Durrës
Drejtonin automjetet në efektin e lëndëve narkotike, arrestohen 2 shtetas.
Njëri prej tyre u konstatua ndërkohë që përdorte celularin gjatë drejtimit të automjetit, ndërsa tjetri e drejtonte automjetin pa targë dhe pa siguracion.
Gjatë patrullimit me objektiv parandalimin e aksidenteve dhe ndëshkimin e shkelësve të rregullave të qarkullimit rrugor, shërbimet e Policisë Rrugore të Durrësit i bënë shenjë ndalimi, drejtuesit të një automjeti që e konstatuan në rrugën “Petrit Llaftiu”, duke përdorur celularin.
Gjatë veprimeve policore, drejtuesi i automjetit ka shfaqur sjellje të dyshimta. Nga testimi me aparatin drogëtestues, ai rezultoi në efektin e lëndëve narkotike.
-Gjithashtu, në rrugën “Adria”, shërbimet e Policisë Rrugore i bënë shenjë ndalimi, drejtuesit të një automjeti që nuk e kishte të vendosur targën e përparme.
Gjatë veprimeve policore, drejtuesi i automjetit ka shfaqur sjellje të dyshimta. Nga testimi me aparatin drogëtestues, ai rezultoi në efektin e lëndëve narkotike. Më tej, nga verifikimet rezultoi se ky shtetas nuk ishte i pajisur me siguracion për automjetin.
Në vijim të veprimeve procedurale për këto dy raste, u arrestuan në flagrancë drejtuesit e automjeteve, shtetasit: F. B., 20 vjeç, dhe A. B., 28 vjeç.
Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë së Durrësit, për veprime të mëtejshme.
Vlorë
Zbulohet 1 subjekt që shiste mallra të dyshuara të kontrabanduara.
Shitja kryhej në dyqan dhe online, nga 2 punonjës të paregjistruar në organet kompetente.
Sekuestrohen nga dyqani, mbi 300 artikuj të markave të ndryshme (veshje, çanta, këpucë), me vlerë mbi 90 000 euro, dhe 5 celularë.
Vihet në hetim 1 shtetase, shpallet në kërkim bashkëpunëtorja e saj për këtë veprimtari të kundërligjshme.
Si rezultat i kontrolleve dhe i verifikimeve të kryera nga specialistët e Seksionit për Hetimin e Krimeve Ekonomike dhe Financiare të Drejtorisë Vendore të Policisë Vlorë, në subjekte të ndryshme tregtare, është zbuluar në lagjen “Uji i Ftohtë”, në subjekt që ushtronte aktitivitet tregtar në paligjshmëri.
Për këtë rast, u vu në hetim shtetasja E. B., 31 vjeçe, banuese në Vlorë, si dhe u shpall në kërkim bashkëpunëtorja e saj, shtetasja D. Z., 34 vjeçe, banuese në Vlorë.
Nga hetimet dyshohet këto shtetase kontrabandonin mallra nga Italia, me qëllim tregtimin në subjektin që e administronte shtetasja D. Z.
Gjatë kontrollit në subjekt, u konstatuan rreth 300 artikuj të markave të ndryshme (veshje, çanta, këpucë), të dyshuara të kontrabanduara, me vlerë mbi 90 000 euro. Gjithashtu, nga verifikimet rezultoi se në subjekt ishin punësuar 2 shtetas, pa u regjistruar në organet kompetente.
Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme.
DVP Durrës
Plan operacional i koduar “Siguria”, për rritjen e parametrave të sigurisë në qark.
Në zbatim të planit të masave, gjatë 12 orëve të fundit janë evidentuar dhe goditur dy raste të lëvizjes me armë zjarri dhe lëndë narkotike, si dhe një rast i mbajtjes së armëve të ftohta.
Janë sekuestruar 2 armë zjarri (1 kallashnikov dhe 1 pistoletë), municion luftarak, 4 armë të ftohta, lëndë narkotike kanabis, 2 automjete dhe 5 celularë.
Janë vënë në pranga 5 shtetas që i mbanin këto sende në automjete/banesa.
Në vijim të kontrolleve për parandalimin, evidentimin dhe goditjen e veprimtarive kriminale, shërbimet e Forcës së Posaçme “Shqiponja”, në bashkëpunim me Sektorin për Hetimin e Narkotikëve të DVP Durrës dhe Patrullat e Përgjithshme të komisariateve në varësi të DVP Durrës, bazuar në informacionet e siguruara për disa shtetas që posedonin armë zjarri, armë të ftohta dhe lëndë narkotike, në zbatim të detyrave të planit operacional “Siguria”, zhvilluan një sërë kontrollesh të befasishme.
Gjatë kontrolleve, shërbimet e Policisë kanë ndaluar në Sukth automjetin me të cilin qarkullonin 3 shtetas. Gjatë kontrollit në automjet u gjetën 1 armë zjarri kallashnikov, 3 karikatorë dhe 17 fishekë, ndërsa drejtuesit të automjetit, shtetasit S. M., gjatë kontrollit fizik iu gjet një sasi lënde e dyshuar narkotike kanabis.
Në kuadër të hetimeve për këtë rast, u krye kontroll në banesën e shtetasit J. H., ku u gjetën 3 armë të ftohta (2 mjete prerëse dhe 1 dorezë metalike).
Në vijim të veprimeve, u arrestuan në flagrancë drejtuesi i automjetit, shtetasi S. M., 29 vjeç; 2 pasagjerët, shtetasit F. S., 25 vjeç dhe B. B., 25 vjeç, të dy banues në Sukth, si dhe shtetasi J. H., 31 vjeç, banues në Kuçovë.
Vijojnë hetimet për dokumentimin e plotë të veprimtarisë penale të këtyre shtetasve.
Po gjatë kontrolleve të befasishme, në lagjen nr. 14, shërbimet e Policisë kanë ndaluar për kontroll automjetin me drejtues shtetasin Z. K., të cilit iu gjet një armë zjarri pistoletë me krehër me 6 fishekë.
Në vijim të veprimeve për këtë rast, u arrestua në flagrancë shtetasi Z. K., 20 vjeç, banues në Durrës, si dhe u referuan materialet në Prokurori, ku nisi procedimi penal për shtetasin M. B., 23 vjeç, banues në Shkozet, pasi dyshohet se ka pasur dijeni për këtë rast, por nuk ka kallëzuar.
