Strukturat e Policisë së Shtetit janë të angazhuara për parandalimin, evidentimin dhe goditjen e paligjshmërive.
Gjatë 24 orëve të fundit, në të gjithë vendin janë proceduar penalisht 117 shtetas, konkretisht: 18 shtetas janë vënë në pranga, 91 janë proceduar në gjendje të lirë, si dhe janë shpallur në kërkim 8 shtetas, për vepra të ndryshme penale. Për lokalizimin, kapjen dhe vënien në pranga të shtetasve janë shpallur në kërkim, vijojnë punën intensivisht, strukturat e Policisë.
Në fushën e narkotikëve janë evidentuar 3 raste. 4 shtetas janë vënë në pranga.
Në fushën e mbajtjes pa leje të armëve dhe municionit luftarak, janë evidentuar 4 raste. 2 shtetas janë vënë në pranga, 1 shtetas është shpallur në kërkim dhe 3 shtetas të proceduar në gjendje të lirë.
Në fushën e krimeve kundër personit janë evidentuar 11 raste, 2 prej tyre me autorë të paidentifikuar. Për raste të tjera, 1 shtetas është ndaluar dhe 12 shtetas janë proceduar në gjendje të lirë.
Në fushën e krimeve ekonomike, janë evidentuar 4 raste. 1 shtetas është ndaluar, 1 shtetas është shpallur në kërkim dhe 3 shtetas janë proceduar në gjendje të lirë.
Për veprat penale në fushën e vjedhjes/tentativës për vjedhje të pronës dhe pasurisë janë evidentuar 5 raste, njëri prej tyre me autor/ë të paidentifikuar. Për raste të tjera, 2 shtetas janë vënë në pranga, 2 shtetas janë shpallur në kërkim dhe 2 shtetas janë proceduar në gjendje të lirë.
Në fushën e krimeve kundër mjedisit dhe veprave penale dhe objekt shkatërrimin e pronës me mjete të ndryshme, janë evidentuar 24 raste. 1 shtetas është shpallur në kërkim dhe 23 shtetas janë proceduar në gjendje të lirë.
Janë evidentuar 8 raste të dhunës në familje. 1 shtetas është shpallur në kërkim dhe 7 shtetas janë proceduar në gjendje të lirë. Gjithashtu, janë plotësuar 10 kërkesëpadi për lëshimin e urdhrit të mbrojtjes së menjëhershme.
Janë evidentuar:
-4 raste të mosbindjes/kundërshtimit të urdhrave të punonjësve të Policisë. 1 shtetas është arrestuar dhe 3 shtetas janë proceduar në gjendje të lirë;
-3 raste të cenimit të masës së sigurisë “Arrest në shtëpi”. 2 shtetas janë arrestuar dhe 1 shtetas është shpallur në kërkim;
-2 raste të dhunimit të banesës, me 4 shtetas të proceduar në gjendje të lirë;
-2 raste të vetëgjyqësisë, me 4 shtetas të proceduar në gjendje të lirë;
-2 raste të krimeve kibernetike, me 1 shtetas të shpallur në kërkim dhe 1 shtetas të proceduar në gjendje të lirë;
-nga 1 rast i përndjekjes, pastrimit të produkteve të veprës penale, njoftimit të rremë në organet e rendit, marrjes së padrejtë të fëmijës, shkeljes së rregullave të mbrojtjes në punë, ndërhyrjes së padrejtë në jetën private, përdorimit me keqdashje të thirrjeve telefonike, ngacmimit seksual, fyerjes, prishjes së qetësisë publike dhe dëmtimit me dashje të materialit zgjedhor, me nga 1 shtetas të proceduar në gjendje të lirë.
Për një rast të mëparshëm të prishjes së qetësisë publike, është identifikuar dhe shpallur në kërkim 1 shtetas.
Kanë ndodhur 6 aksidente rrugore, me 13 shtetas të dëmtuar. Janë evidentuar 25 raste të veprave penale në fushën e qarkullimit rrugor. 6 shtetas janë vënë në pranga dhe 22 shtetas janë proceduar në gjendje të lirë.
DVP/DVKM Kukës
Specialistët e Seksionit të Trafikut Interurban dhe Urban të DVP Kukës referuan materialet në Prokurori, ku nisi procedimi penal për shtetasin D. Sh., 58 vjeç, pasi në aksin rrugor “Kukës-Krumë”, duke drejtuar motomjetin, dyshohet se ka humbur kontrollin, është rrëzuar dhe si pasojë është dëmtuar. 58-vjeçari ndodhet në kujdesin e mjekëve, jashtë rrezikut për jetën.
