Raporti i ngjarjeve, 27 mars 2026

Raporti i ngjarjeve, 27 mars 2026

 

DVP Shkodër/Vijojnë operacionet për parandalimin dhe goditjen e veprimtarisë kriminale të dhënies së ndihmës emigrantëve, për kalim të paligjshëm të kufijve.

 

Finalizohet operacioni i koduar “Tranziti”.

 

Vihet në pranga një 27-vjeçar që ndihmonte emigrantë nga vendet e treta, kundrejt pagesës, për të kaluar kufijtë në mënyrë të paligjshme.

 

27-vjeçari u kap në flagrancë, në Koplik, duke transportuar me automjet, 6 emigrantë të cilët synonin të kalonin kufirin me Malin e Zi.

 

Procedohen penalisht 6 emigrantët nga Pakistani, Bangladeshi dhe Afganistani, për kalim të paligjshëm të kufirit.

 

Sekuestrohen automjeti dhe celulari i 27-vjeçarit.

 

Seksioni për Hetimin e Trafiqeve, në bashkëpunim me Komisariatin e Policisë Malësi e Madhe, bazuar në informacionet e siguruara në rrugë operative, për një rast të dhënies ndihmë shtetasve të huaj, kundrejt pagesës, për kalim të paligjshëm të kufijve, organizoi dhe finalizoi operacionin e koduar “Tranziti”. Si rezultat i këtij operacioni, u arrestua në flagrancë shtetasi:

 

-A. S., 27 vjeç, banues në Karbunarë.

 

Gjithashtu, nisi procedimi penal për shtetasit: M. R., 44 vjeç, R. A., 31 vjeç, I. A., 29 vjeç, S. Ch., 30 vjeç, S. B., 20 vjeç dhe për një 16-vjeçar, nga Pakistani, Bangladeshi dhe Afganistani, pasi kanë hyrë në mënyrë të paligjshme në territorin e RSh-së.

 

Shtetasi A. K. u kap në flagrancë, në Koplik, duke transportuar me automjet, këta 6 emigrantë, të cilët synonin të kalonin kufirin me Malin e Zi.

 

Nga hetimet dyshohet se shtetasi A. K. ndihmonte emigrantë nga vendet e treta, që të kalonin ilegalisht kufirin tokësor me Greqinë dhe më pas kufirin tokësor me Malin e Zi, duke i transportuar me automjet, kundrejt pagesës 650 euro për person.

 

Vijojnë hetimet për dokumentimin e plotë të kësaj veprimtarie kriminale, si dhe për identifikimin dhe kapjen e shtetasve të tjerë që mund të jenë përfshirë.

 

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Shkodër, për veprime të mëtejshme.

 

Drejtoria Vendore e Policisë Berat

 

Specialistët e Seksionit për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Berat arrestuan në flagrancë shtetasin S. L., 39 vjeç, pasi dyshohet se ka kryer marrëdhënie seksuale me një shtetase të mitur 15 vjeçe.

 

Gjithashtu, referuan materialet në Prokurori, ku nisi procedimi në gjendje të lirë për shtetasin M. Sh., 41 vjeç, banues në Berat, pasi dyshohet se ka vjedhur një shumë lekësh në dyqanin e bashkëshortes së tij.

 

Specialistët e Seksionit për Hetimin e Krimeve të Stacionit të Policisë Poliçan referuan materialet në Prokurori, ku nisi procedimi në gjendje të lirë për shtetasin B. G., 42 vjeç, banues në Poliçan, pasi dyshohet se ka kanosur një shtetas të mitur.

 

Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë Berat, për veprime të mëtejshme.

 

DVP Durrës

 

Shkon në 5 numri i drejtuesve të automjeteve që janë kapur nga shërbimet e Policisë Rrugore, duke drejtuar automjetin, në efektin e lëndëve narkotike.

 

Arrestohet në flagrancë një 36-vjeçar që u kap në Shijak, duke drejtuar automjetin, në efektin e lëndëve narkotike.

