Tiranë
Plagosi me armë zjarri një shtetas, identifikohet dhe shpallet në kërkim autori i dyshuar.
Vijojnë kontrollet intensive për kapjen e tij.
Shërbimet e Sektorit për Hetimin e Krimit ndaj Pronës dhe Jetës, mbrëmjen e djeshme, pas marrjes së njoftimit se në rrugën “Ramadan Citaku”, një shtetas kishte plagosur në këmbë me armë zjarri shtetasin M. J., 40 vjeç, organizuan menjëherë punën për identifikimin dhe kapjen e autorit.
Falë veprimeve të shpejta hetimore, u bë e mundur identifikimi i autorit të dyshuar të ngjarjes, shtetasit F. F., 36 vjeç, i cili, gjatë një konflikti për motive të dobëta, rreth orës 22:20 të mbrëmjes së djeshme, plagosi me armë zjarri në këmbë shtetasin M. J. Ky i fundit ndodhet në spital, jashtë rrezikut për jetën.
Vijon puna intensive për kapjen e shtetasit F. F dhe dokumentimin e plotë të rastit.
Materialet i kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme procedurale.
Drejtoria Vendore e Policisë Tiranë
Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Nr. 1 referuan materialet në Prokurori ku nisi procedimi në gjendje të lirë për shtetasit K. B, K. B dhe A. B, familjarë, pasi dyshohet se në një parkim, për motive të dobëta kanë goditur me grushte shtetasin F. L.
Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Nr. 2 referuan materialet në Prokurori dhe shpallën në kërkim shtetasin E. R., 19 vjeç, pasi dyshohet se gjatë një konflikti për motive të dobëta ka goditur me mjet prerës një 18-vjeçar. Punohet për kapjen e tij.
Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Nr. 6 referuan materialet në Prokurori dhe shpallën në kërkim shtetasin M. M, pasi dyshohet se ka vjedhur një shumë parash në banesën e shtetasit D. M. Punohet për shoqërimin e tij.
Specialistët e qarkullit rrugor arrestuan shtetasit:
-A. V., 43 vjeçe, pasi dyshohet se me automjetin të cilin e drejtonte në gjendje të dehur, ka përplasur 2 automjete të parkuara;
-A. F., 37 vjeç, pasi me automjetin që drejtonte ka përplasur këmbësorin shtetasin P. Sh., 44 vjeç, i cili ndodhet në spital, nën kujdesin e mjekëve.
Materialet procedurale i janë referuar Prokurorisë së Tiranës, për veprime të mëtejshme.
Durrës/Finalizohet operacioni policor i koduar “Masa”
Theu masën e sigurisë “Arrest në shtëpi” dhe kryente vjedhje në lokale, në bashkëpunim me dy shtetas të tjerë; identifikohet, kapet dhe vihet në pranga 29-vjeçari.
Në pranga edhe njëri nga bashkëpunëtorët e tij, ndërkohë që vijon puna për identifikimin dhe kapjen e bashkëpunëtorit tjetër.
Sekuestrohet një automjet dhe veshjet që këta dy shtetas përdornin për t’u maskuar kur kryenin vjedhje.
Gjithashtu, në bashkëpunim me Prokurorinë vijon puna për zbardhjen dhe dokumentimin ligjor të vjedhjeve të tjera që dyshohet se janë kryer nga këta shtetas.
Specialistët për Hetimin e Krimit në Komisariatin e Policisë Durrës, në kuadër të operacionit policor të koduar “Masa”, identifikuan, lokalizuan dhe ndaluan shtetasit:
- T., 29 vjeç, banues në lagjen nr. 4 Durrës, i dënuar më parë dhe aktualisht me masë sigurie “Arrest në shtëpi” për një aksident rrugor me pasojë jetën, i ndodhur në vitin 2022.
- Ç., 30 vjeç, banues në lagjen nr. 8 Durrës.
