Fier/Informacion paraprak
Rreth orës 19:00, në aksin rrugor “Levan-Tepelenë”, në fshatin Cakran, automjeti me drejtues shtetasin S. B., 30 vjeç, është përplasur me automjetin me drejtues shtetasin e mitur O. M, rreth 16 vjeç.
Si pasojë e përplasjes shtetasi O. M, ka ndërruar jetë gjatë transportit për në spital.
Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po kryen veprimet për zbardhjen e rrethanave dhe shkakut të aksidentit.
Drejtoria Vendore e Policisë Durrës
Specialistët e Qarkullimit Rrugor arrestuan në flagrancë shtetasin E. I., 55 vjeç, banues në Durrës, pasi, duke drejtuar automjetin në gjendje të dehur, dyshohet se ka humbur kontrollin mbi drejtimin dhe si pasojë, automjeti është përplasur me një automjet tjetër. Nga aksidenti pati vetëm dëme materiale;
-referuan materialet në Prokurori, ku nisi procedimi penal për shtetasin G. V., 33 vjeç, banues në Durrës, pasi me automjetin që drejtonte, në rrugën “Egnatia”, ka aksidentuar këmbësoret S. Rr. dhe E. M.. Kjo e fundit, pas mjekimit, u largua në banesë, ndërsa shtetasja S. Rr. ndodhet në spital, në kujdesin e mjekëve, jashtë rrezikut për jetën.
Specialistët për Hetimin e Krimit Kibernetik referuan materialet në Prokurori, ku nisi procedimi penal për shtetasin I. H., 56 vjeç, banues në Durrës, pasi dyshohet se ka publikuar foto, video dhe audio të një shtetaseje në rrjetet sociale.
Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Kavajë referuan materialet në Prokurori, ku nisi procedimi penal për shtetasin G. M., 65 vjeç, banues në Kavajë, pasi dyshohet se gjatë një konflikti për motive të dobëta ka goditur një 34-vjeçare.
—
Kavajë/Informacion paraprak
Rreth orës 10:00, në qytetin e Kavajës, në vendin e quajtur “Agjensia”, në ambientet e një biznesi privat, dyshohet se gjatë një konflikti për motive të dobëta, shtetasi E. V., 42 vjeç, ka goditur me mjet prerës në dorë shtetasin A. L., 52 vjeç, i cili ka pësuar një dëmtim të lehtë.
Më pas, autori ka dëmtuar xhamat e biznesit në pronësi të shtetasit A. L., si dhe xhamat e një biznesi tjetër aty pranë.
Nga veprimet e para hetimore dyshohet se autori është përdorues i lëndëve narkotike dhe ka probleme të shëndetit mendor.
Ai është shoqëruar në ambientet e Komisariatit për veprime të mëtejshme procedurale.
Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë së Durrësit për veprime të mëtejshme.
Shijak
Vodhi gjatë natës një shumë parash dhe disa sende në një lokal në Shijak, brenda pak orësh identifikohet, kapet dhe vihet në pranga 27-vjeçari, i dyshuar si autor i vjedhjes.
27 vjeçari, dyshohet dhe si autor i disa vjedhjeve të tjera të ndodhura më parë.
Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Shijak, menjëherë pas marrjes së kallëzimit për një rast vjedhjeje në një lokal në fshatin Shahinaj, organizuan punën për identifikimin, kapjen dhe vënien në pranga të autorit të këtij rasti.
Si rezultat i reagimit të menjëhershëm dhe profesional të shërbimeve të Policisë, u identifikia kap dhe u arrestua në flagrancë shtetasi S. D., 27 vjeç, banues në Shijak, I dyshuar si autor i vjedhjes së një shume parash, pije alkoolike dhe cigare në lokalin e një shtetasi në fshatin Shahinaj.
Vijon puna për dokumentimin ligjor të vjedhjeve të tjera që mund të jenë kryer nga shtetasi S. D.
Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Durrës, për veprime të mëtejshme.
Drejtoria Vendore e Policisë Lezhë
Shërbimet e Komisariatit të Policisë Lezhë referuan materialet në Prokurori, ku nisi procedimi penal për shtetasit:
F. N., 27 vjeç, banues në Lezhë, pasi ndaj tij ka bërë kallëzim një shtetas, i cili pretendon se gjatë një konflikti për motive të dobëta është kanosur nga ky shtetas;
B. D., 42 vjeç, banues në fshatin Gajush, Lezhë, pasi ka ushtruar dhunë psikologjike ndaj bashkëshortes së tij.
Shërbimet e Policisë Rrugore Lezhë arrestuan në flagrancë shtetasin A. P., 56 vjeç, banues në Rrëshen, Mirditë, pasi u kap duke drejtuar automjetin në gjendje të dehur.
