Policia e Shtetit
Investim dhe pajisje të fjalës së fundit të teknologjisë, i dhurohen Policisë së Shtetit, nga Zyra e Operacioneve Ndërkombëtare e Ministrisë së Brendshme të Britanisë së Madhe.
Donacioni, tregues i bashkëpunimit të ngushtë ndërmjet 2 agjencive dhe besimit të partnerëve britanikë, te puna e Policisë shqiptare.
Në ceremoninë formale të nënshkrimit dhe dorëzimit të donacionit morën pjesë Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit, Drejtues Madhor Ilir Proda, Menaxheri Ndërkombëtar Ndërlidhës nga Zyra e Operacioneve Ndërkombëtare, z. Stephen Law, si dhe drejtues të tjerë të Policisë së Shtetit.
Në fjalën e mbajtur gjatë ceremonisë, Drejtor Proda falënderoi Zyrën e Operacioneve Ndërkombëtare dhe Ministrinë e Brendshme të Britanisë së Madhe, për mbështetjen e vazhdueshme për strukturat e Policisë së Shtetit. Drejtori theksoi se kjo mbështetje është dëshmi e vijimit të bashkëpunimit të suksesshëm me partnerët britanikë, dhe se kontributi është i një rëndësie të veçantë për forcimin e kapaciteteve logjistike për Policinë e Shtetit shqiptar dhe kryesisht të strukturave të cilave iu adresohet.
Ndërkaq, z. Law, gjatë ceremonisë, tha: ”Është kënaqësi të jem këtu, në emër të HOIO. Gjithashtu, është kënaqësi që të realizojmë donacione të tilla për Policinë e Shtetit shqiptar. Bashkëpunimi me ju është i një rëndësie të veçantë për ne. Ndihem krenar që mundëm të mbështetnim Njësinë Speciale për Kufirin dhe Migracionin “Delta”, Vlorë, për rimobilimin e ambienteve, si dhe për pajisjen me teknologji bashkëkohore. Gjithashtu, që mundëm të vëmë në dispozicion të Njësisë së Informacionit për Pasagjerin, ekrane me parametra të lartë.”
Donacioni përfshin përmirësimin e ambienteve të Njësisë Speciale për Kufirin dhe Migracionin “Delta”, Vlorë, si dhe 1 automjet në funksion të punës së kësaj Njësie. Gjithashtu, përfshin 4 dylbi termike multispektrale dhe 7 ekrane me parametra të lartë teknologjike që do t’i vihen në funksion Policisë Kufitare dhe Njësisë së Informacionit për Pasagjerin.
Fier/Informacion paraprak
Rreth orës 13:20, në fshatin Cakran, në ambientet e magazinës pranë banesës, dyshohet se është vetëvrarë me armë gjahu, shtetasi Sh. S., 59 vjeç.
Grupi hetimor po punon për zbardhjen e shkakut dhe rrethanave të rastit.
Interpol Tirana/Bashkëpunim intensiv me partnerët, në kuadër të operacionit të koduar “The Wanted”, për lokalizimin, kapjen dhe ekstradimin e shtetasve të shpallur në kërkim ndërkombëtar.
Kapet në Mbretërinë e Bashkuar dhe arrestohet me qëllim ekstradimin në Shqipëri, një 30-vjeçar i akuzuar nga GJKKO, si pjesëtar i një grupi kriminal me veprimtari në fushën e narkotikëve.
Gjatë megaoperacionit të koduar “Stuhia”, që goditi këtë grup kriminal, në muajin nëntor 2022, në fshatin Drenovicë, Berat, Policia sekuestroi 870 kilogramë lëndë narkotike Cannabis Sativa.
Si rezultat i bashkëpunimit të Interpol Tiranës me Interpol Mançester, Mbretëria e Bashkuar, u bë e mundur kapja në Mbretërinë e Bashkuar dhe arrestimi me qëllim ekstradimin në Shqipëri, i shtetasit:
Xh. H., 30 vjeç.
Ky shtetas ishte shpallur në kërkim ndërkombëtar pasi Gjykata e Posaçme e Shkallës së Parë për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar Tiranë, me vendimin e datës 22.04.2025, i ka caktuar masën e sigurisë “Arrest në burg”, për veprat penale “Kultivimi i bimëve narkotike”, “Grupi i strukturuar kriminal” dhe “Kryerja e veprave penale nga grupi i strukturuar kriminal dhe organizata kriminale”.
Nga hetimet dyshohet se ky shtetas është pjesëtar i grupit kriminal që ka kutivuar bimë narkotike në sera, në fshatin Drenovicë, Berat, në vitin 2022.
Interpol Tirana vijon procedurat në bashkëpunim me Interpol Mançester, për ekstradimin e këtij shtetasi, në Shqipëri.
Interpol Tirana
Ekstradohet në Austri, një shtetas i dënuar me 5 vjet burgim, për trafikim të lëndëve narkotike.
Si rezultat i koordinimit të veprimeve operacionale ndërmjet specialistëve të Drejtorisë së Interpol Tiranës, me homologët në Austri, u finalizua procedura për ekstradimin nga Shqipëria, në Austri, të shtetasit Mondi Gitlan, 29 vjeç, banues në Maqedoninë e Veriut.
Ai kërkohej ndërkombëtarisht sepse Gjykata e Vjenës, në muajin maj, 2025, e ka dënuar me 5 vjet burgim, për trafikim të lëndëve narkotike.
Drejtoria Vendore e Policisë Fier
Specialistët e Sektorit të Qarkullimit Rrugor arrestuan në flagrancë shtetasin M. R., 35 vjeç, pasi dje, në fshatin Marinëz, me automjetin që drejtonte, ka përplasur këmbësorin, shtetasin N. H., 74 vjeç, i cili është në kujdesin e mjekëve.
Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Fier:
-arrestuan në flagrancë shtetasin A. N., 53 vjeç, banues në fshatin Marinëz, pasi dyshohet se për motive të dobëta ka përndjekur dhe kanosur me mjet prerës, një shtetase 46 vjeçe;
-referuan materialet në Prokurori, për vlerësim, pasi dje, shtetasi A. B., 46 vjeç, me detyrë elektricist i OSHEE Fier, dyshohet se gjatë punës në një kabinë elektrike, ka rënë në kontakt me rrymën, dhe si pasojë është dëmtuar. 46-vjeçari është në kujdesin e mjekëve dhe jashtë rrezikut për jetën.
Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Lushnjë arrestuan në flagrancë shtetasin D. M., 37 vjeç, banues në Golem, si dhe referuan materialet në Prokurori, ku nisi procedimi në gjendje të lirë për shtetasit B. T., 48 vjeç dhe K. T., 20 vjeç (babë e bir), pasi mbrëmë, në një lokal në fshatin Golem, dyshohet se për motive të dobëta, kanë goditur njëri-tjetrin, me grushte dhe me sende të forta. Të tre këta shtetas janë aktualisht në kujdesin e mjekëve dhe jashtë rrezikut për jetën.
Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Mallakastër referuan materialet në Prokurori, ku nisi procedimi në gjendje të lirë për shtetasin B. M., 60 vjeç, pasi dyshohet se për motive të dobëta, ka goditur me sende të forta, një shtetas 60 vjeç.
Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Fier, për veprime të mëtejshme.
