Raporti i ngjarjeve, 25 prill 2025

Strukturat e Policisë së Shtetit janë të angazhuara për parandalimin, evidentimin dhe goditjen e paligjshmërive.

Gjatë 24 orëve të fundit, në të gjithë vendin janë proceduar penalisht 117 shtetas, konkretisht: 23 shtetas janë vënë në pranga, 84 janë proceduar në gjendje të lirë, si dhe janë shpallur në kërkim 10 shtetas, për vepra të ndryshme penale. Për lokalizimin, kapjen dhe vënien në pranga të shtetasve janë shpallur në kërkim, vijojnë punën intensivisht, strukturat e Policisë.

Në fushën e narkotikëve janë evidentuar 9 raste, njëri prej tyre me autor/ë të paidentifikuar. Për raste të tjera, 2 shtetas janë vënë në pranga, 1 shtetas është shpallur në kërkim dhe 5 shtetas janë proceduar në gjendje të lirë.

Në fushën e mbajtjes pa leje të armëve dhe municionit luftarak, janë evidentuar 5 raste që rezultojnë me 3 shtetas të vënë në pranga dhe 2 shtetas të proceduar në gjendje të lirë.

Në fushën e krimeve kundër personit janë evidentuar 15 raste. 1 shtetas është ndalaur, 2 shtetas janë shpallur në kërkim dhe 20 shtetas janë proceduar në gjendje të lirë.

Në fushën e krimeve ekonomike, janë evidentuar 7 raste, njëri prej tyre me autor/ë të paidentifikuar. Për raste të tjera, 1 shtetas është ndaluar, 1 shtetas është shpallur në kërkim dhe 5 shtetas janë proceduar në gjendje të lirë.

Për veprat penale në fushën e vjedhjes/tentativës për vjedhje të pronës dhe pasurisë janë evidentuar 9 raste, 3 prej tyre me autorë të paidentifikuar. Për raste të tjera, 4 shtetas janë vënë në pranga, 2 shtetas janë shpallur në kërkim dhe 3 shtetas janë proceduar në gjendje të lirë.

Në fushën e krimeve kundër mjedisit dhe veprave penale dhe objekt shkatërrimin e pronës me mjete të ndryshme, janë evidentuar 25 raste, njëri prej tyre me autor/ë të paidentifikuar. Për raste të tjera, 1 shtetas është shpallur në kërkim dhe 23 shtetas janë proceduar në gjendje të lirë.

Janë evidentuar 4 raste të dhunës në familje. 2 shtetas janë arrestuar, 1 shtetas është shpallur në kërkim dhe 1 shtetas është proceduar në gjendje të lirë. Gjithashtu, janë plotësuar 4 kërkesëpadi për lëshimin e urdhrit të mbrojtjes së menjëhershme.

Janë evidentuar:

-3 raste të krimeve kibernetike. 2 me autorë të paidentifikuar, ndërsa rasti i tretë me 1 shtetas të proceduar në gjendje të lirë;

-3 raste të falsifikimit, me 5 shtetas të proceduar në gjendje të lirë;

-3 raste të vetëgjyqësisë, me 3 shtetas të proceduar në gjendje të lirë;

-3 raste të mosbindjes/kundërshtimit të urdhrave të punonjësve të Polciisë, me 3 shtetas të arrestuar dhe 2 shtetas të proceduar në gjendje të lirë;

-2 raste të trafikimit të mjeteve motorike, me 1 shtetas të shpallur në kërkim dhe 2 shtetas të proceduar në gjendje të lirë;

-nga 1 rast i përndjekjes dhe veprave të turpshme, me nga 1 shtetas të arrestuar;

-1 rast i keqtrajtimit të të miturit, me autore të paidentifikuar;

-nga 1 rast i shpërdorimit të detyrës, përdorimit me keqdashje të thirrjeve telefonike, braktisjes së fëmijës së mitur, njoftimit të rremë në organet e rendit, përvetësimit të sendeve të vjedhura dhe veprimeve në kundërshtim me vendimin e gjykatës, me 10 shtetas në total, të proceduar në gjendje të lirë.

