Shkodër/Kontrolle intensive për evidentimin dhe goditjen e paligjshmërive, goditen 1 rast në fushën e armëmbajtjes pa leje dhe 1 rast në fushën e narkotikëve.
Finalizohet operacioni policor i koduar “Blic”.
Sekuestrohen 1 armë zjarri pistoletë, municion luftarak dhe një sasi lënde narkotike kanabis.
Vihet në pranga 40-vjeçari që posedonte pistoletën, procedohet penalisht 16-vjeçari që posedonte lëndën narkotike.
Në zbatim të planit të masave për rritjen e parametrave të sigurisë, duke evidentuar dhe goditur veprimtaritë kriminale, bazuar edhe në informacionet e siguruara në rrugë informative, shërbimet e Forcës së Posaçme “Shqiponja” kanë organizuar dhe finalizuar operacionin e koduar “Blic”.
Gjatë operacionit, në lagjen “Liria”, shërbimet e Policisë lokalizuan dhe ndaluan automjetin me të cilin qarkullonin shtetasi M. K. dhe një 16-vjeçar. Gjatë kontrollit fizik, 16-vjeçarit iu gjet një sasi lënde e dyshuar narkotike kanabis, e cila u sekuestrua në cilësinë e provës materiale.
Në vijim të veprimeve, gjatë kontrollit në banesën e shtetasit M. K. u gjet 1 armë zjarri pist oletë me municion luftarak, e cila u sekuestrua në cilësinë e provës materiale.
Në përfundim të veprimeve procedurale, specialistët për Hetimin e Narkotikëve:
-arrestuan në flagrancë shtetasin M. K., 40 vjeç, banues në fshatin Barbullush, për veprën penale “Mbajtja pa leje dhe prodhimi i armëve, armëve shpërthyese dhe i municionit”;
-referuan materialet në Prokurori ku nisi procedimi penal për 16-vjeçarin, për veprën penale “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve”.
Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme.
#angazhimpërkushtimsakrificë♂️
#tëvendosurkundërkrimit✅
#nëçdoskajtëvendit
#nëshërbimtëqytetarëve♂️
Shijak
Kreu marrëdhënie seksuale me dhunë me një 18-vjeçare, kapet dhe vihet në pranga autori i dyshuar.
Sekuestrohen një armë gjahu që e mbante pa leje dhe një shkop gome që përdor Policia.
Specialistët për Hetimin e Krimit në Komisariatin e Policisë Shijak, menjëherë pas kallëzimit të marrë për një shtetas që kishte kryer marrëdhënie seksuale me dhunë në një banesë të braktisur në fshatin Pjezë, me një shtetase që vuan nga shëndeti mendor, organizuan punën për kapjen e tij.
Si rezultat, u kap dhe u vu në pranga shtetasi H. G., 44 vjeç, banues në fshatin Pjezë të Njësisë Administrative Xhafzotaj, Shijak.
Gjatë kontrollit të banesës së autorit të dyshuar, Policia gjeti dhe sekuestroi në cilësinë e provës materiale një shkop gome dhe një armë gjahu, të cilën e mbante pa leje të organeve kompetente.
Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Juridiksionit të Përgjithshëm Durrës, për veprat penale “Kryerja e marrëdhënieve seksuale me dhunë me të rritura, me persona të paaftë për t’u mbrojtur”, “Mbajtje pa leje të organeve kompetente të armëve të gjahut” dhe “Mbajtje pa leje të organeve kompetente të armëve të ftohta”.
Durrës
Plagosi me thikë një 15-vjeçar, gjatë një konflikti për motive të dobëta, kapet dhe vihet në pranga 14-vjeçari, autori i dyshuar i plagosjes.
Sekuestrohet mjeti prerës që 14-vjeçari kreu plagosjen.
Shërbimet e Komisariatit të Policisë Durrës, menjëherë pas marrjes së njoftimit për një konflikt të ndodhur më datë 25.11.2025, në lagjen nr. 14/1, në rrugën “Lugina e Karavastasë”, organizuan punën për zbardhjen e ngjarjes, identifikimin dhe kapjen e autorit të dyshuar.