Drejtoria Vendore e Policisë Durrës
Në vijim të informacionit paraprak të dhënë paraditen e djeshme, mbi aksidentin në Golem, me pasojë vdekjen e shtetases Sh. Sh., ju informojmë se shërbimet e Policisë Rrugore bënë arrestimin në flagrancë të drejtuesit të automjetit që përplasi këmbësoren, shtetasit R. F., 19 vjeç, për veprën penale “Shkelja e rregullave të qarkullimit rrugor”.
Gjithashtu, këta specialistë arrestuan shtetasit:
-H. D., 34 vjeç, banues në Durrës, pasi është kapur duke drejtuar automjetin, në gjendje të dehur;
-Sh. F., 28 vjeç, banues në Durrës, pasi është kapur duke drejtuar automjetin, pa leje drejtimi.
Specialistët për Hetimin e Narkotikëve arrestuan në flagrancë shtetasit T. K., 20 vjeç, dhe D. D., 19 vjeç, të dy banues në Itali, pasi në automjetin me të cilin lëviznin, u gjet një sasi Kokaine, e cila u sekuestrua me cilësinë e provës materiale.
Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Kavajë arrestuan në flagrancë shtetasin F. Xh., 45 vjeç, banues në Rrogozhinë, pasi dyshohet se ka ushtruar dhunë ndaj bashkëshortes së tij.
Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Durrës, për veprime të mëtejshme.
Drejtori Vendore e Policisë Vlorë
Shërbimet e Komisariatit të Policisë Himarë, në bashkëpunim me specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisaritin e Policisë Lezhë, në vijim të punës për lokalizimin dhe kapjen e shtetasve të shpallur në kërkim, bënë të mundur kapjen dhe ndalimin e shtetasit A. K., 30 vjeç, banues në Durrës. Ky shtetas ishte shpallur në kërkim nga DVP Lezhë për veprën penale “Mashtrimi”, pasi dyshohet se në muajin shtator të këtij viti ka mashtruar një shtetas, duke i marrë një automjet me qira, të cilin nuk e ka likujduar.
Specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Vlorë referuan materiale në Prokurori dhe nisën procedimin penal për shtetasit V. S., 56 vjeç, dhe V. S., 47 vjeç, banues në Vlorë, pasi për motive të dobëta janë konfliktuar fizikisht me shtetasen M. D., 61 vjeçe, dhe djalin e saj E. D., 36 vjeç, banues në Gjermani, duke u shkaktuar dëmtime në pjesë të ndryshme të trupit.
Specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Sarandë referuan materiale në Prokurori dhe nisën procedimin penal për shtetasin K. B., 34 vjeç, banues në Sarandë, pasi ndaj tij ka bërë kallëzim shtetasi A. J., se ky shtetas e ka kanosur.
Materialet iu referuan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme.
Drejtoria Vendore e Policisë Shkodër
Specialistët e Sektorit të Qarkullimit Rrugor:
-arrestuan shtetasin Gj. U., 58 vjeç, banues në Dobraç, pasi u kap duke drejtuar automjetin, në gjendje të dehur;
-arrestuan shtetasin R. B., 51 vjeç, banues në Shkodër, pasi duke drejtuar automjetin, në gjendje të dehur, ka përplasur automjetin me drejtues shtetasin M. L., 38 vjeç. Nga përplasja janë shkaktuar vetëm dëme materiale;
-referuan materialet në Prokurori, ku nisi procedimi penal për shtetasin N. S., banues në fshatin Kuç, pasi u kap duke drejtuar motomjetin, pa leje drejtimi.
-Më datë 26.10.2025, shtetasi Gj. P., 66 vjeç, ka kallëzuar se i kanë vjedhur motomjetin në banesën e tij në fshatin Gjegjan. Punohet për identifikimin dhe kapjen e autorit/ve.
Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Shkodër, për veprime të mëtejshme.
Drejtoria Vendore e Policisë Lezhë
Specialistët e Seksionit për Hetimin e Narkotikëve referuan materialet në Prokurori, ku nisi procedimi penal për shtetasin A. K., 26 vjeç, banues në Lezhë, pasi gjatë kontrollit në automjetin që drejtonte, u gjet një sasi lënde e dyshuar narkotike cannabis sativa, e cila u sekuestrua në cilësinë e provës materiale.
Materialet procedurale i janë referuar Prokurorisë së Lezhës, për veprime të mëtejshme.
Drejtoria Vendore e Policisë Korçë
Specialistët e Sektorit të Qarkullimit Rrugor arrestuan në flagrancë shtetasin Sh. A., 58 vjeç, banues në Korçë, pasi u kap duke drejtuar automjetin, në gjendje të dehur.
Në vijim të informacionit paraprak të dhënë dje, për aksidentin e ndodhur në aksin rrugor “Korçë-Pogradec”, informojmë se specialistët e Sektorit të Qarkullimit Rrugor arrestuan në flagrancë shtetasin E. C., 35 vjeç, banues në fshatin Grabovicë, për veprën penale “Shkelja e rregullave të qarkullimit rrugor”.
Shërbimet e Komisariatit të Policisë Maliq referuan materialet në Prokurori, ku filloi procedimi penal për shtetasit:
-M. F., 29 vjeç, banues në fshatin Kakaç, pasi për motive të dobëta, ka kanosur me fjalë një 32-vjeçare;
-Gj. D., 43 vjeç, banues në fshatin Pojan, pasi është konfliktuar me një 41-vjeçar dhe ka dëmtuar xhamat e automjetit të tij, për motive të dobëta.
Materialet proceduriale iu referuan Prokurorisë së Korçës, për veprime të mëtejshme.
Bulqizë / Informacion paraprak
Në aksin rrugor Bulqizë-Gjoricë janë përplasur dy automjete me drejtues shtetasit S.A., dhe B.T.
Si pasojë e aksidentit janë dëmtuar lehtë dy drejtuesit e automjeteve dhe dy pasagjerë që ndodheshin në automjetin e shtetasit B.T., të cilët janë transportuar në spital për ndihmë mjekësore dhe ndodhen jashtë rrezikut për jetën.
Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe vijon punën për përcaktimin e shkaqeve dhe zbardhjen e plotë të rrethanave të aksidentit.
Drejtoria Vendore e Policisë Durrës
Specialistët për Hetimin e Krimeve të Stacionit të Policisë Plazh arrestuan në flagrancë shtetasin kolumbian C. R., 42 vjeç, banues në Suedi, pasi dyshohet se ka ushtruar dhunë fizike ndaj bashkëjetueses së tij, shtetases suedeze J. R.
Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Durrës shpallën në kërkim shtetasin K. R., 46 vjeç, banues në Durrës, pasi bashkëshortja e tij ka kallëzuar se ky shtetas, prej tre vitesh, ka braktisur fëmijët e tyre të mitur dhe refuzon të ketë kontakte me ta.
Specialistët për Hetimin e Krimeve të Stacionit të Policisë Manëz referuan materialet në Prokurori, ku nisi procedimi në gjendje të lirë për shtetasin Gj. B., 65 vjeç, banues në Durrës, pasi gjatë një konflikti për motive të dobëta ka kanosur një shtetas 42 vjeç.
Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Kavajë arrestuan në flagrancë shtetasin N. D., 35 vjeç, banues në Rrogozhinë, pasi dyshohet se ka ushtruar dhunë ndaj bashkëshortes së tij.
Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Durrës, për veprime të mëtejshme procedurale.