Për 2 shtetas janë referuan materialet në SPAK, për veprën penale “Kanosja apo dhunimi ndaj pjesëmarrësve në zgjedhje”.

1 shtetas i kërkuar për shkelje të rregullave të mbrojtjes në punë, është kapur dhe ndaluar.

Kanë ndodhur 4 aksidente rrugore, me 6 shtetas të dëmtuar. Janë evidentuar 13 raste të veprave penale në fushën e qarkullimit rrugor. 6 shtetas janë vënë në pranga dhe 7 shtetas janë proceduar në gjendje të lirë.

Gjirokastër/Informacion paraprak

Rreth orës 13:15, në aksin rrugor “Gjirokastër-Tepelenë”, në vendin e quajtur “Plepat e Kardhiqit”, shtetasi gjerman M. W., 56 vjeç, duke drejtuar automjetin tip “BMW”, ka aksidentuar shtetasen Z.I., 38 vjeçe, banuese në fshatin Humelicë, (këmbësore), e cila ndodhet në Spitalin Rajonal Gjirokastër, në kujdesin e mjekëve.

Drejtuesi i automjetit, u shoqërua në komisariat, për veprime të mëtejshme.

Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po kryen veprimet e mëtejshme për aksidentin.

Kurbin/Informacion paraprak

 

Rreth orës 11:10, në ambientet jashtme të lokalit në pronësi të shtetasit I. N., 52 vjeç, është konstatuar një sasi lënde e dyshuar djegëse dhe një kallëp i dyshuar me lëndë plasëse.

 

Menjëherë janë njoftuar ekspertët xhenierë, të cilët po kryejnë veprimet e nevojshme për çaktivizimin e saj.

 

Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe vijon punën për sqarimin e plotë të rrethanave të rastit dhe identifikimin e autorit/ve.

Tiranë/Informacion paraprak.

 

Rreth orës 11:00, në rrugën “Don Bosko”, dyshohet se është vetëhedhur nga lartësia e katit të 8-të, në pallatin ku banonte, shtetasja L. M., rreth 60 vjeçe, e cila për pasojë ka humbur jetën.

 

Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe punon për identifikimin e saj dhe sqarimin e rrethanave të rastit.

Drejtoria Vendore e Policisë Shkodër

 

Ndërkohë që ishte me masë detyrim paraqitjeje, për drejtim automjeti pa leje drejtimi, vodhi një automjet, shkaktoi aksident dhe u largua, shpallet në kërkim 34-vjeçari.

 

Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Shkodër kanë referuar materialet në Prokurori dhe kanë shpallur në kërkim shtetasin K. A., 34 vjeç, banues në Shkodër, pasi dyshohet se më datë 23.04.2025, në lagjen “Partizani”, ka vjedhur automjetin në pronësi të shtetasit S. M. dhe pas disa minutash, duke e drejtuar atë, pa qenë i pajisur me leje drejtimi, ka përplasur një motomjet dhe është larguar. Nga aksidenti janë dëmtuar lehtë drejtuesi dhe pasagjeri i motomjetit. Vijon puna për kapjen e shtetasit K. A.

Specialistët e Sektorit të Qarkullimit Rrugor referuan materialet në Prokurori, ku nisi procedimi në gjendje të lirë për shtetasin A. A., 62 vjeç, banues në Shkodër, dhe për një 17-vjeçar, pasi u kapën duke drejtuar motomjetet, pa leje drejtimi.

 

Specialistët për Hetimin e Krimeve Ekonomiko-Financiare referuan materialet në Prokurori, ku nisi procedimi në gjendje të lirë për shtetasit B. Ç., 35 vjeç, banues në Shkodër dhe N. L., 41 vjeç, banues në fshatin Grudë e Re, pasi janë konstatuar duke transportuar pasagjerë me automjetet e tyre, në kundërshtim me ligjin.

