Raporti i ngjarjeve, 27 nëntor 2025

Shkodër/Vijojnë kontrollet për kapjen e shtetasve të shpallur në kërkim.

I dyshuar si bashkëpunëtor për kultivimin e 2285 bimëve narkotike, në fshatin Alijaj, kapet dhe vihet në pranga 49-vjeçari.

Si rezultat i kontrolleve të vazhdueshme për lokalizimin dhe kapjen e shtetasve në kërkim, bazuar dhe në informacionet e siguruara në rrugë operative, specialistët e Seksionit për Hetimin e Narkotikëve kanë kapur dhe ndaluar shtetasin:

Sh. Ç., 49 vjeç, banues në fshatin Aliaj.

Ky shtetas ishte shpallur në kërkim për veprat penale “Kultivimi i bimëve narkotike” dhe “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve”. Ai dyshohet si bashkëpunëtor për kultivimin e 2285 bimëve narkotike kanabis, në fshatin Alijaj, të cilat janë gjetur dhe asgjësuar nga shërbimet e Policisë, më datë 06.09.2025.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Shkodër, për veprime të mëtejshme.

Durrës / Finalizohet një tjetër fazë e operacionit policor të koduar “STORM”

Pas disa javësh ndjekjeje me metoda proaktive, finalizohet faza e 10-të e operacionit “STORM”, për goditjen e veprimtarisë kriminale të prostitucionit.

Kishin marrë një apartament me qira në lagjen nr. 2 në Durrës dhe e shfrytëzonin për prostitucion dhe për përdorim të lëndëve narkotike, vihen në pranga dy shtetase braziliane.

Procedohet penalisht edhe një shtetas për prostitucion.

Në vijim të operacioneve të njëpasnjëshme, nga Seksioni për Hetimin e Trafiqeve, në bashkëpunim me Seksionin për Mbështetjen Operacionale të Hetimit, pas një hetimi disajavor të ndjekur me metoda proaktive për veprat penale “Prostitucioni”, “Përshtatja e ambienteve për prostitucion”, “Prodhimi dhe shitja e lëndëve narkotike”, “Përshtatja e ambienteve për përdorim droge”, në bashkëpunim me Prokurorinë, u finalizua faza e 10-të e operacionit policor të koduar “STORM”.

Në kuadër të operacionit u bë arrestimi i shtetaseve B. B., 24 vjeçe dhe H. D., 21 vjeçe, të dyja lindur dhe banuese në Brazil. Gjithashtu u procedua në gjendje të lirë shtetasi K. M., 22 vjeç, banues në Durrës, për veprën penale “Prostitucioni”.

Gjatë ndërhyrjes së forcave policore, këto shtetase kanë refuzuar të hapin derën e apartamentit, e cila më pas u hap me ndihmën e punonjësve të Zjarrfikëses.

Nga veprimet hetimore të kryera rezultoi se këto shtetase kishin marrë me qira, në lagjen nr. 2 në Durrës, një apartament dhe e shfrytëzonin për ushtrimin të prostitucionit dhe konsumimit të lëndëve narkotike.

Në cilësinë e provës materiale u sekuestruan dy pasaporta të shtetaseve të huaja, një shumë parash në euro dhe lekë, tre aparate celularë, një bllok shënimesh, disa karta SIM, si dhe dy sasi të vogla lënde narkotike të dyshuara kanabis dhe çokollatë me përmbajtje kanabisi.

Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Durrës, për veprime të mëtejshme hetimore.

Durrës/Finalizohet operacioni policor i koduar “Vlera”

Thyente xhamat e automjeteve dhe të tabakinove në lagje të ndryshme të Durrësit dhe vidhte shuma parash (3 mijë euro) dhe sende me vlerë (2 mijë euro); identifikohet, kapet dhe vihet në pranga 22-vjeçari.

Zbardhen dhe dokumentohen me prova ligjore 3 raste të vjedhjes me thyerje të automjeteve dhe tabakinove.

Specialistët për Hetimin e Krimit në Komisariatin e Policisë Durrës, në vijim të punës për zbardhjen e vjedhjeve të ndodhura më parë, bazuar në informacionin e grumbulluar në rrugë operative dhe nga pamjet filmike, kanë organizuar dhe finalizuar operacionin policor të koduar “Vlera”.

