Raporti i ngjarjeve, 25 mars 2026
Maliq/Finalizohet operacioni policor i koduar “Sovjani”.
Qarkullonte me automjet i armatosur me armë zjarri automatik dhe posedonte në banesë armë gjahu pa leje, kapet dhe vihet në pranga 30-vjeçari.
Sekuestrohen një armë zjarri automatik, një armë gjahu teke, municion dhe një automjet.
Në vijim të punës për sigurimin e informacioneve dhe goditjen e rasteve të armëmbajtjes pa leje, shërbimet e Komisariatit të Policisë Maliq, bazuar në informacionet e siguruara se një shtetas qarkullonte i armatosur, organizuan dhe finalizuan operacionin policor të koduar “Sovjani”.
Si rezultat i operacionit, në fshatin Sovjan, Maliq, shërbimet e Policisë konstatuan në një rrugë mes parcelave bujqësore një automjet, në të cilin dyshohej se udhëtonte shtetasi i armatosur, dhe e ndaluan për kontroll.
Gjatë kontrollit në automjet, shërbimet e Policisë gjetën 1 armë zjarri tip automatik.
Gjithashtu, gjatë kontrollit në banesën e tij, u gjetën një armë gjahu teke dhe një sasi e vogël municioni luftarak.
Sendet e jashtëligjshme, së bashku me automjetin, u sekuestruan në cilësinë e provës materiale.
Në përfundim të veprimeve procedurale, u arrestua në flagrancë shtetasi B. B., 30 vjeç, banues në fshatin Sovjan, Maliq, për veprat penale “Mbajtja pa leje dhe prodhimi i armëve, armëve shpërthyese dhe municionit” dhe “Prodhimi dhe mbajtja pa leje e armëve të gjuetisë dhe sportive”.
Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë së Korçës, për veprime të mëtejshme.
Drejtoria Vendore e Policisë Gjirokastër
Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Gjirokastër referuan materialet në Prokurori ku nisi procedimi penal për shtetasin I. Xh., 60 vjeç, banues në Gjirokastër, pasi dyshohet se ka goditur me gur shtetasen L. S., për motive të dobëta.
Specialistët e Sektorit të Policisë Rrugore referuan materialet në Prokurori, ku nisi procedimi penal për shtetasin M. D., 46 vjeç, banues në fshatin Tranoshisht, Gjirokastër, pasi u konstatua në aksin rrugor “Sofratikë-Libohovë”, duke drejtuar automjetin, në efektin e alkoolit.
Gjithashtu, këta specialistë referuan materialet në Prokurori, për vlerësim, pasi në aksin rrugor “Gusmar-Nivicë”, shtetasi S. P., 37 vjeç, banues në Dibër, dyshohet se ka humbur kontrollin mbi drejtimin e automjetit dhe si pasojë automjeti ka dalë nga rruga. Nga aksidenti është dëmtuar 37-vjeçari, i cili po merr mjekim në spital dhe është jashtë rrezikut për jetën.
Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Gjirokastër, për veprime të mëtejshme.
DVKM Kukës
Kapen nga Policia Kufitare e Morinës, 3 shtetas të shpallur në kërkim ndërkombëtar/kombëtar.
Strukturat e Policisë Kufitare Morinë, në vijim të kontrolleve dhe verifikimeve në hyrje/dalje, me objektiva goditjen e paligjshmërive në kufi, si dhe ndalimin e shtetasve të shpallur në kërkim, të cilët tentojnë të lëvizin ilegalisht për t’iu shmangur përgjegjësisë penale, organizuan punën në bashkëpunim me strukturat e DVP Kukës dhe si rezultat, në hyrje të RSh-së, kapën dhe arrestuan/ndaluan 3 shtetas, konkretisht:
-U kap dhe u arrestua me qëllim ekstradimin në Gjermani, shtetasi M. G., 65 vjeç, banues në Kosovë Nga verifikimet e kryera dhe nga informacioni i shkëmbyer me Interpol Tiranën, rezultoi se ky shtetas ishte shpallur në kërkim ndërkombëtar nga Interpol Wiesbaden, Gjermani, pasi Gjykata e Frankfurtit e ka dënuar me 4 vjet e 1 muaj burgim, për veprat penale “Vjedhja” , “Grupi kriminal” dhe “Organizata kriminale”. Nga dënim i i kanë mbetur për të kryer 18 muaj.
