Raporti i ngjarjeve, 25 qershor 2025

Strukturat e Policisë së Shtetit janë të angazhuara për parandalimin, evidentimin dhe goditjen e paligjshmërive.

Gjatë 24 orëve të fundit, në të gjithë vendin janë proceduar penalisht 99 shtetas, konkretisht: 18 shtetas janë vënë në pranga, 74 janë proceduar në gjendje të lirë, si dhe janë shpallur në kërkim 7 shtetas, për vepra të ndryshme penale. Për lokalizimin, kapjen dhe vënien në pranga të shtetasve janë shpallur në kërkim, vijojnë punën intensivisht, strukturat e Policisë.

Në fushën e narkotikëve janë evidentuar 17 raste, 8 prej tyre në fushën e kultivimit, me autorë të paidentifikuar. Për raste të tjera, 3 shtetas janë vënë në pranga, 1 shtetas është shpallur në kërkim dhe 7 shtetas janë proceduar në gjendje të lirë.

Në fushën e mbajtjes pa leje të armëve dhe municionit luftarak, janë evidentuar 5 raste. 1 shtetas është arrestuar, 2 shtetas janë shpallur në kërkim dhe 2 shtetas janë proceduar në gjendje të lirë.

Në fushën e krimeve kundër personit janë evidentuar 13 raste. 1 shtetas është vënë në pranga, 2 shtetas janë shpallur në kërkim dhe 13 shtetas janë proceduar në gjendje të lirë.

Në fushën e krimeve ekonomike, janë evidentuar 8 raste. 2 shtetas janë vënë në pranga, 2 shtetas janë shpallur në kërkim dhe 5 shtetas janë proceduar në gjendje të lirë.

Për veprat penale në fushën e vjedhjes/tentativës për vjedhje të pronës dhe pasurisë janë evidentuar 6 raste, njëri prej tyre me autor/ë të paidentifikuar. Për raste të tjera, 2 shtetas janë ndaluar, 1 shtetas është shpallur në kërkim dhe 4 shtetas janë proceduar në gjendje të lirë.

Në fushën e krimeve kundër mjedisit dhe veprave penale dhe objekt shkatërrimin e pronës me mjete të ndryshme, janë evidentuar 9 raste. 10 shtetas janë proceduar në gjendje të lirë.

Janë evidentuar 3 raste të dhunës në familje. 2 shtetas janë vënë në pranga dhe 3 shtetas janë proceduar në gjendje të lirë. Gjithashtu, janë plotësuar 6 kërkesëpadi për lëshimin e urdhrit të mbrojtjes së menjëhershme.

Janë evidentuar:

-3 raste të kalimit të kundërligjshëm të kufijve, me 3 shtetas të proceduar në gjendje të lirë;

-3 raste të kundërshtimit/mosbindjes ndaj urdhrave të punonjësve të Policisë, me 4 shtetas të proceduar në gjendje të lirë;

-3 raste të krimeve kibernetike, me 1 shtetas të shpallur në kërkim dhe 1 shtetase të proceduar në gjendje të lirë;

-2 raste të shpërdorimit të detyrës. 3 shtetas janë proceduar në gjendje të lirë;

-2 raste të mbajtjes pa të drejtë të uniformës. 1 shtetas është arrestuar dhe 1 shtetas është proceduar në gjendje të lirë;

-2 raste të përndjekjes. 1 shtetas është arrestuar dhe 2 shtetas janë proceduar në gjendje të lirë;

-2 raste të veprimeve në kundërshtim me vendimin e gjykatës. 2 shtetas janë proceduar në gjendje të lirë;

-nga 1 rast i organizimit të kundërligjshëm të lojërave të fatit, moskallëzimit të krimit, heqjes së paligjshme të lirisë, shkeljes së rregullave të mbrojtjes në punë dhe ngacmimit seksual, me nga 1 shtetas të arrestuar;

-nga 1 rast i vjedhjes së energjisë elektrike, trafikimit të mjeteve motorike, kanosjes për shkak të detyrës, keqtrajtimit të të miturit dhe prishjes së qetësisë publike, me 6 shtetas në total, të proceduar në gjendje të lirë.

1 shtetas i kërkuar për trafikim të mjeteve motorike, është kapur.

Kanë ndodhur 3 aksidente rrugore, me 1 viktimë dhe 2 shtetas të dëmtuar. Janë evidentuar 15 raste të veprave penale në fushën e qarkullimit rrugor. 3 shtetas janë vënë në pranga dhe 12 shtetas janë proceduar në gjendje të lirë.

