Strukturat e Policisë së Shtetit janë të angazhuara për parandalimin, evidentimin dhe goditjen e paligjshmërive.
Gjatë 24 orëve të fundit, në të gjithë vendin janë proceduar penalisht 115 shtetas, konkretisht: 38 shtetas janë vënë në pranga, 69 janë proceduar në gjendje të lirë, si dhe janë shpallur në kërkim 8 shtetas, për vepra të ndryshme penale. Për lokalizimin, kapjen dhe vënien në pranga të shtetasve janë shpallur në kërkim, vijojnë punën intensivisht, strukturat e Policisë.
Në fushën e narkotikëve janë evidentuar 14 raste, njëri prej tyre, në fushën e kultivimit, me autor/ë të paidentifikuar. Për raste të tjera, 7 shtetas janë vënë në pranga dhe 6 shtetas janë proceduar në gjendje të lirë.
Në fushën e krimeve kundër personit janë evidentuar 10 raste. 2 shtetas janë vënë në pranga, 1 shtetas është shpallur në kërkim dhe 15 shtetas janë proceduar në gjendje të lirë.
Në fushën e mbajtjes pa leje të armëve, janë evidentuar 6 raste. 1 shtetas është arrestuar, 1 shtetas është shpallur në kërkim dhe 5 shtetas janë proceduar në gjendje të lirë..
Në fushën e krimeve ekonomike, janë evidentuar 3 raste. 3 shtetas janë ndaluar, 1 shtetas është arrestuar, 1 shtetas është shpallur në kërkim dhe 1 shtetas është proceduar në gjendje të lirë.
Për veprat penale në fushën e vjedhjes/tentativës për vjedhje të pronës dhe pasurisë janë evidentuar 5 raste, për të cilat vijon puna për identifikimin dhe/ose kapjen e autorëve.
Në fushën e krimeve kundër mjedisit dhe veprave penale dhe objekt shkatërrimin e pronës me mjete të ndryshme, janë evidentuar 16 raste, 2 prej tyre me autorë të paidentifikuar. Për raste të tjera, 4 shtetas janë vënë në pranga, 2 shtetas janë shpallur në kërkim dhe 13 shtetas janë proceduar në gjendje të lirë.
Janë evidentuar 5 raste të dhunës në familje. 4 shtetas janë vënë në pranga dhe 2 shtetas janë proceduar në gjendje të lirë. Gjithashtu, janë plotësuar 7 kërkesëpadi për lëshimin e urdhrit të mbrojtjes së menjëhershme.
Janë evidentuar:
-8 raste të pengimit të qarkullimit të mjeteve të transportit, me 8 shtetas të proceduar në gjendje të lirë;
-5 raste të mosbindjes/kundërshtimit të punonjësve me funksione publike. 3 shtetas janë arrestuar dhe 2 shtetas janë proceduar në gjendje të lirë;
-3 raste të vetëgjyqësisë. 4 shtetas janë proceduar në gjendje të lirë;
-3 raste të prishjes së qetësisë publike. 1 shtetas është shpallur në kërkim dhe 6 shtetas janë proceduar në gjendje të lirë;
-3 raste të kalimit të kundërligjshëm të kufijve. 3 shtetas janë proceduar në gjendje të lirë;
-2 raste të largimit të të burgosurit nga vendi i qendrimit. 2 shtetas janë arrestuar;
-2 raste të veprimeve në kundërshtim me vendimin e gjykatës. 1 shtetas është arrestuar dhe 1 shtetas është proceduar në gjendje të lirë;
-1 rast i dhënies ndihmë emigrantëve, për kalim ilegal të kufijve, me 2 të arrestuar;
-1 rast i krimeve kibernetike, me autor/ë të paidentifikuar;
-nga 1 rast i veprimeve që pengojnë zbulimin e së vërtetës dhe ngacmimit seksual, me nga 1 shtetas të arrestuar;
-nga 1 rast i neglizhencës në trajtimin mjekësor, pastrimit të parave që rrjedhin nga veprimtari kriminale, shkeljes së rregullave të mbrojtjes në punë, keqtrajtimit të të miturit, dhunimit të banesës, shkatërrimit të rrjetit të ujësjellësit, kanosjes për shkak të detyrës dhe shpërdorimit të detyrës, me nga 1 shtetas të proceduar në gjendje të lirë.
1 shtetas i kërkuar për kalim të kundërligjshëm të kufirit, është ndaluar.