Gjithashtu, referuan materialet në Prokurori ku nisi procedimi penal për një shtetas 17 vjeç, pasi u konstatua duke drejtuar automjetin, pa leje drejtimi.
Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Kukës ndaluan shtetasin K. G., 36 vjeç, banues në Kukës, pasi u konstatua nga shërbimet e Policisë, duke kryer punime ndërtimi, pa lejen e organeve kompetente.
Gjithashtu, këta specialistë referuan materialet në Prokurori ku nisi procedimin penal për shtetasit:
- M. M., 69 vjeç, banues në qytetin e Bajram Currit, pasi dyshohet se për motive të dobëta, ka shtyrë shtetasin A. B., 55 vjeç, banues në Tiranë, i cili është dëmtuar lehtë në dorë;
- S. C., banues në Kukës, pasi në pronën e tij, janë konstatuar punime ndërtimi të kryera pa lejen e organeve kompetente.
Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Has referuan materialet në Prokurori ku nisi procedimi penal për shtetasen Sh. M., banuese në Krumë, pasi në pronën e saj, janë konstatuar punime ndërtimi të kryera pa lejen e organeve kompetente.
Specialistët për Hetimin e Krimeve të Drejtorisë Vendore për Kufirin dhe Migracionin Kukës referuan materialet në Prokurori ku nisi procedimi penal për shtetasit L. D., 64 vjeç, banues në Zvicër, dhe B. D., 48 vjeç, banues në Kosovë, pasi gatë kontrollit të ushtruar nga shërbimet e Policisë Kufitare, në dalje të Republikës së Shqipërisë, në afërsi të fshatit Debrunë, në automjetin në pronësi të shtetasit L. D., të cilin e drejtonte shtetasi B. D., u gjetën dhe u sekuestruan mallra të dyshuara të kontrabanduara. Gjithashtu, rezultoi se automjeti ishte kaluar ilegalisht në kufi.
Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme.
Shëngjin
Kreu manovra të rrezikshme, me automjet, ndëshkohet me masë administrative 40 000 lekë dhe procedohet penalisht, për prishje të qetësisë publike.
Menjëherë pas publikimit të një videoje në portalin “Harta Digjitale e Aksidenteve Rrugore”, në të cilën shfaqet një shtetas duke bërë manovra të rrezikshme, me automjet, në Shëngjin, shërbimet e Policisë Rrugore të Lezhës kryen verifikimet e nevojshme dhe si rezultat i tyre, u identifikua drejtuesi i automjetit tip “BMW” që shfaqet në video, shtetasi E. B., 24 vjeç.
Për shkeljen e kryer, në bazë të nenit 139 të Kodit Rrugor, ai u ndëshkua administrativisht, me 40 000 lekë gjobë. Gjithashtu, për 24-vjeçarin nisi procedimi në gjendje të lirë, për veprën penale “Prishja e qetësisë publike”.
Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë së Lezhës, për veprime të mëtejshme.
Policia Rrugore e Lezhës falënderon median dhe qytetarët, për denoncimin e rasteve të shkeljes së rregullave të qarkullimit rrugor, si dhe i fton ata që të vijojnë të denoncojnë, pasi reagimi do të jetë i menjëhershëm, i paanshëm dhe konform ligjit.
Tiranë/Vijojnë operacionet e njëpasnjëshme kundër veprimtarisë kriminale të trafikimit të lëndëve narkotike.
U kap në flagrancë duke marrë një pako me lëndë narkotike cannabis sativa me përqindje të lartë TCH, që ishte trafikuar nga SHBA, nëpërmjet shërbimit postar, vihet në pranga 23-vjeçari.
Sekuestrohen 917 gramë cannabis sativa me përqindje të lartë TCH (me vlerë rreth 20 000 euro), një shumë e konsiderueshme parash dhe 7 celularë.
Seksioni për Hetimin e Narkotikëve, në bashkëpunim me Forcën e Posaçme Operacionale të DVP Tiranë, Komisariatin e Policisë Rinas dhe Filialin Qendra Tranzite e Postës Shqiptare, si rezultat i hetimeve disamujore të kryera në drejtimin e Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Tiranë, organizoi dhe finalizoi operacionin policor të koduar “Dërgesa”.
