Drejtoria Vendore e Policisë Durrës
Specialistët e qarkullimit rrugor:
-arrestuan në flagrancë shtetasin K. L., 39 vjeç, banues në Kavajë, pasi u kap duke drejtuar automjetin, në gjendje të dehur dhe pa leje drejtimi;
-referuan materialet në Prokurori, ku nisi procedimi në gjendje të lirë për shtetasin K. H., 18 vjeç, banues në Kavajë, pasi dyshohet se ka humbur kontrollin mbi automjetin që drejtonte dhe si pasojë automjeti është përplasur me 2 automjete të tjera. Nga aksidenti është dëmtuar një pasagjer në njërin prej automjeteve, i cili është jashtë rrezikut për jetën.
Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Durrës:
-shpallën në kërkim shtetasin G. K., 23 vjeç, pasi dyshohet se për motive të dobëta, ka goditur me grushte, një 20-vjeçar. Punohet për kapjen e 23-vjeçarit;
-referuan materialet në Prokurori, ku nisi procedimi në gjendje të lirë për shtetasin B. D., 46 vjeç, banues në Durrës, pasi dyshohet se gjatë punës në kompleksin sportiv që administron, është dëmtuar shtetasi V. N., 33 vjeç, banues në Durrës, i cili pasi mori asistencën mjekësore të nevojshme, u largua në banesë;
-referuan materialet në Prokurori ku nisi procedimi në gjendje të lirë për shtetasit A. Sh., 25 vjeç dhe E. B., 31 vjeç, të dy banues në Durrës, pasi dyshohet se 31-vjeçari kishte vënë në dispozicion, për organizimin e kundërligjshëm të lojërave të fatit, lokalin që administronte, në lagjen nr. 15, ambient në të cilin u kap duke vënë baste me celular, shtetasi A. Sh..
Më datë 23.10.2025, kallëzoi shtetasi italian R. E., 65 vjeç, se prej tri ditësh, nuk ishin paraqitur në kompaninë që administronte, punonjësit, shtetasit nga Madagaskari, J. M., 27 vjeç, H. R., 38 vjeç, H. R., 41 vjeçe, M. V., 35 vjeç, M. R., 36 vjeç, T. B., 25 vjeçe, M. G., 24 vjeçe, M. H., 23 vjeçe dhe F. L., 25 vjeçe. Punohet për gjetjen e tyre dhe për sqarimin e rrethanave të rastit.
Specialistët për Hetimin e Krimeve të Stacionit të Policisë Plazh referuan materialet në Prokurori, ku nisi procedimi në gjendje të lirë për një 16-vjeçar, pasi dyshohet se për motive të dobëta, ka goditur me sende të forta, një 28-vjeçar.
Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Durrës, për veprime të mëtejshme.
Drejtoria Vendore e Policisë Shkodër
Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Vau i Dejës arrestuan shtetasin J. M., 35 vjeç, banues në Melgushë, pasi ka thyer masën e sigurisë “Arrest në shtëpi”.
Specialistët e Sektorit të Qarkullimit Rrugor:
-arrestuan shtetasin J. K., 51 vjeç, banues në Shkodër, pasi u kap duke drejtuar automjetin, në gjendje të dehur;
-referuan materialet në Prokurori, ku nisi procedimi penal për shtetasit Rr. Rr., 59 vjeç, banues në fshatin Gajtan, dhe M. R., 63 vjeç, banues në fshatin Hot i Ri, pasi u kapën duke drejtuar motomjetet e tyre, pa leje drejtimi.
Specialistët për Hetimin e Krimeve të Stacionit të Policisë Velipojë referuan materialet në Prokurori, ku nisi procedimi penal për shtetasin Gj. P., 60 vjeç, banues në fshatin Pulaj Plazh, pasi ka kallëzuar se shtetasi P. Q., 65 vjeç, se shtetasi Gj. P. po i shfrytëzon tokën në pronësinë e tij, në fshatin Reç.
Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Shkodër, për veprime të mëtejshme.
Durrës/Goditet një tjetër rast i tentativës për të korruptuar punonjësit e Policisë Rrugore.