Drejtoria Vendore e Policisë Tiranë

Specialistët për Hetimin e Krimeve Kibernetike:
-arrestuan shtetasin E. K., 22 vjeç, pasi kishte aktive në celular, një faqe për vënie të basteve sportive;
-referuan materialet në Prokurori, ku nisi procedimi në gjendje të lirë për shtetasen A. Xh., 26 vjeçe, pasi ka kallëzuar një shtetas, se ajo ka ndryshuar të dhënat e faqes online të kompanisë ku punojnë të dy;
-shpallën kërkim në kërkim shtetasin J. D., 54 vjeç, pasi dyshohet se ka përndjekur në rrjete sociale, një 55-vjeçare. Punohet për kapjen e këtij shtetasi.

Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Nr. 1:
-në vijim të punës për kapjen e shtetasve në kërkim, si dhe bazuar te informacionet e siguruara në rrugë operative, kapën shtetasin e shpallur në kërkim, G. D., 44 vjeç, të cilin Gjykata e Tiranës e ka dënuar me 1 vit e gjysmë burgim, për veprat penale “Vjedhja” dhe “Mashtrimi”;
-referuan materialet në Prokurori, ku nisi procedimi në gjendje të lirë për shtetasit Xh. G., 37 vjeç dhe J. Gj., 24 vjeç, pasi dyshohet se për motive të dobëta, kanë goditur me grushte, një 39-vjeçar.

Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Nr. 2 referuan materialet në Prokurori, ku nisi procedimi në gjendje të lirë për shtetasin A. K., 32 vjeç, pasi dyshohet se ka kanosur ish-bashkëshorten e tij.

Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Nr. 3 arrestuan shtetasit Sh. D., 54 vjeç dhe A. Z., 50 vjeç, pasi kanë kanosur dhe kanë kundërshtuar punonjësit e Policisë, të cilët kanë qenë të planëzuar për kryerjen e kontrolleve, në rrugën “Kastriotët”.

Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Nr. 4 referuan materialet në Prokurori, ku nisi procedimi në gjendje të lirë për shtetasen B. D., 23 vjeçe, pasi dyshohet se ka kanosur për shkak të detyrës, një mjeke.

Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Nr. 5:
-arrestuan shtetasin G. Rr., 55 vjeç, pasi dyshohet se ka ngacmuar seksualisht, një 24-vjeçare;
-referuan materialet në Prokurori, ku nisi procedimi në gjendje të lirë për shtetasin Sh. Sh., 34 vjeç, pasi dyshohet se ka kanosur nëpërmjet thirrjeve telefonike, ish-bashkëshorten e tij;
-referuan materialet në Prokurori, ku nisi procedimi në gjendje të lirë për shtetasin A. L., 32 vjeç, pasi dyshohet se mbante pa leje, në automjet, 1 armë sportive dhe municion;
-referuan materialet në Prokurori, ku nisi procedimi në gjendje të lirë për shtetasin Sh. Sh., 60 vjeç, pasi dyshohet se ka ushtruar dhunë ndaj kunatës së tij.

Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Nr. 6 arrestuan shtetasin E. M., 41 vjeç, pasi ka ushtruar dhunë ndaj bashkëshortes së tij.

Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Vorë:
-referuan materialet në Prokurori, ku nisi procedimi në gjendje të lirë për shtetasin A. K., 48 vjeç, pasi dyshohet se për motive të dobëta, ka dëmtuar disa pemë frutore në pronësi të një shtetasi tjetër;
-shpallën në kërkim shtetasin D. Gj., 25 vjeç, banues në Mirditë, pasi ka kallëzuar administratori i një subjekti për dhënie automjetesh me qira, se nuk i ka paguar qiranë e një automjeti. Punohet për kapjen e 25-vjeçarit.

Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Krujë referuan materialet në Prokurori, ku nisi procedimi në gjendje të lirë për shtetasin B. Z., 42 vjeç, pasi dyshohet se për motive të dobëta, ka dëmtuar me send të fortë, automjetin e një shtetasi.

Specialistët e qarkullimit rrugor:
-arrestuan shtetasin V. Sh., 42 vjeç, pasi u kap duke drejtuar automjetin, në gjendje të dehur;
-referuan materialet në Prokurori, ku nisi procedimi në gjendje të lirë për shtetasin K. Z., 46 vjeç, pasi automjeti që drejtonte, është përplasur me autobusin që drejtonte shtetasi R. Sh.. Si pasojë është dëmtuar 46-vjeçari, i cili është në kujdesin e mjekëve.

Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë së Tiranës, për veprime të mëtejshme.