 

Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Malësi e Madhe referuan materialet në Prokurori, ku nisi procedimi në gjendje të lirë për shtetasin R. N., banues në fshatin Koplik i Sipërm, pasi ka pushtuar një sipërfaqe toke, me pretendimin se është e tija.

 

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Shkodër, për veprime të mëtejshme.

Tiranë/Goditet nga Komisariati i Policisë Nr. 6, një rast i shitjes së dozave të Cannabisit.

 

U kap në flagrancë me një sasi Cannabisi, që e posedonte me qëllim shitjen në doza, në Kombinat, vihet në pranga 25-vjeçari.

 

Sekuestrohen sasia e lëndës narkotike dhe automjeti që përdorte 25-vjeçari, për këtë veprimtari kriminale.

 

Në kuadër të goditjeve të njëpasnjëshme kundër veprimtarive kriminale në fushën e narkotikëve dhe në bazë të informacioneve të siguruara nga inteligjenca policore, shërbimet e Komisariatit të Policisë Nr. 6 kanë goditur një rast të shitjes së lëndëve narkotike, në doza.

 

Për këtë rast, në bashkëpunim me specialistët e Seksionit për Hetimin e Narkotikëve, u arrestua në flagrancë shtetasi A. Gj., 25 vjeç, banues në Kamëz, për veprën penale “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve”.

 

Shërbimet e Policisë kanë ndaluar në rrugën “Shaban Bardhoshi”, automjetin që drejtonte shtetasi A. Gj., në të cilin, gjatë kontrollit u gjetën 170 gramë lëndë e dyshuar narkotike Cannabis Sativa.

 

Nga hetimet dyshohet se ky shtetas siguronte sasi kanabisi, e ndante në doza, në banesë, dhe i shiste ato në zona të ndryshme në Kombinat.

 

Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme.

Drejtoria Vendore e Policisë Vlorë

 

Specialistët për Hetimin e Narkotikëve në DVP Vlorë referuan materiale në Prokurori dhe nisën procedimin penal për shtetasin R. K., 21 vjeç, banues në lagjen “Kushtrimi”, Vlorë, pasi gjatë kontrollit fizik iu gjet dhe iu sekuestrua një sasi lënde narkotike e dyshuar cannabis.

 

Specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Vlorë referuan materiale në Prokurori dhe nisën procedimin penal për shtetasin S. F., 44 vjeç, banues në Vlorë, pasi për motive të dobëta ka goditur me gur xhamin anësor të një automjeti tip “Toyota”.

 

Specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Sarandë referuan materiale në Prokurori dhe nisën procedimin penal për shtetasin E. M., 54 vjeç, banues në fshatin Çukë, Sarandë, pasi dyshohet se për motive të dobëta ka kanosur me fjalë vëllain e tij.

 

Po nga këta specialistë, u referuan materiale në Prokurori dhe nisi procedimi penal për shtetasit T. S., 61 vjeç, dhe L. Z., 49 vjeç, pasi për motive pronësie janë konfliktuar fizikisht me njëri-tjetrin.

 

Specialistët e Seksionit të Trafikut Urban dhe Interurban Vlorë referuan materiale në Prokurori dhe nisën procedimi penal për shtetasin R. L., 42 vjeç, pasi më datë 24.04.2025, dyshohet se duke drejtuar motomjetin, pa leje drejtimi dhe në gjendje të dehur, ka humbur kontrollin mbi drejtimin e tij dhe ka dalë nga rruga, duke u dëmtuar. Aktualisht ndodhet në spital, jashtë rrezikut për jetën.

 

Materialet iu referuan Prokurorive përkatëse, për veprime të mëtejshme procedurale.

Drejtoria Vendore e Policisë Gjirokastër

 

Specialistët për Hetimin e Narkotikëve referuan materialet në Prokurori, ku nisi procedimi penal për shtetasin E. S., 39 vjeç, banues në Durrës, pasi gjatë kontrollit fizik iu gjet një sasi e vogël Cannabisi.