Në kuadër të operacionit u bë lokalizimi, kapja dhe arrestimi i shtetasit G. B., 22 vjeç, banues në Durrës.

Nga hetimet e kryera ka rezultuar se ky shtetas, në lagje të ndryshme të qytetit të Durrësit, ka vjedhur në dy automjete dhe në një tabakino, një shumë prej 3 mijë eurosh dhe sende me vlerë rreth 2 mijë euro.

Në bashkëpunim me Prokurorinë, vijon puna për dokumentimin ligjor edhe të disa vjedhjeve të tjera që dyshohet se janë kryer nga 22-vjeçari.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Durrës, për veprën penale “Vjedhja më shumë se një herë”.

Shkodër/Finalizohet operacioni policor i koduar “Rent house 2”, goditet një tjetër rast i prostitucionit.

Vihen në pranga dy shtetase kineze që ushtronin prostitucion në një apartament që e kishin marrë me qira.

Vihet në pranga edhe 1 shtetas, për prostitucion.

Sekuestrohet një shumë parash, e dyshuar e përfituar nga prostitucioni, dhe 5 celularë.

Sektori për Hetimin e Narkotikëve, në bashkëpunim me Komisariatin e Policisë Shkodër dhe Seksionin e Mbështetjes Operacionale, në vijim të punës për goditjen e paligjshmërive, bazuar në informacionet e siguruara në rrugë operative, organizoi dhe finalizoi operacionin policor të koduar “Rent house 2”.

Si rezultat i këtij operacioni u zbulua një apartament në lagjen “Parrucë”, ku ushtrohej prostitucion.

Në kuadër të operacionit u arrestuan 3 shtetas të kapur në ambientet e apartamentit, konkretisht:

shtetaset kineze Sh. J., 34 vjeçe, dhe Y. P., 46 vjeçe, të cilat kishin marrë me qira apartamentin dhe e kishin përshtatur për ushtrimin e prostitucionit;

  1. K., 37 vjeç, banues në Shkodër.

Nën drejtimin e Prokurorisë vijon puna për dokumentimin e rastit dhe identifikimin e shtetasve të tjerë që mund të jenë të përfshirë.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë Shkodër, për veprime të mëtejshme.

Tiranë/Finalizohet nga Seksioni për Hetimin e Narkotikëve, operacioni policor i koduar “Parku”.

Goditet një rast i shitjes së lëndëve narkotike. Sekuestrohen rreth 265 gramë kokainë dhe një sasi kanabisi, të ndara në sasi të vogla/doza, gati për shitje.

Vihet në pranga 23-vjeçari që i posedonte.

Në vijim të operacioneve të njëpasnjëshme të zhvilluara nga Seksioni për Hetimin e Narkotikëve, për parandalimin, evidentimin dhe goditjen e veprimtarive kriminale në fushën e narkotikëve, është organizuar dhe finalizuar një tjetër operacion.

Mbi bazën e informacioneve të siguruara në rrugë operative se një shtetas shiste lëndë narkotike në zonën e quajtur “Ish-parku i autobusave”, Seksioni për Hetimin e Narkotikëve finalizoi operacionin policor të koduar “Parku”, në kuadër të të cilit u vu në pranga shtetasi:

  1. M., 23 vjeç, banues në Tiranë.

Gjatë operacionit, në rrugën “Frosina Plaku”, shërbimet e Policisë kanë kapur 23-vjeçarin, të cilit gjatë kontrollit fizik dhe në banesë, i gjetën 265 gramë lëndë të dyshuar narkotike kokainë të ndarë në sasi të vogla/doza, gati për shitje, dhe një sasi lënde të dyshuar narkotike kanabis.

Materialet procedurale do t’i kalojnë Prokurorisë, për veprime të mëtejshme.

Drejtoria Vendore e Policisë Dibër

Specialistët e seksionit për Hetimin e Krimeve Ekonomiko-Financiare arrestuan në flagrancë shtetasin Sh. B., 50 vjeç, banues në Maqellarë, pasi, në qytetin e Bulqizës, është kapur nga Policia duke transportuar, me mjetin e tij furgon, një sasi prej 1640 njësish ndriçimi (llampa neoni), pa qenë i pajisur me faturë tatimore dhe pa dokumente të origjinës, të cilat dyshohen se janë kontrabanduar nga Maqedonia e Veriut, me qëllim tregtimin e tyre në Tiranë.

Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Mat referuan materialet në Prokurori, ku nisi procedimi penal për shtetasit E. Z., 40 vjeç, dhe Sh. Gj., 73 vjeç, banues në fshatin Shulbatër, Klos, pasi, për shkak të një konflikti pronësie, me anë të vetëgjyqësisë, kanë bllokuar rrugën e përbashkët të kalimit, pranë banesave të tyre.

Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Dibër referuan materialet në Prokurori, ku nisi procedimi penal për shtetasin L. Xh., 58 vjeç, banues në fshatin Dohoshisht, pasi, për motive të dobëta, ka goditur me grushta shtetasin Z. M. Gjithashtu, 58-vjeçari ka kundërshtuar me forcë shërbimet e Policisë gjatë shoqërimit të tij në komisariat.

Ditën e djeshme, është gjetur pranë një përroi dhe është dërguar për ndihmë mjekësore në spitalin rajonal Dibër dhe më pas humbi jetën shtetasi N. S., 89 vjeç, i cili vuante nga sëmundja e sklerozës dhe ishte larguar nga banesa një ditë më parë.

Nga hetimet e kryera, dyshohet se ka ndërruar jetë për shkaqe natyrale. Materialet iu referuan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Dibër, për vdekje natyrale.

Qarku Korçë

Specialistët e Sektorit të Qarkullimit Rrugor arrestuan në flagrancë shtetasin J. L., 41 vjeç, banues në Korçë, pasi u kap duke drejtuar automjetin, në gjendje të dehur.

Shërbimet e Komisariatit të Policisë Korçë referuan materialet në Prokurori, ku filloi procedimi penal për shtetasit:

-E. F., 42 vjeç, banues në Korçë, pasi gjatë kontrollit në automjetin e tij, u gjet dhe u sekuestrua një mjet prerës (thikë);

-K. K., 56 vjeç, banues në Korçë, pasi dyshohet se ka zaptuar një sipërfaqe toke ndërmjet banesës së tij dhe të fqinjit.

Specialistët për Hetimin e Krimeve në DVKM Korçë referuan materialet më prokurori, ku filloi procedimi penal për shtetasit P. Z., 32 vjeç, dhe E. Ç., 41 vjeç, banues në Elbasan dhe A. Q., 49 vjeç, banues në Devoll, për vepërn penale “Kalimi i paligjshëm i kufirit shtetëror”.

Materialet proceduriale iu referuan Prokurorisë së Korçës, për veprime të mëtejshme.

Drejtoria Vendore e Policisë Elbasan

Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Cërrik arrestuan në flagrancë shtetasin B. H., 59 vjeç, pasi dyshohet se ka ushtruar dhunë ndaj bashkëshortes së tij, e cila u pajis me urdhër mbrojtjeje.

Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Librazhd referuan materialet në Prokurori, ku nisi procedimi penal për shtetasin F. K., 36 vjeç, pasi ka ushtruar dhunë psikologjike ndaj bashkëshortes së tij.

Specialistët e Qarkullimit Rrugor referuan materialet në Prokurori, ku nisi procedimi penal për shtetasin R. K., 48 vjeç, banues në Elbasan, pasi në rrugën “Iliaz Kosova”, automjeti që ai drejtonte ka aksidentuar lehtë një 16-vjeçar, i cili lëvizte me biçikletë.

Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Elbasan, për veprime të mëtejshme.

Elbasan

Më datë 26.11.2025, rreth orës 20:00, kanë kallëzuar familjarët e shtetasit I. T., 39 vjeç, se ai është larguar nga banesa dje, rreth orës 13:00.

Menjëherë pas kallëzimit, shërbimet e Policisë kanë ushtruar kontrolle të pandërprera për gjetjen e 39-vjeçarit. Gjatë kontrolleve në fshatin Kryezjarr, u gjet në një përrua, trupi i pajetë i shtetasit I. T.

Nga veprimet e para hetimore dyshohet se 39-vjeçari ka rënë aksidentalisht në përrua dhe për pasojë është mbytur.

Grupi hetimor vijon punën për dokumentimin e rrethanave të rastit.