Materialet procedurale iu kaluan Prokurorisë së Durrësit, për veprime të mëtejshme.
Zbatimi i detyrave të përcaktuara në planin operacional të koduar “Siguria” vijon.
Tiranë/Finalizohet operacioni i koduar “Zona”, për arrestimin e një tjetër shtetasi të përfshirë në prodhim/shitje narkotikësh.
Kishte siguruar dhe ndarë në doza, sasi Cannabisi, për ta shitur kryesisht në zonën “Don Bosko”, kapet në flagrancë 21-vjeçari.
Sekuestrohen një sasi e kësaj lënde që iu gjet të arrestuarit, me vete, dhe celulari i tij.
Si rezultat i punës operacionale dhe asaj informative, me objektiva parandalimin, evidentimin dhe goditjen e veprimtarive kriminale në fushën e narkotikëve, specialistët e Seksionit për Hetimin e Narkotikëve finalizuan operacionin e koduar “Zona”.
Gjatë operacionit, në rrugën “Muzakët”, u arrestua në flagrancë shtetasi F. S., 21 vjeç, banues në Tiranë.
Nga kontrolli fizik iu gjet një sasi Cannabisi, e ndarë në doza, dyshohet e siguruar me qëllim shitjen.
Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë së Tiranës, për veprime të mëtejshme.
Drejtoria Vendore e Policisë Shkodër
Specialistët e Sektorit të Qarkullimit Rrugor referuan materialet në Prokurori, ku nisi procedimi penal për shtetasin L. M., 32 vjeç, banues në Koplik, pasi duke drejtuar automjetin, në efektin e alkoolit, ka përplasur një automjet të parkuar, me pasojë dëme materiale.
Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Shkodër referuan materialet në Prokurori, ku nisi procedimi penal për shtetasit:
-A. H., 50 vjeç, pasi ka kryer punime ndërtimi, pa leje;
-H. B., 35 vjeç, banues në Shkodër, pasi me automjetin e tij të parkuar gabim në rrugë, kishte bllokuar qarkullimin e mjeteve të tjera të transportit. Automjeti u sekuestrua në cilësinë e provës materiale;
-N. P., 21 vjeç, banues në Shkodër, pasi ka kallëzuar shtetasja A. D., 69 vjeçe, se 21-vjeçari ka pushtuar oborrin e ndërtesës së tyre të përbashkët në rrugën “Pogej”;
-L. K., 40 vjeç, banues në fshatin Torovicë, M. K., 33 vjeç, banues në fshatin Malecaj, D. Sh., 20 vjeç, banues në fshatin Gomsiqe, A. M., 30 vjeç, banues në fshatin Rrjoll dhe N. K., 35 vjeç, banues në fshatin Malecaj, për veprat penale “Organizimi dhe pjesëmarrja në grumbullime dhe manifestime të paligjshme”, “Kanosja”, “Shkatërrimi i pronës”, “Dëmtime të tjera me dashje” dhe “Kanosja për shkak të detyrës”;
-S. C., 43 vjeç, banues në Shkodër, për veprën penale “Veprime në kundërshtim me vendimin e gjykatës”, pasi ka bërë kallëzim shtetasja L. C., 69 vjeçe, se ky shtetas ka shkelur urdhrin e mbrojtjes, duke shkuar te banesa e saj.
Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariati i Policisë Malësi e Madhe referuan materialet në Prokurori, ku nisi procedimi penal për shtetasin N. Gj., 43 vjeç, banues në fshatin Boriç i Vogël, për veprën penale “Pushtimi i tokës”, pasi ka bërë kallëzim shtetasi N. D., 63 vjeç, banues në fshatin Boriç i Vogël, se 43-vjeçari, prej shumë kohësh, ka ndërtuar një mur rrethues jashtë hartës së pronësisë së tokës së tij, duke i përvetësuar një sipërfaqe toke.
Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Shkodër, për veprime të mëtejshme.
DVP Tiranë/Finalizohet operacioni i koduar “Etiketa 1”.
Zbulohet një tjetër subjekt ku shiteshin veshje të dyshuara të kontrabanduara, me logo false, dhe nuk lëshoheshin fatura shitjeje.
Arrestohet administratorja e dyqanit.
Sekuestrohen nga dyqani, veshje me logo të markave të shtrenjta, me vlerë rreth 40 000 euro.
Specialistët e Seksionit për Hetimin e Krimeve Ekonomiko-Financiare, në vijim të kontrolleve dhe verifikimeve, me qëllim konstatimin e subjekteve që zhvillojnë aktivitetin e tyre, në informalitet, duke shmangur detyrimet tatimore, finalizuan operacionin e koduar “Etiketa 1”, gjatë të cilit u zbulua në këtë paligjshmëri, një dyqan në rrugën “Demokracia”, Babrru.
Në kuadër të operacionit u arrestua administratorja e dyqanit, shtetasja E. N., 38 vjeçe, banuese në Babrru.
Gjatë kontrolleve në këtë subjekt, u gjetën veshje të ndryshme me logo të markave ndërkombëtare, të dyshuara false, me vlerë rreth 40 000 euro, pa fatura mbi origjinën e tyre.
Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë së Tiranës, për veprime të mëtejshme.
Tiranë
Vijon operacioni i koduar “Stolen line”. Sekuestrohen 2 automjete të tjera të vjedhura jashtë shtetit dhe të trafikuara në Shqipëri.
Gjatë fazës së sotme u sekuestrua 1 automjet me vlerë rreth 50 000 euro, i dyshuar i vjedhur në Sllovaki, ndërsa dje, u sekuestrua 1 automjet me vlerë rreth 40 000 euro, i dyshuar i vjedhur në Itali.
Identifikohen dhe shpallen në kërkim 2 shtetasit që dyshohet se kanë trafikuar automjetet, në Shqipëri.
Si rezultat i punës hetimore dhe operacionale, kryer në vijim të operacionit “Stolen line”, me objektiv goditjen e rasteve të trafikimit në Shqipëri, të automjeteve të vjedhura jashtë shtetit, specialistët e Seksionit për Hetimin e Trafiqeve të Paligjshme konstatuan një tjetër rast në këtë fushë.
Në vijim të veprimeve procedurale, u sekuestrua 1 automjet tip “Audi”, me vlerë rreth 50 000 euro, i cili nga verifikimet rezultoi i vjedhur në Sllovaki. Në lidhje me këtë rast u identifikua dhe u shpall në kërkim shtetasi që dyshohet se ka sjellë automjetin, në Shqipëri, me qëllim shitjen, S. Sh., 55 vjeç.
