Tiranë
Finalizohet operacioni policor i koduar “Quick Response”. Zbardhet dhe dokumentohet ngjarja e ndodhur dje, në Kombinat.
Qëlloi me armë zjarri në drejtim të automjetit me të cilin po lëviznin dy shtetas, pas një konflikti për motive të dobëta me ta, duke rrezikuar edhe jetën e kalimtarëve në afërsi, vihet në pranga autori.
Në pranga vihet edhe një 30-vjeçar, pasi dyshohet se drejtonte automjetin nga ku autori qëlloi me armë zjarri.
Sekuestrohet automjeti i përdorur nga autorët gjatë ngjarjes, ndërsa vijon puna për gjetjen e armës së zjarrit.
Në vijim të veprimeve hetimore për ngjarjen e ndodhur ditën e djeshme, rreth orës 12:10, në Kombinat, ku u qëllua me armë zjarri në drejtim të automjetit me të cilin lëviznin shtetasit R. K., 38 vjeç, dhe Zh. K., specialistët për Hetimin e Krimeve të Rënda, në bashkëpunim me Forcat Operacionale të DVP Tiranë dhe me Komisariatin e Policisë Nr. 6, në kuadër të operacionit “Quick Response”, kapën dhe vunë në pranga shtetasit:
- O. A(V)., 28 vjeç
- S. B., 30 vjeç, të dy banues në Kombinat
Gjithashtu, u proceduan penalisht shtetasit R. K., Zh. K., F. K. dhe B. M.
Nga hetimet paraprake ka rezultuar se 4 shtetasit e proceduar penalisht janë konfliktuar fizikisht me 2 autorët e ngjarjes. Pas konfliktit, për motive të dobëta, shtetasi O. A(V). ka qëlluar me armë zjarri në drejtim të automjetit të 38-vjeçarit, ndërsa shtetasi S. B. drejtonte automjetin nga ku qëlloi me armë zjarri 28-vjeçari.
Nga të shtënat janë shkaktuar vetëm dëme materiale.
Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë së Tiranës, për veprime të mëtejshme.
Drejtoria Vendore e Policisë Vlorë/ 5 shtetas në pranga, 8 të tjerë procedohen penalisht dhe 1 shpallet në kërkim, për vepra të ndryshme penale
Specialistët për Hetimin e Narkotikëve në DVP Vlorë arrestuan shtetasit:
- L., 41 vjeç, banues në Vlorë, pasi gjatë kontrollit fizik të ushtruar nga shërbimet e Policisë, iu gjet dhe iu sekuestrua një sasi lënde e dyshuar narkotike cannabis sativa.
- B., 48 vjeç, banues në Sarandë, pasi është kapur nga shërbimet e Policisë, duke thyer masën e sigurisë “Arrest në shtëpi”, dhe ka kundërshtuar punonjësit e Policisë.
Specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Vlorë referuan materiale në Prokurori dhe nisën procedimin penal për shtetasit:
- P., 33 vjeç, banues në Vlorë, pasi në lagjen “Kushtrimi”, gjatë kontrollit të ushtruar nga Forca e Posaçme “Shqiponja”, në automjetin që ky shtetas drejtonte, iu gjet dhe iu sekuestrua një armë zjarri automatike e çmontuar dhe në gjendje jo të rregullt teknike.
- C., 20 vjeç, dhe A. A., 39 vjeç, banues në Vlorë, pasi dyshohen se gjatë parkimit të automjetit, kanë dëmtuar pasqyrën e një automjeti tjetër dhe janë konfliktuar fizikisht me drejtuesin e tij, shtetasin E. H., 44 vjeç, banues në Tiranë.
Po këta specialistë referuan materiale për vlerësim, pasi më datë 21.08.2025, në lagjen “28 Nëntori”, dyshohet se është vetëhedhur nga kati i pestë i pallatit ku banonte shtetasja E. M., 32 vjeç, e cila, si pasojë e dëmtimeve, ka ndërruar jetë. Nga hetimet ka rezultuar se kjo shtetase vuante prej disa kohësh nga probleme të shëndetit mendor.
Specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Himarë shpallën në kërkim shtetasin H. Ç., 20 vjeç, banues në fshatin Qerret, Lushnjë, pasi më datë 22.08.2025, ka paraqitur kallëzim shtetasi O. T., 35 vjeç, me profesion menaxher, se ky shtetas i ka vjedhur një shumë monetare të xhiros ditore në beach barin ku punonte.
Specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Sarandë referuan materialet në Prokurori dhe nisën procedimin penal për shtetasit:
- D., 33 vjeç, banues në Kamëz, pasi më datë 22.08.2025, në rrugën “Butrinti”, ka kryer manovra dhe ka shkaktuar zhurmë me automjetin e tij të përshtatur me marmitë zhurmuese, duke prishur qetësinë publike.
- M., 24 vjeçe, banuese në Tiranë, dhe B. H., 35 vjeçe, banuese në Sarandë, pasi më datë 22.08.2025, në lagjen nr. 4, për motive të dobëta, janë konfliktuar dhe kanë goditur me grushte njëra-tjetrën.
