Raporti i ngjarjeve, 26,27,28 prill 2025

Strukturat e Policisë së Shtetit janë të angazhuara për parandalimin, evidentimin dhe goditjen e paligjshmërive.

Gjatë këtyre ditëve, në të gjithë vendin, janë proceduar penalisht 243 shtetas, konkretisht: 46 shtetas janë vënë në pranga, 181 janë proceduar në gjendje të lirë, si dhe janë shpallur në kërkim 16 shtetas, për vepra të ndryshme penale. Për lokalizimin, kapjen dhe vënien në pranga të shtetasve të shpallur në kërkim, vijon intensivisht puna nga ana e strukturave të Policisë.

Në fushën e narkotikëve janë evidentuar 27 raste, njëri prej tyre me autor/ë të paidentifikuar. Për raste të tjera, 5 shtetas janë vënë në pranga dhe 24 shtetas janë proceduar në gjendje të lirë.

Në fushën e krimeve kundër personit janë evidentuar 28 raste, 3 prej tyre me autorë të paidentifikuar. Për rastet e tjera, 2 shtetas janë vënë në pranga, 7 shtetas janë shpallur në kërkim dhe 28 shtetas janë proceduar në gjendje të lirë.

Në fushën e armëmbajtjes pa leje janë evidentuar 9 raste, njëri prej tyre me autor/ë të paidentifikuar. Për raste të tjera, 3 shtetas janë vënë në pranga, 6 shtetas janë shpallur në kërkim dhe 3 shtetas janë proceduar në gjendje të lirë.

Në fushën e krimit ekonomik janë evidentuar 10 raste. 3 shtetas janë vënë në pranga, 2 shtetas janë shpallur në kërkim dhe 7 shtetas janë proceduar në gjendje të lirë.

Në fushën e veprave penale me objekt vjedhjen e pasurisë/tentativat për vjedhje të pasurisë, janë evidentuar 24 raste, 13 prej tyre me autorë të paidentifikuar. 7 shtetas janë vënë në pranga, 5 shtetas janë shpallur në kërkim dhe 4 të tjerë janë proceduar në gjendje të lirë, për vjedhje të tjera.

Në fushën e krimit mjedisor dhe veprave penale me objekt shkatërrimin e pronës me zjarr ose me mjete të ndryshme, janë evidentuar 44 raste, 3 prej tyre me autorë të paidentifikuar. Për raste të tjera, 42 shtetas janë proceduar në gjendje të lirë.

Për veprën penale “Dhuna në familje” janë evidentuar 14 raste. 5 shtetas janë vënë në pranga dhe 12 të tjerë të proceduar në gjendje të lirë, si dhe janë plotësuar 22 kërkesëpadi për lëshimin e menjëhershëm të urdhrit të mbrojtjes.

Janë evidentuar:

-5 raste të vetëgjyqësisë. 6 shtetas janë proceduar në gjendje të lirë;

-4 raste të mosbindjes/kundërshtimit të urdhrave të punonjësve të Policisë. 5 shtetas janë proceduar në gjendje të lirë;

-3 raste të kalimit të paligjshëm të kufirit, me 3 shtetas të proceduar në gjendje të lirë;

-3 raste të krimeve kibernetike, njëri prej tyre me autor/ë të paidentifikuar. Për rastet e tjera, 1 shtetas është arrestuar dhe 1 shtetas është proceduar në gjendje të lirë;

-3 raste të shkeljes së rregullave të mbrojtjes në punë. 1 shtetas është vënë në pranga, 2 shtetas janë shpallur në kërkim dhe 2 shtetas janë proceduar në gjendje të lirë;

-2 raste të fyerjes. 3 shtetas janë proceduar në gjendje të lirë;

-2 raste të dhunimit të banesës. 2 shtetas janë proceduar në gjendje të lirë;

-2 raste të goditjeve për shkak të detyrës. 1 shtetas është arrestuar dhe 1 shtetas është shpallur në kërkim;

-2 raste të veprimeve të dhunshme gjatë një aktiviteti sportiv. 2 shtetas janë proceduar në gjendje të lirë;

-2 raste të përvetësimit të sendeve të vjedhura. 2 shtetas janë proceduar në gjendje të lirë;

-2 raste të trafikimit të mjeteve motorike. 1 shtetas është arrestuar dhe 1 shtetas është proceduar në gjendje të lirë;

-2 raste të veprimeve në kundërshtim me vendimin e gjykatës. 2 shtetas janë proceduar në gjendje të lirë;

-1 rast i moskallëzimit të krimit dhe veprimeve që pengojnë zbulimin e së vërtetës, me 2 shtetas të arrestuar;

-1 rast i dhunimit të varreve, me 1 shtetas të shpallur në kërkim;

-1 rast i goditjes së sportistit, me autor/ë të paidentifikuar;

-1 rast i falsifikimit të dokumenteve, me 1 shtetas të arrestuar;

-nga 1 rast i organizimit të kundërligjshëm të lojërave të fatit, vjedhjes së energjisë elektrike, kanosjes për shkak të detyrës, pengimit të subjekteve zgjedhore, braktisjes së fëmijës së mitur, përdorimit me keqdashje të thirrjeve telefonike dhe deklaratës së rremë përpara OPGJ-së, me 8 shtetas në total, të proceduar në gjendje të lirë.

1 shtetas i kërkuar për trafikimi të mjeteve motorike dhe për plagosje të rëndë me dashje, të kryer në bashkëpunim, është ndaluar.

1 shtetas i kërkuar “Marrëdhënie seksuale ose homoseksuale me të mitur”, është ndaluar.

Në të gjithë vendin kanë ndodhur 11 aksidente, si pasojë e të cilave 1 shtetas ka humbur jetën dhe 17 shtetas janë dëmtuar. Janë evidentuar në total 42 raste të veprave penale në fushën e qarkullimit rrugor. 15 shtetas janë vënë në pranga dhe 30 shtetas janë proceduar në gjendje të lirë.

Drejtoria Vendore e Policisë Tiranë

 

Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Nr. 1 referuan materialet në Prokurori, ku nisi procedimi në gjendje të lirë për shtetasit Sh. L., 40 vjeç dhe A. B., 42 vjeç, pasi kanë kundërshtuar punonjësit e Policisë, për vënien e një mase administrative për parkim të gabuar të automjetit me të cilin ata lëviznin.

 

Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Nr. 3:

-kapën dhe ndaluan shtetasin e shpallur në kërkim A. L., 49 vjeç, pasi është dënuar me 6 muaj burgim, nga Gjykata  e Tiranës, për veprën penale “Vjedhja”;

-arrestuan shtetasin R. B., 23 vjeç, pasi ka goditur me grushte, punonjësin e Policisë që po kryente kontroll në automjetin e tij;

-shpallën në kërkim shtetasin A. Q., 42 vjeç, pasi ka kallëzuar një shtetas, me profesion taksist, se gjatë kohës që e ka patur në taksi, 42-vjeçari i ka marrë një shumë parash, nëpërmjet mashtrimit, si dhe i ka vjedhur xhiron ditore. Punohet për kapjen e shtetasit A. Q. dhe për verifikimin e kallëzimit.

 

Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Nr. 4 referuan materialet në Prokurori, ku nisi procedimi në gjendje të lirë për shtetasit E. P., 36 vjeç, B. H., 25 vjeç dhe A. K., 35 vjeç, pasi 25-vjeçari dyshohet se hodhi sende të forta, në fushë, gjatë ndeshjes së futbollit “FK Partizani-FK Elbasani”, shtetasit A. K. iu gjetën lëndë piroteknike, ndërsa 36-vjeçarit iu gjet një mjet prerës. Sendet që posedoheshin ilegalisht u sekuestruan me cilësinë e provës materiale.

 

Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Nr. 6, referuan materialet në Prokurori, ku nisi procedimi në gjendje të lirë për dy 14-vjeçarë, pasi dyshohet se kanë thyer xhamat e një autobusi që qendronte në zonën e quajtur “Kombinati”, si instalacion.

 

Specialistët e qarkullimit rrugor arrestuan shtetasin L. H., 41 vjeç, pasi automjeti që drejtonte ky shtetas, në gjendje të dehur, është përplasur me një automjet. Nga përplasja ka patur vetëm dëme materiale.

 

Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë së Tiranës, për veprime të mëtejshme.

Drejtoria Vendore e Policisë Lezhë

 

Specialistët e Sektorit të Qarkullimit Rrugor:

-arrestuan në flagrancë shtetasin A. Gj., 31 vjeç, banues në Rrëshen, pasi dje pasdite, në Rrëshen, duke drejtuar automjetin, në gjendje të dehur, ka përplasur një automjet të parkuar;

-referuan materialet në Prokurori ku nisi procedimi në gjendje të lirë për shtetasin A. V., 58 vjeç, banues në Kukës, pasi dje, rreth orës 14:00, në rrugën “Milot-Morinë”, automjeti që ai drejtonte është përplasur me 2 automjete dhe si pasojë janë dëmtuar lehtë pasagjerët në këto automjete.

 

Lezhë/Informacion paraprak

 

Rreth orës 10:15, në rrugën e fshatit Manati, janë përplasur automjetet me drejtues shtetasit A. K., 60 vjeç, dhe K. Gj., rreth 25 vjeç.

 

Si pasojë janë dëmtuar 2 drejtuesit e automjeteve dhe 3 pasagjerët në automjetin që drejtonte shtetasi K. Gj., të cilët janë dërguar në spital, në gjendje jashtë rrezikut për jetën.

 

Grupi hetimor po punon për zbardhjen e rrethanave të aksidentit.

Drejtoria Vendore e Policisë Berat

 

Specialistët e Seksionit për Hetimin e Narkotikëve referuan materialet në Prokurori, ku nisi procedimi në gjendje të lirë për shtetasin O. K., 20 vjeç, banues në Berat, pasi gjatë kontrollit fizik, shërbimet e Forcës së Posaçme “Shqiponja” i gjetën një sasi të vogël Cannabisi.

 

Specialistët e Sektorit të Qarkullimit Rrugor referuan materialet në Prokurori, ku nisi procedimi në gjendje të lirë për shtetasin G. S., 77 vjeç, banues në Berat, pasi u kap në rrugën “Antipatrea”, duke drejtuar motomjetin, pa leje.

 

Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë së Beratit, për veprime të mëtejshme.

Drejtoria Vendore e Policisë Fier

 

Specialistët e Sektorit të Qarkullimit Rrugor arrestuan në flagrancë shtetasin N. M., 38 vjeç, banues në Tiranë, pasi u kap duke drejtuar automjetin, në gjendje të dehur.

