Strukturat e Policisë së Shtetit janë të angazhuara për parandalimin, evidentimin dhe goditjen e paligjshmërive.
Kurbin/Policia parandalon një ngjarje të rëndë kriminale.Mori armën e zjarrit në banesë, dhe qëlloi në drejtim të banesës së një 60-vjeçari, për shkak të një konflikti të çastit, duke iu rrezikuar seriozisht jetën familjarëve, kur pa që po mbërrinte Policia, u largua në pyll.Pas kërkimeve dhe ndjekjes intensive, të kryera gjatë natës, në territorin e fshatit Malbardhë, nga Policia e Kurbinit, Forcat Operacionale dhe Shqiponjat e DVP Lezhë, Forcat e Sigurisë Kombëtare dhe forcat speciale “RENEA” u bë e mundur kapja dhe vënia në pranga e 41-vjeçarit që qëlloi me armë zjarri, drejt banesës së 60-vjeçarit.Gjithashtu në këtë zonë shërbimet e Policisë gjetën dhe sekuestruan armën e zjarrit pushkë me të cilën qëlloi i arrestuari.Në kuadër të punës intensive dhe të pandërprerë të Policisë, në të gjithë territorin e qarkut, me objektiva kryesorë, parandalimin e ngjarjeve kriminale dhe garantimin e sundimit të ligjit në territor, shërbimet e Komisariatit të Policisë Kurbin, në bashkëpunim me Forcat e Sigurisë Kombëtare dhe me shërbimet e Repartit “RENEA”, falë reagimit në kohë, kanë bërë të mundur parandalimin e përshkallëzimit të një konflikti me pasoja të rënda.Shtetasi R. M., rreth mesnatës, është konfliktuar për motive të dobëta, në ambientet e një lokali, me shtetasin C. H., 60 vjeç. Më pas ky shtetas ka marrë armën e zjarrit, në banesën e tij, ka qëlluar me të, në drejtim të banesës së 60-vjeçarit, me pasojë vetëm dëme materiale, dhe është larguar në zonën e pyllëzuar të fshatit Malbardhë, Kurbin, për t’u fshehur.Si rezultat i kërkimeve dhe ndjekjes së kryer gjatë natës, pa ndërprerje, në territorin e fshatit Malbardhë, shërbimet e Policisë kapën dhe vunë në pranga shtetasin R. M., 41 vjeç, banues në këtë fshat. Gjithashtu, gjetën në këtë zonë dhe sekuestruan në cilësinë e provës materiale, armën e zjarrit pushkë, me të cilën qëlloi 41-vjeçari.Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit te Përgjithshëm Lezhë, për veprime të mëtejshme, për veprat penale “Vrasja me dashje”, mbetur në tentativë dhe “Mbajtja pa leje dhe prodhimi i armëve, armëve shpërthyese dhe i municionit”.
Divjakë/Pasditen e djeshme, dyshohet se është vetëhedhur në një kanal me ujë, në fshatin Goriçaj, shtetasi S. B., 77 vjeç, i cili si pasojë është mbytur. Grupi i posaçëm hetimor vijon të punojë për të dokumentuar rrethanat e ngjarjes.
Tiranë/Vihen në pranga 6 shtetas, për vepra të ndryshme penale.
Specialistët e Seksionit për Hetimin e Narkotikëve arrestuan shtetasin S. L., 22 vjeç, banues në Tiranë, pasi gjatë kontrollit fizik, shërbimet e Policisë i gjetën dhe sekuestruan, sasi lënde të dyshuar narkotike kokainë.
Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Nr. 2 arrestuan shtetasin E. H., 30 vjeç, banues në Tiranë, pasi gjatë një konflikti për motive të dobëta, në rrugën “Sandër Prosi”, ka goditur me grushte shtetasin K. T., 48 vjeç, i cili si pasojë është dëmtuar dhe ndodhet në spital, në kujdesin e mjekëve.
Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Nr. 4 arrestuan shtetasin F. O., 23 vjeç, banues në Tiranë, pasi ka thyer masën e sigurisë “Arrest në shtëpi”.
Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Krujë arrestuan shtetasin A. D., 59 vjeç, banues në Krujë, pasi në banesën e tij u konstatua lidhje e paligjshme e energjisë elektrike.
Specialistët e Komisariatit të Policisë Rrugore Tiranë arrestuan shtetasit:
– R. D., 49 vjeç, banues në Tiranë, pasi me automjetin që drejtonte në gjendje të dehur, ka përplasur një automjet tjetër, me pasojë vetëm dëme materiale;
– F. M., 53 vjeç, banues në Tiranë, pasi u kap duke drejtuar automjetin, në gjendje të dehur.
Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Tiranë, për veprime të mëtejshme.
DVP Elbasan/Vihen në pranga 3 shtetas, procedohen në gjendje të lirë 5 shtetas dhe vijon puna për kapjen 1 tjetri, për vepra të ndryshme penale.
Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Librazhd arrestuan në flagrancë shtetasin D. H., 56 vjeç, banues në Librazhd, pasi ka ushtruar dhunë ndaj bashkëshortes së tij.
Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Elbasan arrestuan në flagrancë shtetasit:
-U. T., 30 vjeç, banues në Elbasan, pasi gjatë kontrollit fizik, shërbimet e Policisë i gjetën dhe sekuestruan 1 mjet prerës (thikë), ndërsa gjatë kontrollit në banesë i gjetën dhe sekuestruan 1 përforcues grushti;
-A. M., 36 vjeç, banues në Elbasan, pasi për motive të dobëta, ka goditur me grushte një 10-vjeçar, i cili ndodhet jashtë rrezikut për jetën.
Po nga këta specialistë u referuan materialet në Prokurori ku nisi procedimi në gjendje të lirë për shtetasin F. G., 21 vjeç, pasi gjatë një konflikti për motive të dobëta, ka goditur me grushte dhe shkelma, shtetasin M. D., 30 vjeç.
Gjithashtu, këta specialistë shpallën në kërkim shtetasin Y. S., 29 vjeç, banues në Elbasan, pasi dyshohet se gjatë natës, në lagjen “Kala”, ka vjedhur me thyerje në dyqanin e shtetases Sh. L., disa produkte kozmetike.
Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Gramsh referuan materialet në Prokurori ku nisi procedimi në gjendje të lirë për shtetasit:
E. K., 45 vjeç, banues në Gramsh, pasi më datë 24.12.2023, në fshatin Qerret, në rrugë, dyshohet se ka kanosur me shkop druri, një 63-vjeçare, për motive pronësie;
N. B., 37 vjeçe, banuese në Gramsh, pasi gjatë një konflikti për motive të dobëta, ka goditur me grushte shtetasen H. K. Gjithashtu, u proceduan penalisht bashkëshortët e këtyre shtetaseve, shtetasit B. B., 39 vjeç dhe E. K., 36 vjeç, pasi kanë goditur me grushte njëri-tjetrin.
Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Elbasan, për veprime të mëtejshme.
Gjatë 24 orëve të fundit, në të gjithë vendin janë proceduar penalisht 88 shtetas, konkretisht: 25 shtetas janë vënë në pranga, 56 janë proceduar në gjendje të lirë, si dhe janë shpallur në kërkim 7 shtetas, për vepra të ndryshme penale. Për lokalizimin, kapjen dhe vënien në pranga të shtetasve janë shpallur në kërkim, vijojnë punën intensivisht, strukturat e Policisë.
Në fushën e narkotikëve janë evidentuar 4 raste– 1 shtetas është vënë në pranga dhe 4 shtetas janë proceduar në gjendje të lirë.
Në fushën e mbajtjes pa leje të armëve dhe municionit luftarak, janë evidentuar 3 raste- 1 shtetas është vënë në pranga dhe 2 shtetas janë proceduar në gjendje të lirë.
Në fushën e krimeve kundër personit janë evidentuar 16 raste- 2 shtetas janë vënë në pranga dhe 15 shtetas janë proceduar në gjendje të lirë.
Janë evidentuar 6 raste të krimeve ekonomike- 9 shtetas janë vënë në pranga, 4 shtetas janë shpallur në kërkim dhe 6 shtetas janë proceduar në gjendje të lirë.
Janë evidentuar 2 raste të falsifikimit të dokumenteve, me 1 shtetas të vënë në pranga dhe 1 shtetas të proceduar në gjendje të lirë.
Për veprat penale në fushën e vjedhjen së pronës dhe pasurisë janë evidentuar 8 raste, 3 prej të cilave me autor/ë ende të paidentifikuar. 3 shtetas janë shpallur në kërkim dhe 2 shtetas janë proceduar në gjendje të lirë për këtë veprimtari kriminale.
Në fushën e krimeve kundër mjedisit dhe veprave penale dhe objekt shkatërrimin e pronës me mjete të ndryshme, janë evidentuar 6 raste- 1 shtetas është ndaluar dhe 6 shtetas janë proceduar në gjendje të lirë.
Janë evidentuar 2 raste të veprës penale “Dhuna në familje”- 2 shtetas janë proceduar në gjendje të lirë, si dhe janë plotësuar 5 kërkesëpadi për lëshimin e urdhrit të mbrojtjes së menjëhershme.
Janë evidentuar:
-2 raste në fushën e organizimit të kundërligjshëm të lojërave të fatit, me 3 shtetas të proceduar në gjendje të lirë;
-2 raste të veprës penale “Prishja e qetësisë publike”, me 2 shtetas të proceduar në gjendje të lirë;
-2 raste të veprës penale “Vetëgjyqësia”, me 2 shtetas të proceduar në gjendje të lirë;
-nga 1 rast i veprave penale “Vjedhja e energjisë elektrike ose e impulseve telefonike”, “Ushtrimi i ndikimit të paligjshëm ndaj personave që ushtrojnë funksione publike” dhe “Largimi i të burgosurit nga vendi i qendrimit”, me në total, 5 shtetas të vënë në pranga;
-nga 1 rast i veprave penale “Mosbindja ndaj urdhrit të punonjësit të policisë së rendit publik” dhe “Moskallëzimi i krimit”, me në total, 3 shtetas të proceduar në gjendje të lirë;
Kanë ndodhur 4 aksidente rrugore, me 5 shtetas të dëmtuar. Janë evidentuar 17 raste të veprave penale në fushën e qarkullimit rrugor- 5 shtetas janë vënë në pranga dhe 12 shtetas janë proceduar në gjendje të lirë.