Specialistët e Seksionit të Trafikut Urban dhe Interurban Vlorë dhe Sarandë:
arrestuan në flagrancë shtetasin R. D., 27 vjeç, banues në fshatin Bishan, si dhe proceduan në gjendje të lirë shtetasin D. V., 33 vjeç, banues në fshatin Poro, pasi më datë 21.08.2025, këta shtetas u paraqitën në spital për të marrë mjekim, duke dhënë fillimisht deklarim të rremë lidhur me rrethanat e aksidentit. Nga verifikimet ka rezultuar se shtetasi R. D., duke drejtuar automjetin tip “Citroen”, pa leje drejtimi, kishte humbur kontrollin dhe si pasojë kishte dalë nga rruga. Gjithashtu, rezulton se shtetasi R. D., ka thyer dhe masën e sigurie, atë të “Arrest në shtëpi”.
arrestuan në flagrancë shtetasin V. L., 52 vjeç, banues në Vlorë, pasi në rrugën “Ali Demi”, duke drejtuar automjetin në gjendje të dehur, është përplasur me një automjet tjetër, duke shkaktuar vetëm dëme materiale.
arrestuan në flagrancë shtetasin turk T. D., 30 vjeç, banues në Stamboll, në vijim të veprimeve të kryera për aksidentin e ndodhur më datë 22.08.2025, në rrugën “Butrinti”, Ksamil, ku mbeti i dëmtuar drejtuesi i motomjetit, shtetasi M. S., 29 vjeç, banues në Itali, i cili pësoi dëmtime të rënda dhe u transportua në spitalin e Traumës, Tiranë.
nisën procedimin penal për shtetasin M. N., 55 vjeç, pasi më datë 21.08.2025, në bulevardin “Ismail Qemali”, duke drejtuar automjetin e markës Ford, ka aksidentuar një të mitur 5-vjeçar që lëvizte me biçikletë. I mituri ndodhet në spital, jashtë rrezikut për jetën.
Materialet iu referuan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme.
Drejtoria Vendore e Policisë Fier.
Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Fier arrestuan në flagrancë shtetasin R. H., 28 vjeç, banues në Strum, pasi është konstatuar jashtë banese, ndërkohë që ishte me masë sigurie “Arrest në shtëpi”.
Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Fier arrestuan në flagrancë shtetasin S. K., 33 vjeç, banues në Çermë Sektor, pasi dyshohet se ka ushtruar dhunë ndaj bashkëshortes së tij si edhe e ka kanosur atë me mjet prerës.
Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Lushnjë referuan materialet në Prokurori, ku nisi procedimi penal për shtetasin J. B., 33 vjeç, banues në Lushnjë, pasi dyshohet se ka kanosur një shtetas 64 vjeç.
Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë së Fierit, për veprime të mëtejshme.
Policia e Shtetit
Vijojnë operacionet e njëpasnjëshme nga Drejtoria e Forcës së Posaçme Operacionale në Policinë e Shtetit, për kapjen e personave të shpallur në kërkim ndërkombëtar.
Finalizohet operacioni policor i koduar “Operacionalja 58”.
Akuzohet për disa vepra penale në Spanjë, kapet në Laç, 40-vjeçari me katër identitete.
Si rezultat i koordinimit të punës dhe shkëmbimit të informacioneve me partnerët spanjollë, nëpërmjet INTERPOL-it, shërbimet e Drejtorisë së Forcës së Posaçme Operacionale, në kuadër të operacionit “Operacionalja 58”, lokalizuan, kapën dhe vunë në pranga, me qëllim ekstradimin në Spanjë, shtetasin Gj. Gj., alias Gj. M., alias Gj. R., alias Gj. R., 40 vjeç, lindur në Lezhë.
Gjykata e Instruksionit nr. 1 Castellon de la Plana/Spanjë, në vitin 2025, ka caktuar masën e sigurisë “Arrest në burg”, për veprat penale “Krime kundër shëndetit publik/Kultivim i bimëve narkotike”, “Pjesëmarrje në organizatë kriminale” dhe “Vjedhje e energjisë elektrike”.
Ky shtetas ka qenë pjesë e një grupi kriminal, me ndarje të qartë të funksioneve të anëtarëve, duke filluar nga gjetja e ambienteve, marrja me qira, përshtatja e ambienteve për kultivim droge dhe montimi i pajisjeve me qëllim kultivimin e drogës. Gjatë operacionit policor në Spanjë janë gjetur dy ambiente të përshtatura për kultivim, një në Oropesa dhe një në Cabanes.
Interpol Tirana po bashkëpunon me Interpol Madridin për të finalizuar ekstradimin e këtij shtetasi.
Kukës/ Ndërhyrja në kohë e Policisë parandalon një ngjarje të mundshme kriminale, në fshatin Kosharisht.
Goditën me sende të forta të afërmin e tyre, për motive të dobëta, arrestohen në flagrancë babë e bir.
Pas njoftimit se në fshatin Kosharisht disa shtetas po konfliktoheshin me njëri-tjetrin, shërbimet e Komisariatit të Policisë Kukës kanë organizuar menjëherë punën dhe kanë mbërritur në vendngjarje. Nga ndërhyrja e shpejtë dhe profesionale e shërbimeve të Policisë, u bë i mundur parandalimi i një ngjarjeje të mundshme kriminale, si dhe arrestimi i shtetasve të përfshirë në konflikt, konkretisht:
- M., 53 vjeç, dhe B. M., 18 vjeç (babë e bir), banues në fshatin Kosharisht.
Këta shtetas, pas një konflikti për motive të dobëta me të afërmin e tyre, shtetasin O. K., 50 vjeç, banues në Tiranë, në hyrje të fshatit e kanë goditur me sende të forta, duke i shkaktuar dëmtime.
Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Kukës, për veprime të mëtejshme.
Drejtoria Vendore e Policisë Lezhë
Shërbimet e Policisë Rrugore Lezhë arrestuan në flagrancë shtetasen M. C., 44 vjeçe, banuese në Lezhë, pasi në Fushë-Milot, Kurbin, duke drejtuar automjetin në gjendje të dehur, ka humbur kontrollin dhe është përplasur me një automjet tjetër. Nga aksidenti janë shkaktuar vetëm dëme materiale;
-arrestuan në flagrancë shtetasin A. Gj., 26 vjeç, banues në Lezhë, pasi në aksin rrugor “Shëngjin–Lezhë”, u kap duke drejtuar automjetin në gjendje të dehur.
Shërbimet e Stacionit të Policisë Shëngjin referuan materialet në Prokurori, për “Vlerësim”, pasi më datë 21.08.2025, në Urgjencën e Spitalit Rajonal Lezhë është dërguar në gjendje të rëndë shtetasja A. I., 39 vjeçe, banuese në Kosovë. Pas marrjes së ndihmës së parë mjekësore, ajo është dërguar për trajtim më të specializuar në Spitalin e Traumës, Tiranë, ku edhe ka ndërruar jetë.
Nga veprimet e para hetimore dyshohet se ka ndërruar jetë si pasojë e arrestit kardiak. Nën drejtimin e Prokurorisë, vijon puna për dokumentimin e plotë të rastit dhe për të përcaktuar saktë shkakun e ndërrimit të jetës.
Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë së Lezhës, për veprime të mëtejshme.
Qarku Shkodër
Vijojnë operacionet nga Policia, për parandalimin dhe goditjen e veprimtarisë së kundërligjshme të dhënies ndihmë për kalim të kufijve, në mënyrë të paligjshme.
Finalizohet operacioni policor i koduar “Itinerari”.
Ndihmonte emigrantë nga vendet e treta që të kalonin kufirin, në mënyrë të paligjshme, vihet në pranga një 28-vjeçar.
Drejtoria Vendore për Kufirin dhe Migracionin Shkodër, në bashkëpunim me Seksionin për Hetimin e Trafiqeve të Paligjshme të DVP Shkodër, nën drejtimin e Prokurorisë, në vijim të punës për goditjen e aktivitetit kriminal të dhënies ndihmë shtetasve të huaj, kundrejt pagesës, për kalim të paligjshëm të kufirit, në bazë të informacioneve të siguruara në rrugë operative, kanë organizuar dhe finalizuar operacionin policor të koduar “Itinerari”.
Si rezultat i këtij operacioni, u arrestua në flagrancë shtetasi S. M., 28 vjeç, banues në Shkodër.
Nga hetimet dyshohet se ky shtetas ndihmonte emigrantë nga vendet e treta, që të kalonin ilegalisht kufirin tokësor, duke i transportuar nga kufiri jeshil me Greqinë në drejtim të Malit të Zi, kundrejt pagesës 600 euro për person.
Gjatë operacionit, ky shtetas po transportonte 5 shtetas nga vendet e treta.
Vijojnë hetimet për dokumentimin e plotë të kësaj veprimtarie kriminale, si dhe për identifikimin dhe kapjen e shtetasve të tjerë që mund të jenë përfshirë.
Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Shkodër, për veprime të mëtejshme.
Drejtoria Vendore e Policisë Korçë
Në vijim të informacioneve paraprake të dhëna ditën e djeshme, në lidhje me aksidentet e ndodhura, ju informojmë se:
Specialistët e Sektorit të Qarkullimit Rrugor arrestuan në flagrancë shtetasin A. B., 45 vjeç, banues në Korçë, pasi automjeti që drejtonte ka përplasur 2 shtetase këmbësore, M. Gj., 65 vjeçe dhe një 17-vjeçare, ku si pasojë e plagëve të marra, 65-vjeçarja ka ndërruar jetë rrugës për në Spitalin e Traumës në Tiranë.
Gjithashtu, u referuan materialet në Prokurori, ku filloi procedimi penal për shtetasin E. V., 23 vjeç, banues në fshatin Drvoran, për veprat penale “Shkelja e rregullave të qarkullimit rrugor” dhe “Drejtimi i automjetit në mënyrë të parregullt”.
Në Komisariatin e Policisë Korçë ka kallëzuar shtetasi E. A., 42 vjeç, banues në Korçë, se më datën 18.08.2025, është larguar nga banesa djali i tij 17-vjeçar. Po punohet për gjetjen e tij.
Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë së Korçës, për veprime të mëtejshme.
Drejtoria Vendore e Policisë Tiranë
Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Nr. 2 referuan materialet në Prokurori, ku nisi procedimi penal në gjendje të lirë për shtetasit:
- M., 25 vjeç, pasi në bulevardin “Dëshmorët e Kombit” ka goditur me grusht një 53-vjeçar;
- B., 42 vjeç, pasi ka qëlluar me shpullë një 15-vjeçar, pas një konflikti që i mituri kishte me djalin e tij.
Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Nr. 3:
arrestuan shtetasin M. J., 48 vjeç, pasi dyshohet se ka ushtruar dhunë psikologjike ndaj nënës së tij dhe ka dëmtuar orenditë shtëpiake;
arrestuan shtetasin në kërkim E. S., 32 vjeç, për veprën penale “Dhuna në familje”;
referuan materialet në Prokurori, ku nisi procedimi penal në gjendje të lirë për shtetasit E. L. dhe R. L., vëllezër, pasi për motive të dobëta kanë goditur me një send të fortë një 22-vjeçare, duke i shkaktuar dëmtime të lehta.
Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Nr. 4 referuan materialet në Prokurori, ku nisi procedimi penal në gjendje të lirë për shtetasit:
- Ll., 42 vjeç, pasi ka tentuar të vjedhë banesën e shtetasit A. K.;
- B., 46 vjeç, pasi shtetasja A. B. ka kallëzuar se ka qenë e punësuar tek ky shtetas dhe ai nuk i ka dhënë detyrimet e pagesës, si dhe e ka kanosur.
Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Nr. 5 arrestuan shtetasin A. K., 37 vjeç, pasi dyshohet se ka ushtruar dhunë fizike ndaj bashkëshortes së tij.
Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Nr. 6 referuan materialet në Prokurori, ku nisi procedimi penal në gjendje të lirë për shtetasit:
- R., 35 vjeç, pasi u konstatua duke hedhur inerte në një sipërfaqe toke, në fshatin Kalaç Shesh, në kundërshtim me ligjin;
- A., 48 vjeç, pasi në fshatin Fortuzaj, nga pakujdesia ka djegur disa shkurre anës rrugës
Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Krujë arrestuan shtetasit:
- V., 30 vjeç, pasi dyshohet se ka ushtruar dhunë ndaj nënës së tij;
- Xh., 32 vjeç, pasi dyshohet se ka ushtruar dhunë ndaj babait të tij. Gjatë shoqërimit, ky shtetas ka kundërshtuar me dhunë punonjësit e Policisë.
Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë së Tiranës, për veprime të mëtejshme.
Malësi e Madhe
Dhunuan për motive të dobëta, dhëndrin e tyre, vihen në pranga 3 shtetas (babai dhe 2 djemtë).
Menjëherë pas njoftimit për një konflikt në familje, në fshatin Flakë, shërbimet e Komisariatit të Policisë Malësi e Madhe shkuan menjëherë për të sqaruar rrethanat dhe identifikuar përgjegjësit.
Si rezultat i veprimeve të shpejta hetimore dhe operacionale:
u arrestuan shtetasit Xh. Ç., 64 vjeç, A. Ç., 30 vjeç dhe S. Ç., 33 vjeç, të tre banues në fshatin Koplik i Sipërm, për veprën penale “Dhuna në familje”, pasi dyshohet se, për motive të dobëta, kanë dhunuar fizikisht dhe psikologjikisht shtetasin A. U., 41 vjeç, duke i shkaktuar dëmtime në kokë dhe trup.
Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë së Shkodrës, për veprime të mëtejshme.
Drejtoria Vendore e Policisë Shkodër.
Specialistët e Sektorit të Qarkullimit Rrugor:
-arrestuan shtetasin P. Sh., 58 vjeç, banues në fshatin Luarz, pasi u kap duke drejtuar automjetin në gjendje të dehur;
-referuan materialet në Prokurori, për njoftim fakti, pasi ditën e djeshme, në aksin “Kryebushat-Lezhë”, automjeti me drejtues shtetasi A. L., 30 vjeç, u përplas me automjetin me drejtuese shtetasen Xh. P., 32 vjeçe. Si pasojë u dëmtuan lehtë shtetasja Xh. L. dhe pasagjerja në automjetin e saj, shtetasja D. L., 58 vjeçe.
Shërbimet e Policisë Kufitare në PKK Muriqan referuan materialet në Prokurori, ku nisi procedimi në gjendje të lirë për shtetasin A. B., për veprën penale “Trafikimi i mjeteve motorike”, pasi automjeti që ai drejtonte rezultoi i vjedhur në Belgjikë. Automjeti u sekuestrua në cilësinë e provës materiale.
Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Shkodër referuan materialet në Prokurori, ku filloi procedimi në gjendje të lirë për shtetasit:
- C., 38 vjeç, dhe E. K., 41 vjeç, të dy banues në Shkodër, pasi janë konfliktuar fizikisht me njëri-tjetrin për motive të dobëta;
-P. N., 56 vjeç, banues në Shkodër, pasi dyshohet se ka bërë kallëzim të rremë ndaj djalit të tij, shtetasit K. N., 28 vjeç, duke e akuzuar këtë të fundit se ka ushtruar dhunë fizike dhe psikologjike, me qëllim që të vihet në ndjekje penale.
Gjithashtu, specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Shkodër referuan materialet në Prokurori, për vlerësim, pasi ditën e djeshme, në lagjen “Vojo Kushi”, në oborrin e përbashkët të dy banesave, shtetasja A. B., 48 vjeçe, ka prishur murin anësor të një magazine të vjetër, për të cilën zotëron certifikatë pronësie dhe është tokë truall, ndërsa shtetasja H. B., 72 vjeçe, pretendon se është pjesë e saj.
Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Pukë referuan materialet në Prokurori, për vlerësim, pasi dje, në fshatin Mesul, si pasojë e motit të keq dhe shkarkesave të rrufeve, është djegur banesa e braktisur dhe e pabanuar e shtetasit V. K., 49 vjeç.