 

Shërbimet e Policisë Rrugore të DVP Durrës, gjatë patrullimit me objektiv parandalimin e aksidenteve dhe ndëshkimin e shkelësve të rregullave të qarkullimit rrugor, ndaluan në Shijak, automjetin me drejtues shtetasin I. M., 36 vjeç, i cili nga testimi me aparatin drogëtestues, rezultoi në efektin e lëndëve narkotike.

 

Në vijim të veprimeve procedurale, u arrestua në flagrancë drejtuesi i automjetit, shtetasi I. M., 36 vjeç, banues në Shijak.

 

Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë së Durrësit, për veprime të mëtejshme.

 

Policia Rrugore e Durrësit, gjatë 3 muajve të fundit, ka vënë në pranga edhe 4 shtetas të tjerë që drejtonin automjetin në efektin e lëndëve narkotike.

 

Policia Rrugore e Durrësit apelon për drejtuesit e automjeteve që të respektojnë rregullat e qarkullimit rrugor dhe të mos drejtojnë automjetet, gjendje të dehur, në efektin e alkoolit apo të  lëndëve narkotike.

 

Drejtoria Vendore e Policisë Dibër

 

Specialistët për Hetimin e Krimit Ekonomik dhe Financiar, në vijim të kontrolleve të ushtruara për parandalimin dhe goditjen e informalitetit, proceduan penalisht shtetasin B. V., 38 vjeç, banues në Peshkopi (pronar i një farmacie), i dyshuar për veprat penale “Punësimi i paligjshëm” dhe “Fshehja e të ardhurave”.

Nga kontrolli i ushtruar rezultoi se ky shtetas kishte të punësuar në subjektin e tij një punonjëse në mënyrë të paligjshme, si dhe nuk kishte funksionale kasën fiskale.

 

Specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Dibër referuan materialet në Prokurori, ku nisi procedimi penal për shtetasit A. K. dhe B. K., banues në Maqellarë, pasi për motive pronësie janë konfliktuar verbalisht me njëri-tjetrin.

 

Materialet procedurale i janë referuar Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Dibër, për veprime të mëtejshme.

 

Tiranë/Finalizohet një tjetër fazë e operacionit të koduar “Relay”, për goditjen e veprimtarisë kriminale të dhënies ndihmë shtetasve të huaj, për kalim të paligjshëm të kufijve.

 

U kap në flagrancë duke transportuar me automjet, kundrejt pagesës 3000 euro për person, 3 emigrantë që synonin të kalonin ilegalisht në shtetet e BE-së, arrestohet shtetasi turk.

 

Sekuestrohen automjeti me të cilin transportoheshin emigrantët dhe 3 celularë.

 

Specialistët e Seksionit për Hetimin e Trafiqeve të Paligjshme, si rezultat i administrimit të menjëhershëm të informacionit të siguruar në rrugë operative, se një shtetas transportonte emigrantë, kundrejt pagesave, finalizuan fazën e nëntë të operacionit “Relay”.

 

Në kuadër të kësaj faze u arrestua në flagrancë shtetasi turk G. K., 26 vjeç, i cili u kap në aksin rrugor “Kashar-Thumanë”, duke transportuar me automjet, kundrejt pagesës 3000 euro për person, 3 emigrantë që synonin të lëviznin në mënyrë të kundërligjshme drejt shteteve të BE-së.

 

Në bashkëpunim me Prokurorinë, vijojnë hetimet për të identifikuar dhe nxjerrë përpara përgjegjësisë penale, shtetas të tjerë që mund të jenë përfshirë në këtë rast.

 

Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë së Tiranës, për veprime të mëtejshme.

 

Tiranë

 

Kapet dhe vihet në pranga një 23-vjeçar, i shpallur në kërkim në kuadër të operacionit “Fast Reaction”.

 

Shërbimet e Komisariatit të Policisë Nr. 3, si rezultat i punës intensive për kapjen e shtetasve në kërkim, bazuar dhe në informacionet e siguruara në rrugë operative, bënë të mundur lokalizimin dhe kapjen e shtetasit në kërkim:

 

-S. Rr., 23 vjeç, banues në Tiranë.

