Raporti i ngjarjeve, 24 prill 2025

Strukturat e Policisë së Shtetit janë të angazhuara për parandalimin, evidentimin dhe goditjen e paligjshmërive.

Gjatë 24 orëve të fundit, në të gjithë vendin janë proceduar penalisht 108 shtetas, konkretisht: 23 shtetas janë vënë në pranga, 76 janë proceduar në gjendje të lirë, si dhe janë shpallur në kërkim 9 shtetas, për vepra të ndryshme penale. Për lokalizimin, kapjen dhe vënien në pranga të shtetasve janë shpallur në kërkim, vijojnë punën intensivisht, strukturat e Policisë.

Në fushën e narkotikëve janë evidentuar 7 raste, njëri prej tyre me autor/ë të paidentifikuar. Për raste të tjera, 4 shtetas janë vënë në pranga dhe 3 shtetas janë proceduar në gjendje të lirë.

Në fushën e mbajtjes pa leje të armëve dhe municionit luftarak, janë evidentuar 8 raste. 5 shtetas janë vënë në pranga dhe 4 shtetas janë proceduar në gjendje të lirë.

Në fushën e krimeve kundër personit janë evidentuar 13 raste, njëri prej tyre me autor/ë të paidentifikuar. Për raste të tjera, 3 shtetas janë vënë në pranga, 2 shtetas janë shpallur në kërkim dhe 11 shtetas janë proceduar në gjendje të lirë.

Në fushën e krimeve ekonomike, janë evidentuar 4 raste. 5 shtetas janë proceduar në gjendje të lirë.

Për veprat penale në fushën e vjedhjes/tentativës për vjedhje të pronës dhe pasurisë janë evidentuar 10 raste, 4 prej tyre me autorë të paidentifikuar. Për raste të tjera, 3 shtetas janë vënë në pranga, 5 shtetas janë shpallur në kërkim dhe 3 shtetas janë proceduar në gjendje të lirë.

Në fushën e krimeve kundër mjedisit dhe veprave penale dhe objekt shkatërrimin e pronës me mjete të ndryshme, janë evidentuar 20 raste. 20 shtetas janë proceduar në gjendje të lirë.

Janë evidentuar 9 raste të dhunës në familje. 2 shtetas janë vënë në pranga, 1 shtetas është shpallur në kërkim dhe 7 shtetas janë proceduar në gjendje të lirë. Gjithashtu, janë plotësuar 9 kërkesëpadi për lëshimin e urdhrit të mbrojtjes së menjëhershme.

Janë evidentuar:

-3 raste të vetëgjyqësisë, me 3 shtetas të proceduar në gjendje të lirë;

-3 raste të kundërshtimit/mosbindjes ndaj urdhrave të punonjësve të Policisë. 1 shtetas është ndaluar për një rast të mëparshëm, 1 shtetas është shpallur në kërkim dhe 2 shtetas janë proceduar në gjendje të lirë;

-2 raste të falsifikimit, me 2 shtetas të proceduar në gjendje të lirë;

-2 raste të krimeve kibernetike, autor i të cilave dyshohet se është një shtetas, aktualisht në një IEVP jashtë shtetit;

-2 raste të kalimit të kundërligjshëm të kufijve, me 2 shtetas të proceduar në gjendje të lirë;

-2 raste të veprimeve në kundërshtim me vendimin e gjykatës, me 3 shtetas të proceduar në gjendje të lirë;

-2 raste të trafikimit të mjeteve motorike. Për njërin po hetohet për të zbardhur autorësinë, ndërsa për rastin tjetër është proceduar në gjendje të lirë 1 shtetas;

-nga 1 rast i prishjes së qetësisë publike dhe përndjekjes, me nga 1 shtetas të arrestuar;

-nga 1 rast i përdorimit me keqdashje të thirrjeve telefonike dhe veprimeve të dhunshme gjatë aktivitetit sportiv, me nga 1 shtetas të proceduar në gjendje të lirë.

1 shtetas i kërkuar për shtrëngim dhe kanosje, për dhënie të pasurisë, kryer në bashkëpunim, është ndaluar 1 shtetas.