– U kap dhe u arrestua me qëllim ekstradimin në Kuvajt, shtetasi Xh. S., 47 vjeç, banues në Prishtinë. Nga verifikimet e kryera dhe nga informacioni i shkëmbyer me Interpol Tiranën, rezultoi se ky shtetas ishte shpallur në kërkim ndërkombëtar nga autoritetet në Kuvajt, për veprën penale “Vjedhja e rëndë”.
Interpol Tirana, në bashkëpunim me homologët, vijonë procedurat për ekstradimin e këtyre 2 shtetasve.
-U kap shtetasi R. P., 36 vjeç, banues në Kosovë, pasi nga verifikimet rezultoi se ishte shpallur në kërkim kombëtar, pasi Gjykata e Tiranës e ka dënuar me 4 vjet burgim, për veprën penale “Ndihma për kalim të paligjshëm të kufijve”.
Veprimet e tjera procedurale me këtë shtetas do të kryhen nga DVP Tiranë.
DVP Kukës
Specialistët e qarkullimit rrugor të DVP Kukës arrestuan në flagrancë shtetasin A. Sh., 45 vjeç, banues në Kukës, për veprat penale “Shkelja e rregullave të qarkullimit rrugor” dhe “Prodhimi, mbajtja, blerja apo shitja pa leje e armëve të ftohta”, pasi u konstatua në qytetin e Kukësit, duke drejtuar në gjendje të dehur, automjetin, në sensin e kundërt të lëvizjes.
Nga kontrolli i ushtruar në automjet, u gjet një armë e ftohtë (thikë), e cila u sekuestrua në cilësinë e provës materiale, bashkë me automjetin.
Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Has arrestuan në flagrancë shtetasin I. C., 61 vjeç, banues në Has, pasi ka kallëzuar bashkëshortja e tij 57 vjeçe, se ai ka ushtruar dhunë ndaj saj. 57-vjeçarja u pajis me urdhër mbrojtjeje.
Gjithashtu, referuan materialet në Prokurori, ku filloi procedimi penal për shtetasin B. Rr., 48, vjeç, banues në Tropojë, pasi ka kallëzuar ish-bashkëshortja e tij 48 vjeçe, se ai ka ushtruar dhunë psikologjike ndaj saj. 48-vjeçarja u pajis me urdhër mbrojtjeje.
Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Kukës referuan materialet në Prokurori, ku filloi procedimi penal për shtetasin A. M., 37 vjeç, pasi është konstatuar duke kryer punime ndërtimi afër një shkolle, pa leje nga organet kompetente.
Gjithashtu, referuan materialet në Prokurori, ku filloi procedimi penal për shtetasin S. D., pasi ka kallëzuar shtetasja A . D., se ai e ka goditur dhe e ka kanosur, për motive të dobëta.
Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme.
Reagim i Drejtorisë Vendore të Policisë Vlorë
Në lidhje me një video të publikuar në rrjetet sociale, në të cilën shfaqet një punonjës i Policisë Rrugore, i dyshuar për marrje ryshfeti nga një drejtues automjeti, ju informojmë se:
Drejtori i Drejtorisë Vendore të Policisë Vlorë ka marrë menjëherë masën e pezullimit nga detyra dhe ka nisur procedimin disiplinor për shkelje të rëndë ndaj inspektorit K. P., me detyrë trup shërbimi në Seksionin e Trafikut Urban dhe Interurban, pranë DVP Vlorë.