Si rezultat i operacionit u arrestua shtetasi italian M. M., 23 vjeç, banues në Tiranë.
Ky shtetas u kap në flagrancë nga shërbimet e Policisë, në një degë postare, duke marrë një pako me rreth 475 gramë lëndë të dyshuar narkotike cannabis sativa me përqindje të lartë THC, që dyshohet se është trafikuar nga SHBA.
Më tej, gjatë kontrollit në banesën e tij, janë gjetur dhe sekuestruar 442 gramë lëndë e dyshuar narkotike cannabis sativa, një shumë e konsiderueshme parash dhe 7 celularë.
Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë së Tiranës, për veprime të mëtejshme.
Krujë/Vijojnë aksionet policore kundër armëmbajtjes pa leje.
Arrestohet 1 shtetas, të cilit iu gjetën armë në subjekt.
Në vijim të kontrolleve të kryera nga shërbimet e Komisariatit të Policisë Krujë, në bazë të hetimeve proaktive dhe punës së inteligjencës policore, me objektiv goditjen e rasteve të armëmbajtjes pa leje, u konstatua se shtetasi N. K., 68 vjeç, mbante në subjektin e tij, në fshatin Bubq, 1 armë zjarri pushkë. Në ambientet e këtij subjekti, u gjet dhe 1 armë jofunksionale, e dyshuar e kohës së Luftës së Dytë Botërore.
Në përfundim të veprimeve procedurale, shtetasi N. K. u arrestua, si dhe u sekuestruan me cilësinë e provës materiale, 2 armët.
Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë së Tiranës, për veprime të mëtejshme.
Drejtoria Vendore e Policisë Gjirokastër
Specialistët për Hetimin e Krimeve të Stacionit të Policisë Dropull-Libohovë referuan materialet në Prokurori, pasi shtetasi Th. K., 36 vjeç, banues në fshatin Bularat, sekretar i qendrës së KZAZ në fshatin Grapsh, ka kallëzuar se më datë 21.04.2025, rreth orës 20:30, ka konstatuar mungesën e vulës së KZAZ-së. Vijojnë hetimet për rastin.
Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Gjirokastër, për veprime të mëtejshme.
Drejtoria Vendore e Policisë Lezhë
Specialistët e Seksionit të Qarkullimit Rrugor referuan materialet në Prokurori ku nisi procedimi penal për shtetasen M. R., 23 vjeçe, banuese në Shkodër, pasi në aksin rrugor “Shëngjin-Velipojë”, duke drejtuar automjetin, ka humbur kontrollin dhe si pasojë automjeti ka dalë nga rruga. Nga aksidenti janë dëmtuar drejtuesja e automjetit dhe pasagjerja, të cilat janë jashtë rrezikut për jetën.
Specialistët e Seksionit për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Lezhë referuan materialet në Prokurori, për dy shtetas 17 vjeç, njëri banues në Tiranë, tjetri në Lezhë, pasi në qytet, gjatë kontrollit fizik iu janë gjetur 2 armë të ftohta (shkop hekuri dhe dorezë metalike).
Gjithashtu, referuan materialet në Prokurori ku nisi procedimi penal për shtetasit A. P., 19 vjeç M. N., 23 vjeç, A. L. 20 vjeç dhe M. N., 19 vjeç, të gjithë banues në Lezhë, pasi janë konfliktuar me një shtetas 21 vjeç, në rrugë, dhe më pas kanë goditur me shkelma, derën e banesës së tij, për motive të dobëta.
Specialistët e Seksionit për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Kurbin referuan materialet në Prokurori ku nisi procedimi penal për shtetasin B. H., 40 vjeç, banues në Tiranë, pasi në Kurbin, ndërkohë që drejtonte automjetin, nuk i bindur urdhrit të punonjësit të Policisë, për respektimin e sinjalistikës rrugore.
Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Lezhë, për veprime të mëtejshme.
Drejtoria Vendore e Policisë Dibër
Shërbimet e Komisariatit të Policisë Dibër referuan materialet në Prokurori, ku nisi procedimi penal për shtetasit:
-F. M., 37 vjeçe, banuese në fshatin Maqellarë, pasi dyshohet se ka ushtruar dhunë psikologjike ndaj vajzës së saj, 17 vjeçe;
-B. M., 34 vjeç, banues në Peshkopi, pasi dyshohet se si pasojë e humbjes së kontrollit, automjeti që drejtonte ky shtetas, është përplasur me një automjet të Policisë. Nga përplasja ka patur vetëm deme materiale;
-R. K., pasi u kap duke kryer punime ndërtimi, pa leje.
