Raporti i ngjarjeve, 24 janar 2024

Strukturat e Policisë së Shtetit janë të angazhuara për parandalimin, evidentimin dhe goditjen e paligjshmërive.

Tiranë/Vijon operacioni policor mbarëkombëtar i koduar “Tempulli 2”.Shërbimet e Sektorit për Hetimin e Narkotikëve dhe Trafiqeve të Paligjshme në DVP Tiranë, angazhim maksimal për të nxjerrë përpara përgjegjësisë penale, shtetasit e implikuar në veprimtari kriminale.Ekzekutohet masa e sigurisë “Arrest në burg”, për një 31-vjeçar që trafikonte armë zjarri në qytetin e Tiranës.Gjithashtu ndalohen dhe dy shtetas të tjerë, që i siguronin armët e zjarrit, 31-vjeçarit.Sekuestrohen një armë zjarri pistoletë, një armë zjarri kallashnikov dhe sasi municioni luftarak.Specialistët e Sektorit për Hetimin e Narkotikëve dhe Trafiqeve të Paligjshme të DVP Tiranë, në drejtimin e Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Tiranë, në kuadër të megaoperacionit “Tempulli 2”, ndjekur me metoda speciale të hetimit, kanë ekzekutuar masën e sigurimit personal “Arrest në burg”, për shtetasin R. C., 31 vjeç, banues në Tiranë.Gjithashtu, në kuadër të këtij operacioni, u ndaluan shtetasit A. Sh., 24 vjeç, dhe M. B., 44 vjeç, të dy banues në Tiranë.Nga veprimet hetimore të kryera, ka rezultuar se shtetasit A. Sh., dhe M. B., siguronin armë zjarri të cilat ia shisnin shtetasit R. C., dhe më pas ky i fundit i shiste tek persona të tjerë.Në cilësinë e provës materiale u sekuestrua një armë zjarri pistoletë, një armë zjarri kallashnikov dhe sasi municioni luftarak.Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Tiranë, për veprime të mëtejshme.

Gjirokastër/Kontrolle 24/7, hetime dhe inteligjencë policore, për të garantuar sundimin e ligjit në të gjithë territorin e qarkut.Kishte me vete 2 dokumente false, 1 mjet prerës (thikë) dhe një shumë parash që dyshohet se i ka përfituar nga veprimtaritë kriminale, vihet në pranga 31-vjeçari.I arrestuari ishte në kërkim për veprën penale “Ndihma për kalim të paligjshëm të kufijve”.Sekuestrohen dokumentet false (leje drejtimi dhe kartë identiteti), mjeti prerës, 1900 euro dhe celulari i 31-vjeçarit.Në zbatim të masave të përcaktuara në planin operacional “Sundimi i ligjit”, shërbimet e Policisë së Gjirokastrës po kryejnë kontrolle intensive, të mbështetura te informacionet e siguruara nga inteligjenca policore, për të parandaluar dhe goditur paligjshmëritë, në çdo formë të shfaqjes së tyre.Në këtë kuadër, specialistët e Seksionit për Hetimin e Trafiqeve të Paligjshme të DVP Gjirokastër kanë ndaluar për kontrolle, shtetasin Gj. L., të cilit i kanë gjetur 1 leje drejtimi dhe 1 kartë identiteti, të dyshuara të falsifikuara, 1 mjet prerës (thikë) dhe 1900 euro që dyshohet se kanë burim veprimtaritë kriminale.Më tej, nga verifikimet rezultoi se 31-vjeçari ishte shpallur në kërkim, si bashkëpunëtor për transportimin e 4 emigrantëve, me qëllim kalimin e kundërligjshëm të kufirit shtetëror, rast i cili u godit nga Policia e Gjirokastrës, më datë 16.05.2023, në vendin e quajtur “Vasiar”, Memaliaj.Në përfundim të veprimeve procedurale u vu në pranga shtetasi Gj. L., 31 vjeç, banues në Shkodër, si dhe iu sekuestruan sendet e kundërligjshme që kishte me vete.Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Gjirokastër, për veprime të mëtejshme.  