 

Specialistët e Sektorit të Policisë Rrugore referuan materialet në Prokurori, për vlerësim, pasi shtetasi S. M., 47 vjeç, banues në Libohovë, duke drejtuar një motomjet pa targa, në aksin rrugor “Libohovë-Gjirokastër”, dyshohet se ka humbur kontrollin, është rrëzuar dhe si pasojë është dëmtuar lehtë.

 

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Gjirokastër, për veprime të mëtejshme.

Drejtoria Vendore e Policisë Elbasan

 

Specialistët për Hetimin e Krimeve Ekonomike dhe Financiare referuan materialet në Prokurori ku nisi procedimi penal për shtetasit: A. Ç., 26 vjeç, punonjës i njësisë administrative Gjocaj, për veprën penale “Shpërdorimi i detyrës”, dhe N. B., 61 vjeç, punonjës i postës, për veprën penale “Falsifikimi i dokumenteve”, pasi dyshohet se janë përfshirë në një rast të tërheqjes së ndihmës ekonomike të një shtetasi, me anë të falsifikimit të nënshkrimit të tij. Vijojnë hetimet për rastin.

 

Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Peqin referuan materialet në Prokurori ku nisi procedimi penal për shtetasin Sh. P., 59 vjeç, pasi dyshohet se nga një sasi lënde kimike që ai ka hedhur në tokën në përdorim nga shtetasi G. M., 46 vjeç, kanë ngordhur gjatë kullotës, 2 bagëti të 46-vjeçarit.

 

Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Elbasan, për veprime të mëtejshme.

Kukës/Informacion paraprak

 

Rreth orës 10:15, në tunelin e Kalimashit, dyshohet se janë përplasur një automjet i subjektit përgjegjës për mirëmbajtjen e rrugës dhe një automjet tjetër.

 

Si pasojë janë dëmtuar shtetasit N. B., S. T. dhe E. Sh., të cilët janë transportuar në spital, për ndihmë mjekësore.

 

Në vendngjarje ndodhet grupi hetimor, i cili po punon për zbardhjen e plotë të rrethanave dhe shkaqeve të aksidentit.

DVP Tiranë

 

-Në lidhje me një video të postuar mbrëmë, në portalin “JOQ”, me mbishkrimin se në afërsi të një subjekti privat në rrugën  “Gjergj Legisi”, disa shtetas po dhunonin dhe merrnin me forcë në automjet, një shtetas, sqarojmë se:

Menjëherë pas publikimit, shërbimet e Komisariatit të Policisë Nr. 3 nisën hetimet për zbardhjen e rrethanave të rastit. Gjatë veprimeve hetimore u identifikuan dhe u shoqëruan në ambientet e komisariatit, 5 shtetas, ndërmjet tyre dhe roja i subjektit privat në afërsi të të cilit ishin ata.

Nga deklarimet e këtyre shtetasve, këqyrja e imtësishme e pamjeve filmike dhe veprimet e tjera hetimore, ka rezultuar se këta shtetas, të afërm të njëri-tjetrit, gjatë kohës që kanë qenë në një rast familjar, kanë konsumuar alkool, dhe kur kanë shkuar për të marrë automjetin e parkuar, kanë komunikuar me njëri-tjetrin, me zë të lartë. Asnjëri prej tyre nuk ka pretendime për konflikt apo dëme të tjera. Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë, me qëllim vlerësimin juridik të rastit.

 

Specialistët e Seksionit për Hetimin e Trafiqeve të Paligjshme, në vijim të veprimeve të kryera për 2 raste, në bashkëpunim me specialistët e Sektorit të Qarkullimin Rrugor:

-referuan materialet në Prokurori, ku nisi procedimi në gjendje të lirë për shtetasin E. K., 30 vjeç, pasi dyshohet se ka trafikuar në Shqipëri, për ta shitur, një automjet i cili rezultoi i vjedhur në Gjermani. Automjeti u sekuestrua në cilësinë e provës materiale;

-shpallën në kërkim shtetasin F. C., 44 vjeç, dhe referuan materialet në Prokurori, ku nisi procedimi në gjendje të lirë për shtetasin T. B., 48 vjeç, pasi 44-vjeçari dyshohet se ka trafikuar në Shqipëri, me qëllim shitjen, një automjet tip “Skoda”, i cili u gjet në afërsi të banesës së 48-vjeçarit dhe u sekuestrua në cilësinë e provës materiale.