Ndalimi i këtyre dy shtetasve u bë pas një pune intensive të ndjekur nga ana e specialistëve të Hetimit të Krimeve, ku ka rezultuar se këta dy shtetas, në bashkëpunim edhe me një shtetas tjetër ende të paidentifikuar, më datë 18.11.2025, gjatë natës, në lagjen nr. 18 Durrës, në lokalin e shtetasit L. K., kanë vjedhur sende të ndryshme brenda lokalit, me vlerë 3 000 000 lekë të vjetra.
Në vijim të operacionit, u bë e mundur gjetja e automjetit që këta shtetas kishin përdorur për të transportuar sendet e vjedhura, si dhe rrobat që autorët kanë përdorur në vjedhje.
Në bashkëpunim me Prokurorinë vijon puna për identifikimin e bashkëpunëtorit të tyre, zbardhjen dhe dokumentimin ligjor të vjedhjeve të tjera që dyshohet se janë kryer nga këta shtetas.
Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Durrës, për veprime të mëtejshme, për veprat penale “Vjedhje e kryer në bashkëpunim” dhe “Largimi i të burgosurit nga vendi i qëndrimit”.
Drejtoria Vendore e Policisë Shkodër
Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Shkodër referuan materialet në Prokurori pasi:
-me datë 21.11.2025, në lagjen “Vasil Shanto”, është gjetur në tokë i dëmtuar shtetasi A. K., 55 vjeç, banues në Koplik, i cili dyshohet se në gjendje të dehur është vetërrëzuar;
-dje, në rrugën “Myzafer Pipa”, është gjetur pa shenja jete në trotuar shtetasi G. J., 72 vjeç, i cili dyshohet se ka humbur jetën për shkaqe natyrore (arrest kardiak).
Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Shkodër, për veprime të mëtejshme.
Drejtoria Vendore e Policisë Lezhë
Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Lezhë ndaluan shtetasin K. L., 24 vjeç, banues në Lezhë, i cili ishte shpallur në kërkim për veprën penale “Plagosje e lehtë me dashje”. Pas konsultimit me prokurorin, ai do të procedohet në gjendje të lirë.
Po këta specialistë referuan materialet në Prokurori, ku nisi procedimi penal në gjendje të lirë ndaj shtetasit L. M., 20 vjeç, pasi për motive të dobëta ka goditur me grusht një shtetas 25-vjeçar.
Specialistët për Hetimin e Narkotikëve referuan materialet në Prokurori, ku nisi procedimi penal në gjendje të lirë ndaj shtetasit M. M., 29 vjeç, banues në Lezhë. Gjatë kontrollit fizik dhe të automjetit të tij nga shërbimet e Policisë, në qytetin e Shëngjinit, iu gjet dhe iu sekuestrua një sasi lënde narkotike e dyshuar si kanabis.
Shërbimet e Policisë Rrugore Lezhë referuan materialet në Prokurori, ku nisi procedimi penal në gjendje të lirë ndaj shtetasit A. L., 19 vjeç, banues në Lezhë. Ky shtetas, në qytetin e Lezhës, gjatë kryerjes së manovrës së lëvizjes prapa të automjetit, pa u siguruar, ka përplasur një këmbësore të mitur, 15 vjeçe, e cila ka marrë dëmtime. E mitura ndodhet në Spitalin Rajonal të Lezhës, jashtë rrezikut për jetën.
Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë së Lezhës për veprime të mëtejshme.
Drejtoria Vendore e Policisë Korçë
Specialistët për Hetimin e Narkotikëve referuan materialet në Prokurori, ku filloi procedimi penal ndaj shtetasit E. D., 26 vjeç, banues në Korçë, pasi gjatë kontrollit fizik iu gjet dhe u sekuestrua një sasi lënde narkotike e dyshuar kokainë.
Specialistët për Hetimin e Krimeve Ekonomike dhe Financiare referuan materialet në Prokurori, ku filloi procedimi penal për shtetasin E. H., 33 vjeç, banues në fshatin Velitërnë, pasi biznesi që ky shtetas kishte në administrim rezultonte i paregjistruar në organet kompetente.
Shërbimet e Komisariatit të Policisë Korçë referuan materialet në Prokurori për ngjarje aksidentale, pasi shtetasja Zh. Xh., 67 vjeçe, banuese në Korçë, është kafshuar nga disa qen endacakë. 67-vjeçarja është duke marrë mjekim në spital, jashtë rrezikut për jetën.
