Kurbin/Informacion paraprak
Rreth orës 15:00, në rrugën “Laguna-Patok”, shtetasja V. P., duke drejtuar automjetin, dyshohet se ka humbur kontrollin dhe si pasojë automjeti ka dalë nga rruga.
Nga aksidenti është dëmtuar drejtuesja e automjetit, e cila është dërguar për mjekim në Spitalin e Traumës, Tiranë.
Grupi hetimor po punon për sqarimin e rrethanave të aksidentit.
DVP Vlorë
32 drejtues mjetesh të arrestuar/proceduar penalisht dhe mbi 8000 masa administrative, nga kontrollet e Policisë Rrugore, gjatë muajit shtator.
Policia Rrugore në Vlorë dhe në Sarandë, prezente 24/7 në të gjitha akset rrugore, në kuadër të masave të shtuara për sigurinë rrugore, me qëllim parandalimin e aksidenteve dhe rritjen e parametrave të sigurisë rrugore.
Kontrollet janë përqendruar në akset urbane dhe zonat me lëvizje të shtuar të mjeteve dhe të këmbësorëve, duke përfshirë testet e alkoolit, verifikimin e dokumentacionit të mjeteve, xhamat e errësuar, taksitë dhe mjetet e transportit të nxënësve.
️ Gjatë 20 ditëve të para të muajit shtator:
• janë arrestuar/proceduar penalisht 32 drejtues mjetesh;
• janë vendosur 8183 masa administrative, ndër to 3416 për shpejtësi tej normave, 676 për mosvendosje të kaskës, 574 për mosvendosje të rripit të sigurimit dhe 3517 për shkelje të tjera të Kodit Rrugor.
Policia Rrugore e Vlorës apelon për të gjithë drejtuesit e mjeteve që të zbatojnë me rigorozitet rregullat e qarkullimit rrugor, të mos kryejnë parakalime të gabuara, të mos përdorin celularin gjatë drejtimit të mjetit dhe të mos drejtojnë mjetin në efektin e alkoolit apo në gjendje të dehur.
Ftojmë qytetarët që të denoncojnë në numrin 112, çdo shkelje të rregullave të qarkullimit rrugor.
Drejtoria Vendore për Kufirin dhe Migracionin Korçë
PKK Kapshticë/Goditet një rast i tentativës për të kontrabanduar mallra për të cilat paguhet akcizë.
Kapen në flagrancë nga shërbimet e Policisë Kufitare, 2 vëllezër që tentuan të kontrabandonin dhjetëra steka me cigare. Sekuestrohen stekat me cigare.
Në vijim të punës së shërbimeve të Policisë Kufitare në PKK Kapshticë, për goditjen e paligjshmërive, u kaluan për kontroll në vijën e dytë, në hyrje të RSh-së, shtetasit R. T. dhe K. T., banues në Bilisht.
Nga kontrolli, këtyre shtetasve iu gjetën dhjetëra steka me cigare, pa fatura blerjeje, që nuk i kishin deklaruar.
Në vijim të veprimeve procedurale, u referuan materialet në Prokurori, ku filloi procedimi penal për shtetasit R. T., 43 vjeç dhe K. T., 47 vjeç, banues në Bilisht, për veprën penale “Kontrabanda me mallra për të cilat paguhet akciza ose me pezullim të plotë apo të pjeshëm nga detyrimet doganore ose të akcizës”.
Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë së Korçës, për veprime të mëtejshme.
Policia e Shtetit
Drejtoria për Hetimin e Krimit të Organizuar në Departamentin e Policisë Kriminale në Policinë e Shtetit, në bashkëpunim me Komisariatin e Policisë Kufitare Rinas, në hyrje bënë ekzekutimin e masës së sigurisë “Arrest në burg”, për shtetasin në kërkim ndërkombetar R. M., 52 vjeç, banues në Vlorë.