Shkon 31 numri i drejtuesve të mjeteve të arrestuar/vënë në hetim, për këtë veprimtari kriminale.
Procedohet penalisht një shtetas që ofroi para, për të mos u ndëshkuar administrativisht, për përdorim të celularit, gjatë drejtimit të automjetit.
Gjatë patrullimit me objektiv parandalimin e aksidenteve dhe ndëshkimin e shkelësve të rregullave të qarkullimit rrugor, shërbimet e Policisë Rrugore të Durrësit i bënë shenjë ndalimi, në rrugën “Martin Camaj”, automjetit me drejtues shtetasin D. L., 40 vjeç, banues në Fier, i cili u kap duke përdorur celularin, gjatë drejtimit të automjetit.
Për të shmangur masën administrative për këtë shkelje, ai iu ka ofruar punonjësve të Policisë, 2000 lekë.
Në përfundim të veprimeve procedurale për këtë rast, nisi procedimi në gjendje të lirë për 40-vjeçarin, për veprën penale “Korrupsioni aktiv i personave që ushtrojnë funksione publike”.
Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë së Durrësit, për veprime të mëtejshme.
Drejtoria Vendore e Policisë Elbasan
Specialistët për Hetimin e Narkotikëve të Drejtorisë Vendore të Policisë Elbasan vunë në pranga shtetasin Fadil Demaj, 61 vjeç, që ishte me masë sigurie “Arrest në shtëpi”, pasi Gjykata e Posaçme e Apelit për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar, me vendimin e datës 20.10.2025, e ka dënuar me 5 vjet, 3 muaj e 18 ditë burgim, për veprën penale “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve”, kryer në formën e grupit të strukturuar kriminal.
Specialistët për Hetimin e Krimeve Ekonomike dhe Financiare referuan materialet në Prokurori ku nisi procedimi penal për shtetasin A. B., pasi gjatë kontrollit të kryer në bashkëpunim me Autoritetin Kombëtar të Ushqimit, në subjektin e këtij shtetasi, janë konstatuar etiketa të produkteve që nuk përputhen me ato të regjistrimit në MBZHR.
Specialistët e Qarkullimit Rrugor:
-arrestuan në flagrancë shtetasin N. B., 52 vjeç, pasi u kap duke drejtuar automjetin, në gjendje të dehur;
-referuan materialet në Prokurori ku nisi procedimi penal për shtetasin K. V., 22 vjeç, pasi në fshatin Letan, duke drejtuar mjetin bujqësor, dyshohet se ka humbur kontrollin dhe për pasojë mjeti ka dalë nga rruga. Nga aksidenti janë dëmtuar shtetasi K. V. dhe pasagjeri në mjetin bujqësor, të cilët janë në kujdesin e mjekëve, në Spitalin e Traumës.
Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Cërrik referuan materialet në Prokurori ku nisi procedimi penal për shtetasit M. H., 65 vjeç dhe S. H., 61 vjeçe (bashkëshortë), pasi shtetasi M. H. dyshohet se ka ushtruar dhunë ndaj fëmijëve të tyre dhe për këtë shkak, shtetasja S. H., bashkë me djalin, ka ushtruar dhunë ndaj shtetasit M. H..
Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Elbasan, për veprime të mëtejshme.
Durrës/Zbulohet një lokal në lagjen nr. 13 Plazh, i vënë në dispozicion të organizimit të kundërligjshëm të lojërave të fatit.
Vihet në pranga pronari i lokalit, i cili gjithashtu posedonte lëndë narkotike.
Vihen në hetim 4 shtetas që u kapën në flagrancë, në lokal, duke vënë baste sportive, me celularë.
Sekuestrohen 5 celularë dhe një sasi lënde narkotike Cannabis Sativa.
Si rezultat i kontrollit të kryer në bazë të informacioneve të siguruara në rrugë operative, se në një lokal në lagjen nr. 13 Plazh, viheshin baste sportive, me celularë, shërbimet e Stacionit të Policisë Plazh, në bashkëpunim me shërbimet e Komisariatit të Policisë Durrës:
-arrestuan në flagrancë shtetasin E. K., 32 vjeç, banues në Durrës;
-referuan materialet në Prokurori, ku nisi procedimi në gjendje të lirë për shtetasit G. K., H. K., F. P. dhe A. B., të gjithë banues në Durrës.