Shërbimet e Komisariatit të Policisë Kurbin arrestuan shtetasin F. K., 44 vjeç, pasi ka ushtruar dhunë fizike dhe psikologjike ndaj bashkëshortes së tij. Gjithashtu, gjatë kontrollit në banesë, iu gjet dhe iu sekuestrua një mjet prerës (thikë).
—–
Rreth orës 02:00, në banesën në administrim nga shtetasi M. L., 64 vjeç, në fshatin Sanxhak, Laç, ka rënë zjarr.
Dyshohet se shkaku i zjarrit ka qenë pakujdesia gjatë gatimit me bombol gazi.
Grupi hetimor vijon punën për përcaktimin e plotë të shkakut të zjarrit.
Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë së Lezhës për veprime të mëtejshme.
Drejtoria Vendore e Policisë Korçë
Shërbimet e Komisariatit të Policisë Korçë, arrestuan në flagrancë shtetasin E. K., 46 vjeç, banues në Korçë, pasi nga kontrolli fizik i ushtruar këtij shtetasi në lagjen nr.4, Korçë, iu gjetën dhe sekuestruan në cilësinë e provës materiale 2 mjete prerëse (thika), të cilat i posedonte pa leje.
Gjithashtu u referuan materialet në Prokurori, ku filloi procedimi penal për shtetasit V. Z., 62 vjeç dhe M. Z., 23 vjeç, banues në Korçë, pasi dyshohet se në lagjen nr. 17, Korçë, kanë goditur fizikisht një 13-vjeçar, për motive të dobëta.
Shërbimet e Sektorit të Qarkullimit Rrugor referuan materialet në Prokurori, ku filloi procedimi penal për shtetasin A. Gj., 26 vjeç, banues në Pukë, pasi në afërsi të fshatit Rëmbec, Maliq, duke drejtuar automjetin, ky shtetas dyshohet se ka humbur kontrollin mbi drejtimin e tij dhe automjeti ka dalë nga rruga. Për pasojë është dëmtuar drejtuesi i automjetit dhe pasagjerët në mjet, shtetasi P. Gj.,54 vjeç, banues në Pukë dhe D. Gj., 26 vjeçe, banuese në Fushë-Arrëz, të cilët u dërguan në spital për ndihmë mjekësore.
Shërbimet e Komisariatit të Policisë Pogradec, referuan materialet në Prokurori, ku filloi procedimi penal për shtetasin A. G., 54 vjeç, banues në fshatin Buçimas, Pogradec, pasi nga kontrolli në lokalin e tij, u konstatua se ushtronte aktivitetin pa dokumentacionin përkatës.
Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë së Korçës, për veprime të mëtejshme.
Qarku Shkodër
Specialistët e Policisë Kufitare ndaluan shtetasin G. B., 33 vjeç, banues në Laç, Kurbin, i cili ishte i shpallur në kërkim, pasi Gjykata e Juridiksionit të Përgjithshëm Lezhë i kishte caktuar masën e sigurisë “Arrest në burg”, për veprën penale “Largimi i të burgosurit nga vendi i qëndrimit”.
Gjithashtu, ndaj këtij shtetasi u referuan materialet në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Shkodër për veprën penale “Kalimi i paligjshëm i kufirit”.
Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Shkodër shpallën në kërkim shtetasin K. N., 20 vjeç, banues në fshatin Dajç, Lezhë, pasi dyshohet se ka vjedhur në fshatin Bardhaj, motomjetin në pronësi të një shtetaseje.
Specialistët për Hetimin e Krimeve Ekonomiko-Financiare referuan materialet në Prokurori, ku nisi procedimi penal për shtetasin A. M., 37 vjeç, banues në Laç, Vau i Dejës, pasi ka bërë kallëzim shtetasja A. L., 32 vjeçe, banuese në Shkodër, se ky shtetas e përndjek nëpër rrjete sociale dhe hap llogari false në emrin e saj, ku publikon përmbajtje fyese për të dhe familjarët e saj.
Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Pukë referuan materialet në Prokurori, ku nisi procedimi penal në gjendje të lirë për shtetasin P. L., 63 vjeç, pasi ka kryer punime ndërtimi pa leje.
Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Shkodër, për veprime të mëtejshme.