Gjykata e Shkallës së Parë për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar, me
vendimin nr.63, të datës 22.06.2020, ka caktuar për këtë shtetas masën e sigurisë “Arrest në
burg”, për veprat penale “Trafikimi i lëndëve narkotike”, në bashkëpunim, në kuadër të grupit të strukturuar kriminal, “Pastrimi i produkteve të veprës penale ose veprimtarisë kriminale”,
kryer në formë të veçantë të bashkëpunimit atë të grupit të strukturuar kriminal, “Grupi i
strukturuar kriminal” dhe “Pjesëmarrja në grup të strukturuar kriminal”.
Shtetasi i lartpërmendur
është hetuar në kuadër të një procedimi penal nga SPAK ku nga hetimet ka rezultuar si i
përfshirë në bashkëpunim dhe me shtetas të tjerë, në trafikimin e sasive të konsiderueshme të
Cannabis Sativës nga Shqipëria në drejtim të vendeve të BE-së, në periudhën 2016-2018.
Materialet do t’i kalojnë për
kompetencë Prokurorise së Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar.
Drejtoria Vendore e Policisë Tiranë
Specialistët për Hetimin e Narkotikëve arrestuan një 17-vjeçar, për veprat penale “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve” dhe “Drejtimi i mjetit në mënyrë të parregullt”, pasi në rrugën “Dine Hoxha”, shërbimet e Forcës së Posaçme “Shqiponja” e kanë ndaluar ndërkohë që qarkullonte me motomjet dhe gjatë kontrollit fizik, i kanë gjetur një sasi lënde të dyshuar narkotike Kokainë.
Specialistët për Hetimin e Krimeve të Rënda referuan materialet në Prokurori, ku nisi procedimi në gjendje të lirë për shtetasin A. P., 41 vjeç, pasi ka kanosur nëpërmjet celularit, shtetasin S. Z., për një borxh të passhlyer.
Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Nr. 1:
-ndaluan shtetasin A. K.(M)., 34 vjeç, banues në Elbasan, pasi dyshohet se ka ngacmuar seksualisht 2 shtetase, 18 dhe 19 vjeçe, banuese në Tiranë;
-referuan materialet në Prokurori, ku nisi procedimi në gjendje të lirë për shtetasin E. B., 39 vjeç, pasi dyshohet se ka kanosur shtetasin G. D., për motive të dobëta.
Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Nr. 2 referuan materialet në Prokurori, ku nisi procedimi në gjendje të lirë për shtetasit:
E. S., 40 vjeç, pasi nuk i është bindur urdhrit të punonjësit të Policisë, për të lëvizur automjetin që e kishte parkuar në mënyrë të parregullt;
-G. H., pasi dyshohet se ka kanosur ish-punonjësen e tij, për motive të dobëta.
Gjithashtu, shpallën në kërkim shtetasin D. T., 37 vjeç, pasi dyshohet se me anë të mashtrimit, i ka marrë automjetin, shtetasit A. B. Punohet për kapjen e shtetasit D. T. dhe për gjetjen e automjetit.
Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Nr. 3 referuan materialet në Prokurori, ku nisi procedimi në gjendje të lirë për shtetasit:
-E. A, pasi dyshohet se ka kanosur një 23-vjeçar, për motive të dobëta;
-M. V., 34 vjeçe, pasi dyshohet se ka kanosur një shtetas, për motive të dobëta;
-E. B., 40 vjeç, pasi i ka marrë një shumë parash shtetasit B. L., me anë të mashtrimit;
-P. Gj., 32 vjeç, pasi ka kanosur shtetasin H. M., për shkak të një pagese që nuk ia ka shlyer djali i tij;
-shtetasin I. A., 32 vjeç, pasi ka goditur një 50-vjeçar, për motive të dobëta;
-3 shtetase të mitura, pasi janë konfliktuar fizikisht me njëra-tjetrën, për motive të dobëta.
Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Nr. 5 shpallën në kërkim shtetasin A. K., 22 vjeç, pasi në fshatin Çekrezë, dyshohet se në bashkëpunim me shtetas të paidentifikuar, ka goditur me grushte 2 shtetas. Punohet për kapjen e 22-vjeçarit dhe për zbardhjen e rrethanave të rastit.
Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Nr. 6 referuan materialet në Prokurori, ku nisi procedimi penal për shtetasin R. D., 33 vjeç, pasi ka goditur me grusht shtetasin B. K., për motive të dobëta.
Specialistët e qarkullimit rrugor ekzekutuan vendimin e Gjykatës, për shtetasin në kërkim K. C., 21 vjeç, e cila e ka dënuar atë, me 10 ditë burgim, për veprën penale “Drejtim i automjetit më mënyrë të parregullt”.
Më datë 22.09.2025:
-në rrugën “Dalip Zavalani”, dyshohet se është vetëhedhur nga kati i tretë i pallatit ku banon shtetasi Sh. Sh., 74 vjeç, i cili për pasojë ka humbur jetën. Punohet për sqarimin e rrethanave të rastit;
-shtetasit A. K., 28 vjeç dhe F. M., 41 vjeç, kanë kallëzuar secili, se në vende të ndryshme, i kanë goditur me grushte shtetas që nuk i njohin. Vijojnë hetimet mbi këto dy kallëzime;
-në Bathore, është gjetur pa shenja jete, dyshohet i vetëvarur, afër banesës së tij, shtetasi Gj. D., 76 vjeç. Sipas deklarimeve të familjarëve, 76-vjeçari, kohët e fundit kishte shfaqur shenja depresioni.
Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë së Tiranës, për veprime të mëtejshme.
Tiranë/Informacion paraprak: Rreth orës 11:20, në ambientet e një spitali shtetëror, dyshohet se gjatë një konflikti për motive të dobëta, shtetasi D. Ç., rreth 32 vjeç, ka goditur me mjet prerës shtetasin M. O., rreth 37 vjeç, të dy punonjës të spitalit.
Shtetasi M. O. është në kujdesin e mjekëve.
Shërbimet e Policisë po punojnë për kapjen e shtetasit D. Ç.
Grupi hetimor po punon për dokumentimin e rrethanave të rastit.
Drejtoria Vendore e Policisë Durrës
Në vijim të informacionit paraprak, të dhënë mëngjesin e sotëm, mbi aksidentin rrugor te vendi i quajtur “4 rrugët e Shijakut”, informojmë se në vijim të veprimeve procedurale, specialistët e Sektorit të Policisë Rrugore kryen arrestimin në flagrancë të shtetasit F. R., 19 vjeç, banues në Shijak, për veprën penale “Shkelja e rregullave të qarkullimit rrugor”, pasi me automjetin që drejtonte, përplasi automjetin që drejtonte shtetasi G. K., 26 vjeç, banues në Sukth, i cili humbi jetën në vendngjarje.
Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Durrës referuan materialet në Prokurori, ku nisi procedimi në gjendje të lirë për shtetasin A. V., 55 vjeç, pasi u kap në një lokal, duke vënë baste sportive, me celular.
Specialistët për Hetimin e Narkotikëve referuan materialet në Prokurori, ku nisi procedimi në gjendje të lirë për shtetasin Sh. Ll., 30 vjeç, pasi gjatë kontrollit fizik, iu gjet një sasi e vogël Cannabisi.
Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Kavajë:
-kapën shtetasin A. K., 35 vjeç, i cili ishte shpallur në kërkim për veprën penale “Plagosja e lehtë me dashje”;
-referuan materialet në Prokurori, ku nisi procedimi në gjendje të lirë për shtetasin J. S., 50 vjeç, pasi dyshohet se gjatë punës me pajisje salduese, ka rënë zjarr në fshatin Ballaj, dhe si pasojë janë djegur një sipërfaqe toke dhe disa pemë ulliri;
-referuan materialet në Prokurori, ku nisi procedimi në gjendje të lirë për shtetasen A. B., 53 vjeçe, pasi dyshohet se është konfliktuar me vëllanë e saj, për motive pronësie, si dhe se me vetëgjyqësi, ka dëmtuar derën e njërës prej pronave, objekt konflikti.
Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Shijak referuan materialet në Prokurori, ku nisi procedimi në gjendje të lirë për shtetasin M. K., 50 vjeç, për veprën penale “Kallëzimi i rremë”.
Dje, kallëzoi shtetasi D. Ç., se gjatë natës, i kanë vjedhur motomjetin e parkuar në oborrin e banesës në fshatin Shkallnur. Punohet për identifikimin dhe kapjen e autorit/ëve të rastit.
Specialistët e Sektorit të Policisë Rrugore referuan materialet në Prokurori, për ngjarje aksidentale, sepse në Golem, kamionçina që drejtonte shtetasi A. Sh., 61 vjeç, ka përplasur këmbësoren, shtetasen M. K., 60 vjeçe, e cila është në kujdesin e mjekëve dhe jashtë rrezikut për jetën.
Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Durrës, për veprime të mëtejshme.
Drejtoria Vendore e Policisë Lezhë
Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Kurbin arrestuan në flagrancë shtetasin R. K., 41 vjeç, banues në Mamurras, pasi ka kallëzuar bashkëshortja e tij, se ai ka ushtruar dhunë ndaj saj.
Në vijim të informacionit të dhënë më datë 01.09.2025, për shpalljen në kërkim të shtetasit P. P., i dyshuar i përfshirë në kultivimin e 196 bimëve narkotike, në fshatin Zhej, ky shtetas u kap nga shërbimet e Komisariatit të Policisë Kurbin. Në përfundim të veprimeve procedurale, pas konsultimit me prokurorin, u vendos që ai të ndiqet në gjendje të lirë.
Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Mirditë referuan materialet në Prokurori, ku nisi procedimi në gjendje të lirë për shtetasin K. L., 41 vjeç, banues në Mirditë, pasi dyshohet se ka pushtuar një sipërfaqe toke në pronësi të një shtetasi tjetër.
Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme.
Tiranë/Finalizohet operacioni policor i koduar “The ghost”.
Kanoste një 23-vjeçare, për t’i dhënë para, nëpërmjet llogarive false që kishte hapur në rrjete sociale, me fotografitë e saj, arrestohet 25-vjeçari.
Sekuestrohen 2 celularë me llogaritë false aktive në ta.
Menjëherë pas kallëzimit të një 23-vjeçareje, se një shtetas i kishte vjedhur kredencialet e llogarisë së saj në rrjete sociale dhe kishte hapur llogari të tjera false, me fotot/videot e saj, nga të cilat e kanoste për t’i dhënë para, specialistët e Seksionit për Hetimin e Krimeve Kibernetike, në bashkëpunim me specialistët e Forcës së Posaçme Operacionale, nisën punën për zbardhjen e autorësisë.
Si rezultat i veprimeve të shpejta hetimore dhe operacionale, të kryera në kuadër të operacionit “The ghost”, u identifikua dhe u vu në pranga autori i dyshuar, shtetasi B. K., 25 vjeç, banues në Burrel.
Në 2 celularët që iu sekuestruan të arrestuarit, u gjetën aktive llogaritë false në rrjete sociale.
Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë së Tiranës, për veprime të mëtejshme.
Policia Rrugore e Durrësit godet edhe 2 raste të tjera të tentativës për mitëdhënie.
Shkon në 28 numri i drejtuesve të automjeteve të arrestuar apo proceduar për tentativë për të korruptuar punonjësit e Policisë Rrugore.
Drejtonte automjetin në gjendje të dehur dhe tentoi të korruptonte efektivët, duke iu ofruar 20 euro për të mos kryer testin e alkoolit. Vihet në pranga shtetasi G. R., 51 vjeç, banues në Durrës. Nga kryerja e testit të me alkoolit rezultoi se ky shtetas drejtonte automjetin në gjendje të dehur, në masën 0.71 mg/l.
Ndërkohë, gjatë monitorimit dhe kontrolleve të shërbimeve të Policisë Rrugore të Durrësit, për evidentimin dhe ndëshkimin e shkelësve të rregullave të qarkullimit rrugor, u procedua penalisht shtetasi Sh. K., 31 vjeç, banues në Vorë, Tiranë, pasi tentoi të korruptonte punonjësit e Policisë Rrugore, duke iu ofruar 2000 lekë të rinj.
Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë së Durrësit, për veprime të mëtejshme.
Policia Rrugore e Durrësit apelon sërish për të gjithë përdoruesit e rrugës që të zbatojnë me rigorozitet rregullat e qarkullimit rrugor. Gjithashtu, fton qytetarët të denoncojnë në numrin 112 çdo shkelje të tyre, duke iu garantuar anonimat dhe reagim të menjëhershëm.
Drejtoria Vendore e Policisë Fier
Shërbimet e Komisariatit të Policisë Fier arrestuan në flagrancë shtetasin A. D., 27 vjeç, si dhe referuan materialet në Prokurori, ku nisi procedimi në gjendje të lirë për shtetasin A. D., 48 vjeç, të dy banues në fshatin Portëz, pasi dyshohet se për motive të dobëta, kanë ushtruar dhunë ndaj kushëririt të tyre, si dhe i kanë dëmtuar automjetin, me sende të forta.
Specialistët e Sektorit të Qarkullimit Rrugor arrestuan në flagrancë shtetasit:
-M. Sh., 38 vjeç, banues në Patos, pasi në fshatin Kuqar, motomjeti që drejtonte në gjendje të dehur, është përplasur me një automjet. Si pasojë u dëmtua 38-vjeçari, i cili është në kujdesin e mjekëve;
-N. G. 59 vjeç, banues në Fier, pasi në lagjen “Sheq i Madh”, automjeti që drejtonte në gjendje të dehur, është përplasur me një automjet të parkuar. Si pasojë pati vetëm dëme materiale.
Dje, kallëzoi shtetasi D. Ç., 63 vjeç, se ishte larguar nga banesa, bashkëshortja e tij, shtetasja D. Ç., 57 vjeçe, e cila sipas deklarimit të tij, vuan nga probleme të shëndetit mendor. Punohet për gjetjen e 57-vjeçares.
Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë së Fierit, për veprime të mëtejshme.
Drejtoria Vendore e Policisë Vlorë
Specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Vlorë arrestuan në flagrancë, për veprën penale “Mbajtja pa leje dhe prodhimi i armëve, armëve shpërthyese dhe i municionit”, shtetasin S. M., 37 vjeç, banues në Selenicë, pasi ditën e djeshme, në ambientet e jashtme të një lokali në Vlorë, dyshohet se është vetëplagosur në kofshën e majtë, nga qitja aksidentale e një arme zjarri tip pistoletë, të cilën e mbante pa leje. Arma me 16 fishekë u sekuestrua në cilësinë e provës materiale. Aktualisht, ky shtetas ndodhet i shtruar në Spitalin Rajonal Vlorë, jashtë rrezikut për jetën.
Po këta specialistë referuan materiale në Prokurori dhe nisën procedimin penal për shtetasin J. Q., 44 vjeç, banues në fshatin Poro, pasi dyshohet se, në gjendje të dehur, ka dëmtuar xhamin e një automjeti të parkuar në oborrin e banesës së shtetases S. X.
Specialistët për Hetimin e Krimeve në Stacionin e Policisë Livadhja referuan materiale në Prokurori dhe nisën procedimin penal për shtetasin N. S., 87 vjeç, pasi dyshohet se ka ndezur zjarr pranë banesës së tij, në fshatin Grazhdan, Finiq, ku si pasojë e përhapjes së flakëve është djegur një sipërfaqe toke me shkurre dhe një banesë e braktisur.
Specialistët e Seksionit të Trafikut Urban dhe Interurban Vlorë arrestuan në flagrancë shtetasin L. P., 40 vjeç, banues në Vlorë, pasi është konstatuar, në rrugën “Gjergj Kastrioti”, duke drejtuar automjetin në gjendje të dehur.
Materialet iu referuan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme.