 

Specialistët e Seksionit për Hetimin e Krimeve Kibernetike referuan materialet në Prokoruri, për shtetasen O. D., 41 vjeçe, pasi dyshohet se ka publikuar një video të një 47-vjeçareje, pa autorizimin e saj.

 

Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Nr. 1 referuan materialet në Prokurori, ku nisi procedimi në gjendje të lirë për shtetasit:

-G. S., 54 vjeç, pasi dyshohet se ka goditur me grushte, një 57-vjeçar, për motive të dobëta;

-M. M., 29 vjeç, pasi dyshohet se ka goditur me grushte, një 65-vjeçar, për motive të dobëta.

 

Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Nr. 3 referuan materialet në Prokurori, ku nisi procedimi në gjendje të lirë për shtetasin A. N., 52 vjeç, pasi ka qëlluar me shuplakë, një 69-vjeçar, për motive të dobëta.

 

Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Nr. 4 referuan materialet në Prokurori, ku nisi procedimi në gjendje të lirë për shtetasit:

-R. M., 37 vjeç, pasi dyshohet se ka kanosur një 57-vjeçar, për motive të dobëta;

-E. Q., 33 vjeç, P. Q., 62 vjeç (babë e bir) dhe A. Q., 22 vjeçe, pasi shtetasja A. Q. dyshohet se në gjëndje të dehur, ka thyer disa pajisje në subjektin e 62-vjeçarit, i cili bashkë me djalin e tij, ka goditur me grushte 22-vjeçaren;

-shpallën në kërkim shtetasin K. I., 41 vjeç, pasi dyshohet se ka ushtruar ndaj bashkëshortes së tij. Punohet për kapjen e tij.

 

Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Nr. 5 arrestuan shtetasit M. L., 21 vjeç, L. L., 20 vjeç (vëllezër) dhe D. Ll., 33 vjeç, pasi në bashkëpunim me njëri-tjetrin, kanë kundërshtuar punonjësit e Policisë, për kontrollin fizik, si dhe nuk i janë bindur urdhrit të tyre, për shoqërimin në Komisariat.

 

Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Nr. 6:

-kapën dhe ndaluan shtetasin në kërkim A. A., 31 vjeç, pasi Gjykata e Tiranës i ka caktuar masën e sigurisë “Arrest në burg”, për veprën penale “Mashtrimi”;

-referuan materialet në Prokurori, ku nisi procedimi në gjendje të lirë për një shtetase 16 vjeçe, pasi dyshohet se ka kanosur një shtetase 14 vjeçe, për motive të dobëta.

 

Specialistët e qarkullimit rrugor arrestuan shtetasin K. S., 26 vjeç dhe A. I., 49 vjeç, pasi u kapën duke drejtuar automjetet, në gjendje të dehur.

 

Ditën e djeshme, kanë kallëzuar shtetasit:

-B. A., 42 vjeçe, se në rrjetet sociale, i është publikuar një video me përmbajtje denigruese për imazhin e saj. Punohet për identifikimin dhe kapjen e autorit/ve;

-G. S., 68 vjeç, se në banesë, dyshohet se i kanë vjedhur armën e gjahut që e mbante me leje. Punohet për identifikimin dhe kapjen e autorit/ve;

-E. D., 31 vjeç, banues në Fushë Krujë, se prej 3 muajsh i është larguar nga banesa, bashkëshortja e tij, shtetasja Xh. D., 21 vjeçe, së bashku me djalin tyre të mitur. Punohet për gjetjen e tyre.

 

Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme.