Nga veprimet e para hetimore të kryera nga specialistët e Sektorit për Hetimin e Krimeve të Rënda në DVP Durrës, në bashkëpunim me specialistët për Hetimin e Krimit në Komisariatin e Policisë Durrës, rezultoi se gjatë një konflikti për motive të dobëta, shtetasi i mitur M. K., 14 vjeç, banues në Durrës, dyshohet se ka goditur me mjet prerës (thikë) shtetasin E. B., 15 vjeç, duke i shkaktuar atij plagë të rënda. I dëmtuari aktualisht ndodhet në Spitalin Rajonal Durrës, nën kujdesin e mjekëve.
Pas identifikimit të autorit, shërbimet e Policisë kontrolluan në zonë dhe në ambiente të ndryshme, ku pas disa orësh bënë të mundur lokalizimin dhe kapjen dhe arrestimin në flagrancë të shtetasit M. K., 14 vjeç, për veprat penale “Plagosja e rëndë me dashje” dhe “Prodhimi, mbajtja, blerja apo shitja pa leje e armëve të ftohta”.
Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë së Durrësit, për veprime të mëtejshme.
DVP Kukës
Specialistët e Qarkullimit Rrugor në DVP Kukës arrestuan në flagrancë shtetasin A. S., 37 vjeç, banues në Kosovë, pasi në aksin rrugor Kukës – Shishtavec, u konstatua duke drejtuar automjetin në gjendje të dehur.
Po këto shërbime referuan materialet në Prokurori, ku filloi procedimi penal në gjendje të lirë për shtetasin S. M., pasi duke drejtuar automjetin, ka humbur kontrollin e drejtimit të automjetit, duke u përplasur me mbrojtëset metalike të një lulishteje. Si pasojë ka vetëm dëme materiale.
Specialistët e Komisariatit të Policisë Kukës, në bashkëpunim me shërbimet e Qarkullimit Rrugor, kanë konstatuar, bllokuar, shoqëruar dhe më pas proceduar për veprën penale “Pengimi i qarkullimit të mjeteve të transportit”, duke u sekuestruar dhe automjetet shtetasve:
- H., 30 vjeç, banues në fshatin Nangë;
- D., 53 vjeç, banues në Kukës.
Këta dy shtetas, në qytetin e Kukësit, kanë parkuar automjetet e tyre në mënyrë të gabuar, duke penguar lëvizjen e lirë të përdoruesve të rrugës. Automjetet u sekuestruan në cilësinë e provës materiale.
Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme.
Drejtoria Vendore e Policisë Lezhë
Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Lezhë arrestuan në flagrancë shtetasin E. M., 27 vjeç, banues në Lezhë, pasi ka kundërshtuar një punonjës policie në shërbim.
Gjithashtu, këta specialistë referuan materialet në Prokurori ku nisi procedimi penal për shtetasin N. H., banues në Lezhë, pasi në banesën e tij u konstatua lidhje e paligjshme e energjisë elektrike.
Në vijim të informacionit të dhënë më datë 15.11.2025, për shpalljen në kërkim të shtetasit I. P., 46 vjeç, banues në Lezhë, si i dyshuar për hapjen e një llogarie të rreme në rrjete sociale, bëjmë me dije ky shtetas u kap nga shërbimet e Policisë, në Rinas. Pas konsultimit me prokurorin, u vendos që ai të procedohet në gjendje të lirë. Vijojnë hetimet për rastin.
Shërbimet e Policisë Rrugore Lezhë referuan materialet në Prokurori, ku nisi procedimi penal për një 17-vjeçar, pasi u kap duke drejtuar automjetin, pa leje drejtimi.
Dje, kanë kallëzuar shtetasit:
-N. M., 57 vjeç, banues në Kurbin, drejtor i një shkolle 9-vjeçare, për vjedhjen e disa kompjuterave, në ambientet e shkollës. Vijon puna për zbardhjen e rrethanave të rastit dhe identifikimin e autorëve;
-N. K., 37 vjeçe, banuese në Mirditë, se i kanë hapur një profil të rremë në rrjete sociale, duke përdorur fotografinë dhe numrin e saj të celularit, si dhe duke i dërguar vazhdimisht mesazhe shqetësuese. Vijojën hetimet për rastin.
Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë së Lezhës, për veprime të mëtejshme.
DVP Dibër
Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Mat, kapën dhe ndaluan shtetasin në kërkim A. L., 43 vjeç, banues në Klos, për veprat penale “Dhuna në familje” dhe “Shkatërrimi i pronës”. Ky shtetas, për motive të dobëta, u konfliktua fizikisht dhe goditi me sende të forta kunatin e tij, shtetasin A. V., si dhe dëmtoi automjetin e shtetasit Sh. V.
Specialistët e Sektorit të Policisë Rrugore arrestuan në flagrancë shtetasin G. S., 64 vjeç, banues në Peshkopi, pasi u konstatua duke drejtuar automjetin në gjendje të dehur.
Specialistët e Seksionit për Hetimin e Narkotikëve dhe Trafiqeve referuan materialet në Prokurori, ku nisi procedimi penal për veprën penale “Trafikimi i mjeteve motorike”, në ngarkim të shtetasit A. Ç., 32 vjeç, banues në Burrel, pasi dyshohet se ka trafikuar një automjet nga Gjermania drejt Shqipërisë. Automjeti, i cili ishte i shpallur në kërkim nga Interpol, është sekuestruar në cilësinë e provës materiale. Vijojnë hetimet për dokumentimin e plotë të këtij rasti.
Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Dibër, për veprime të mëtejshme.
Drejtoria Vendore e Policisë Berat
Specialistët e Seksionit për Hetimin e Krimeve Ekonomiko-Financiare referuan materialet në Prokurori, ku nisi procedimi në gjendje të lirë për shtetasit E. C., 29 vjeç dhe A. C., 29 vjeç, të dy banues në Kuçovë, pasi gjatë kontrolleve në dyqanet e tyre, u gjetën dhe u sekuestruan lëndë piroteknike (fishekzjarrë) të ndaluara për tregtim;
-referuan materialet në Prokurori, ku nisi procedimi në gjendje të lirë për shtetasit D. D., 42 vjeç dhe L. S., 47 vjeçe, administratorë subjektesh me veprimtari shërbime postare, pasi janë konstatuar nga shërbimet e Policisë, duke ushtruar veprimtari, pa faturë tatimore.
Specialistët e Seksionit për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Berat referuan materialet në Prokurori, ku filloi procedimi në gjendje të lirë për shtetasit E. T., 32 vjeç, E. D., 24 vjeç, S. D., 22 veç, të tre banues në Berat, pasi më datë 20.11.2025, janë konfliktuar me një 54-vjeçar.
Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë së Beratit, për veprime të mëtejshme.
Drejtoria Vendore e Policisë Korçë
Specialistët e Sektorit të Qarkullimit Rrugor arrestuan në flagrancë shtetasin O. Ll., 38 vjeç, banues në Tiranë, pasi u kap duke drejtuar automjetin, në gjendje të dehur.
Gjithashtu, referuan materialet në Prokurori, ku filloi procedimi penal për shtetasin S. B., 52 vjeç, banues në Elbasan, pasi në qytetin e Bilishtit, ka aksidentuar lehtë një 15-vjeçare, këmbësore.
Shërbimet e Komisariatit të Policisë Korçë referuan materialet në Prokurori, ku filloi procedimi penal për shtetasin A. Th., 31 vjeç, banues në Korçë, pasi ka shkelur urdhrin e mbrojtjes të caktuar nga Gjykata, në favor të një shtetaseje.
Shërbimet e Komisariatit të Policisë Devoll referuan materialet në Prokurori, ku filloi procedimi penal për shtetasin E. M., 18 vjeç, banues në fshatin Tresenik, pasi dyshohet se ka goditur me grushte një 44-vjeçar, për motive të dobëta.
Materialet proedurale iu referuan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Korçë, për veprime të mëtejshme.