Paralelisht, në vijim të veprimeve procedurale për këtë rast, Agjencia e Mbikëqyrjes Policore ka nisur hetimin penal ndaj punonjësit të përfshirë.
Drejtoria Vendore e Policisë Vlorë falënderon median dhe qytetarët për bashkëpunimin dhe denoncimin e rasteve të abuzimit me detyrën, duke i inkurajuar të vijojnë të denoncojnë çdo rast të paligjshmërisë, me garancinë e një reagimi të shpejtë, të paanshëm dhe në përputhje me ligjin.
Drejtoria Vendore e Policisë Dibër
Dhunoi fizikisht bashkëshorten, arrestohet në flagrancë 60-vjeçari.
Specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Mat arrestuan në flagrancë shtetasin P. R., 60 vjeç, banues në Ulëz, pasi në banesë ka ushtruar dhunë fizike ndaj bashkëshortes së tij.
Specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Bulqizë referuan materialet në Prokurori, ku nisi procedimi penal për shtetasin A. S., 69 vjeç, banues në fshatin Zall-Strikçan, i cili dyshohet se ka ndezur zjarr në një sipërfaqe toke, me qëllim djegien dhe pastrimin e saj nga barishtet.
Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë Dibër, për veprime të mëtejshme.
–
Mat / Informacion paraprak
Rreth orës 09:40, shtetasi I.D., 69 vjeç, banues në fshatin Dom, njësia administrative Gurë, Klos, dyshohet se, duke prerë dru zjarri në një terren malor, ka rrëshqitur dhe për pasojë, ka humbur jetën.
Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për sqarimin e plotë të rrethanave të këtij rasti.
Kavajë/Zbardhen 4 raste të vjedhjes në banesa, kapet dhe vihet në pranga autori i dyshuar, me precedent për vjedhje.
31-vjeçari i kreu 3 nga vjedhjet ndërkohë që ishte në kërkim për një vjedhje me dhunë të kryer në Tiranë.
Si rezultat i punës intensive hetimore që kryhet për zbardhjen e vjedhjeve, identifikimin dhe kapjen e autorëve, shërbimet e Komisariatit të Policisë Durrës, bazuar dhe në informacione të siguruara në rrugë operative, zbardhën disa vjedhje të kryera gjatë dy muajve të fundit dhe identifikuan autorin e dyshuar, shtetasin:
-T. H., 31 vjeç, banues në Skrapar.
Nga hetimet dyshohet se ky shtetas, gjatë muajve shkurt dhe mars 2026, ka vjedhur orendi, pajisje dhe sende me vlerë, në 4 banesa, në Golem dhe Kavajë.
Nga verifikimet rezultoi se ky shtetas ishte shpallur në kërkim nga Komisariati i Policisë Nr. 4, Tiranë, për veprën penale “Vjedhja me dhunë”, kryer në bashkëpunim, pasi dyshohet se më datë 17.03.2026, në bashkëpunim me një tjetër shtetas, i ka vjedhur me dhunë një 28-vjeçari, 2 celularë dhe një shumë parash.
Veprimet procedurale për ndalimin e këtij shtetasi u kryen nga strukturat e DVP Tiranë.
Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë së Durrësit, për veprime të mëtejshme, për veprën penale “Vjedhja”, kryer më shumë se një herë.
Drejtoria Vendore e Policisë Fier
Specialistët e qarkullimit rrugor të DVP Fier arrestuan shtetasin H. E.(S)., 37 vjeç, banues në Fier, pasi u kap duke drejtuar automjetin, në gjendje të dehur.
Gjithashtu, referuan materialet në Prokurori ku nisi procedimi penal për shtetasit:
-T. M., 56 vjeç, banues në fshatin Sulaj, pasi duke drejtuar motomjetin, dyshohet se ka humbur kontrollin dhe si pasojë motomjeti ka dalë nga rruga. Nga aksidenti është dëmtuar shtetasi T. M., i cili po merr mjekim në spital dhe është jashtë rrezikut për jetën;
-M. V., 71 vjeç, banues në fshatin Krutje e Poshtme, pasi u kap duke drejtuar pa leje drejtimi, një motomjet pa targë;
-një 16-vjeçar, pasi duke drejtuar pa leje drejtimi, një motomjet pa targë, ka humbur kontrollin dhe si pasojë motomjeti është përplasur me automjetin me drejtues shtetasin M. Ll., 52 vjeç. Nga aksidenti është dëmtuar lehtë shtetasi i mitur.