Në lokalin e 32-vjeçarit, 4 të proceduarit u kapën duke vënë baste sportive, me celularë.
Më tej, gjatë kontrollit fizik të kryer ndaj pronarit të subjektit, u gjet një sasi lënde narkotike Cannabis Sativa.
Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë së Durrësit, për veprime të mëtejshme.
Drejtoria Vendore e Policisë Gjirokastër
Specialistët për Hetimin e Krimeve Ekonomiko-Financiare referuan materialet në Prokurori ku nisi procedimi penal për shtetasin A. Gj., 51 vjeç, banues në Gjirokastër, pasi gjatë verifikimit të dokumentacionit të automjetit, iu gjet një dokument i dyshuar i falsifikuar. Dokumenti i dyshuar i falsifikuar u sekuestrua në cilësinë e provës materiale.
Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Gjirokastër referuan materialet në Prokurori, për veprën penale “Shkatërrimi i pronës”, pasi dje, janë thyer xhamat e një godine (aktualisht jofunksionale) dhe janë dëmtuar disa pajisje kompjuterike dhe mobilje. Po punohet për identifikimin dhe kapjen e autorit/ëve.
Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Përmet referuan materialet në Prokurori ku nisi procedimi penal për shtetasin F. P., banues në fshatin Kosinë, pasi me vetëgjyqësi ka dëmtuar murin e një objekti (magazinë) në pronësi të shtetasit Th. P.
Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Gjirokastër, për veprime të mëtejshme.
Shkodër/Zhvillohen kontrolle në zbatim të planit të masave për parandalimin dhe goditjen e rasteve të gjuetisë së paligjshme.
Finalizohet operacioni i koduar “Hunters”.
Vihen në pranga 5 shtetas që u kapën në flagrancë gjatë natës, në fshatin Rragam, duke kryer gjueti, në kundërshtim me moratoriumin e gjuetisë.
Në momentin e ndalimit nga Policia, këtyre shtetasve iu gjetën në automjet, 2 armë zjarri (1 pistoletë, 1 pushkë), 2 armë gjahu, municion luftarak, 1 dron dhe 1 shpend i vrarë.
Gjatë kontrollit në banesën e njërit prej të arrestuarve, u gjet një sasi Cannabisi.
Shërbimet e Komisariatit të Policisë Shkodër, bazuar në planin e masave të hartuar nga Drejtoria Vendore e Policisë Shkodër, për parandalimin dhe goditjen e rasteve të gjuetisë së paligjshme, kanë kryer kontrolle në zona të ndryshme të qarkut Shkodër.
Gjatë kontrolleve, në fshatin Rragam, shërbimet e Policisë kanë konstatuar 5 shtetas që kryenin gjueti të paligjshme. Gjatë kontrollit në automjetin me të cilin qarkullonin këta shtetas, u gjetën: 1 armë zjarri pistoletë, 1 armë zjarri pushkë, 1 armë gjahu teke, 1 armë gjahu shotgan, municion luftarak, 1 dron dhe 1 shpend i vrarë, të cilat u sekuestruan në cilësinë e provës materiale.
Gjatë kontrollit në banesën e shtetasit E. M., shërbimet e Policisë gjetën një sasi lënde të dyshuar narkotike Cannabis Satia, e cila u sekuestrua gjithashtu në cilësinë e provës materiale.
Në përfundim të veprimeve për këtë rast, specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Shkodër arrestuan shtetasit:
E. F., 30 vjeç, E. M., 36 vjeç, K. D., 36 vjeç, V. N., 29 vjeç dhe S. S., 23 vjeç, të gjithë banues në Shkodër.
Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë së Shkodrës, për veprime të mëtejshme, për veprat penale “Mbajtja pa leje dhe prodhimi i armëve, armëve shpërthyese dhe i municionit”, “Prodhimi dhe mbajtja pa leje e amëve të gjuetisë dhe sportive”, “Dëmtimi i specieve të mbrojtura të florës dhe faunës së eger” dhe “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve”.