 

Specialistët për Hetimin e Narkotikëve referuan materialet në Prokurori, ku nisi procedimi penal për shtetasin E. A., 35 vjeç, banues në Fier, pasi gjatë kontrollit në automjetin me të cilin levizte ai, u gjet një sasi Cannabisi.

 

Shërbimet e Komisariatit të Policisë Fier referuan materialet në Prokurori, ku nisi procedimi penal për shtetasit F. Y., 41 vjeç, banues në Vlorë dhe L. Rr., 56 vjeçe, banuese në fshatin Marinëz (nëna e bashkëjetueses së 41-vjeçarit), pasi dyshohet se kanë ushtruar dhunë ndaj njëri-tjetrit.

 

Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Divjakë referuan materialet në Prokurori, ku nisi procedimi penal për shtetasit D. H., 21 vjeç dhe S. K., 26 vjeç, të dy banues në fshatin Ferras, pasi dyshohet se kanë kanosur njëri-tjetrin, nëpërmjet bisedave telefonike.

 

Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Fier, për veprime të mëtejshme.

Drejtoria Vendore e Policisë Shkodër

 

Në vijim të informacionit paraprak të dhënë dje, për një aksident, informojmë se specialistët e Sektorit të Qarkullimit Rrugor arrestuan shtetasin E. K., 40 vjeç, për veprën penale “Shkelja e rregullave të qarkullimit rrugor”, si dhe referuan materialet në Prokurori, ku nisi procedimi në gjendje të lirë për shtetasin K. N., 28 vjeç, për veprat penale “Shkelja e rregullave të qarkullimit rrugor” dhe “Drejtimi i automjeteve në mënyrë të parregullt”.

 

Gjithashtu, specialistët e Sektorit të Qarkullimit Rrugor referuan materialet në Prokurori, ku nisi procedimi në gjendje të lirë për shtetasin U. V., 28 vjeç, banues në fshatin Gruemirë, pasi u kap duke drejtuar automjetin, në gjendje të dehur.

 

-Më datë 27.04.2025, shtetasi V. N., 71 vjeç, ka kallëzuar se kanë tentuar të vjedhin në banesën e tij, në fshatin Muriqan, gjatë kohës që në banesë nuk ka patur njeri. Punohet për identifikimin dhe kapjen e autorit/ve.

 

-Më datë 27.04.2025, shtetasi B. Z., 66 vjeç, ka kallëzuar se kanë tentuar të vjedhin në banesën e tij, në fshatin Samrish, gjatë kohës që në banesë nuk ka patur njeri. Punohet për identifikimin dhe kapjen e autorit/ve.

 

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Shkodër, për veprime të mëtejshme.

Port Durrës

 

Policia Kufitare godet një rast të tentativës për të kontrabanduar mallra për të cilat paguhet akcizë.

 

Kishte fshehur në furgon, 177 steka me cigare, arrestohet në flagrancë në dalje të RSh-së, 28-vjeçari.

 

Sekuestrohen stekat dhe furgoni.

 

Policia Kufitare e portit të Durrësit, në vijim të goditjeve ndaj krimeve ndërkufitare, si rezultat i  intensifikimit të kontrolleve, analizës së riskut dhe inteligjencës policore, ka goditur në bashkëpunim me autoritetet doganore të portit, një rast të tentativës për të kontrabanduar mallra.

 

Për këtë rast, u arrestua në flagrancë shtetasi R. S., 28 vjeç, banues në Kukës, për veprën penale “Kontrabanda me mallra për të cilat paguhet akcizë ose me pezullim të plotë apo të pjesshëm nga detyrimet doganore ose të akcizës”.

 

Në dalje të RSh-së, gjatë kontrollit të detajuar në furgonin e shtetasit R. S., u gjetën 177 steka me paketa me cigare, të cilat ai i kishte fshehur për t’iu shmangur detyrimeve doganore. Stekat u sekuestruan në cilësinë e provës materiale, bashkë me furgonin.

 

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Durrës, për veprime të mëtejshme.

Drejtoria Vendore e Policisë Korçë

 

Specialistët e Seksionit për Hetimin e Narkotikëve referuan materialet në Prokurori, ku filloi procedimi penal për shtetasin A. B., 34 vjeç, banues në Athinë, pasi gjatë kontrollit fizik, iu gjet një sasi lënde e dyshuar narkotike cannabis sativa.

 

Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Pogradec referuan materialet në Prokurori, ku filloi procedimi penal për shtetasin A. Gj., 35 vjeç, banues në Rrëmenj, pasi ka kanosur një shtetas të mitur, për motive të dobëta.

 

Specialistët e Sektorit të Qarkullimit Rrugor referuan materialet në Prokurori, për vlerësim, pasi shtetasja kanadeze D. Ë., 73 vjeçe, duke lëvizur me biçikletë, në aksin rrugor “Qafë Thanë-Pogradec”, ka humbur kontrollin, është rrëzuar dhe për pasojë është dëmtuar lehtë.

 

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Korçë, për veprime të mëtejshme.

Policia e Shtetit

 

Finalizohet operacioni policor kundër krimit kibernetik, i koduar “MISLEADING MESSAGES”.

 

Iu dërgonte qytetarëve të ndryshëm në Shqipëri, link të rremë, për të plotësuar të dhënat bankare, duke u kamufluar si filiali i një banke të nivelit të dytë, me qëllim që t’iu merrte para nga llogaria, falë reagimit në kohë dhe me profesionalizëm, identifikohet, kapet dhe vihet në pranga autori i dyshuar.

 

Kapet në flagrancë në një bankomat në Tiranë, duke tërhequr para nga një llogari që e kishte marrë nëpërmjet linkut, Policia vë në pranga 23-vjeçarin nga Franca.

 

23-vjeçari, pasi kishte hapur linkun në Francë dhe kishte mashtruar qindra qytetarë, kishte ardhur në Tiranë, me qëllim tërheqjen e parave nga llogaritë bankare që kishte përfituar nëpërmjet mashtrimit.

 

Drejtoria për Hetimin e Krimeve Kibernetike në DPPSH, në bashkëpunim me Sektorin për Hetimin e Krimeve Kibernetike në DVP Tiranë dhe Drejtorinë e Forcës së Posaçme Operacionale, pas denoncimeve të marra nga qytetarë të cilët kishin rënë pre e një mashtrimi nëpërmjet linqeve bankare të rreme, finalizoi me sukses operacionin policor të koduar “MISLEADING MESSAGES”.

 

Në kuadër të këtij operacioni, pas një pune intensive hetimore dhe operative, u bë e mundur kapja dhe arrestimi në flagrancë i shtetasit A. S., 23 vjeç, lindur dhe banues në Francë.

 

Arrestimi i këtij shtetasi u krye pasi përmes mashtrimit me dërgimin e mesazheve të rreme në celularë, kërkonte plotësimin e formularëve me të dhëna bankare personale, të cilat më pas i përdorte për të tërhequr para nëpërmjet bankomateve (ATM) dhe aplikacioneve bankare të instaluara në celulare.

 

Në këtë skemë mashtrimi kanë rënë viktimë qindra shtetas shqiptarë.

 

Falë veprimeve të shpejta dhe profesionale të grupeve hetimore, u realizua lokalizimi dhe arrestimi në flagrancë i këtij shtetasi.

 

Në cilësinë e provës materiale u sekuestruan 3 celularë.

 

Vijojnë hetimet për identifikimin dhe procedimin e shtetasve të tjerë të përfshirë në këtë veprimtari kriminale.

 

Materialet procedurale i janë referuar Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Tiranë, për veprat penale “Mashtrimi kompjuterik” dhe “Ndërhyrja në të dhënat kompjuterike”.

 

Drejtoria për Hetimin e  Krimeve Kibernetike në Departamentin e Policisë Kriminale në Policinë e Shtetit siguron qytetarët se ka të gjitha kapacitetet logjistike dhe burimet njerëzore për të gjurmuar, identifikuar dhe arrestuar ata që keqpërdorin hapësirat e rrjeteve sociale në dëm të qytetarëve dhe apelon sërish për më shumë vigjilencë nga qytetarët ndaj çdo aplikacioni të panjohur që iu ofrohet në rrjetet e tyre sociale dhe t’i denoncojnë menjëherë në Policinë e Shtetit.

Policia e Shtetit

 

Finalizohet një tjetër operacion ndërkombëtar, për kapjen dhe ekstradimin e shtetasve të kërkuar ndërkombëtarisht, për llogari të Shqipërisë.

 

Operacioni “Kartela e kuqe”/Kapet në Greqi, një i  dënuar  me 16 vjet burgim për vjedhje  me armë kryer në bashkëpunim.

 

Si rezultat i informacionit të siguruar nga Fast Albania dhe DVP Shkodër si dhe shkëmbimit të këtij informacioni  nëpërmjet Interpol Tiranës me homologët në Athinë, u finalizua operacioni “Kartela e kuqe”.

 

Në kuadër të operacionit, Policia greke lokalizoi, kapi dhe arrestoi provizorisht me qellim ekstradimi  shtetasin Eduard Vushaj, 39 vjeç.

 

Në vitin 2016, Gjykata e Shkodrës e ka dënuar me 16 vjet burgim, për veprën penale “Vjedhja me armë”, sepse në vitin 2013,  në fshatin Grabom, ky shtetas  në bashkëpunim me një shtetas tjetër, ka ndaluar automjetin me të cilin lëviznin 2 shtetas dhe duke i kanosur me armë u ka marrë paratë dhe automjetin si dhe i ka plagosur të dy me mjet prerës (thikë).

 

Vijon bashkëpunimi ndërmjet Interpol Tiranës dhe Interpol Athinës, për ekstradimin e 39-vjeçarit, në Shqipëri.

Drejtoria Vendore e Policisë Vlorë

 

Specialistët për Hetimin e Narkotikëve në DVP Vlorë referuan materiale në Prokurori dhe nisën procedimin penal për shtetasin D. C., 36 vjeç, banues në Tragjas, pasi gjatë kontrollit në subjektin e tij “tabakino” dhe në automjet, shërbimet e Policisë i gjetën dhe sekuestruan një sasi lënde narkotike, kanabis dhe kokainë.

 

Specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Vlorë arrestuan shtetasin A. S., 27 vjeç, banues në Vlorë, pasi ka vjedhur disa produkte në një supermarket në lagjen “Pavarësia”.

 

Po këta specialistë referuan materiale në Prokurori pasi më datë 26.04.2025, në lagjen “Isa Boletini”, ka ndërruar jetë, në banesën e tij, dyshohet për shkaqe natyrale, shtetasi G. B., 90 vjeç.

