Strukturat e Policisë së Shtetit janë të angazhuara për parandalimin, evidentimin dhe goditjen e paligjshmërive.
Gjatë 24 orëve të fundit, në të gjithë vendin janë proceduar penalisht 80 shtetas, konkretisht: 19 shtetas janë vënë në pranga, 53 janë proceduar në gjendje të lirë, si dhe janë shpallur në kërkim 8 shtetas, për vepra të ndryshme penale. Për lokalizimin, kapjen dhe vënien në pranga të shtetasve janë shpallur në kërkim, vijojnë punën intensivisht, strukturat e Policisë.
Në fushën e narkotikëve janë evidentuar 7 raste. 3 shtetas janë vënë në pranga, 1 shtetas është shpallur në kërkim dhe 4 shtetas janë proceduar në gjendje të lirë.
Në fushën e mbajtjes pa leje të armëve dhe municionit luftarak, janë evidentuar 7 raste. 4 shtetas janë vënë në pranga, 2 shtetas janë shpallur në kërkim dhe 4 shtetas janë proceduar në gjendje të lirë.
Në fushën e krimeve kundër personit janë evidentuar 12 raste. 2 shtetas janë vënë në pranga, 1 shtetas është shpallur në kërkim dhe 15 shtetas janë proceduar në gjendje të lirë.
Në fushën e krimeve ekonomike, janë evidentuar 3 raste. 1 shtetas është ndaluar, 1 shtetas është shpallur në kërkim dhe 2 shtetas janë proceduar në gjendje të lirë.
Për veprat penale në fushën e vjedhjes/tentativës për vjedhje të pronës dhe pasurisë janë evidentuar 4 raste, njëri prej tyre me autor/ë të paidentifikuar. Për raste të tjera, 3 shtetas janë vënë në pranga, 1 shtetas është shpallur në kërkim dhe 3 shtetas janë proceduar në gjendje të lirë.
Në fushën e krimeve kundër mjedisit dhe veprave penale dhe objekt shkatërrimin e pronës me mjete të ndryshme, janë evidentuar 7 raste, njëri prej tyre me autor/ë të paidentifikuar. Për raste të tjera, 1 shtetas është vënë në pranga, 3 shtetas janë shpallur në kërkim dhe 4 shtetas janë proceduar në gjendje të lirë.
Janë evidentuar 4 raste të veprës penale “Dhuna në familje”. 2 shtetas janë vënë në pranga, 2 shtetas janë shpallur në kërkim dhe 1 shtetas është proceduar në gjendje të lirë. Gjithashtu, është plotësuar 1 kërkesëpadi për lëshimin e urdhrit të mbrojtjes së menjëhershme.
Janë evidentuar:
-4 raste të vetëgjyqësisë, me 4 shtetas të proceduar në gjendje të lirë;
-3 raste të krimeve kibernetike, për të cilin vijojnë hetimet për zbardhjen e autorësisë;
-3 raste të organizimit të kundërligjshëm të lojërave të fatit. 1 shtetas është vënë në pranga dhe 2 shtetas janë proceduar në gjendje të lirë;
-2 raste të kalimit të kundërligjshëm të kufijve, me 2 shtetas të proceduar në gjendje të lirë;
-2 raste të mosbindjes/kundërshtimit të urdhrave të punonjësve të Policisë. 3 shtetas janë proceduar në gjendje të lirë. Për një rast të mëparshëm në këtë fushë, është ndaluar 1 shtetas;
-2 raste të falsifikimit, me 1 shtetas të vënë në pranga dhe 1 shtetas të proceduar në gjendje të lirë;
-2 raste të përdorimit me keqdashje të thirrjeve telefonike, me 1 shtetas të shpallur në kërkim dhe 1 shtetas të proceduar në gjendje të lirë;
-1 rast i thyerjes së masës së sigurisë “Arrest në shtëpi”, me 1 shtetas të vënë në pranga;
-nga 1 rast i prishjes së qetësisë publike dhe veprime në kundërshtim me vendimin e gjykatës, me nga 1 shtetas i shpallur në kërkim;
-nga 1 rast i trafikimit të mjeteve motorike, pastrimit të parave, veprave të turpshme dhe braktisjes së fëmijës së mitur, me nga 1 shtetas të proceduar në gjendje të lirë.
1 shtetase është vënë në pranga dhe 2 shtetase janë proceduar në gjendje të lirë, të implikuara në prostitucion.
Kanë ndodhur 6 aksidente rrugore, me 7 shtetas të dëmtuar. Janë evidentuar 9 raste të veprave penale në fushën e qarkullimit rrugor, njëri prej tyre me autor të paidentifikuar. Për raste të tjera, 4 shtetas janë vënë në pranga dhe 5 shtetas janë proceduar në gjendje të lirë.