-Ndërkaq, dje, në kuadër të operacionit “Stolen line”, u sekuestrua 1 automjet tip “Seat Cupra”, me vlerë rreth 50 000 euro, i cili nga verifikimet rezultoi i vjedhur në Itali. Në lidhje me këtë rast u identifikua dhe u shpall në kërkim shtetasi që dyshohet se ka sjellë automjetin, në Shqipëri, me qëllim shitjen, G. L.
Punohet për kapjen e të dy shtetasve.
Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë së Tiranës, për veprime të mëtejshme.
Drejtoria Vendore e Policisë Tiranë
Specialistët për Hetimin e Krimeve Kibernetike referuan materialet në Prokurori dhe po punojnë për kapjen e shtetasit të huaj K. I., pasi dyshohet se ka postuar në rrjete sociale, foto dhe video të një shtetaseje, pa pëlqimin e saj.
Specialistët për Hetimin e Krimeve Ekonomiko-Financiare ndaluan shtetasin R. M., 38 vjeç, për veprën penale “Mashtrimi”, kryer në bashkëpunim, i cili ishte shpallur në kërkim në kuadër të operacionit “Location 2”, zhvilluar në prill të vitit 2025.
Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Nr. 1 referuan materialet në Prokurori, ku nisi procedimi penal për:
-shtetasen E. M., pasi dyshohet se ka kanosur shtetasin K. M., për motive të dobëta;
-shtetasin M. A., pasi dyshohet se ka kanosur shtetasen M. A., për motive të dobëta.
Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Nr. 2 referuan materialet në Prokurori, ku nisi procedimi penal për shtetasit:
-E. Sh., pasi nuk i është bindur urdhrit të punonjësit të Policisë, për të lëvizur automjetin të parkuar në mënyrë të parregullt;
-A. B., pasi nuk i është bindur urdhrit të punonjësit të Policisë, për verifikimin e dokumentacionit të automjetit;
-A. C., pasi dyshohet se ka kanosur nëpërmjet mesazheve në celular, shtetasin F. S.
Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Nr. 3:
-kapën dhe ndaluan shtetasin F. K., 51 vjeç, i shpallur në kërkim për veprën penale “Mashtrimi”;
-arrestuan shtetasen A. B., 44 vjeçe, pasi u konstatua nga shërbimet e DVP Durrës, jashtë banese, në cenim të masës së sigurisë “Arrest në shtëpi”, që i kishte caktuar Gjykata e Tiranës;
-referuan materialet në Prokurori, ku nisi procedimi penal për shtetasin M. H., pasi dyshohet se nuk i është bindur urdhrit të punonjësit të Policisë, për të lëvizur automjetin e parkuar në mënyrë të parregullt;
-referuan materialet në Prokurori, ku nisi procedimi penal për një shtetas të mitur, pasi për motive të dobëta, ka qëlluar me shuplakë një shtetas të mitur.
Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Nr. 4 shpallën në kërkim shtetasin S. D., pasi dyshohet se ka kanosur një shtetase, nëpërmjet celularit.
Specialistët e qarkullimit rrugor:
-arrestuan shtetasin S. H., 51 vjeç, pasi në autostradën “Durrës-Tiranë”, dyshohet se ka humbur kontrollin mbi automjetin që drejtonte dhe për pasojë automjeti është përplasur me bordurën anësore të rrugës. Si pasojë është dëmtuar drejtuesi i automjetit dhe pasagjeri, të cilët ndodhen në kujdesin e mjekëve. 51-vjeçari nuk i është bindur urdhrit të punonjësit të Policisë, për kryerjen e testit të alkoolit, ndaj iu mor një kampion gjaku;
-referuan materialet në Prokurori, ku nisi procedimi penal për shtetasin D. Xh., pasi automjeti që drejtonte, është përplasur me motomjetin që drejtonte shtetasi A. H. Si pasojë është dëmtuar shtetasi A. H, i cili ndodhet në spital, në kujdesin e mjekëve.
Me datë 26.02.2026:
-shtetasi K. L. kallëzoi se e ka goditur me grushte një shtetas që nuk e njeh. Punohet për identifikimin dhe kapjen e këtij shtetasi;
-shtetasi D. H. kallëzoi se ka konstatuar mungesën e dy targave të automjetit të tij. Punohet për identifikimin dhe kapjen e autorit të rastit;
-në fshatin “Borizanë”, Krujë, në një market, ka shpërthyer aparati matës i energjisë elektrike, duke shkaktuar vetëm dëme materiale. U njoftuan shërbimet e OShEE-së për rastin, ndërsa materialet procedurale i kaluan Prokurorisë, për vlerësim;
-në rrugën “Dritan Hoxha”, shtetasi F. J., 79 vjeç, dyshohet se është vetëhedhur nga lartësia e banesës së tij. Për pasojë, ai ka humbur jetën;
-në bulevardin “Gjergj Fishta”, në sheshpushimin e një pallati, është gjetur pa shenja jete shtetasi E. S., 39 vjeç. Nga veprimet e para hetimore, dyshohet se ai është vetëhedhur nga lartësia;
-në rrugën “Naim Frashëri”, shtetasi A. N., 87 vjeç, dyshohet se është vetëhedhur nga kati i parë i banesës. Ai ndodhet në spital, në kujdesin e mjekëve;
-shtetasja F. T. kallëzoi se ka humbur kontaktet me motrën e saj, shtetasen K. Gj., 81 vjeçe. Punohet për gjetjen e saj.
Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë së Tiranës, për veprime të mëtejshme.
Drejtoria Vendore për Kufirin dhe Migracionin Korçë
Policia Kufitare intensifikon kontrollet për parandalimin dhe goditjen e paligjshmërive.
Procedohen penalisht 5 shtetas për vepra të ndryshme penale.
Specialistët për Hetimin e Krimeve të DVKM Korçë referuan materialet në Prokurori, ku filloi procedimi penal për veprat penale “Fshehja e të ardhurave” dhe “Ushtrimi i një aktiviteti tregtar të paligjshëm ose të paregjistruar në organet tatimore” për shtetasit:
-G. H., 38 vjeç, banues në Dobraç, Shkodër;
-O. L., 37 vjeç, banues në Pogradec.