Drejtoria Vendore e Policisë Lezhë

Specialistët e Seksionit për Hetimin e Krimeve Ekonomiko-Financiare referuan materialet në Prokurori, ku nisi procedimi në gjendje të lirë për shtetasin R. T., 60 vjeç, banues në Fier, pasi u kap në aksin rrugor “Kukës–Milot”, duke transportuar me automjet, vegla pune, të dyshuara të kontrabanduara, të papajisura me fatura blerjeje. Mallrat dhe automjeti i 60-vjeçarit u sekuestruan me cilësinë e provës materiale.

Specialistët e Sektorit të Qarkullimit Rrugor:
-arrestuan në flagrancë shtetasin K. D., 19 vjeç, banues në Lezhë, pasi u kap duke drejtuar automjetin, pa leje;
-referuan materialet në Prokurori, ku nisi procedimi në gjendje të lirë për shtetasen E. M., 22 vjeçe, banuese në Lezhë, pasi nuk i është bindur urdhrit të punonjësit të Policisë, për të ndaluar automjetin me të cilin lëvizte në sens të kundërt, në aksin rrugor “Shëngjin–Lezhë”.

Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë së Lezhës, për veprime të mëtejshme.

Rreth orës 10:00, në sipërfaqen e një depoje (pa ujë, aktualisht në ndërtim), në fshatin Zheje, Mamurras, është konstatuar nga punonjësit, trupi i pajetë i shtetasit M. K., rreth 60 vjeç. Shërbimet e Policisë dhe ato zjarrfikëse kanë shkuar menjëherë pas njoftimit, në vendngjarje dhe kanë nxjerrë trupin, i cili është transportuar në IML, për ekzamimin. Nga hetimet e deritanishme dyshohet se shtetasi M. K. ka rënë aksidentalisht në sipërfaqen e depos. Grupi hetimor po punon në drejtimin e Prokurorisë, për sqarimin e rrethanave të rastit.

Drejtoria Vendore e Policisë Fier

Specialistët për Hetimin e Trafiqeve të Paligjshme ndaluan shtetasin e shpallur në kërkim A. Ç., 42 vjeç, pasi Gjykata e Fierit i ka caktuar masën e sigurisë “Arrest në burg” për veprën penale “Trafikimi i mjeteve motorike”. 42-vjeçari u kap nga shërbimet e PKK Rinas, në hyrje të Shqipërisë.

Specialistët për Hetimin e Krimeve Ekonomiko-Financiare referuan materialet në Prokurori, ku nisi procedimi penal për shtetasit R. O., 24 vjeç, O. D., 35 vjeç, E. Sh., 24 vjeçe dhe N. M., 48 vjeçe, pasi nuk kishin kasë fiskale në subjektet që administronin në plazhin e Divjakës.

Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Lushnjë referuan materialet në Prokurori, ku nisi procedimi penal për shtetasit:
-K. B., banues në fshatin Karbunarë e Madhe, pasi zjarri që ka ndezur për të djegur mbeturina, ka dëmtuar një sipërfaqe toke;
-S. Ll., banues në fshatin Rrupaj, pasi zjarri që ka ndezur për të djegur mbeturina, ka dëmtuar veshjen e disa serave në afërsi;
-B. Sh., 22 vjeç, banues në Lushnjë, pasi dyshohet se ka ushtruar dhunë ndaj babait të tij.

Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Divjakë referuan materialet në Prokurori, ku nisi procedimi penal për shtetasen L. L., 60 vjeçe, pasi dyshohet se ka ushtruar dhunë ndaj bashkëshortes së djalit të saj.

Gjatë natës, dyshohet se është vetëvarur në banesën e saj, në fshatin Ngjeqar, shtetasja E. A., 31 vjeçe, e cila si pasojë, ka humbur jetën në spital. Një grup i posaçëm hetimor po punon në drejtimin e Prokurorisë, për të sqaruar rrethanat e rastit.

Në Komisariatin e Policisë Fier ka kallëzuar shtetasi M. H., 29 vjeç, banues në Fier, se babai i tij, shtetasi K. H., 65 vjeç, është larguar nga banesa që më datë 19.06.2025. Punohet për gjetjen e 65-vjeçarit.

Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Fier, për veprime të mëtejshme.

Drejtoria Vendore e Policisë Dibër

Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Mat, referuan materialet në Prokurori ku nisi procedimi penal për shtetasit;
-R.R., 38 vjeç, banues në Burrel, pasi dyshohet se për motive të dobëta, ka goditur me grusht shtetasin A.S., 53 vjeç.
-A.T., 31 vjeç, banues në Klos, pasi dyshohet se për motive të dobëta, ka goditur me grusht një 17-vjeçar.