 

Specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Himarë referuan materiale në Prokurori për shtetasin S. K., 62 vjeç, pasi më datë 26.04.2025, ndaj tij ka bërë kallëzim shtetasi L. M., 76 vjeç, se për motive të dobëta kanë debatuar me fjalë me njëri-tjetrin.

 

Specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Sarandë referuan materiale në Prokurori dhe shpallën në kërkim shtetasin R. K., 43 vjeç, banues në Berat, sepse më datë 17.04.2025, ka marrë një automjet me qira nga shtetasi A. S., në Sarandë dhe nuk ia ka kthyer deri më sot.

 

Specialistët e Seksionit të Trafikut Urban dhe Interurban Vlorë arrestuan shtetasin A. Gj., 39 vjeç, banues në Vlorë, pasi u konstatua nga shërbimet, në rrugën “Bulevardi Ismail Qemali”, duke drejtuar automjetin në gjendje të dehur.

 

Po këta specialistë referuan materiale në Prokurori dhe nisën procedimin penal për shtetasin H. D., 19 vjeç, banues në Vlorë, pasi në rrugën “Gjergj Kastrioti”, Vlorë, duke drejtuar mjetin tip “Volksëagen”, ka aksidentuar këmbësorin D. Xh., 68 vjeç, i cili pas mjekimit në spital është larguar në banesë.

 

Materialet iu referuan Prokurorive përkatëse, për veprime të mëtejshme.

Shkodër/Informacione paraprake

 

-Rreth orës 11:50, në lagjen “Tre Heronjt”, shtetasi E. K., duke drejtuar automjetin, dyshohet se ka humbur kontrollin mbi drejtimin e automjetit dhe për pasojë automjeti është përplasur me motomjetin me drejtues  shtetasin K. N., i cili  ndodhet në Spitalin Rajonal Shkodër, jashtë rrezikut për jetën.

 

-Rreth orës 11:55, në bulevardin “Skenderbeu” mjeti autobus me drejtues shtetasin  L. D., ka përplasur këmbësoren  shtetasen L. Z., 67 vjeçe, e cila ndodhet në Spitalin Rajonal Shkodër, jashtë rrezikut për jetën.

 

Me dy drejtuesit e automjeteve po kryhen veprimet e mëtjeshme proceduriale.

 

Grupi hetimor po punon për sqarimin e rrethanave të aksidenteve.

DVP Tiranë

 

Specialistët e Seksionit për Hetimin e Narkotikëve arrestuan shtetasin S. N., 34 vjeç, pasi gjatë kontrollit fizik iu gjet e iu sekuestrua një sasi lënde Kokaine.

 

Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Nr. 1 referuan materialet në Prokurori, ku nisi procedimi në gjendje të lirë për shtetasit:

-D. D., 37 vjeç dhe A. L., 38 vjeç, për veprat penale “Plagosje e lehtë me dashje” dhe “Kanosje”, pasi dyshohet se kanë qenë të përfshirë në konfliktin e ndodhur në një residencë, në Farkë, me datë 25.04.2025;

-L. B., 61 vjeç, në rrugën “Haki Gjici”, për motive të dobëta, është konfliktuar verbalisht me komshiun e tij shtetasin R. B.

 

Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Nr. 4 referuan materialet në Prokurori, ku nisi procedimi në gjendje të lirë për shtetasit:

-E. A., 33 vjeç, pasi dyshohet se ka goditur një 48-vjeçar, për motive të dobëta;

-E. B., 25 vjeç, B. T., 37 vjeç dhe M. T., 71 vjeç, pasi dyshohet se kanë goditur me grushte njëri-tjetrin, për motive të dobëta;

-B. K., 38 vjeç dhe J. Sh., 40 vjeç, pasi dyshohet se kanë goditur me grushte njëri-tjetrin, për motive të dobëta;

-F. Gj., 48 vjeç dhe A. H., 40 vjeç, pasi kanë fyer njëri-tjetrin, për motive të dobëta.

 

Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Nr. 5 referuan materialet në Prokurori, ku nisi procedimi në gjendje të lirë për shtetasin F. M., 34 vjeç, pasi për motive të dobëta, ka kanosur një 27-vjeçare.

 

Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Nr. 7, referuan materialet në Prokurori, ku nisi procedimi në gjendje të lirë për shtetasit P. Gj., 48 vjeç dhe Xh. M., 56 vjeç, pasi dyshohet se kanë goditur me grushte njëri-tjetrin, për motive të dobëta.

 

Specialistët e qarkullimit rrugor arrestuan shtetasi I. T., 44 vjeç, pasi u konstatua duke drejtuar automjetin në gjendje të dehur.

 

-Më datë 26.04.2025, shtetasi G. B., 19 vjeç,kallëzon se në rrugën “Tom Plezha”, pas një debati për motive të dobëta është kanosur nga një shtetas i paidentifikuar. Punohet për identifikimin dhe kapjen e autorit.

 

-Krujë/Informacion paraprak.

 

Me datë 27.04.2025, rreth 11:00, në Thumanë, në parkimin e një lokali, dyshohet se pas një konflikti të çastit, për motive të dobëta, është qëlluar me armë zjarri në drejtim të automjetit të parkuar në pronësi të shtetasit K. M. Nga të shtënat nuk ka persona të dëmtuar.

 

Autori i dyshuar pas ngjarjes është larguar me një automjet, i cili është i identifikuar nga ana jonë, por për arsyje hetimi nuk japim të dhëna të tjera.

 

Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe paraprakisht gjatë këqyrjes së saj ka gjetur e sekuestruar dy gëzhoja. Punohet për kapjen e autorit dhe dokumentimin e plotë të rastit.

 

Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme.

Drejtoria Vendore e Policisë Elbasan

 

Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Elbasan arrestuan në flagrancë shtetasin Z. M., 38 vjeç, pasi ka ushtruar dhunë ndaj bashkëshortes së tij, e cila u pajis me urdhër mbrojtjeje.

 

Specialistët e Qarkullimit Rrugor arrestuan në flagrancë shtetasit:

-D. O., 39 vjeç, banues në Tiranë, H. Sh., 37 vjeç dhe R. K., 40 vjeç, të dy banues në Elbasan, pasi u kapën duke drejtuar automjetet përkatëse, në gjendje të dehur;

-E. S., 53 vjeç, pasi në fshatin Vulcan, duke drejtuar automjetin, pa leje drejtimi, ka humbur kontrollin mbi drejtimin e tij dhe automjeti ka dalë nga rruga. Për pasojë është dëmtuar 53-vjeçari, i cili është jashtë rrezikut për jetën.

 

Gjithashtu, po nga këta specialistë u referuan materialet në Prokurori ku nisi procedimi penal për shtetasit:

-P. Ç., 23 vjeç, banues në Lushnje, pasi në aksin rrugor “Elbasan-Tiranë”, automjeti që ai drejtonte është përplasur me automjetin me drejtues shtetasin Sh. K., 24 vjeç, banues në Elbasan. Si pasojë e përplasjes janë dëmtuar shtetasi Sh. K., dhe 2 pasagjerë që udhëtonin në këto 2 automjete, të cilët janë jashtë rrezikut për jetën;

-E. Q., 20 vjeç, pasi në fshatin Marinëz, Belsh, dyshohet se për shkak të humbjes së kontrollit mbi drejtimin e automjetit, automjeti ka dalë nga rruga. Për pasojë është dëmtuar 20-vjeçari, i cili është jashtë rrezikut për jetën.

 

Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Elbasan referuan materialet në Prokurori ku nisi procedimi penal për shtetasin F. C., 34 vjeç, pasi dyshohet se në gjendje të dehur, ka kanosur për shkak të detyrës kryeplakun e fshatit Polis, shtetasin K. S., 41 vjeç.

 

Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Peqin referuan materialet në Prokurori ku nisi procedimi penal për shtetasin D. S., 76 vjeç, pasi u kap duke kryer punime ndërtimi, pa leje.

 

Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Elbasan, për veprime të mëtejshme.

Drejtoria Vendore e Policisë Elbasan

 

Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Elbasan arrestuan në flagrancë shtetasin Z. M., 38 vjeç, pasi ka ushtruar dhunë ndaj bashkëshortes së tij, e cila u pajis me urdhër mbrojtjeje.

 

Specialistët e Qarkullimit Rrugor arrestuan në flagrancë shtetasit:

-D. O., 39 vjeç, banues në Tiranë, H. Sh., 37 vjeç dhe R. K., 40 vjeç, të dy banues në Elbasan, pasi u kapën duke drejtuar automjetet përkatëse, në gjendje të dehur;

-E. S., 53 vjeç, pasi në fshatin Vulcan, duke drejtuar automjetin, pa leje drejtimi, ka humbur kontrollin mbi drejtimin e tij dhe automjeti ka dalë nga rruga. Për pasojë është dëmtuar 53-vjeçari, i cili është jashtë rrezikut për jetën.

 

Gjithashtu, po nga këta specialistë u referuan materialet në Prokurori ku nisi procedimi penal për shtetasit:

-P. Ç., 23 vjeç, banues në Lushnje, pasi në aksin rrugor “Elbasan-Tiranë”, automjeti që ai drejtonte është përplasur me automjetin me drejtues shtetasin Sh. K., 24 vjeç, banues në Elbasan. Si pasojë e përplasjes janë dëmtuar shtetasi Sh. K., dhe 2 pasagjerë që udhëtonin në këto 2 automjete, të cilët janë jashtë rrezikut për jetën;

-E. Q., 20 vjeç, pasi fshatin Marinëz, Belsh, dyshohet se për shkak të humbjes së kontrollit mbi drejtimin e automjetit, automjeti ka dalë nga rruga. Për pasojë është dëmtuar 20-vjeçari, i cili është jashtë rrezikut për jetën.

 

Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Elbasan referuan materialet në Prokurori ku nisi procedimi penal për shtetasin F. C., 34 vjeç, pasi dyshohet se në gjendje të dehur, ka kanosur për shkak të detyrës kryeplakun e fshatit Polis, shtetasin K. S., 41 vjeç.

 

Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Peqin referuan materialet në Prokurori ku nisi procedimi penal për shtetasin D. S., 76 vjeç, pasi u kap duke kryer punime ndërtimi, pa leje.

 

Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Elbasan, për veprime të mëtejshme.

DVP Tiranë

 

Vodhën një automjet, në një garazh në rrugën “Kol Koçi”, në Yzberisht, identifikohen dy autorët.

Vihet në pranga njëri prej tyre si dhe shpallet në kërkim bashkëpunëtori i tij.

 

Sekuestrohet në cilësinë e provës materiale automjeti i vjedhur.