Tiranë
Finalizohet operacioni policor i koduar “Strike Bet”.
Goditet një tjetër rast i ushtrimit të kundërligjshëm të aktivitetit të lojërave të fatit.
Arrestohen në flagrancë pronari dhe kamarieri i lokalit ku kryhej online kjo veprimtari e paligjshme.
Në vijim të punës për evidentimin dhe goditjen e paligjshmërisë, specialistët e Seksionit për Hetimin e Krimit Kibernetik, në bashkëpunim me Forcën e Posaçme Operacionale, finalizuan operacionin policor të koduar “Strike Bet”, gjatë të cilit u konstatua një rast i organizimit të lojërave të fatit online, në kundërshtim me ligjin.
Në përfundim të veprimeve procedurale, u arrestuan shtetasit:
-E. K., 32 vjeç, pronari i lokalit;
-I. Sh., 32 vjeç, kamarier në këtë subjekt.
Gjatë kontrollit në ambientet e lokalit, në rrugën “Erzen Lita”, u gjetën dhe u sekuestruan 2 aparate celulare, të cilët dyshohet se përdoreshin për organizimin e lojërave të fatit online.
Materialet procedurale i janë referuar Prokurorisë, për veprime të mëtejshme.
Drejtoria Vendore e Policisë Tiranë
Specialistët e Seksionit për Hetimin e Narkotikëve arrestuan shtetasin E. H., 26 vjeç, pasi gjatë kontrollit fizik, shërbimet e Forcës së Posaçme “Shqiponja” i gjetën e i sekuestruan sasi lëndësh të dyshuar narkotike kokainë e kanabis. Në vijim të veprimeve u bë shpallja në kërkim e shtetasit S. P., 35 vjeç, i dyshuar i implikuar në këtë veprimtari. Punohet për sqarimin e rrethanave të rastit.
Specialistët e Sektorit për Hetimin e Krimit Kibernetik referuan materialet në Prokurori dhe shpallen në kërkim shtetasin G. D, 21 vjeç, pasi dyshohet se ka përndjekur në rrjetet sociale një 18-vjeçare.
Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Nr. 1 referuan materialet në Prokurori ku nisi procedimi në gjendje të lirë për shtetasit:
-A. Gj, pasi dyshohet se për motive të dobëta ka kanosur një 36-vjeçare;
-E. M, pasi dyshohet se për motive të dobëta është konfliktuar me shtetasin J. S.
Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Nr. 2 ndaluan shtetasin A. N, 39 vjeç, pasi dyshohet se ka përndjekur në menyrë të vazhdueshme ish-bashkëjetuesen e tij.
Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Nr. 3:
-arrestuan shtetasin K. H., 32 vjeç, pasi dyshohet se ka kanosur për jetën, gjatë kohës së ushtrimit të detyrës punonjësit e policisë;
– arrestuan shtetasin K. K., 41 vjeç, pasi dyshohet se ka ushtruar dhunë ndaj bashkëshortes së tij;
-referuan materialet në Prokurori ku nisi procedimi në gjendje të lirë për shtetasit V. N dhe K. L, pasi dyshohet se për motive të dobëta janë konfliktuar me njëri-tjetrin.
Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Nr. 4 arrestuan shtetasin A. Sh., 62 vjeç, pasi u konstatua jashtë banese, në thyerje të masës së sigurisë “Arrest në shtëpi”.
Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Nr. 5:
-referuan materialet në Prokurori ku nisi procedimi në gjendje të lirë për shtetasit S. M dhe F. F, pasi dyshohet se për motive të dobëta kanë goditur shtetasin O. M;
-shpallën në kërkim shtetasin E. M, pasi dyshohet se ka kanosur një 36-vjeçare.
Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Krujë referuan materialet në Prokurori ku nisi procedimi në gjendje të lirë për shtetasin E. H, 20 vjeç, pasi dyshohet se për motive të dobëta ka goditur me grusht dy shtetas.