Specialistët për Hetimin e Krimeve të Stacionit të Policisë Fushë Arrëz referuan materialet në Prokurori, për vlerësim, pasi ditën e djeshme, në fshatin Kryezi, dyshohet se si pasojë e një shkëndije elektrike ka rënë zjarr. Nga përhapja e flakëve është djegur një sipërfaqe toke me bimësi.
Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Shkodër, për veprime të mëtejshme.
Drejtoria Vendore e Policisë Elbasan.
Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Librazhd referuan materialet në Prokurori, ku nisi procedimi penal për shtetasit:
- B., 48 vjeç, pasi dyshohet se ka prerë dru në mënyrë të kundërligjshme, në fshatin Stërblevë;
- B., 32 vjeç dhe F. B., 31 vjeç, pasi dyshohen se në bashkëpunim me njëri-tjetrin, në vendin e quajtur Gavadec, kanë prerë dru në mënyrë të kundërligjshme.
Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Elbasan referuan materialet në Prokurori, ku nisi procedimi penal për shtetasit:
- A., 27 vjeç, pasi dyshohet se ka goditur me grushte dhe sende të forta një 29-vjeçar, për motive të dobëta;
- K., 58 vjeç, pasi dyshohet se ka goditur me grushte një 77-vjeçar, për motive të dobëta;
Proceduan penalisht një 51-vjeçar, pasi ka kallëzuar mbesa e tij, 22 vjeçe, se ky shtetas rreth 1 muaj më parë dyshohet se ka kryer marrëdhënie seksuale me 22-vjeçaren pa dëshirën e saj. Nën drejtimin e Prokurorisë vijojnë hetimet për verifikimin e kallëzimit.
Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Cërrik referuan materialet në Prokurori, ku nisi procedimi penal për shtetasit Q. Gj., 68 vjeç dhe R. A., 69 vjeç, pasi janë konstatuar duke kryer punime ndërtimi pa leje në pronat përkatëse.
Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Elbasan, për veprime të mëtejshme.
Dje, në Spitalin Rajonal Elbasan, është dërguar për mjekim një 28-vjeçare, e cila dyshohet se, në gjendje të rënduar psikologjike, ka tentuar të presë damarët e dorës me thikë. 28-vjeçarja është jashtë rrezikut për jetën.
Në Spitalin e Gramshit është dërguar për mjekim shtetasi E. M., 71 vjeç, i cili dyshohet se, gjatë lyrjes me bojë në banesën e shtetasit M. Q., 42 vjeç, aksidentalisht është rrëzuar. 71-vjeçari është në kujdesin e mjekëve, jashtë rrezikut për jetën.
Sarandë/Infomacion paraprak
Sot, rreth orës 16:10, në afërsi të rrugës “Butrinti”, shtetasi A. Zh., 63 vjeç, banues në Tiranë, dyshohet se ka shfaqur probleme shëndetësore gjatë qëndrimit në një restorant dhe gjatë transportit drejt spitalit me autoambulancë, ka ndërruar jetë.
Vijon puna për sqarimin e plotë të rrethanave të rastit.
Durrës
Vodhën një automjet dhe e përdorën për të kryer vjedhje me dhunë në një karburant në Sukth, por u identifikuan nga Policia.
Gjatë ndjekjes, dy autorët hapën zjarr ndaj shërbimeve të Policisë dhe, si pasojë e shkëmbimit të zjarrit, njëri prej tyre mbeti i plagosur.
Autori tjetër, pas rezistencës me armë ndaj shërbimeve të Policisë, u neutralizua dhe u vu në pranga.
Shërbimet e Policisë sekuestruan një armë zjarri kallashnikov dhe dy krehra fishekësh.
Rreth orës 01:00 të mëngjesit të sotëm, në autostradën Durrës-Tiranë, te “Çifligu” në Sukth, shërbimet e Policisë konstatuan automjetin e vjedhur më datë 20.08.2025, në orën 20:30, në Sektor Rinia, Durrës, me të cilin, më datë 21.08.2025, rreth orës 03:40, sipas njoftimit të një shtetasi të punësuar në një karburant në Sukth, ishte grabitur me dhunë shuma e lekëve të xhiros.
Shërbimet e Policisë së Durrësit u vunë në ndjekje të automjetit, i cili po lëvizte me shpejtësi në drejtim të Tiranës, dhe u njoftua edhe DVP Tiranë për ndihmë.
Si pasojë e shpejtësisë së madhe, pa shkuar në Vorë, tek rrethrrotullimi i mbikalimit në rrugën dytësore që shkon për Shijak, automjeti doli nga rruga dhe, gjatë kësaj kohe, nga brenda tij u hap zjarr ndaj punonjësve të Policisë, të cilët, të gjendur përballë kësaj situate, u përgjigjën me zjarr, në kushtet e mbrojtjes së nevojshme. Si pasojë, u plagos njëri nga autorët, shtetasi A. D., 28 vjeç, banues në Bilalas, Shijak, i cili ndodhet në Spitalin e Traumës Tiranë, nën kujdesin e mjekëve, jashtë rrezikut për jetën.
Personi tjetër, shtetasi L. Ç., 27 vjeç, banues në Bilalas, Shijak, pasi bëri rezistencë me armë ndaj punonjësve të Policisë, duke rrezikuar jetën e tyre, u neutralizua dhe u kap nga shërbimet e Policisë Durrës.
Gjatë veprimeve të Policisë së Durrësit, kanë ardhur në mbështetje edhe forcat e Policisë së DVP Tiranë.