Drejtoria Vendore e Policisë Korçë

 

Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Korçë referuan materialet në Prokurori, ku filloi procedimi penal për shtetasit:

– E. M., 47 vjeç, dhe V. T., 42 vjeç, banues në Korçë, pasi dyshohet se janë konfliktuar me njëri-tjetrin, për motive të dobëta;

-G. E., 42 vjeç, banues në Barç, pasi dyshohet se ka vjedhur biçikletën e një 59-vjeçari;

-E. R., 32 vjeç, banues në Rehovë, pasi dyshohet se ka goditur më shkelma një 66-vjeçar, për motive të dobëta.

-B. B., 44 vjeç, banues në Kuc i Zi, për veprën penale “Deklarata e rreme përpara oficerit të policisë gjyqësore”.

 

Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Pogradec referuan materialet në Prokurori, ku filloi procedimi penal për shtetasin M. Xh., 57 vjeç, banues në Losnik, pasi dyshohet se me vetëgjyqësi ka penguar shtetasin B. M., 42 vjeç, që të kryejë punime ndërtimi në banesë.

 

Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Maliq referuan materialet në Prokurori, ku filloi procedimi penal për shtetasit M. P., 35 vjeç, dhe A. M., 29 vjeç, banues në Strelcë, pasi dyshohet se janë konfliktuar me njëri-tjetrin, për motive të dobëta.

 

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Korçë, për veprime të mëtejshme.

Drejtoria Vendore e Policisë Berat

 

Specialistët e Sektorit të Qarkullimit Rrugor:

-arrestuan në flagrancë shtetasin Th. Z., 28 vjeç, banues në Kuçovë, pasi mbrëmë, në lagjen “Llukan Prifti”, me automjetin që drejtonte, ka përplasur 2 këmbësore. Shtetaset janë në kujdesin e mjekëve dhe jashtë rrezikut për jetën;

-referuan materialet në Prokurori, ku nisi procedimi në gjendje të lirë për një 17-vjeçar që u kap duke drejtuar automjet.

 

Shërbimet e Stacionit të Policisë Dimal kapën shtetasin e shpallur në kërkim, L. S., 63 vjeç, banues në Berat, pasi dyshohet se si pasojë e shkeljes së rregullave të mbrojtjes në punë, në guroren në pronësi të tij, 5 ditë më parë, u dëmtua në dorë, punonjësi, shtetasi P. P.

 

Shërbimet e Komisariatit të Policisë Kuçovë referuan materialet në Prokurori, ku nisi procedimi në gjendje të lirë për shtetasin T. Ç., për veprën penale “Ndërtimi i paligjshëm”.

 

Dje, ka deklaruar shtetasja E. T., 34 vjeçe, se i ka dërguar në ËhatsUpp, një foto të kartës së identitetit, një numri të panjohur prej saj, pasi është mashtruar se do të merrte një shumë parash. Po hetohet për të përcaktuar autorësinë e rastit.

 

Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë së Beratit, për veprime të mëtejshme.

Drejtoria Vendore e Policisë Lezhë

 

Specialistët e Sektorit të Qarkullimit Rrugor:

-arrestuan në flagrancë shtetasin E. P., 34 vjeç, banues në fshatin Balldre, pasi është konstatuar duke drejtuar automjetin, në gjendje të dehur;

-referuan materialet në Prokurori, për një 17-vjeçar, pasi është konstatuar duke drejtuar automjetin, pa leje drejtimi.

 

Specialistët e Seksionit për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Lezhë referuan materialet në Prokurori dhe shpallën në kërkim shtetasin M. P., 53 vjeç, banues në fshatin Ungrej, pasi dyshohet se ka prerë në mënyrë të paligjshme një sasi lënde drusore që u gjet në afërsi të banesës së tij.

 

Në vijim të informacionit të dhënë dje, për shpalljen në kërkim të shtetasit F. F., 32 vjeç, banues në Lezhë, si i dyshuar për përndjekjen e një 33-vjeçareje, bëjmë me dije se ky shtetas u kap nga shërbimet e Komisariatit të Policisë Lezhë. Pas veprimeve procedurale, u vendos që ky shtetas të procedohet në gjendje të lirë.

 

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Lezhë, për veprime të mëtejshme.