Drejtoria Vendore e Policisë Fier
Specialistët e Sektorit të Qarkullimit Rrugor arrestuan në flagrancë shtetasit:
-K. B., 62 vjeç, banues në fshatin Babunjë, pasi dje, në fshatin Mërtish, automjeti që drejtonte, është përplasur me automjetin që drejtonte shtetasi Ll. A., 21 vjeç, i cili është në kujdesin e mjekëve;
-A. L., 40 vjeç, banues në fshatin Dushk, pasi dje, në Divjakë, automjeti që drejtonte, është përplasur me motomjetin që drejtonte shtetasi N. Gj., 66 vjeç, i cili është në kujdesin e mjekëve.
Specialistët e Seksionit për Hetimin e Narkotikëve referuan materialet në Prokurori, ku nisi procedimi në gjendje të lirë për shtetasin A. G., 28 vjeç, banues në Lushnjë, pasi posedonte doza Cannabisi.
Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Fier kapën dhe ndaluan shtetasin e shpallur në kërkim, S. S., 34 vjeç, banues në Fier, pasi Gjykata e ka dënuar me 1 muaj burgim, për veprën penale “Mosbindja ndaj urdhrit të punonjësit të Policisë së rendit publik”.
Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Lushnjë referuan materialet në Prokurori, ku nisi procedimi në gjendje të lirë për shtetasit:
-Gj. Gj., banues në Lushnjë, pasi dyshohet se me vetëgjyqësi, ka prishur murin rrethues të banesës së shtetasit Ç. Ç;
-F. K., 54 vjeç, banues në Lushnjë, pasi dyshohet se në kundërshtim me vendimin e Gjykatës, ka shkuar në banesën e vëllait të tij që ishte i pajisur me urdhër mbrojtjeje;
-E. P., 39 vjeçe, banuese në fshatin Fier i Ri, pasi dyshohet se ka braktisur fëmijën e saj të mitur;
-A. Gj., 28 vjeçe, banuese në Lushnjë, pasi dyshohet se ka ushtruar dhunë ndaj nënës së saj;
-R. L., 63 vjeçe, banuese në Lushnjë, pasi dyshohet se me vetëgjyqësi, përdor një sipërfaqe toke që është në administrim të një shkolle;
-N. Ç, banues në fshatin Karbunarë, pasi dyshohet se ka pushtuar një sipërfaqe toke në pronësi të një shtetasi 55 vjeç;
-T. N., për veprën penale “Ndërtimi i paligjshëm”.
Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë së Fierit, për veprime të mëtejshme.
Tiranë
Plagosi me mjet prerës, një 48-vjeçar, gjatë një konflikti për motive të dobëta, kapet dhe vihet në pranga 51-vjeçari.
I arrestuari, me precedentë penal për vrasje dhe për vepra të tjera penale.
Sekuestrohet thika e dyshuar e përdorur për plagosjen.
Shërbimet e Komisariatit të Policisë Nr. 4, në bashkëpunim me shërbimet e Forcës së Posaçme “Shqiponja”, dje, pas marrjes së njoftimit se në Rrugën e Dibrës, një shtetas ishte plagosur me mjet prerës, kanë shkuar menjëherë në vendngjarje, me qëllim kapjen e autorit dhe zbardhjen e rrethanave të rastit.
Si rezultat i veprimeve të shpejta hetimore dhe procedurale, është identifikuar, kapur dhe vënë në pranga autori i dyshuar, shtetasi R. L., 51 vjeç.
Ky shtetas dyshohet se gjatë një konflikti për motive të dobëta, me shtetasin M. X., 48 vjeç, e ka goditur atë, me thikë. Shtetasi M. X. ndodhet në spital, në kujdesin e mjekëve, jashtë rrezikut për jetën.
Në cilësinë e provës materiale u sekuestrua thika e dyshuar e përdorur për plagosjen.
Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme.
Lezhë/Finalizohet operacioni policor i koduar “Aksesorët”.
Vodhi bizhuteri me vlerë rreth 300 000 lekë, në një banesë në Ishull Shëngjin, identifikohet dhe arrestohet 24-vjeçari, banues në këtë fshat.