Specialistët e Seksionit për Hetimin e Krimeve Ekonomiko-Financiare të DVP Fier referuan materialet në Prokurori ku nisi procedimi penal për shtetasin F. Sh., 61 vjeç, banues në Kavajë, pasi nga kontrolli në automjetin që ai drejtonte, në aksin rrugor “Levan-Tepelenë”, u konstatua se transportonte rreth 30 ton drithë (misër), pa faturë.
Në stacionin e Policisë Patos kallëzoi shtetasja B. B., 59 vjeçe, banuese në Patos, se është larguar nga banesa, djali i saj, shtetasi J. B., 31 vjeç. Po punohet për gjetjen e tij.
Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë së Fierit, për veprime të mëtejshme.
Drejtoria Vendore e Policisë Tiranë
Specialistët për Hetimin e Narkotikëve arrestuan një shtetas të mitur, 17 vjeç, pasi gjatë kontrollit fizik, shërbimet e Forcës së Posaçme “Shqiponja” i gjetën sasi të dyshuara lënde narkotike Kokainë dhe Heroinë, të cilat u sekuestruan si provë materiale.
Specialistët për Hetimin e Krimeve Ekonomiko-Financiare referuan materialet në Prokurori, ku nisi procedimi penal për shtetasin A. A., pasi dyshohet se i ka marrë një shumë parash shtetasit E. S., dhe nuk ia ka kthyer ende.
Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Nr. 1 referuan materialet në Prokurori, ku nisi procedimi penal për shtetasin G. J., pasi dyshohet se ka goditur me grusht shtetasin M. N.
Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Nr. 2 referuan materialet në Prokurori, ku nisi procedimi penal për shtetasin A. S., pasi dyshohet se në anë të mashtrimit nuk i ka kryer një pagesë që i detyrohej shtetasit P. B.
Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Nr. 3:
-ndaluan shtetasen I. K., 35 vjeçe, pasi u konstatuan shkelje të masës së sigurisë “Arrest në shtëpi”;
-referuan materialet në Prokurori, ku nisi procedimi penal për shtetasin K. M., pasi dyshohet se, për motive të dobëta, është konfliktuar me shtetasin A. B.
Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Nr. 4 referuan materialet në Prokurori dhe shpallën në kërkim shtetasit:
-L. T., pasi dyshohet se ka kanosur motrën e tij përmes celularit;
-M. V., pasi dyshohet se ka ushtruar dhunë ndaj ish-të dashurës së tij.
Punohet për kapjen e tyre dhe sqarimin e rrethanave të rasteve.
Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Nr. 5 referuan materialet në Prokurori, ku nisi procedimi penal për dy shtetas të mitur, pasi dyshohet se kanë dëmtuar godinën e një subjekti.
Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Nr. 6:
-arrestuan shtetasin D. T., 38 vjeç, pasi dyshohet se ka ushtruar dhunë ndaj bashkëjetueses së tij;
-referuan materialet në Prokurori dhe shpallën në kërkim shtetasin P. S., pasi dyshohet se ka përndjekur ish-të dashurën.
Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Krujë:
-arrestuan shtetasin Gj. C., 63 vjeç, pasi dyshohet se ka ushtruar dhunë ndaj mbesës së tij;
-referuan materialet në Prokurori, ku nisi procedimi penal për shtetasen D. T., pasi dyshohet se për arsye pronësie ka kanosur shtetasen S. T.
Specialistët e Qarkullimit Rrugor arrestuan shtetasin S. H., 37 vjeç, pasi u kap duke drejtuar automjetin në gjendje të dehur.
