Raporti i ngjarjeve, 26 mars 2025

Strukturat e Policisë së Shtetit janë të angazhuara për parandalimin, evidentimin dhe goditjen e paligjshmërive.

Gjatë 24 orëve të fundit, në të gjithë vendin janë proceduar penalisht 72 shtetas, konkretisht: 17 shtetas janë vënë në pranga, 48 janë proceduar në gjendje të lirë, si dhe janë shpallur në kërkim 7 shtetas, për vepra të ndryshme penale. Për lokalizimin, kapjen dhe vënien në pranga të shtetasve janë shpallur në kërkim, vijojnë punën intensivisht, strukturat e Policisë.

Në fushën e narkotikëve janë evidentuar 3 raste. 1 shtetas është ndaluar dhe 3 shtetas janë proceduar në gjendje të lirë.

Në fushën e krimeve kundër personit janë evidentuar 5 raste, 2 prej tyre me autorë të paidentifikuar. Për 3 rastet e tjera, 3 shtetas janë proceduar në gjendje të lirë.

Në fushën e krimeve ekonomike, janë evidentuar 3 raste. 4 shtetas janë proceduar në gjendje të lirë.

Për veprat penale në fushën e vjedhjes/tentativës për vjedhje të pronës dhe pasurisë janë evidentuar 5 raste. 1 shtetas është ndaluar, 6 shtetas janë shpallur në kërkim dhe 2 shtetas janë proceduar në gjendje të lirë.

Në fushën e krimeve kundër mjedisit dhe veprave penale dhe objekt shkatërrimin e pronës me mjete të ndryshme, janë evidentuar 5 raste, njëri prej tyre me autor/ë të paidentifikuar. Për raste të tjera, 1 shtetas është arrestuar dhe 4 shtetas janë proceduar në gjendje të lirë.

Janë evidentuar 7 raste të dhunës në familje. 2 shtetas janë arrestuar, 1 shtetas është shpallur në kërkim dhe 6 shtetas janë proceduar në gjendje të lirë. Gjithashtu, janë plotësuar 7 kërkesëpadi për lëshimin e urdhrit të mbrojtjes së menjëhershme.

Janë evidentuar:

-2 raste të krimeve kibernetike. Njëri me autor/ë të paidentifikuar, ndërsa rasti tjetër rezulton me 1 shtetas të proceduar në gjendje të lirë;

-2 raste të vetëgjyqësisë, me 4 shtetas të proceduar në gjendje të lirë;

-1 rast i organizimit të kundërligjshëm të lojërave të fatit, me 1 shtetas të arrestuar dhe 3 shtetas të proceduar në gjendje të lirë;

-nga 1 rast i falsifikimit, posedimit të kundërligjshëm të armës sportive, prishjes së qetësisë publike, peshkimit të ndaluar, përndjekjes, përdorimit me keqdashje të thirrjeve telefonike dhe goditjes për shkak të detyrës, me 8 shtetas në total, të proceduar në gjendje të lirë.

2 shtetas janë ndaluar për shkatërrim të pronës me lëndë plasëse dhe për mbajtje pa leje të armëve shpërthyese.

1 shtetas është arrestuar për heqje të paligjshme të lirisë, ngacmim seksual dhe posedim të një mjeti prerës.

1 shtetas është arrestuar për kundështim të punonjësit të Policisë dhe pengim të qarkullimit të mjeteve.

Kanë ndodhur 2 aksidente rrugore, me 4 shtetas të dëmtuar. Janë evidentuar 16 raste të veprave penale në fushën e qarkullimit rrugor. 7 shtetas janë vënë në pranga dhe 10 shtetas janë proceduar në gjendje të lirë.