Kanë ndodhur 4 aksidente rrugore, me 1 viktimë dhe 4 shtetas të dëmtuar. Janë evidentuar 21 raste të veprave penale në fushën e qarkullimit rrugor. 8 shtetas janë vënë në pranga dhe 13 shtetas janë proceduar në gjendje të lirë.

Drejtoria Vendore e Policisë Berat

 

Shërbimet e Komisariatit të Policisë Skrapar arrestuan në flagrancë shtetasin Xh. M., 27 vjeç, banues në Çorovodë, pasi mbante në automjet, 1 shkop gome.

 

Specialistët e qarkullimit rrugor referuan materialet në Prokurori, ku nisi procedimi në gjendje të lirë për shtetasin turk M. K., 29 vjeç, pasi me automjetin që drejtonte, ka përplasur në vendin e quajtur “Rruga e Lumit”, 2 këmbësore, konkretisht shtetasen A. Gj., 47 vjeçe dhe vajzën e saj 13 vjeçe, të cilat janë jashtë rrezikut për jetën.

 

Shërbimet e Komisariatit të Policisë Kuçovë referuan materialet në Prokurori, ku nisi procedimi në gjendje të lirë për shtetasen P. S., banuese në Durrës, pas kallëzimit të ish-bashkëshortit të saj, se kjo shtetase me vetëgjyqësi, i ka hyrë në pronë.

 

Shërbimet e Komisariatit të Policisë Berat shpallën në kërkim shtetasin M. Sh., 40 vjeç, banues në Berat, pasi dyshohet se më datë 14.04.2025, ka vjedhur 1 televizor, në një banesë në lagjen “Çlirim”. Punohet për kapjen e këtij shtetasi.

 

Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë së Beratit, për veprime të mëtejshme.

Drejtoria Vendore e Policisë Vlorë

 

Specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Vlorë arrestuan shtetasin K. K., 38 vjeç, banues në Vlorë, pasi është kapur në flagrancë duke vjedhur naftë në automjetet e një subjekti privat, në lagjen “Kushtrimi”, Vlorë.

 

Specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Sarandë referuan materiale në Prokurori dhe nisën procedimin penal për shtetasit:

 

– R. D., 54 vjeç, banues në Sarandë, pasi në stacionin e plazhit në përdorim të tij, në vendin e quajtur Berdenesh, dyshohet se ka ndërtuar një mol me konstruksion metalik, pa lejen e organeve kompetente.

 

– L. Z., 65 vjeçe, banuese në Sarandë, pasi dyshohet se ka vjedhur një portofol në dyqanin e shtetasit K. Gj., në lagjen nr. 1, Sarandë.

 

Materialet iu referuan Prokurorive përkatëse, për veprime të mëtejshme procedurale.

Kurbin/Vijojnë kontrollet për kapjen e shtetasve të shpallur në kërkim.

 

Kapet dhe ndalohet 1 shtetas i shpallur në kërkim për veprat penale “Kanosja” dhe “Kundërshtimi i punonjësit të policisë së rendit publik”.

 

Si rezultat i kontrolleve të vazhdueshme për lokalizimin dhe kapjen e shtetasve në kërkim, bazuar dhe në informacionet e siguruara nga inteligjenca informative, specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Kurbin kanë lokalizuar, kapur dhe dhe ndaluar shtetasin:

 

  1. D. alias F. L., 35 vjeç, banues në Malbardhë, Kurbin.

 

Ky shtetas ishte shpallur pasi dyshohet se më datë 04.04.2025, në qytetin e Laçit, ka kanosur disa shtetas, për motive të dobëta. Gjatë veprimeve procedurale të punonjësve të Policisë, 35-vjeçari i ka kundërshtuar ata me forcë dhe është larguar.

 

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Lezhë, për veprime të mëtejshme, për vepraat penale “Kanosja” dhe “Kundërshtimi i punonjësit të policisë së rendit publik”.

Durrës

 

Finalizohet operacioni policor i koduar “Last Threat”.

 

Ushtronte prostitucion dhe më pas, në bashkëpunim me 1 mik të saj, kërcënonte me mjet prerës, klientët, për t’iu marrë shuma të mëdha parash, vihen në pranga 49-vjeçarja dhe bashkëpunëtori i saj 40-vjeçar.