Këta shtetas u konstatuan nga shërbimet e Policisë Kufitare, në aksin rrugor “Goricë-Korçë”, pranë vendit të quajtur “Qafa e Zvezdës”, duke lëvizur me automjetet e tyre. Gjatë kontrollit të ushtruar në dy automjetet në pjesën e bagazheve, iu është konstatuar sasi peshku (i llojit krap) pa lejen përkatëse, jashtë kushteve higjeno sanitare, pa certifikatën veterinare/shëndetësore dhe pa faturë blerjeje. Sasia e peshkut u sekuestrua në cilësinë e provës materiale.
Gjithashtu specialistët për Hetimin e Krimeve të DVKM Korçë referuan materialet në Prokurori, ku filloi procedimi penal për veprën penale “Kalimi i paligjshëm i kufirit shtetëror” për shtetasit:
-F. N., 48 vjeç, banues në Korçë;
-V. N., 50 vjeç, banues në fshatin Këçirë, Pukë dhe
-E. T., 40 vjeç, banues në fshatin Shushicë, Elbasan.
Këta shtetas dyshohet se kanë kaluar ilegalisht në Greqi.
Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë së Korçës, për veprime të mëtejshme.
Drejtoria Vendore e Policisë Korçë
Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Korçë referuan materialet në Prokurori, ku filloi procedimi penal për shtetasit M. A., 18 vjeç, F. V., 18 vjeç, Dh. J., 23 vjeç, Th. K., 18 vjeç, A. S., 18 vjeç, si edhe për 5 shtetas të mitur, pasi në lagjen nr. 7, Korçë, janë përfshirë në një konflikt fizik me njëri-tjetrin, për motive të dobëta, duke prishur qetësinë publike. Gjatë kontrollit fizik, dy prej shtetasve të mitur iu gjetën dy përforcuese grushti, të cilat u sekuestruan në cilësinë e provës materiale.
Gjithashtu, këta specialistë referuan materialet në Prokurori, ku filloi procedimi penal për shtetasit:
-G. S., 54 vjeç, banues në Korçë, pasi në lokalin që kishte në përdorim, gjatë kontrollit të celularit që posedonte iu gjetën faqe për baste sportive. Në cilësinë e provës materiale u sekuestrua celulari;
-A. P., 41 vjeç, pasi u konstatua duke kryer punime ndërtimi, pa leje.
Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Pogradec referuan materialet në Prokurori, ku filloi procedimi penal për një 14-vjeçare, banuese në fshatin Vërdovë, Pogradec, pasi në fshat, gjatë një konflikti për motive të dobëta, dyshohet se ka dëmtuar lehtë me mjet prerës (thikë), një bashkëmoshatare.
Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Maliq referuan materialet në Prokurori, ku filloi procedimi penal për shtetasin M. V., 25 vjeç, banues në Maliq, pasi është konfliktuar fizikisht me një 21-vjeçar, për motive të dobëta.
Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë së Korçës, për veprime të mëtejshme.
Drejtoria Vendore e Policisë Fier
Specialistët e Sektorit të Qarkullimit Rrugor të DVP Fier referuan materialet në Prokurori, ku nisi procedimi penal për shtetasit:
-P. T., 72 vjeç, pasi drejtonte pa leje drejtimi, një motomjet pa targë;
-O. S., 22 vjeç, banues në Fier, pasi drejtonte automjetin, pa leje drejtimi.
Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Fier referuan materialet në Prokurori, ku nisi procedimi penal për shtetasin F. K., 55 vjeç, pasi u konstatua duke kryer punime ndërtimi, pa leje.
Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Divjakë referuan materialet në Prokurori, ku nisi procedimi penal për dy shtetas 15 vjeç (vëllezër), pasi kanë dëmtuar dyert e një shkolle në fshatin Çermë-Sektor, Divjakë.
Dje, në Spitalin Memorial Fier, është paraqitur për ndihmë mjekësore, shtetasja L. P., 54 vjeçe, banuese në fshatin Imësht, Lushnjë, e cila dyshohet se ka rënë aksidentalisht nga një karrocë pune. Ajo po merr mjekim dhe është jashtë rrezikut për jetën.
Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë së Fierit, për veprime të mëtejshme.
Drejtoria Vendore e Policisë Lezhë
Specialistët e Seksionit për Hetimin e Krimeve Ekonomiko-Financiare referuan materialet në Prokurori, ku nisi procedimi penal për shtetasit B. D., 39 vjeç, banues në Tiranë, E. K., 48 vjeç, banues në Durrës dhe L. Sh., 46 vjeç, banues në Tiranë, pasi gjatë patrullimit në Fushë Milot, u konstatuan nga shërbimet e Policisë Rrugore, duke transportuar me kamionë, inerte, në kundërshtim me ligjin. 3 kamionët u sekuestruan me cilësinë e provës materiale.
Shërbimet e Komisariatit të Policisë Kurbin referuan materialet në Prokurori, ku nisi procedimi penal për shtetasit:
-A. Z., 36 vjeç, pasi dyshohet se ka ushtruar dhunë psikologjike ndaj nënës së tij;
-T. P., banues në Kurbin, pasi dyshohet se ka pushtuar një sipërfaqe toke, dhe se për motive të dobëta, ka dëmtuar një kamër sigurie në një objekt privat, në fshatin Gorre.
Shërbimet e Komisariatit të Policisë Mirditë referuan materialet në Prokurori, ku nisi procedimi penal për shtetasin L. P., 54 vjeç, pasi ka bllokuar një rrugë në fshatin Kthellë e Epërme, me pretendimin se sipërfaqja e tokës është pronë e tij.
Dje, kallëzuan shtetasit:
-E. Gj., se ishte larguar nga banesa, babai i tij, shtetasi A. Gj., 61 vjeç;
-Gj. N., se ishte larguar nga banesa, vajza e tij, shtetasja S. N., 38 vjeçe.
Punohet për gjetjen e të dy shtetasve.
Informacion paraprak/Rreth orës 10:30, te kryqëzimi i fshatit Rrilë, automjeti me drejtues shtetasen J. Ç., është përplasur me ciklomotorin me drejtues shtetasin Z. N.. Si pasojë është dëmtuar drejtuesi i ciklomotorit, i cili është në kujdesin e mjekëve dhe jashtë rrezikut për jetën. Grupi hetimor është në vendngjarje dhe po punon për sqarimin e rrethanave të aksidentit.
Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë së Lezhës, për veprime të mëtejshme.
Informacion shtesë
Në lidhje me informacionin paraprak që dhamë pak më parë, ju njoftojmë se shtetasi K. Gj., 49 vjeç, banues në fshatin Grudë e Re, ka humbur jetën si pasojë e plagëve të marra.
Shkodër/Informacion paraprak
Rreth orës 14:00, në Spitalin Rajonal Shkodër është dërguar për mjekim, nga familjarët e tij, shtetasi K. Gj., 49 vjeç, banues në fshatin Grudë e Re. Nga veprimet e para hetimore dyshohet se ai ka rënë aksidentalisht nga çatia e banesës së tij.
Grupi hetimor po punon për zbardhjen e rrethanave të këtij rasti.
Drejtoria Vendore e Policisë Durrës
Në vijim të informacionit paraprak të dhënë mbrëmjen e djeshme, për rastin e ndodhur në Golem, Kavajë, në përfundim të veprimeve të para hetimore, të kryera nga oficeri i Policisë Gjyqësore i Prokurorisë së Durrësit, u bë arrestimi në flagrancë i shtetasve
A. B., 38 vjeç, banues në Golem dhe A. Sh., 23 vjeç, banues në Tiranë.
Këta shtetas, në bashkëpunim me njëri-tjetrin, kanë kundërshtuar me forcë punonjësit e Policisë, me qëllim për të shmangur arrestimin e shtetasit A. B., i cili kishte thyer masën e sigurisë “Arrest në shtëpi”.
–
Specialistët për Hetimin e Narkotikëve referuan materialet në Prokurori, ku nisi procedimi penal për shtetasin E. K., 24 vjeç, banues në Durrës, pasi gjatë kontrollit i është gjetur një sasi lënde e dyshuar narkotike kanabis.
Specialistët për Hetimin e Krimeve Ekonomiko-Financiare referuan materialet në Prokurori, ku nisi procedimi penal ndaj shtetasit H. K., 50 vjeç, banues në Durrës, drejtor i një institucioni financiar, për veprën penale “Shpërdorimi i detyrës”, pasi ka kallëzuar shtetasja Z. I., se gjatë procedurës për marrjen e një kredie në këtë insititucion, nuk është informuar për disa nga kushtet e kontratës.
Specialistët e Qarkullimit Rrugor referuan materialet në Prokurori, ku nisi procedimi në gjendje të lirë për një shtetas të mitur, pasi është konstatuar në Shijak, duke drejtuar automjetin, pa leje drejtimi.
Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Durrës referuan materialet në Prokurori, ku nisi procedimi penal ndaj shtetasve F. T., 32 vjeç dhe A. Xh., 43 vjeç, banues në Rrashbull, pasi janë konfliktuar fizikisht me njëri-tjetrin, për motive të dobëta.
Gjithashtu, u shpall në kërkim shtetasi G. L., 19 vjeç, banues në Durrës, pasi dyshohet se i ka vjedhur një shumë parash nënës së tij, në banesë.
Specialistët për Hetimin e Krimeve të Stacionit të Policisë Manëz referuan materialet në Prokurori, ku nisi procedimi në gjendje të lirë për shtetasit:
-E. H., 23 vjeç dhe E. K., 20 vjeç, banues në Manëz, administratorë të një lokali në Manzë, pasi dyshohet se ushtronin aktivitetin e paligjshëm të lojërave të fatit, nëpërmjet celularëve, të cilët u sekuestruan në cilësinë e provës materiale;
-K. D., 31 vjeç dhe Sh. N., 47 vjeç, banues në Manëz, pronar dhe administrator të një tjetër lokali në Manzë, pasi dyshohet se ushtronin aktivitetin e paligjshëm të lojërave të fatit, nëpërmjet celularëve, të cilët u sekuestruan në cilësinë e provës materiale.
Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Kavajë referuan materialet në Prokurori, ku nisi procedimi në gjendje të lirë për shtetasin L. K., 32 vjeç, banues në Kavajë, pasi ka shpërdoruar një sipërfaqe toke në fshatin Kanapar.
Gjithashtu, u referuan materialet në Prokurori, pasi në lagjen nr. 1 Kavajë, gjatë natës, dyshihet se kanë tentuar të djegin me lëndë djegëse, lokalin në pronësi të shtetasit D. T. Vijojnë hetimet për këtë rast.
Në vijim të informacionit të dhënë më datë 26.06.2025, për kallëzimin e shtetasit E. A., banues në Fier, për largimin nga banesa, të djalit të tij të mitur, informojmë se shtetasi E. A. ka njoftuar Policisë së djali është kthyer në banesë.
Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë së Durrësit, për veprime të mëtejshme.
Drejtoria Vendore e Policisë Vlorë
Specialistët e Seksionit të Trafikut Urban dhe Interurban referuan materialet në Prokurori, pasi ka kallëzuar shtetasja N. S., 34 vjeçe, banuese në Vlorë, se më datë 25.02.2026, në rrugën “Gjergj Kastrioti”, ndërkohë që kalonte rrugën me këmbë, një automjet e ka përplasur dhe është larguar. Po punohet për identifikimin dhe kapjen e drejtuesit të automjetit.
Specialistët e Seksionit për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Vlorë referuan materialet në Prokurori ku nisi procedimi penal për shtetasen V. L., 46 vjeçe, banuese në Vlorë, pasi dyshohet se ka penguar ekzekutimin e një vendimi gjyqësor, duke refuzuar të lirojë banesën që e kishte me kontratë qiraje, pas përfundimit të kontratës.
Specialistët e Seksionit për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Himarë referuan materialet në Prokurori ku nisi procedimi penal për shtetasit:
-A. K., 54 vjeç, banues në Vlorë, pasi ka shpëdorur një sipërfaqe toke në fshatin Dhërmi;
-Dh. B., 58 vjeç, banues në Himarë, pasi ka kallëzuar një shtetas, se 58-vjeçari i ka prishur dhe spostuar një pjesë të rrethimit të tokës së tij në fshatin Ilias.
Specialistët e Seksionit për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Sarandë referuan materialet në Prokurori ku nisi procedimi penal për shtetasit:
-Th. C., 53 vjeç, banues në fshatin Vrion, pasi dyshohet se ka penguar kryerjen e punimeve nga një banor i fshatit, i cili ishte i pajisur me lejen përkatëse;
-B. S., 60 vjeç, banues në fshatin Gjashtë, Sarandë, pasi u konstatua duke kryer gërmime në pronën e tij, pa lejen e organeve kompetente.