Me datë 24.06.2025, në një subjekt minerar në Krastë-Martanesh, shtetasi B.K., 64 vjeç, banues në Bulqizë, është dëmtuar aksidentalisht në këmbë gjatë punës. 64-vjeçari, pasi mori ndihmë mjekësore është larguar për në banesë.

Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Dibër, për veprime të mëtejshme.

Gjirokastër

Specialistët për Hetimin e Krimeve të DVKM Gjirokastër arrestuan në flagrancë për veprën penale “Kontrabanda me mallra të tjera”, shtetasin J. Ç., 55 vjeç, banues në Patos, pasi në PKK Kakavije, në hyrje të RSh-së, iu gjet një sasi e konsiderueshme produktesh kozmetike, të cilat ai nuk i kishte deklaruar konform ligjit.

Specialistët për Hetimin e Trafiqeve dhe Narkotikëve të DVP Gjirokastër arrestuan në flagrancë shtetasen M. C., 33 vjeçe, dhe referuan materialet në Prokurori ku nisi procedimi penal për shtetasin A. B., 33 vjeç, të dy banues në Francë, pasi dje, në PKK Tre Urat, Përmet, në hyrje të RSH-së, në automjetin furgon (rulo) me të cilin qarkullonin, u gjet një sasi lënde e dyshuar narkotike Cannabisi Sativa, e cila u sekuestrua me cilësinë e provës materiale.

Më datë 24.06.2025, në Stacionin e Policisë Memaliaj ka kallëzuar shtetasi S. M., 73 vjeç, banues në fshatin Bylysh, se djali i tij, shtetasi E. M., 30 vjeç, është larguar nga banesa, më datë 15.06.2025. Punohet për gjetjen e tij.

Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Gjirokastër, për veprime të mëtejshme.

Drejtoria Vendore e Policisë Korçë

Specialistët e Sektorit të Qarkullimit Rrugor arrestuan në flagrancë shtetasin E. K., 20 vjeç, banues në Korçë, pasi u kap duke drejtuar automjetin, pa leje drejtimi.

Gjithashtu, referuan materialet në Prokurori ku filloi procedimi penal për një 17-vjeçar, pasi u kap duke drejtuar automjetin, pa leje drejtimi.

Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Pogradec referuan materialet në Prokurori ku filloi procedimi penal për shtetasin E. B., 33 vjeç, banues në Pogradec, pasi ka kundërshtuar punonjësin e Policisë Rrugore që i ka kërkuar të paraqesë dokumentacionin e automjetit.

Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Kolonjë referuan materialet në Prokurori, për veprën penale “Kultivimi i bimëve narkotike”, pasi gjatë kontrollit të territorrit, në fshatin Radovickë, janë konstatuar 4 bimë të dyshuara narkotike Cannabis Sativa. Po punohet për identifikimin dhe kapjen e autorit/ve.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Korçë, për veprime të mëtejshme.

Drejtoria Vendore e Policisë Shkodër

Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Shkodër:
-ndaluan shtetasin A. P., 37 vjeç, banues në fshatin Mushan, pasi Gjykata e Shkallës së Parë e Juridiksionit të Përgjithshëm Shkodër e ka dënuar me 4 muaj burgim, për veprën penale “Dhuna në familje”;
-shpallën në kërkim një shtetas 17 vjeç, pasi kanë kallëzuar 2 shtetas, banues në Shkodër, se dyshojnë që 17-vjeçari ka vjedhur në banesat e tyre, kohë më parë. Punohet për kapjen e tij;
-referuan materialet në Prokurori ku nisi procedimi në gjendje të lirë për shtetasen L. P., 58 vjeçe, pasi nga kontrollet me shërbimet e OSHEE-së, u konstatua lidhje e paligjshme e energjisë elektrike në banesën e saj;
-A. N., 24 vjeç, banues në Tiranë, për veprën penale “Mbajtja pa të drejtë e uniformës”, pasi është kapur nga shërbimet e Policisë, duke drejtuar automjetin e tij, me shenja dalluese si ato të Policisë (fenelina), të cilat u sekuestruan në cilësinë e provës materiale, bashkë me automjetin.

Specialistët e Sektorit të Qarkullimit Rrugor referuan materialet në Prokurori ku nisi procedimi në gjendje të lirë për shtetasin E. G., 19 vjeç, banues në Shkodër, pasi u kap duke drejtuar motomjetin, pa leje drejtimi.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Shkodër, për veprime të mëtejshme.