 

Në pranga dhe një shtetas tjetër që shoqërohej me 40-vjeçarin, pasi gjatë kontrollit i gjetën një sasi lënde narkotike kokainë të ndarë në doza gati për shitje.

 

Sekuestrohet mjeti prerës, në banesën e 49-vjeçares.

 

Specialistët e Seksionit për Hetimin e Krimeve ndaj Jetës dhe Pasurisë, në bashkëpunim me Komisariatin e Policisë Durrës dhe me mbështetjen e forcave operacionale të DVP Durrës, finalizuan me sukses operacionin policor të koduar “Last Threat”.

 

Në kuadër të operacionit u vunë në pranga shtetasit R. L., 40 vjeç, banues në Shënavlash, Durrës, A. H., 49 vjeçe, banuese në Spitallë, Durrës dhe A. H., 21 vjeç, banues në Durrës.

 

Nga hetimet e kryera ka rezultuar se shtetasja A. H. i ka ofruar favore seksuale, kundrejt pagesës, shtetasit F. Ç., në banesën e saj. Më pas, në bashkëpunim me shtetasin R. L., e kanë kërcënuar shtetasin F. Ç. me mjet prerës (thikë), dhe i kanë marrë 65000 lekë të rinj.

 

Po nga hetimet ka rezultuar se shtetasja A. H. ushtronte prostitucion dhe më pas shtetasi R. L. iu bënte foto intime klientëve, si dhe i kërcënonte për të paguar shuma të mëdha parash, me qëllim mospublikimin e fotove.

 

Operacioni ka nisur një javë më parë. Gjatë tij, fillimisht u vu në pranga shtetasja A. H. dhe gjatë ditës së djeshme u vu në pranga shtetasi R. L..

 

Po gjatë operacionit u bë arrestimi në flagrancë i shtetasit A. H., 21 vjeç, pasi në momentin e kapjes së shtetasit R. L., ky shtetas ishte bashkë me të dhe gjatë kontrollit, Policia i gjeti një sasi lënde narkotike kokainë të ndarë në doza gati për shitje.

 

Në bashkëpunim me Prokurorinë, vijon puna për identifikimin e shtetasve të tjerë që janë kërcënuar nga këta shtetas, si dhe për zbardhjen dhe dokumentimin ligjor të veprimtarisë kriminale që kryhej nga këta shtetas.

 

Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme, për shtetasit R. L. dhe A. H., për veprat penale “Shtrëngimi me anë të kanosjes ose dhunës për dhënien e pasurisë”, kryer në bashkëpunim, dhe “Prostitucioni”, si dhe për 21-vjeçarin, për veprën penale “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve”.

Drejtoria Vendore e Policisë Kukës

 

Specialistët e Seksionit të Trafikut Urban dhe Interurban arrestuan në flagrancë shtetasin M. M., 19 vjeç, për veprën penale “Drejtimi i automjeteve në mënyrë të parregullt”. Pasditen e djeshme,  në rrugën “Radio Kukesi – Spitali Kukes”, shtetasi M. M., duke drejtuar automjetin, pa leje drejtimi, dyshohet se ka përplasur automjetin me drejtuese shtetasen B. M. Nga aksidenti janë shkaktuar dëme materiale.

 

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Kukës, për veprime të mëtejshme.

Librazhd

 

Qëlloi me armë gjahu, në ajër, gjatë një konflikti me fqinjin e tij, për motive pronësie, ndërhyrja e menjëhershme e Policisë, parandalon ngjarjen e mundshme kriminale dhe çon në pranga 42-vjeçarin.

 

Sekuestrohen arma e gjahut me të cilën qëlloi 42-vjeçari dhe municion luftarak.

 

Menjëherë pas njoftimit se në fshatin Gizavesht, një shtetas kishte qëlluar me armë gjahu, në ajër, shërbimet e Komisariatit të Policisë Librazhd kanë shkuar në vendngjarje, me qëllim parandalimin e një ngjarjeje të mundshme kriminale dhe arrestimin e autorit.

 

Si rezultat i veprimeve të shpejta operacionale, u kap në flagrancë dhe u vu në pranga shtetasi S. Xh., 42 vjeç.