Apel për kujdes për të gjithë përdoruesit e rrugës! ⚠️
Si pasojë e motit të keq me reshje shiu, ku në disa akse rrugore ka prezencë uji apo edhe rënie inertesh, Policia e Shtetit apelon për të gjithë përdoruesit e rrugës ♂️ që të tregojnë kujdes të shtuar, të respektojnë me rigorozitet rregullat e qarkullimit rrugor dhe të zbatojnë udhëzimet e shërbimeve të Policisë Rrugore.
Strukturat e Policisë Rrugore janë në terren , për të ndihmuar dhe parandaluar ngjarjet rrugore.
Ndërkohë, po bashkëpunohet me firmat kontraktore të mirëmbajtjes së rrugëve, me qëllim pastrimin në kohë të segmenteve ku, si pasojë e reshjeve, ka pasur rënie inertesh në rrugë.
Telefononi 112 në rast nevoje në rrugë .
#QarkulloniMeShpejtësiTëModeruar
#RespektoniRregullatEQarkullimit ✅
Drejtoria Vendore e Policisë Lezhë
Shërbimet e Policisë Rrugore Lezhë arrestuan në flagrancë shtetasin B. Gj., 48 vjeç, banues në Lezhë, pasi në aksin rrugor “Lezhë–Shkodër” u kap duke drejtuar automjetin në gjendje të dehur.
Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Lezhë referuan materialet në Prokurori, ku nisi procedimi penal në gjendje të lirë për shtetasit A. Ll., 39 vjeç, dhe M. G., 48 vjeçe, të dy banues në Lezhë, pasi dyshohet se kanë mashtruar duke inskenuar një aksident me dëme materiale, me qëllim përfitimin e dëmshpërblimit nga siguracioni.
Specialistët e Seksionit për Hetimin e Narkotikëve referuan materialet në Prokurori, ku nisi procedimi penal në gjendje të lirë për shtetasin F. P., 38 vjeç, banues në Itali, pasi gjatë kontrollit iu gjet dhe u sekuestrua një sasi lënde narkotike e dyshuar si kokainë.
——
Në Komisariatin e Policisë Kurbin, ka bërë kallëzim shtetasja D. P., 52 vjeçe, banuese në Mamurras, Kurbin, se i kanë vjedhur në banesë në kohën kur në banesë nuk ndodhej njeri.
Vijon puna për dokumentimin, identifikimin dhe kapjen e autorit/ve.
Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Lezhë, për veprime të mëtejshme.
Drejtoria Vendore e Policisë Gjirokastër
Specialistët e Sektorit të Policisë Rrugore arrestuan në flagrancë shtetasin Th. N., 63 vjeç, banues në Përmet, pasi në aksin rrugor “Varibop-Këlcyrë”, me automjetin që drejtonte, ka aksidentuar, këmbësorin, shtetasin A. R., 52 vjeç, banues në fshatin Kuqar, i cili ndodhet në spitalin e Traumës, jashtë rrezikut për jetën.
Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Gjirokastër referuan materialet në Prokurori, për vlerësim, pasi më datë 24.10.2025, rreth orës 20:00, në fshatin Nukovë, është gjetur në rrugë, pa shenja jete dhe pa shenja dhune, shtetasi S. N., 72 vjeç, banues në fshatin Nukovë. Nga veprimet e para hetimore, dyshohet se ky shtetas ka humbur jetën për shkaqe natyrale.
Specialistët për Hetimin e Krimeve të Stacionit të Policisë Dropull-Libohovë referuan materialet në Prokurori ku nisi procedimi penal për shtetasin E. Ç., 43 vjeç, banues në fshatin Nepravishtë, pasi dyshohet se ka ushtruar dhunë psikologjike ndaj bashkëshortes së tij, e cila u pajis me urdhër mbrojtjeje.
Specialistët për Hetimin e Trafiqeve dhe Narkotikëve referuan materialet në Prokurori ku nisi procedimi penal për shtetasin S. T., 38 vjeç, banues në Greqi, pasi gjatë kontrollit në automjetin e tij, u gjet një sasi lënde narkotike cannabis sativa. Në cilësinë e provës materiale u sekuestrua lënda narkotike.
Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Gjirokastër, për veprime të mëtejshme.
Drejtoria Vendore e Policisë Tiranë
Specialistët për Hetimin e Narkotikëve arrestuan shtetasin D. R., 50 vjeç, pasi shërbimet e Forcës së Posaçme “Shqiponja” i gjetën gjatë kontrollit, një sasi lënde të dyshuar narkotike Kokaine.
Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Nr. 1:
-ndaluan shtetasin A. T, 42 vjeç, pasi dyshohet se ka ushtruar dhunë ndaj bashkëshortes së tij;
-referuan materialet në Prokurori, ku nisi procedimi në gjendje të lirë për shtetasin G. H., 27 vjeç, për mosbindje të urdhërit të punonjësit të policisë.
Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Nr. 2 referuan materialet në Prokurori, ku nisi procedimi në gjendje të lirë për shtetasit:
-Dh. M., 40 vjeçe, për mosbindje të urdhërit të punonjësit të policisë;
-E. M dhe A. M, pasi dyshohet se për motive të dobëta kanë goditur shtetasin A. Gj, i cili mori mjekim në spital.
Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Nr. 3:
-arrestuan shtetasin R. D., 45 vjeç, pasi dyshohet se ka ushtruar dhunë ndaj krushkut të tij, i cili po merr ndihmë mjekësore në spital, jashtë rrezikut për jetën;
-referuan materialet në Prokurori dhe punojnë për shoqërimin e një 17-vjeçari, pasi dyshohet se ka ushtruar dhunë ndaj bashkëjetueses së tij. Punohet për sqarimin e rrethanave të rastit.
Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Nr. 4
-referuan materialet në Prokurori, ku nisi procedimi në gjendje të lirë për shtetasit:
-I. D, pasi dyshohet se ka kanosur e goditur shtetasin J. M;
-E. T., 31 vjeç, pasi ndaj tij ka kallëzuar shtetasi A. Sh., se gjatë punimeve në një pallat pranë banesës së tij, ku 31-vjeçari është inxhinier zbatues, dyshohet se i janë shkaktuar plasaritje në muret e banesës.
Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Nr. 6 arrestuan shtetasin N. H, 60 vjeç, pasi dyshohet se ka ushtruar dhunë ndaj bashkëshortes së tij dhe më pas ka tentuar të djeg banesën.
Specialistët e qarkullimit rrugor arrestuan shtetasit:
-K. B., 33 vjeç, pasi se automjetin të cilin dyshohet se e drejtonte në gjendje të dehur, është përplasur me automjetin me drejtues shtetasin G. M. Si pasojë është dëmtuar 33-vjeçari dhe pasagjerja në automjetin e tij, të cilët ndodhen në spital, jashtë rrezikut për jetën;
-S. M., 26 vjeç dhe E. N., 42 vjeç, pasi u kapën duke drejtuar automjetet në gjendje të dehur.
-Më datë 25.10.2025, në banesën e tij, dyshohet se si pasojë e një arresti kardiak ka ndërruar jetë shtetasi D. T., 32 vjeç.
-Më datë 25.10.2025, shtetasi A. M. kallëzoi se ka konstatuar të thyer xhamin e një bankomati. Nga verifikimet nuk rezulton të jetë vjedhur gjë. Punohet për përcaktimin e shkakut të dëmtimit.