Në vendin e ngjarjes u gjet një armë zjarri automatik me 2 krehra, e përdorur nga dy personat e sipërpërmendur.
Nën drejtimin e Prokurorisë vijon puna nga Sektori për Hetimin e Krimeve ndaj Personit dhe Pasurisë në DVP Durrës, për dokumentimin e ngjarjes së ndodhur.
Drejtoria Vendore e Policisë Fier
Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Lushnjë shpallën në kërkim shtetasin R. G., 56 vjeç, pasi gjatë mesnatës, në fshatin Çukas, dyshohet se, pas një konflikti për motive të dobëta, në ambientet e lokalit në pronësi të tij, ka plagosur me armë zjarri në këmbë, shtetasin R. M., 58 vjeç, (klient), i cili ndodhet në spital jashtë rrezikut për jetën. Vijon puna për kapjen e shtetasit R. G.
Specialistët e Sektorit të Qarkullimit Rrugor arrestuan në flagrancë shtetasin T. N., 41 vjeç, banues në Fier, pasi dje, në rrugën “Jakov Mile”, duke drejtuar automjetin, ka përplasur dy shtetas 11 vjeç dhe 12 vjeç, të cilët ndodhen në kujdesin e mjekëve.
Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Fier:
-arrestuan në flagrancë shtetasin M. Z., 32 vjeç, banues në Fier, pasi dyshohet se ka ushtruar dhunë ndaj prindërve të tij;
-referuan materialet në Prokurori, ku nisi procedimi në gjendje të lirë për shtetasin O. K., 41 vjeç, banues në Patos, pasi dyshohet se me vetgjyqësi ka kanosur një shtetase 63 vjeçe, për kthimin e një shume parash.
Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Lushnjë referuan materialet në Prokurori, pasi ka kallëzuar shtetasi Z. B., se në fshatin Zhamë Sektor, në pikën e karburantit në të cilin është i punësuar, një shtetas ka shkuar për të furnizuar automjetin dhe nuk ka kryer pagesën. Punohet për identifikimin dhe kapjen e autorit.
Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Divjakë referuan materialet në Prokurori, pasi ka kallëzuar shtetasi F. S., 44 vjeç, se në fshatin Çermë Porshkë, i kanë vjrdhur automjetin e parkuar në banesë. Punohet për identifikimin dhe kapjen e autorit.
Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë së Fierit, për veprime të mëtejshme.
Drejtoria Vendore e Policisë Tiranë
Specialistët për Hetimin e Narkotikëve arrestuan shtetasin A. M., 21 vjeç, pasi gjatë kontrollit fizik, shërbimet e Komisariatit të Policisë Nr. 2 i gjetën një sasi të dyshuar narkotike Kokaine.
Specialistët për Hetimin e Krimeve të Rënda pas komunikimit me Prokurorin nisën procedimin penal në gjendje të lirë për shtetasin J. M., 53 vjeç, pasi dyshohet se ka kanosur për shkak të detyrës shtetasin A. T., me detyrë administrator i një portali online.
Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Nr. 3 arrestuan shtetasin A. L., 30 vjeç, pasi dyshohet se ka ushtruar dhunë ndaj bashkëshortes së tij.
Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Nr. 4 arrestuan shtetasin E. K., 42 vjeç, pasi dyshohet se ka ushtruar dhunë ndaj bashkëshortes së tij.
Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Nr. 5 referuan materialet në Prokurori, ku nisi procedimi penal për shtetasin A. C., 40 vjeç, pasi për motive të dobëta ka goditur me grushte një 30-vjeçar.
Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Nr. 6 referuan materialet në Prokurori, ku nisi procedimi penal për shtetasit:
-E. C., 54, pasi gjatë një konflikti të çastit, ka goditur me grushta një 21-vjeçar;
-G. U, 63 vjeç, pasi në fshatin Pezë Helmas, në vendin e quajtur “Kroi i Lekut”, nga pakujdesia, në ullishten e tij ka shkaktuar zjarr, duke djegur një sipërfaqe me shkurre.
Specialistët e Qarkullimit Rrugor arrestuan shtetasit:
-E. M., 37 vjeç, pasi u kap duke drejtuar automjetin në gjendje të dehur;
-R. G., 20 vjeç, pasi u kap duke drejtuar automjetin pa leje.
Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë së Tiranës, për veprime të mëtejshme.
Drejtoria Vendore e Policisë Shkodër.
Specialistët e Sektorit të Qarkullimit Rrugor arrestuan shtetasit:
- Gj., 58 vjeç, banues në fshatin Pentar dhe D. Q., 36 vjeç, banues në Shkodër, pasi u kapën duke drejtuar automjetet në gjendje të dehur.
Po ashtu, u referuan materialet në Prokurori për shtetasin M. H., 71 vjeç, banues në fshatin Reç, pasi u kap duke drejtuar automjetin pa leje drejtimi.
Gjithashtu u referuan materialet edhe për shtetasen L. P., 37 vjeçe, e cila ditën e djeshme, duke drejtuar automjetin, humbi kontrollin mbi drejtimin e tij dhe për pasojë automjeti doli nga rruga, ku u dëmtuan lehtë 4 pasagjerët që udhëtonin me të.
Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Shkodër arrestuan shtetasin Gj. P., 38 vjeç, banues në Shkodër, pasi ka ushtruar dhunë fizike dhe psikologjike ndaj nënës së tij.