 

Ky shtetas dyshohet se gjatë një konflikti për motive pronësie, me fqinjin e tij, shtetasin H. Xh., 80 vjeç, në fshatin Gizavesht, ka qëlluar me armë gjahu, në ajër, për ta kanosur atë.

 

Nga të shtënat nuk ka patur shtetas të dëmtuar.

 

U sekuestruan në cilësinë e provës materiale, arma e gjahut dhe një sasi municioni luftarak, që posedoheshin pa leje.

 

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Elbasan, për veprime të mëtejshme.

Drejtoria Vendore e Policisë Dibër

 

Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Dibër, shpallën në kërkim shtetasit A.Rr., 25 vjeç; K.Rr., 26 vjeç, (vëllezër) banues në Tiranë, pasi dyshohet se për motive të dobëta janë konfliktuar fizikisht me një 36-vjeçar. Punohet për kapjen e tyre.

 

 

-Ditën e djeshme, shtetasja E.P., ka kallëzuar te Seksioni për Hetimin e Krimeve Kibernetike, se i kanë vjedhur llogarinë në rrjetin social “Instagram”. Punohet për identifikimin dhe nxjerrjen përpara përgjegjësisë penale, të autorit/ëve të rastit.

 

Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Dibër, për veprime të mëtejshme.

Drejtoria Vendore e Policisë Fier

 

Në lidhje me aksidentin rrugor të mbrëmshëm, në aksin rrugor “Lushnjë-Fier”, informojmë se në vijim të veprimeve procedurale, specialistët e Sektorit të Qarkullimit Rrugor bënë arrestimin në flagrancë të shtetasit A. H., 57 vjeç, banues në fshatin Pirrë, pasi me motomjetin që drejtonte, ka përplasur këmbësorin, shtetasin H. M., 77 vjeç, banues në fshatin Rrapëz, i cili si pasojë ka humbur jetën në spital.

 

Specialistët e Sektorit të Qarkullimit Rrugor arrestuan në flagrancë shtetasin Xh. P., 43 vjeç, banues në Divjakë, pasi u kap duke drejtuar motomjetin, në gjendje të dehur.

 

Specialistët e Komisariatit të Policisë Lushnjë referuan materialet në Prokurori, ku nisi procedimi penal për shtetasit:

-B. G., 47 vjeç, banues në fshatin Ardenicë, pasi dyshohet se për motive të dobëta, ka kanosur një shtetas 76 vjeç;

-R. H., 45 vjeç, banues në Lushnjë, pasi dyshohet se ka ushtruar dhunë ndaj bashkëshortes së tij.

 

Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë së Fierit, për veprime të mëtejshme.

Reagim i Drejtorisë Vendore të Policisë Tiranë

 

Në lidhje me një njoftim të Komitetit Shqiptar të Helsinkit, sipas të cilit gjatë qëndrimit në ambientet e Komisariatit të Policisë Nr. 1, është dhunuar një i mitur i ndaluar, sqarojmë:

 

Me datë 12.04.2025, shërbimet e Komisariatit të Policisë Nr. 1 kanë shoqëruar në ambientet e këtij komisariati, 14-vjeçarin që pretendon se është dhunuar, mbi dyshime se kishte hedhur lëndë piroteknike, në zonën e Liqenit Artificial, veprim i cili ishte njoftuar nga banorët e zonës, pasi ishte shkaktuar panik dhe shqetësim te ta. Për këtë shtetas Policia referoi materialet në Prokurori, ku u vendos procedimi i tij në gjendje të lirë, për veprën penale “Prishja e qetësisë publike”. Për këtë rast është dhënë njoftim në përmbledhjen ditore të qarkut Tiranë, më datë 13.04.2025.

 

Në bazë të pretendimeve të prindërve të të miturit, se ai është dhunuar gjatë qëndrimit në ambientet e Komisariatit, me urdhër të Drejtorit të Drejtorisë Vendore të Policisë Tiranë, me datë 13.04.2025, ka nisur ecuri disiplinore, për shkelje të rëndë, për:

-Inspektor D. M., oficer i Patrullës së Përgjithshme të Komisariatit të Policisë Nr. 1;

-Inspektor R. D., oficer i Patrullës së Përgjithshme të Komisariatit të Policisë Nr. 1;

-Nënkomisare Xh. B., specialiste e Seksionit të Patrullës së Përgjithshme dhe Rendit të Komisariatit të Policisë Nr. 1.

