat i operacionit, u kapën dhe u arrestuan në flagrancë për veprën penale “Vjedhja”, e kryer në bashkëpunim dhe e mbetur në tentativë, shtetasit:
K. T., 23 vjeç, dhe B. M., 22 vjeç, banues në Mamurras, Laç.
Si dhe u referuan materialet në Prokurori, ku filloi procedimi penal për veprën penale “Veprime që pengojnë zbulimin e së vërtetës” ndaj një 29-vjeçari, për të cilin, për arsye hetimore, nuk mund të bëhen me dije hollësi të mëtejshme.
Nga veprimet hetimore të kryera dhe provat e grumbulluara, dyshohet se këta shtetas, në bashkëpunim me persona të tjerë, më datë 20.03.2026, kanë tentuar të vjedhin argjendarinë në pronësi të shtetasit L. A., duke tentuar të hapin me forcë qepenin dhe duke thyer xhamin e derës hyrëse të dyqanit, por nuk kanë mundur të marrin sende nga ky ambient.
Vijon puna për dokumentimin e plotë të kësaj ngjarjeje.
Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë së Korçës, për veprime të mëtejshme.
Drejtoria Vendore e Policisë Tiranë
Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Nr. 1:
-arrestuan shtetasin A. P., 29 vjeç, pasi dyshohet se ka vjedhur shuma parash dhe sende të ndryshme në 3 subjekte gjatë muajit mars;
-ndaluan me iniciativë shtetasin A. B., 35 vjeç, pasi dyshohet se ka ushtruar dhunë ndaj bashkëshortes së tij;
-referuan materialet në Prokurori, ku nisi procedimi penal për shtetasit B. K dhe S. K, pasi dyshohet se kanë kanosur një shtetase.
Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Nr. 2:
-referuan materialet në Prokurori, ku nisi procedimi penal për R. M., pasi dyshohet se për motive të dobëta ka goditur me grusht shtetasin P. S;
-referuan materialet në Prokurori, ku nisi procedimi penal për shtetasit L. T dhe R. T, pasi dyshohet se kanë kanosur një shtetase;
-referuan materialet në Prokurori, ku nisi procedimi penal për shtetasen N. K, pasi dyshohet se ka kanosur shtetasin L. Sh.
Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Nr. 4 referuan materialet në Prokurori ku nisi procedimi penal për shtetasin A. S, pasi dyshohet se ka ushtruar dhunë psikologjike ndaj ish-të dashurës së tij.
Specialistët e qarkullimit rrugor
-arrestuan shtetasit D. M., 57 vjeç dhe K. Th., 42 vjeç, pasi janë kapur duke drejtuar automjetet, në gjendje të dehur;
-referuan materialet në Prokurori ku nisi procedimi penal për shtetasin K. K, pasi dyshohet se ka humbur kontrollin e automjetit dhe automjeti është përplasur me bordurat anësore të rrugës. Si pasojë është dëmtuar lehtë në dorë pasagjeria e tij, e cila mori mjekim në spital;
-referuan materialet në Prokurori ku nisi procedimi penal për shtetasin H. B, pasi në Dajt, dyshohet se ka humbur kontrollin e automjetit dhe është përplasur me automjetin me drejtues shtetasin R. L. Si pasojë janë dëmtuar lehtë shtetasi R. L dhe 4 pasagjerët e tij, të cilët pas ndihmës mjekësore kaluan në banesë;
-referuan materialet në Prokurori ku nisi procedimi penal për shtetasin Q. D, pasi me automjetin që drejtonte ka përplasur këmbësoren shtetasen E. K., 52 vjeçe, e cila ndodhet në spital, jashtë rrezikut për jetën.
-Më datë 26.03.2026 kallëzoi shtetasi K. D, se e kanë goditur 3 shtetas të paidentifikuar. Punohet për sqarimin e rrethanave të rastit dhe identifikimin dhe kapjen e autorëve;
-Më datë 27.03.2026, në Liqenin e Paskuqinit, është gjetur një motoçikletë e vjetër pa të dhëna identifikuese, e cila u sekuestrua në cilësinë e provës materiale. Materialet u kaluan Prokurorisë për vlerësim;
-Më datë 27.03.2026, është çuar për mjekim shtetasi O. A, 60 vjeç, pasi dyshohet se aksidentalisht është dëmtuar në këmbë me gur flesibël në banesën e tij në rrugën “Azem Hajdari”. Ai ndodhet jashtë rrezikut për jetën.
Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë së Tiranës, për veprime të mëtejshme.
Tiranë
Finalizohet, pas disa muajsh hetimesh me metoda proaktive, nga Seksioni për Hetimin e Narkotikëve, në bashkëpunim me Prokurorinë e Tiranës, operacioni policor i koduar “Night Clubs”.
Gjatë periudhës hetimore janë identifikuar 11 shtetas, punonjës ose administratorë të lokaleve të natës në zonën e Ish-Bllokut, të cilët dyshohet se shpërndanin lëndë narkotike në brendësi të ambienteve ku ushtronin aktivitetin.
Nga 11 masa sigurie të caktuara nga Gjykata, u ekzekutuan 9 masa sigurie “Arrest në burg”.
Vijon puna për kapjen e 2 shtetasve të tjerë. Ndërkohë, 2 shtetas të tjerë janë arrestuar më parë, gjatë periudhës hetimore.
Arrestohet në flagrancë edhe një 49-vjeçar, i cili kishte thyer masën e sigurisë “Arrest në shtëpi”, të vendosur nga Gjykata.
Gjatë periudhës hetimore janë sekuestruar rreth 100 gramë kokainë, 2200 tableta ekstazi (MDMA) dhe 11 aparate celularë.
Në kuadër të operacionit të koduar “Night Clubs” u ekzekutua masa e sigurisë “Arrest në burg” për shtetasit:
E. H., 39 vjeç; A. N., 37 vjeç; K. M., 30 vjeç; R. L., 29 vjeç; E. S., 34 vjeç; E. H., 26 vjeç; M. B., 31 vjeç; A. Gj., 36 vjeç dhe F. K., 32 vjeç.
Nga hetimet rezultoi se këta shtetas, punonjës ose administratorë lokalesh, shpërndanin doza të drogave të forta në ambientet e brendshme të lokaleve të natës në zonën e Ish-Bllokut. Gjatë kontrolleve fizike, atyre iu gjetën doza të lëndës narkotike të dyshuar kokainë, të cilat u sekuestruan në cilësinë e provës materiale, së bashku me 11 aparate celularë.
Gjatë periudhës hetimore janë arrestuar shtetasit E. L., 42 vjeç dhe B. L., 59 vjeç, të cilëve iu sekuestruan 2200 tableta ekstazi (MDMA).
2 shtetas të tjerë të identifikuar si pjesë e kësaj veprimtarie kriminale janë shpallur në kërkim. Vijon puna për kapjen e tyre dhe për dokumentimin e plotë të kësaj veprimtarie kriminale.
Gjithashtu, u arrestua në flagrancë shtetasi O.(D). J., 49 vjeç, pasi kishte thyer masën e sigurisë “Arrest në shtëpi”, të vendosur nga Gjykata.
Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë së Tiranës, për veprime të mëtejshme.
Drejtoria Vendore e Policisë Durrës
Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Durrës referuan materialet në Prokurori, ku nisi procedimi penal ndaj shtetasit A. K., 40 vjeç, banues në Durrës, i cili pas një konflikti, ka goditur me mjet prerës (thikë), një 34-vjeçari, duke i shkaktuar dëmtime të lehta. Pas ndihmës mjekësore në spital, 34 vjeçari u largua në banesë.
Specialistët për Hetimin e Krimeve të Stacionit të Policisë Plazh referuan materialet në Prokurori, ku nisi procedimi në gjendje të lirë ndaj shtetases M. M., banuese në Durrës, pasi dyshohet për veprën penale “Ndërtimi i paligjshëm”.
Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Shijak referuan materialet në Prokurori, ku nisi procedimi në gjendje të lirë ndaj shtetasit H. D., 40 vjeç, banues në Shijak, pasi dyshohet se ka goditur me shuplakë një 15-vjeçar.