 

Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Nr. 6, në bazë të kallëzimit të marrë nga një 28-vjeçare, të cilës i ishte vjedhur automjeti në garazhin e pallatit ku banon, kanë organizuar punën për vënien përpara përgjegjësisë penale të autorëve.

 

Si rezultat i veprimeve intensive hetimore të kryera në kuadër të operacionit “Micro”, u arrestua në flagrancë shtetasi M. Sh., 20 vjeç, si dhe u  shpall në kërkim shtetasi E. H(B)., 20 vjeç, të dy banues në Tiranë.

 

Këta shtetas, dyshohet se në bashkëpunim me njëri-tjetrin, më datë 25.04.2025, kanë vjedhur një automjet tip “Nissan Micra”, në një garazh në rrugën “Kol Koçi”, në Yzberisht.

 

Në cilësinë e provës materiale u sekuestrua automjeti, i cili u gjet pranë banesës së 20-vjeçarit(të arrestuar).  Vijon puna për lokalizimin dhe kapjen e 20-vjeçarit, të shpallur në kërkim.

 

Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme.

Tiranë/Finalizohet  një tjetër operacion kundër veprimtarisë kriminale të trafikimit të lëndëve narkotike me postë nga SHBA.

 

U kap në flagrancë  në një degë postare duke marrë një pako me lëndë narkotike cannabis sativa me përqindje të lartë TCH, që ishte trafikuar nga SHBA, vihet në pranga 28-vjeçari.

 

Sekuestrohen rreth 135 gram cannabis sativa me përqindje të lartë TCH dhe 3 celularë.

 

Seksioni për Hetimin e Narkotikëve, në bashkëpunim me Forcën e Posaçme Operacionale të DVP Tiranë, Drejtorinë Vendore të Policisë Fier, Komisariatin e Policisë Rinas dhe Filialin Qendra Tranzite e Postës Shqiptare, në drejtimin e Prokurorisë, organizoi dhe finalizoi operacionin policor të koduar “Dërgesa 3”.

 

Si rezultat i operacionit u arrestua shtetasi A. M., 28 vjeç, banues në Fier.

 

Ky shtetas u kap në flagrancë nga shërbimet e Policisë, në një degë postare duke marrë një pako me rreth 135 gramë lëndë të dyshuar narkotike cannabis sativa me përqindje të lartë THC, që dyshohet se është trafikuar nga SHBA.

 

Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë së Tiranës, për veprime të mëtejshme.

Drejtoria Vendore e Policisë Gjirokastër

 

Specialistët për Hetimin e Krimeve Ekonomike dhe Financiare në DVP Gjirokastër,  referuan materialet në Prokurori ku nisi procedimi penal  në gjendje të lirë për shtetasen Zh. Ç., 58 vjeçe, banuese në Gjirokastër, (farmaciste).  Gjatë kontrolleve të ushtruara  nga shërbimet e Policisë në automjetin dhe në subjektin e saj tregtar u gjetën dhe u sekuestruan një sasi medikamentesh mjekësore, pa pullë fiskale, të cilat dyshohet se 58 vjeçarja  i ka futur kontrabandë  nga Greqia.

 

Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Përmet referuan materialet në Prokurori ku nisi procedimi penal për shtetasin Dh. P., 34 vjeç, banues në Përmet, pasi nuk i është bindur urdhrit të punonjësit të Policisë, për të ndaluar automjetin. Nga  veprimet e para hetimore dhe nga këqyrja e celularit të 34-vjeçarit, janë konstatuar prova të ushtrimit të lojërave të fatit dhe basteve sportive.

 

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Gjirokastër, për veprime të mëtejshme.

Drejtoria Vendore e Policisë Gjirokastër

 

Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Përmet referuan materialet në Prokurori ku nisi procedimi penal për shtetasin Dh. P., 34 vjeç, banues në Përmet, pasi nuk i është bindur urdhrit të punonjësit të Policisë, për të ndaluar automjetin. Nga  veprimet e para hetimore dhe nga kqyrja e celularit të 34-vjeçarit, janë konstatuar prova të ushtrimit të lojrave të fatit dhe basteve sportive.

 

Specialistët për Hetimin e Krimeve Ekonomike dhe Financiare referuan materiale në Prokurori ku nisi procedimi penal për shtetasen Zh. Ç., 58 vjeçe, banuese në Gjirokastër, (farmaciste) pasi gjatë kontrolleve të ushtruara në automjetin dhe në subjektin e saj tregtar u gjetën dhe u sekuestruan një sasi medikamentesh mjekësore, pa pullë fiskale, të cilat dyshohet se i ka kontrabanduar nga Greqia.

 

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Gjirokastër, për veprime të mëtejshme.

Drejtoria Vendore e Policisë Shkodër

 

Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Malësi e Madhe  arrestuan shtetasin E. D., 36 vjeç, banues në fshatin Grilë, pasi ka ushtruar dhunë ndaj nënës së tij.

 

Specialistët e Sektorit të Qarkullimit Rrugor referuan materialet në Prokurori, ku nisi procedimi në gjendje të lirë për shtetasit:

-L. M., 53 vjeç, banues në fshatin Naraç, pasi u kap duke drejtuar automjetin, në gjendje të dehur;

-17-vjeçar, pasi u kap duke drejtuar motomjetin, pa leje drejtimi.

 

-Më datë 26.04.2025, shtetasi N. Gj., 90 vjeç, ka kallëzuar se i kanë vjedhur një shumë parash në banesën e tij, në fshatin Grilë, gjatë kohës që në banesë nuk ka pasur njeri. Punohet për identifikimin dhe kapjen e autorit/ve.

 

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Shkodër, për veprime të mëtejshme.

Drejtoria Vendore e Policisë Shkodër

 

Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Malësi e Madhe  arrestuan shtetasin E. D., 36 vjeç, banues në fshatin Grilë, pasi ka ushtruar dhunë ndaj nënës së tij.

 

Specialistët e Sektorit të Qarkullimit Rrugor referuan materialet në Prokurori, ku nisi procedimi në gjendje të lirë për shtetasit:

-L. M., 53 vjeç, banues në fshatin Naraç, pasi u kap duke drejtuar automjetin, në gjëndje të dehur;

-17-vjeçar, pasi u kap duke drejtuar motomjetin, pa leje drejtimi.

 

-Më datë 26.04.2025, shtetasi N. Gj., 90 vjeç, ka kallëzuar se i kanë vjedhur një shumë parash në banesën e tij, në fshatin Grilë, gjatë kohës që në banesë nuk ka patur njeri. Punohet për identifikimin dhe kapjen e autorit/ve.

 

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Shkodër, për veprime të mëtejshme.

Drejtoria Vendore e Policisë Korçë

 

Specialistët e Sektorit të Qarkullimit Rrugor arrestuan në flagrancë shtetasin G. Xh., 32 vjeç, banues në Korçë, pasi u kap duke drejtuar automjetin në gjendje të dehur.

 

Në vijim të informacionit paraprak të dhënë ditën e djeshme për aksidentin rrugor “Maliq-Korçë”, ku ngeli i dëmtuar shtetasi O. K., iu informojmë se specialistët e Sektorit të Qarkullimit Rrugor referuan materialet në Prokurori, ku filloi procedimi penal për këtë shtetas për veprën penale ” Shkelja e rregullave të qarkullimit rrugor”.

 

Specialistët për Hetimin e Krimeve Ekonomike dhe Financiare referuan materialet në Prokurori, ku filloi procedimi penal për shtetasin J. K., 33 vjeç, banues në Pirg, Maliq, pasi në aksin rrugor “Ponçarë- Bilisht”, gjatë kontrollit në automjetin e tij, shërbimet e Policisë gjetën dhe sekuestruan  një sasi duhani që dyshohet se 33 vjeçari e ka  futur kontrabandë  nga Greqia.

 

Specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Maliq referuan materialet në Prokurori, ku filloi procedimi penal për shtetasit:

– K. L., pasi u kap duke kryer punime ndërtimi pa leje;

 

– V. R., 58 vjeç, banues në Korçë, pasi dyshohet se me vetëgjyqësi i ka hequr disa shtylla në kufirin ndarës midis tokës së tij dhe vëllait të tij;

 

– A. Ç., 42 vjeç, banues në Dushar, pasi ka goditur me sende të forta një 42-vjeçar, për motive të dobëta.

 

Specialistët  për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Korçë arrestuan në flagrancë shtetasin V. Xh., 39 vjeç, banues në Korçë, pasi dyshohet se ka ushtruar dhunë ndaj babit të tij.

 

Po nga këta specialistë u referuan materialet në Prokurori, ku filloi procedimi penal për shtetasit:

 

  1. P., pasi u kap duke kryer punime ndërtimi pa leje.

 

Për një 10-vjeçar, për veprën penale ” Shkatërrimi i pronës me zjarr” nga pakujdesia, pasi duke luajtur nga ballkoni i banesës së tij, në lagjen nr. 9 Korçë, ka hedhur një tampon shkume të ndezur, e cila ka rënë mbi një automjet, i cili si pasojë e flakëve është djegur plotësisht.

 

Specialistët e Hetimit e Narkotikëve referuan materialet ne Prokurori, ku filloi procedimi penal për shtetasin M. Ç., 27 vjeç, banues më Tiranë, pasi gjatë kontrollit fizik, iu gjet dhe u sekuestrua një sasi lënde narkotike e dyshuar si cannabis sativa.

 

Më datën 26.04.2025, në aneksin e stadiumit “Skënderbeu”, gjatë zhvillimit të ndeshjes “SkënderbeuU19- Partizani U19”, një shtetas i pa identifikuar ka goditur me shishe uji në drejtim të fushës, duke u dëmtuar lehtë një lojtar i Partizanin. Po punohet për identifikimin dhe kapjen e autorit.

 

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të përgjithshëm Korçë, për veprime të mëtejshme.

Drejtoria Vendore e Policisë Berat

 

Specialistët e Seksionit për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Berat  arrestuan shtetasin e shpallur në kërkim policor E. E., 34 vjeç, banues në Berat, pasi në datën 26.04.2025, ka vjedhur në banesën e një 66-vjeçari, 1 televizor. Ky shtetas u konstatua dhe u kap nga Forca e Posaçme “Shqiponja”, të cilët gjatë kontrollit fizik të ushtruar shtetasit E. E, i gjetën dhe sekuestruan 1 përforcues grushti.

-referuan materialet në Prokurori, ku nisi procedimi në gjendje të lirë për shtetasin D. T., 40 vjeç, banues në Berat, pasi për motive të dobëta, në lokalin e tij, ka kanosur me mjet prerës një

35-vjeçar.