 

Gjithashtu, Agjencia e Mbikëqyrjes Policore, me datë 15.04.2025,ka referuar materialet në Prokurori, me qëllim hetimin penal të 3 punonjësve të Policisë, për veprat “Kryerja e veprimeve arbitrare” dhe “Dëmtime të tjera me dashje”.

 

Ndërkohë, Drejtoria e Standarteve Profesionale, me urdhër të Drejtorit të Përgjithshëm të Policisë së Shtetit, ka nisur menjëherë një hetim administrativ, për të verifikuar nëse 3 punonjësit e Policisë kanë shkelur kompetencat dhe detyrimet që iu caktojnë rregullorja e Policisë së Shtetit dhe procedura standarde e punës.

 

Theksojmë se strukturat e Policisë së Shtetit dhe ato të Policisë së Tiranë janë maksimalisht të angazhuara për të dokumentuar me prova ligjore rrethanat e këtij rasti dhe për të reaguar shpejt, me paanësi dhe konform ligjit, për nxjerrjen përpara përgjegjësisë penale, të përgjegjësve.

Drejtoria Vendore e Policisë Korçë

 

Ndërhyrja e shërbimeve të Policisë parandalon vetëvrasjen e një shtetasi.

 

Ditën e djeshme, në lagjen nr.1, Korçë, shërbimet e Policisë kanë konstatuar në rrugë, një shtetas që ishte lyer me benzinë dhe po tentonte të vetëdigjej. Shërbimet e Policisë kanë ndërhyrë menjëherë dhe kanë ndaluar shtetasin E. A., 42 vjeç, banues në Korçë, i cili vuan nga probleme të shëndetit mendor. Ky shtetas u dërgua në spital dhe më pas në banesë. Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë.

Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Maliq ndaluan shtetasin A. Sh., 24 vjeç, banues në Vloçisht, pasi Gjykata e Korçës e ka dënuar me 10 ditë burgim, për veprën penale “Vjedhja”.

 

Specialistët e Sektorit të Qarkullimit Rrugor arrestuan në flagrancë shtetasit:

 

-M. M., 50 vjeç, banues në Korçë, pasi u kap duke drejtuar automjetin, në gjendje të dehur;

 

-K. Ç., 59 vjeç, banues në Korçë, pasi ka prishur qetësinë publike, duke bërë manovra me automjetin që e drejtonte në gjendje të dehur.

 

Specialistët për Hetimin e Krimeve të Rënda vunë në pranga shtetasin R. B., 21 vjeç, banues në Çezmë e Vogël, Pogradec, pasi i kanë mbetur për të kryer 1 muaj e 12 ditë burgim, për veprën penale “Plagosja e rëndë me dashje”.

 

Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Korçë referuan materialet në Prokurori, ku filloi procedimi penal për shtetasit:

 

– R. Q., 23 vjeç, banues në Korçë, pasi dyshohet se ka goditur me grushte një 19-vjeçar, për motive të dobëta;

 

– Dh. K., 61 vjeç dhe S. Dh., 51 vjeçe (motër dhe vëlla), banues në Korçë, pasi kanë cenuar vendimin e Gjykatës, duke mos lejuar motrën e tyre që të hyjë në pronën e saj;

 

 

Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Kolonjë referuan materialet në Prokurori, ku filloi procedimi penal për shtetasen A. J., 33 vjeçe, banuese në Helmës, pasi dyshohet se ka ushtruar dhunë ndaj ish-bashkëshortit të saj.

 

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Korçë, për veprime të mëtejshme.

Drejtoria Vendore e Policisë Shkodër

 

Specialistët e Sektorit për Hetimin e Narkotikëve ndaluan shtetasin E. C., 45 vjeç, banues në Shijak, pasi Gjykata e Shkallës së Parë e Juridiksionit të Përgjithshëm Shkodër i ka caktuar masën e sigurisë “Arrest në burg”, për veprat penale “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve” dhe “Trafikimi narkotikëve”, të kryera në bashkëpunim. Ky shtetas u kap në PKK Port Durrës.