-Më datë 24.03.2026, në banesë, shtetasi A. L., 48 vjeç, dyshohet se ka tentuar të vetëvaret. Ai ndodhet në spital, nën kujdesin e mjekëve. Punohet për sqarimin e rrethanave të rastit;
-Më datë 24.03.2026, kallëzoi shtetasja E. Xh., se i është larguar nga banesa bashkëshorti i saj, shtetasi S. Xh., 78 vjeç. Punohet për gjetjen e tij;
-Më datë 24.03.2026, kallëzoi shtetasi Gj. D., se shtetas të paidentifikuar i kanë denigruar imazhin në rrjetet sociale. Punohet për identifikimin dhe kapjen e autorit/ve dhe sqarimin e rrethanave të rastit.
Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë së Tiranës, për veprime të mëtejshme.
Kamëz/Finalizohet operacioni i koduar “The last one” për zbardhjen e një sërë vjedhjesh të kryera gjatë 2 muajve të fundit.
Vihet në pranga 24-vjeçari që kreu 4 vjedhje në lokale dhe banesa .
Si rezultat i veprimeve hetimore të kryera pas kallëzimeve të marra nga shtetas të ndryshme për vjedhjen e subjekteve/banesave të tyre, shërbimet e Komisariatit të Policisë Nr. 5, organizuan dhe finalizuan operacionin “The last one”.
Në kuadër të operacionit, u identifikua dhe u vu në pranga shtetasi M. I., 24 vjeç, banues në Tiranë.
Nga veprimet hetimore dyshohet se ky shtetas:
-me datë 03.03.2026, ka vjedhur një shumë parash dhe sende me vlerë në banesën e shtetasit Xh. Sh;
-me datë 27.02.2026, ka vjedhur një shumë parash dhe produkte të ndryshme në kioskën e shtetases P. Gj;
-me datë 23.02.2026, ka vjedhur një shumë parash në lokalin e shtetasit A. Ç;
-me datë 02.02.2026, ka vjedhur një shumë parash dhe 3 aparate celular në banesën e shtetasit A. Xh.
Punohet për zbardhjen e vjedhjeve të tjera që mund të ketë kryer ky shtetas.
Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme.
Qarku Shkodër
Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Shkodër:
-arrestuan shtetasen F. K., 47 vjeçe, banuese në Shkodër, pasi dyshohet se ka ushtruar dhunë fizike ndaj xhaxhait të saj;
-referuan materialet në Prokurori, ku nisi procedimi penal për shtetasin A. Sh., 40 vjeç, pasi ka kryer punime ndërtimi, pa leje.
Shërbimet e Policisë Kufitare referuan materialet në Prokurori, ku nisi procedimi në gjendje të lirë për shtetasin B. B., 44 vjeç, banues në Kosovë, për veprën penale “Falsifikimi i dokumenteve”, pasi është paraqitur në PKK Muriqan, në dalje, me një leje drejtimi e cila dyshohet se është e falsifikuar.
Specialistët e Sektorit të Qarkullimit Rrugor referuan materialet në Prokurori, ku nisi procedimi penal për shtetasit:
-F. D., 66 vjeç, banues në Shkodër, pasi në aksin rrugor “Mjedë-Shkodër”, duke drejtuar automjetin, ka përplasur një 11-vjeçar, i cili po merr mjekim në spital dhe është jashtë rrezikut për jetën;
-një 17-vjeçar, pasi u kap duke drejtuar automjetin, pa leje drejtimi.
Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Pukë referuan materialet në Prokurori, për vlerësim, pasi dje, në fshatin Lumzi, Pukë, dyshohet se aksidentalisht ka rënë zjarr në një sipërfaqe pyjore dhe si pasojë është djegur një sipërfaqe rreth 1 hektar.