-Më datë 24.10.2025, shtetasja M. R. kallëzoi se në banesë i janë marrë një shumë parash dhe disa bizhuteri. Punohet për identifikimin dhe kapjen e autorit.
Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë së Tiranës, për veprime të mëtejshme.
Drejtoria Vendore e Policisë Fier
Specialistët e Sektorit të Qarkullimit Rrugor:
arrestuan në flagrancë shtetasin I. S., 63 vjeç, banues në Hocharë, pasi në fshatin Grykë, duke drejtuar motomjetin në gjendje të dehur, ka dalë nga rruga dhe, për pasojë, është dëmtuar dhe ndodhet në kujdesin e mjekëve;
referuan materialet në Prokurori, ku nisi procedimi në gjendje të lirë për shtetasin M. Q., 44 vjeç, banues në Durrës, pasi dje, në aksin rrugor “Fier–Lushnjë”, automjeti që drejtonte ka përplasur këmbësorin, shtetasin F. Z., 45 vjeç, i cili është në kujdesin e mjekëve.
Specialistët e Seksionit për Hetimin e Krimit Ekonomik referuan materialet në Prokurori, ku nisi procedimi në gjendje të lirë për shtetasen V. B., 47 vjeçe, banuese në Fier, pasi ka bërë kallëzim një shtetas 36 vjeç, se kjo shtetase, duke qenë me detyrë notere, i ka marrë një shumë lekësh dhe nuk ka kryer pagesat, duke shpërdoruar detyrën.
Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Fier:
arrestuan në flagrancë shtetasin R. Gj., 28 vjeç, banues në Marinëz, Roskovec, pasi ka ushtruar dhunë ndaj bashkëshortes së tij;
referuan materialet në Prokurori, ku nisi procedimi në gjendje të lirë për shtetasit K. H., 31 vjeç, dhe K. H., 26 vjeç, të dy banues në Vlorë, pasi dyshohet se për motive të dobëta kanë goditur me grushta një shtetas 46 vjeç;
referuan materialet në Prokurori, ku nisi procedimi në gjendje të lirë për shtetasin K. B., 44 vjeç, banues në fshatin Sheq Musala, pasi dyshohet se ka zaptuar një sipërfaqe toke, duke mos lejuar që të hapet kanali kullues.
Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Lushnjë referuan materialet në Prokurori, ku nisi procedimi në gjendje të lirë për shtetasen K. M., 19 vjeçe, banuese në Lushnjë, pasi dyshohet se për motive të dobëta ka dëmtuar automjetin e një shtetasi 37 vjeç.
Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Fier, për veprime të mëtejshme.
Drejtoria Vendore e Policisë Korçë
Shërbimet e Komisariatit të Policisë Korçë arrestuan në flagrancë shtetasit:
D. Z., 45 vjeç, banues në fshatin Vreshtas, pasi dyshohet se ka ushtruar dhunë fizike ndaj bashkëshortes së tij, e cila u pajis me urdhër mbrojtjeje;
Sh. B., 58 vjeç, banues në fshatin Kakaç; si dhe filloi procedimi në gjendje të lirë për shtetasin R. F., 71 vjeç, banues në fshatin Kakaç, pasi këta shtetas dyshohet se, për motive të dobëta, janë konfliktuar me njëri-tjetrin. Gjatë konfliktit dyshohet se 58-vjeçari ka goditur me mjet të fortë në kokë 71-vjeçarin, i cili aktualisht po merr mjekim në Spitalin e Traumës, jashtë rrezikut për jetën, ndërsa 71-vjeçari ka goditur shtetasin Sh. B., duke i shkaktuar dëmtime të lehta.
Specialistët e Sektorit të Qarkullimit Rrugor arrestuan në flagrancë shtetasin Y. Xh., 37 vjeç, banues në fshatin Barçanj, pasi u kap duke drejtuar automjetin pa leje drejtimi.
Specialistët e Sektorit të Hetimit të Narkotikëve referuan materialet në Prokurori, ku filloi procedimi penal për shtetasin K. Gj., 18 vjeç, pasi gjatë kontrollit fizik të ushtruar nga Forca e Posaçme “Shqiponja”, iu gjet dhe u sekuestrua një sasi lënde e dyshuar narkotike kanabis sativa.
Shërbimet e Komisariatit të Policisë Korçë referuan materialet në Prokurori, ku filloi procedimi penal për shtetasin A. B., 53 vjeç, banues në fshatin Bulgarec, pasi gjatë kontrollit fizik iu gjet dhe u sekuestrua një mjet prerës (thikë).
Më datën 24.10.2025, në Komisariatin e Policisë Korçë ka kallëzuar shtetasi Gj. Th., 64 vjeç, banues në Korçë, se i kanë dëmtuar xhamat e derës së banesës së tij.
Po punohet për identifikimin dhe kapjen e autorit/ëve.
Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Korçë, për veprime të mëtejshme.
—
Pogradec / Informacion paraprak
Rreth orës 09:55, në aksin rrugor “Korçë–Pogradec”, motomjeti me drejtues shtetasin F. D., rreth 41 vjeç, është përplasur me automjetin me drejtues shtetasin E. C.
Si pasojë e përplasjes janë dëmtuar drejtuesi i motomjetit dhe shtetasja që udhëtonte me të, të dy shtetas francezë, të cilët po marrin ndihmë mjekësore në spital dhe janë jashtë rrezikut për jetën.
Grupi hetimor po punon për sqarimin e rrethanave të aksidentit.
Kavajë / Informacion paraprak
Rreth orës 09:50, në rrugën “Skënderbeu”, në Golem, shtetasi R. F., 19 vjeç, banues në Kavajë, duke drejtuar automjetin e tij, dyshohet se ka humbur kontrollin mbi drejtimin e automjetit si pasojë e lagështirës në rrugë dhe ka aksidentuar këmbësoren, shtetasen Sh. Sh., 56 vjeçe.
Si pasojë e aksidentit, 56 vjeçarja ka ndërruar jetë.
Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe vijon punën për zbardhjen e plotë të rrethanave të aksidentit.
Drejtoria Vendore e Policisë Dibër
Shërbimet e Sektorit të Policisë Rrugore arrestuan në flagrancë shtetasin M.M., 37 vjeç, banues në Klos, pasi, duke drejtuar automjetin tip “BMW”, në gjendje të dehur, ka humbur kontrollin mbi drejtimin e mjetit dhe është përplasur me automjetin e shtetasit Xh.M. Si pasojë janë shkaktuar vetëm dëme materiale.
U referuan materialet në Prokurori, ku nisi procedimi penal për shtetasin D.D., 30 vjeç, banues në Tiranë, pasi në fshatin Xibër, duke drejtuar automjetin tip “Opel”, ka humbur kontrollin mbi drejtimin e tij dhe është përplasur me automjetin e shtetasit I.D. Si pasojë e përplasjes së mjeteve, mbetën të lënduar lehtë 3 pasagjerë.
Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Dibër referuan materialet në Prokurori, ku nisi procedimi penal për shtetasin Sh.N., 48 vjeç, banues në Fushë-Bulqizë, pasi u konstatua nga shërbimet e Policisë duke kryer punime për ndërtimin e një objekti, pa u pajisur me lejen përkatëse.
Materialet iu referuan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Dibër, për veprime të mëtejshme.
Korçë
Finalizohet, pas një hetimi disa javor me metoda proaktive, operacioni i koduar “Cross Border”, për goditjen e veprimtarive kriminale në fushën e narkotikëve.