Gjenden bizhuteritë e vjedhura, të cilat 24-vjeçari i kishte shitur në një argjendari në Shkodër.
Vihet në hetim pronari i argjendarisë.
Si rezultat i administrimit të menjëhershëm të kallëzimit të një shtetasi, se në banesën e tij, në fshatin Ishull Shëngjin, ishin vjedhur bizhuteri me vlerë të konsiderueshme, shërbimet e Komisariatit të Policisë Lezhë identifikuan, kapën dhë vunë në pranga, në kuadër të operacionit “Aksesorët”, autorin e rastit, shtetasin M. M., 24 vjeç, banues në këtë fshat.
Më tej, si rezultat i veprimeve hetimore u zbulua se shtetasi M. M. i kishte shitur bizhuteritë e vjedhura, në një argjendari në Shkodër.
Gjatë kontrollit në këtë subjekt, u gjetën bizhuteritë, ndërsa në vijim të veprimeve procedurale, nisi procedimi në gjendje të lirë, për veprën penale “Fshehja e të ardhurave”, për pronarin e subjektit, shtetasin E. P., 41 vjeç, banues në Shkodër.
Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë së Lezhës, për veprime të mëtejshme.
Drejtoria Vendore e Policisë Lezhë
Shërbimet e Policisë Rrugore arrestuan në flagrancë shtetasin Xh. N., 38 vjeç, banues në fshatin Fushë Kuqe, pasi u kap duke drejtuar automjetin, në gjendje të dehur.
Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Lezhë referuan materialet në Prokurori, ku nisi procedimi në gjendje të lirë për shtetasit:
-M. Gj., 53 vjeç, për veprën penale “Ndërtimi i paligjshëm”;
-A. P., 37 vjeç, banues në fshatin Spiten, pasi dyshohet se në njërin prej kurtheve që ka ngritur për të zënë kafshë të egra, ka rënë lopa e një bashkëfshatari, e cila ka ngordhur.
Më datë 23.10.2025, kallëzoi shtetasi K. Gj., se ishin djegur disa makineri te subjekti i tij, në Kurbin. Grupi hetimor, në drejtimin e Prokurorisë, po punon për të përcaktuar dhe dokumentuar shkakun e djegies.
Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Lezhë, për veprime të mëtejshme.
Drejtoria Vendore e Policisë Vlorë
Specialistët për Hetimin e Narkotikëve në DVP Vlorë kapën dhe ndaluan shtetasin në kërkim Hadër Rudaj, 33 vjeç, banues në Vlorë, pasi Gjykata e Posaçme e Shkallës së Parë për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar e ka dënuar me 7 muaj e 18 ditë burgim, për veprën penale “Kultivim i bimëve narkotike”, kryer në kuadër të grupit të strukturuar kriminal.
Specialistët e Seksionit të Trafikut Urban dhe Interurban Sarandë arrestuan në flagrancë shtetasen E. K., 35 vjeçe, banuese në Sarandë, pasi në rrugën “Onhezmi” u konstatua duke drejtuar automjetin në gjendje të dehur dhe pa leje drejtimi.
Materialet iu referuan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme.
Drejtoria Vendore e Policisë Korçë
Specialistët e Sektorit për Hetimin e Narkotikëve referuan materialet në Prokurori, ku filloi procedimi penal për shtetasin M. B., 27 vjeç, banues në fshatin Kuç, pasi gjatë kontrollit fizik iu gjet një sasi lënde e dyshuar narkotike kanabis.
Specialistët e Sektorit të Qarkullimit Rrugor referuan materialet në Prokurori, ku filloi procedimi penal për shtetasin Gj. L., 52 vjeç, banues në Bilisht, pasi dyshohet se ka aksidentuar lehtë një shtetase, këmbësore, në Bilisht, dhe është larguar nga vendi i aksidentit.
Shërbimet e Komisariatit të Policisë Korçë referuan materialet në Prokurori, ku filloi procedimi penal për shtetasen V. K., 24 vjeçe, banuese në Maliq, pasi dyshohet se ka kanosur me fjalë xhaxhanë e saj dhe ka thyer disa shishe vere në biznesin e tij.