Specialistët e qarkullit rrugor:
-arrestuan shtetasin A. K., 34 vjeç, pasi u kap duke drejtuar automjetin në gjendje të dehur;
-arrestuan shtetasin A. G, 24 vjeç, pasi ka humbur kontrollin e automjetit të cilin dyshohet se e drejtonte në gjendje të dehur dhe për pasojë automjeti ka dal nga rruga;
-arrestuan shtetasin J. B, 26 vjeç, pasi ka humbur kontrollin e automjetit të cilin dyshohet se e drejtonte në gjendje të dehur dhe për pasojë automjeti ka dal nga rruga;
-arrestuan shtetasin E. Gj, 33 vjeç, pasi me automjetin që drejtonte ka përplasur motoçikletën në të cilin lëvizste shtetasi F. K, 81 vjeç, i cili ndodhet në spital, nën kujdesin e mjekëve;
-arrestuan shtetasin K. G., 48 vjeç, pasi dyshohet se me automjetin që e drejtonte në gjendje të dehur është përplasur me drejtuese shtetasen E. Xh. Si pasojë janë dëmtuar 2 shtetas(pasagjerë), të cilët pas marrjes së mjekimit kaluan në banesë;
-referuan materialet në Prokurori ku nisi procedimi në gjendje të lirë për shtetasin Xh. B, pasi me automjetin që drejtonte është përplasur me motomjetin me drejtues L. D, i cili ka pësuar dëmtime dhe ndodhet në kujdesin e mjekëve;
-referuan materialet në Prokurori ku nisi procedimi në gjendje të lirë për shtetasin E. H, pasi me automjetin që drejtonte ka aksidentuar këmbësorin shtetasin M. Gj, 24 vjeç, i cili ka pësuar dëmtime dhe ndodhet në kujdesin e mjekëve.
-me datë 25.11.2025:
- në bulevardin “Bajram Curri”, pranë lumit të Lanës, është konstatuar një armë zjarri e vjetër, jofunksionale. Materiali u referua Prokurorisë për vlerësim;
-A. B, kallëzoi se është goditur nga 2 shtetas të cilët nuk i njeh. Punohet për identifikimin e kapjen e autorve dhe sqarimin e rrethanave të rastit.
Materialet procedurale i janë referuar Prokurorisë së Tiranës, për veprime të mëtejshme.
Tiranë
Finalizohet nga Komisariati i Policisë Nr. 1, operacioni policor i koduar “Game”, për goditjen e veprimtarive të paligjshme në fushën e lojërave të fatit.
Goditen 2 raste të organizimit të lojërave të fatit. Sekuestrohen 1 makinetë për lojëra fati, 1 kompjuter, 4 celularë dhe një shumë parash.
Arrestohen 4 shtetas, njëri prej tyre pronari i lokalit ku organizoheshin lojëra fati.
Strukturat e Komisariatit të Policisë Nr. 1, në vijim të punës për goditjen e veprimtarive të paligjshme në fushën e lojërave të fatit, bazuar në informacionet e siguruara në rrugë operative, kanë organizuar kontrolle në lokale dhe në ambiente të ndryshme që mund të vihen në dispozicion për organizimin e kësaj veprimtarie.
Gjatë kontrolleve nga shërbimet e Policisë, në fshatin Mullet, në lokalin e shtetasit R. K., u gjet 1 makinetë për lojëra fati.
Në vijim të veprimeve për këtë rast u arrestuan shtetasit R. K., 36 vjeç (pronari i lokalit) dhe K. K., 29 vjeç, i cili u kap në lokal, duke luajtur lojëra fati.
Gjithashtu, u arrestuan shtetasit F. A., 20 vjeç dhe E. V., 18 vjeç, pasi u kapën në një lokal tjetër në Farkë, duke luajtur lojëra fati.
Gjatë kontrolleve në këto dy lokale, u gjetën dhe u sekuestruan 1 makinetë për lojëra fati, 1 kompjuter, 4 celularë dhe një shumë parash.
Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë.