Materialet procedurale iu referuan prokurorive përkatëse në Vlorë dhe Sarandë, për veprime të mëtejshme
Sarandë/Vijojnë goditjet e njëpasnjëshme kundër krimeve ndaj pronës dhe pasurisë.
Arrestohet në flagrancë një 52-vjeçar, për vjedhje dhe posedim të lëndëve narkotike.
Sekuestrohen 2 piktura të vjedhura nga ky shtetas dhe një sasi kanabisi.
Shërbimet e Policisë së Komisariatit Sarandë, dje, pas kallëzimit nga një shtetas, se i kishin vjedhur 2 piktura me vlerë në banesë, organizuan punën për identifikimin dhe kapjen e autorit.
Si rezultat i veprimeve të shpejta hetimore dhe operacionale, u bë i mundur identifikimi, lokalizimi dhe arrestimi në flagrancë i autorit të dyshuar të vjedhjes, shtetasit:
-Sh. I., 52 vjeç, banues në Sarandë.
Gjatë kontrollit në banesën e tij, u gjetën pikturat e vjedhura dhe një sasi lënde e dyshuar narkotike Cannabis Sativa, të cilat u sekuestrua në cilësinë e provës materiale.
Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë së Sarandës, për veprat penale “Vjedhja” dhe “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve”.
Qarku Korçë
Në vijim të informacionit paraprak të dhënë dje, për aksidentin në lagjen nr. 10, Korçë, bëjmë me dije se specialistët e Sektorit të Policisë Rrugore arrestuan në flagrancë shtetasin V. D., 30 vjeç, banues në Korçë, i cili duke drejtuar automjetin, aksidentoi shtetasen M. P., 78 vjeçe, banuese në Korçë, këmbësore, e cila vijon të marrë mjekim në spitalin e Korçës.
Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Korçë arrestuan në flagrancë shtetasin M. S., 22 vjeç, banues në fshatin Gjonomadh, Korçë, pasi në kundërshtim me vendimin e Gjykatës, dyshohet se ka ushtruar dhunë psikologjike ndaj babait të tij, i cili ishte i pajisur me urdhër mbrojtjeje, si dhe ka dëmtuar orendi dhe pajisje në banesën e tij.
Gjithashtu, u referuan materialet në Prokurori dhe u shpall në kërkim shtetasi E. P., 37 vjeç, banues në Korçë, pasi dyshohet se ka përndjekur ish-bashkëjetuesen e tij, nëpërmjet thirrjeve dhe mesazheve kërcënuese në celular.
Specialistët për Hetimin e Krimeve të DVKM Korçë referuan materialet në Prokurori, ku filloi procedimi penal për veprën penale “Kalimi i paligjshëm i kufirit shtetëror”, për shtetasin E. Xh., 38 vjeç, banues në fshatin Podgorie, Maliq, pasi dyshohet se ka kaluar ilegalisht në territorin e Greqisë.
Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë së Korçës, për veprime të mëtejshme.
Devoll/Më datë 25.02.2026, në fshatin Cangonj, Devoll, ka rënë zjarr në stallën në pronësi të shtetasit P. H., 69 vjeç. Për pasojë është djegur stalla dhe baza ushqimore për bagëtitë që ishte aty. Nga veprimet e para hetimore, dyshohet se zjarri ka rënë për shkaqe aksidentale.
Korçë/Më datë 25.02.2026, në Komisariatin e Policisë Korçë, është paraqitur shtetasja E. M., 36 vjeçe, banuese në Korçë, e cila ka deklaruar se që prej datës 16.02.2026, i është larguar nga banesa, djali i saj 17 vjeç. Po punohet për gjetjen e tij.
Drejtoria Vendore e Policisë Tiranë
Specialistët për Hetimin e Narkotikëve arrestuan shtetasin A. Th., 40 vjeç, pasi shërbimet e Forcës së Posaçme “Shqiponja” i gjetën një sasi lëndë narkotike të dyshuar Kokaine.
Specialistët për Hetimin e Trafiqeve të Paligjshme:
-referuan materialet në Prokurori, ku nisi procedimi penal për shtetasen e huaj H. M, pasi dyshohet se ushtronte prostitucion në një apartament të marrë me qira në rrugën “Muhedin Llagami”;
-shpallën në kërkim shtetasin Italian G. L, pasi dyshohet se ka trafikuar në Shqipëri një automjet i cili rezulton i vjedhur në Itali. Automjeti u gjet dhe u sekuestrua në cilësinë e provës materiale.
Specialistët për Hetimin e Krimeve Kibernetike referuan materialet në Prokurori, ku nisi procedimi penal për shtetasin O. M., pasi dyshohet se ka përndjekur ish-bashkëjetuesen në një platformë komunikimi.
Specialistët për Hetimin e Krimeve Ekonomiko-Financiare referuan materialet në Prokurori, ku nisi procedimi penal për:
-shtetasen M. K., pasi dyshohet se në anë të mashtrimit i ka marrë një shumë parash shtetases T. A;
-shtetasit M. M dhe Z. M, pasi në anë të mashtrimit i kanë shitur një motomjet shtetasit S. B, të cilët dyshohet se kanë përdorur dokumentacionin të falsfikuar për çertifikatën teknike të tij.
Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Nr. 2 referuan materialet në Prokurori, ku nisi procedimi penal për shtetasit:
-M. D, pasi dyshohet se ka kanosur shtetasen S. M, për motive të dobëta;
-A. D dhe E. M, për veprën penale “Mosbindja ndaj urdhërit të punonjësit të policisë së rendit publik”
-K. Ç, pasi dyshohet se ka kanosur shtetasin E. L, për motive të dobëta;
-S. K, pasi dyshohet se ka kanosur shtetasen K. H, për motive të dobëta.
Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Nr. 3 referuan materialet në Prokurori, ku nisi procedimi penal për shtetasin K. K., pasi dyshohet se ka goditur me grusht një shtetas, për motive të dobëta.
Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Nr. 5 referuan materialet në Prokurori, ku nisi procedimi penal për shtetasin R. K, pasi dyshohet se ka kanosur shtetasin B. B, për motive të dobëta.