Morinë

 

Tentoi të hynte në Shqipëri, me 26 000 euro, pa i deklaruar, procedohet penalisht 35-vjeçari.

 

Sekuestrohet shuma e eurove.

 

Shërbimet e Policisë Kufitare, në zbatim të masave të shtuara për parandalimin, evidentimin dhe goditjen e paligjshmërive, në kufi, bazuar në inteligjencën informative, kanë ndaluar në hyrje të Republikës së Shqipërisë, automjetin me drejtues shtetasin kosovar A. S.

 

Shërbimet e Policisë i kanë gjetur këtij shtetasi, 26 000 euro, të cilat ai nuk i kishte deklaruar sipas ligjit.

 

Materialet procedurale për rastin i kaluan Prokurorisë së Kukësit, ku nisi procedimi në gjendje të lirë për shtetasin A. S., 35 vjeç, banues në Kosovë, për veprën penale “Mosdeklarim në kufi i të hollave dhe i sendeve me vlerë”.

Drejtoria Vendore e Policisë Fier

 

Specialistët e Sektorit të Qarkullimit Rrugor arrestuan në flagrancë shtetasit:

-M. M., 25 vjeç, banues në Roskovec, pasi u kap duke drejtuar automjetin, në gjendje të dehur;

-A. Zh., 19 vjeç, banues në Fier, pasi u kap duke drejtuar automjetin, pa leje.

 

Shërbimet e Komisariatit të Policisë Fier arrestuan shtetasin V. Gj., 55 vjeç, pasi dyshohet se ka bërë veprime të turpshme ndaj mbesës së tij të mitur.

 

Specialistët për Hetimin e Krimeve Ekonomiko-Financiare referuan materialet në Prokurori, ku nisi procedimi penal për shtetasin A. Gj., 47 vjeç, banues në Elbasan, pasi dyshohet se ka poseduar për disa vite, në kundërshtim me ligjin, një automjet që nuk ka qene në pronësinë e tij.

 

Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Mallakastër referuan materialet në Prokurori, ku nisi procedimi penal për shtetasen E. Sh., 45 vjeçe, banuese në Ballsh, pasi ka kallëzuar bashkëshorti i saj, se është larguar nga banesa dhe ka braktisur fëmijën e tyre të mitur.

 

Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Fier, për veprime të mëtejshme.

Bulqizë/Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Bulqizë referuan materialet në SPAK, për veprën penale “Kanosja apo dhunimi ndaj pjesëmarrësve në zgjedhje”, për shtetasit Xh. M., 58 vjeç dhe E. M., 36 vjeç, xhaxha e nip, të dy banues në Tiranë, sepse rreth orës 13:00 të datës 24.04.2025, pas një takimi elektoral të zhvilluar nga subjekti politik “Partia Demokratike”, në fshatin Ostren, dyshohet se kanë goditur me grushte, shtetasin K. M., 33 vjeç, banues në Shupenzë, në ambientet e jashtme të njësisë administrative Ostren.

Vlorë

 

Sulmoi fizikisht një shtetas, për motive të dobëta, identifikohet dhe arrestohet autori i dyshuar.

 

Gjatë kontrollit fizik dhe në banesë, autorit 25-vjeçar i gjenden dhe sekuestrohen disa përforcues metalikë, një biçak dhe një elektroshok.

 

Seksioni për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Vlorë, në vijim të veprimeve hetimore për zbardhjen dhe dokumentimin e plotë të ngjarjes së ndodhur më datë 22.04.2025, në lagjen “29 Nëntori”, Vlorë, ku një person i paidentifikuar, dyshohet për motive të dobëta, ka sulmuar fizikisht shtetasin J. K., 70 vjeç, banues në këtë lagje, bën të mundur identifikimin dhe arrestimin e autorit të dyshuar, shtetasit B. D., 25 vjeç, banues në lagjen “Lef Sallata”, Vlorë.

 

Gjatë kontrollit fizik të ushtruar në momentin e ndalimit, këtij shtetasi iu gjet një përforcues metalik grushti me thikë. Më pas, gjatë kontrollit në banesën e tij, u gjetën dhe u sekuestruan në cilësinë e provës materiale edhe dy përforcues të tjerë grushti, një biçak dhe një pajisje elektroshoku.