Durrës/ Informacion paraprak
Ditën e sotshme, rreth orës 10:10, në ambientet e një hoteli, është gjendur pa shenja jete shtetasi italian G. P., rreth 81 vjeç. Nga këqyrja paraprake e trupit nuk janë konstatuar dëmtime të jashtme që mund të kenë shkaktuar vdekjen. Trupi i pajetë është dërguar për autopsi mjekoligjore, me qëllim përcaktimin e saktë të shkakut të vdekjes.
Materialet procedurale për rastet iu referuan Prokurorisë së Durrësit për veprime të mëtejshme.
Drejtoria Vendore e Policisë Korçë
Specialistët e Sektorit të Qarkullimit Rrugor arrestuan në flagrancë shtetasin H. Sh., 56 vjeç, banues në Maliq, pasi në aksin rrugor “Korçë-Maliq” u kap duke drejtuar automjetin, në gjendje të dehur.
Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Korçë:
-arrestuan në flagrancë një 16-vjeçar, banues në Korçë, pasi dje në qytetin e Korçës, dyshohet se për motive të dobëta ka goditur në kokë me mjet të fortë (dru) një 21-vjeçar, i cili u dërgua për mjekim të specializuar në spitalin e Traumës Tiranë, jashtë rrezikut për jetën;
-arrestuan në flagrancë një 17-vjeçar, banues në Korçë, pasi u konstatua jashtë banesës së tij, në kundërshtim me vendimin e Gjykatës e cila kishte caktuar për këtë shtetas masën e sigurisë “Arrest në shtëpi” për veprën penale “Vjedhja”;
-referuan materialet në Prokurori, ku filloi procedimi penal për shtetasin Th. G., 67 vjeç, banues në fshatin Floq, Korçë, pasi në afërsi të këtij fshati, dyshohet se ka goditur në kokë me send të fortë (dru), një 53-vjeçar, i cili u dëmtua lehtë;
-referuan materialet në Prokurori, ku filloi procedimi penal për shtetasin E. A., 37 vjeç, banues në fshatin Vashtmi, Maliq, pasi pranë pavionit të Pediatrisë në spitalin e Korçës, në gjendje të dehur, ka prishur qetësinë publike.
Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë së Korçës, për veprime të mëtejshme.
Korçë/Informacion paraprak
Mëngjesin e sotëm, në lagjen nr. 10, Korçë, ka ndodhur një konflikt fizik midis disa shtetasve. Si pasojë e konfliktit, janë dëmtuar 3 prej tyre (njëri prej të cilëve me mjet prerës gërshërë) të cilët u dërguan për mjekim në spital, jashtë rrezikut për jetën.
Në ambientet e Komisariatit ndodhet i shoqëruar një shtetas, për veprime të mëtejshme procedurale.
Grupi hetimor po punon për sqarimin e mëtejshëm të rrethanave të ngjarjes.
Tiranë/Finalizohet operacioni policor i koduar “Vendimi”.
Lokalizohet, kapet dhe vihet në pranga një 43-vjeçar i kërkuar nga autoritetet italiane.
43-vjeçari i dënuar me 11 vite dhe 10 muaj burgim për veprimtari kriminale në fushën e vjedhjes,të shfrytëzimit të prostitucionit dhe migracionit.
Në kuadër të punës për lokalizimin dhe kapjen e personave në kërkim, bazuar edhe në informacionet e marra në rrugë operative, shërbimet e Seksionit të Kërkimit, në bashkëpunim me Seksionin për Hetimin e Krimeve të Rënda të DVP Tiranë, finalizuan me sukses operacionin policor të koduar “Vendimi”.
Si rezultat i operacionit, në rrugën “Don Bosko” u bë e mundur kapja dhe arrestimi i përkohshëm, me qëllim ekstradimi, i shtetasit Elton Miha, 43 vjeç, banues në Tiranë.
Ky shtetas ishte i shpallur në kërkim ndërkombëtar, pasi Gjykata e Apelit e Firences/Itali, në vitin 2015, e ka dënuar me 11 vite e 10 muaj burgim, për veprat penale “Vjedhje e rëndë”, “Shfrytëzim prostitucioni”, dhe “Shkelje e ligjit për migracionin”, parashikuar nga Kodi Penal italian.
Materialet hetimore u referuan në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Tiranë, me qëllim ekstradimin drejt Italisë.
Drejtoria Vendore e Policisë Fier
Specialistët e Sektorit për Hetimin e Narkotikëve arrestuan shtetasin F. Xh., 35 vjeç, banues në Patos, pasi gjatë kontrollit fizik, shërbimet e Policisë i gjetën dhe sekuestruan një sasi të lëndës së dyshuar narkotike heroinë, si dhe një sasi të lëndës së dyshuar narkotike kanabis.
Po nga këta specialistë u referuan materialet në Prokurori, ku nisi procedimi penal për shtetasin P. Y., 37 vjeç, banues në Patos, pasi gjatë kontrollit fizik iu gjet dhe sekuestrua një sasi e lëndës së dyshuar narkotike kanabis.
Në Komisariatin e Policisë Mallakastër ka kallëzuar shtetasi F. Sh., 55 vjeç, administrator i një subjekti (agjenci udhëtimesh), se një shtetas i paidentifikuar i ka vjedhur një shumë parash në subjekt. Po punohet për identifikimin dhe kapjen e autorit.
Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë së Fierit për veprime të mëtejshme.
Krujë/Finalizohet operacioni policor i koduar “Game Over 3”.
Organizonin veprimtarinë e paligjshme të vënies së basteve sportive, nëpërmjet celularëve, në disa lokale në Krujë, vihen në pranga 2 shtetas dhe procedohet një tjetër shtetas.
Sekuestrohen në cilësinë e provës materiale, 3 celularë që shërbenin për vënien e basteve sportive.
Shërbimet e Komisariatit të Policisë Krujë në vijim të punës për evidentimin dhe goditjen e veprimtarive të kundërligjshme në fushën e lojërave të fatit, pas një pune të mirëorganizuar, kanë finalizuar operacionin policor të koduar “Game over 3”.
Në kuadër të këtij operacioni u arrestuan shtetasit G. B., 34 vjeç dhe D. H., 24 vjeç,si dhe u procedua penalisht shtetasi E. S., 39 vjeç, të tre banues në Krujë.
Në celularët e 3 shtetasve të lartëpërmendur, shërbimet e Policisë gjetën faqe dhe linqe që shërbenin për vënien e basteve sportive.
Gjatë operacionit u sekuestruan në cilësinë e provës materiale, 3 celularë që shërbenin për këtë veprimtari të paligjshme.
Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme.
Drejtoria Vendore e Policisë Shkodër
Specialistët e Sektorit të Qarkullimit Rrugor arrestuan shtetasen M. Rr., 39 vjeçe, banuese në Shkodër, pasi u kap duke drejtuar automjetin pa leje drejtimi.
Specialistët për Hetimin e Krimeve Ekonomiko-Financiare referuan materialet në Prokurori, ku nisi procedimi penal për shtetasit:
• M. D., 60 vjeçe, banuese në Shkodër, pasi në lokalin që ajo administronte, në Shirokë, është konstatuar se kishte punonjës të pasiguruar në organet tatimore dhe nuk lëshonte kupon tatimor për shërbimet e ofruara nga subjekti;
• A. Sh., 45 vjeç, banues në Shkodër, pasi në lokalin që ai administronte, në Shirokë, është konstatuar se kishte punonjës të pasiguruar në organet tatimore dhe nuk lëshonte kupon tatimor për shërbimet e ofruara nga subjekti.
Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Shkodër referuan materialet në Prokurori, ku nisi procedimi penal për shtetasin A. Sh., 58 vjeç, banues në Shkodër, pasi dyshohet se ka ushtruar dhunë psikologjike ndaj nënës së tij.
Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Vau i Dejës referuan materialet në Prokurori, ku nisi procedimi penal për shtetasin Rr. L., 31 vjeç, pasi dyshohet se ka ngacmuar seksualisht nje 23 vjeçare.
Specialistët për Hetimin e Krimeve të DVKM Shkodër referuan materialet në Prokurori, ku nisi procedimi në gjendje të lirë për shtetasin F. M., 20 vjeç, banues në Mal të Zi, për veprat penale “Falsifikimi i dokumenteve” dhe “Drejtimi i automjeteve në mënyrë të parregullt”, pasi është paraqitur në PKK Muriqan, në dalje, me një leje drejtimi e cila dyshohet se është e falsifikuar.