Specialistët e qarkullimit rrugor në bashkëpunim me Komisariatin e Policisë Nr. 3 kapën e ndaluan shtetasin L. Sh., 39 vjeç, pasi Gjykata e ka dënuar me 4 muaj për veprën penale “Drejtim i automjeteve në menyrë të parregullt”.
-me datë 25.02.2026, shtetasi E. B. kallëzoi se
është kanosur në anë të mesazheve. Punohet për identifikimin dhe kapjen e autorit/ve, si dhe për zbardhjen e rrethanave të rastit.
Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë së Tiranës, për veprime të mëtejshme.
Tiranë/Finalizohet operacioni i koduar “Intervali”.
Kreu 2 vjedhje me dhunë gjatë muajit shkurt, dhe 1 vjedhje gjatë muajit janar, arrestohet në flagrancë 26-vjeçarja.
Shtetasja, e dënuar më parë për vjedhje dhe aktualisht me masë sigurie “Arrest në shtëpi”, për të njëjtin krim.
Pas denoncimeve të qytetarëve, për vjedhje të pronës/pasurisë së tyre, shërbimet e Komisariatit të Policisë Nr. 2 organizuan punën për nxjerrjen përpara përgjegjësisë penale, të shtetasve përgjegjës.
Si rezultat i veprimeve hetimore dhe operacionale të kryera në kuadër të operacionit të koduar “Intervali”, u identifikua dhe u arrestua shtetasja R. S., 26 vjeçe, me precedent të theksuar për vjedhje.
Nga këto veprime dyshohet se kjo shtetase:
-më datë 07.02.2026, ka vjedhur me dhunë në një subjekt;
-më datë 20.02.2026, i ka vjedhur me dhunë, një shumë parash, një shtetasi;
-më datë 03.01.2026, ka vjedhur në një subjekt.
Vijon hetimi për zbardhjen e vjedhjeve të tjera që mund të ketë kryer kjo shtetase.
Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë së Tiranës, për veprime të mëtejshme.
Kukës
Shërbimet e Komisariatit të Policisë Kukës vunë në pranga shtetasin I. D., 52 vjeç, banues në Kukës, pasi Gjykata e Shkallës së Parë e Juridiksionit të Përgjithshëm Kukës i ka caktuar masën e sigurisë “Arrest në burg”, për veprën penale “Drejtimi i automjetit në mënyrë të parregullt”.
Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme.
Drejtoria Vendore e Policisë Lezhë
Në vijim të informacionit të dhënë për aksidentin në aksin rrugor “Thumanë–Milot”, informojmë se shërbimet e Policisë Rrugore, në vijim të veprimeve procedurale për rastin, bënë arrestimin në flagrancë të shtetasit B. D., 35 vjeç, banues në Durrës, për veprën penale “Shkelja e rregullave të qarkullimit rrugor”, me pasojë vdekjen. Rreth orës 15:00 të datës 25.02.2026, 35-vjeçari, me kamionin që drejtonte, përplasi ciklomotorin që drejtonte pa leje drejtimi, shtetasi L. B., i cili si pasojë humbi jetën.
Këto shërbime, gjithashtu referuan materialet në Prokurori, ku nisi procedimi penal për shtetasin P. Gj., 33 vjeç, pasi u kap duke drejtuar ciklomotor, pa leje drejtimi.
Shërbimet e Komisariatit të Policisë Lezhë referuan materialet në Prokurori, ku nisi procedimi penal për shtetasit:
-E. K., 50 vjeçe, banuese në Lezhë, pasi dyshohet se me vetëgjyqësi, ka përdorur pas përfundimit të kontratës, një ambient të marrë me qira;
-E. L., 40 vjeç, banues në Tiranë, pasi dyshohet se ka tejkaluar lejen që dispononon, për prerje të pyjeve në malin e Rrencit.
Shërbimet e Komisariatit të Policisë Kurbin referuan materialet në Prokurori, ku nisi procedimi penal për shtetasin M. Ç., pasi dyshohet se ka ushtruar dhunë ndaj bashkëshortes së tij.
Më datë 25.02.2026, kallëzoi shtetasi H. B., se i kishin vjedhur motomjetin. Punohet për identifikimin dhe kapjen e autorit/ëve të rastit.
Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Lezhë, për veprime të mëtejshme.
DVP Dibër
Ekzekutohet masa e sigurisë “Arrest në burg”, ndaj 25-vjeçarit, qe u ekstradua nga Beogradi.
Specialistët për Hetimin e Krimeve të Rënda në DVP Dibër ekzekutuan vendimin e Gjykatës Dibër për shtetasin në kërkim ndërkombëtar K.M., 25 vjeç, banues në Tiranë, ndaj të cilit i është caktuar masa e sigurisë “Arrest në burg”, për veprat penale “Plagosja e rëndë me dashje” dhe “Dhuna në familje”.
25-vjeçari, u kap në kuadër të operacionit policor ndërkombëtar, të koduar “The Wanted”.
Ai akuzohet se në muajin janar 2025, në Bulqizë, dhunoi rëndë, me sende të forta dhe me grushte, bashkëjetuesen e tij, shtatzënë.
Si rezultat i bashkëpunimit ndërmjet specialistëve të Interpol Tiranës dhe specialistëve të Interpol Beogradit, gjatë kësaj faze të operacionit ndërkombëtar, të koduar “The Wanted”, u finalizua procedura për ekstradimin e 25-vjeçarit nga Serbia, në Shqipëri.
Drejtoria Vendore e Policisë Fier
Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Fier arrestuan shtetasin A. Gj., 19 vjeç, dhe referuan materialet në Prokurori, ku nisi procedimi penal për një 17-vjeçar, të dy banues në Fier, pasi shtetasi i mitur u kap duke drejtuar një automjet, pa leje drejtimi, ndërsa shtetasit A. Gj., pasagjer në automjet, iu gjet një përforcues grushti.
Gjithashtu, këta specialistë referuan materialet në Prokurori, ku nisi procedimi penal për pesë shtetase 15 vjeçe, pasi janë konfliktuar fizikisht me një bashkëmoshatare, për motive të dobëta.
Specialistët e Sektorit për Hetimin e Narkotikëve të DVP Fier referuan materialet në Prokurori, ku nisi procedimi penal për shtetasit:
-R. Ç.(L.), 32 vjeç, banues në Fier, pasi gjatë kontrolli fizik iu gjet një sasi lënde e dyshuar narkotike kanabis;
-Dh. H., 29 vjeç, banues në fshatin Novoselë, Vlorë, pasi gjatë kontrollit fizik iu gjet një sasi lënde e dyshuar narkotike kokainë.