Shërbimet e Komisariatit të Policisë Pogradec referuan materialet në Prokurori, ku filloi procedimi penal për shtetasit:
-O. S., 32 vjeç, banues në Pogradec, pasi u kap duke transportuar me kamion, 25m³ lëndë drusore të prerë në mënyrë të paligjshme. Lënda drusore u sekuestrua në cilësinë e provës materiale;
-për dy 17-vjeçarë, pasi dyshohet se janë konfliktuar me një 16-vjeçar, për motive të dobëta.
Shërbimet e Komisariatit të Policisë Maliq referuan materialet në Prokurori ku filloi procedimi penal për shtetasit:
-K. Sh.,24 vjeç, banues në fshatin Pojan, pasi dyshohet se ka ushtruar dhunë ndaj vëllait të tij;
-M. P., 32 vjeç, banues në Maliq, pasi dyshohet se për motive të dobëta, ka goditur me grushte një 30-vjeçar;
-për një 15-vjeçar, pasi ka gjuajtur me shuplakë një 6-vjeçar.
Shërbimet e Komisariatit të Policisë Devoll referuan materialet në Prokurori, për vlerësim, pasi shtetasit G. G., 70 vjeç dhe Z. Ç., 54 vjeç, banues në Bilisht, u kapën duke qëlluar me armë gjahu që dispononin me leje, në kundërshtim monatoriumin e gjuetisë. Armët e gjahut dhe një sasi municioni luftarak u sekuestruan në cilësinë e provës materiale.
Materialet proedurale iu referuan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Korçë, për veprime të mëtejshme.
DVKM Korçë/PKK Kapshticë
Tentoi të ndihmonte një shtetas të huaj, që të kalonte ilegalisht kufirin, duke e fshehur në kamion, procedohet penalisht 52-vjeçari.
Procedohen penalisht 2 shtetas të tjerë, për kalim të paligjshëm të kufirit.
Shërbimet e Drejtorisë Vendore për Kufirin dhe Migracionin Korçë, gjatë kontrolleve të imtësishme, të kryera në bazë të analizës së riskut, ndaj shtetasve dhe mjeteve me të cilat ata lëvizin, kanë goditur një rast të dhënies ndihmës për të kaluar kufirin, në mënyrë të paligjshme.
Për këtë rast u procedua penalisht shtetasi V. T., 52 vjeç, banues në fshatin Mborje, për veprën penale “Ndihma për kalim të paligjshëm të kufijve”.
Në dalje të Republikës së Shqipërisë, gjatë kontrollit në kamionin që drejtonte shtetasi V. T., u gjet i fshehur nën rimorkio, 1 shtetas sudanez.
Gjithashtu, u referuan materialet në Prokurori ku filloi procedimi penal për shtetasit E. Ç., 32 vjeç, banues në Peqin, dhe B. I., 44 vjeç, banues në Tiranë, për veprën penale “Kalimi i paligjshëm i kufirit shtetëror”.
Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë së Korçës, për veprime të mëtejshme.
Drejtoria Vendore e Policisë Dibër
Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Mat referuan materialet në Prokurori, ku nisi procedimi penal ndaj shtetasit D.B., 50 vjeç, banues në Burrel, pasi dyshohet se, për shkak të një konflikti, ka kanosur dhe i ka hequr lirinë për disa orë, duke e mbajtur në banesën e tij, një shtetas 46-vjeçar.
Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Dibër referuan materialet në Prokurori, ku nisi procedimi penal ndaj shtetasit S.M., 54 vjeç, banues në fshatin Selishtë, pasi u konstatua duke kryer punime ndërtimi në kundërshtim me vendimin e pezullimit të dhënë nga Inspektorati Vendor i Mbrojtjes së Territorit.
Materialet procedurale i janë referuar Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Dibër, për veprime të mëtejshme.
Berat/Finalizohet operacioni policor i koduar “Rrjeta”.
Operacioni, nga DVP Berat, në bashkëpunim me Komisariatin e Policisë Kuçovë dhe me Drejtorinë e Forcës së Posaçme Operacionale të DPPSh-së.
I dënuar në Napoli, me 29 vjet burgim, për pjesëmarrje në një organizatë kriminale, për trafikim të lëndëve narkotike, kapet 49-vjeçari.