Operacioni u zhvillua nga Sektori për Hetimin e Narkotikëve dhe Trafiqeve të Paligjshme në DVP Korçë, në bashkëpunim me Komisariatin e Policisë Devoll.
Transportonte me automjet, dyshohet drejt kufirit me Greqinë, 16 kg lëndë narkotike kanabis kapet në flagrancë dhe vihet në pranga 46-vjeçari.
Shpallet në kërkim një 37-vjeçar, bashkëpunëtor i 46-vjeçarit, ndërsa vijon puna për kapjen e tij.
Sekuestrohen 16 kilogramë lëndë narkotike kanabis, automjeti me të cilin po transportohej lënda narkotike dhe 1 celular.
Në vijim të goditjeve të njëpasnjëshme ndaj veprimtarisë kriminale në fushën e kultivimit, prodhimit dhe trafikimit të lëndëve narkotike, specialistët e Seksionit për Hetimin e Narkotikëve dhe Trafiqeve të Paligjshme, pas një hetimi disa javor me metoda proaktive, në drejtimin e Prokurorisë, finalizuan operacionin policor të koduar “Cross Border”.
Në kuadër të operacionit u arrestua në flagrancë shtetasi J. B., 46 vjeç, banues në Korçë, dhe u shpall në kërkim shtetasi D. M., 37 vjeç, banues në Korçë, bashkëpunëtori i 46-vjeçarit.
Gjatë operacionit, shërbimet e Policisë ndaluan për kontroll në fshatin Vishocicë, Devoll, automjetin që drejtohej nga shtetasi J. B.
Shërbimet e Policisë gjetën në bagazhin e automjetit një çantë sportive, brenda së cilës ishin 15 pako të mbështjella me natriban, me peshë totale 16 kg, lëndë e dyshuar narkotike kanabis sativa.
Nga hetimet e deritanishme rezultoi se shtetasi J. B., në bashkëpunim me shtetasin D. M., për të cilin vijon puna për kapjen e tij, do ta trafikonin drejt Greqisë sasinë e lëndës narkotike.
Në drejtimin e Prokurorisë vijon puna për identifikimin dhe kapjen e personave të tjerë që mund të jenë përfshirë në këtë veprimtari kriminale.
Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Korçë, për veprime të mëtejshme.
#angazhimpërkushtimsakrificë♂️
#tëvendosurkundërkrimit✅
#nëçdoskajtëvendit
#nëshërbimtëqytetarëve♂️♂️
#denonconë112✅
Lezhë / Informacion paraprak
Rreth orës 18:20, në kryqëzimin e Gjadrit, janë përplasur tre automjete me drejtues shtetasit I. B., P. N., dhe me drejtuesen, shtetasen e huaj N. R.
Si pasojë e aksidentit janë dëmtuar tre drejtuesit e automjeteve dhe dy pasagjerë që ndodheshin në automjetin e shtetasit I. B. (bashkëshortja dhe vajza e mitur, 6 vjeçe), të cilët janë transportuar në spital për ndihmë mjekësore dhe ndodhen jashtë rrezikut për jetën.
Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe vijon punën për përcaktimin e shkaqeve dhe zbardhjen e plotë të rrethanave të aksidentit.
Durrës / Informacion paraprak
Rreth orës 17:40, në rrugën “Taulantia”, automjeti me drejtues shtetasin E. Sh., 30 vjeç, banues në Durrës, dyshohet se ka humbur kontrollin mbi drejtimin e automjetit dhe, për pasojë, ka goditur dy shtetas këmbësorë.
Shtetasit e dëmtuar, Sh. G., 61 vjeçe, dhe E. G., 32 vjeç, janë dërguar në Spitalin Rajonal Durrës për ndihmë mjekësore dhe ndodhen jashtë rrezikut për jetën.
Grupi hetimor po punon për përcaktimin e shkaqeve dhe zbardhjen e plotë të rrethanave të aksidentit.
Kakavijë
Policia Kufitare Kakavijë, nëpërmjet qendrës së përbashkët të shkëmbimit të informacionit Kakavijë, është njoftuar nga Policia Kufitare Greke se më datë 27.10.2025, nga ora 06:00 deri në orën 10:00 (me orën shqiptare), në PKK Kakavijë nuk do të lejohet lëvizja e mjeteve, për shkak të grevës së doganierëve.
Do të lejohen të qarkullojnë vetëm këmbësorët pa bagazhe dhe automjetet që do të kenë emergjenca shëndetësore.
Policia Kufitare Kakavijë kërkon mirëkuptimin e qytetarëve dhe sugjeron planifikimin e udhëtimeve me automjete në orare të tjera të ditës.
Policia Rrugore
Gjatë 24 orëve të fundit, Policia Rrugore e Tiranës ka intensifikuar kontrollet në të gjitha akset kryesore urbane dhe interurbane, me qëllim parandalimin e shkeljeve që përbëjnë rrezik potencial për aksidente rrugore dhe rritjen e sigurisë në trafik.
Gjatë kontrolleve janë konstatuar dhe ndëshkuar drejtues mjetesh që kanë kryer shkelje të ndryshme si:
❌ kalim të menjëhershëm nga një karrexhatë në tjetrën;
❌ parakalime të gabuara me fushëpamje të kufizuar;
❌ drejtim mjeti nën efektin e alkoolit;
❌ përdorim telefoni gjatë drejtimit të automjetit;
❌ mosrespektim të vendkalimeve për këmbësorët.
Për këto shkelje, janë vendosur 77 masa administrative, ndërsa kontrollet po vijojnë çdo ditë në pika të ndryshme të kryeqytetit, me fokus zonat me fluks të lartë qarkullimi.
Në zbatim të planit të masave për rritjen e sigurisë në përdorimin e monopatinave elektrike, është dhënë prioritet kontrolleve për drejtuesit e këtyre mjeteve, me qëllim garantimin e lëvizjes së sigurt dhe respektimin e rregullave të qarkullimit. Përgjatë 24-orëve janë sekuestruar 130 monopatina/motomjete elektrike.
Policia Rrugore apelon për respektimin e rregullave të qarkullimit, për të shmangur aksidentet dhe për të garantuar një qarkullim sa më të sigurt për të gjithë përdoruesit e rrugës.
#SiguriRrugore
#MosShkelRregullat
#MonopatinëMeRregulla
Drejtoria Vendore e Policisë Durrës
Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Shijak arrestuan në flagrancë shtetasin D. D., 39 vjeç, banues në Shijak, pasi dyshohet se ka ushtruar dhunë fizike ndaj bashkëshortes së tij.
Gjithashtu, u referuan materialet në Prokurori, ku nisi procedimi në gjendje të lirë për shtetasin I. B., 34 vjeç, i cili vuan nga shëndeti mendor, pasi dyshohet se ka ushtruar dhunë ndaj prindërve të tij.
Specialistët për Hetimin e Narkotikëve referuan materialet në Prokurori, ku filloi procedimi penal për shtetasin A. D., 35 vjeç, banues në Durrës, pasi gjatë kontrollit fizik të ushtruar ndaj tij iu gjet dhe iu sekuestrua një sasi e vogël lënde e dyshuar narkotike, e llojit kokainë.
Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Durrës referuan materialet në Prokurori, ku nisi procedimi në gjendje të lirë për shtetasit:
E. L., 43 vjeç, banues në Durrës, pasi dyshohet se, gjatë një konflikti për motive të dobëta, ka goditur me grusht një 47-vjeçar;
Sh. N., 58 vjeç, banues në Durrës, pasi dyshohet se shfrytëzonte pa autorizim një hapësirë publike në lagjen nr. 12, si vendparkim automjetesh;
H. A., 33 vjeç, banues në Durrës, pasi dyshohet se, gjatë një konflikti për motive të dobëta, ka goditur me grusht një 18-vjeçar.
Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Durrës, për veprime të mëtejshme.
Tiranë/Finalizohet operacioni policor i koduar “Mjetet”
Vodhën 9 biçikleta dhe motomjete elektrike, gjatë muajve shtator-tetor, identifikohen dhe vihen në pranga 2 shtetas, të dënuar më parë për vjedhje.
Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Nr. 2, pas kallëzimeve të bëra nga disa qytetarë, për vjedhjen e biçikletave dhe monopatinave të tyre në lagje të ndryshme, organizuan dhe finalizuan operacionin policor të koduar “Mjetet”.
Si rezultat i veprimeve të shpejta hetimore, bazuar edhe në pamjet filmike, u bë e mundur zbardhja e 9 rasteve të vjedhjeve të biçikletave dhe motomjeteve elektrike, të kryera gjatë muajve shtator dhe tetor, nga shtetasi R. M., 18 vjeç, dhe një i mitur 16 vjeç, të cilët në përfundim të veprimeve procedurale u arrestuan për veprën penale “Vjedhja”, e kryer në bashkëpunim.
Vijojnë hetimet për zbardhjen e rasteve të tjera të vjedhjeve që mund të jenë kryer nga këta shtetas.
Materialet procedurale i janë referuar Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Tiranë, për veprime të mëtejshme.
Drejtoria Vendore e Policisë Elbasan
Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Peqin arrestuan në flagrancë shtetasin E. H., 64 vjeç, me detyrë drejtues teknik, për veprën penale “Shkelja e rregullave të mbrojtjes në punë”, pasi pasditen e djeshme, gjatë punës në kantierin e ndërtimit, në fshatin Paulesh, ka rënë nga lartësia dhe për pasojë ka humbur jetën inxhinieri, shtetasi G. D., 42 vjeç.
Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Librazhd referuan materialet në Prokurori, ku nisi procedimi penal për shtetasit:
P. S., 42 vjeç, pasi dyshohet se ka ushtruar dhunë psikologjike ndaj bashkëshortes së tij;
E. Ç., 43 vjeç, pasi ka goditur me grushte një 30-vjeçar, për motive të dobëta.
Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Gramsh referuan materialet në Prokurori, ku nisi procedimi penal për shtetasin F. Q., 37 vjeç, pasi ka goditur me grushte një 41-vjeçar, për motive të dobëta.
Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Cërrik referuan materialet në Prokurori, ku nisi procedimi penal për shtetasin T. P., 66 vjeç, pasi është kallëzuar nga xhaxhai i tij se i ka dëmtuar banesën e pabanuar, në fshatin Belsh, për motive pronësie.
Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Elbasan, për veprime të mëtejshme.
DVP Vlorë/Kontrolle të pandërprera për kapjen e personave në kërkim, ndalohen 2 shtetas të dënuar për kultivim të bimëve narkotike në kuadër të grupit të strukturuar kriminal.
Në vijim të punës për lokalizimin dhe kapjen e shtetasve të shpallur në kërkim, strukturat e Seksionit për Hetimin e Narkotikëve, në bashkëpunim me Seksionin Operacional të Hetimit, bazuar në informacionet e siguruara nga inteligjenca policore, bënë të mundur kapjen dhe ndalimin e shtetasve:
• Aldo Tushaj, 38 vjeç, banues në Vlorë;
• Sefer Dukaj, 45 vjeç, banues në Vlorë.
Këta shtetas ishin shpallur në kërkim, pasi Gjykata e Posaçme e Shkallës së Parë për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar, me vendimin e datës 01.10.2024, të lënë në fuqi edhe nga Gjykata e Posaçme e Apelit me vendimin e datës 20.10.2025, i ka dënuar për veprën penale “Kultivim i bimëve narkotike”, kryer në kuadër të grupit të strukturuar kriminal, konkretisht shtetasin Aldo Tushaj me 3 vite e 11 muaj e 18 ditë burgim dhe shtetasin Sefer Dukaj me 2 vite e 7 muaj e 18 ditë burgim.
Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme.
Drejtoria Vendore e Policisë Lezhë
Shërbimet e Policisë Rrugore të DVP Lezhë arrestuan në flagrancë shtetasin A. A., 36 vjeç, banues në Lezhë, pasi në aksin rrugor “Lezhë–Shëngjin” u kap duke drejtuar automjetin në gjendje të dehur.
Specialistët e Seksionit për Hetimin e Trafiqeve të Paligjshme referuan materialet në Prokurori, ku nisi procedimi penal ndaj shtetasve T. K., 67 vjeç, dhe A. J., 27 vjeç, të dy banues në Lezhë, pasi dyshohet se kanë trafikuar në Shqipëri një automjet tip “Audi”.
Kurbin / Shtetasi A. M., 54 vjeç, banues në Shullaz, Kurbin, ka kallëzuar se në një dhomë të jashtme të banesës së tij, i kanë vjedhur disa artikuj ushqimorë. Vijon puna për dokumentimin dhe identifikimin e autorëve.
Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Lezhë, për veprime të mëtejshme.
Drejtoria Vendore e Policisë Vlorë
Specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Vlorë referuan materiale në Prokurori dhe shpallën në kërkim shtetasin J. B., 28 vjeç, banues në Orikum, pasi më datë 24.10.2025, në lagjen “Uji i Ftohtë”, në bashkëpunim me disa persona të paidentifikuar, ka goditur me grushta dhe sende të forta shtetasin E. F., 38 vjeç, banues në Vlorë, i cili pas ndihmës mjekësore në spital është larguar për në banesë. Vijon puna për kapjen e shtetasit J. B., identifikimin e të gjithë personave të përfshirë dhe dokumentimin e plotë të ngjarjes.
Po këta specialistë referuan materiale në Prokurori dhe nisën procedimin penal për shtetasin R. Gj., 30 vjeç, banues në Vlorë, pasi është konstatuar nga shërbimet e Qarkullimit Rrugor se posedonte në automjet një armë gjahu pa leje. Arma e gjahut u sekuestrua në cilësinë e provës materiale.
Materialet iu referuan Prokurorisë për veprime të mëtejshme.
Drejtoria Vendore e Policisë Korçë
Specialistët e Sektorit të Hetimit të Narkotikëve referuan materialet në Prokurori, ku filloi procedimi penal për shtetasin K. K., 32 vjeç, banues në Korçë, pasi gjatë kontrollit fizik të ushtruar ndaj tij iu gjet dhe u sekuestrua një sasi e dyshuar lënde narkotike, e llojit kanabis.
Shërbimet e Komisariatit të Policisë Devoll referuan materialet në Prokurori, ku filloi procedimi penal për shtetasin S. Sh., 42 vjeç, banues në Bilisht, pasi dyshohet se, për motive të dobëta, ka kanosur me fjalë, për shkak të detyrës, dy punonjës të Policisë Bashkiake.