Malësi e Madhe-Mashtronin qytetarë, nëpërmjet një llogarie në Instagram, për automjete me qira, identifikohet, kapet dhe arrestohet 29-vjeçari, si dhe vijon puna për kapjen e bashkëpunëtorit të tij (të afërm të njëri-tjetrit).Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Malësi e Madhe, menjëherë pasi një gazetar i emisionit “Piranjat”, ka kallëzuar se nëpërmjet një llogarie në Instagram, që reklamonte automjete me qira, mashtroheshin qytetarë, kanë organizuar punën për të nxjerrë përapara përgjegjësisë penale autorin/ët.Nga veprimet hetimore dhe procedurale është identifikuar dhe arrestuar shtetasi O. K., 29 vjeç, si dhe është shpallur në kërkim kushëriri i tij, shtetasi A. K., 29 vjeç, të dy banues në Koplik.Këta shtetas iu merrnin para qytetarëve, pasi i mashtronin se do t’iu jepnin me qira, automjete që kishin reklamuar në faqen e tyre në Instagram. Sapo merrnin paratë, shtetasit ndërpritnin komunikimin me klientët, pa ofruar shërbimin për të cilin ishin paguar.Vijon puna për kapjen e shtetasit A. K.Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Shkodër, për veprime të mëtejshme, për vepren penale “Mashtrimi”, kryer në bashkëpunim.Policia falënderon gazëtarët e emisionit “Piranjat”, për denoncimin e rastit, si dhe fton ata, median dhe qytetarët që të kallëzojnë çdo paligjshmëri që hasin. Reagimi ndaj autorëve të tyre do të jetë i menjëhershëm dhe me ashpërsinë e ligjit.

Mirditë-Parandalohen ngjarje të rënda kriminale që do të kryheshin me mina me telekomandë.Finalizohet nga Komisariati i Policisë Mirditë, operacioni policor i koduar “Safe City”.Sekuestrohen 2 mina me telekomandë, 1 kallashnikov dhe municion luftarak.Vihet në pranga një 28-vjeçar që transportonte minat dhe mbante në banesë 1 armë zjarri kallashnikov dhe municion luftarak.Shërbimet e Komisariatit të Policisë Mirditë, në vijim të megaoperacionit kombëtar “Sundimi i ligjit” dhe në bazë të informacioneve të siguruara nga inteligjenca policore, se një shtetas po transportonte mina me telekomandë që do të shërbenin për të kryer krime kundër personit, kanë organizuar dhe finalizuar operacionin policor të koduar  “Safe City”.Në hyrje të qytetit të Rrëshenit, shërbimet e Policisë kanë lokalizuar shtetasin e dyshuar i cili lëvizte me këmbë, në drejtim të qytetit, dhe kanë ndërhyrë menjëherë. Si rezultat u bë arrestimi në flagrancë i shtetasit M. Gj., 28 vjeç, banues në Qafë Unazë, njësia administrative Rubik, Mirditë, rezident në Malin e Zi.Shërbimet e Policisë, gjatë kontrollit në çantën e shpinës së 28-vjeçarit, gjetën dhe sekuestruan në cilësinë e provës materiale, 2 mina me telekomandë, me lëndë plasëse C4.Në vijim të veprimeve procedurale, gjatë kontrollit të kryer në banesën e këtij shtetasi, është gjetur dhe sekuestruar në cilësinë e provës materiale 1 armë zjarri kallashnikov dhe një sasi municioni luftarak.Nga veprimet e para hetimore dyshohet se 2 minat me telekomandë, 28-vjeçari i ka siguruar në Malin e Zi, ku ishte i punësuar.Në bashkëpunim me Prokurorinë, vijon puna për dokumentimin e plotë të rrethanave të rastit dhe për identifikimin e shtetasve të tjerë të përfshirë në këtë veprimtari kriminale.Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme.

Gjatë 24 orëve të fundit, në të gjithë vendin janë proceduar penalisht 82 shtetas, konkretisht: 26 shtetas janë vënë në pranga, 45 janë proceduar në gjendje të lirë, si dhe janë shpallur në kërkim 11 shtetas, për vepra të ndryshme penale. Për lokalizimin, kapjen dhe vënien në pranga të shtetasve janë shpallur në kërkim, vijojnë punën intensivisht, strukturat e Policisë.