-Më datë 27.03.2026, ka kallëzuar shtetasja M. N., 51 vjeçe, se është larguar nga banesa djali i saj 15-vjeçar. Po punohet për gjetjen e tij.
Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Shkodër, për veprime të mëtejshme.
DVP Gjirokastër/ Finalizohet, si rezultat i një hetimi njëmujor, operacioni i koduar “The End”. Goditet një rast i mashtrimit dhe i përvetësimit të detyrës shtetërore.
Operacioni u finalizua nga Seksioni për Hetimin e Krimeve Ekonomiko-Financiare, nën drejtimin e Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Gjirokastër.
✅ Kishte mashtruar mbi 35 biznese dhe subjekte tregtare në qytete të ndryshme, duke u prezantuar si punonjës i IKMT-së, AKU-së, Tatim-Taksave etj., arrestohet 26-vjeçari. Nga veprimet e tij, ai përfitonte shuma që varionin nga 200 deri në 600 euro për çdo rast.
✅ 26-vjeçari u kap në flagrancë duke marrë një shumë prej 56 000 lekë të reja nga një shtetas, në qytetin e Sarandës.
Sekuestrohet shuma e parave.
Si rezultat i një hetimi të kryer me metoda proaktive, në koordinim me Prokurorinë e Gjirokastrës, për dokumentimin e veprimtarisë kriminale të një shtetasi i cili mashtronte bizneset dhe subjektet tregtare duke u paraqitur si punonjës i IKMT-së, AKU-së, Tatim-Taksave etj., specialistët e Seksionit për Hetimin e Krimeve Ekonomiko-Financiare, në bashkëpunim me Sektorin Operacional të DVP Gjirokastër dhe me Komisariatin e Policisë Sarandë, finalizuan operacionin e koduar “The End”.
Gjatë këtij operacioni, u kap në flagrancë, në qytetin e Sarandës, duke marrë nëpërmjet mashtrimit një shumë prej 56 000 lekë të reja nga një shtetas, dhe u vu në pranga shtetasi L. M., 26 vjeç, banues në Sarandë.
Nga hetimet e kryera është dokumentuar se shtetasi L. M., ka mashtruar, me qëllim përvetësimin e shumave të parave, 35 biznese dhe subjekte tregtare në qytete të ndryshme si në Gjirokastër, Tepelenë, Përmet, Vlorë, Himarë, Orikum, Fier, Berat etj, ku për çdo rast përfitonte shuma nga 200 deri në 600 euro.
Vijon hetimi me qëllim dokumentimin ligjor të kësaj veprimtarie.
Drejtoria Vendore e Policisë Gjirokastër falënderon drejtuesit e IKMT-së dhe qytetarët për bashkëpunimin dhe denoncimin e këtij rasti të mashtrimit, që çoi në dokumentimin e të gjitha rasteve dhe arrestimin në flagrancë të këtij shtetasi, si dhe i inkurajon qytetarët të vijojnë të denoncojnë çdo rast të paligjshmërisë, me garancinë e një reagimi të shpejtë, të paanshëm dhe në përputhje me ligjin.
Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë së Gjirokastrës për veprime të mëtejshme.
Drejtoria Vendore e Policisë Vlorë
Specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Sarandë referuan materialet në Prokurori, ku nisi procedimi penal për shtetasit:
-H. M., 62 vjeç, banues në fshatin Gjashtë, Sarandë, i cili dyshohet se ka gërmuar një sipërfaqe toke pa lejen e organeve kompetente.
-S. L., 70 vjeç, banues në Sarandë, pasi ndaj tij ka bërë kallëzim shtetasja L. M., e cila pretendon se, si pasojë e punimeve të kryera në çati nga ky shtetas, i është përmbytur dyqani që ndodhet poshtë banesës së tij.
Në Spitalin e Sarandës është dërguar pa shenja jete shtetasi P. S., 48 vjeç, banues në Athinë, i cili dyshohet se ka ndërruar jetë gjatë rrugës Qafë-Botë–Sarandë, ku udhëtonte si pasagjer në një automjet. Paraprakisht dyshohet se vdekja ka ardhur për shkaqe natyrore.
Materialet procedurale iu referuan prokurorive kompetente për veprime të mëtejshme.