2 shtetas janë proceduar në gjendje të lirë, mbi dyshime për implikim në prostitucion.
Kanë ndodhur 6 aksidente rrugore, si pasojë e të cilave janë dëmtuar 14 shtetas.
Janë kryer 16 vepra penale në fushën e qarkullimit rrugor. 13 shtetas janë vënë në pranga dhe 5 shtetas janë proceduar në gjendje të lirë.
Drejtoria Vendore e Policisë Fier
Specialistët e Sektorit të Qarkullimit Rrugor arrestuan në flagrancë shtetasit A. S., 21 vjeç, banues në Lushnjë dhe P. G., 37 vjeç banues në Fier, pasi u kapën duke drejtuar automjetet, në gjendje të dehur.
Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Fier:
-arrestuan në flagrancë shtetasin S. H., banues në Fier, pasi u kap jashtë banese, ndërkohë që ishte me masë sigurie “Arrest në shtëpi”, për veprën penale “Shkatërrimi i pronës më zjarr”;
-referuan materialet në Prokurori, ku nisi procedimi penal për shtetasin P. F., 65 vjeç, për veprën penale “Ndërtimi i paligjshëm”.
Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Lushnjë referuan materialet në Prokurori, ku nisi procedimi penal për shtetasit:
-D. Xh., 46 vjeç, banues në Lushnjë, pasi dyshohet se ka kundërshtuar patrullën e policisë bashkiake Lushnjë gjatë ushtrimit të detyrës për verifikimin e zënies së hapsirave publile;
-T. K., 52 vjeç, për veprën penale “Ndërtimi i paligjshëm”.
Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Fier, për veprime të mëtejshme.
Drejtoria Vendore e Policisë Gjirokastër
Në vijim të informacionit të dhënë dje, për aksidentin rrugor te ura e Kardhiqit, ju informojmë se specialistët e Sektorit të Policisë Rrugore, në përfundim të veprimeve procedurale, bënë arrestimin në flagrancë të shtetasit D. K., 66 vjeç, sepse automjeti që drejtonte, u përplas me një autoambulancë. Nga përplasja u dëmtuan 6 shtetas.
Specialistët për Hetimin e Narkotikëve arrestuan në flagrancë shtetasin G. G.(B.), 34 vjeç, banues në Tiranë, pasi gjatë kontrollit fizik, shërbimet e Forcës së Posaçme “Shqiponja” i gjetën një sasi të vogël Kokaine. Nga verifikimet e mëtejshme rezultoi se aktualisht ai ishte me masë sigurie “Arrest në shtëpi”, të caktuar nga Gjykata e Tiranës, për veprën penale “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve”.
Ditën e djeshme, si pasojë e një vatre zjarri në fshatin Prongji, janë djegur rreth 10 hektarë tokë (sipërfaqe pyjore dhe sipërfaqe e mbjellë). Në drejtimin e Prokurorisë, po punohet për përcaktimin e shkakut të zjarrit.
Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Gjirokastër, për veprime të mëtejshme.
Drejtoria Vendore e Policisë Elbasan
Specialistët e Sektorit të Qarkullimit Rrugor:
-arrestuan në flagrancë shtetasin A. S., 49 vjeç, pasi duke drejtuar automjetin, në gjendje të dehur, ka humbur kontrollin dhe si pasojë automjeti ka dalë nga rruga. Nga aksidenti është dëmtuar shtetasi A. S., i cili është jashtë rrezikut për jetën;
-referuan materialet në Prokurori ku nisi procedimi penal për shtetasin G. C., 29 vjeç, pasi në aksin rrugor “Elbasan-Peqin”, automjeti që drejtonte është përplasur me automjetin me drejtues shtetasin A. B., 64 vjeç. Si pasojë janë dëmtuar lehtë shtetasi A. B. dhe pasagjerja në automjetin e tij.
Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Librazhd referuan materialet në Prokurori ku nisi procedimi penal për shtetasin Xh. L., 50 vjeç, pasi dyshohet se në gjendje të dehur, ka qëndruar në banesën e një 68-vjeçareje, pa pëlqimin e saj.
Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Elbasan referuan materialet në Prokurori ku nisi procedimi për veprën penale “Prostitucioni” për shtetasin M. Xh., 21 vjeç dhe për një 19 vjeçare, si dhe shpallën në kërkim shtetasit K. V., 21 vjeç dhe A. B., 20 vjeç, për veprën penale “Shkatërrimi i pronës”. Shtetasit K. V. dhe A. B. kanë dëmtuar xhamin e automjetit të shtetasit M. Xh, për motive të dobëta.
Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Elbasan, për veprime të mëtejshme.
DVP Durrës
Specialistët e Qarkullimit Rrugor të DVP Durrës arrestuan në flagrancë shtetasin K. D., 37 vjeç, banues në Durrës, për veprat penale “Drejtimi i automjetit të mënyrë të parregullt”, “Prodhimi dh shitja e narkotikëve” dhe “Mosbindja ndaj urdhrit të punonjësit të policisë së rendit publik”.
Ky shtetas është ndaluar nga punonjësit e Policisë, në lagjen nr.14, ndërkohë që drejtonte automjetin, dhe nuk i është bindur urdhrit të tyre, për kontroll. Nga verifikimet rezultoi se ai po e drejtonte automjetin, në efektin e lëndëve narkotike, ndërsa gjatë kontrollit në automjet iu gjet një sasi e vogël lënde e dyshuar narkotike kokainë.
Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Durrës kapën dhe ndaluan shtetasin E. B., 51 vjeç, banues në Ishëm, i shpallur në kërkim për veprën penale “Ndërtimi i paligjshëm”.
Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Durrës.
Drejtoria Vendore e Policisë Berat
Specialistët e Sektorit të Qarkullimit Rrugor referuan materialet në Prokurori, ku nisi procedimi në gjendje të lirë për shtetasit A. D., 29 vjeç dhe H. H., 21 vjeç, pasi ditën e djeshme, automjeti që drejtonte 21-vjeçari, është përplasur me motomjetin që drejtonte shtetasi A. D.. Si pasojë janë dëmtuar shtetasi A. D. dhe pasagjeri në motomjet.
Specialistët e Seksionit për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Berat arrestuan në flagrancë shtetasin F. B., 37 vjeç, banues në fshatin Starovë, pasi dyshohet se ka ushtruar dhunë ndaj babait të tij, i cili ishte i pajisur me urdhër mbrojtjeje.
Specialistët e Seksionit për Hetimin e Krimeve të Stacionit të Policisë Dimal referuan materialet në Prokurori, ku nisi procedimi në gjendje të lirë për shtetasin K. S., 46 vjeç, banues në fshatin Kutalli, për veprën penale “Ndërtimi i paligjshëm”.
Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Kuçovë referuan materialet në Prokurori, ku nisi procedimi në gjendje të lirë për shtetasin R. B., 66 vjeç, banues në Kuçovë, pasi dyshohet se ka ushtruar dhunë ndaj bashkëshortes së djalit të tij.
Specialistët e Seksionit për Hetimin e Krimeve të Stacionit të Policisë Poliçan referuan materialet në Prokurori, ku nisi procedimi në gjendje të lirë për shtetasin F. L., 57 vjeç, banues në fshatin Lybeshë, pasi si pasojë e zjarrit që ka ndezur për të djegur mbeturina bimore, është djegur një sipërfaqe toke në vendin e quajtur “Brethanes”.
Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë së Beratit, për veprime të mëtejshme.
DVP Dibër
Shërbimet për Hetimin e Krimeve të DVP Dibër, si rezultat i punës për kapjen e shtetasve në kërkim, kapën dhe ndaluan shtetasin L.L., 34 vjeç, banues në Bulqizë. 34-vjeçari, ishte shpallur në kërkim pasi Gjykata e Dibrës e ka dënuar me 6 muaj burgim, për veprën penale “Kalimi i paligjshëm i kufirit shtetëror”.
Shërbimet e Komisariatit të Policisë Mat, referuan materialet në Prokurori ku nisi procedimi penal për shtetasin D.D., 34 vjeç,banues në Klos, pasi me vetëgjygjësi, i ka dëmtuar tubin e ujit vaditës, shtetasit D.B.
Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë Dibër, për veprime të mëtejshme.
Drejtoria Vendore e Policisë Tiranë
Specialistët për Hetimin e Krimit Ekonomik dhe Financiar referuan materialet në Prokurori, ku nisi procedimi në gjendje të lirë për shtetasin K. M., 36 vjeç, pasi është kallëzuar nga shtetasja R. R., se në klinikën dentare në pronësi të tij, nuk i është lëshuar faturë tatimore për pagesën e kryer, si dhe pas ndërhyrjeve dentare të kryera, ka shfaqur probleme.