Shërbimet e Komisariatit të Policisë Maliq referuan materialet në Prokurori, ku filloi procedimi penal për shtetasen J. P., 36 vjeçe, banuese në Libonik, pasi ka tentuar të vetëvritet duke konsumuar një sasi medikamentesh në banesë. Aktualisht po merr ndihmë mjekësore në spital, jashtë rrezikut për jetën.
Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë së Korçës, për veprime të mëtejshme.
Drejtoria Vendore e Policisë Shkodër
Specialistët e Seksionit për Hetimin e Narkotikëve:
-ekzekutuan urdhrin e Prokurorisë së Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar, për ndalimin e shtetasit të shpallur në kërkim Ardian Kastrati., 56 vjeç, banues në fshatin Kçar i Poshtëm, pasi Gjykata e Posaçme e Apelit për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar e ka dënuar këtë shtetas me 7 vjet e 4 muaj burgim, dhe i kanë mbetur për të vuajtur edhe 2 vjet, 7 muaj e 18 ditë burgim, për veprat penale “Prodhim dhe shitje e narkotikëve”, në kuadër të grupit të strukturuar kriminal, dhe “Grup i strukturuar kriminal”;
-arrestuan shtetasit V. T., 30 vjeç, E. V., 30 vjeç, A. P., 29 vjeç, të tre banues në Shkodër, pasi gjatë kontrollit në automjetin me të cilin lëviznin, shërbimet e Patrullës së Përgjithshme, i gjetën një sasi lënde të dyshuar narkotike kokainë, e cila u sekuestrua në cilësinë e provës materiale, së bashku me automjetin dhe 3 celularë. Gjithashtu, shtetasi V. T. ishte duke drejtuar automjetin në gjendje të dehur;
-referuan materialet në Prokurori, ku nisi procedimi në gjendje të lirë për shtetasit E. K., 42 vjeç, dhe E. A., 31 vjeç, të dy banues në Tiranë, pasi gjatë kontrollit fizik, shërbimet e Policisë u gjetën një sasi lënde të dyshuar narkotike kanabis, e cila u sekuestrua në cilësinë e provës materiale.
Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Shkodër:
-arrestuan shtetasin N. Rr., banues në fshatin Bleran, pasi ka ushtruar dhunë fizike dhe psikologjike ndaj bashkëshortes së tij;
-referuan materialet në Prokurori, ku nisi procedimi në gjendje të lirë për shtetasin F. L., 66 vjeç, pasi ka bërë kallëzim shtetasi M. S., 34 vjeç, banues në fshatin Shtoj i Ri, se ky shtetas i ka shkatërruar me mjet (fadromë) gjysmën e një objekti në pronësi të tij;
-referuan materialet në Prokurori, ku nisi procedimi në gjendje të lirë për një 17-vjeçar, pasi gjatë kontrollit fizik, shërbimet e Policisë i kanë konstatuar një shkop metalik me palosje, si ato të forcave speciale policore, i cili u sekuestrua në cilësinë e provës materiale.
Specialistët për Hetimin e Krimeve të Postës së Policisë Theth referuan materialet në Prokurori për vlerësim, pasi dje shtetasi D. H., 35 vjeç, banues në fshatin Grudë e Re, ka kallëzuar se i ishte shembur një mur mbajtës në pronën e tij, në lagjen Gjeçaj, Theth. Nga veprimet e para hetimore dyshohet se muri mbajtës është shembur si pasojë e rrëshqitjes së masivit të dheut.
Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Vau i Dejës referuan materialet në Prokurori, ku nisi procedimi në gjendje të lirë për shtetasit:
-L. P., 38 vjeç, banues në fshatin Dushaj, për veprën penale “Keqpërdorimi me keqdashje i thirrjeve telefonike”, pasi ka bërë kallëzim shtetasja J. M., 29 vjeçe, banuese në fshatin Barbullush, se ky shtetas e ka shqetësuar nëpërmjet telefonit;
-K. S., 68 vjeç, banues në fshatin Gogsh, për veprën penale “Pushtimi i tokës”, pasi kishte rrethuar me rrjetë teli një tokë, për të cilën pretendonte se ishte në pronësi të tij;
-A. P., 56 vjeç, për veprën penale “Kanosja”, pasi dyshohet se ka kanosur nëpërmjet telefonit një 44-vjeçare, për motive të dobëta.
Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Shkodër, për veprime të mëtejshme.
Drejtoria Vendore e Policisë Tiranë
Specialistët për Hetimin e Narkotikëve arrestuan shtetasin F. M., 25 vjeç, pasi shërbimet e Policisë i gjetën gjatë kontrollit të automjetit, një sasi lënde të dyshuar narkotike Cannabis Sativa dhe një shumë parash.
Specialistët për Hetimin e Krimeve Kibernetike në bashkëpunim me shërbimet e Qarkullimit Rrugor kapën dhe referuan materialet në Prokurori për shtetasin A. G., 30 vjeç, pasi dyshohet se ka kanosur dhe përndjekur në rrjetet sociale shtetasin E. B.
Specialistët për Hetimin e Krimeve Ekonomiko-Financiare referuan materialet në Prokurori, ku nisi procedimi në gjendje të lirë për shtetasit:
-E. C, 36 vjeç, pasi në anë të mashtrimit i ka marrë një shumë parash, të cilën nuk ja ka kthyer ende;
-A. Gj dhe E. Gj, administratorë të një agjensie udhëtimi, pasi në anë të mashtrimit i kanë marrë një shumë parash për një rezervim të cilën nuk e kanë bërë dhe shumën e parave të marra nuk e kanë kthyer;
-N. E dhe Ch. L, pasi në anë të mashtrimit i ka marrë një shumë parash shtetases V. B.
Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Nr. 1 referuan materialet në Prokurori, ku nisi procedimi në gjendje të lirë për shtetasit:
-R. K dhe A. X, pasi dyshohet se për motive të dobëta, kanë goditur me grusht njëri-tjetrin;
-R. D, pasi në lokalin që administron dyshohet se ka prishur qetësinë publike, duke gjeneruar muzikë me volum të lartë.
Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Nr. 2 referuan materialet në Prokurori, ku nisi procedimi në gjendje të lirë për shtetasit:
-G. G dhe K. B, pasi dyshohet se gjatë një konflikti për motive të dobëta, kanë kanosur njëri-tjetrin;
-M. P., pasi dyshohet se për motive të dobëta, ka kanosur komshiun e tij;
-A. Ll, pasi në lokalin që menaxhon dyshohet se ka prishur qetësinë publike, duke gjeneruar muzikë me volum të lartë.
Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Nr. 3 referuan materialet në Prokurori, ku nisi procedimi në gjendje të lirë për shtetasin A. M, pasi dyshohet se për motive të dobëta ka thyer xhamin e derës së shtetasit A. Gj.
Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Nr. 4 referuan materialet në Prokurori, ku nisi procedimi në gjendje të lirë për shtetasit:
-G. N, 19 vjeç, L. P, 18 vjeç dhe 2 të mitur 17 vjeç, pasi për motive të dobëta, kanë goditur me grushte njëri-tjetrin;
-B. K, pasi dyshohet se ka kanosur shtetasin E. K.
Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Nr. 5:
-ekzekutuan urdhërin e Gjykatës për shtetasin E. V, 50 vjeç, e cila e ka dënuar me 1 vit burgim, por i mbeten për të kryer dhe 2 muaj e 4 ditë, për veprën penale “Dhuna në familje”;
-arrestuan shtetasin K. L., 27 vjeç, pasi i gjetën një përforcues grushti.
Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Nr. 6 arrestuan shtetasin L. G., 52 vjeç, pasi dyshohet se ka ushtruar dhunë ndaj bashkëshortes së tij.
Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Nr. 7 referuan materialet në Prokurori, ku nisi procedimi në gjendje të lirë për shtetasin K. Xh, 19 vjeç, pasi dyshohet se ka kanosur me një mjet rrethanor një shtetase.
Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Krujë:
-referuan materialet në Prokurori, ku nisi procedimi në gjendje të lirë për shtetasit A. S dhe R. L, pasi kanë kundërshtuar punonjësin e policisë për shkak të detyrës;
-shpallën në kërkim shtetasin A. K, 24 vjeç, pasi në anë të mashtrimit i ka marrë mjetin shtetasit E. M, dhe nuk ja ka kthyer ende.
Specialistët e qarkullimit rrugor arrestuan shtetasin B. M., 35 vjeç, pasi u kap duke drejtuar automjetin në gjendje të dehur.
-Më datë 24.10.2025, në banesën e tij, shtetasi E. K. dyshohet se, në gjendje të rënduar emocionale, ka konsumuar mbidozë medikamentesh. Ai ndodhet në spital, në gjendje të stabilizuar shëndetësore.
Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë së Tiranës, për veprime të mëtejshme.
Lezhë/Finalizohet operacioni policor i koduar “Aksesorët”.
Vodhi bizhuteri me vlerë rreth 300 000 lekë, në një banesë në Ishull Shëngjin, identifikohet dhe arrestohet 24-vjeçari, banues në këtë fshat.
Gjenden bizhuteritë e vjedhura, të cilat 24-vjeçari i kishte shitur në një argjendari në Shkodër.
Vihet në hetim pronari i argjendarisë.
Si rezultat i administrimit të menjëhershëm të kallëzimit të një shtetasi, se në banesën e tij, në fshatin Ishull Shëngjin, ishin vjedhur bizhuteri me vlerë të konsiderueshme, shërbimet e Komisariatit të Policisë Lezhë identifikuan, kapën dhë vunë në pranga, në kuadër të operacionit “Aksesorët”, autorin e rastit, shtetasin M. M., 24 vjeç, banues në këtë fshat.
Më tej, si rezultat i veprimeve hetimore u zbulua se shtetasi M. M. i kishte shitur bizhuteritë e vjedhura, në një argjendari në Shkodër.
Gjatë kontrollit në këtë subjekt, u gjetën bizhuteritë, ndërsa në vijim të veprimeve procedurale, nisi procedimi në gjendje të lirë, për veprën penale “Fshehja e të ardhurave”, për pronarin e subjektit, shtetasin E. P., 41 vjeç, banues në Shkodër.
Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë së Lezhës, për veprime të mëtejshme.
Durrës
Finalizohet operacioni policor i koduar “Refleksi”, për zbardhjen e vjedhjeve të ndodhura më parë.
Qarkullonte me biçikletë në lagje të ndryshme të qytetit të Durrësit, thyente xhamat e automjeteve dhe vidhte sendet personale të drejtuesve të automjeteve, dhe më pas përdorte automjetin e tij për të fshehur e transportuar sendet e vjedhura, identifikohet dhe vihet në pranga autori.
37-vjeçari nga Tirana, autori i 5 vjedhjeve me thyerje, dyshohet se ka kryer edhe disa vjedhje të tjera, ku vijon puna për zbardhjen e tyre.
Në vijim të punës për parandalimin e vjedhjeve, zbardhjen e atyre të ndodhura më parë, identifikimin dhe kapjen e autorëve, shërbimet e Komisariatit të Policisë Durrës, pas një pune të gjatë hetimore, bazuar edhe në informacionet e marra në rrugë operative dhe nga administrimi i pamjeve filmike, organizuan dhe finalizuan operacionin policor të koduar “Refleksi”.
Në kuadër të operacionit u bë kapja në flagrancë, në tentativë për të vjedhur në një automjet, dhe u vu në pranga shtetasi V. K., 37 vjeç, banues në Tiranë.
Nga veprimet hetimore ka rezultuar se ky shtetas është autor i disa vjedhjeve me thyerje të automjeteve, të ndodhura në lagjet nr. 6, 8 dhe 12 të qytetit të Durrësit.
Ky shtetas ka vjedhur në 5 automjete, në pronësi të shtetasve Xh. B., J. B., S. Q., L. K. dhe Xh. M., shuma parash, laptopë dhe sende të tjera personale të drejtuesve të këtyre automjeteve.
Në bashkëpunim me Prokurorinë vijojnë veprimet hetimore për zbardhjen dhe dokumentimin me prova ligjore edhe të disa vjedhjeve të tjera të ndodhura më parë, që dyshohet se janë kryer nga ky shtetas.
Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Durrës, për veprime të mëtejshme.
Drejtoria Vendore për Kufirin dhe Migracionin Korçë
Policia Kufitare intensifikon kontrollet për parandalimin dhe goditjen e paligjshmërive në kufi.
Goditet një tjetër rast i kontrabandës.
Kontrabandoi veshje nga Greqia, arrestohet në flagrancë, gjatë transportimit të tyre, 54-vjeçari, shofer autobusi.
Sekuestrohen veshjet e kontrabanduara, që kapin vlerën rreth 100 mijë euro.
Në vijim të kontrolleve sistematike dhe atyre të bazuara në informacionet policore të marra në rrugë operative, shërbimet e DVKM Korçë, në hyrje të RSh-së, në PKK Kapshticë, kaluan për kontroll në vijën e dytë autobusin me drejtues shtetasin N. Z., 54 vjeç, banues në fshatin Neviçisht, Korçë.
Nga kontrolli, në autobusin që ky shtetas drejtonte, janë gjetur veshje të dyshuara të kontrabanduara nga Greqia, pasi nuk ishin të pajisura me fatura blerjeje.
Në vijim të veprimeve procedurale, u arrestua në flagrancë shtetasi N. Z., 54 vjeç, për veprën penale “Kontrabanda me mallra të tjera”.
Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë së Korçës, për veprime të mëtejshme.
Policia e Shtetit
Vijojnë operacionet nga Drejtoria e Forcës së Posaçme Operacionale, për lokalizimin dhe kapjen e shtetasve në kërkim ndërkombëtar.
Finalizohet operacioni i koduar “Operacionalja 70”.
Kapet në Tepelenë dhe arrestohet me qëllim ekstradimin në Kosovë, një 44-vjeçar i akuzuar nga Gykata Themelore e Gjakovës, për kultivim të bimëve narkotike.
Në vijim të operacioneve të njëpasnjëshme për kapjen e shtetasve të shpallur në kërkim ndërkombëtar, strukturat e Drejtorisë së Forcës së Posaçme Operacionale në DPPSh finalizuan operacionin e koduar “Operacionalja 70”, gjatë të cilit u kap në Tepelenë dhe u vu në pranga shtetasi:
N. Sh., 44 vjeç.
Ky shtetas ishte shpallur në kërkim pasi Gykata Themelore e Gjakovës, Kosovë, me vendimin e datës 06.02.2025, i ka caktuar masën e sigurisë “Arrest në burg”, për veprën penale “Kultivimi i bimëve narkotike”.
Interpol Tirana do të kryejë procedurat për ekstradimin e këtij shtetasi, në Kosovë.