Drejtoria Vendore e Policisë Korçë
Specialistët për Hetimin e Krimeve ndaj Personit ekzekutuan masën e sigurisë “Arrest në burg”, për shtetasin E. A., 21 vjeç, banues në fshatin Buçimas, caktuar nga Gjykata e Korçës, për veprat penale “Plagosja e rëndë me dashje”, “Shkatërrimi i pronës” dhe “Prishja e qetësisë publike”.
Specialistët e Sektorit të Qarkullimit Rrugor arrestuan në flagrancë shtetasin R. A., 32 vjeç, banues në fshatin Dolan, pasi u kap duke drejtuar automjetin, në gjendje të dehur.
Gjithashtu, referuan materialet në Prokurori, ku filloi procedimi penal për shtetasin K. Gj., 28 vjeç, banues në fshatin Cangonj, pasi në hyrje të qytetit të Bilishtit, automjeti që drejtonte është përplasur me automjetin që drejtohej nga shtetasi F. Zh., 70 vjeç. Nga aksidenti është dëmtuar lehtë pasagjerjae në automjetin me drejtues shtetasin F. Zh..
Specialistët e Sektorit të Narkotikëve referuan materialet në Prokurori, ku filloi procedimi penal për shtetasin A. M., 61 vjeç, banues në Korçë, pasi gjatë kontrollit fizik iu gjet një sasi lënde e dyshuar narkotike kanabis.
Shërbimet e Komisariatit të Policisë Korçë referuan materialet në Prokurori, për vlerësim, pasi ka kallëzuar shtetasi I. D., 65 vjeç, se ishte konfliktuar verbalisht me shtetasin V. D., 71 vjeç, për motive pronësie.
Në Komisariatin e Policisë Pogradec ka kallëzuar shtetasi A. B., 41 vjeç, banues në Çëravë, se më datën 21.09.2025, është larguar nga banesa, djali i tij 15 vjeç. Po punohet për gjetjen e tij.
Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Korçë, për veprime të mëtejshme.
Drejtoria Vendore e Policisë Shkodër
Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Shkodër referuan materialet në Prokurori, ku nisi procedimi në gjendje të lirë për shtetasin R. D., 57 vjeç, banues në Prishtinë, pasi ka kallëzuar ish-bashkëjetuesja e tij, se ai e përndjek.
Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Shkodër, për veprime të mëtejshme.
Drejtoria Vendore e Policisë Lezhë
Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Kurbin arrestuan në flagrancë shtetasin R. K., 41 vjeç, banues në Mamurras, pasi ka kallëzuar bashkëshortja e tij, se ai ka ushtruar dhunë ndaj saj.
Në vijim të informacionit të dhënë më datë 01.09.2025, për shpalljen në kërkim të shtetasit P. P., i dyshuar për kultivimin e 196 bimëve narkotike, në bashkëpunim me bashkëshorten e tij, në fshatin Zhej, bëjmë me dije se ky shtetas u kap nga shërbimet e Komisariatit të Policisë Kurbin. Në përfundim të veprimeve procedurale, pas konsultimit me prokurorin, u vendos që ai të ndiqet në gjendje të lirë.
Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Mirditë referuan materialet në Prokurori, ku nisi procedimi në gjendje të lirë për shtetasin K. L., 41 vjeç, banues në Mirditë, pasi dyshohet se ka pushtuar një sipërfaqe toke në pronësi të një shtetasi tjetër.
Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme.
Durrës/Informacion paraprak
Rreth orës 23:55, në segmentin rrugor “Katër Rrugët e Shijakut”, fshati Pjezë, automjeti tip Volkswagen me drejtues shtetasin F. R., 19 vjeç, banues në Shijak, është përplasur me automjetin tip Ford me drejtues shtetasin G. K., 26 vjeç, banues në Sukth, Durrës.
Si pasojë, shtetasi G. K. ka humbur jetën në vendngjarje.
Ndërsa shtetasi F. R. është transportuar në spital për ndihmë mjekësore, nën mbikëqyrjen e shërbimeve të Policisë, pasi do të vijojnë veprimet procedurale për aksidentin e ndodhur.
Grupi hetimor vijon punën për zbardhjen e rrethanave dhe shkaqeve të aksidentit.