Nga Seksioni i Kërkimit në DVP Tiranë, në vijim të punës për kapjen e shtetasve në kërkim kombëtar, dhe mbi bazën e informacioneve të siguruara në rrugë operative, u bë e mundur kapja në zonën e Kombinatit e shtetasit L. S., 58 vjeç, pasi Gjykata e Durrësit e ka dënuar me 9 muaj burgim, për veprën penale “Vjedhja”. Veprimet e mëtejshme për ndalimin e tij do të kryhen nga DVP Durrës.
Specialistët e Komisariatit të Policisë Nr. 1 arrestuan shtetasin A. S., 39 vjeç, pasi në rrugën e “Barrikadave”, dyshohet se ka kryer veprime të turpshme ndaj një shtetaseje 45-vjeçare.
Specialistët e Komisariatit të Policisë Nr. 2 referuan materialet në Prokurori, ku nisi procedimi në gjendje të lirë për shtetasen E. N., 86 vjeçe, pasi, për motive pronësie, me vetëgjyqësi, ka goditur me një send të fortë një 56-vjeçar.
Specialistët e Komisariatit të Policisë Nr. 4 referuan materialet në Prokurori, ku nisi procedimi në gjendje të lirë për shtetasin N. B., 37 vjeç, menaxher i një marketi, pasi ditën e djeshme, gjatë punës, është dëmtuar punonjësi A. S., 30 vjeç, i cili pasi mori ndihmën mjekësore, është larguar në banesë.
Specialistët e Komisariatit të Policisë Nr. 6 arrestuan shtetasin K. L., 41 vjeç, pasi dyshohet se, për motive të dobëta, ka ushtruar dhunë ndaj xhaxhait të tij.
Specialistët e Qarkullimit Rrugor arrestuan shtetasit:
1A. M., 33 vjeç, pasi në rrugën “Petro Korçari”, duke drejtuar automjetin, ka aksidentuar këmbësoren Gj. T., 59 vjeçe, e cila ndodhet në spital, nën kujdesin e mjekëve;
-M. X., 40 vjeç, pasi ditën e djeshme, duke drejtuar automjetin, është përplasur me një tjetër automjet me drejtuese shtetasen N. Z. Si pasojë, janë dëmtuar të dy drejtuesit, të cilët ndodhen në spital, jashtë rrezikut për jetën. Gjithashtu, 40-vjeçari nuk i është bindur urdhrit të punonjësit të Policisë për kryerjen e testit të alkoolit, ndaj iu mor një kampion gjaku;
-M. A., 41 vjeç, pasi me automjet ka përplasur këmbësoren L. K., 69 vjeçe, e cila ndodhet në spital, nën kujdesin e mjekëve;
-L. A., 50 vjeç, pasi në rrugën “Lord Bajron” ka përplasur me automjetin e tij karrocën elektrike të invaliditetit të shtetasit I. Ç., 57 vjeç, i cili ka marrë dëmtime dhe ndodhet në spital, nën kujdesin e mjekëve;
-Dh. K., 50 vjeç, pasi është konstatuar duke drejtuar automjetin në gjendje të dehur.
Më datë 24.07.2025, gjatë punës në një firmë ndërtimi, është dëmtuar aksidentalisht punonjësi E. H., 62 vjeç, i cili ndodhet në spital, jashtë rrezikut për jetën.
Informacion paraprak/Më datë 25.07.2025, rreth orës 09:10, në hyrje të Vorës, automjeti me drejtues shtetasin D. K., rreth 43 vjeç, dyshohet se ka humbur kontrollin mbi drejtimin e automjetit dhe për pasojë automjeti ka dalë nga rruga. Nga aksidenti janë dëmtuar bashkëshortja e tij dhe dy fëmijët e tyre të mitur, të cilët u dërguan në spital, nën kujdesin e mjekëve, jashtë rrezikut për jetën. Grupi hetimor vijon punën për përcatkimin e shkakut të aksidentit.
Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Tiranë, për veprime të mëtejshme.
Drejtoria Vendore e Policisë Korçë
Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Korçë referuan materialet në Prokurori, ku filloi procedimi penal për shtetasit:
-K. L., 23 vjeç, dhe E. K., 46 vjeç, banues në Korçë, pasi dyshohet se për motive të dobëta, kanë goditur me grushte një 22-vjeçar;
-A. A., 63 vjeç, banues në fshatin Lumalas, pasi në banesën e tij është konstatuar lidhje e paligjshme e furnizimit me ujë.
Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Pogradec referuan materialet në Prokurori, ku filloi procedimi penal për shtetasit:
-E. Ç., 28 vjeç, banues në Pogradec, pasi dyshohet se ka kanosur me fjalë punonjësin e një institucioni, për shkak të detyrës;
-M. B., pasi u kap duke kryer punime ndërtimi, pa leje.
Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Devoll referuan materialet në Prokurori, ku filloi procedimi penal për shtetasin A. P., 65 vjeç, banues në fshatin Tren, pasi dyshohet se për motive të dobëta, ka kanosur me fjalë një 42-vjeçare.
Specialistët për Hetimin e Krimeve të DVKM Korçë referuan materialet në Prokurori, ku filloi procedimi penal për shtetasit S. Sh., 51 vjeç, banues në Maliq, S. Sh., 69 vjeç, banues në Tiranë dhe L. P., 30 vjeç, banues në Dibër, për veprën penale “Kalimi i paligjshëm i kufirit shtetëror”.
Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Korçë, për veprime të mëtejshme.
Drejtoria Vendore e Policisë Shkodër
Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Shkodër ndaluan shtetasin M. K., 33 vjeç, banues në fshatin Pepsumaj, pasi ka ushtuar dhunë fizike ndaj një familjari të tij.
Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Shkodër referuan materialet në Prokurori, ku nisi procedimi në gjendje të lirë për shtetasit D. L., 37 vjeç, B. L., 42 vjeç, E. L., 35 vjeç, V. GJ., 20 vjeç dhe P. Gj., 23 vjeç, pasi janë konfliktuar fizikisht me njëri-tjetrin, për motive të dobëta, te lumi i Shalës.
Specialistët e Sektorit të Qarkullimit Rrugor referuan materialet në Prokurori, pasi dje, shtetasi M. F., 19 vjeç, duke drejtuar automjetin, pa leje drejtimi, ka humbur kontrollin dhe si pasojë automjeti është përmbysur në rrugë. 19-vjeçari po merr mjekim në spital dhe është jashtë rrezikut për jetën.
Në Drejtorinë Vendore të Policisë Shkodër është paraqitur një shtetase 33 vjeçe, e cila ka kallëzuar se në rrjetet sociale “Facebook” dhe “Instagram”, janë hapur disa llogari false, me emrat dhe fotot e fëmijëve te saj. Po punohet për identifikimin dhe kapjen e autorit/ëve.
Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Shkodër, për veprime të mëtejshme.
Informacion paraprak/Rreth orës 08:30, në Velipojë, është gjetur pa shenja jete, në një kasolle, shtetasi P. P., 47 vjeç. Nga veprimet e para hetimore dyshohet se ai ka humbur jetën pasi ka pësuar arrest kardiak.
Grupi hetimor vijon punën për dokumentimin e shkakut të humbjes së jetës.
DVP Vlorë
Specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Vlorë arrestuan në flagrancë shtetasin A. H., 29 vjeç, banues në lagjen “10 Korriku”, Vlorë si dhe proceduan në gjendje të lirë vëllain e tij, shtetasin F. B., 33 vjeç, pasi më datë 24.07.2025, rreth orës 10:00, për motive të dobëta, dyshohet se kanë goditur me mjet prerës (thikë), në pjesën e supit, shtetasin A. T., 26 vjeç, banues në Vlorë, i cili ndodhet në spital, nën kujdesin e mjekëve.
Specialistët e Seksionit të Trafikut Urban dhe Interurban në DVP Vlorë arrestuan në flagrancë, për veprën penale “Drejtimi i automjeteve në mënyrë të parregullt”, shtetasin M. K., 26 vjeç, banues në Librazhd, pasi më datë 24.07.2025, rreth orës 23:10, në aksin rrugor Palasë–Dhërmi, duke drejtuar automjetin në gjendje të dehur, dyshohet se ka humbur kontrollin mbi drejtimin e mjetit dhe është përplasur me bordurën anësore të rrugës. Si pasojë e aksidentit, ka humbur jetën në vendngjarje njëri prej pasagjerëve, një i mitur 9 vjeç. Gjithashtu, është dëmtuar pasagjeri tjetër, shtetasi E. A., 20 vjeç, i cili ndodhet në Spitalin e Traumës, nën kujdesin e mjekëve.
Materialet iu referuan Prokurorisë për veprime të mëtejshme.