Sasitë e lëndëve narkotike u sekuestruan në cilësinë e provës materiale.
Informacion paraprak-Rreth orës 12:00, në lagjen “Konferenca e Pezës”, Fier, është gjetur pa shenja jete, në një banesë të marrë me qira, shtetasi gjerman D. F., rreth 80 vjeç.Nga këqyrja paraprake e trupit nuk janë konstatuar shenja dhune dhe dyshohet se vdekja ka ndodhur për shkaqe natyrale.Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për sqarimin e plotë të rrethanave të rastit.
Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë së Fierit, për veprime të mëtejshme.
DVP Korçë
Finalizohet nga Seksioni për Hetimin e Krimeve Ekonomike dhe Financiare, operacioni policor i koduar “Blackmail”. Operacioni, rezultat i 4 muajve hetime me metoda proaktive.
I mori 4000 euro një shtetasi grek, duke e shantazhuar për rreth 3 vjet, se do t’i publikonte biseda dhe foto intime, vihet në pranga 47-vjeçari.
Specialistët e Seksionit për Hetimin e Krimeve Ekonomike dhe Financiare të DVP Korçë, si rezultat i hetimeve të kryera për një periudhë 4-mujore, me metoda speciale, në drejtimin e Prokurorisë, organizuan dhe finalizuan operacionin policor të koduar “Blackmail”.
Në kuadër të operacionit u vu në pranga shtetasi K. J., 47 vjeç, banues në Korçë, për veprat penale “Shtrëngimi me anë të kanosjes ose dhunës për dhënien e pasurisë” dhe “Mashtrimi”.
Nga hetimet dyshohet se shtetasi K. J., për një periudhë rreth 3-vjeçare, nëpërmjet shantazhit për publikimin e bisedave dhe fotove intime, ka përfituar rreth 4000 euro, nga një shtetas grek. Gjithashtu, shtetasi K. J. dyshohet se me të njejtin mekanizëm, ka përfituar edhe nga shtetas të tjerë grekë, shuma të konsiderueshme parash, që variojnë nga 30 000 – 40 000 euro.
Vijojnë hetimet për identifikimin dhe vënien përpara përgjegjësisë ligjore, të shtetasve të tjerë të përshirë në këtë aktivitet kriminal.
Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Korçë, për veprime të mëtejshme.
Durrës
Vodhi produkte në një farmaci, gjatë natës, kapet në flagrancë nga shërbimet e Patrullës së Përgjithshme, menjëherë pas vjedhjes, 44-vjeçari.
I arrestuari, i dënuar më parë për vjedhje.
Sekuestrohen produkte e vjedhura dhe mjete që dyshohet se ky shtetas i përdorte për të kryer vjedhje.
Shërbimet e Patrullës së Përgjithshme të Komisariatit të Policisë Durrës, gjatë patrullimit në lagjen nr. 12, në orët e para të mëngjesit të sotëm, kanë konstatuar një shtetas duke u larguar me vrap nga një farmaci. Shërbimet e Policisë kanë ndërhyrë menjëherë dhe kanë kapur shtetasin I. D., i cili mbante një çantë me produkte të cilat rezultoi se i kishte vjedhur në farmaci.
Në vijim të veprimeve hetimore dhe procedurale, specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Durrës arrestuan në flagrancë shtetasin I. D., 44 vjeç, banues në Durrës.
Vijojnë hetimet për të zbardhur vjedhje të tjera që mund të ketë kryer ky shtetas.
Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Durrës, për veprime të mëtejshme.
Shkodër/Finalizohet operacioni policor i koduar “Memory”, kapet dhe vihet në pranga një 22-vjeçar i dënuar me 10 vjet burgim.
22-vjeçari dhe 2 bashkëpunëtorë të tij, në vitin 2022, hynë të armatosur dhe të maskuar në një bankë në Koplik dhe vodhën një shumë të konsiderueshme parash.
Si rezultat i kontrolleve intensive të krera nga shërbimet e Forcës së Posaçme “Shqiponja”, në bashkëpunim me shërbimet e Forcës së Posaçme “Operacionale”, bazuar në informacionet e siguruara në rrugë operative, u kap dhe u vu në pranga shtetasi:
-A. Sh., 22 vjeç, banues në fshatin Aliaj, Malësi e Madhe.
Gjykata e Shkodrës e ka dënuar këtë shtetas, me 10 vjet burgim, për veprat penale “Vjedhja e bankave dhe e arkave të kursimit” dhe “Vjedhja me armë”, të kryera në bashkëpunim, dhe “Mbajtja pa leje dhe prodhimi i armëve, armëve shpërthyese dhe i municionit”.
Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë së Shkodrës, për veprime të mëtejshme.
Policia e Shtetit/Vijon operacioni ndërkombëtar i koduar “The Wanted”, për lokalizimin, kapjen dhe finalizimin e procedurave të ekstradimit të shtetasve të shpallur në kërkim ndërkombëtar.
Pritet finalizimi i procedurave të ekstradimit gjatë ditës së sotme, nga Dubai, në Shqipëri, të një shtetasi të shumëkërkuar.
Në vijim të bashkëpunimit të ngushtë me partnerët ndërkombëtarë, ditën e sotme, pritet të ekstradohet nga Dubai, Emiratet e Bashkuara Arabe, në Shqipëri, shtetasi D. B., 47 vjeç, banues në Nikël, Krujë.
Gjykata e Posaçme e Shkallës së Parë Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar, më datë 15.05.2024, i ka caktuar këtij shtetasi, masën e sigurisë “Arrest në burg”, për veprat penale “Sigurimi i kushteve dhe i mjeteve materiale për të kryer vrasje”, “Grupi i strukturuar kriminal”, “Kultivimi i bimëve narkotike” dhe “Kryerja e veprave penale nga organizata kriminale, ose grup i strukturuar kriminal”.
Pas mbërritjes së këtij shtetasi, do të ketë një njoftim të plotë për median.
Pogradec/Informacion paraprak
Më datë 26.02.2026, rreth orës 03:50, në lagjen nr.1, Pogradec, ka rënë zjarr në automjetin e shtetasit E. M., i cili ka qenë i parkuar.
Grupi hetimor po punon për sqarimin e rrethanave të ngjarjes dhe përcaktimin e shkakut të rënies së zjarrit.