 

Specialistët e Seksionit për Hetimin e Narkotikëve referuan materialet në Prokurori, ku nisi procedimi në gjendje të lirë për shtetasin A. T., 16 vjeç, banues në Kuçovë, pasi gjatë kontrollit fizik të ushtruar nga Forca e Posaçme “Shqiponja”, iu gjet dhe sekuestrua një sasi e vogël lëndë narkotike cannabis sativa.

-referuan materialet në Prokurori, ku nisi procedimi në gjendje të lirë për shtetasin H. V., 29 vjeç, banues në Berat, pasi gjatë kontrollit fizik të ushtruar iu gjet dhe sekuestrua një sasi e vogël lëndë narkotike kokainë.

 

Materialet iu referuan Prokurorisë Berat, për veprime të mëtejshme.

Pogradec/Vijojnë kontrollet për kapjen e shtetasve të shpallur në kërkim.

 

Kapet dhe ndalohet 1 shtetas i shpallur në kërkim për veprën  penale “Plagosje e rëndë me dashje”, e kryer në bashkëpunim.

 

Si rezultat i kontrolleve të vazhdueshme për lokalizimin dhe kapjen e shtetasve në kërkim, bazuar dhe në informacionet e siguruara nga inteligjenca informative, specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Pogradec në bashkëpunim me Specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë nr. 4 Tiranë kanë lokalizuar, kapur dhe ndaluar shtetasin:

 

  1. P., 29 vjeç, banues në Pogradec, për veprën penale “Plagosje e rëndë me dashje”, e kryer në bashkëpunim.

 

Ky shtetas ishte shpallur në kërkim, pasi dyshohet se më datë 16.04.2025, në fshatin Buçimas, Pogradec, së bashku me shtetasin E. A., dhe N. A., kanë goditur me sende të forta shtetasin Dh. B., 30 vjeç, duke i shkatuar dëmtime trupore,  për motive të dobëta.

 

Vijon puna për kapjen e shtetasve E. A., dhe N. A.

 

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Korçë, për veprime të mëtejshme.

Drejtoria Vendore e Policisë Korçë

 

Specialistët e Sektorit të Qarkullimit Rrugor arrestuan në flagrancë shtetasin G. Xh., 32 vjeç, banues në Korçë, pasi u kap duke drejtuar automjetin në gjendje të dehur.

 

Në vijim të informacionit paraprak të dhënë ditën e djeshme për aksidentin rrugor “Maliq-Korçë”, ku ngeli i dëmtuar shtetasi O. K., iu informojmë se specialistët e Sektorit të Qarkullimit Rrugor referuan materialet në Prokurori, ku filloi procedimi penal për këtë shtetas për veprën penale ” Shkelja e rregullave të qarkullimit rrugor”.

 

Specialistët për Hetimin e Krimeve Ekonomike dhe Financiare referuan materialet në Prokurori, ku filloi procedimi penal për shtetasin J. K., 33 vjeç, banues në Pirg, Maliq, pasi në aksin rrugor “Ponçarë- Bilisht”, gjatë kontrollit në automjetin e tij, shërbimet e Policisë gjetën dhe sekuestruan  një sasi rreth 40 kg, duhan i hapur, të dyshuar të kondrabanaduar nga Greqia.

 

Specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Maliq referuan materialet në Prokurori, ku filloi procedimi penal për shtetasit:

– K. L., pasi u kap duke kryer punime ndërtimi pa leje;

 

– V. R., 58 vjeç, banues në Korçë, pasi dyshohet se me vetëgjyqësi i ka hequr disa shtylla në kufirin ndarës midis tokës së tij dhe vëllait të tij;

 

– A. Ç., 42 vjeç, banues në Dushar, pasi ka goditur me sende të forta një 42-vjeçar, për motive të dobëta.

 

Specialistët  për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Korçë arrestuan në flagrancë shtetasin V. Xh., 39 vjeç, baues në Korçë, pasi dyshohet se ka ushtruar dhunë ndaj babit të tij.

 

Po nga këta specialistë u referuan materialet në Prokurori, ku filloi procedimi penal për shtetasit:

 

  1. P., pasi u kap duke kryer punime ndërtimi pa leje.

 

Për një 10-vjeçar, për veprën penale ” Shkatërrimi i pronës me zjarr” nga pakujdesia, pasi duke luajtur nga ballkoni i banesës së tij, në lagjen nr. 9 Korçë, ka hedhur një tampon shkume të ndezuar, e cila ka rënë mbi një automjet, i cili si pasojë e flakëve është djegur plotësisht.

 

Specialistët e Hetimit e Narkotikëve referuan materialt ne Prokurori, ku filloi procedimi penal për shtetasin M. Ç., 27 vjeç, banues më Tiranë, pasi gjatë kontrollit fizik, iu gjet dhe u sekuestrua një sasi lënde narkotike e dyshuar si cannabis sativa.

 

Më datën 26.04.2025, në aneksin e stadiumit “Skënderbeu”, gjatë zhvillimit të ndeshjes “SkënderbeuU19- Partizani U19”, një shtetas i pa indendtifikuar ka goditur me shishe uji në drejtim të fushës, duke u dëmtuar lehtë një lojtar i Partizanin. Po punohet për indetifikimin dhe kapjen e autorit.

 

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të përgjithshëm Korçë, për veprime të mëtejshme.

DVP Tiranë

 

Vijojnë kontrollet intensive, falë dhe mbështetjes së qytetarëve për goditjen e armëmbajtjes pa leje.

 

Finalizohet nga Komisariati i Policisë Nr. 6, operacioni policor i koduar “Garage”.

 

Mbante të fshehur armë zjarri në garazhdin e tij, vihet në pranga 45-vjeçari.

 

Sekuestrohet një armë zjarri pistoletë e modifikuar për ti vendosur silencator, një shkop gome si të policisë dhe 1 shkop bejsbolli, të gjetura gjatë kontrollit të banesës të 45-vjeçarit.

 

Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatin të Policisë Nr. 6, në vijim të punës për parandalimin dhe goditjen e veprimtarisë kriminale në fushën e armëmbajtjes pa leje, bazuar dhe në informacionet e marra në rrugë operative, se një shtetas mbante armë zjarri dhe sende të paligjshme në garazh dhe në banesë, kanë organizuar punën dhe kanë finalizuar operacionin policor të koduar “Garage”.

 

Në kuadër të operacionit u arrestua shtetasi K. Dh., 45 vjeç, banues në Tiranë.

 

Gjatë kontrollit të garazhit dhe të banesës së 45-vjeçarit, në rrugën “Teodor Keko”, shërbimet e Policisë gjetën dhe sekuestruan në cilësinë e provës materiale, një armë zjarri pistoletë e modifikuar për ti vendosur silencator, një shkop gome si të policisë dhe 1 shkop bejsbolli.

 

Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme.

Vlorë/Informacion paraprak

 

Sot, rreth orës 06:00, në lagjen “Hajro Çakërri”, në rrugë, në afërsi të banesës së tij, është gjetur pa shenja jete, dyshohet i vrarë me armë zjarri, shtetasi R. H., 58 vjeç, i cili ishte i punësuar dhe si roje në një objekt në ndërtim pranë banesës së tij.

 

Është ngritur një grup i posaçëm hetimor dhe, nën drejtimin e Prokurorisë, vijojnë intensivisht hetimet për zbardhjen e rrethanave dhe sigurimin e provave, me qëllim dokumentimin ligjor të ngjarjes, identifikimin dhe kapjen e autorit/ve.

Reagim i Drejtorisë Vendore të Policisë Lezhë

 

Në lidhje me një shkrim të publikuar në rrjetet sociale, ku kandidati për deputet i subjektit politik Partia Demokratike pretendon se nga Policia e Shtetit është ndaluar një shtetase në Balldre të Lezhës pasi dyshohet se është kapur në flagrancë duke blerë vota për llogari të Partisë Socialiste, sqarojmë opinionin publik se pretendimi i ngritur është i pavërtetë.

 

Po në interes të informimit publik, bëjmë me dije se më datë 26.04.2025, rreth orës 16:00, në sallën e Komandimit të DVP Lezhë ka ardhur një telefonatë për një konflikt të ndodhur në një lokal në Balldre, për verifikimin e të cilës shërbimet e Policisë kanë shkuar në adresën e dhënë.

 

Nga grupi hetimor dhe shërbimet policore janë kryer të gjitha veprimet procedurale, ku nga tërësia e tyre, si këqyrje lokali, dëshmi palëve të përfshira dhe dëshmitarëve, si dhe veprimeve të tjera hetimore të domosdoshme për rastin, ka rezultuar se:

 

Lokali ku ka ndodhur konflikti është në pronësi të shtetases M. D., 62 vjeçe, banuese në Balldre, dhe prej disa kohësh ia kishte dhënë me qera shtetases D. N., 36 vjeçe, banuese në Balldre.

 

Të përfshirë në konflikt fizikisht ditën e sotme janë vetë marrësja me qera e lokalit shtetasja D. N., me shtetasen N. N., 32 vjeçe (vajza e shtetases M. D., pronares së lokalit), dhe arsyeja e konfliktit është për motive të dobëta, në lidhje me përdorimin e pajisjeve të lokalit.

 

Shtetasja D. N. është dërguar në spital, dhe pas marrjes së ndihmës mjekësore është risjellë në ambientet e policisë për vazhdimin e procedurave.

 

Gjithashtu, në cilësinë e personave që kanë dijeni për rrethanat e ngjarjes (dëshmitarë) janë shoqëruar shtetasja M. D. edhe dy shtetas të tjerë banues në Balldre, të cilët kanë qenë të pranishëm në lokal kur ka ndodhur konflikti.

 

Pas komunikimit me Prokurorin e gatshëm, do të referohen materialet hetimore në Prokurori për veprën penale “Dëmtime tjera me dashje” në ngarkim të shtetases N. N.

Drejtoria Vendore e Policisë Shkodër

 

Pas konstatimit të një shkrimi të postuar në rrjetin social Facebook të tij nga punonjësi i Policisë N/Komisar P. M., dhe më pas  është publikuar nga një portal, shkrim ky në shkelje të Ligjit të Policisë së Shtetit, ju informojmë se Drejtori i Drejtorisë Vendore të Policisë Shkodër, menjëherë ka bërë pezullimin nga detyra të punonjësit të Policisë.