Shërbimet e Komisariatit të Policisë Pogradec referuan materialet në Prokurori, ku filloi procedimi penal për shtetasin V. B., 44 vjeç, banues në Pogradec, për veprën penale “Prishja e rendit dhe e sigurisë publike”.
Më datën 23.11.2025, në lagjen nr. 4 Pogradec, ka rënë zjarr në magazinën e shtetasit I. D., 72 vjeç, ku si pasojë ka pasur vetëm dëme materiale. Po punohet për identifikimin dhe kapjen e autorit/ve.
Materialet proceduriale iu referuan Prokurorisë së Korçës për veprime të mëtejshme.
Korçë/ Rreth orës 10:30, në aksin rrugor “Korçë-Ersekë”, në fshatin Ravonik, automjeti me drejtues shtetasin A. D. ka përplasur shtetasen N. I., rreth 55 vjeçe, e cila po merr ndihmë mjekësore në spital.
Drejtuesi i automjetit është shoqëruar në Komisariat për veprime të mëtejshme.
Grupi hetimor po punon për zbardhjen e rrethanave të aksidentit.
Drejtoria Vendore e Policisë Durrës
Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Durrës shpallën në kërkim shtetasit:
- A., 53 vjeç, banues në Durrës, pasi dyshohet se ka ushtruar dhunë ndaj bashkëshortes së tij.
- B., 30 vjeç, banues në Fushë-Krujë, sepse nëpërmjet mashtrimit i ka marrë me qira automjetin shtetasit K. S. dhe nuk ia ka kthyer.
Punohet për kapjen e dy shtetasve dhe sqarimin e rrethanave.
Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Kavajë referuan materialet në Prokurori, ku nisi procedimi në gjendje të lirë për një të mitur, pasi dyshohet se ka kryer një vjedhje në një banesë. Në cilësinë e provës materiale, atij iu sekuestruan 2 celularë dhe një shumë parash.
Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë së Durrësit për veprime të mëtejshme.
Kamëz/Finalizohet operacioni policor i koduar “Moment”.
Lëvizte me armë zjarri në automjet, vihet në pranga 34-vjeçari.
Sekuestrohet arma e zjarrit me krehër dhe fishekë.
Shërbimet e Komisariatit të Policisë Nr. 5, në kuadër të kontrolleve të pandërprera dhe të mbështetura në informacionet e marra se një shtetas qarkullonte me armë zjarri në automjet, finalizuan operacionin policor të koduar “Moment”.
Si rezultat, u arrestua në flagrancë shtetasi O. Z., 34 vjeç, banues në Kamëz.
Në fshatin Kasallë, shërbimet e Policisë ndaluan automjetin tip “Volkswagen”, në të cilin, gjatë kontrollit, u gjet një armë zjarri pistoletë me krehër dhe fishekë, të cilën 34-vjeçari e posedonte pa leje.
Materialet procedurale i janë referuar Prokurorisë së Tiranës, për veprime të mëtejshme.
Shijak
Finalizohet operacioni policor i koduar “Shumat”.
Vidhte shuma parash dhe sende me vlerë në biznese në zonën e Shijakut, identifikohet, kapet dhe vihet në pranga 27-vjeçari.
Zbardhen dhe dokumentohen tre vjedhje në market dhe në dy biznese dhe vijon puna për dokumentimin me prova ligjore të disa vjedhjeve të tjera, të dyshuara se janë kryer nga ky shtetas.
Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Shijak, pas një pune intensive për zbardhjen dhe dokumentimin ligjor të disa vjedhjeve të ndodhura në biznese në zonën e Shijakut, organizuan dhe finalizuan operacionin policor të koduar “Shumat”.
Në kuadër të operacionit u bë kapja dhe ndalimi i shtetasit R. T., 27 vjeç, banues në Shijak.
Nga veprimet hetimore ka rezultuar se ky shtetas dyshohet të jetë edhe autori i tre vjedhjeve të kryera më herët në biznese të ndryshme në zonën e Shijakut, ku ka vjedhur shuma parash dhe sende me vlerë dhe aksesorë të ndryshëm, në market dhe në dy biznese në fshatrat Borak dhe Xhafzotaj të Shijakut.