Drejtoria Vendore e Policisë Vlorë
Specialistët për Hetimin e Krimeve, në Komisariatin e Policisë Vlorë, referuan materiale në Prokurori dhe shpallën në kërkim shtetasin A. D., 39 vjeç, banues në fshatin Llakatund, pasi më datë 25.11.2025, gjatë një konflikti për motive të dobëta, ka goditur me grushte, duke i shkaktuar dëmtime shtetasit N. H., 69 vjeç, banues në fshatin Llakatund.
Specialistët e Seksionit të Trafikut Urban dhe Interurban Vlorë referuan materiale në Prokurori dhe nisën procedimin penal për shtetasit:
-A. Zh., 69 vjeç, banues në Vlorë, pasi në aksin rrugor Vlorë-Kuç, duke drejtuar automjetin e markës “Ford”, është përplasur me automjetin e markës “Hyundai”, me drejtues shtetasin T. J., 40 vjeç, banues në Vlorë. Si pasojë e përplasjes, të dy drejtuesit e automjeteve janë dëmtuar dhe ndodhen të shtruar në Spitalin Rajonal Vlorë, jashtë rrezikut për jetën.
-A. M., 45 vjeç, banues në Vlorë, pasi në rrugën “Fiqiri Muka”, është konstatuar duke drejtuar automjetin në gjendje të dehur.
Materialet i referuan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme.
DVKM Korçë
Goditen nga Policia Kufitare, 2 raste të kontrabandës së mallrave.
Procedohen penalisht 2 shtetas.
Si rezultat i kontrolleve të imtësishme, të kryera në bazë të analizës së riskut, ndaj shtetasve dhe mjeteve me të cilat ata lëvizin, shërbimet e Policisë Kufitare kanë goditur 2 raste të kontrabandës së mallrave.
Për këto raste u referuan materialet në Prokurori ku nisi procedimi për veprën penale “Kontrabanda me mallra të tjera”, për shtetasit:
-F. A., 44 vjeç, banues në fshatin Velitërnë, pasi në hyrje të RSh- së, gjatë kontrollit në automjetin që ai drejtonte, u gjetën një sasi vaji dhe 2 bagëti të imta, të cilat nuk i kishte deklaruar në organet doganore;
-Q. Xh., 47 vjeç, banues në Pogradec, pasi në afëri të kufirit, në aksin rrugor “Kapshticë-Bilisht”, gjatë kontrollit në automjetin që ai drejtonte, nga shërbimet e Seksionit për Hetimin dhe ZMPKT, u gjet një sasi vaji pa faturë blerjeje.
Mallrat u sekuestruan në cilësinë e provës materiale.
Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë së Korçës, për veprime të mëtejshme.
Drejtoria Vendore e Policisë Gjirokastër
Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Gjirokastër arrestuan në flagrancë shtetasin A. Ll., 57 vjeç, banues në fshatin Palokastër, pasi dyshohet se ka ushtruar dhunë ndaj vjehrrës së tij.
Gjithashtu, këta specialistë referuan materialet në Prokurori ku nisi procedimi penal për shtetasin S. B., 66 vjeç, banues në Gjirokastër, pasi me vetëgjyqësi ka dëmtuar murin rrethues të banesës së shtetasit M. S..
Specialistët për Hetimin e Krimeve Ekonomiko-Financiare referuan materialet në Prokurori ku nisi procedimi penal për shtetasen P. S., 34 vjeçe, banuese në Përmet, pasi ka dorëzuar në një institucion shtetëror ku donte të punësohej, dokument të dyshuar të falsifikuar. Dokumenti u sekuestrua në cilësinë e provës materiale.
Specialistët e Sektorit të Policisë Rrugore arrestuan në flagrancë shtetasin E. Ç., 48 vjeç, banues në fshatin Kosinë, pasi në aksin rrugor “Këlcyrë-Përmet”, duke drejtuar automjetin, në gjendje të dehur, ka humbur kontrollin dhe për pasojë automjeti ka dalë nga rruga. Na aksidenti është dëmtuar lehtë 48-vjeçari.
Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Gjirokastër, për veprime të mëtejshme.
DVP Korçë/Vijon zbatimi i planit të masave për parandalimin dhe goditjen e veprimtarive të paligjshme të gjuetisë dhe të prerjes së pyjeve.