 

Njëkohësisht, Drejtoria e Standardeve Profesionale në Drejtorinë e Përgjithshme të Policisë së Shtetit ka nisur hetimin disiplinor ndaj punonjësit të policisë Nënkomisar P. M., me detyrë Specialist për Hetimin e Krimit në Komisariatin e Policisë në DVP Shkodër, për shkelje të parashikuar nga neni 121, pika 1, germa “m” – “Kryerja e veprimeve që cenojnë rëndë figurën e punonjësit të policisë, institucionin apo shërbimin policor në tërësi”, dhe pika 2, germa “a” – “Shkelja e rregullave të papajtueshmërisë me funksionin ose të kufizimeve për shkak të funksionit”, të Ligjit nr. 82/2024 “Për Policinë e Shtetit”.

 

Policia e Shtetit siguron qytetarët se strukturat e saj janë të angazhuara maksimalisht në luftën kundër krimit dhe paligjshmërive, si dhe për të garantuar rendin dhe sigurinë gjatë gjithë procesit zgjedhor.

 

Në zbatim të nenit 6 të Ligjit nr. 82/2024 “Për Policinë e Shtetit”, Policia është institucion i administratës shtetërore, i depolitizuar, i baraslarguar nga subjektet politike, tërësisht në funksion të zbatimit të ligjit  dhe në  shërbim të qytetarëve.

Maliq/ Informacion paraprak

 

Rreth orës 17:40 në aksin rrugor “Maliq-Korçë”, në fshatin Vloçisht,  shtetasi O. K., 45 vjeç, duke drejtuar automjetin dyshohet se ka humbur kontrollin mbi drejtimin e tij, dhe si pasojë automjeti ka dalë nga rruga.

 

Nga aksidenti është dëmtuar drejtuesi i automjetit shtetasi O. K., i cili po merr mjekim në spital, në gjendje jashtë rrezikut për jetën.

 

Grupi hetimor po punon për sqarimin e rrethanave të aksidentit.

Krujë

 

Finalizohet nga Komisariati i Policisë Krujë operacioni policor i koduar “Krasta”.

 

Parandalohet dhe goditet një rast i kultivimit të bimëve narkotike, në një zonë të mbrojtur, në Krastë.

 

Sekuestrohen fidanë të mbjellë me bimë narkotike cannabis sativa, vihet në pranga 1 shtetas si dhe procedohet në gjendje të lirë bashkëpunëtori i tij.

 

Shërbimet e Komisariatit të Policisë Krujë, në vijim të punës për parandalimin, evidentimin dhe goditjen e veprimtarisë kriminale në fushën e kultivimit të bimëve narkotike, gjatë kontrollit masiv të territorit, bazuar dhe në informacionet e marra në rrugë operative, kanë parandaluar dhe goditur një rast të tentativës për kultivim të kanabisit.

 

Në kuadër të operacionit “Krasta”, arrestuan shtetasin Sh. A., 22 vjeç dhe proceduan në gjendje të lirë shtetasin M. B., 18 vjeç, të dy banues në fshatin Halil, Fushë-Krujë.

 

Këta shtetas, dyshohet se në bashkëpunim me njëri-tjetrin, kanë kultivuar bimë narkotike cannabis sativa në një hapësirë të pyllëzuar, në fshatin Krastë.

 

Gjithashtu,në vijim të veprimeve proceduriale u sekuestrua në cilësinë e provës materiale edhe automjeti në pronësi të 22-vjeçarit, i cili e përdorte për të shkuar tek vendi ku kishte kultivuar fidanë narkotikë.

 

Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme.

Drejtoria Vendore e Policisë Shkodër

 

Specialistët për Hetimin e Krimeve ndaj Personit në DVP Shkodër ekzekutuan urdhrin e Prokurorit, për ndalimin e shtetasit Xh. M., banues ne Tepelenë (i cili ishte në masën e sigurisë “Arrest në shtëpi”), pasi  Gjykata ka ndryshuar masën e sigurisë  nga  “Arresti në shtëpi”, në “Arrest në burg”.

 

Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Shkodër referuan materialet në Prokurori ku nisi procedimi në gjendje të lirë për shtetasit:

-L. Ç., pasi nga kontrollet dhe verifikimet e kryera në bashkëpunim me shërbimet e OSHEE-së, u konstatua lidhje e paligjshme e energjisë elektrike, në banesën e tij;

-A. Ç., 28 vjeç, Ç. Ç., 37 vjeç, V.Ç., 44 vjeç, të tre banues në Shkodër, pasi janë konfliktuar me njëri- tjetrin, për motive të dobëta;

-E. D., 29 vjeç, pasi ka kryer punime ndërtimi, pa lejen përkatëse;

-L. L., 45 vjeç dhe A. J., 33 vjeç,  pasi kanë kryer punime ndërtimi, pa lejen përkatëse në Theth;

 

Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Malësi e Madhe referuan materialet në Prokurori ku nisi procedimi në gjendje të lirë për shtetasit:

-E. U., 41 vjeç, banues në fshatin Flakë, për veprën penale “Mosbindje ndaj urdhrit të punonjësit të rendit publik”, pasi 41 vjeçari nuk i është bindur urdhrit të punonjësve të Policisë për tu larguar nga një vendngjarje e një aksidenti rrugor;

-E. S., 28 vjeçe, banuese në Koplik, për veprat penale “Shkelje e rregullave të mbrojtjes në punë” dhe “Punësimi i paligjshëm”.

 

-Specialistët e Sektorit të Qarkullimit Rrugor referuan materialet në Prokurori, ku nisi procedimi në gjendje të lire për një 17-vjeçar, pasi u kap duke drejtuar motomjetin, pa leje drejtimi.

 

-Në vijim të informacionit të dhënë me datë 24.04.2025 për një aksident në fshatin Jubicë, ju informojmë se specialistët e Sektorit të Policisë Rrugore, referuan materialet në Prokurori, për veprën penale “Shkelja e rregullave të qarkullimit rrugor”, për shtetasin (viktimë) M. O., 68 vjeç, i cili  duke drejtuar motomjetin e tij, ka humbur kontrollin mbi drejtimin e motomjetit duke dalë nga rruga. 68 vjeçari ka humbur jetën në Spitalin e Traumës Tiranë.

 

-Më datë 24.04.2025 në fshatin Pjeshull, Shalë, shtetasi P. M.,  40 vjeç, banues në fshatin Bardhaj, duke prerë dru zjarri, është rrëzuar duke pësuar dëmtime fizike. Ky shtetas është transportuar me helikopter në QSUT Tiranë, ku po merr ndihmë mjekësore jashtë rrezikut për jetën.

 

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Shkodër, për veprime të mëtejshme

Drejtoria Vendore e Policisë Shkodër

 

Specialistët për Hetimin e Krimeve ndaj Personit në DVP Shkodër ekzekutuan urdhrin e Prokurorit, për ndalimin e shtetasit Xh. M., banues ne Tepelenë (i cili ishte në masën e sigurisë “Arrest në shtëpi”), pasi Gjykata e lartë ka lënë në fuqi Vendimin e  Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Shkodër me vendimin e datës 09.09.2024,  për vendosjen në hetim dhe caktimin e masës së sigurisë nga “Arresti në shtëpi”, në “Arrest me burg”.

 

Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Shkodër referuan materialet në Prokurori ku nisi procedimi në gjendje të lirë për shtetasit:

-L. Ç., pasi nga kontrollet dhe verifikimet e kryera në bashkëpunim me shërbimet e OSHEE-së, u konstatua lidhje e paligjshme e energjisë elektrike, në banesen e tij;

-A. Ç., 28 vjeç, Ç. Ç., 37 vjeç, V.Ç., 44 vjeç, të tre banues në Shkodër, pasi janë konfliktuar me njëri- tjetrin, për motive të dobta;

-E. D., 29 vjeç, banues në fshatin Shtoj i Ri, pasi ka kryer punime ndërtimi, pa lejen përkatëse;

-L. L., 45 vjeç, banues në fshatin Bardhaj, pasi ka kryer punime ndërtimi, pa lejen përkatëse në Theth;

-A. J., 33 vjeç, banues në Shkodër, pasi ka kryer punime ndërtimi, pa lejen përkatëse në Theth.

 

Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Malësi e Madhe referuan materialet në Prokurori ku nisi procedimi në gjendje të lirë për shtetasit:

-E. U., 41 vjeç, banues në fshatin Flakë, për veprën penale “Mosbindje ndaj urdhrit të punonjësit të rendit publik”, pasi 41 vjeçari nuk i është bindur urdhrit të punonjësve të Policisë për tu larguar nga një vendgjarje e një aksidenti rrugor;

-E. S., 28 vjeçe, banuese në Koplik, për veprat penale “Shkelje e rregullave të mbrojtjes në punë” dhe “Punësimi i paligjshëm”.

 

Specialistët e Sektorit të Qarkullimit Rrugor referuan materialet në Prokurori, ku nisi procedimi në gjendje të lire për një 17-vjeçar, pasi u kap duke drejtuar motomjetin, pa leje drejtimi.

 

Në vijim të informacionit të dhënë me datë 24.04.2025 për një aksident në fshatin Jubicë, ju informojmë se specialistët e Sektorit të Policisë Rrugore, referuan materialet në Prokurori, për veprën penale “Shkelja e rregullave të qarkullimit rrugor”, për shtetasin (viktimë) M. O., 68 vjeç, i cili  duke drejtuar motomjetin e tij, ka humbur kontrollin mbi drejtimin e motomjetit dhe është vetërrëzuar. 68 vjeçari ka humbur jetën në Spitalin e Traumës Tiranë.

 

Më datë 24.04.2025 në fshatin Pjeshull, Shalë, duke prerë dru zjarri, është rrëzuar duke u aksidentuar në gjymtyrët e poshtëme shtetasi P. M.,  40 vjeç, banues në fshatin Bardhaj. Ky shtetas është transportuar me helikopter në QSUT Tiranë, ku po merr ndihmë mjeksore jashtë rrezikut për jetën.

 

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Shkodër, për veprime të mëtejshme.

Interpol Tirana

 

Vijon bashkëpunimi me homologët për kapjen dhe ekstradimin e personave të shpallur në kërkim ndërkombëtar.

 

Kapet në Greqi dhe ekstradohet drejt vendit tonë një shtetas shqiptar i dënuar për plagosje të rëndë me dashje.

 

Në vijim të bashkëpunimit të Drejtorisë së Interpolit me zyrat homologe, për kapjen dhe ekstradimin e personave të shpallur në kërkim ndërkombëtar, është arrestuar në Greqi shtetasi shqiptar Marinel Demiri, 39 vjeç, banues në Pojan, Korçë.