 

Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Shkodër:

 

-arrestuan në flagrancë shtetasin M. H., 26 vjeç, banues në Shkodër, pasi gjatë kontrollit në automjetin e tij, shërbimet e Policisë gjetën dhe sekuestruan në cilësinë e provës materiale, një objekt të modifikuar për qitje;

 

-referuan materialet në Prokurori, ku nisi procedimi në gjendje të lirë për shtetasin A. P., 30 vjeç, banues në Shkodër, pasi ka kryer punime ndërtimi, pa lejen përkatëse.

 

Specialistët për Hetimin e Krimeve të Stacionit të Policisë Velipojë referuan materialet në Prokurori, ku nisi procedimi në gjendje të lirë për shtetasit N. K. dhe L. D., të dy banues në Shkodër, pasi kanë kryer punime ndërtimi, pa lejen përkatëse.

 

Specialistët për Hetimin e Krimeve të Postës të Policisë Theth referuan materialet në Prokurori, ku nisi procedimi në gjendje të lirë për shtetasit L. P., banuese në Shkodër, M. F., banues në fshatin Shtoj i Ri, Gj. P., banues në Shkodër, dhe P. Sh., banues në fshatin Grudë, pasi kryer punime ndërtimi, në Theth, pa lejen përkatëse.

 

Specialistët për Hetimin e Krimeve Ekonomiko-Financiare referuan materialet në Prokurori, ku nisi procedimi në gjendje të lirë për shtetasit:

 

-S. B., 23 vjeç, banues në Shkodër, pasi ka kallëzuar shtetasi S. B., 37 vjeç, se nëpërmjet dokumenteve të falsifikuara, 23-vjeçari ka kaluar në pronësi të tij, automjetin e shtetasit S. B.;

-J. B., 52 vjeç, banues në fshatin Dobraç, për veprat penale “Fshehja e të ardhurave“, “Ushtrimi i aktivitetit tregtar të paligjshëm“ dhe “Punësim i paligjshëm”, pasi nga verifikimet e kryera në lavazhin e tij, rezultoi se nuk kishte dokumentacionin përkatës për ushtrimin e aktivitetit.

 

Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Malësi e Madhe referuan materialet në Prokurori ku nisi procedimi në gjendje të lirë për shtetasin M. G., banues në fshatin Bajzë, pasi dyshohet se ka prerë në mënyrë të paligjshme, disa pemë, në fshatin Vukpalaj.

 

Specialistët e Policisë Kufitare referuan materialet në Prokurori, ku nisi procedimi në gjendje të lirë për shtetasin S. H., 41 vjeç, banues në Shkodër, pasi është kapur në hyrje të qytetit të Shkodrës, duke transportuar mallra dhe produkte ushqimore, të cilat dyshohet se i ka kontrabanduar nga Mali i Zi.

 

Specialistët e Sektorit të Qarkullimit Rrugor:

 

-arrestuan shtetasin J. S., 31 vjeç, banues në fshatin Juban, pasi u kap duke drejtuar motomjetin, në gjendje të dehur;

 

-referuan materialet në Prokurori, ku nisi procedimi në gjendje të lirë për shtetasit  Gj. K., 45 vjeç, banues në fshatin Guci e Re, K. V., 62 vjeç, T. P., 55 vjeç, Z . T., 56 vjeç, të tre banues në Shkodër, Gj. Sh., 38 vjeç, banues në fshatin Hot i Ri, P.A., 30 vjeç, banues në Shkodër, një 17-vjeçar dhe një 16 vjeçar, pasi u kapën duke drejtuar motomjetet, pa leje drejtimi.

 

-referuan materialet në Prokurori, ku nisi procedimi në gjendje të lirë për shtetasin I. L., 58 vjeç, banues në fshatin Melgushë, pasi ditën e djeshme, në segmentin rrugor “Trush – Ranxa”, automjeti që drejtonte është përplasur me automjetin me drejtuese shtetasen J. F.

 

Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Shkodër, për veprime të mëtejshme.