Mbrëmjen e djeshme, në Spitalin Rajonal Shkodër, ka humbur jetën shtetasja L. B., 61 vjeçe, banuese në fshatin Luf, Pukë, e cila ishte transportuar nga ambulanca e Pukës, në gjendje të rëndë shëndetësore. Paraprakisht dyshohet se kjo shtetase ishte dëmtuar pasi ishte rrëzuar aksidentalisht në banesë.
Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Shkodër, për veprime të mëtejshme.
Drejtoria Vendore e Policisë Durrës
Specialistët për Hetimin e Narkotikëve referuan materialet në Prokurori, ku nisi procedimi penal për shtetasit B. B., 31 vjeç dhe K. Sh., 26 vjeç, të dy banues në Durrës, pasi në lagjen nr. 18, shërbimet e Policisë i gjetën sasi lënde të dyshuar narkotike Cannabis Sativa.
Specialistët për Hetimin e Krimit Ekonomiko-Financiar referuan materialet në Prokurori, ku nisi procedimi penal për shtetasin E. K., 40 vjeç, banues në Durrës, pasi u konstatua duke ushtruar aktivitetin në një lavazh, në lagjen nr. 11, pa licencën përkatëse.
Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Durrës referuan materialet në Prokurori, ku nisi procedimi penal për shtetasit:
-A. Ll., 38 vjeç, banues në Qerret, pasi është konfliktuar fizikisht me shtetasin A. Gj., 21 vjeç, banues në Katund i Ri dhe e ka kanosur atë, për motive të dobëta;
-E. K., 42 vjeç, dhe G. B., 62 vjeç, të dy banues në Durrës, pasi dyshohet se në gjendje të dehur, janë konfliktuar me njëri-tjetrin.
Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Kavajë referuan materialet në Prokurori, ku nisi procedimi penal për shtetasin A. T., 58 vjeç, banues në Golem, për veprën penale “Ndërtimi i paligjshëm”.
U referuan materialet në Prokurori, për vlerësim, pasi dje, është dërguar në Spitalin Rajonal Durrës, shtetasja F. Xh., 42 vjeçe, e cila dyshohet se në gjendje të rënduar psikologjike, ka konsumuar lëndë helmuese. Ajo vijon në jetë në kujdesin e mjekëve.
Dje, kallëzoi shtetasi R. M., 33 vjeç, banues në Xhafzotaj, se vëllai i tij, shtetasi F. M., 44 vjeç, banues në Xhafzotaj, ka rreth 1 muaj që është larguar nga banesa dhe se nuk ka asnjë informacion mbi vendodhjen e tij. Punohet për gjetjen e tij.
Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë së Durrësit, për veprime të mëtejshme.
Drejtoria Vendore e Policisë Vlorë
Specialistët për Hetimin e Narkotikëve të DVP Vlorë kapën dhe ndaluan shtetasin në kërkim Sh. Z., 69 vjeç, banues në Vlorë, pasi Gjykata e Vlorës e ka dënuar me 5 vjet burgim, për veprën penale “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve”, nga të cilat i kanë mbetur për të kryer 4 muaj e 5 ditë.
Specialistët e Seksionit të Trafikut Urban dhe Interurban të Komisariatit të Policisë Sarandë arrestuan në flagrancë shtetasin M. A., 28 vjeç, banues në Belgjikë, pasi automjeti që drejtonte në gjendje të dehur është përplasur me automjetin me drejtues shtetasin A. O. Si pasojë janë shkaktuar vetëm dëme materiale.
Specialistët e Seksionit për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Vlorë arrestuan në flagrancë shtetasin Y. K., 32 vjeç, banues në Vlorë, pasi kishte thyer masën e sigurisë “Arrest në shtëpi” dhe gjatë kontrollit fizik iu gjet një sasi e vogël lënde e dyshuar narkotike Cannabis Sativa.
Gjithashtu, këta specialistë referuan materialet në Prokurori ku nisi procedimi penal për shtetasit:
-I. A., 56 vjeç, banues në Vlorë, pasi dyshohet se ka ushtruar dhunë psikologjike ndaj nënës së tij;
-Xh. Rr., 33 vjeç, banues në fshatin Novoselë, pasi dyshohet se ka tentuar të vjedhë në një banesë në fshatin Akërni.