Në bashkëpunim me Prokurorinë vijon puna për zbardhjen dhe dokumentimin me prova ligjore të disa rasteve të tjera të vjedhjes që dyshohet se janë kryer nga ky shtetas.
Në cilësinë e provës materiale, këtij shtetasi i janë sekuestruar rrobat e përdorura gjatë kryerjes së vjedhjeve.
Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Durrës, për veprime të mëtejshme, për veprën penale “Vjedhje”.
Drejtoria Vendore e Policisë Fier
Specialistët për Hetimin e Narkotikëve referuan materialet në Prokurori, ku nisi procedimi në gjendje të lirë për shtetasit E. K., 26 vjeç, banues në Lushnjë, A. G., 20 vjeç, banues në Dërmënas dhe një 17-vjeçar, pasi gjatë kontrolleve fizike, shërbimet e Policisë iu gjetën doza Cannabisi, të cilat u sekuestruan me cilësinë e provës materiale.
Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Fier:
-referuan materialet në Prokurori, ku nisi procedimi në gjendje të lirë për shtetasin A. P., pasi dyshohet se ka zaptuar një sipërfaqe toke në pronësi të një 44-vjeçari;
-referuan materialet në Prokurori, për vlerësim, pasi në lagjen “15 Tetori”, dyshohet se për shkak të një shkëndije elektrike, ka rënë zjarr në banesën e shtetasit L. L., dhe për pasojë është dëmtuar një fëmijë 2 muajsh, i cili ndodhet në kujdesin e mjekëve, jashtë rrezikut për jetën.
Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Lushnjë referuan materialet në Prokurori, ku nisi procedimi në gjendje të lirë për shtetasin D. Gj., 36 vjeç, banues në Lushnjë, pasi dyshohet se ka kanosur nëpërmjet thirrjeve telefonike, një 35-vjeçar.
Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Fier, për veprime të mëtejshme.
Drejtoria Vendore e Policisë Dibër
Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Mat referuan materialet në Prokurori dhe shpallën në kërkim shtetasin A.L., 43 vjeç, banues në Klos, për veprat penale “Dhuna në familje” dhe “Shkatërrimi i pronës”. Ky shtetas dyshohet se, për motive të dobëta, është konfliktuar fizikisht dhe ka goditur me sende të forta kunatin e tij, shtetasin A.V., si dhe ka dëmtuar automjetin e shtetasit Sh.V. Punohet intensivisht për lokalizimin dhe kapjen e 43-vjeçarit, dhe vënien e tij para përgjegjësisë ligjore.
Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Dibër, për veprime të mëtejshme.
Vlorë
Kundërshtoi me dhunë punonjësin e Policisë gjatë detyrës, procedohet penalisht drejtuesi i mjetit.
Gjatë kontrollit të ushtruar, iu gjet dhe iu sekuestrua një sasi lënde narkotike kanabis dhe një mjet prerës (thikë).
Pas konstatimit të një shkeljeje të Kodit Rrugor nga një drejtues mjeti, në vendin e quajtur “Rrethi i Çolës” (rast ky i bërë edhe publik në disa media), punonjësi i Policisë së Qarkullimit Rrugor e ka njohur drejtuesin, shtetasin L. Sh., me shkeljen e kryer nga ana e tij. Punonjësi i Policisë është hasur fillimisht me kundërshtim me fjalë dhe më pas me kundërshtim me veprime të dhunshme nga shtetas L. Sh. Në këto kushte, është bërë menjëherë shoqërimi i tij në ambientet e Komisariatit të Policisë Vlorë, për veprime të mëtejshme.
Në përfundim të veprimeve proceduriale, nga Oficeri i Policisë Gjyqësore i Prokurorisë, nisi procedimi penal në ngarkim të shtetasit L. Sh., 45 vjeç, banues në Vlorë, për veprat penale “Kundërshtim i punonjësit të policisë”, “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve” dhe “Prodhimi, mbajtja, blerja apo shitja pa leje e armëve të ftohta”.
Drejtoria Vendore e Policisë Lezhë
Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Lezhë kapën shtetasin K. L., 24 vjeç, banues në Lezhë, i cili ishte shpallur në kërkim për veprën penale “Plagosja e lehtë me dashje”. Pas konsultimit me prokurorin, u vendos që ai do të procedohet në gjendje të lirë.
Gjithashtu, këta specialistë referuan materialet në Prokurori, ku nisi procedimi penal për shtetasin L. M., 20 vjeç, pasi ka goditur me grushte një 25-vjeçar, për motive të dobëta.
Specialistët për Hetimin e Narkotikëve referuan materialet në Prokurori, ku nisi procedimi penal për shtetasin M. M., 29 vjeç, banues në Lezhë, pasi gjatë kontrollit fizik dhe kontrollit në automjetin e tij, në qytetin e Shëngjinit, iu gjet sasi lënde e dyshuar narkotike kanabis.
Shërbimet e Policisë Rrugore Lezhë referuan materialet në Prokurori, ku nisi procedimi penal për shtetasin A. L., 19 vjeç, banues në Lezhë, pasi në qytetin e Lezhës, ka aksidentuar një shtetase 15 vjeçe. Ajo po merr mjekim në Spitalin Rajonal të Lezhës dhe është jashtë rrezikut për jetën.
Gjithashtu, referuan materialet në Prokurori, ku filloi procedimi penal për një shtetas 17 vjeç, pasi u kap duke drejtuar një motomjet, pa leje drejtimi.
Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë së Lezhës, për veprime të mëtejshme.
Drejtoria Vendore e Policisë Korçë
Shërbimet e Komisariatit të Policisë Maliq arrestuan në flagrancë shtetasin P. P., 20 vjeç dhe një 15-vjeçar, pasi dyshohet se gjatë natës, kanë vjedhur një pajisje elektrike, në banesën e një 87-vjeçari. Gjithashtu, nga hetimet dyshohet se 4 ditë më parë, kanë vjedhur vegla pune dhe sende shtëpiake, në banesën e shtetasit N. B., në Maliq.
Në vijim të informacionit paraprak të dhënë dje, për aksidentin e ndodhur në aksin rrugor “Korçë-Ersekë”, si pasojë e të cilit u dëmtua një 65-vjeçare, informojmë se specialistët e Sektorit të Qarkullimit Rrugor arrestuan në flagrancë shtetasin A. D., 54 vjeç, banues në fshatin Ravoik, për veprat penale “Shkelja e rregullave të qarkullimit rrugor” dhe “Largimi nga vendi i aksidentit”.
Gjithashtu, referuan materialet në Prokurori, ku filloi procedimi penal për shtetasin B. C., 21 vjeç, banues në fshatin Vashtmi, pasi në fshatin Klocë, duke drejtuar automjetin, ka aksidentuar lehtë një 68-vjeçare.
Materialet proedurale iu referuan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Korçë, për veprime të mëtejshme.
Tiranë/Goditet 1 rast i shpërndarjes së drogave të forta në sasi të vogla.
Sekuestrohen një sasi lënde narkotike e dyshuar kokainë, 2 peshore elektronike dhe 1 automjet.Vihet në pranga 48-vjeçari që i posedonte.
Në pranga edhe një 41-vjeçar për moskallëzim krimi.
Shërbimet e Komisariatit të Policisë Nr. 7, në bashkëpunim me specialistët e Seksionit për Hetimin e Narkotikëve të DVP Tiranë, në vijim të punës për goditjen e veprimtarive kriminale në fushën e narkotikëve, dhe të mbështetura nga informacione se një shtetas shpërndante lëndë narkotike në zonën e Vorës, vijuan kontrollet me fokus identifikimin, kapjen dhe arrestimin e tij.
Si rezultat, u godit 1 rast i kësaj veprimtarie kriminale dhe u arrestuan në flagrancë shtetasit:
– Sh. D., 48 vjeç, banues në Kamëz, për veprën penale “Prodhim dhe shitje narkotikësh”;
– R. K., 41 vjeç, banues në Domje, për veprën penale “Moskallëzim i krimit”.
Në vendin e quajtur “Nënkalimi i Marqinetit”, shërbimet e Policisë ndaluan automjetin me drejtues shtetasin Sh. D. dhe pasagjer shtetasin R. K. Gjatë kontrollit të automjetit dhe më pas të banesës së 48-vjeçarit, u gjetën një sasi lënde narkotike e dyshuar kokainë dhe 2 peshore elektronike.
Nga veprimet hetimore dyshohet se Sh. D., pasi siguronte lëndën narkotike të llojit kokainë, e ndante atë në doza dhe e shiste në sasi të vogla në zonën e Vorës.
Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Tiranë, për veprime të mëtejshme.
Drejtoria Vendore e Policisë Elbasan
Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Elbasan arrestuan në flagrancë shtetasit R. K., 57 vjeç, dhe R. K., 63 vjeç (nip dhe dajë), pasi janë konfliktuar fizikisht me njëri-tjetrin, për motive të dobëta.
Specialistët e Qarkullimit Rrugor
-arrestuan në flagrancë shtetasit A. A., 31 vjeç, dhe A. Q., 34 vjeç, pasi u konstatuan duke drejtuar automjetet përkatëse, në gjendje të dehur;
-referuan materialet në Prokurori, ku nisi procedimi penal për shtetasen F. Q., 50 vjeçe, pasi në rrugën “Kamber Sejdini”, automjeti që ajo drejtonte ka përplasur motomjetin me drejtues shtetasin E. Sh., 34 vjeç, i cili është jashtë rrezikut për jetën.
Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Elbasan referuan materialet në Prokurori, ku nisi procedimi penal për shtetasin U. P., 53 vjeç, pasi ka kallëzuar një 34-vjeçare se shtetasi U. P. ka ushtruar dhunë psikologjike ndaj saj, për motive të dobëta. 34-vjeçarja u pajis me urdhër mbrojtjeje.
Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Gramsh referuan materialet në Prokurori dhe shpallën në kërkim shtetasin L. U., 36 vjeç, pasi dyshohet se ka vjedhur një shumë parash në tyrbe, në fshatin Grabovë. Po punohet për kapjen e 36-vjeçarit.
Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Elbasan, për veprime të mëtejshme.
Drejtoria Vendore e Policisë Tiranë
Specialistët e Seksionit për Hetimin e Narkotikëve:
-në bashkëpunim me Komisariatin e Policisë Nr. 2 ndaluan shtetasin në kërkim A. D(D)., 51 vjeç, pasi Gjykata ka vendosur masën e sigurisë “Arrest me burg”, për veprën penale “Prodhim dhe shitje të narkotikëve”;
-ndaluan shtetasin në kërkim P. Sh, pasi Gjykata ka vendosur masën e sigurisë “Arrest me burg”, për veprën penale “Prodhim dhe shitje të narkotikëve”.
Specialistët e Sektorit për Hetimin e Krimit Kibernetik referuan materialet në Prokurori ku nisi procedimi në gjendje të lirë për shtetasen K. T, 23 vjeçe, pasi dyshohet se në anë të keqpërdorimi të thirrjeve telefonike ka kanosur dhe përndjekur një shtetas.
Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Nr. 1:
-arrestuan shtetasin K. R., 18 vjeç, pasi gjatë kontrollit fizik, iu gjetën 3 armë të ftohta;
-referuan materialet në Prokurori ku nisi procedimi në gjendje të lirë për shtetasit Rr. A dhe B. A., pasi dyshohet se për motive të dobëta kanë goditur me grusht shtetasin B. A.
Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Nr. 2 referuan materialet në Prokurori ku nisi procedimi në gjendje të lirë për shtetasit:
-E. C, pasi nuk i është bindur urdhërit të punonjësit të policisë;
-B. R, pasi, me vetëgjyqësi, me mjetin e tij, ka bllokuar hapësirën e përbashkët të garazhdeve, në bazë të kallzimit të bërë nga shtetasja I. H.
Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Nr. 3:
-arrestuan shtetasen R. S., 25 vjeçe, pasi ka thyer masën e sigurisë “Arrest në shtëpi” dhe dyshohet se me datë 21.11.2025, ka vjedhur sendet personale dhe aparatin celular të shtetasit J. G. Gjithashtu, u referuan materialet në Prokurori ku nisi procedimi në gjendje të lirë për shtetasin Z. L, pasi dyshohet se për motive të dobëta është konfliktuar me shtetasen R. S;
-referuan materialet në Prokurori ku nisi procedimi në gjendje të lirë për shtetasin G. M, pasi dyshohet se për motive të dobëta ka goditur me një send të fortë shtetasin L. O.
Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Nr. 4:
-arrestuan shtetasin Xh. A., 50 vjeç, pasi dyshohet se ka ushtruar dhunë ndaj bashkëshortes së tij dhe vajzës së tyre;
-arrestuan shtetasin S. Z., 31 vjeç si dhe shpallën në kërkim shtetasin L. M., 22 vjeç, pasi në bashkëpunim me njeri-tjetrin dyshohet se kanë vjedhur në një market;
-referuan materialet në Prokurori dhe punohet për shoqërimin e shtetasit K. H, pasi dyshohet se për motive të dobëta, ka goditur me grushte shtetasin L. H.
Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Nr. 6 referuan materialet në Prokurori ku nisi procedimi në gjendje të lirë për shtetasit:
-H. D, pasi gjatë kontrollit të automjetit, iu gjet një fenelinë policie dhe 1 aparat audio si e policisë;
-D. Xh, pasi për motive të dobëta është konfliktuar me vëllain e tij.
Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Krujë referuan materialet në Prokurori ku nisi procedimi në gjendje të lirë për shtetasin E. L, pasi dyshohet se për motive të dobëta ka goditur me grusht shtetasin K. Z.
Specialistët e qarkullit rrugor arrestuan shtetasin F. M., 55 vjeç, pasi u kap duke drejtuar automjetin në gjendje të dehur.
Materialet procedurale i janë referuar Prokurorisë së Tiranës, për veprime të mëtejshme.
Drejtoria Vendore e Policisë Shkodër
Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Shkodër referuan materialet në Prokurori, ku nisi procedimi penal për shtetasit S. H., 30 vjeç, dhe S. A., 27 vjeç, të dy banues në fshatin Grizhë, pasi shtetasi S. H. ka ushtruar dhunë psikologjike ndaj ish-vjehrrit të tij, shtetasit F. P., 50 vjeç, banues në fshatin Fshat i Ri, ndërsa shtetasi S. A. e ka goditur atë me grushte, për motive të dobëta.
Gjithashtu, specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Shkodër referuan materialet në Prokurori, pasi:
-më datë 21.11.2025, në lagjen “Vasil Shanto”, është gjetur në rrugë, i dëmtuar, shtetasi A. K., 55 vjeç, banues në Koplik, i cili dyshohet se është rrëzuar pasi ka qenë në gjendje të dehur;
-në rrugën “Myzafer Pipa”, është gjetur pa shenja jete, në trotuar, shtetasi G. J., 72 vjeç, i cili dyshohet se ka humbur jetën për shkaqe natyrore (arrest kardiak);
-dje, në lagjen “Perash”, një 13-vjeçar dyshohet se ka kanosur me mjet prerës (thikë), shtetasin G. A., 34 vjeç, banues në Shkodër, për motive të dobëta.
Specialistët për Hetimin e Krimeve të Stacionit të Policisë Velipojë referuan materialet në Prokurori, ku nisi procedimi në gjendje të lirë për shtetasin M. F., 32 vjeç, banues në Shelqet, pasi shtetasja E. Gj., 31 vjeçe, banuese në fshatin Pulaj Plazh, ka kallëzuar se 32-vjeçari, për shkak të një borxhi të pashlyer, i ka marrë disa pajisje elektroshtepiake, tavolina dhe karrige, në lokalin që kjo shtetase ka patur në administrim.
Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Shkodër, për veprime të mëtejshme.
Shkodër/Kontrolle intensive për evidentimin dhe goditjen e paligjshmërive, goditen 1 rast në fushën e armëmbajtjes pa leje dhe 1 rast në fushën e narkotikëve.