 

Ky shtetas ishte shpallur në kërkim në kuadër të operacionit të koduar “Fast Reaction”, pasi dyshohet se më datë 24.06.2025, gjatë një konflikti për motive të dobëta, së bashku me vëllanë e tij, shtetasin E. Rr. (në kërkim), kanë goditur me qytën e pistoletës, shtetasit Y. C. dhe O. C. (vëllezër), si dhe kanë qëlluar me armë zjarri në drejtim të tyre, pa i dëmtuar.

 

Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme.

 

Drejtoria Vendore e Policisë Tiranë

 

Specialistët për Hetimin e Narkotikëve ekzekutuan vendimin e Gjykatës për shtetasin D. L., alias D. H., 35 vjeç, banues në Tiranë, i cili është ekstraduar nga Gjermania. Gjykata për 35-vjeçarin ka caktuar masën e sigurisë “Arrest në burg”, për veprën penale “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve”.

 

Specialistët për Hetimin e Krimeve Ekonomike-Financiare referuan materialet në Prokurori, ku nisi procedimi penal për shtetasin A. Ç për veprën penale “Mashtrimi”.

 

Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Nr. 1 referuan materialet në Prokurori, ku nisi procedimi penal për shtetasit A. P., A. Sh. dhe D. P., pasi dyshohet se për motive pronësie janë konfliktuar me njëri-tjetrin.

 

Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Nr. 2:

-referuan materialet në Prokurori, ku nisi procedimi penal për shtetasen J. A., pasi dyshohet se nuk i është bindur urdhrit të punonjësit të Policisë për të lëvizur automjetin e parkuar në mënyrë të parregullt;

-referuan materialet në Prokurori, ku nisi procedimi penal për shtetasin A. T., me detyrë administrator i një kompanie, pasi dyshohet se gjatë punës është dëmtuar lehtë në dorë punonjësja e kompanisë, shtetasja B. V.;

-referuan materialet në Prokurori, ku nisi procedimi penal për shtetasen R. D., pasi dyshohet se nëpërmjet mashtrimit nuk i ka kthyer një shumë parash shtetasit K. H.;

-referuan materialet në Prokurori, ku nisi procedimi penal për shtetasit G. R. dhe F. A., pasi dyshohet se për motive të dobëta kanë goditur me grusht njëri-tjetrin;

-punohet për shoqërimin e shtetases E. S., pasi dyshohet se nëpërmjet mashtrimit nuk i ka shlyer një shumë parash që u detyrohet shtetasve A. E. dhe A. Ç. Punohet për sqarimin e rrethanave të rastit.

 

Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Nr. 3 punojnë për kapjen e shtetasit A. B., pasi dyshohet se nuk ka dorëzuar xhiron ditore në subjektin ku punonte. Punohet për sqarimin e rrethanave të rastit.

 

Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Nr. 4:

-arrestuan shtetasin E. O., 36 vjeç, si dhe referuan materialet në Prokurori, ku nisi procedimi penal për shtetasin I. V., për veprën penale “Moskallëzim krimi”, pasi dyshohet se shtetasi E. O. ka vjedhur një shumë parash në marketin e shtetasit Q. K. dhe më pas ka shkuar në banesën e shtetasit I. V.;

-referuan materialet në Prokurori, ku nisi procedimi penal për shtetasin E. V., pasi dyshohet se në një subjekt ku ky shtetas është administrator janë konstatuar inerte të hedhura në kundërshtim me ligjin;

-referuan materialet në Prokurori, ku nisi procedimi penal për 2 shtetas të mitur, pasi dyshohet se në bashkëpunim me njëri-tjetrin kanë goditur me grusht një tjetër shtetas të mitur;

-referuan materialet në Prokurori, ku nisi procedimi penal për shtetasit G. T. dhe Sh. K., pasi dyshohet se shtetasi G. T. ka kanosur shtetasin Sh. K., i cili dyshohet se nëpërmjet mashtrimit nuk i ka kthyer një shumë parash shtetasit G. T.

 

Specialistët e Qarkullimit Rrugor arrestuan shtetasin G. L., 22 vjeç, pasi me motomjetin që drejtonte, ka përplasur një shtetas të mitur, këmbësor, i cili ndodhet në spital, jashtë rrezikut për jetën.