Gjithashtu, u referuan materialet në Prokurori dhe nisi procedimi në gjendje të lirë për shtetasin Sh. R., 50 vjeç, pasi u konstatua se kishte kryer punime ndërtimi pa leje.
Specialistët për Hetimin e Krimeve të Stacionit të Policisë Velipojë referuan materialet në Prokurori, ku filloi procedimi në gjendje të lirë për shtetasen S. B., 69 vjeçe, banuese në Shkodër, pasi është identifikuar duke marrë një portofol, brenda të cilit kishte disa dokumente identifikimi dhe një shumë monetare që i përkisnin shtetasit kosovar Xh. K., 55 vjeç.
Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Shkodër shpallën në kërkim shtetasin M. B., 53 vjeç, banues në fshatin Dheu i Lehtë, pasi ka ushtruar dhunë fizike dhe psikologjike ndaj nënës së tij.
Specialistët për Hetimin e Krimeve të Stacionit të Policisë Fushë-Arrëz referuan materialet në Prokurori, ku filloi procedimi në gjendje të lirë për shtetasin P. N., 40 vjeç, banues në fshatin Levoshke, për veprën penale “Kanosja” dhe për shtetasin J. Ç., 38 vjeç, për veprën penale “Dëmtime të tjera me dashje”;
pasi janë konfliktuar me njëri-tjetrin për motive të dobëta.
Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Shkodër, për veprime të mëtejshme.
Drejtoria Vendore e Policisë Lezhë
Specialistët për Hetimin e Narkotikëve arrestuan në flagrancë shtetasin E. D., 24 vjeç, banues në Gjegjan, Pukë, pasi gjatë kontrollit fizik iu gjetën dhe sekuestruan sasi lënde narkotike e dyshuar cannabis sativa.
Shërbimet e Komisariatit të Policisë Lezhë referuan materialet në Prokurori, ku nisi procedimi në gjendje të lirë për shtetasit M. K., 26 vjeç, dhe K. M. alias K. K., 24 vjeç, banues në Laç, Kurbin (vëllezër), pasi në qytetin e Shëngjinit shërbimet e Policisë konstatuan automjetin e tyre të pushuar në shkelje dhe gjatë ndërhyrjes së punonjësve të Policisë, këta shtetas kanë kundërshtuar punonjësit e Policisë.
Gjithashtu, u referuan materialet në Prokurori për vlerësim, pasi në Urgjencën e Spitalit Rajonal Lezhë është sjellë pa shenja jete shtetasja L. S., 66 vjeçe, banuese në Maqedoni. Nga veprimet e para hetimore dyshohet se shkaku i vdekjes ka qenë arresti kardiak dhe, sipas deklarimeve të familjarëve, kjo shtetase vuante nga probleme me shëndetin.
Shërbimi për Rendin dhe Policimin në Komunitet plotësoi kërkesë-padi për lëshimin e urdhrit të menjëhershëm të mbrojtjes për shtetasin Ll. N., 82 vjeç, banues në Katund i Vjetër, Mirditë, pasi vëllai i tij, shtetasi Gj. N., banues në të njëjtin fshat, ka ushtruar dhunë psikologjike të vazhdueshme ndaj tij.
Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë së Lezhës, për veprime të mëtejshme.
Drejtoria Vendore e Policisë Korçë
Specialistët e Sektorit të Qarkullimit Rrugor arrestuan në flagrancë shtetasin M. D., 21 vjeç, banues në Korçë, pasi u kap duke drejtuar automjetin në gjendje të dehur.
Gjithashtu, referuan materialet në Prokurori, ku filloi procedimi penal për shtetasit:
- K., 30 vjeç, banues në Spanjë, pasi në fshatin Borovë, Ersekë, ka humbur kontrollin mbi motomjetin që drejtonte dhe si pasojë është dëmtuar lehtë vetë 30-vjeçari.
- D., 35 vjeç, dhe R. H., 20 vjeç, banues në Pogradec, pasi në qytetin e Pogradecit, automjeti që drejtohej nga 35-vjeçari është përplasur me një monopatinë që drejtohej nga 20-vjeçari, ku si pasojë e përplasjes është dëmtuar lehtë shtetasi R. H.
Shërbimet e Komisariatit të Policisë Maliq referuan materialet në Prokurori, ku filloi procedimi penal për shtetasin K. D., pasi u kap duke kryer punime ndërtimi pa leje.
Specialistët për Hetimin e Narkotikëve referuan materialet në Prokurori, ku filloi procedimi penal për shtetasin J. K., 31 vjeç, banues në Korçë, pasi gjatë kontrollit fizik iu gjet dhe u sekuestrua një sasi lënde narkotike e dyshuar kokainë.
Specialistët për Hetimin e Krimeve Ekonomike dhe Financiare referuan materialet në Prokurori, ku filloi procedimi penal për shtetasin K. Sh., 58 vjeç, banues në fshatin Drenovë, pasi dyshohet se administronte një lokal të paregjistruar në organet kompetente.
Në Komisariatin e Policisë Korçë ka kallëzuar shtetasja M. Ç., 40 vjeçe, se më datën 23.08.2025, është larguar nga banesa vajza e saj e mitur 13-vjeçare. Po punohet për gjetjen e saj.
Ersekë/ Më datën 23.08.2025, ka kallëzuar shtetasi N. B., 67 vjeç, se gjatë natës është vjedhur kasaforta e tyrbes në fshatin Gjonç, ku ky shtetas shërben. Po punohet për identifikimin dhe kapjen e autorit/ve.