Shërbimet e Komisariatit të Policisë Bulqizë referuan materialet në Prokurori, ku nisi procedimi në gjendje të lirë për shtetasit K. O., 26 vjeç dhe E. O., 32 vjeç, vëllezër, të dy banues në Bulqizë, pasi dyshohet se për motive të dobëta, kanë goditur me sende të forta, një 60-vjeçar.
Ditën e djeshme:
-dyshohet se si pasojë e amortizimit të rrjetit elektrik të objektit, ka rënë zjarr në banesën e shtetasit M. Sh., në lagjen “Gjeologu”. Nga zjarri ka patur vetëm dëme materiale;
-dyshohet se aksidentalisht, ka renë nga lartësia e murit rrethues të shkollës ku ishte nxënës, një 14-vjeçar, i cili aktualisht është në kujdesin e mjekëve dhe jashtë rrezikut për jetën.
Grupe të posaçme hetimore po punojnë për të dokumentuar rrethanat e rasteve.
Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Dibër , për veprime të mëtejshme.
Policia e Shtetit
Akuzohet se vrau me mjet prerës, vajzën e tij, rreth 2 muaj më parë, në një apartament në rrugën “Gjon Muzaka”, arrestohet në Liban, me qëllim ekstradimin në Shqipëri, 49-vjeçari palestinez.
Në vijim të hetimeve të thelluara të kryera nga strukturat e Drejtorisë Vendore të Policisë Tiranë, dhe si rezultat i komunikimit të vazhdueshëm me strukturat homologe në Liban, nëpërmjet Interpol Tiranës dhe Interpol Beirutit, u kap në Liban, me qëllim ekstradimin në Shqipëri, shtetasi palestinez, F. A., 49 vjeç.
Gjykata e Shkallës së Parë e Juridiksionit të Përgjithshëm Tiranë, i ka caktuar këtij shtetasi, masën e sigurisë “Arrest në burg”, për veprën penale “Vrasja për shkak të marrëdhënieve familjare”.
Nga hetimet e deritanishme, dyshohet se shtetasi F. A., në shkurt 2025, në një apartament në rrugën “Gjon Muzaka”, Tiranë, ka vrarë me mjet prerës, vajzën e tij, shtetasen R. A..
Vijon bashkëpunimi ndërmjet strukturave të Interpolit, për të finalizuar procedurën për ekstradimin e këtij shtetasi, në Shqipëri.
Berat/Finalizohet operacioni policor i koduar “Nata”, për goditjen e veprimtarive kriminale në fushën e narkotikëve dhe atë të armëmbajtjes pa leje.
Posedonte lëndë narkotike cannabis sativa, 1 armë gjahu, municion luftarak dhe 1 pistoletë sportive, në automjet dhe në banesë, kapet në flagrancë dhe vihet në pranga 27-vjeçari.
Nga hetimet dyshohet se ky shtetas shiste doza kanabisi, në qytet.
Sekuestrohen sasia e lëndës narkotike, armët dhe municioni luftarak.
Seksioni për Hetimin e Narkotikëve i DVP Berat, në vijim të punës për goditjen e veprimtarive kriminale në fushën e narkotikëve dhe të armëmbajtjes pa leje, bazuar në informacione policore të siguruara në rrugë operative se një shtetas po qarkullonte me automjet, me sende të kundërligjshme, ka organizuar dhe finalizuar, në bashkëpunim me Sektorin Operacional dhe Forcën e Posaçme “Shqiponja”, operacionin policor të koduar “Nata”.
Si rezultat, u arrestua në flagrancë shtetasi A. Z., 27 vjeç, banues në fshatin Roshnik, Berat.
Gjatë natës, në aksin rrugor “Berat-Dimal”, shërbimet e Policisë kanë lokalizuar automjetin që drejtonte shtetasi A. Z. Gjatë kontrollit fizik, këtij shtetasi iu gjet një sasi lënde e dyshuar narkotike cannabis sativa.
Në vijim të veprimeve procedurale, gjatë kontrollit të ushtruar në banesën e shtetasit A. Z., u gjetën dhe u sekuestruan në cilësinë e provës materiale, një tjetër sasi lënde e dyshuar narkotike cannabis sativa, 1 armë gjahu, fishekë arme gjahu dhe 1 pistoletë sportive.