 

Më datë 27.03.2026 kallëzuan shtetaset:

-A. Ll., se i është larguar nga banesa vajza e saj, J. Gj., 33 vjeçe. Punohet për gjetjen e saj;

-A. C., se në qendrën ku ajo punon janë larguar 2 shtetas të huaj të mitur. Punohet për gjetjen e tyre dhe sqarimin e rrethanave të rastit;

-G. C., se dyshohet se është goditur nga 2 shtetase të paidentifikuara.Punohet për identifikimin dhe kapjen e tyre, si dhe për sqarimin e rrethanave të rastit.

 

Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë së Tiranës, për veprime të mëtejshme.

 

Drejtoria Vendore e Policisë Durrës

 

Specialistët për Hetimin e Krimeve ndaj Pasurisë referuan materialet në Prokurori dhe shpallën në kërkim shtetasin A. A., 33 vjeç, banues në Durrës, pasi ka kallëzuar shtetasi S. P., 47 vjeç, banues në Tiranë, se një shtetas i paidentifikuar e ka kanosur në emër të 33-vjeçarit, për dhënien e një shume parash dhe se 33-vjeçari (nipi i tij) e ka kanosur nëpërmjet celularit, për dhënien e shumës së parave. Punohet për kapjen e 33-vjeçarit, identifikimin e bashkëpunëtorit të tij dhe për zbardhjen e rrethanave të rastit.

 

Specialistët për Hetimin e Narkotikëve referuan materialet në Prokurori, ku nisi procedimi penal për shtetasin D. H., 23 vjeç, banues në Durrës, pasi gjatë kontrollit fizik, shërbimet e Policisë i gjetën një sasi lënde të dyshuar narkotike Cannabis Sativa.

 

Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Durrës referuan materialet në Prokurori, ku nisi procedimi penal për shtetasit:

-L. B., 59 vjeçe dhe Xh. H., 35 vjeç, të dy banues në Durrës, pasi janë konfliktuar me njëri-tjetrin;

-H. C., 20 vjeç, S. Z., 63 vjeç dhe Z. D., 67 vjeç, të tre banues në Durrës, pasi gjatë kontrollit në lokalin e shtetasit Z. D., në lagjen nr.12, nuk iu janë bindur urdhrave të punonjësve të Policisë. Në cilësinë e provës materiale u sekuestruan 2 celularë.

 

Specialistët për Hetimin e Krimeve të Stacionit të Policisë Plazh referuan materialet në Prokurori, ku nisi procedimi në gjendje të lirë ndaj shtetasit J. S., 24 vjeç, banues në Durrës, pasi gjatë kontrollit fizik, shërbimet e Policisë i gjetën një mjet prerës (thikë).

 

Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Kavajë arrestuan në flagrancë shtetasin F. K., 25 vjeç, banues në Rrogozhinë, pasi dyshohet se ka ushtruar dhunë ndaj bashkëshortes së tij.

 

Gjithashtu, u referuan materialet në Prokurori, për vlerësim, pasi mbrëmjen e djeshme, në lagjen nr. 5, ka rënë zjarr në një banesë të pabanuar, dyshohet për shkak të një shkëndije elektrike.

 

Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë së Durrësit, për veprime të mëtejshme.

 

Drejtoria Vendore e Policisë Fier

 

Specialistët e qarkullimit rrugor arrestuan shtetasin S. G., 40 vjeç, banues në fshatin Karbunarë, Lushnjë, pasi drejtonte automjetin në gjendje të dehur.

 

Specialistët e Sektorit për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Fier referuan materialet në Prokurori ku nisi procedimi penal për shtetasit:

-E. K., 35 vjeç, banues në fshatin Plyg, Fier, pasi gjatë një konflikti për motive të dobëta, ka shtyrë shtetasen K. N., 33 vjeçe, duke i shkaktuar dëmtime të lehta;

-K. M., 23 vjeç, banues në Patos, pasi nga kontrolli i automjetit iu gjet dhe sekuestrua një fenelinë e ngjashme me atë të Policisë.