U kap në flagrancë, në fshatin Selcë e Poshtme, Pogradec, duke kryer gjueti të paligjshme, procedohet penalisht. Në vendin ku u kap ky shtetas, u gjetën 2 shpendë të vrarë me armë gjahu.
Sekuestrohen 1 armë gjahu, fishekë dhe 1 automjet.
Shërbimet e Komisariatit të Policisë Pogradec, bazuar në planin e masave të hartuar nga Drejtoria Vendore e Policisë Korçë, për parandalimin dhe goditjen e veprimtarive të paligjshme të gjuetisë dhe të prerjes së pyjeve, kanë kryer kontrolle në zona të ndryshme në qarkun Korçë.
Gjatë kontrolleve, në fshatin Selcë e Poshtme, Pogradec, është kapur në flagrancë 1 shtetas që po kryente gjueti të paligjshme në këtë zonë. Në këtë vend u gjetën 2 shpendë të vrarë me armë gjahu.
Në përfundim të veprimeve për këtë rast, specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Pogradec referuan materialet në Prokurori, ku filloi procedimi në gjendje të lirë për shtetasin E. S., 56 vjeç, banues në Elbasan.
Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë së Korçës, për veprime të mëtejshme, për veprën penale “Shkelja e karantinës së bimëve dhe kafshëve”.
Drejtoria Vendore e Policisë Shkodër
Specialistët për Hetimin e Krimeve Ekonomiko-Financiare referuan materialet shtesë në Prokurori, për shtetasin A. Th., 52 vjeç, administrator i një kompanie në Shkodër, që ofron kurse/trajnime për shtetasit e huaj, për veprat penale “Mashtrimi”, “Fshehja e të ardhurave” dhe “Pastrimi i produkteve të veprës penale”.
Specialistët e Sektorit të Qarkullimit Rrugor referuan materialet në Prokurori, ku nisi procedimi penal për shtetasit Gj. S., banues në fshatin Hajmel, S. C., banues në fshatin Grudë-Fushë, Sh. Z., banues në fshatin Kuç dhe J. B., banues në Shkodër, pasi u kapën duke drejtuar motomjetet, pa leje drejtimi.
Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Shkodër, për veprime të mëtejshme.
Drejtoria Vendore e Policisë Durrës
Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Durrës referuan materialet në Prokurori, ku nisi procedimi penal për shtetasit:
-K. Ç., 19 vjeçe, banuese në Durrës, pasi dyshohet se gjatë një konflikti për motive të dobëta me një shtetase, e ka gjuajtur atë me shuplakë;
-A. I. dhe P. Gj., të dy banues në Durrës, pasi nga kontrollet e kryera në bashkëpunim me shërbimet e OShEE-së, në banesat e tyre u konstatuan lidhje të paligjshme të energjisë elektrike;
-A. B., 57 vjeç, banues në Durrës, pasi gjatë këqyrjes së celularit të tij, në një lokal në lagjen nr. 18, iu konstatuan faqe aktive për baste sportive. Celulari u sekuestrua në cilësinë e provës materiale;
-F. B., 40 vjeç, dhe B. B., 35 vjeç, vëllezër, pasi gjatë këqyrjes së celularëve të tyre, në lokalin e tyre në lagjen nr. 13, iu konstatuan faqe aktive për baste sportive. Dy celularët u sekuestruan në cilësinë e provës materiale.
Specialistët për Hetimin e Krimeve të Stacionit të Policisë Manëz referuan materialet në Prokurori, ku nisi procedimi penal për shtetasit F. B., 19 vjeç, dhe A. B., 18 vjeç, banues në Durrës, pasi dyshohet se gjatë një konflikti për motive të dobëta, kanë goditur me send të fortë një 26-vjeçar. I dëmtuari mori mjekim në spital dhe u largua në banesë.
Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Kavajë referuan materialet në Prokurori, ku nisi procedimi penal për një shtetas të mitur, pasi dyshohet se ka tentuar të vjedhë në një banesë.
Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë së Durrësit për veprime të mëtejshme.