Drejtoria Vendore e Policisë Fier

Në vijim të informacionit të dhënë dje, për aksidentin në Poçem, ku si pasojë e përplasjes së automjetit me drejtues shtetasin B. H., 58 vjeç, banues në Ksamil, me automjetin me drejtues shtetasin L. A., 43 vjeç, banues në Durrës, u dëmtuan dy drejtuesit dhe dy pasagjeret, shtetaset E. A. dhe M. H., informojmë se në vijim të veprimeve hetimore për zbardhjen e rrethanave të aksidentit, specialistët e Sektorit të Qarkullimit Rrugor arrestuan në flagrancë shtetasin B. H., për veprën penale “Shkelja e rregullave të qarkullimit rrugor”.

Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Fier referuan materialet në Prokurori, ku nisi procedimi në gjendje të lirë për shtetasin B. Sh., 49 vjeç, banues në Fier, pasi dyshohet se ka dëmtuar disa pemë ulliri në fshatin Ngjeqar, në pronësi të një 35-vjeçari.

Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Lushnjë referuan materialet në Prokurori, ku nisi procedimi në gjendje të lirë për:

-shtetasin Gj. F., 44 vjeç, banues në Tiranë, pasi dyshohet se i ka marrë një shumë parash një 35-vjeçari, duke i premtuar se do t’i sillte një automjet;

-tre shtetas të mitur, të moshave 14, 15 dhe 16 vjeç, pasi gjatë kontrolleve fizike, iu gjetën doreza metalike dhe fishekë luftarak.

Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë së Fierit, për veprime të mëtejshme.

Drejtoria Vendore e Policisë Durrës

Specialistët për Hetimin e Krimeve të Stacionit të Policisë Manëz referuan materialet në Prokurori, ku nisi procedimi penal për shtetasin I. S., 64 vjeç, pasi dyshohet se ka kanosur një shtetase, për motive të dobëta.

Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Kavajë referuan materialet në Prokurori, ku nisi procedimi penal për shtetasit D. Sh., 37 vjeç, dhe A. L., 44 vjeç, banues në Kavajë, për veprën penale “Ndërtimi i paligjshëm”.

Specialistët e Qarkullimit Rrugor referuan materialet në Prokurori, ku nisi procedimi penal për një 17-vjeçar, pasi në aksin rrugor “Shkafanë-Manëz”, dyshohet se ka humbur kontrollin mbi automjetin që drejtonte pa leje drejtimi dhe për pasojë automjeti është përplasur me murin rrethues të një banese. Nga aksidenti janë shkaktuar vetëm dëme materiale.

Më datë 26.11.2025, në Komisariatin e Policisë Durrës është paraqitur shtetasi B. T., 47 vjeç, banues në Durrës, i cili ka kallëzuar se është larguar nga banesa, babai i tij, shtetasi P. T., 73 vjeç. Punohet për gjetjen e tij.

Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë së Durrësit, për veprime të mëtejshme.

Drejtoria Vendore e Policisë Shkodër

Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Shkodër ndaluan shtetasin E. M., 22 vjeç, banues në fshatin Trush, i cili ishte shpallur në kërkim, pasi Gjykata e Shkallës së Parë e Juridiksionit të Përgjithshëm Shkodër i ka caktuar masën e sigurisë“Arrest në burg”, për veprat penale “Mbajtja pa leje, prodhimi i armëve, armëve shpërthyese dhe i municionit”, “Kanosja” dhe “Prishja e qetësisë publike”.

Gjithashtu, këta specialistë referuan materialet në Prokurori, ku nisi procedimi penal për shtetasit M. L., 21 vjeçe, banuese në fshatin Rragam, A. H., 19 vjeç dhe A. H., 21 vjeç, të dy banues në Shkodër, pasi janë konfliktuar fizikisht me shtetasen G. M., 21 vjeçe, për motive të dobëta.

Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Malësi e Madhe arrestuan shtetasin P. M., 49 vjeç, banues në fshatin Omaraj, pasi ka ushtruar dhunë ndaj bashkëshortes së tij.

Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Vau i Dejës referuan materialet shtesë në Prokurori, ku nisi procedimi penal për shtetasit D. P., 37 vjeç dhe P. V., 33 vjeçe, të dy banues në fshatin Mjedë, për veprën penale “Përdorimi me keqdashje i thirrjeve telefonike”, pasi dyshohet se kanë shqetësuar nëpërmjet thirrjeve në celular, një 32-vjeçare.

Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Shkodër, për veprime të mëtejshme.