 

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Vlorë, për veprime të mëtejshme procedurale.

Korçë/Ndërhyrja e shërbimeve të Policisë parandalon ngjarje të mundshme kriminale, në një familje.

 

Kanoste me mjet prerës (thikë), bashkëshorten e tij, për motive të dobëta, arrestohet 64-vjeçari.

 

Shërbimet e Komisariatit të Policisë Korçë, pas marrjes së njoftimit se në lagjen nr. 11, Korçë, një shtetas kanoste me mjet prerës (thikë), bashkëshorten e tij, menjëherë kanë organizuar punën për parandalimin e ngjarjes së mundshme kriminale dhe vënien e autorit përpara përgjegjësisë penale.

 

Si rezultat i reagimit në kohë dhe i veprimeve porfesionale të shërbimeve të Policisë, është arrestuar në flagrancë shtetasi A. L., 64 vjeç, banues në Korçë, i cili dyshohet se ka kanosur disa herë, me thikë, bashkëshorten e tij, për motive të dobëta.

 

Shërbimet e Policisë kanë gjetur dhe sekuestruar në cilësinë e provës materiale thikën e përdorur dje, për kanosjen.

 

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Korçë, për veprime të mëtejshme.

Tiranë/Finalizohet operacioni policor i koduar “Logo”.

 

Gjatë 4 muajve, vodhi në të njëjtin dyqan, aksesorë me vlerë rreth 11 200 euro, kapet 40-vjeçari, i dënuar më parë, për të njëjtin krim.

 

Në vijim të punës hetimore intensive që po kryhet nga strukturat e Policisë së Tiranës, për zbardhjen e vjedhjeve dhe për nxjerrjen përpara përgjegjësisë penale të autorëve të tyre, Komisariati i Policisë Nr. 1 finalizoi operacionin “Logo”.

 

Gjatë operacionit, u identifikua, u kap dhe u vu në pranga shtetasi E.(D.) D., 40 vjeç, banues në Tiranë.

 

Ai dyshohet se gjatë 4 muajve të fundit, ka vjedhur në të njëjtin dyqan, 7 palë syze me vlerë rreth 11 200 euro.

 

Vijojnë hetimet për të zbardhur vjedhje të tjera që mund të ketë kryer 40-vjeçari.

 

Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme.

DVP Tiranë

 

Si rezultat i ndërhyrjes në kohë dhe i veprimeve profesionale të shërbimeve të Policisë parandalohet një ngjarje e mundshme kriminale në familje, në Kamëz.

 

Ushtronte dhunë ndaj bashkëshortes së tij dhe e kanoste atë, me armë zjarri, arrestohet në flagrancë 40-vjeçari.

 

Sekuestrohen 1 armë zjarri pistoletë dhe municion luftarak, që u gjetën gjatë kontrollit në banesën e 40-vjeçarit.

 

Shërbimet e Sektorit të Krimeve të Rënda, në bashkëpunim me shërbimet e Komisariatit të Policisë Nr. 5 dhe të Forcës së Posaçme “Shqiponja”, pas njoftimit se një shtetas kishte dhunuar bashkëshorten e tij dhe e kishte kanosur atë, me armë zjarri, kanë organizuar menjëherë punën për parandalimin e ngjarjes së mundshme kriminale.

 

Si rezultat i ndërhyrjes së shpejtë dhe profesionale të shërbimeve të Policisë, në kuadër të operacionit policor të koduar “Reagimi”, u arrestua në flagrancë shtetasit A. M., 40 vjeç, banues në Kamëz.

 

Gjatë kontrollit në banesën e 40-vjeçarit, shërbimet e Policisë gjetën dhe sekuestruan armën e zjarrit pistoletë me të cilën ai kanoste bashkëshorten e tij, dhe një sasi municioni luftarak, të cilat u sekuestruan në cilësinë e provës materiale.

 

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme.