Raporti i ngjarjeve, 2,3,4 gusht 2025

Bulqizë
Finalizohet nga Komisariati i Policisë Bulqizë, operacioni policor i koduar “Krasta”, për goditjen e veprimtarisë kriminale të armëmbajtjes pa leje.
Qarkullonte me armë zjarri pistoletë me municion luftarak, në automjet, kapet në flagrancë dhe vihet në pranga 20-vjeçari.
Sekuestrohen arma e zjarrit, krehri i saj me 10 fishekë dhe automjeti.
Në vijim të aksioneve policore me objektiv identifikimim dhe ndalimin e shtetasve që lëvizin të armatosur, duke rrezikuar sigurinë publike dhe jetën e qytetarëve, shërbimet e Komisariatit të Policisë Bulqizë, në kuadër të operacionit “Krasta”, goditën një rast të armëmbajtjes pa leje.
Si rezultat, u arrestua në flagrancë shtetasi O.G., 20 vjeç, banues në fshatin Peshk, Njësia Administrative Martanesh.
Gjatë kontrollit në automjetin tip “Benz”, kamionçinë, që drejtonte ky shtetas, në aksin rrugor Krastë – Bulqizë, shërbimet e Policisë gjetën të fshehur 1 armë zjarri pistoletë tip “Zastava”, me një krehër me 10 fishekë.
Arma, municioni dhe automjeti i 20-vjeçarit u sekuestruan në cilësinë e provës materiale.
Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Dibër, për veprime të mëtejshme.
#angazhimpërkushtimsakrificë
#tëvendosurkundërkrimit✅
#nëçdoskajtëvendit
#nëshërbimtëqytetarëve
Durrës/ Finalizohet operacioni policor i koduar “Light”
Vidhte kabujt elektrikë të ndriçimit të rrugëve, duke lënë disa segmente rrugore pa ndriçim, identifikohet, kapet dhe vihet në pranga autori i dyshuar.
Shërbimet e Komisariatit të Policisë Durrës, në vijim të operacioneve të njëpasnjëshme për zbardhjen e vjedhjeve të ndodhura më parë, identifikimin dhe kapjen e autorëve, si dhe falë bashkëpunimit me qytetarët, organizuan dhe finalizuan operacionin policor të koduar “Light”.
Në kuadër të këtij operacioni u bë e mundur kapja dhe arrestimi i shtetasit A. V., 35 vjeç, banues në Durrës.
Nga veprimet hetimore dyshohet se ky shtetas është autor i një sërë vjedhjesh të kabujve elektrikë, të ndodhura në zona të ndryshme të qytetit, në territorin e Drejtorisë Vendore të Policisë Durrës.
Vijojnë veprimet hetimore për dokumentimin e plotë ligjor të këtyre ngjarjeve, si dhe për identifikimin e vjedhjeve të tjera të mundshme të kryera nga ky shtetas.
Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Durrës, për veprime të mëtejshme procedurale.
Durrës/ Finalizohet operacioni policor i koduar “Seriali”
 Vidhte në Durrës dhe Tiranë, në vila, hotele, biznese, tabakino dhe parkingje, ku merrte shuma parash, sende me vlerë, motomjete, biçikleta dhe monopatina.
 Identifikohet, kapet dhe vihet në pranga autori i dyshuar, i dënuar më parë për vjedhje dhe i shpallur në kërkim për disa ngjarje të tjera.
Zbardhen 11 vjedhje të kryera në qarqet Durrës dhe Tiranë nga ky shtetas, i cili rezulton autor i një sërë vjedhjesh të ndodhura gjatë muajit korrik.
Në momentin e ndalimit, ai ka kundërshtuar me dhunë punonjësit e Policisë, por është neutralizuar dhe vënë në pranga.
Shërbimet e Komisariatit të Policisë Durrës, në vijim të punës për parandalimin dhe zbardhjen e vjedhjeve, si dhe për kapjen e autorëve të shpallur në kërkim, bazuar në informacionet e siguruara në rrugë operative për një shtetas që kryente vjedhje në zonat turistike dhe të banuara, organizuan dhe finalizuan me sukses operacionin policor të koduar “Seriali”.
Në kuadër të operacionit  u vu në pranga  21-vjeçari O. H., i cili në momentin e kapjes kundërshtoi me dhunë punonjësit e Policisë me qëllim që të largohej pasi ishte në kërkim po për vjedhje të ndodhura më parë, por u neutralizua dhe u vu në pranga nga shërbimet e Policisë.
Nga veprimet hetimore rezulton se shtetasi O. H., 21 vjeç, banues në Durrës, është autor i 11 vjedhjeve të ndodhura gjatë muajit korrik në Durrës dhe Tiranë, në vila, hotele, biznese, parkingje dhe tabakino. Ai ka vjedhur shuma parash, sende me vlerë, biçikleta, monopatina dhe mjete të tjera lëvizëse. Ky shtetas ishte i shpallur në kërkim edhe për disa vjedhje të mëparshme.
Gjatë kontrollit janë sekuestruar, në cilësinë e provës materiale mjetet e përdorura për të kryer vjedhjet (thikë, kaçavidë, etj.), dy motomjete, një aparat celular, si dhe sende të tjera me vlerë.
Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Durrës, për veprat penale “Kundërshtimi i punonjësit të policisë së rendit publik”, “Vjedhja” (në më shumë se një rast), “Prodhimi, mbajtja, blerja apo shitja pa leje e armëve të ftohta”, “Shkatërrimi i pronës”, dhe “Drejtimi i automjetit në mënyrë të parregullt”.
Drejtoria Vendore e Policisë Korçë
• Menjëherë pas publikimit të disa pamjeve, të publikuara në rrjetet sociale, në të cilat shfaqet momenti ku dy shtetas (burrë e grua) shfaqen në rrugë me një vajzë të mitur, ku dallohet qartë që burri e kap dhe e tërheq për flokësh vajzën e mitur, shërbimet e Komisariatit të Policisë Korçë kanë kryer veprimet procedurale dhe kanë bërë të mundur identifikimin dhe shoqërimin në komisariat të shtetasve të shfaqur në video. Nga deklarimet e dhëna para oficerëve të policisë gjyqësore rezultoi që shtetasi që kishte kapur prej flokësh vajzën e mitur ishte babai i vajzës.
Në përfundim të veprimeve u referuan materialet në Prokurori, ku nisi procedimi penal për shtetasin M. U., 33 vjeç, shtetas holandez, për veprën “Keqtrajtimi i të miturit”.
Drejtoria Vendore e Policisë Korçë falënderon median dhe qytetarët për denoncimin e rasteve të tilla, si dhe i fton të vijojnë t’i denoncojnë për çdo rast dhune që shohin, apo paligjshmërie.
• Specialistët e Sektorit të Qarkullimit Rrugor arrestuan në flagrancë shtetasin Sh. M., 36 vjeç, banues në Ersekë, pasi automjeti që drejtonte në gjendje të dehur ka humbur kontrollin mbi drejtimin e tij, dhe si pasojë automjeti ka dalë nga rruga, duke marrë dëmtime të lehta vetë 36-vjeçari dhe një shtetas tjetër, pasagjer në automjet.
Gjithashtu, referuan materialet në Prokurori, ku filloi procedimi penal për një 17-vjeçar, pasi u kap duke drejtuar automjetin pa leje drejtimi.
• Specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Korçë ndaluan me iniciativë shtetasit M. H., 20 vjeç, dhe një 17-vjeçar, si dhe referuan materialet në Prokurori për shtetasin A. K., 18 vjeç, të tre banues në Korçë, pasi dyshohet se këta shtetas, në bashkëpunim me njëri-tjetrin, kanë vjedhur një shumë lekësh nga minimarketi i një 64-vjeçari.
Gjithashtu, referuan materialet në Prokurori, ku filloi procedimi penal për shtetasin Xh. K., 40 vjeç, banues në fshatin Boboshticë, pasi dyshohet se ka vjedhur një pompë uji në biznesin e një 62-vjeçari.
• Specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Devoll referuan materialet në Prokurori, ku filloi procedimi penal për shtetasin M. L., 31 vjeç, banues në fshatin Menkulas, pasi gjatë kontrollit të ushtruar në automjetin e tij u gjet dhe u sekuestrua në cilësinë e provës materiale një mjet prerës (thikë).
Gjithashtu, referuan materialet në Prokurori dhe shpallën në kërkim shtetasin E. P., 46 vjeç, banues në Bitickë, pasi ka thyer masën e sigurisë “Arrest në shtëpi”, të caktuar nga Gjykata e Korçës.
• Specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Pogradec referuan materialet në Prokurori, ku filloi procedimi penal për shtetasit:
M. K., 47 vjeç, banues në fshatin Vërdovë, pasi dyshohet se ka kanosur me një mjet prerës (thikë) një 32-vjeçar, për motive të dobëta;
A. B. dhe K. A., pasi u kapën duke kryer punime ndërtimi pa leje;
A. T., 35 vjeç, banues në fshatin Rrëmej, pasi u kap duke transportuar 12 m³ lëndë drusore të prerë në mënyrë të paligjshme. Lënda drusore dhe mjeti u sekuestruan në cilësinë e provës materiale.
• Specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Kolonjë referuan materialet në Prokurori, ku filloi procedimi penal për shtetasit K. R., 33 vjeç, dhe S. C., 37 vjeç, banues në fshatin Starje, pasi dyshohet se kanë goditur njëri-tjetrin me grushta, për motive të dobëta. Gjithashtu, 37-vjeçari i ka kërkuar me vetëgjyqësi shtetasit K. R., shlyerjen e një dëmi të shkaktuar nga qentë e tij.
• Specialistët për Hetimin e Narkotikëve referuan materialet në Prokurori, ku filloi procedimi penal për shtetasin A. T., 20 vjeç, banues në Pogradec, pasi gjatë kontrollit fizik iu gjet dhe u sekuestrua një sasi lënde narkotike e dyshuar kanabis.
Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme.
Korçë / Informacion paraprak
Rreth orës 23:30, në fshatin Polenë, është gjetur nga familjarët, në oborrin e banesës së tij, pa shenja jete dhe pa shenja dhune, shtetasi P. V., 68 vjeç.
Ky shtetas dyshohet të ketë ndërruar jetë për shkaqe natyrale.
Grupi hetimor po punon për zbardhjen e rrethanave të rastit.
Drejtoria Vendore e Policisë Fier
Specialistët e Seksionit për Hetimin e Narkotikëve referuan materialet në Prokurori dhe shpallën në kërkim shtetasin K. M., 20 vjeç, banues në Roskovec,  pasi dyshohet se ka nxitur një shtetas të mitur 17 vjeç, për të përdorur dhe shpërndarë lëndë narkotike cannabis sativa. Për shtetasin e mitur nisi procedimi penal pasi gjatë kontrollit fizik iu gjetën rreth 30 doza me lëndë narkotike cannabis sativa dhe një shumë parash të dyshuara të përfituara nga shitja e lëndës narkotike. Vijon puna për kapjen e 20-vjeçarit.
Specialistët e Seksionit për Hetimin e Krimeve Ekonomiko-Financiare referuan materialet në Prokurori, ku nisi procedimi penal për shtetasin E. M., 32 vjeç, banues në Fratar, Mallakastër, pasi dyshohet se nëpërmjet mashtrimit në rrjetet sociale, i ka marrë një shumë parash një shtetasi 37 vjeç.
Specialistët e Sektorit të Qarkullimit Rrugor:
-arrestuan në flagrancë shtetasit I. S., 29 vjeç, banues në Lushnjë, E. S., 45 vjeç, banues në Tiranë, A. K., 26 vjeç, banues në Fier dhe A. I., 30 vjeç, banues në Skrapar, pasi u kapën duke drejtuar automjetet, në gjendje të dehur;
-arrestuan në flagrancë shtetasin N. H., 32 vjeç, banues në Lushnjë, pasi në fshatin Fiershegan, me automjetin që drejtonte, ka përplasur shtetasin A. P., 69 vjeç, i cili është në kujdesin e mjekëve;
-referuan materialet në Prokurori, ku nisi procedimi penal për shtetasin G. Ç., 26 vjeç, banues në Tiranë, pasi në fshatin Shtyllas, motomjeti që drejtonte, është përplasur me automjetin që drejtonte shtetasi M. Ç., 48 vjeç. Si pasojë u dëmtuan të dy drejtuesit, të cilët pasi morën mjekim, u larguan në banesa;
-referuan materialet në Prokurori, ku nisi procedimi penal për shtetasin S. K., 36 vjeç banues në fshatin Rupaj, pasi duke drejtuar automjetin, është përplasur me motomjetin me drejtues shtetasin R. Q., 66 vjeç, i cili  u procedua në gjendje të lirë pasi drejtonte motomjetin në gjendje të dehur dhe pa leje drejtimi. 66-vjeçari ndodhet në spital, në kujdesin e mjekëve.
Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Lushnjë:
-referuan materialet në Prokurori, ku nisi procedimi penal për shtetasen M. B., 36 vjeçe, banuese në Tiranë, pasi dyshohet se ka kanosur nëpërmjet thirrjeve telefonike, një shtetase 18 vjeçe;
-referuan materialet në Prokurori ku nisi procedimi penal për shtetasin D. B., 25 vjeç, banues në Lushnjë, pasi dyshohet se i ka marrë automjetin një shtetaseje dhe nuk ia ka kthyer më.
Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Fier, për veprime të mëtejshme.
Drejtoria Vendore e Policisë Shkodër
Në vijim të informacionit të dhënë dje, për aksidentin në aksin rrugor “Vau i Dejës–Bushat”,  Specialistët e Sektorit të Policisë Rrugore referuan materialet në Prokurori, ku nisi procedimi penal për shtetasit R. S., 25 vjeç, dhe M. K., 21 vjeç, për veprën penale “Shkelja e rregullave të qarkullimit rrugor”.
-Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Shkodër shpallën në kërkim shtetasin D. Q., 34 vjeç, banues në fshatin Grudë e Re, pasi ka ushtruar dhunë fizike dhe psikologjike ndaj nënës së tij.
-Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Shkodër referuan materialet në Prokurori, ku nisi procedimi penal për shtetasit:
-S. M., 29 vjeç, banues në fshatin Ura e Shtrenjtë, pasi u kap duke transportuar lëndë drusore të  prera në mënyrë të kundërligjshme. 10 m3 lëndë drusore u sekuestrua me cilësinë e provës materiale;
-A. Zh., 46 vjeç, banues në Shkodër, pasi për motive të dobëta ka dhunuar fizikisht një të mitur 9-vjeçar.
Më datë 01.08.2025, në lagjen “Tre Heronjtë”, shtetas të paidentifikuar kanë goditur me sende të forta shtetasit Z. M., 29 vjeç, dhe një të mitur 17-vjeç, duke u shkaktuar dëmtime të lehta fizike. Pas marrjes së ndihmës mjekësore në Spitalin Rajonal Shkodër, janë larguar në banesë jashtë rrezikut për jetën. Po punohet për identifikimin dhe kapjen e autorit/ve.
-Ditën e djeshme, në disa fshatra të Njësisë Administrative Kastrat, ka rënë zjarr në shkurre dhe bimësi, i cili ka marrë përmasa të mëdha dhe si pasojë e erës së fortë, është përfshirë nga zjarri një automjet dhe ka pësuar disa dëmtime të lehta një zjarrfikës i cili ndodhet në Spitalin Rajonal Shkodër, jashtë rrezikut për jetën. Po punohet për dokumentimin ligjor të ngjarjes dhe identifikimin e kapjen e autorit/ve.
Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Shkodër, për veprime të mëtejshme.
Drejtoria Vendore e Policisë Tiranë
Specialistët për Hetimin e Narkotikëve arrestuan shtetasin M. G., 30 vjeç, pasi shërbimet e Komisariatit të Policisë Nr. 3, i gjetën me vete një sasi me lëndë të dyshuar narkotike kanabisi.
Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Nr. 1:
-arrestuan shtetasin T. L., 39 vjeç, pasi u konstatua në cënim të masës së sigurisë “Arrest në shtëpi” caktuar nga Gjykata. Gjithashtu, dyshohet se ditën e djeshme ka ushtruar dhunë ndaj nënës së tij;
-arrestuan shtetasin Z. Sh., 52 vjeç, K. Sh., 22 vjeç dhe M. Sh., 34 vjeç, si dhe referuan materialet në Prokurori, ku nisi procedimi në gjendje të lirë për shtetasit O. M., 34 vjeç dhe A. M., 40 vjeçe. Ditën e djeshme, në Shkozë, gjatë një konflikti për motive të dobëta, shtetasja A. M ka dëmtuar lehtë në dorë me mjet prerës shtetasin E. Sh, i cili më herët ishte konfliktuar me shtetasin O. M. Ndërkohë, 3 shtetasit e arrestuar kanë kundërshtuar me dhunë punonjësit e policisë, gjatë ndërhyrjes për zgjidhjen e konfliktit, duke i penguar në kryerjen e detyrës.
Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Nr. 2 referuan materialet në Prokurori, ku nisi procedimi në gjendje të lirë për shtetasin B. S., 23 vjeç, sepse dyshohet se gjatë një konflikti për motive të dobëta ka goditur me grusht shtetasin R. L.
Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Nr. 4 referuan materialet në Prokurori, ku nisi procedimi në gjendje të lirë për shtetasin E. Gj., 53 vjeç, me detyrë drejtues teknik i një kompanie, sepse gjatë punës, aksidentalisht është dëmtuar punëtori i tij, i cili mori ndihmë mjekësore në spital.
Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Nr. 6:
-referuan materialet në Prokurori, ku nisi procedimi në gjendje të lirë për shtetasin Sh. T., 46 vjeç, pasi për motive të dobëta, ka goditur me një send të fortë shtetasin K. M;
-referuan materialet në Prokurori dhe shpallën në kërkim shtetasin I. M., 47 vjeç, pasi në ambientet e një subjekti privat, ka vjedhur një aparat celular. Punohet për kapjen e tij.
Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Krujë referuan materialet në Prokurori dhe shpallën në kërkim shtetasit E. K., 29 vjeç dhe A. Z., 26 vjeç, pasi në aksin rrugor FushëKrujë-Vorë, kanë goditur me sende të forta dy shtetas 20 vjeç dhe 36 vjeç, të cilët po marrin ndihmë mjekësore në spital. Punohet për kapjen e tyre dhe të automjetit me të cilin janë larguar, i identifikuar nga ana e Policisë.
Specialistët e qarkullimit rrugor arrestuan shtetasit:
-H. K., 62 vjeç, pasi dyshohet se ka humbur kontrollin mbi drejtimin e automjetit dhe për pasojë automjeti ka dalë nga rruga. Si shkak i përplasjes është dëmtuar pasagjeri në automjet i cili ndodhet në spital, nën kujdesin e mjekëve;
-M. L., 60 vjeç, pasi automjeti që drejtonte është përplasur me motomjetin që drejtohej nga shtetasi G. V, i cili për pasojë është dëmtuar dhe ndodhet në spital, nën kujdesin e mjekëve;
-A. H., 61 vjeç dhe M. B., 34 vjeç, pasi u kapën duke drejtuar automjetet në gjendje të dehur;
-K. R., 25 vjeç, pasi me automjetin që drejtonte ka aksidentuar këmbësoren shtetasen A. B., 49 vjeçe, e cila ndodhet në spital, nën kujdesin e mjekëve.
– Më datë 01.08.2025, ka shkuar për mjekim në spital shtetasi Xh. T., 61 vjeç, i cili deklaron se është dëmtuar aksidentalisht gjatë punës në një subjekt privat, i cili pas marrjes së mjekimit në spital, kaloi për në banesë. Materialet u referuan Prokurorisë, për vlerësim.
Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë së Tiranës, për veprime të mëtejshme.
Drejtoria Vendore e Policisë Dibër
Shërbimet për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Dibër dhe Mat,  kanë vijuar me intensitet veprimet hetimore për identifikimin dhe vënien para ligjit të autorëve të zjarrvënieve, të qëllimshme apo të shkaktuara nga pakujdesia.
Si rezultat, janë referuar materialet në Prokurori dhe ka nisur procedimi penal për 3 shtetas, të dyshuar si autorë të zjarrvënieve, konkretisht;
Në Dibër; Procedohen penalisht shtetasit;
-A.S., 52 vjeç, banues në fshatin Shumbat, pasi dyshohet se ka ndezur zjarr në këtë fshat dhe si pasojë është djegur një sipërfaqe toke prej 2 hektarë me shkurre dhe bimësi.
-S.S., 61 vjeç, banues në fshatin Erebarë, pasi dyshohet se ka ndezur zjarr në këtë fshat dhe si pasojë është djegur një sipërfaqe toke prej 3 hektarë me shkurre dhe bimësi.
Në Mat; Procedohet penalisht shtetasi B.H., 54 vjeç, banues në fshatin Suç, pasi ka ndezur zjarr në tokën e tij dhe zjarri ka dalë nga kontrolli ku si pasojë është djegur një sipërfaqe e konsiderueshme toke rreth 2 hektarë me bimësi.
Policia e Dibrës apelon për të gjithë banorët, dhe ata që kanë në përdorim sipërfaqe kullosore, që në asnjë rast të mos ndezin zjarr, sepse do të përballen me forcën e ligjit. Ftojmë qytetarët të denoncojnë në numrin 112 çdo rast zjarrvënieje, duke ju garantuar anonimat të plotë dhe reagim të menjëhershëm.
Policia e Shtetit është e vendosur të çojë para drejtësisë të gjithë ata që, me dashje apo nga pakujdesia, djegin pyje, kullota, prona private dhe rrezikojnë seriozisht jetën e qytetarëve, punonjësve të policisë, zjarrfikësve dhe të gjithë të angazhuarve në fikjen e zjarreve.
Drejtoria Vendore e Policisë Vlorë
Specialistët për Hetimin e Trafiqeve në DVP Vlorë bënë ndalimin e shtetasit K. Ç., 44 vjeç, banues në Burrel, pasi Gjykata e Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Sarandë e ka dënuar me 10 ditë burgim, për veprën penale “Kalimi i paligjshëm i kufirit shtetëror”.
Specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Vlorë referuan materiale në Prokurori dhe:
•nisën procedim penal për shtetasen K. N., 21 vjeçe, banuese në Vlorë, pasi më datë 31.07.2025, në një lokal në lagjen “10 Korriku”, për motive të dobëta, dyshohet se ka goditur me send të fortë shtetasen F. B., 19 vjeçe.
•shpallën në kërkim shtetasin K. K., 32 vjeç, banues në Vlorë, pasi ish-bashkëshortja e tij ka bërë kallëzim se ky shtetas ka ushtruar dhune fizike dhe psikologjike ndaj saj.
Specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Sarandë referuan materiale në Prokurori dhe nisën procedim penal për shtetasin A. M., 34 vjeç, banues në Sarandë, pasi më datë 31.07.2025, në lagjen nr. 1, Sarandë, është konfliktuar për motive të dobëta me shtetasin A. H., 51 vjeç, banues në Tiranë.
Specialistët e Seksionit të Trafikut Urban dhe Interurban Sarandë referuan materiale në Prokurori dhe nisën procedim penal për shtetasin N. T., 21 vjeç, banues në Sarandë, pasi më datë 01.08.2025, duke drejtuar automjetin në rrugën “Skënderbeu”, ka aksidentuar këmbësorin shtetasin A. C., 59 vjeç, banues në Athinë, i cili pasi ka marrë ndihmë mjekësore, është larguar në banesë.
Po këta specialistë shpallën në kërkim shtetasin D. B., 24 vjeç, banues në Sarandë, pasi më datë 01.08.2025, dyshohet se duke drejtuar automjetin tip “Toyota”, në rrugën “Butrinti”, ka përplasur duke shkaktuar vetëm dëme materiale 2 automjete dhe një motomjet, dhe më pas është larguar nga vendi i ngjarjes. Punohet për dokumentimin e plotë të rastit.
Materialet iu referuan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme.
Krujë/Finalizohet operacioni policor i koduar “On time”.
Qëlloi me armë zjarri pushkë, në drejtim të banesës së komshiut të tij, pas një konflikti për motive të dobëta, ndërhyrja në kohë e Policisë, parandon ngjarje të mundshme kriminale.
Vihet në pranga 18-vjeçari, autori i dyshuar i ngjarjes, me precedent të mëparshëm penal.
Sekuestrohet arma e zjarrit tip pushkë sëbashku me municion.
Shërbimet e Komisariatit të Policisë Krujë, pas kallëzimit të marrë nga një shtetas se dikush ka qëlluar me armë zjarri në drejtim të banesës së tij, kanë organizuar menjëherë punën për kapjen e këtij shtetasi, me qëllim parandalimin e përshkallëzimit të situatës.
Në kuadër të operacionit “On time”, u bë e mundur kapja dhe arrestimi në flagrancë i shtetasit Q. M., 18 vjeç, banues në fshatin Mazhe e Madhe.
Ky shtetas dyshohet se pas konflikteve të vazhdueshme me komshiun e tij ka qëlluar drejt banesës së këtij të fundit me armë zjarri duke kanosur atë dhe familjarët.
Pas kontrollit në afërsi të vendit të ngjarjes, shërbimet e Policisë kanë gjetur dhe sekuestruar armën e zjarrit dhe municion luftarak.
Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme.
DVP Korçë
Finalizohet operacioni policor i koduar “Grupi”, i zhvilluar nga specialistët për Hetimin e Narkotikëve, në bashkëpunim me Prokurorinë e Korçës.
Pas hetimesh të thelluara me metoda proaktive, identifikohen financuesit dhe organizatorët e kultivimit, prodhimit dhe trafikimit të kanabisit në territorin e fshatit Polovisht, në Maliq.
Lënda narkotike e prodhuar magazinohej në fshatin Voskop, Korçë, ku kryhej procesi i tharjes dhe i përpunimit, me qëllim transportimin e saj drejt shtetit grek.
Vihen në pranga 2  financuesit e kultivimit, si dhe shpallen në kërkim 2 organizatorët e trafikimit, të katër krerët e një grupi kriminal.
Dy shtetasit e shpallur në kërkim janë organizatorë të trafikimit të lëndëve narkotike në 4 raste të mëparshme, të goditura nga Policia.
Në cilësinë e provës materiale, pjesëtarëve të grupit iu sekuestruan fenelina policie, pajisje GPS, pajisje gjurmimi, kamera dhe pajisje regjistrimi të fshehta, targa automjetesh, USB, karta memorie, DVR, laptop, dron, kontrata shitblerjeje dhe përdorimi të automjeteve të ndryshme.
Gjatë kontrollit të ushtruar në banesën e shtetasit R. B., të shpallur në kërkim, në katin e parë të banesës u zbulua një ambient i përshtatur për modifikimin e automjeteve.
Në vijim të punës për zbardhjen dhe dokumentimin me prova ligjore të veprimtarisë kriminale të prodhimit, shitjes dhe trafikimit të lëndëve narkotike, të rasteve të ndodhura më parë dhe të goditura nga Policia, si rezultat i hetimeve të thelluara ku u siguruan prova për financuesit dhe organizatorët, specialistët për Hetimin e Narkotikëve, në bashkëpunim me Prokurorinë e Korçës, organizuan dhe finalizuan operacionin policor të koduar “Grupi”.
Në kuadër të operacionit u kapën dy financuesit e kultivimit të kanabisit, konkretisht shtetasit L. XH., 45 vjeç, banues në Maliq, dhe G. M., 48 vjeç, banues në Korçë, si dhe u shpallën në kërkim shtetasit R. B., 42 vjeç, dhe A. G., 35 vjeç, banues në Korçë, organizatorë të trafikimit të kanabisit në katër raste të goditura më parë nga Policia:
Ngjarja e datës 08.06.2025, ku u arrestua në flagrancë shtetasi V. B., që u kap me 6 kg lëndë narkotike të dyshuar heroinë, në PKK Kapështicë;
Ngjarja e datës 25.04.2024, ku u arrestuan shtetasit K. SH. dhe H. M., të cilët u kapën me një sasi prej 12.5 kg lëndë narkotike, e dyshuar kanabis;
Ngjarja e datës 23.09.2023, ku u arrestua shtetasi K. K., në qytetin e Pogradecit, me një sasi prej 52.6 kg lëndë narkotike, kanabis;
Ngjarja e datës 27.11.2023, ku u arrestuan shtetasit L. L. dhe S. P., dhe u kap në shtetin grek një sasi prej 26 kg lëndë narkotike.
Të katër këta shtetas dyshohet se, në bashkëpunim me njëri-tjetrin, në fshatin Polovisht–Maliq, kanë kultivuar bimë narkotike dhe e kanë magazinuar në fshatin Voskop, Korçë, ku kryhej procesi i tharjes dhe i përpunimit, dhe më pas do të bëhej transportimi i saj drejt shtetit grek.
Operacioni vijon për identifikimin dhe dokumentimin e përfshirjes së personave të tjerë të implikuar në këtë ngjarje kriminale.
Materialet procedurale u referuan në Prokurori për veprime të mëtejshme, për veprat penale “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve”, “Kultivimi i bimëve narkotike” dhe “Trafikimi i narkotikëve”.
Mirëditë/Vijojnë goditjet ndaj veprimtarive të paligjshme që cenojnë mjedisin
✅ Procedohen penalisht 2 shtetas, pasi u konstatuan duke ushtruar veprimtari të kundërligjshme në shtratin e lumit Fan, në Mirditë.
Sekuestrohen 2 mjete të rënda (1 fadromë dhe 1 kamion).
Shërbimet e Komisariatit të Policisë Mirditë, në kuadër të kontrolleve për parandalimin dhe goditjen e krimeve mjedisore, konstatuan në shtratin e lumit Fan, 2 shtetas që po ushtronin aktivitet të paligjshëm për nxjerrjen e materialeve inerte, pa lejet dhe autorizimet përkatëse.
Në vijim të veprimeve u proceduan penalisht shtetasit:
D. M., 75 vjeç, banues në Tiranë
F. P., 68 vjeç, banues në Rubik
Në cilësinë e provës materiale u sekuestruan 1 fadromë dhe 1 kamion që përdoreshin për këtë veprimtari të kundërligjshme.
Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Lezhë, për veprime të mëtejshme.
Drejtoria Vendore e Policisë Lezhë
Specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Lezhë shpallën në kërkim shtetasin A. Gj., 49 vjeç, banues në fshatin Baqel, Lezhë, si dhe referuan materialet në Prokurori për shtetasin B. B., 40 vjeç, banues në fshatin Rraboshte, dhe shtetasen R. Gj., 58 vjeçe, banuese në fshatin Baqel, Lezhë.
Në ngarkim të tyre nisi procedim penal për veprat penale “Shkatërrim prone” dhe “Dëmtime të tjera me dashje”.
Në cilësinë e provës materiale u sekuestruan një automjet, një mjet fadromë dhe një armë gjahu, e pajisur me lejen përkatëse.
• Referuan materialet për vlerësim, pas njoftimit të shtetases M. Z., 41 vjeçe, banuese në fshatin Mabe, lidhur me zjarrin e rënë në parcelën e saj të tokës, ku u dëmtuan bimë ulliri, kallamishte dhe barishte të thata. Ngjarja dyshohet si aksidentale.
Specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Kurbin:
• Shpallën në kërkim shtetasin A. I., 53 vjeç, banues në Fushë-Kuqe, Kurbin, për ndërtim të paligjshëm në zonën e mbrojtur “Laguna e Patokut”, ku janë konstatuar 8 objekte ndërtimi pa leje.
• Referuan materialet për shtetasin M. Sh., 56 vjeç, banues në Fushë Mamurras, Kurbin, pasi për motive të dobëta ka hedhur gurë në rrugë, duke penguar kalimin e shtetasit Sh. Sh., 55 vjeç.
• Referuan materialet për vlerësim, pasi shtetasi L. Ç., 55 vjeç, banues në fshatin Lestër, Kurbin, ka gjetur të ngordhura dy krerrë bagëti të trasha në pronësi të tij.
Specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Mirditë:
• Referuan materialet për shtetasin A. M., 31 vjeç, banues në Rubik, Mirditë, pasi është konstatuar duke kryer punime pa leje mbi themelet e një banese të vjetër.
• Referuan materialet për shtetasin B. Gj., 40 vjeç, banues në Rrëshen, Mirditë, pasi ish-bashkëshortja e tij, 33 vjeçe, ka bërë kallëzim se ai e ka përndjekur dhe shqetësuar në mënyrë të vazhdueshme, duke i dërguar mesazhe në telefon.
Specialistët për Hetimin e Krimeve në Stacionin e Policisë Shëngjin:
• Referuan materialet për vlerësim lidhur me zjarrin e rënë në një restorant në Shëngjin, ku janë shkaktuar dëme të vogla materiale. Nga hetimet paraprake dyshohet se shkak ka qenë defekti i kabllove elektrike dhe tubit të aspirimit.
Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Lezhë, për veprime të mëtejshme.
Reagim i Drejtorisë Vendore të Policisë Korçë
Në lidhje me një video të postuar në portalin “Harta Dixhitale e Aksidenteve Rrugore”, në të cilën shfaqet një automjet duke kryer parakalim të gabuar në kushte fushëpamjeje të kufizuar, në aksin rrugor “Pogradec–Qafë Thanë”, bëjmë me dije se:
Shërbimet e Sektorit të Qarkullimit Rrugor kanë identifikuar drejtuesin e automjetit, shtetasin D. T. Për shkeljen e kryer, bazuar në pikën 16 të nenit 146 të Kodit Rrugor, ai është ndëshkuar me masën administrative 10.000 lekë.
Drejtoria Vendore e Policisë Korçë fton qytetarët që të denoncojnë në numrin 112 çdo rast të shkeljes së rregullave të qarkullimit rrugor dhe i garanton ata se do të reagojë menjëherë dhe në përputhje me ligjin.
 Shkodër
Shërbimet e Policisë Rrugore kanë intensifikuar kontrollet dhe monitorimet e lëvizjes së automjeteve, me qëllim parandalimin e aksidenteve rrugore dhe menaxhimin e trafikut, për shkak të fluksit të shtuar të automjeteve gjatë sezonit veror. ️
Si rezultat i monitorimeve të pandërprera në akset rrugore, duke përdorur edhe dronë, janë konstatuar shkelje të rregullave të qarkullimit rrugor, të cilat përbëjnë burim të lartë rreziku për përfshirje në ngjarje rrugore.
Gjatë monitorimit me dron, në aksin rrugor “Muriqan–Shkodër”, u konstatuan shumë drejtues automjetesh duke kryer parakalime të rrezikshme.
Drejtuesit e automjeteve u ndëshkuan me masa administrative që varionin nga 5.000 deri në 12.000 lekë.
Policia Rrugore e Shkodrës apelon për të gjithë drejtuesit e mjeteve që të zbatojnë me rigorozitet rregullat e qarkullimit rrugor, të mos kryejnë parakalime të gabuara, të mos përdorin celularin gjatë drejtimit të mjetit dhe të mos drejtojnë mjetin nën efektin e alkoolit apo në gjendje të dehur.
Ftojmë qytetarët që të denoncojnë në numrin pa pagesë 112 çdo shkelje të rregullave të qarkullimit rrugor.
Maqellarë/Dibër
Plagosi me mjet prerës (thikë), nënën e tij, gjatë një konflikti për motive të dobëta, kapet menjëherë nga shërbimet e Policisë dhe vihet në pranga autori i dyshuar.
Shërbimet e Policisë, menjëherë pas marrjes së njoftimit, se në fshatin Pocest, Maqellarë, kishte ndodhur një konflikt në familje, menjeherë kanë shkuar në adresën e marrë. Nga veprimet hetimore të kryera ka rezultuar se,  gjatë një konflikti për motive të dobëta, shtetasi I.S., 26 vjeç, ka plagosur me mjet prerës (thikë), nënën e tij shtetasen N.S., 50 vjeçe, e cila ndodhet në spitalin e Traumës, në kujdesin e mjekëve.
Mjeti prerës (thikë), është sekuestruar në cilësinë e provës materiale.
Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë Dibër, për veprime të mëtejshme.
Tiranë/Informacion paraprak.
Rreth orës 19:10, është vetëparaqitur për ndihmë mjekësore në spital shtetasi J. A., rreth 27 vjeç, i cili dyshohet se është plagosur me armë zjarri në zonën e Freskut. Aktualisht, 27-vjeçari ndodhet nën kujdesin e mjekëve.
Grupi hetimor po punon për sqarimin e rrethanave si dhe për dokumentimin e plotë ligjor të rastit.
Pukë
Shërbimet e Komisariatit të Policisë Pukë iu shkuan në ndihmë 2 turisteve nga Hollanda, të cilat kishin humbur rrugën dhe nuk po orientoheshin dot.
Menjëherë pas njoftimit, shërbimet e Komisariatit të Policisë Pukë janë nisur në drejtim të malit të Qerretit, për të lokalizuar dhe ndihmuar turistet që kishin humbur orientimin.
Pas disa orësh kërkime nga punonjësit e Policisë, është bërë e mundur gjetja e turisteve hollandeze, ku shtetasja K. D. kishte pësuar disa dëmtime të lehta, pasi ishte rrëzuar gjatë ecjes në mal.
Turistet kanë falënderuar punonjësit e Policisë për gatishmërinë dhe ndihmën e dhënë.
Drejtoria Vendore e Policisë Shkodër vijon të jetë maksimalisht e angazhuar për të garantuar sigurinë e turistëve dhe vizitorëve që zgjedhin vendin tonë. ️
#angazhimpërkushtimsakrificë‍♂️
#tëvendosurkundërkrimit✅
#nëçdoskajtëvendit
#nëshërbimtëqytetarëve‍♀️‍♂️
Vlorë/Informacion paraprak
Sot, rreth orës 21:30, në lagjen “Uji i Ftohtë”, pranë rrethrrotullimit të Skelës, dyshohet se për motive të dobëta janë konfliktuar me mjete të mprehta shtetasit I. H., 32 vjeç dhe K. K., 32 vjeç.
Të dy personat kanë marrë dëmtime, jashtë rrezikut për jetën dhe ndodhen në spital duke marrë ndihmë mjekësore.
Grupi hetimor po punon për sqarimin e plotë të rrethanave të ngjarjes dhe dokumentimin ligjor të saj.
Drejtoria Vendore e Policisë Tiranë
Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Nr. 1 referuan materialet në Prokurori, ku nisi procedimi në gjendje të lirë për shtetasin D. K., 39 vjeç, sepse dyshohet se për motive të dobëta ka goditur me grushte shtetasin I. K.
Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Nr. 2 referuan materialet në Prokurori, ku nisi procedimi në gjendje të lirë për shtetasit:
-Z. C., 64 vjeç, pasi ka qëlluar me shuplakë nipin e tij të mitur;
-T. B., 41 vjeç, pasi nëpërmjet mashtrimit i ka marrë një shumë parash një shtetaseje.
Specialistët e qarkullimit rrugor:
-arrestuan shtetasen I. Gj., 29 vjeçe,, pasi u kap duke drejtuar automjetin në gjendje të dehur;
-arrestuan shtetasin E. P., 30 vjeç, pasi u kap duke drejtuar automjetin pa leje;
-arrestuan shtetasin L. H., 43 vjeç, pasi në Paskuqan, ka humbur kontrollin mbi drejtimin e motomjetit dhe është rrëzuar, duke marrë dëmtime të lehta. Gjithashtu, ka refuzuar disa herë të kryejë testin e alkoolit;
-referuan materialet në Prokurori, ku nisi procedimi në gjendje të lirë për shtetasin M. S., 44 vjeç, pasi ka humbur kontrollin mbi drejtimin e automjetit dhe për pasojë automjeti ka dalë nga rruga. Si shkak është dëmtuar 44-vjeçari, i cili ndodhet në spital, nën kujdesin e mjekëve.
-Më datë 02.08.2025,, është paraqiur për mjekim shtetasi L. P., 70 vjeç,  pasi në fshatin Kasall, ka humbur kontrollin mbi drejtimin e motomjetit dhe për pasojë është rrëzuar. Aktualisht, ndodhet në spital, nën kujdesin e mjekëve.
Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë së Tiranës, për veprime të mëtejshme.
 Lezhë/Informacion paraprak
Rreth orës 04:00, në aksin rrugor Lezhë-Fushë Milot, te kryqëzimi i treshit, janë përplasur tre automjete. Si pasojë e përplasjes  është plagosur njëri prej drejtuesve të automjeteve, konkretisht shtetasi R. N., i cili është transportuar në spitalin e Traumës në Tiranë për ndihmë mjekësore më të specializuar.
Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për sqarimin e plotë të rrethanave  dhe përcaktimin e të aksidentit.
Drejtoria Vendore e Policisë Korçë
Specialistë për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Korçë referuan materialet në Prokurori, ku filloi procedimi penal për shtetasin K. D., 27 vjeç, banues në Korçë, pasi rreth orës 02:15, ka goditur me gurë xhamat e Bashkisë Korçë.
Specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Kolonjë referuan materialet në Prokurori, ku filloi procedimi penal për një 17-vjeçar, pasi dyshohet se për motive të dobëta ka goditur me grushte në fytyrë një 14- vjeçar
Më datën 02.08.2025, në komisariatin e policisë Pogradec ka bërë kallëzim shtetasi B. B., 41 vjeç, banues në fshatin Çezmë se më datën 01.08.2025, është larguar nga banesa vajza e tij e mitur. Po punohet për gjetjen e saj.
Specialistët e Sektorit të Qarkullimit Rrugor referuan materialet në Prokurori, ku filluar procedimi penal për shtetasi. R. P., 30 vjeç, banues në Korçë, pasi ka humbur kontrollin mbi drejtimin e tij dhe për pasojë automjeti ka  dalë nga rruga. Si pasojë ka ngelur i dëmtuar vetë 30 vjeçari, i cili po merr mjekim në spital jashtë rrezikut për jetën.
Materialet procedurale i referuan materialet në Prokurori, për veprime të mëtejshme.
DVP Fier
Evidentohen dhe vihen në pranga dy shtetas të dyshuar si autorë të zjarrvënieve në Divjakë e Mallakastër.
Divjakë/Ndezi zjarr në fshatin Mërtish dhe si pasojë e përhapjes së flakëve u dogjën 170 rrënjë ulliri, vihet në pranga 65-vjeçari.
Mallakastër/Vihet në pranga autori i zjarrit në fshatin Belishovë ku u dogj një sipërfaqe me shkurre.
Si rezultat i veprimeve hetimore për dokumentimin e rasteve të zjarrvënieve dhe nxjerrjen përpara përgjegjësisë ligjore të autorëve, specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariateve të Policisë Divjakë dhe Mallakastër arrestuan në flagrancë autorët përkatës.
Në Divjakë, u arrestua shtetasi K. A., 65 vjeç, banues në fshatin Korije, pasi ka ndezur zjarr për djegien e mbeturinave në tokën e marrë me qira dhe si pasojë e përhapjes së flakëve janë djegur 170 rrënjë ulliri në pronësi të një shtetasi.
Në Mallakastër u arrestua shtetasi P. J., 41 vjeç, banues në fshatin Belishovë, pasi ka ndezur zjarr për djegien e ferrave në tokën e tij dhe si pasojë e përhapjes së flakëve është djegur një sipërfaqe me shkurre.
Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë e Juridiksionit të Përgjithshëm Fier, për veprime të mëtejshme.
Drejtoria Vendore e Policisë Fier apelon për të gjithë qytetarët, që në asnjë rast të mos ndezin zjarre, pasi do të përballen me ligjin. Policia fton qytetarët që të denoncojnë në numrin 112, çdo rast të kësaj veprimtarie kriminale dhe të paligjshmërive në tërësi, dhe iu garanton anonimat, reagim të shpejtë dhe të paanshëm.
Drejtoria Vendore e Policisë Shkodër
Specialistët e Sektorit të Qarkullimit Rrugor referuan materialet në Prokurori, ku filloi procedimi në gjendje të lirë për shtetasin I. B., 44 vjeç, banues në Shkodër, pasi u kap duke drejtuar motomjetin, pa leje drejtimi.
Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Shkodër referuan materialet në Prokurori, ku filloi procedimi në gjendje të lirë për shtetasin Xh. Sh., 24 vjeç, banues në Shkodër, për veprën penale “Mosbindja ndaj urdhrit të punonjësit të policisë së rendit publik” dhe shtetasin F. F., 21 vjeç,banues në Shkodër, për veprën penale “Prishja e qetësisë publike”.
Specialistët për Hetimin e Krimeve të Stacionit të Policisë Velipojë referuan materialet në Prokurori, ku filloi procedimi në gjendje të lirë për shtetasin P. N., 45 vjeç, për veprën penale “Mosbindja ndaj urdhrit të punonjësit të policisë së rendit publik”.
Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Vau i Dejës referuan materialet në Prokurori për shtetasen K. K.,  banuese në Kamëz, pasi kanë bërë kallëzim shtetasit E. D., 23 vjeç dhe R. D., 24 vjeç, të dy banues në fshatin Hajmel, se kjo shtetase i ka kërcënuar nëpërmjet celularit, për motive të dobëta.
Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Pukë referuan materialet në Prokurori, për vlerësim pasi ditën e djeshme, në aksin rrugor “Luf-Gomsiqe”, dyshohet se për shkak të një shkrëndi elektrike në automjet, ka marrë flakë në lëvizje, automjeti që drejtohej nga shtetasi B. Ç., 28 vjeç, banues në fshatin Qerret i Madh. Si pasojë janë shkaktuar vetëm dëme materiale.
-Ditën e djeshme shtetasi E. N., 37 vjeç, banues në fshatin Spaç, ka kallëzuar se në largësi të Stanit të tij, në bjeshkët e Munelles, në fshatin Mesul, kanë qëlluar me armë zjarri në ajër. Në vendin e ngjarjes kanë shkuar menjëherë shërbimet e Policisë të cilët kanë gjetur e sekuestruar në cilësinë e provës materiale 6 gëzhoja.
-Më datë 01.08.2025, ka kallëzuar shtetasi B. J., 87 vjeç, se i kanë vjedhur një shumë parash dhe një celular, në banesën e tij, në fshatin Vorfë, gjatë kohës që në banesë nuk ka pasur njeri. Punohet për identifikimin dhe kapjen e autorit/ve.
Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Shkodër, për veprime të mëtejshme.
Informacion paraprak / Rreth orës 09:40, në aksin rrugor “Shkodër– Velipojë”, shtetasi E. H., duke drejtuar automjetin, dyshohet se ka humbur kontrollin mbi drejtimin e automjetit dhe si pasojë automjeti është përplasur me motomjetin me drejtues shtetasin L. H.  Nga aksidenti është dëmtuar lehtë shtetasi L. H.. i cili  ndodhet nën kujdesin e mjekëve, jashtë rrezikut për jetën.  Grupi hetimor po punon për zbardhjen e rrethanave të aksidentit.
Vijon operacioni “SIGURIA DETARE”
Monitorime intensive nga Njësia Policore Detare dhe Policia Kufitare, me qëllim rritjen e parametrave të sigurisë detare.
Si rezultat i monitorimeve dhe kontrolleve të kryera nga Komani në Ksamil, janë bllokuar 20 mjete lundruese, 8 prej tyre për shkelje të perimetrit të sigurisë.
Gjithashtu, janë shpëtuar në det 11 shtetas (shqiptarë dhe të huaj), falë ndërhyrjes së menjëhershme të Policisë Kufitare dhe Njësisë Policore Detare.
Policia Kufitare, në bashkëpunim me Njësinë Policore Detare, po vijon kontrollet dhe monitorimet intensive në gjithë hapësirën detare, nga Velipoja në Ksamil, si dhe në zonat liqenore e lumore, për të evidentuar shkeljet që lidhen me:
përdorimin e mjeteve lundruese pa dokumentacion përkatës,
shkeljen e perimetrit të sigurisë,
zhvillimin e aktiviteteve jashtë zonave të lejuara.
Gjatë javës janë kontrolluar 316 mjete lundruese, nga të cilat 20 janë bllokuar për shkelje të ndryshme.
Konkretisht 12 jet ski, 4 skafe, 2 gomone dhe 2 varka metalike me motor uji të instaluar.
8 prej mjeteve lundruese janë konstatuar duke lundruar brenda perimetrit të sigurisë, duke rrezikuar jetën e pushuesve. Drejtuesit e tyre janë ndëshkuar me masë administrative prej 100.000 lekësh secili.
Ndërkohë, nga Ksamil në Velipojë, Policia Kufitare ka ndërhyrë në 8 raste emergjente, për t’u ardhur në ndihmë 11 shtetasve, që kishin mbetur në rrezik për shkak të dallgëve të forta apo defekteve në mjetet e tyre lundruese.
Policia Kufitare apelon për respektimin me rigorozitet të rregullave të përdorimit të mjeteve lundruese:
Mos shkelni perimetrin e sigurisë;
Lundroni vetëm në zonat e lejuara;
Pajisuni me mjetet e nevojshme të shpëtimit.
Policia e Shtetit fton qytetarët dhe pushuesit të denoncojnë çdo shkelje të rregullave të lundrimit apo të perimetrit të sigurisë në numrin pa pagesë 112, duke i garantuar reagim të menjëhershëm dhe masa konkrete ndaj çdo shkelësi.
#përsigurinëepushuesve
#zbatorregullatelundrimit
#mosshkelperimetrinesigurise
#denoncone112cdoshkelje
 Qarku Shkodër / Vijon operacioni policor i koduar “Koordinata”, për parandalimin, evidentimin dhe goditjen e tentativave dhe rasteve të kultivimit të bimëve narkotike
✅ Gjenden dhe asgjësohen 16 755 bimë të dyshuara narkotike Cannabis Sativa
✅ Sekuestrohen 320 kg degë kanabisi me boçe, të prera dhe në proces tharjeje
Në vijim të operacionit policor të koduar “Koordinata”, dhe si rezultat i kontrolleve intensive në të gjithë territorin e qarkut Shkodër, shërbimet e Drejtorisë Vendore të Policisë Shkodër dhe të komisariateve vartëse, në bashkëpunim me Forcat e Ndërhyrjes së Shpejtë Tiranë, të dislokuara prej disa ditësh në këtë qark, kanë gjetur dhe asgjësuar:
16 755 bimë të dyshuara narkotike Cannabis Sativa
320 kg degë me boçe të prera, në proces tharjeje, konkretisht:
Shërbimet e Komisariatit të  Policisë Shkodër, gjatë kontrollit në terrenin e njësive administrative Pult, Shalë, Postribë dhe Shosh gjetën dhe asgjësuan 15 852 bimë të dyshuara Cannabis Sativa, si dhe sekuestruan 320 kg degë me boçe në proces tharjeje.
Shërbimet e Komisariatit të Policisë Malësi e Madhe gjatë kontrollit në terrenin e njësisë administrative Kastrat gjetën dhe asgjësuan 429 bimë të dyshuara Cannabis Sativa.
Shërbimet e Komisariatit të  Policisë Vau i Dejës gjatë kontrollit në  terrenin e njësive administrative Shllak dhe Temal gjetën dhe asgjësuan 474 bimë të dyshuara Cannabis Sativa.
Vijon puna për identifikimin, kapjen dhe nxjerrjen përpara përgjegjësisë penale të autorëve të këtyre rasteve të kultivimit të bimëve narkotike.
Operacioni antikanabis “Koordinata” vijon me intensitet të lartë.
#angazhimpërkushtimsakrificë
#tëvendosurkundërkrimit
#nëçdoskajtëvendit
#nëshërbimtëqytetarëve
#denonconë112
DVP Gjirokastër/Finalizohet operacioni policor i koduar “Attempt 2”.
U kapën në flagrancë duke transportuar, kundrejt fitimit, 9 emigrantë, me qëllim kalimin e paligjshëm të kufirit, vihen në pranga 4 shtetas (midis tyre dhe organizatori i kësaj veprimtarie kriminale).
Sekuestrohen 2 automjete, 400 euro dhe 6 celularë.
Seksioni për Hetimin e Trafiqeve të Paligjshme, në bashkëpunim me Sektorin e Policisë Rrugore, Sektorin Operacional dhe Forcën e Posaçme “Shqiponja”, të DVP Gjirokastër, në vijim të punës për goditjen e aktivitetit kriminal të dhënies ndihmë shtetasve të huaj, kundrejt fitimit, për kalim të paligjshëm të kufirit, në bazë të informaciove të siguruara në rrugë policore, kanë finalizuar operacionin policor të koduar “Attempt 2”, si rezultat i të cilit u bë arrestimi në flagrancë i shtetasve:
K. B., 29 vjeç, A. A., 48 vjeç, si dhe një shtetas i mitur 17 vjeç, të tre banues në Lushnje.
Gjithashtu, u bë ndalimi i shtetasit D. D., 34 vjeç, banues në Lushnje, pasi dyshohet se kishte rolin e organizatorit në këtë veprimtari kriminale.
Shtetasi i mitur 17 vjeç, u kap në flagrancë nga shërbimet e Policisë, në aksin rrugor “Gjirokastër-Tepelenë”, në vendin e quajtur “Ura e Kardhiqit”, duke drejtuar  automjetin tip “Mercedez benz”, pa leje drejtimi, po transportonte kundrejt fitimit, 9 emigrantë nga Egjipti, në drejtim të Shkodrës, me qëllim kalimin e paligjshëm të kufirit, si dhe nuk iu bind urdhrit të punonjësit të Policisë për kontroll, por braktisi automjetin dhe u largua.
Shtetasit A. A., dhe K. B., dyshohet se qarkullonin me automjetin tip “Fiat”, për të kontrolluar rrugën dhe për të sinjalizuar 17-vjeçarin, për prezencë të shërbimeve të Policisë.
Në cilësinë e provës materiale u sekuestruan 2 automjetet, 400 euro dhe 6 celularë.
Materialet procedurale kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Gjirokastër, për veprime të mëtejshme.
#angazhimpërkushtimsakrificë️
#tëvendosurkundërkrimit✅
#nëçdoskajtëvendit
#nëshërbimtëqytetarëve️️
Gjirokastër: Drejtoria Vendore e Policisë Gjirokastër
Në vijim të informacionit paraprak të dhënë mbrëmjen e djeshme, për aksidentin e ndodhur në aksin rrugor “Gjirokastër-Kakavije”, ju informojmë se specialistët e Sektorit të Policisë Rrugore, në përfundim të veprimeve procedurale, bënë arrestimin në flagrancë të shtetasit T. B., 29 vjeç, banues në Gjirokastër, sepse automjeti që drejtonte ka aksidentuar, këmbësorin, shtetasin S. A., 56 vjeç, banues në fshatin Lazarat, i cili ndodhet në spitalin e Traumës, në kujdesin e mjekëve.
Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Tepelenë referuan materialet në Prokurori ku nisi procedimi penal për shtetasin S. M., 66 vjeç, banues në Memaliaj, pasi dyshohet se ka vjedhur një shumë parash në një objekt kulti në fshatin Salari.
Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Përmet referuan materialet në Prokurori ku nisi procedimi penal për shtetasit:
-A. M., 31 vjeç, banues në Durrës, pasi dyshohet se për motive të dobëta, ka goditur me grusht një 41-vjeçar;
-Sh. H., pasi dyshohet se ka hapur një rrugë në fshatin Bablonjë, pa lejen e organeve kompetente.
Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Gjirokastër, për veprime të mëtejshme.
Drejtoria Vendore e Policisë Fier
Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Fier arrestuan në flagrancë shtetasin S. H., banues në Fier, pasi u kap jashtë banese, ndërkohë që ishte me masë sigurie “Arrest në shtëpi”, për veprën penale “Shkatërrimi i pronës më zjarr”.
Specialistët e Sektorit të Qarkullimit Rrugor arrestuan në flagrancë shtetasit:
-N. B., 53 vjeç, banues në Lushnjë, pasi duke drejtuar automjetin në gjendje të dehur është përplasur me automjetin me drejtues shtetasin L. G., 36 vjeç, ku për pasojë pati vetëm dëme materiale;
-E. K., 40 vjeç, banues në Plug, Lushnjë, pasi në fshatin Plug, me automjetin që drejtonte, ka përplasur shtetasin M. F., 58 vjeç, i cili është në kujdesin e mjekëve.
Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Fier, për veprime të mëtejshme.
Drejtoria Vendore e Policisë Vlorë
Në vijim të informacionit paraprak të dhënë mbrëmjen e djeshme, u bë i mundur dokumentimi i plotë, bazuar edhe në pamjet filmike të siguruara nga vendi i ngjarjes, i konfliktit të ndodhur në Vlorë. Specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Vlorë arrestuan në flagrancë shtetasin I. H., 32 vjeç, banues në Vlorë, për veprën penale “Plagosje e rëndë me dashje”.
Ky shtetas, për motive të dobëta, është konfliktuar fizikisht, në lagjen “10 Korriku” dhe në lagjen “Pavarësia 2”, me dy shtetas të ndryshëm, të cilët gjatë konfliktit i ka dëmtuar me mjet prerës (thikë). Shtetasit e dëmtuar, M. F., 39 vjeç dhe K. K., 32 vjeç, kanë marrë ndihmën mjekësore dhe ndodhen jashtë rrezikut për jetën. Gjithashtu, edhe shtetasi i arrestuar I. H. ka marrë ndihmën mjekësore për dëmtimet e marra gjatë konfliktit.
Në cilësinë e provës materiale u bë sekuestrimi i mjetit prerës (thikë) i përdorur nga shtetasi I. H.
– –
Po këta specialistë referuan materiale në Prokurori dhe nisën procedimin penal për shtetasin F. Z., 36 vjeç, banues në Vlorë, pasi nga kontrolli i ushtruar në lagjen “Uji i Ftohtë”, u konstatua se ky shtetas kishte vendosur pa leje në një hapësirë publike, disa karrige dhe tavolina.
Specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Sarandë referuan materiale në Prokurori, pasi më datë 01.08.2025, rreth orës 10:00, në rrugën “Skënderbeu”, në fshatin Metoq, Sarandë, është përfshirë nga flakët godina e thertores e cila administrohet nga shtetasja M. Gj., 45 vjeçe, ku si pasojë janë shkaktuar dëme të vogla materiale. Punohet për sqarimin e rrethanave dhe dokumentimin e plotë të ngjarjes.
Specialistët e Seksionit të Trafikut Urban dhe Interurban Sarandë arrestuan në flagrancë shtetasit:
•A. B., 25 vjeç, banues në Sarandë, pasi më datë 02.08.2025, në rrugën “Butrinti”, u konstatua duke drejtuar automjetin në gjendje të dehur.
•K. V., 28 vjeç, banues në Tiranë, pasi më datë 02.08.2025, në rrugën “Abedin Dino”, u konstatua duke drejtuar automjetin në gjendje të dehur.
Po këta specialistë referuan materiale në Prokurori dhe nisën procedimin penal për shtetasin E. B., 34 vjeç, banues në Delvinë, pasi më datë 02.08.2025, në rrugën “Idriz Alidhima”, Sarandë, duke drejtuar automjetin, është përplasur me një mopatinë elektrike, e cila drejtohej nga një shtetas i mitur, 15 vjeç, i cili si pasojë është dëmtuar lehtë dhe pas marrjes së ndihmës mjekësore, është larguar në banesë.
Materialet iu referuan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme.
Shkodër
Policia e Shkodrës vijon kontrollet në kuadër të zbatimit të masave për sezonin turistik veror, me qëllim garantimin e rendit dhe qetësisë publike.
Gjatë fundjavës, strukturat e sigurisë publike të Drejtorisë Vendore të Policisë Shkodër, në bashkëpunim me Komisariatin e Policisë Shkodër dhe Stacionin e Policisë Velipojë, kanë ushtruar kontrolle të shtuara në qytetin e Shkodrës dhe në zonën turistike të Velipojës, me fokus zbatimin e normave ligjore për ndotjen akustike.
Janë kryer matje të niveleve të zhurmës, në ambiente të hapura dhe të mbyllura, duke përdorur pajisje të certifikuara, sipas procedurave të standardizuara. Verifikimet janë zhvilluar në zbatim të ligjit nr. 9774, datë 12.07.2007, “Për administrimin e zhurmës në mjedis”, i ndryshuar, si dhe në përputhje me Udhëzimin e Përbashkët nr. 02, datë 15.11.2023, të tre ministrive përkatëse.
Të gjitha subjektet e kontrolluara kanë rezultuar brenda kufijve të lejuar të zhurmës.
Po ashtu, janë monitoruar edhe oraret e lejuara për muzikë në ambientet e jashtme, të cilat duhet të respektojnë fashën orare në përputhje me aktet në fuqi për zonat turistike dhe të banuara.
Policia e Shkodrës mbetet e angazhuar për të garantuar një sezon turistik të qetë dhe të sigurt, si për banorët ashtu edhe për pushuesit vendas dhe të huaj.
Drejtoria Vendore e Policisë Shkodër fton qytetarët të denoncojnë çdo rast të shkeljes së ligjit, duke iu garantuar ndërhyrje të menjëhershme dhe të vendosur nga strukturat e Policisë së Shtetit.
#PoliciaeShkodrës
#SezoniTuristik2025 ☀️
#QetësiDheSiguri
#RespektoLigjin
#NëShërbimTëQytetarëve ‍♂️‍♀️
 Tiranë
Veprime të thelluara hetimore për zbardhjen dhe dokumentimin e plotë ligjor të ngjarjes së ndodhur mbrëmjen e djeshme.
Identifkohet dhe shpallet në kërkim autori i plagosjes me armë zjarri të 28-vjeçarit, ndodhur dje në mbrëmje në zonën e Freskut.
Arrestohet njëri prej bashkëpunëtorëve të tij, shpallet në kërkim tjetri.
Në vijim të veprimeve intensive hetimore për zbardhjen e plotë të ngjarjes së ndodhur mbrëmjen e djeshme, në rrugën “Thoma Filipeu”, në Fresk, ku mbeti i plagosur me armë zjarri 28-vjeçari J. A., specialistët e Sektorit për Hetimin e Krimeve të Rënda kundër Jetës dhe Pronës kanë identifikuar autorin e dyshuar dhe dy bashkëpunëtorët e tij.
Në vijim të veprimeve proceduriale:
-U shpall në kërkim autori i dyshuar i plagosjes, shtetasi K. C. (L.), 26 vjeç, banues në Tiranë, për veprat penale “Vrasje me dashje” e mbetur në tentativë dhe “Mbajtja pa leje dhe prodhimi i armëve, armëve shpërthyese dhe i municionit”;
-U arrestua në flagrancë shtetasi Xh. Q., 27 vjeç, banues në Tiranë, për veprën penale “Përkrahje e autorit të krimit”;
-U shpall në kërkim shtetasi A. G., 26 vjeç, banues në Tiranë, për veprën penale “Përkrahje e autorit të krimit”.
Nga veprimet hetimore dyshohet se shtetasit Xh. Q. dhe A. G. kanë ndihmuar autorin e dyshuar të largohet nga vendngjarja.
Vijon puna për kapjen e shtetasve të shpallur në kërkim dhe dokumentimin e plotë ligjor të kësaj ngjarjeje.
Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme.
Kukës
U kapën në flagrancë me lëndë narkotike në automjet, vihen në pranga 3 shtetas.
Procedohet në gjendje të lirë një tjetër shtetas, të cilit iu gjet një sasi e vogël  lënde e dyshuar narkotike.
Sekuestrohen sasi lënde narkotike e dyshuar kanabis, e ndarë në doza.
Nga kontrollet e vazhdueshme që ushtrohen për evidentimin dhe goditjen e paligjshmërive, me qëllim rritjen e parametrave të sigurisë, shërbimet e DVP Kukës, në bashkëpunim me shërbimet e Forcës së Posaçme “Shqiponja”, kanë goditur dy raste në fushën e narkotikëve.
Në qytet, shërbimet e Policisë kanë ndaluar automjetin me drejtues shtetasin D. D., dhe pasagjerë shtetasit G. Sh. dhe V. E. Gjatë kontrollit fizik të tyre, iu gjetën sasi lënde e dyshuar narkotike cannabis sativa, e ndarë në 14 doza, me qëllim shitjen.
Në përfundim të veprimeve procedurale, specialistët për Hetimin e Narkotikëve arrestuan në flagrancë shtetasit D. D., 20 vjeç, G. Sh., 18 vjeç, dhe V. E., 27 vjeç, banues në Shëmri dhe Kukës.
Po nga këta specialistë, u referuan materialet në Prokurori, ku nisi procedimi në gjendje të lirë për shtetasin E. R., 28 vjeç, banues në Kukës, pasi gjatë kontrollit fizik iu gjet një sasi e vogël lënde e dyshuar narkotike cannabis sativa.
Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Kukës, për veprime të mëtejshme, për veprën penale “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve”.
#angazhimpërkushtimsakrificë️
#tëvendosurkundërkrimit✅
#nëçdoskajtëvendit
#nëshërbimtëqytetarëve️️
#denonconë112 ✅

Konferencë për shtyp e Drejtorit të Drejtorisë Vendore të Policisë Vlorë Drejtues Elidon Çela, mbi rezultatet e operacionit policor “ETERNA”, si dhe për rezultatet e punës hetimore dhe policore të ditëve të fundit, për zbardhjen e ngjarjeve kriminale të kryera më parë, në qarkun Vlorë

Përshëndetje dhe faleminderit për praninë dhe vëmendjen tuaj!

Jam sot këtu, së bashku me Zëvendësdrejtorin për Hetimin e Krimit, Shefin e Sektorit për Hetimin e Krimeve të Rënda dhe me efektivë të Drejtorisë së Forcës së Posaçme Operacionale, për të ndarë me ju dhe nëpermjet jush, me qytetarët, rezultatet e një pune hetimore proaktive të bërë nga strukturat hetimore të Drejtorisë Vendore të Policisë Vlorë, me mbështetjen e Drejtorisë së Përgjithshme të Policisë së Shtetit dhe në bashkëpunim të ngushtë me prokuroritë e Vlorës dhe të Tiranës, me qëllim zbardhjen e disa ngjarjeve kriminale të ndodhura më parë, në Vlorë, si dhe identifikimin, kapjen dhe arrestimin e autorëve të këtyre ngjarjeve, të cilët përbëjnë një rrezik serioz për rendin dhe sigurinë publike.

Si rezultat i angazhimit profesional të strukturave hetimore dhe operacionale, ditët e fundit, në Vlorë, është bërë e mundur zbardhja dhe dokumentimi me prova ligjore i vrasjes se shtetasit Renato Hoxha, ndodhur më datë 27.04.2025. Konretisht, u bë i mundur identifikimi dhe kapja e njërit prej autorëve, si dhe pasditen e djshme, gjatë një operacioni të mirorganizuar dhe të një niveli të lartë rrezikshmërie për punonjësit e Policisë, u bë e mundur vënia në pranga e një shtetasi në kërkim, i cili në momentin e kapjes ishte i armatosur me armë zjarri, me fishek në fole gati për qitje. Konkretisht:

Më datë 03.08.2025, pas një pune të mirorganizuar dhe veprimesh të koordinuara mes Sektorit për Hetimin e Krimeve të Rënda të DVP Vlorë dhe Drejtorisë së Forcës së Posaçme Operacionale të Policisë së Shtetit, në drejtimin e prokurorit të çështjes pranë Prokurorisë së Tiranës, u finalizua me sukses operacioni policor i koduar “ETERNA”, me qëllim kapjen e një shtetasi në kërkim për vrasje, me rrezikshmëri të lartë shoqërore, si dhe për nxjerrjen përpara përgjegjësisë ligjore të personave që e ndihmonin dhe e strehonin.

Operacioni u zhvillua në ambientet e një hoteli në Orikum, ku u bë lokalizimi dhe arrestimi i shtetasit:

•Flodian Plaku alias Florjan Serjani (Mamo), 42 vjeç, banues në Vlorë, person me rrezikshmëri të lartë shoqërore, i dyshuar për disa ngjarje kriminale të ndodhura në Vlorë dhe jashtë saj.

Për këtë shtetas, Gjykata e Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Tiranë, me vendimin penal nr. 1885, datë 26.07.2024, i ka caktuar masën e sigurisë “Arrest në burg”, për veprat penale “Vrasja me paramendim”, e kryer në bashkëpunim dhe “Prodhimi dhe mbajtja pa leje e armëve dhe municionit”.

Ky shtetas akuzohet për vrasjen e shtetasit Gentjan Bejtja, më datë 15.03.2024, i cili u qëllua me armë zjarri brenda rrethimit të banesës së tij. Nga veprimet hetimore ka rezultuar se autorët janë afruar te banesa e viktimës, me një automjet tip “Land Rover” dhe pas kryerjes së vrasjes, janë larguar në fshatin Hasan, ku kanë djegur automjetin.

Gjatë kontrollit fizik ndaj shtetasit Flodian Plaku, si dhe në ambientet ku qëndronte, u gjetën dhe u sekuestruan:

•Një armë zjarri pistoletë, me një krehër dhe 17 fishekë;
•25 000 euro cash, për të cilat po hetohet burimi i dyshuar kriminal;
•7 celularë.

Gjatë ndërhyrjes policore në hotelin ku fshihej, së bashku me shtetasin Flodian Plaku, u kap edhe shtetasi Julian Aliaj alias Julian Pashaj, 43 vjeç, i cili gjatë operacionit u kap me një armë zjarri pistoletë me një krehër me fishekë.

Gjatë hetimeve të thelluara mbi këtë rast, u evidentua se shtetasit A. L, 36 vjeç, banues ne Vlorë, A. D, 31 vjeç banues ne Vlore dhe L. D, 57 vjeç, banues në Tiranë, kanë ndihmuar në strehimin, komunikimin dhe lëvizjen e shtetasit në kërkim Flodian Plaku. Ata u arrestuan ne flagrancë për veprën penale “Përkrahja e autorit të krimit”.

Ndërkohë, në vazhdën e punës hetimore për dokumentimin ligjor të ngjarjeve kriminale të ndodhura më parë, vetëm tre ditë më parë, më datë 01.08.2025, strukturat e DVP Vlorë, në bashkëpunim me Drejtorinë e Forcës së Posaçme Operacionale të Policisë së Shtetit, në drejtimin e Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Vlorë, finalizuan operacionin policor të koduar “Në Gjurmë”, me objekt kapjen e shtetasit Kleanth Bylyku alias Armando Gega, 42 vjeç, banues në Vlorë, në kërkim për veprën penale “Vrasja me paramendim”, e kryer në bashkëpunim.

Ndaj tij ishte lëshuar urdhër ekzekutimi i vendimit penal nga Gjykata e Vlorës, për caktimin e masës së sigurisë “Arrest në burg”, për vrasjen e shtetasit Renato Hoxhaj, ndodhur më 27.04.2025, rreth orës 06:20, në lagjen “Hajro Çakërri”, pranë Poliklinikës së qytetit të Vlorës. Viktima u qëllua me armë zjarri, me katër plumba në trup dhe kokë, duke humbur jetën në vend.

Lidhur me këtë ngjarje, falë hetimeve të thelluara dhe analizës së provave të gjetura në vendngjarje, u dokumentua se vrasja ishte e planifikuar dhe e kryer në bashkëpunim me disa persona të tjerë. Si rezultat, janë ndërmarrë këto masa:

• Në muajin prill, u ndalua me iniciativë shtetasi E. M., 37 vjeç, banues në Tiranë, për veprën penale “Sigurimi i kushteve dhe i mjeteve materiale për të kryer vrasje”;

• U shpallën në kërkim shtetasi i huaj, me kombësi rumune, D. C., 53 vjeç, me precedent të theksuar kriminal në fushën e krimeve kundër personit. Për këtë shtetas është lëshuar urdher arrestit ndërkombëtar për veprat penale “Vrasja me paramendim”, e kryer në bashkëpunim dhe “Prodhimi dhe mbajtja pa leje e armëve, armëve shpërthyese dhe municionit”.

• Në hetim për këtë vrasje është edhe një shtetas tjetër, me inicialet I. S., 26 vjeç, i vënë në pranga më parë për veprën penale “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve”, për të cilën vijon puna për të përcaktuar rolin e tij në këtë ngjarje kriminale.

Ndërkohë, janë duke vazhdur me intensitet hetimet për zbardhjen dhe dokumentimin e plotë të kësaj ngjarjeje, si dhe identifikimin dhe arrestimin e personave të tjerë të përfshirë në ngjarje kriminale në Vlorë dhe në Sarandë. Përfitoj nga rasti të bëj me dije se në Sarandë po vijojnë hetimet e thelluara dhe veprimet operacionale dhe së shpejti do të kemi rezultate konkrete për kapjen e autorëve.

Të dy operacionet “Eterna” dhe “Në Gjurmë” janë dëshmi e qartë e vendosmërisë së strukturave tona për të zbardhur dhe dokumentuar në mënyrë të plotë krimet më të rënda që cenojnë jetën dhe sigurinë e qytetarëve.

Policia e Shtetit mbetet e përkushtuar për të vijuar pa ndërprerje hetimet dhe operacionet për kapjen e çdo personi në kërkim dhe për goditjen e çdo strukture që mbështet aktivitetet kriminale.

Ftoj qytetarët e qarkut Vlorë dhe më gjerë që të vazhdojnë të bashkëpunojnë me Policinë, duke raportuar çdo informacion me vlerë, sepse së bashku ndërtojmë një shoqëri më të sigurt dhe më të drejtë.

Faleminderit!

Drejtoria Vendore e Policisë Berat

Specialistët e Sektorit të Qarkullimit Rrugor referuan materialet në Prokurori, ku nisi procedimi në gjendje të lirë për shtetasin N. R., 35 vjeç, banues në Berat, pasi u kap duke drejtuar automjetin, në gjendje të dehur.

Shërbimet e Komisariatit të Policisë Berat shpallën në kërkim shtetasin K. I., 20 vjeç, banues në Berat, pasi ka kallëzuar një 22-vjeçar, se e ka kanosur dhe marrë automjetin, me pretendimin se kallëzuesi i ka para borxh. Punohet për kapjen e shtetasit K. I. dhe për sqarimin e rrethanave të rastit.

Shërbimet e Stacionit të Policisë Dimal referuan materialet në Prokurori, ku nisi procedimi në gjendje të lirë për shtetasin S. N., 33 vjeç, banues në fshatin Vokopolë, pasi ka kallëzuar një 34-vjeçare, se i ka dëmtuar disa pemë ulliri. Punohet për verifikimin e kallëzimit.

Mbrëmjen e djeshme, në fshatin Frashër, është gjetur nga familjarët, i vetëvarur në banesën e tij, shtetasi Sh. K., 76 vjeç. Një grup i posaçëm hetimor po punon për të dokumentuar rrethanat e rastit.

Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë së Beratit, për veprime të mëtejshme.

Durrës/Policia, kontrolle për nivelin e zhurmave në zonën turistike të Durrësit.

Në vijim të masave sensibilizuese, janë organizuar disa takime informuese me persona fizikë, të cilët në veprimtaritë e tyre gjenerojnë zhurma nga muzika, kryesisht në zonat turistike.

Në zbatim të detyrave të parashikuara në Planin e Masave për garantimin e sigurisë publike gjatë sezonit turistik veror. Strukturat e sigurisë publike të Drejtorisë Vendore të Policisë Durrës, gjatë ditëve të fundit, sipas hartëzimit të zonave me ndotje akustike, kanë organizuar grupe kontrolli në terren.

Në kuadër të këtyre kontrolleve, janë testuar me matës të zhurmës disa ambiente dhe subjekte, të hapura dhe të mbyllura, në zonat turistike të Durrësit, për verifikimin e respektimit të nivelit kufi të lejuar të zhurmës, të përcaktuar në ligjin nr. 9774, datë 12.07.2007, “Për administrimin e zhurmës në mjedis”, i ndryshuar.

Matjet e realizuara, sipas kushteve të përcaktuara në procedurën standarde për këtë qëllim, kanë rezultuar brenda kufijve të lejuar.

Krahas matjes së nivelit të zhurmës, strukturat përgjegjëse kanë ushtruar kontrolle edhe për respektimin e orarit të lejuar për muzikën në ambiente të hapura, në zona apo qendra të banuara, i cili është nga ora 11:00 deri në orën 24:00.

Policia e Durrësit mbetet e angazhuar dhe e vendosur për të garantuar një mjedis të qetë dhe të sigurtë për banorët dhe vizitorët.

Ftojmë qytetarët të denoncojnë çdo shkelje , duke iu garantuar ndërhyrje të menjëhershme ligjore.

#PoliciaeDurrësit
#SezoniTuristik2025 ☀️
#QetësiDheSiguri
#RespektoLigjin
#NëShërbimTëQytetarëve ♂️

Drejtoria Vendore e Policisë Tiranë

Në vijim të hetimeve për ngjarjen e ndodhur më datë 02.08.2025, në zonën e Freskut, ku mbeti i plagosur me armë zjarri shtetasi J. A., Specialistët e Sektorit për Hetimin e Krimeve të Rënda kundër Jetës dhe Pronës arrestuan në flagrancë shtetasin në kërkim A. G., 26 vjeç, i cili dyshohet si bashkëpunëtori i shtetasit K. C. (L), i shpallur në kërkim si autor i dyshuar i plagosjes.Vijon puna për lokalizimin dhe kapjen e autorit të dyshuar, si dhe për dokumentimin e plotë ligjor të ngjarjes.

Specialistët e Komisariatit të Policisë Nr. 2 referuan materialet në Prokurori, ku nisi procedimi në gjendje të lirë për shtetasin E. S., 31 vjeç, pasi nuk i është bindur urdhërit të punonjësit të policisë, i cili po kryente procedurat për vendosjen e një mase administrative.

Specialistët e Komisariatit të Policisë Nr. 4:
-referuan materialet në Prokurori, ku nisi procedimi në gjendje të lirë për shtetasin Z. Gj., 41 vjeç, pasi në rrugën “Niko Avrami” dyshohet se për motive të dobëta ka kanosur një 46-vjeçar;
-referuan materialet në Prokurori, ku nisi procedimi në gjendje të lirë për shtetasin F. V., 49 vjeç, me detyrë drejtues teknik i një firme, pasi gjatë punës, është dëmtuar punëtori shtetasi F. Ll., 32 vjeç, i cili ndodhet në spital, jashtë rrezikut për jetën;
-referuan materialet në Prokurori dhe shpallën në kërkim shtetasen A. P., 36 vjeçe, pasi për motive të dobëta është konfliktuar fizikisht me një 23-vjeçare. Punohet për kapjen e saj.

Specialistët e Komisariatit të Policisë Nr. 6 kapën dhe ndaluan shtetasin B. P., 26 vjeç, pasi me datë 02.08.2025, dyshohet se ka vjedhur një shumë parash në banesën e hallës së tij. Gjithashtu, ndaj këtij shtetasi është caktuar masa e sigurisë “Arrest në shtëpi” nga Gjykata e Apelit, për veprën penale “Vjedhja”.

Specialistët e Komisariatit të Policisë Krujë ndaluan shtetasin në kërkim A. Z., 26 vjeç, pasi me datë 02.08.2025, në bashkëpunim dhe me shtetasin E. K., 29 vjeç (ende në kërkim), dyshohet se për motive të dobëta, në aksin rrugor Fushë Krujë-Vorë, kanë goditur me sende të forta 3 shtetas. Punohet për kapjen e 29-vjeçarit dhe dokumentimin e plotë të rastit.

Specialistët e qarkullimit rrugor arrestuan shtetasit D. A., 32 vjeç dhe I. Z., 38 vjeç, pasi u kapën duke drejtuar automjetet, në gjendje të dehur.

Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme.

Drejtoria Vendore e Policisë Shkodër

Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Shkodër shpallën në kërkim shtetasin A. P., 31 vjeç, banues në fshatin Bleran, pasi dyshohet se për motive të dobëta, ka kanosur motren e tij. Punohet për kapjen e 31-vjeçarit, si dhe për sqarimin e rrethanave të rastit.

Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Shkodër referuan materialet në Prokurori, ku filloi procedimi në gjendje të lirë për shtetasin I. H., 57 vjeç, banues në Shkodër, për veprën penale “Ndërtimi i paligjshëm”.

Specialistët për Hetimin e Krimeve të Stacionit të Policisë Velipojë referuan materialet në Prokurori, ku filloi procedimi në gjendje të lirë për shtetasin K. Ç., 60 vjeç, pasi ka kallëzuar një 31-vjeçare, se ka kryer veprime të turpshme, në prezencë të saj.

Specialistët e Sektorit të Policisë Rrugore referuan materialet në Prokurori, për njoftim të fakteve, në lidhje me aksidentet e djeshme, në akset:
-“Shkodër– Velipojë”, ku motomjeti që drejtonte shtetasi L. H., u përplas me furgonin që drejtonte shtetasi E. H.. Nga aksidenti u dëmtua lehtë, drejtuesi i motomjetit, i cili pasi mori asistencën mjekësore, u largua në banesë;
-“Shkodër- Hani Hotit”, ku automjeti që drejtonte shtetasi N. Gj., 42 vjeç, u përplas me automjetin që drejtonte shtetasi G. K., 55 vjeç.. Nga aksidenti pati vetëm dëme materiale.

Më datë 03.08.2025, kallëzoi shtetasi R. P., 29 vjeç, banues në fshatin Selcë, se i kanë vjedhur automjetin e parkuar në oborrin e banesës. Punohet për identifikimin dhe kapjen e autorit/ëve.

Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Shkodër, për veprime të mëtejshme.

 

DVP Elbasan

Tentoi të korruptonte punonjësin e Policisë Rrugore, për të shmangur gjobën për mungesë dokumentacioni, arrestohet drejtuesi i automjetit.

Specialistët e Sektorit për Hetimin e Krimeve Ekonomiko-Financiare, në drejtimin e Prokurorisë së Elbasanit, arrestuan në flagrancë shtetasin E. A., 35 vjeç, banues në Pogradec, për veprën penale “Korrupsioni pasiv i personave që ushtrojnë funksione publike”.

Nga verifikimet e kryera nga punonjësi i Policisë Rrugore, rezultoi se 35-vjeçari nuk ishte i pajisur me autorizim për përdorimin e targave të përkohshme që mbante automjeti në momentin e ndalimit.

Gjatë kryerjes së veprimeve administrative për shkeljen, shtetasi E. A. ka tentuar të korruptojë me një shumë parash, punonjësin e Policisë, për të shmangur masën.

Në përfundim të veprimeve administrative për shkeljen rrugore të kryer, 35-vjeçari u ndëshkua me masë administrative 1000 lekë, në bazë të gërmave a dhe d të pikës 1 të nenit 178 të Kodit Rrugor.

Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Elbasan, për veprime të mëtejshme.

Drejtoria Vendore e Policisë Lezhë

Shërbimet e Komisariatit të Policisë Lezhë referuan materialet në Prokurori, ku nisi procedimi në gjendje të lirë për shtetasit:
-P. N., 57 vjeç, me probleme të shëndetit mendor, pasi dyshohet se ka ushtruar dhunë psikologjike ndaj bashkëshortes së tij dhe 2 fëmijëve të tyre. Nga kontrolli në banesën e tij, u gjet dhe u sekuestrua 1 mjet prerës (thikë);
-G. D., 34 vjeç, banues në fshatin Torovicë, pasi dyshohet se për motive të dobëta, ka kanosur një 65-vjeçar.

Shërbimet e Stacionit të Policisë Shëngjin referuan materialet në Prokurori, ku nisi procedimi në gjendje të lirë për:
-shtetasit A. K., 37 vjeç, banues në Sarandë dhe S. R., 35 vjeç, banues në Lezhë, pasi dyshohet se për motive të dobëta, janë konfliktuar fizikisht, me njëri-tjetrin;
-një shtetas 17 vjeç, pasi dyshohet se për motive të dobëta, është konfliktuar fizikisht, me një shtetas 19 vjeç.

Specialistët e Sektorit të Qarkullimit Rrugor arrestuan në flagrancë shtetasin D. D., 22 vjeç, banues në Prishtinë, pasi u kap duke drejtuar automjetin, pa leje.

Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Lezhë, për veprime të mëtejshme.

Durrës

Qëlluan me armë zjarri, në drejtim të automjetit me të cilin lëvizte një 35-vjeçar, pas një konflikti për motive të dobëta me të, identifikohen dhe shpallen në kërkim 2 shtetas (vëllezër).

Në vijim të veprimeve hetimore në lidhje me ngjarjen e ndodhur rreth orës 01:00 të datës 03.08.2025, në autostradën “Durrës-Tiranë”, ku u qëllua me armë zjarri, në drejtim të automjetit me të cilin lëvizte shtetasi L. Sh., 35 vjeç, specialistët për Hetimin e Krimeve të Rënda të Drejtorisë Vendore të Policisë Durrës identifikuan dhe shpallën në kërkim shtetasit E. D., 46 vjeç dhe E. D., 40 vjeç, vëllezës, të dy banues në fshatin Xhafzotaj.

Nga hetimet e deritanishme dyshohet se pasi janë konfliktuar verbalisht, me 35-vjeçarin, për parakalimin me automjet, vëllezërit kanë qëlluar me armë zjarri, në drejtim të automjetit me të cilin lëvizte ai.

Nga të shtënat u dëmtua 35-vjeçari, i cili është jashtë rrezikut për jetën.

Punohet intensivisht për kapjen e 2 shtetasve të shpallur në kërkim.

Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë së Durrësit, për veprime të mëtejshme.

Drejtoria Vendore e Policisë Korçë

Specialistët për Hetimin e Trafiqeve të Paligjshme ndaluan shtetasin I. D. alias I. L., 41 vjeç, banues në Tiranë, pasi Gjykata e Korçës e ka dënuar me 2 muaj burgim, për veprën penale “Ndihma për kalim të paligjshëm të kufirit”.

Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Maliq referuan materialet në Prokurori, ku filloi procedimi penal për shtetasin Ç. R., pasi u kap duke kryer punime ndërtimi, pa leje.

Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Devoll referuan materialet në Prokurori, ku filloi procedimi penal për shtetasin K. K., 25 vjeç, banues në fshatin Dvoran, pasi nuk i është bindur urdhrit të punonjësit të Policisë, për të paraqitur për verifikim, dokumentet e automjetit që drejtonte.

Specialiatët e Sektorit të Qarkullimit Rrugor referuan materialet në Prokurori, për vlerësim, pasi shtetasi R. K., 63 vjeç, është rrëzuar aksidentalisht, me biçikletën me të cilën lëvizte. 63-vjeçari është në kujdesin e mjekëve dhe aktualisht jashtë rezikut për jetën.

Specialistët per Hetimin e Krimeve të DVKM Korçë referuan materialet në Prokurori, ku filloi procedimi në gjendje të lirë për shtetasin A. M., 23 vjeç, banues në Berat, për veprën penale “Kalimi i paligjshëm i kufirit shtetëror”.

Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Korçë, për veprime të mëtejshme.
—-
Devoll/Informacion paraprak

Rreth orës 11:00, në fshatin Menkulas, shtetasi H. L., rreth 75 vjeç, dyshohet se ka humbur kontrollin mbi drejtimin e mjetit bujqësor (zetor) dhe si pasojë mjeti ka dalë nga rruga. Nga aksidenti ka humbur jetën shtetasi H. L..

Grupi hetimor është në vendngjarje, ku po punon për sqarimin e rrethanave të rastit.

Peqin/Dogji një sipërfaqe toke dhe disa pemë ulliri, në fshatin Fatishë, identifikohet dhe procedohet penalisht.

Si rezultat i veprimeve hetimore për dokumentimin e autorësisë së rasteve të zjarrvënieve, specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Peqin referuan materialet në Prokurori, ku nisi procedimi penal për shtetasin P. H., 72 vjeç, banues në fshatin Fatishë.

Nga hetimet dyshohet se ky shtetas ka ndezur zjarr në fshatin ku banonte, për të djegur mbeturina dhe si pasojë e përhapjes së flakëve, janë djegur një sipërfaqe toke me barishte dhe disa pemë ulliri.

Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë e Juridiksionit të Përgjithshëm Elbasan, për veprime të mëtejshme.

Drejtoria Vendore e Policisë Elbasan apelon sërish, për të gjithë qytetarët, që në asnjë rast të mos ndezin zjarre, pasi do të përballen me ligjin. Policia fton qytetarët që të denoncojnë në numrin 112, çdo rast të kësaj veprimtarie kriminale dhe të paligjshmërive në tërësi, dhe iu garanton anonimat, reagim të shpejtë dhe të paanshëm.

Tiranë

Policia Rrugore ka intensifikuar kontrollet në të gjithë territorin e qarkut Tiranë, me qëllim evidentimin dhe ndëshkimin e çdo sjelljeje që cënon rendin, sigurinë dhe funksionimin normal të qarkullimit rrugor.

Në këtë kuadër, gjatë javës që lamë pas:

– 21 drejtues mjetesh janë proceduar penalisht, në zbatim të nenit 293 të Kodit Penal, për parkim të gabuar në rrugë apo në korsi të dedikuara për emergjencat, biçikletat, këmbësorët, korsitë e transportit publik dhe stacionet e autobusëve;
– 60 automjete janë bllokuar dhe tërhequr me mjet ngritës;
– 45 shtetas janë arrestuar/ proceduar për vepra të ndryshme penale.

Policia Rrugore do të vijojë me kontrolle intensive dhe pa asnjë tolerancë ndaj shkelësve të rregullave të qarkullimit, me synimin për të garantuar një mjedis të sigurt dhe funksional për të gjithë përdoruesit e rrugës.

Policia Rrugore e Tiranës apelon për respektim të rregullave të qarkullimit rrugor dhe të hapësirave publike, si një domosdoshmëri për ruajtjen e rendit, sigurisë dhe garantimin e lëvizjes së lirë për të gjithë qytetarët.

#RespektoRregullatEQarkullimit
#PranëJush247
#Denonco112

Bulqizë/ Kapet dhe ndalohet 1 shtetas i shpallur në kërkim.

Shërbimet e Komisariatit të Policisë Bulqizë, në vijim të punës për kapjen e shtetasve të shpallur në kërkim për vepra të ndryshme penale, bënë të mundur lokalizimin, kapjen dhe ndalimin e shtetasit I.R., 56 vjeç, banues në fshatin Radovesh, Bulqizë.

Ky shtetas u ndalua pasi Gjykata e Shkallës së Parë e Juridiksionit të Përgjithshëm Dibër, ka caktuar ndaj tij, masën e sigurisë “Arrest me burg”, për veprën penale “Ngacmimi seksual”.

Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë Dibër, për veprime të mëtejshme.

Drejtoria Vendore e Policisë Elbasan

Strukturat për Hetimin e Krimeve të DVP Elbasan arrestuan në flagrancë shtetasin E. B., 36 vjeç dhe shpallën në kërkim shtetasin E. B., 38 vjeç, vëllezër, pasi dyshohet se për motive të dobëta, kanë goditur me sende të forta, një 60-vjeçar. Punohet për kapjen e 38-vjeçarit.

Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Elbasan referuan materialet në Prokurori, ku nisi procedimi penal për shtetasin L. C., 39 vjeç, pasi dyshohet se për motive të dobëta, ka goditur me grushte, një 17-vjeçar.

Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Peqin referuan materialet në Prokurori ku nisi procedimi penal për shtetasin V. T., 72 vjeç, si dhe shpallën në kërkim shtetasin A. T., 39 vjeç, babë e bir, pasi ka kallëzuar një 54-vjeçar, se për motive të dobëta, shtetasi V. T. e ka kanosur, ndërsa shtetasi A. T. e ka goditur me sende të forta dhe i ka dëmtuar automjetin. Punohet për kapjen e shtetasit A. T..

Specialistët e Qarkullimit Rrugor referuan materialet në Prokurori, ku nisi procedimi penal për shtetasit:
-R. B., 38 vjeç, pasi në aksin rrugor “Elbasan-Peqin”, automjeti që drejtonte, është përplasur me automjetin që drejtonte shtetasi A. R., 24 vjeç. Si pasojë janë dëmtuar lehtë, shtetasi A. R. dhe 2 pasagjerjë në automjetin e tij;
-M. Sh., 27 vjeç, pasi në aksin rrugor “Cërrik-Gramsh”, automjeti që drejtonte është përplasur me automjetin që drejtonte shtetasi S. B., 24 vjeç. Si pasojë janë dëmtuar lehtë shtetasi S. B. dhe pasagjerja në automjetin e tij;
-E. C., 38 vjeç dhe F. L., 36 vjeçe, pasi në rrugën “11 Nëntori”, automjeti që drejtonte shtetasja F. L. është përplasur me motomjetin që drejtonte pa leje, shtetasi E. C.. Si pasojë është dëmtuar drejtuesi i motomjetit, i cili është jashtë rrezikut për jetën.

Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Elbasan, për veprime të mëtejshme.