Arrestohet në flagrancë 53-vjeçari që strehonte në Kuçovë, shtetasin e shpallur në kërkim ndërkombëtar.
Në këtë banesë u gjet një sasi Cannabisi.
Si rezultat i një pune operacionale të mirorganizuar, të kryer nga Drejtoria Vendore e Policisë Berat, në bashkëpunim me Komisariatin e Policisë Kuçovë dhe me DFPO-në, në drejtimin e Prokurorisë së Beratit, u finalizua operacioni “Rrjeta”.
Në kuadër të operacionit, u vunë në pranga:
-shtetasi i shpallur në kërkim ndërkombëtar, Armando Pjetri, 49 vjeç;
-shtetasi A. H., 53 vjeç, banues në Kuçovë, për veprat penale “Përkrahja e autorit të krimit”, dhe “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve”.
Gjykata e Apelit në Napoli e ka dënuar 49-vjeçarin, që strehohej nga 53-vjeçari, me 29 vjet burgim, për veprën penale “Trafikimi i lëndëve narkotike”, kryer në kuadër të organizatës kriminale.
Në banesën ku strehohej shtetasi i kërkuar ndërkombëtarisht, në lagjen “1 Maji”, u gjet një sasi lënde narkotike Cannabis Sativa që u sekuestrua me cilësinë e provës materiale.
Interpol Tirana vijon bashkëpunimin me Interpol Romën, për të finalizuar procedurën për ekstradimin e shtetasit Armando Pjetri, në Itali. Ndërkaq, materialet procedurale iu referuan Prokurorisë së Beratit, për veprime të mëtejshme.
Interpol Tirana/Vijon operacioni policor ndërkombëtar, i koduar “The Wanted”.
Akuzohet nga SPAK, se në muajin shkurt, 2025, korruptoi punonjësit e Policisë dhe vodhi, në bashkëpunim me shtetas të tjerë, 200 000 litra naftë nga një anije e ankoruar në portin e Durrësit, ekstradohet nga Spanja, 31-vjeçari.
Si rezultat i koordinimit të veprimeve operacionale, ndërmjet specialistëve të Interpol Tiranës dhe homologëve të Interpol Madridit, u finalizua në kuadër të operacionit “The Wanted”, procedura për ekstradimin nga Spanja, në Shqipëri, të shtetasit shqiptar, të shpallur në kërkim ndërkombëtar, J. K., 31 vjeç.
Në muajin shkurt, 2025, GjKKO i ka caktuar masën e sigurisë “Arrest në burg”, për veprat penale “Korrupsioni aktiv i personave që ushtrojnë funksione publike”, “Kontrabanda me mallra për të cilat paguhet akcizë ose me pezullim të plotë apo të pjesshëm nga detyrimet doganore ose të akcizës” dhe “Vjedhja”, kryer në bashkëpunim.
#angazhimpërkushtimsakrificë️
#tëvendosurkundërkrimit✅
#nëshërbimtëqytetarëve️
Policia e Shtetit/Finalizohet operacioni policor i koduar “Operacionalja 69”.
Kapet në Tiranë, nga Drejtoria e Forcës së Posaçme Operacionale, një shtetas shqiptar, i akuzuar për kultivim të bimëve narkotike në Kosovë.
Si rezultat i shkëmbimit të informacionit dhe partneritetit të ngushtë me agjencitë ligjzbatuese në Kosovë, shërbimet e Drejtorisë së Forcës së Posaçme Operacionale të Drejtorisë së Përgjithshme të Policisë së Shtetit, kapën në Tiranë, në kuadër të operacionit “Operacionalja 69”, shtetasin O. Sh., 49 vjeç, të lindur në Tepelenë.
Ai ishte shpallur në kërkim, sepse Gjykata Themelore e Gjakovës, në muajin shkurt, 2025, i ka caktuar masën e sigurisë “Arrest në burg”, për veprën penale “Kultivimi i bimëve narkotike”.
Interpol Tirana vijon bashkëpunimin me agjencitë ligjzbatuese në Kosovë, për të finalizuar procedurën për ekstradimin e 49-vjeçarit.