Nga hetimet ka rezultuar se ky shtetas siguronte lëndë narkotike dhe e ndante në doza, të cilat i shiste në zona të ndryshme në qytet.
Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme.
Drejtoria Vendore e Policisë Vlorë
Specialistët për Hetimin e Krimit Ekonomik dhe Financiar referuan materiale në Prokurori dhe nisën procedimin penal për shtetasin N. Sh., 36 vjeç, banues në Fier, pasi ndaj tij ka bërë kallëzim shtetasi V. Y., 50 vjeç, banues në Vlorë, se gjatë një periudhe 4-vjeçare që ka qenë i punësuar në subjektin e shtetasit N. Sh., ky i fundit nuk e ka regjistruar në organet kompetente si punonjës.
Specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Vlorë referuan materiale në Prokurori, pasi më datë 22.04.2025, ka kallëzuar shtetasi J. K., 70 vjeç, se në lagjen “29 Nëntori”, është goditur me grushte në kokë nga një person i panjohur, për motive të dobëta. Vijon puna për identifikimin dhe kapjen e autorit.
Specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Sarandë arrestuan shtetasin I. D., 45 vjeç, banues në lagjen nr. 4, Sarandë, pasi është konstatuar nga shërbimet e patrullës së Komisariatit të Policisë Sarandë, jashtë banesës, duke thyer masën e sigurimit personal “Arrest në shtëpi”.
Po këta specialistë referuan materiale në Prokurori dhe nisën procedimin penal për shtetasin S. K., 38 vjeç, banues në Sarandë, pasi më datë 23.04.2025, në rrugën “Adem Sheme”, për motive të dobëta, ka kanosur me fjalë shtetasen L. Q., si dhe ka dëmtuar xhamin e automjetit të saj.
Specialistët e Seksionit të Policisë Rrugore në DVP Vlorë referuan materiale në Prokurori për:
shtetasin E. H., 75 vjeç, banues në lagjen “Lef Sallata”, Vlorë, pasi në rrugën “Demokracia”, duke drejtuar në gjendje të dehur automjetin tip “Benz”, është përfshirë në një përplasje me dëme materiale;
shtetasin A. S., 59 vjeç, banues në Sarandë, pasi në rrugën “Idriz Alidhima”, duke dalë nga parkimi me automjetin tip “Volksëagen”, është përplasur me motomjetin tip “Dayang” me drejtues shtetasin M. H., 18 vjeç, banues në Delvinë (pa leje drejtimi përkatëse), i cili ka marrë lëndime dhe ndodhet në spitalin e Sarandës, nën kujdesin e mjekëve.
Materialet iu referuan prokurorive përkatëse, për veprime të mëtejshme procedurale.
Drejtoria Vendore e Policisë Shkodër
Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Shkodër shpallën në kërkim shtetasin K. L., 23 vjeç, banues në Shirokë, pasi ka thyer masën e sigurisë “Arrest në shtëpi”.
Gjithashtu, këta specialistë referuan materialet në Prokurori ku nisi procedimi në gjendje të lirë për shtetasit:
-A. Sh., 52 vjeç, banues në fshatin Grudë e Re, pasi ka ushtruar dhunë ndaj bashkëshortes së tij;
-P. G., 41 vjeç, banues në fshatin Shtoj i Ri, pasi ka kanosur një 52-vjeçar, për motive të dobëta;
-R. M., 35 vjeç, banues në fshatin Ura e Shtrenjtë, pasi ka kryer punime ndërtimi, pa lejen përkatëse.
Oficerët e Policisë Gjyqësore referuan materialet në Prokurori, ku filloi procedimi në gjendje të lirë për shtetasin N. V., 46 vjeç, banues në Shkodër, pasi ka kundërshtuar punonjësit e Policisë.
Specialistët për Hetimin e Krimeve Ekonomiko-Financiare referuan materialet në Prokurori, ku nisi procedimi në gjendje të lirë për shtetasin G. N., 33 vjeç, banues në Shkodër, për veprat penale “Fshehja e të ardhurave”, “Punësimi i paligjshëm” dhe “Moslëshimi i kuponit tatimor”, pasi nga verifikimet e kryera në subjektin e tij, me objekt veprimtarie parking, lavazh dhe makina me qira, rezultoi se kishte punonjës të paregjistruar dhe nuk lëshonte fatura për shërbimet që ofronte.
Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Malësi e Madhe referuan materialet në Prokurori ku nisi procedimi në gjendje të lirë për shtetasin F. C., 46 vjeç, banues në fshatin Zagorë, pasi ka ushtruar dhunë ndaj bashkëshortes së tij.
Gjithashtu, referuan materialet në Prokurori, për vlerësim, pasi ditën e djeshme, është paraqitur në Urgjencën e Spitalit Rajonal Shkodër, me dëmtime në pjesën e barkut, shtetasi A. D., 48 vjeç, banues në fshatin Bajzë, i cili ka deklaruar se është dëmtuar aksidentalisht në banesën e tij. Punohet për sqarimin e rrethanave të rastit.
Specialistët e Sektorit të Qarkullimit Rrugor referuan materialet në Prokurori, ku nisi procedimi në gjendje të lirë për shtetasit L. G., 67 vjeç, banues në fshatin Kosmaç, P. Gj., 80 vjeç, banues në fshatin Grudë, S. B., 62 vjeç, banues në fshatin Domen, R. Z., 62 vjeç, banues në fshatin Gruemirë, J. Rr., 75 vjeç, banues në fshatin Trush, Sh. Sh., 63 vjeç, banues në fshatin Drisht, K. S., 36 vjeç, banues në Shkodër dhe një 17-vjeçar, pasi u kapën duke drejtuar motomjetet, pa leje drejtimi.
Gjithashtu, specialistët e Sektorit të Qarkullimit Rrugor referuan materialet në Prokurori, ku nisi procedimi në gjendje të lirë për shtetasit:
-B. D., 40 vjeç, banues në fshatin Mjedë, për veprat penale “Shkelja e rregullave të qarkullimit rrugor” dhe “Largimi nga vendi i aksidentit”, dhe Gj. Q., 47 vjeç, për veprën penale “Drejtimi i automjeteve në mënyrë të parregullt”, pasi dje, në lagjen “Tre Heronjtë”, shtetasi B. D., duke drejtuar kamionin, ka përplasur motoçikletën që shtetasi Gj. Q. e drejtonte pa leje, dhe është larguar nga vendi i aksidentit;
-B. K., 23 vjeç, banues në fshatin Barbullush, për veprat penale “Shkelja e rregullave të qarkullimit rrugor” dhe “Largimi nga vendi i aksidentit”, pasi dje, në fshatin Bushat, duke drejtuar automjetin, ka përplasur shtetasin B. P., 44 vjeç, këmbësor, i cili ndodhet në spital, jashtë rrezikut për jetën.
Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Shkodër, për veprime të mëtejshme.
Drejtoria Vendore e Policisë Korçë
Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Korçë arrestuan në flagrancë shtetasin F. I., 65 vjeç, banues në Korçë, pasi u kap jashtë banesës, në cenim të masës së sigurisë “Arrest në shtëpi”, caktuar nga Gjykata e Korçës, për veprën penale “Ngacmimi seksual”.
Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Maliq referuan materialet në Prokurori, për vlerësim, pasi M. Ç., 42 vjeç, banues në Podgorije, dyshohet se ka pushtuar një sipërfaqe toke për të cilën nuk disponon dokumente.
Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Korçë, për veprime të mëtejshme.
Tiranë/Operacione policore të njëpasnjëshme kundër armëmbajtjes pa leje.
Finalizohet operacioni “Gracka”. Sekuestrohet 1 pistoletë me municion.
U kap në flagrancë në zonën e Don Boskos, me armën e zjarrit që do ta shiste, vihet në pranga 23-vjeçari.
Si rezultat i kontrolleve të befasishme, të kryera në vijim të punës policore për garantimin e rendit dhe për goditjen e paligjshmërive, Seksioni i Hetimit të Trafiqeve të Paligjshme, në bashkëpunim me Forcën e Posaçme Operacionale, finalizoi operacionin “Gracka”.
Gjatë operacionit, u arrestua në flagrancë, në rrugën “Demir Progni”, shtetasi A. D., 23 vjeç, banues në Tiranë.
Nga kontrollet u konstatua se ky shtetas kishte me vete 1 armë zjarri pistoletë me municion luftarak, të cilën dyshohet se do ta shiste.
Vijojnë hetimet për të identifikuar dhe nxjerrë përpara përgjegjësisë penale, shtetas të tjerë që mund të jenë implikuar në këtë rast.
Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë së Tiranës, për veprime të mëtejshme.