 

39-vjeçari u arrestua nga autoritetet policore greke me qëllim ekstradimin drejt Shqipërisë, në zbatim të urdhër-arrestit ndërkombëtar të lëshuar nga Drejtoria e Interpolit, pasi në vitin 2023, Gjykata e Apelit Tiranë e ka dënuar me 5 vjet e 6 muaj burgim, për veprën penale “Plagosja e rëndë me dashje”.

 

Nga hetimet rezulton se në vitin 2011, shtetasi Marinel Demiri, është përfshirë në një konflikti me sende të forta, në fshatin Pojan, Korçë, gjatë të cilit ka humbur jetën shtetasi A. Z., 75 vjeç, i cili kishte ndërhyrë për të ndihmuar djalin e tij gjatë konfliktit me të rinjtë.

Kukës

Specialistët  e Sigurisë Rrugore në DVP Kukës referuan materialet në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Kukës, për një 15 vjeçar, banues në Kukës, pasi në qytetin e  Kukësit, është ndaluar nga shërbimet e policisë rrugore duke drejtuar mjetin tip “Benz” pa pasur leje drejtimi.

-Specialistët  e Sigurisë Rrugore të autostradës Milot-Morinë referuan materialet në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Kukës për veprën penale “Shkelja e rregullave të qarkullimit rrugor”, në ngarkim të shtetasit N.B, 58 vjeç, banues në Shkup, Maqedonia e Veriut , pasi:  Më datë 25.04.2025, në aksin rrugor “Rruga e Kombit”, në tunelin e Kalimashit, duke drejtuar automjetin ka goditur  një automjet  dhe  një kamion.  Si pasojë e përplasjes  është dëmtuar drejtuesi i automjetit shtetasi N.B., dhe pasagjeri S.R., 33 vjeç, të dy banues në Shkup. Po nga përplasja është dëmtuar dhe drejtuesi ai automjetit tjetër shtetasi  E.S., 26 vjeç, banues në Tiranë, të cilët ndodhen jashtë rrezikut për jetën.

 

-Specialistët e Seksionit për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë  Kukës referuan  materialet në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Kukës për veprën penale “Dëmtime të tjera me dashje”,  ndaj shtetasve B.Z., 37 vjeç, dhe I. A., 32 vjeç, banues në Podujevë, Kosovë. Ndaj këtyre shtetasve ka bërë kallëzim shtetasi  M.D., 33 vjeç, banues në fshatin Mys Mamëz, Kukës, se pas një konflikti për motive të dobëta, shtetasit B.Z. dhe I.A, e kanë goditur me grushte.

 

-Specialistët e Seksionit për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Tropojë  referuan  materialet në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Kukës, për veprën penale “Dëmtime të tjera me dashje” ndaj  shtetasit Z.S., 39 vjeç, banues në fshatin Dragobi, Tropojë, pasi ka bërë kallëzim shtetasi   A.M., 49 vjeç, se për motive të dobëta  shtetasi Z.S, ka ushtruar dhunë fizike.

 

Materialet i janë referuar Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Kukës për veprime të mëtejshme.

Drejtoria Vendore e Policisë Dibër

 

Specialistët e për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Dibër, kapën dhe ndaluan shtetasin A.H., 63 vjeç, banues në Peshkopi, pasi Gjykata e Shkallës së Parë e Juridiksionit të Përgjithshëm Dibër i ka caktuar masën e sigurisë “Arrest në burg”, për veprën penale “Plagosja e rëndë me dashje”.

 

Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Bulqizë referuan materialet në SPAK, për veprën penale “Pengimi i subjekteve zgjedhore”, për shtetasin K.M., 33 vjeç, banues në Shupenzë, pasi ndaj tij  me datë 25.04.2025, ka bërë kallëzim shtetasi Xh. M., 58 vjeç, banues në Tiranë, i cili pretendon se gjatë takimit elektoral të zhvilluar nga subjekti politik “Partia Demokratike”, në fshatin Ostren, shtetasi K.M., indimidonte  pjesëmarrësit në takim.

 

Shërbimet e Komisariatit të Policisë Mat referuan materialet në Prokurori, ku nisi procedimi penal për shtetasit:

-S.M., 20 vjeç, banues në Burrel, pasi dyshohet se për motive të dobëta, ka goditur me sende të forta, një 16-vjeçar.

-A.R., 51 vjeçe, banues në Klos, pasi dyshohet se për motive pronësie, ka goditur me sende të forta, një 47-vjeçare.

-Y.K., 43 vjeç, banues në Burrel, pasi nga veprimet hetimore ka rezultuar se ky shtetas ka bërë kallzim të rremë para oficerit të policisë gjyqësore, duke deklaruar që është dhunuar e kryer veprime të turpshme nga persona të panjohur.

 

Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Dibër , për veprime të mëtejshme.

Kavajë

 

Në përfundim të veprimeve të para hetimore të kryera në lidhje me ngjarjen e djeshme ne fshatin Qerret/Kavaje ku humbi jetën shtetasi H. P., 59 vjeç, duke punuar gjatë çmontimit të një skele dhe u dëmtua në këmbë shtetasi S. H., 36 vjeç, në një pallat në ndërtim, Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit  të Policisë Kavajë arrestuan në flagrancë shtetasen E. Xh., 68 vjeçe, banuese në Tiranë, me detyrë drejtuese teknike e punimeve.

 

Po në lidhje me ngjarjen, në përfundim të hetimeve të para  u bë shpallja në kërkim për veprën penale “Shkelja e rregullave të mbrojtjes në punë”  e shtetasit E. D., 53 vjeç, banues në Golem, Kavajë, me detyrë  administrator i firmës  dhe njëkohësisht sipërmarrës i punimeve ne pallat,  dhe e shtetasit  M. Sh., 31 vjeç, banues në Tiranë, me detyrë inxhinier i kompanisë së ndërtimit.

 

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Durrës, për veprime të mëtejshme.

Drejtoria Vendore e Policisë Gjirokastër

 

Në vijim të informacionit paraprak të dhënë ditën e djeshme, për aksidentin e ndodhur në aksin rrugor “Gjirokastër-Tepelenë”, në vendin e quajtur “Plepat e Kardhiqit”, ju informojmë se specialistët e Sektorit të Policisë Rrugore arrestuan në flagrancë shtetasin M. Ë., 56 vjeç, banues në Gjermani, për veprën penale “Shkelja e rregullave të qarkullimit rrugor”.

 

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Gjirokastër, për veprime të mëtejshme.

Drejtoria Vendore e Policisë Fier

 

Në vijim të informacionit të dhënë mbi ngjarjen e ndodhur mbrëmjen e djeshme në fshatin Cakran, ku dy shtetas, babë e bir, goditën me sende të forta kushëririn e tyre, specialistët e Seksionit për Hetimin e Krimeve Kundër Personit arrestuan në flagrancë shtetasin M. S., 37 vjeç dhe djalin e tij 17 vjeç, për veprat penale “Plagosje e rëndë me dashje” dhe “Dhuna në familje”.

 

Specialistët e Komisariatit të Policisë Lushnjë referuan materialet në Prokurori, ku nisi procedimi penal për shtetasin G. N., 60 vjeç, banues në Lushnjë, pasi dyshohet se i ka marrë nëpërmjet mashtrimit një shumë parash shtetasit B. H., dhe nuk ja ka kthyer më.

Mëngjesin e sotëm, në aksin rrugor “Fier-Levan”, shtetasi J. M., 57 vjeç, banues në Berat, duke drejtuar automjetin tip autobus, (në të cilin ndodhej vetëm drejtuesi i automjetit), dyshohet se ka humbur kontrollin mbi drejtimin e automjetit dhe për pasojë automjeti është përmbysur.

 

Si pasojë është dëmtuar lehtë drejtuesi i automjetit i cili ka shkuar për të bërë ekzaminimet mjekësore në spital.

 

Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë së Fierit, për veprime të mëtejshme.

Tiranë

 

Vijojnë veprimet hetimore për dokumentimin e plotë ligjor të rastit, ku u dëmtua me sende të forta punonjësia e Oshee-së.

 

Identitikohet, kapet, dhe vihet në pranga, një 28-vjeçar, i cili ka ndihmuar 30-vjeçarin J. S(i arrestuar mbrëmjen e djeshme), që të largonte autorin e ngjarjes, nga vendi i ngjarjes.

 

Vijojnë kontrollet e pandërprera për kapjen e autorit të ngjarjes 38-vjeçarit S. C.

 

Në vijim të punës intensive hetimore me qëllim dokumentimin e plotë ligjor të ngjarjes së ndodhur ditën e djeshme, në rrugën “Artan Lenja”, ku mbeti e dëmtuar me sende të forta punonjësja e Oshee-s,  është bërë e mundur identifikimi, kapja dhe arrestimi i shtetasit L. M., 28 vjeç, banues në Tiranë.

 

Nga veprimet hetimore ka rezultuar se ky shtetas ka ndihmuar shtetasin J. S, 30 vjeç(i arrestuar mbremjen e djeshme), që të largonte nga vendi i ngjarjes, autorin shtetasin S. C.

 

Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme.

DVP Tiranë

 

Specialistët e Seksionit për Hetimin e Narkotikëve arrestuan shtetasin A. V., 18 vjeç dhe referuan materialet në Prokoruri ku nisi procedimi në gjendje të lirë për shtetasin A. G., 18 vjeç, pasi të dy këta shtetas sapo kanë parë shërbimet e Policisë kanë hedhur nga motomjeti me të cilin qarkullonin një sasi të vogël kanabisi, e cila u sekuestrua në cilësinë materiale. Gjatë verifikimeve përkatëse, ka rezultuar se shtetasi A. V, e drejtonte motomjetin, pa lejen përkatëse.

 

Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Nr. 1 referuan materialet në Prokurori, ku nisi procedimi në gjendje të lirë për shtetasin K. S., 38 vjeç, pasi mbremjen e djeshme, në një rezidencë, në Farkë, dyshohet se ka goditur me grushte dhe ka kanosur 19-vjeçarin K. F., i cili ndodhet në spital, nën kujdesin e mjekëve. Vijon puna për identifikimin dhe për kapjen e shtetasve të tjerë të përfshirë në konflikt.

 

Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Nr. 2, në vijim të operacionit “Mystery”  kapën dhe ndaluan shtetasi i shpallur në kërkim në kuadër të këtij operacioni A. H., 22 vjeç. Ky shtetas në bashkëpunim me A. M( i arrestuar me parë) dhe A. U(ende në kërkim) gjatë muajit prill kanë vjedhur 3 biçikleta dhe 3 monopatina;

 

Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Nr. 4 referuan materialet në Prokurori, ku nisi procedimi në gjendje të lirë për shtetasit:

-E. R., 28 vjeç, pasi dyshohet se ka goditur një 45-vjeçar, për motive të dobëta;

-A. L., 39 vjeç, pasi dyshohet se ka kanosur një 35-vjeçar, për motive të dobëta.