Në fushën e narkotikëve janë evidentuar 12 raste– 2 shtetas janë vënë në pranga dhe 10 shtetas janë proceduar në gjendje të lirë.

Në fushën e mbajtjes pa leje të armëve dhe municionit luftarak, është evidentuar 1 rast- 1 shtetas është vënë në pranga.

Në fushën e krimeve kundër personit janë evidentuar 2 raste. 1 shtetas është vënë në pranga, 1 shtetas është shpallur në kërkim dhe 3 shtetas janë proceduar në gjendje të lirë.

Në fushën e krimeve ekonomike, janë evidentuar 6 raste. 1 shtetas është vënë në pranga, 3 shtetas janë shpallur në kërkim dhe 3 shtetas janë proceduar në gjendje të lirë.

Janë evidentuar 2 raste të falsifikimit. 1 shtetas është arrestuar dhe 1 shtetas është proceduar në gjendje të lirë.

Për veprat penale në fushën e vjedhjes së pronës/tentativave për vjedhje të pronës, janë evidentuar 6 raste, njëri prej tyre me autor/ë ende të paidentifikuar. 3 shtetas janë kapur dhe ndaluar për raste vjedhjesh. Vijon puna për kapjen e 5 të tjerëve, të dyshuar për këtë veprimtari kriminale.

Janë evidentuar 6 raste të vjedhjes së energjisë elektrike, me 6 shtetas të proceduar në gjendje të lirë.

Në fushën e krimeve kundër mjedisit dhe veprave penale dhe objekt shkatërrimin e pronës me mjete të ndryshme, janë evidentuar 3 raste, njëri prej tyre me autor/ë ende të paidentifikuar. Për rastet e tjera, 3 shtetas janë proceduar në gjendje të lirë.

Janë evidentuar 5 raste të veprës penale “Dhuna në familje”- 1 shtetas është vënë në pranga, 1 shtetas është shpallur në kërkim dhe 3 shtetas janë proceduar në gjendje të lirë, si dhe janë plotësuar 3 kërkesëpadi për lëshimin e urdhrit të mbrojtjes së menjëhershme.

Janë evidentuar:

-1 rast i veprimtarisë kriminale të prostitucionit, për të cilin janë vënë në pranga 3 shtetas, është shpallur në kërkim 1 shtetas dhe janë proceduar në gjendje të lirë 3 shtetase;

-3 raste të veprës penale “Largimi i të burgosurit nga vendi i qendrimit”, me 3 shtetas të vënë në pranga;

-1 rast i veprave penale “Organizimi dhe pjesëmarrja në grumbullime e manifestime të paligjshme” dhe “Pengimi i qarkullimit të mjeteve të transportit”, me 4 shtetas të proceduar në gjendje të lirë;

-1 rast i veprave penale “Mosdhënia e mjeteve për jetesë” dhe “Marrja e padrejtë e fëmijës”, me 1 shtetas të proceduar në gjendje të lirë;

-1 rast i veprës penale “Korrupsioni pasiv i personave që ushtrojnë funksione publike”, me 2 shtetas të vënë në pranga;

-1 rast i veprës penale “Ndihma për kalim të paligjshëm të kufijve”, me 1 shtetas të vënë në pranga;

-nga 1 rast i veprave penale “Trafikimi i mjeteve motorike”, “Kalimi i paligjshëm i kufirit shtetëror” dhe “Braktisja e fëmijëve të mitur”, me nga 1 shtetas të proceduar në gjendje të lirë.

5 shtetas që ishin shpallur në kërkim për prodhim dhe shitje narkotikësh (3), krime në fushën ekonomike (1) dhe për dhënie ndihmë, emigrantëve, për kalim të paligjshëm të kufirit (1), janë kapur dhe vënë në pranga

Kanë ndodhur 6 aksidente rrugore, me 14 shtetas të dëmtuar. Janë evidentuar 14 raste të veprave penale në fushën e qarkullimit rrugor, 2 prej tyre me autor ende të paidentifikuar, ndërsa për rastet e tjera- 7 shtetas janë vënë në pranga dhe 6 shtetas janë proceduar në gjendje të lirë.