 

Specialistët e Sektorit për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Lushnjë referuan materialet në Prokurori ku nisi procedimi penal për shtetasin V. C., 60 vjeç, banues në Lushnjë, pasi ka kundërshtuar vendimin e Gjykatës dhe ka ushtruar dhunë ndaj vajzës së tij.

 

Specialistët e Sektorit për Hetimin e Krimeve të Stacionit të Policisë Patos referuan materialet në Prokurori ku nisi procedimi penal për shtetasin V. J., 63 vjeç, banues në fshatin Frashër, Patos, pasi u konstatua duke kryer punime pa leje.

 

Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë së Fierit për veprime të mëtejshme.

 

Elbasan/Finalizohet operacioni i koduar “Gold”.

 

Vodhi 3 varëse floriri në një argjendari dhe kanosi pronarin e saj, që të mos kallëzonte, kapet dhe vihet në pranga 38-vjeçari.

 

38-vjeçari, i dënuar më parë për krime ndaj personit dhe pasurisë.

 

Si rezultat i veprimeve të shpejta hetimore dhe procedurale të kryera në kuadër të operacionit të koduar “Gold”, pas njoftimit për vjedhje në një argjendari, në lagjen “Namazgja”, shërbimet e Komisariatit të Policisë Elbasan kapën dhe vunë në pranga shtetasin:

 

-B. H., 38 vjeç, banues në Elbasan.

 

Ky shtetas dyshohet se më datë 25.03.2026, ka vjedhur 3 varësi floriri në një argjendari në lagjen “Namazgja”. Gjatë ndërhyrjes së pronarit të argjendarisë, për t’i marrë varëset, 38-vjeçari e ka kanosur atë, për të mos kallëzuar, dhe është larguar me vrap.

 

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme.

 

Drejtoria Vendore e Policisë Shkodër

 

Në vijim të informacionit paraprak të dhënë dje, për aksidentin në unazën perëndimore, bëjmë me dije se oficerët e Policisë Gjyqësore referuan materialet në Prokurori, ku nisi procedimi në gjendje të lirë për shtetasin F. L., 64 vjeç, pasi rezultoi se e drejtonte automjetin, në efektin e alkoolit. Nga aksidenti u dëmtuan drejtuesi i automjetit tjetër, shtetasi M. N., dhe pasagjerja në automjetin e tij, të cilët morën mjekim dhe janë jashtë rrezikut për jetën.

 

Specialistët e Seksionit për Hetimin e Trafiqeve referuan materialet në Prokurori, ku nisi procedimi në gjendje të lirë për shtetasen M. P., 39 vjeçe, banuese në Shkodër, për veprën penale “Trafikimi i mjeteve motorike”, pasi automjeti që posedonte rezulton i vjedhur në Gjermani.

 

Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Shkodër referuan materialet në Prokurori, ku nisi procedimi penal për shtetasin Gj. P., 67 vjeç, banues në Shkodër, pasi dyshohet se ka ushtruar dhunë psikologjike ndaj nënës dhe motrës së tij, të cilat u pajisën me urdhër mbrojtjeje.

 

Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Malësi e Madhe referuan materialet në Prokurori, ku nisi procedimi penal për shtetasin Q. C., 72 vjeç, banues në fshatin Kçar i Poshtëm, pasi ka kallëzuar shtetasi A. B., 51 vjeç, se 72-vjeçari ka përvetësuar një sipërfaqe toke përpara banesës së tij, në fshatin Kçar i Poshtëm.

 

Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Shkodër, për veprime të mëtejshme.

 

DVP Gjirokastër

 

Finalizohet operacioni i koduar “Double”.

 

Thyen masën e sigurisë “Arrest në shtëpi”, kapen në flagrancë me 2 automjete me të cilat dyshohet se transportonin emigrantë nga Vendet e Treta, kundrejt pagesës, vihen në pranga 2 shtetas.

 

Sekuestrohen 2 automjete, 2 radio marrëse si ato të Policisë, 1 palë targa dhe 4 celularë.

 

Seksioni për Hetimin e Trafiqeve të Paligjshme, bazuar në informacionet e siguruara në rrugë operative, për një rast të transportimit të emigrantëve nga Vendet e Treta, që synojnë të kalojnë ilegalisht kufirin, ka organizuar dhe finalizuar në bashkëpunim me Sektorin Operacional, operacionin e koduar “Double”.