U shpall në kërkim shtetasi H. M., 45 vjeç, banues në SHBA, pasi ka kallëzuar shtetasja J. J., 38 vjeçe, banuese në Florida, se ky shtetas e ka kanosur nëpërmjet celularit.
Specialistët e Seksionit për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Himarë referuan materialet në Prokurori, ku nisi procedimi penal për shtetasen V. Sh., 26 vjeçe, banuese në Qeparo, pasi dyshohet se ka qëlluar me shuplakë një shtetas të mitur.
Specialistët e Seksionit për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Sarandë referuan materialet në Prokurori, ku nisi procedimi penal për shtetasen M. H., banuese në Sarandë, pasi ka hedhur inerte në afërsi të lumit Kalasë, në vendin e quajtur “Ura e Gajdarit”.
Materialet procedurale iu referuan prokurorive kompetente, për veprime të mëtejshme.
Lezhë
Procedohen penalisht 2 shtetas që ushtronin veprimtari tregtare në informalitet.
Sekuestrohen mallra të ndryshme pa fatura, disa prej të dyshuara të kontrabanduara, dhe 2 automjete me të cilat transportoheshin mallrat.
Specialistët e Seksionit për Hetimin e Krimeve Ekonomiko-Financiare, në vijim të kontrolleve dhe verifikimeve, me qëllim konstatimin e subjekteve/shtetasve që zhvillojnë aktivitet në informalitet dhe shmangin detyrimet tatimore, referuan materialet në Prokurori, ku nisi procedimi penal për shtetasit:
-S. M., 34 vjeç, banues në Tiranë, administrator i një subjekti në Tiranë, që shiste elektroshtëpiake, pasi shërbimet e Policisë kanë kapur shtetasin A. M., 27 vjeç, banues në Tiranë, i cili po transportonte me automjet, pajisje elektroshtëpiake të pashoqëruara me dokumentacionin përkatës, për llogari të subjektit që administronte shtetasi S. M. Nga verifikimet rezultoi se shtetasi A. M. ishte punësuar në mënyrë të paligjshme në këtë subjekt. Automjeti dhe pajisjet elektroshtëpiake u sekuestruan në cilësinë e provës materiale;
-R. E., 20 vjeç, banues në Kukës, pasi është kapur nga shërbimet e Policisë, në aksin rrugor “Milot–Thumanë”, duke transportuar me automjet, veshje dhe artikuj të ndryshëm, të dyshuara të kontrabanduara. Nga hetimet dyshohet se ky shtetas i shiste mallrat, online. Automjeti dhe mallrat u sekuestruan në cilësinë e provës materiale.
Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Lezhë, për veprime të mëtejshme.
—
Drejtoria Vendore e Policisë Lezhë
Shërbimet e Njësisë së Sigurisë Rrugore të Autostradës Milot arrestuan në flagrancë shtetasin P. Gj., 51 vjeç, banues në Fierzë, Fushë Arrëz, pasi u kap duke drejtuar automjetin, në gjendje të dehur.
Shërbimet e Policisë Rrugore Lezhë referuan materialet në Prokurori, ku nisi procedimi penal për një shtetas 17 vjeç, pasi u kap duke drejtuar automjetin, pa leje drejtimi.
Kurbin/Dje pasdite, shtetasi L. L., 55 vjeç, banues në Laç, Kurbin, kallëzoi se rreth orës 15:15, në afërsi të kryqëzimit të Patokut, e kishin dhunuar fizikisht disa shtetas që nuk i njeh. 55-vjeçari po merr mjekim në spital dhe jashtë rrezikut për jetën. Vijojnë hetimet për identifikimin e autorëve dhe për dokumentimin e plotë të rastit.
Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Lezhë, për veprime të mëtejshme.