-Shkodër/Mbrëmjen e djeshme, në rrugën “Europa”, një shtetas i paidentifikuar, dyshohet se duke drejtuar automjetin, ka përplasur motomjetin me drejtues shtetasin K. Sh., 20 vjeç, dhe është laguar nga vendi i ngjarjes. Nga aksidenti është dëmtuar 20-vjeçari, i cili është jashtë rrezikut për jetën. Grupi hetimor vijon punën për identifikimin e automjetit dhe të drejtuesit të tij dhe për sqarimin e rrethanave të aksidentit.

 

-Vau i Dejës/Sot, rreth orës 06:30, në vendin e quajtur “Mali i Jushit”, Bushat, është konstatuar i djegur plotësisht automjeti tip “Skoda”, në pronësi të shtetasit N. P., i cili ka qenë i parkuar në afërsi të banesës së tij. Grupi hetimor po punon për përcaktimin e shkakut të rënies së zjarrit në automjet.

Drejtoria Vendore e Policisë Lezhë

 

Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Kurbin referuan materialet në Prokurori dhe shpallën në kërkim shtetasin A. P., 27 vjeç, banues në Laç, pasi mbrëmjen e djeshme, në qytetin e Laçit, ka kryer manovra të rrezikshme, me automjet, nuk i është bindur urdhrit të punonjësve të Policisë për të ndaluar dhe është larguar me shpejtësi. Punohet për kapjen e shtetasit A. P. dhe për gjetjen e automjetit.

 

Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Lezhë referuan materialet në Prokurori, ku nisi procedimi penal për shtetasin E. D., 26 vjeç, banues në Shëngjin, pasi ka kanosur një shtetas, për motive të dobëta.

 

Gjithashtu, shpallën në kërkim shtetasin F. F., 32 vjeç, banues në Lezhë, pasi ka kallëzuar një 33-vjeçare, se ky shtetas e ka përndjekur. Punohet për kapjen e tij.

 

Materialet iu referuan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme.

DVP/DRKM Kukës

 

Shërbimet e Komisariatit të Policisë Tropojë kanë nisur procedim penal ndaj një 49-vjeçari, banues në Babinë, Tropojë, pas kallëzimit të një shtetaseje, për thirrje telefonike me përmbajtje keqdashëse. Procedimi është regjistruar për veprën penale “Përdorimi me keqdashje i thirrjeve telefonike”.

 

Në Pikën e Kalimit Kufitar Qafë Morinë, shërbimet e Policisë Kufitare kanë konstatuar mospërputhje të numrit të shasisë së një automjeti tip “Audi” me të dhënat përkatëse. Si rezultat, është nisur procedim penal në gjendje të lirë ndaj shtetasit A.M.,24-vjeç, për veprën penale “Trafikimi i mjeteve motorike në kufi”. Automjeti dhe dokumentacioni përkatës janë sekuestruar në cilësinë e provës materiale.

 

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Kukës, për veprime të mëtejshme.

Tiranë/Ndërhyrja e menjëhershme e Policisë parandalon ngjarje kriminale në një familje.

 

Ndërkohë që ishte me masë sigurie “Arrest në shtëpi”, kanoste bashkëshorten dhe djalin, se do t’i vriste, arrestohet 48-vjeçari.

 

Sekuestrohet mjeti prerës (hanxhar), me të cilin kanoste 48-vjeçari.

 

Shërbimet e Komisariatit të Policisë Nr. 6, sapo janë njoftuar se mbrëmë, në një banesë në rrugën “Haki Stërmilli”, një shtetas po kanoste familjarët e tij, për jetën, me mjet prerës (hanxhar), kanë shkuar në vendngjarje. Si rezultat i ndërhyrjes policore profesionale u parandalua ngjarja kriminale në këtë familje, si dhe u arrestua në flagrancë autori i dyshuar i rastit, shtetasi E. B., 48 vjeç, banues në Tiranë.

 

Nga verifikimet e mëtejshme në lidhje me rastin, rezultoi se 48-vjeçari ishte aktualisht me masë sigurie “Arrest në shtëpi”, për veprën penale “Vjedhja”.

 

Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë së Tiranës, për veprime të mëtejshme.