 

Gjatë operacionit, shërbimet e Policisë kanë ndaluar në aksin rrugor “Gjirokastër-Tepelenë”, 2 automjetet me drejtues shtetasit A. O. dhe A. M. Gjatë kontrollit në këto automjetet, shërbimet e Policisë gjetën 2 radio marrëse si ato të Policisë dhe 1 palë targa.

 

Nga verifikimet rezultoi se këta shtetas kishin thyer masën e sigurisë “Arrest në shtëpi”, për veprën penale “Ndihma për kalim të paligjshëm të kufijve”, të cilën 42-vjeçarit ia ka caktuar Gjykata e Sarandës, ndërsa 29-vjeçarit, Gjykata e Shkodrës.

 

Në përfundim të veprimeve u arrestuan shtetasit A. O. alias A. P., 42 vjeç, banues në Sarandë dhe A. M., 29 vjeç, banues në Shkodër.

 

Vijojnë hetimet për dokumentimin e veprimtarive të tyre të paligjshme.

 

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Gjirokastër, për veprime të mëtejshme.

 

Drejtoria Vendore e Policisë Elbasan

 

Specialistët për Hetimin e Narkotikëve arrestuan në flagrancë shtetasin A. E., 22 vjeç, pasi gjatë kontrollit fizik iu gjet një sasi lënde e dyshuar narkotike Cannabis Sativa.

 

Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Elbasan arrestuan në flagrancë shtetasin E. B., 30 vjeç, pasi në lagjen “5 Maj”, ka goditur me mjet prerës, për shkak të detyrës, shtetasin E. G., infermier në Institutin e Mjekësisë Ligjore, i cili është dëmtuar lehtë.

 

Gjithashtu, këta specialistë referuan materialet në Prokurori ku nisi procedimi penal për shtetasin E. B., 20 vjeç, pasi gjatë kontrollit në çantë, iu gjet një radio e ngjashme me ato të Policisë, e cila u sekuestrua.

 

Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Cërrik referuan materialet në Prokurori ku nisi procedimi penal për shtetasin I. K., 54 vjeç, pasi ka prerë pemë frutore, pa leje nga organet kompetente.

 

Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë me Juridiksion të Përgjithshëm Elbasan, për veprime të mëtejshme.

 

Gjirokastër

 

Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Gjirokastër referuan materialet në Prokurori, ku nisi procedimi penal për shtetasin I. P., 57 vjeç, banues në Gjirokastër, pasi dyshohet se ka ngacmuar seksualisht një 20-vjeçare.

 

Specialistët e Sektorit të Policisë Rrugore referuan materialet në Prokurori ku nisi procedimi penal për një 17-vjeçar, banues në Gjirokastër, pasi u konstatua duke drejtuar automjetin, pa leje drejtimi.

 

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Gjirokastër, për veprime të mëtejshme.

 

Drejtoria Vendore e Policisë Korçë

 

Shërbimet e Sektorit të Qarkullimit Rrugor arrestuan në flagrancë shtetasin E. L., 44 vjeç, banues në Korçë, pasi u kap duke drejtuar automjetin, pa leje drejtimi.

 

Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Korçë referuan materialet në Prokurori, ku filloi procedimi penal për shtetasin D. A., 34 vjeç, banues në Korçë, pasi dyshohet se për motive të dobëta, ka goditur me grushte një 56-vjeçar, i cili u dëmtua lehtë.

 

Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Pogradec referuan materialet në Prokurori, ku filloi procedimi penal për shtetasin A. B., 60 vjeç, banues në Pogradec, pasi u konstatua duke kryer punime ndërtimi, pa leje.

 

Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë së Korçës, për veprime të mëtejshme.

 

Korçë/Më datë 26.03.2026, ka kallëzuar shtetasi Gj. B., 60 vjeç, banues në Korçë, se kur është rikthyer në banesën e tij, në lagjen nr. 3, ka konstatuar se i mungonte një shumë parash. Po punohet për identifikimin dhe kapjen e autorit/ëve.