Drejtoria Vendore e Policisë Berat
Specialistët e Sektorit të Qarkullimit Rrugor arrestuan në flagrancë shtetasin A. T., 60 vjeç, banues në fshatin Dyshnik, Berat, pasi në aksin rrugor Berat–Dimal u konstatua duke drejtuar mjetin e tij bujqësor pa targa dhe në gjendje të dehur.
Specialistët e Seksionit për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Kuçovë referuan materialet në Prokurori për një shtetas të mitur, 17 vjeç, banues në Kuçovë, pasi gjatë një konflikti për motive të dobëta ka goditur me mjet prerës një shtetas 19 vjeç, i cili mori mjekim në spital dhe ndodhet jashtë rrezikut për jetën.
Gjatë natës së datës 21.12.2025, në një objekt kulti në fshatin Mbreshtan është vjedhur një shumë e vogël parash nga arka. Po punohet për identifikimin dhe kapjen e autorit/ve.
Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë Berat, për veprime të mëtejshme.
Drejtoria Vendore e Policisë Tiranë
Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Nr. 2 referuan materialet në Prokurori, ku nisi procedimi penal në gjendje të lirë për shtetasit B. K dhe V. H, pasi dyshohet se për motive pronësie kanë kanosur njëri-tjetrin
Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Nr. 3:
-arrestuan shtetasin E. P., 40 vjeç, pasi dyshohet se ka vjedhur biçikletën e një shtetasi;
-arrestuan shtetasin R. B., 33 vjeç si dhe shpallën në kërkim shtetasin F. H., 29 vjeç, pasi rrugën “Ali Bora” shtetasi F. H, gjatë një konflikti ka goditur dyshohet me një mjet prerës shtetasin K. K, i cili po merr ndodhet nën kujdesin e mjekëve. Pas konfliktit shtetasi F. H, është larguar nga vendgjarja duke u ndihmuar nga shtetasi R. B, i cili e ka larguar me automjetin e tij;
-referuan materialet në Prokurori, ku nisi procedimi në gjendje të lirë për shtetasin Xh. Xh, 22 vjeç, pasi dyshohet se për motive të dobëta ka thyer dy xhamat e dy automjeteve në administrim nga shtetasi B. M.
Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Nr. 4 referuan materialet në Prokurori, ku nisi procedimi penal në gjendje të lirë për shtetasin K. M, pasi i janë konstatuar 2 kuti me lëndë piroteknike.
Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Nr. 5 kapën e ndaluan shtetasin E. S., 18 vjeç, pasi Gjykata e ka dënuar me 2 muaj burgim për veprën penale “Vjedhja”.
Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Nr. 6:
-arrestuan shtetasin A. H, 50 vjeç, pasi u kap në flagrancë pasi kishte vjedhur në 3 dyqane. Gjatë kontrollit fizik iu gjet e sekuestrua një mjet prerës thikë;
-arrestuan shtetasin R. L, 47 vjeç, pasi u konstatua duke hedhur një sasi dherash në fshatin Bulticë. Nga verifikimet e kryera ky shtetas rezultoi se kishte thyer masën e sigurisë “Arrest në shtëpi”;
-referuan materialet në Prokurori, ku nisi procedimi penal në gjendje të lirë për shtetasin F. Xh, pasi për motive të dobëta ka goditur me një send të fortë shtetasin A. F.
Specialistët e qarkullimit rrugor arrestuan shtetasit:
-V. V, 28 vjeç, pasi dyshohet se ka humbur kontrollin mbi drejtimin e automjetit dhe automjeti është përplasur me hyrjen e një banese. Si pasojë është dëmtuar drejtuesi dhe pasagjeri të cilët ndodhen në spital, nën kujdesin e mjekëve;
-J. P, 61 vjeç, pasi me automjetin(autobus) që drejtonte ka përplasur këmbësoren shtetasen F. V, 87 vjeçe, e cila ndodhet në spital, nën kujdesin e mjekëve;
-L. D, 23 vjeç, pasi u kap duke drejtuar automjetin, në gjendje të dehur.
Më datë 24.12.2025:
-shtetasja F. Gj, kallzon se është larguar nga banesa dhe nuk është kthyer, vajza e saj e mitur 15 vjeçe. Punohet për gjetjen e saj;
-në rrugën “Thoma Koxhaj”, dyshohet se aksidentalisht ka rënë nga lartësia e pallatit ku banonte shtetasi M. B, 27 vjeç, i cili ndodhet në spital, nën kujdesin e mjekëve. Punohet për sqarimin e rrethanave të rastit;
-dyshohet se shtetas të paidentifikuar, kanë vjedhur disa bizhuteri dhe një shumë parash në banesën e shtetasit E. M. Punohet për identifikimin dhe kapjen e autorit/ve.
Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë së Tiranës, për veprime të mëtejshme.
Drejtoria Vendore e Policisë Fier
Shërbimet e Komisariatit të Policisë Lushnjë kapën shtetasin e shpallur në kërkim K. Ç., 23 vjeç, pasi Gjykata e Gjirokastërs i ka caktuar masën e sigurisë “arrest me burg”, për veprën penale “Ndihmë për kalimin e paligjshëm të kufirit”. Veprimet e tjera procedurale do të kryhen nga DVP Gjirokastër.
Specialistët për Hetimin e Krimeve të Stacionit të Policisë Patos arrestuan shtetasin O. K., 51 vjeç, banues në Patos, pasi ka ushtruar dhunë ndaj vëllait dhe dajës së tij.
Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë së Fierit për veprime të mëtejshme.
DVP Korçë
Hetime me metoda proaktive dhe kontrolle intensive, me qëllim parandalimin dhe goditjen e veprimtarive kriminale në fushën e narkotikëve.
Finalizohet operacioni policor i koduar “Aktiviteti”.
Përdorte lokalin që kishte në administrim, për të ushtruar aktivitetin e shpërndarjes së lëndëve narkotike, vihet në pranga 54-vjeçari.
Sekuestrohet një sasi lëndë narkotike e dyshuar kanabis dhe një shumë parash që i posedonte i arrestuari.
Specialistët e Seksionit për Hetimin e Narkotikëve, të DVP Korçë, në vijim të punës për parandalimin dhe goditjen e veprimtarive kriminale në fushën e narkotikëve, kanë kryer hetime me metoda proaktive dhe si rezultat kanë goditur një rast të shitjes së lëndëve narkotike.
Në kuadër të operacionit policor të koduar “Aktiviteti”, u arrestua në flagrancë shtetasi L. S., 54 vjeç, banues në Pogradec, (zjarrfikës në bashkinë Pogradec).
Nga kontrolli në lokalin që administronte ky shtetas, në lagjen nr.1, Pogradec, shërbimet e Policisë gjetën një sasi lënde narkotike, një pjesë e së cilës ishte ndarë në doza gati për shitje, një shumë parash e cila dyshohet të jetë siguruar nga ky aktivitet dhe 2 aparate celularë, të cilët u sekuestruan në cilësinë e provës materiale.
Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë së Korçës, për veprime të mëtejshme.
DVP Shkodër
Finalizohet operacioni i koduar “Livadhet”, për kapjen e shtetasve në kërkim.
Lokalizohet, kapet dhe vihet në pranga një 25-vjeçar, si dhe shpallet në kërkim një 39-vjeçar.
Sektori për Hetimin e Krimeve të Rënda, në bashkëpunim me shërbimet e Komisariatit të Policisë Shkodër, Forcat e Posaçme Shqiponja në DVP Shkodër dhe me mbështetjen e Forcës Kombëtare të Sigurisë, Njësia Shkodër, bazuar në informacionet e siguruara për vendndodhjen e një shtetasi në kërkim, kanë organizuar dhe finalizuar operacionin policor të koduar “Livadhet”. Gjatë operacionit u kap dhe u vu në pranga shtetasi:
– S. C., 25 vjeç, dhe u shpall në kërkim shtetasi B. B., 39 vjeç, të dy banues në Shkodër.
Ky shtetas ishte shpallur në kërkim, pasi Gjykata e Shkallës së Parë e Juridiksionit të Përgjithshëm Shkodër i ka caktuar masën e sigurisë “Arrest në burg”, për veprat penale “Vjedhja”, e kryer në bashkëpunim, “Mbajtja pa leje dhe prodhimi i armëve, armëve shpërthyese dhe municioneve” dhe “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve”.
Më datë 29.04.2025, gjatë kontrollit të ushtruar në vendin e quajtur Livadhet e Kirasit, në lagjen “Guerile”, në një ambient u gjetën dhe u sekuestruan, në cilësinë e provës materiale, 1 armë zjarri automatike, municion luftarak, një sasi lënde e dyshuar narkotike kanabis, si dhe automjeti tip “Toyota Hilux”, pa targa, i cili u gjet i fshehur dhe i mbuluar në një distancë rreth 100 m larg, ku pas verifikimit rezultoi se ishte i vjedhur në qytetin e Durrësit.
Vijon puna intensive për kapjen e shtetasit B. B. dhe për dokumentimin e plotë të kësaj veprimtarie kriminale të këtyre dy shtetasve.
Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë së Shkodrës, për veprime të mëtejshme.