 

Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Nr. 5 referuan materialet në Prokurori, ku nisi procedimi në gjendje të lirë për shtetasit Q. R., 69 vjeç dhe E. R., 74 vjeç, vellezër, pasi për motive të dobëta, janë konfliktuar verbalisht me njëri-tjetrin. Gjithashtu, dyshohet se 69-vjeçari, ka kanosur me armë gjahu vëllain e tij. Arma e gjahut bashkë me lejen u sekuestrua në cilësinë e provës materiale.

 

Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Nr. 6:

-shpallën në kërkim shtetasin E. D., 34 vjeç, pasi dyshohet se ka goditur me mjet prerës, shtetasin A. J., 33 vjeç, i cili ndodhet në spital, jashtë rrezikut për jetën.Punohet për kapjen e 34-vjeçarit.

-shpallën në kërkim shtetasit E. F., 35 vjeç, F(K). T., 33 vjeç dhe T. A., 30 vjeç, pasi, në mesnatë, në bashkëpunim me njëri-tjetrin, kanë goditur dyshohet me sende të forta shtetasin E. Gj., 37 vjeç, i cili ndodhet në spital, nën kujdesin e mjekëve. Punohet për kapjen e 3 shtetasve të shpallur në kërkim.

 

Specialistët e qarkullimit rrugor arrestuan shtetasit:

-A. Gj., 26 vjeç si dhe referuan materialet në Prokurori, ku nisi procedimi në gjendje të lirë për shtetasin M. B., 35 vjeç, pasi automjeti që drejtohej nga 26-vjeçari ka përplasur motomjetin me drejtues shtetasin M. B. Si pasojë është dëmtuar 35-vjeçari, i cili ndodhet në spital, nën kujdesin e mjekëve. Gjithashtu, gjatë verifikimeve ka rezultuar se 35-vjeçari, e drejtonte motomjetin, pa lejen përkatëse;

-D. K., 53 vjeç, pasi u kap duke drejtuar automjetin, në gjendje të dehur.

 

-Më datë 24.04.2025, shtetasi F. L., 54 vjeç, kallëzon se në rrugën “Aleksandër Moisiu”, 2 persona të paidentifikuar, e kanë goditur me grushte. Punohet për identifikimin e kapjen e autorëve.

 

Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme.

Korçë/Parandalohet një rast i tentativës për trafikim të lëndëve narkotike drejt Greqisë.

 

Parandalimi nga Policia Kufitare në DVKM në  bashkëpunimin me Seksionin për Hetimin e Narkotikëve i DVP Korçë.

 

Sekuestrohen rreth 32.3 kilogramë lëndë e dyshuar narkotike kanabis.

 

Tentuan të transportonin me  dy çanta nëpërmjet kufirit të gjelbër  drejt Greqisë  20 pako me lëndë narkotike kanabis, shpallet në kërkim 1 shtetas dhe vijon puna për identifikimin edhe të autorit dhe kapjen e  tyre.

 

Shërbimet e Seksionit për Hetimit  në DVKM dhe patrulla e Policisë Kufitare  që patrullonin në vijën kufitare  me Greqinë  mbi fshatrat Vidohovë dhe Ponçarë të Devollit , midis piramidave  43 dhe 44, kanë konstatuar në largësi dy shtetas që transportonin dy çanta ku dyshohej se brenda tyre  kishte lëndë narkotike.

 

Shërbimet e Policisë Kufitare janë vënë në ndjekje të tyre dhe kanë njoftuar dhe shërbimet e Drejtorisë Vendore të Policisë Korçë.

 

Dy shtetasit që transportonin çantat kur kanë parë punonjësit e Policisë kanë braktisur çantat e krahut dhe janë larguar në thellësi të kufirit , ku janë njoftuar edhe shërbimet e Policisë Kufitare Greke.

 

Nga këqyrja e çantave , grupi hetimor konstatoi se në brendësi të tyre kishte 20 pako të mbushura me lëndë narkotike me peshë totale 32.3 kilogramë.

 

Seksioni për Hetimin e Narkotikëve i DVP Korçë, në bashkëpunim me Drejtorinë Vendore të Kufirit dhe Migracionit Korçë  kanë bërë të mundur identifikimin e njërit prej personave të dyshuar që transportonte lëndën narkotike  ku për arsye hetimi nuk bëjmë me dije gjeneralitetet  e tij.

 

Vijon puna për  identifikimin  autorit tjetër dhe personave të tjerë të përfshirë në këtë tentativë për trafikim të narkotikëve

 

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme.

DVP Tiranë/Vijojnë intensivisht hetime dhe veprime operacionale komplekse, kundër rasteve të trafikimit nga ShBA, të Cannabisit me përqindje të lartë THC, me qëllim shitjen në Tiranë.

 

Në 24 orë, goditen 2 raste të kësaj veprimtarie kriminale.

Sekuestrohen 3 pako me 7.7 kg Cannabis Sativa me përqindje të lartë THC.

 

Arrestohet marrësi i njërës pako, në Elbasan.

Identifikohet dhe shpallet në kërkim shtetasi që dyshohet se do të merrte pakon tjetër, në Vorë.

 

Shkon 5 numri i rasteve të trafikimit të Cannabisit, nga ShBA, të goditura gjatë kësaj jave, nga Policia e Tiranës. Në total u sekuestruan rreth 10 kg Cannabis me përqindje të lartë THC dhe u identifikuan 8 shtetas të implikuar në këtë veprimtari kriminale.

 

Seksioni për Hetimin e Narkotikëve dhe Prokuroria e Tiranës, në bashkëpunim me Forcën e Posaçme Operacionale, Komisariatin e Policisë Rinas dhe me Degën Qendra Tranzite të Postës Shqiptare, zhvilluan së fundi:

 

-operacionin “Dërgesa 1”, gjatë të cilit u arrestua në flagrancë shtetasi R. H., 32 vjeç, duke marrë në një degë postare në Elbasan, 2 pako me rreth 4 kg Cannabis, me përqindje të lartë THC;

-operacionin “Dërgesa 2”, gjatë të cilit u identifikua dhe u shpall në kërkim shtetasi F. I., 21 vjeç, pasi dyshohet se do të merrte në një degë postare në Vorë, një pako me rreth 3.7 kg Cannabis, me përqindje të lartë THC.

 

Punohet për kapjen e 21-vjeçarit, si dhe për identifikimin dhe nxjerrjen përpara përgjegjësisë penale të shtetasve që kanë porositur lëndën narkotike.

 

Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë së Tiranës, për veprime të mëtejshme.

DVP Tiranë

 

Ndihmoi autorin e ngjarjes së ndodhur ditën e sotme, të largohej nga vendi i ngjarjes, vihet në pranga 30-vjeçari.

 

Vijon puna për kapjen e 38-vjeçarit që goditi me sende të forta punonjësen e Oshee-s,  në lokalin në posedim të tij, në rrugën “Artan Lenja”.

 

Sekuestrohet automjeti i 30-vjeçarit, me të cilin u largua autori.

 

Në vijim të veprimeve për ngjarjen e ndodhur ditën e sotme, në rrugën “Artan Lenja”, ku mbeti e dëmtuar me sende të forta shtetasja R. H., 37 vjeçe, specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Nr. 2 arrestuan në flagrancë shtetasin J. S., 30 vjeç, banues në Tiranë, për veprat penale “Përkrahja e autorit të krimit” dhe “Moskallëzim krimi”.

 

Nga hetimet ka rezultuar se ky shtetas ka ndihmuar autorin e ngjarjes, shtetasin S. C., 38 vjeç, të largohej nga vendi i ngjarjes.

 

Vijon puna intensive për kapjen dhe ndalimin e 38-vjeçarit.

 

Materialet i kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme procedurale.

Tiranë/Informacion paraprak.

 

Rreth orës 19:15, në Farkë, në afërsi të një kompleksi, persona ende të paidentifikuar janë përfshirë në një konflikt dyshohet me sende të forta.

 

Si pasojë është dëmtuar shtetasi K. F., rreth 19 vjeç, i cili ndodhet në spital, nën kujdesin e mjekëve.

 

Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për sqarimin e rrethanave të rastit si dhe identifikimin e personave të përfshirë në konflikt.

Kavajë/Informacion paraprak

 

Rreth orës 15:30, në Urgjencën e Spitalit Rajonal Durrës, është dërguar pa shenja jete shetasi I. P. rreth 62 vjeç, i cili ka qënë duke punuar në Qerret Kavajë, në një pallat.

 

62-vjeçari dyshohet se ka humbur jetën si pasojë e rrëzimit të një  trari prej druri gjatë çmontimit të skelave të ndërtimit.

 

Po si pasojë e rënies së trarit  është dëmtuar lehetë në këmbë shtetasi S. H.

 

Janë shoqëruar në Komisariat personat që kanë qënë prezent në vendngjarje.

 

Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe nën drejtimin e Prokurorisë po punuon për sqarimin e rrethanave të ngjarjes.

Drejtoria Vendore e Policisë Berat

 

Specialistët e Sektorit për Qarkullimin Rrugor arrestuan në flagrancë shtetasin Th. Z., 28 vjeç, banues në Kuçovë, pasi mbrëmjen e djeshme në lagjen “Llukan Prifti”, Kuçovë, duke drejtuar automjetin ka aksidentuar 2 këmbësore, të cilat ndodhen në spital, jashtë rrezikut për jetën.

-referuan materialet në Prokurori, ku nisi procedimi në gjendje të lirë për shtetasin D. A., 17 vjeç, pasi në lagjen “11 Shkurti”, Kuçovë, u konstatua duke drejtuar automjetin pa leje drejtimi.

 

Në vijim të informacionit të dhënë në datën 20.04.2025,  për veprën penale “Shkelja e rregullave të mbrojtjes në punë”, u bë kapja dhe arrestimi i administratorit tjetër të shpallur në kërkim shtetasit L. S., 63 vjeç, banues në Berat. Në subjektin e tij (gurore), u dëmtua në dorë, gjatë punës shtetasi P. P. Për këtë rast është arrestuar dhe shtetasi T. S, administratorë në të njëjtin subjekt.

 

Specialistët e Seksionit për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Kuçovë referuan materialet në Prokurori, ku nisi procedimi në gjendje të lirë për shtetasin T. Ç., banues në fshatin Tapi, Kuçovë, për veprën penale “Ndërtim i paligjshëm”

 

Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë Berat, për veprime të mëtejshme.