 

Drejtoria Vendore e Policisë Lezhë

 

Specialistët për Hetimin e Krimit Ekonomiko-Financiar referuan materialet në Prokurori, ku nisi procedimi penal për shtetasin A. E., 59 vjeç, banues në Laç, pasi ka kallëzuar shtetasja Y. R., 65 vjeçe, banuese në Durrës, se 59-vjeçari ka tjetërsuar një pronë nëpërmjet falsifikimit të dokumenteve. Hetimet për rastin vijojnë.

 

Në vijim të informacionit të dhënë më datë 06.03.2026, për shpalljen në kërkim të shtetasit M. M., 49 vjeç, i cili ishte shpallur në kërkim për ndërtim të paligjshëm, bëjmë me dije se shërbimet e Komisariatit të Policisë Lezhë bënë të mundur kapjen e këtij shtetasi. Pas konsultimit me prokurorin, u vendos që shtetasi M. M. të ndiqet në gjendje të lirë.

 

Gjithashtu, u referuan materialet në Prokurori, ku nisi procedimi penal për shtetasen A. Sh., 30 vjeçe, banuese në Lezhë, pasi ka kallëzuar ish-bashkëshorti i saj, se ajo ka braktisur 3 fëmijët e tyre të mitur dhe është larguar jashtë vendit.

 

Si dhe u referuan materialet në Prokurori, për vlerësim, pasi në fshatin Fregën, Lezhë, dyshohet se aksidentalisht ka rënë zjarr në automjetin e parkuar, në pronësi të shtetasit M. N., 31 vjeç. Si pasojë janë shkaktuar dëme materiale. Vijon puna për përcaktimin e plotë të shkakut.

 

Në vijim të informacionit paraprak të dhënë dje, për përplasjen e dy automjeteve në aksin rrugor “Milot-Lezhë”, bëjmë me dije se shërbimet e Njësisë Rrugore të Autostradës Milot–Morinë referuan materialet në Prokurori ku nisi procedimi penal për shtetasin A. Ll., 19 vjeç, banues në Kurbin, pasi automjeti që drejtonte është përplasur me automjetin me drejtuese shtetasen F. N., 48 vjeçe, banuese në Tiranë. Si pasojë e aksidentit janë dëmtuar dy drejtuesit e automjeteve dhe 3 pasagjerët, të cilët po marrin mjekim dhe janë jashtë rrezikut për jetën.

 

Materialet proceduriale iu referuan Prokurorisë së Lezhës, për veprime të mëtejshme.

 

Drejtoria Vendore e Policisë Vlorë

Specialistët e Seksionit të Trafikut Urban dhe Interurban në Komisariatin e Policisë Sarandë arrestuan në flagrancë shtetasin M. K., 29 vjeç, banues në Salari, Tepelenë, i cili ishte shpallur në kërkim pasi më datë 24.03.2026, nuk i është bindur urdhrit të punonjësve të Policisë, për të ndaluar automjetin dhe është larguar. Nga verifikimet rezultoi se nuk ishte i pajisur me leje drejtimi.

Specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Vlorë bënë ndalimin me iniciativë të shtetasit E. L., 52 vjeç, banues në Vlorë, i shpallur në kërkim më datë 22.03.2026, pasi dyshohet se prej disa muajsh ka përndjekur një shtetase.

Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Sarandë referuan materialet në Prokurori ku nisi procedimi penal për shtetasit:
-F. S., 43 vjeç, banues në Sarandë, pasi ka ndërtuar pa leje, një objekt, në lagjen nr. 1;
-A. S., 66 vjeç, banues në Sarandë, pasi ka ndërtuar pa leje, një mur, në tokë publike;
-E. S., 47 vjeç, banues në Sarandë, pasi ka kryer ndërtime pa leje, në hotelin në pronësi të tij, në lagjen nr. 1.
-Zh. M, pasi gjatë ekzekutimit të një vendimi gjyqësor në Ksamil, kjo shtetase është konfliktuar fizikisht me shtetasen A. H., me profesion avokate, duke i shkaktuar dëmtime të lehta.

Materialet procedurale iu referuan prokurorive kompetente, për veprime të mëtejshme.