Finalizohet operacioni policor i koduar “Blic”.
Sekuestrohen 1 armë zjarri pistoletë, municion luftarak dhe një sasi lënde narkotike kanabis.
Vihet në pranga 40-vjeçari që posedonte pistoletën, procedohet penalisht 16-vjeçari që posedonte lëndën narkotike.
Në zbatim të planit të masave për rritjen e parametrave të sigurisë, duke evidentuar dhe goditur veprimtaritë kriminale, bazuar edhe në informacionet e siguruara në rrugë informative, shërbimet e Forcës së Posaçme “Shqiponja” kanë organizuar dhe finalizuar operacionin e koduar “Blic”.
Gjatë operacionit, në lagjen “Liria”, shërbimet e Policisë lokalizuan dhe ndaluan automjetin me të cilin qarkullonin shtetasi M. K. dhe një 16-vjeçar. Gjatë kontrollit fizik, 16-vjeçarit iu gjet një sasi lënde e dyshuar narkotike kanabis, e cila u sekuestrua në cilësinë e provës materiale.
Në vijim të veprimeve, gjatë kontrollit në banesën e shtetasit M. K. u gjet 1 armë zjarri pistoletë me municion luftarak, e cila u sekuestrua në cilësinë e provës materiale.
Në përfundim të veprimeve procedurale, specialistët për Hetimin e Narkotikëve:
-arrestuan në flagrancë shtetasin M. K., 40 vjeç, banues në fshatin Barbullush, për veprën penale “Mbajtja pa leje dhe prodhimi i armëve, armëve shpërthyese dhe i municionit”;
-referuan materialet në Prokurori ku nisi procedimi penal për 16-vjeçarin, për veprën penale “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve”.
Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme.
PKK Muriqan/Kontrolle nga Policia Kufitare, për goditjen e paligjshmërive dhe kapjen e shtetasve në kërkim.
Kapet në tentativë për të dalë nga Shqipëria, 1 shtetas në kërkim për veprën penale “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve”.
Shërbimet e Policisë Kufitare të PKK Muriqan, si rezultat i punës intensive të kryer bazuar në analizën e riskut, me qëllim goditjen e paligjshmërive dhe kapjen e shtetasve në kërkim që tentojnë të hyjnë apo të dalin nga kjo pkk, kanë kapur në dalje të kufirit të RSh-së, shtetasin:
-A. S., 33 vjeç, banues në Durrës.
Ky shtetas ishte shpallur në kërkim pasi Gjykata e Shkallës së Parë e Juridiksionit të Përgjithshëm Durrës i ka caktuar masën e sigurisë “Arrest në burg”, për veprën penale “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve”.
Veprimet e tjera procedurale do të kryhen nga DVP Durrës.
Drejtoria Vendore e Policisë Durrës
Specialistët e Qarkullimit Rrugor arrestuan në flagrancë shtetasin Xh. I., 33 vjeç, banues në Durrës.
Arrestimi i tij u bë pasi në aksin rrugor Plepa–Shkozet, automjeti që drejtonte në gjendje të dehur është përplasur me motomjetin e Policisë, në të cilin ndodheshin dy punonjës të Policisë Rrugore që ishin në shërbim. Nga aksidenti pati vetëm dëme materiale.
Po këta specialistë referuan materialet në Prokurori, ku nisi procedimi në gjendje të lirë për një 17-vjeçar, pasi është konstatuar duke drejtuar motomjetin pa leje drejtimi.
Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Shijak arrestuan në flagrancë shtetasin A. Ç., 33 vjeç, banues në Manëz, Durrës, pasi më datë 24.11.2025, në orën 19:00, në fshatin Sallmone, Shijak, dyshohet se ka tentuar të vjedhë një automjet të parkuar, në pronësi të shtetases A. H.
Gjithashtu, referuan materialet në Prokurori, ku nisi procedimi në gjendje të lirë për shtetasin I. T., 41 vjeç, banues në Shijak, pasi dyshohet se ka ushtruar dhunë ndaj bashkëshortes së tij.
Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë së Durrësit, për veprime të mëtejshme.