Specialistët për Hetimin e Krimeve në DVKM Korçë referuan materialet në Prokurori, ku filloi procedimi penal për shtetasit S. M., 36 vjeç, banues në Berat, P. A., 39 vjeç, banues në Elbasan dhe A. M., 36 vjeç, banues në Gjirokastër, për veprën penale “Kalimi i paligjshëm i kufirit shtetëror”.
Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë së Korçës, për veprime të mëtejshme.
Drejtoria Vendore e Policisë Vlorë
Specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Vlorë referuan materiale në Prokurori dhe nisën procedimin penal për shtetasin K. K., 32 vjeç, banues në lagjen “Isa Boletini”, Vlorë, pasi dyshohet se ka ushtruar dhunë psikologjike ndaj ish-bashkëshortes së tij, e cila është e pajisur me urdhër mbrojtje ndaj tij.
Specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Himarë referuan materiale në Prokurori dhe nisën procedimin penal për shtetasit R. T., 37 vjeç, dhe N. M., 40 vjeç, pasi më datë 23.08.2025, ndaj tyre kanë bërë kallëzim shtetasit B. H., 57 vjeç, banues në fshatin Prishtë, Skrapar, dhe E. Xh., 41 vjeç, banues në fshatin Ballaban, Përmet, se këta dy shtetas i kanë dhunuar me grushta dhe shkelma, duke i dëmtuar fizikisht. Gjithashtu u proceduan penalisht dhe shtetasit B. H. dhe E. Xh., pasi gjatë veprimeve për zbardhjen e rrethanave të konfliktit, dyshohet se këta shtetas kanë prerë dru në mënyrë të paligjshme, në pyllin e fshatit Nivicë, Himarë.
Specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Sarandë referuan materiale në Prokurori dhe nisën procedimin penal për shtetasin I. K., 43 vjeç, banues në Sarandë, pasi dyshohet se për motive të dobëta ka goditur me pëllëmbë në fytyrë bashkëshorten e tij.
Specialistët e Seksionit të Trafikut Urban dhe Interurban Sarandë arrestuan shtetasin L. P., 25 vjeç, banues në Gjilan, Kosovë, pasi është konstatuar në rrugën “Butrinti”, Sarandë, duke drejtuar automjetin në gjendje të dehur.
Materialet iu referuan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme.
Fier
Ndezi zjarr në afërsi të shinave të trenit në lagjen “16 prilli”, dhe si pasojë u dogjën 600 metra katror me lëndë drusore të linjave hekurudhore, arrestohet 51-vjeçari.
Si rezultat i veprimeve të shpejta hetimore dhe operacionale, me qëllim identifikimin dhe nxjerrjen para përgjegjësisë penale të autorëve të rasteve të zjarrvënieve, shërbimet e Komisariatit të Policisë Fier arrestuan në flagrancë shtetasin R. N., 51 vjeç, banues në Fier.
51-vjeçari dyshohet se ka ndezur zjarr në afërsi të shinave të trenit, për të pastruar një sipërfaqe toke nga barishtet. Si pasojë e përhapjes së flakëve janë djegur 600 metra katror me lëndë drusore të linjave hekurudhore.
Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë e Juridiksionit të Përgjithshëm Fier, për veprime të mëtejshme.
Drejtoria Vendore e Policisë Fier apelon për të gjithë qytetarët, që në asnjë rast të mos ndezin zjarre, pasi do të përballen me ligjin. Policia fton qytetarët që të denoncojnë në numrin 112, çdo rast të kësaj veprimtarie kriminale dhe të paligjshmërive në tërësi, dhe iu garanton anonimat, reagim të shpejtë dhe të paanshëm.
Drejtoria Vendore e Policisë Korçë
Specialistët për Hetimin e Narkotikëve arrestuan në flagrancë shtetasin J. M., 28 vjeç, banues në Korçë, pasi shërbimet e Forcës së Posaçme “Shqiponja” i gjetën një armë sportive dhe një sasi lënde narkotike kokainë, të cilat u sekuestruan në cilësinë e provës materiale.
Specialistët e Sektorit të Qarkullimit Rrugor arrestuan në flagrancë shtetasin L. A., 40 vjeç, banues në Plasë, pasi u kap duke drejtuar automjetin, në gjendje të dehur.
Gjithashtu, referuan materialet në Prokurori, ku filloi procedimi penal për shtetasin N. M., 49 vjeç, banues në Tiranë, pasi duke drejtuar automjetin, ka përplasur një këmbësore, e cila u dëmtua lehtë.
Shërbimet e Komisariatit të Policisë Pogradec referuan materialet në Prokurori ku filloi procedimi penal për shtetasit:
-A. M., 46 vjeç, banues në fshatin Vërdovë, pasi u kap duke transportuar rreth 7 m³ lëndë drusore të prerë në mënyrë të kundërligjshme. Lënda drusore dhe mjeti u sekuestruan në cilësinë e provës materiale;
-N. M., 41 vjeçe, banuese në fshatin Gështenjas, pasi dyshohet se nga pakujdesia, ka ndezur zjarr dhe si pasojë e përhapjes së flakëve është djegur një sipërfaqe toke me bimësi dhe pemë frutore.
Specialistët për Hetimin e Krimeve të DVKM Korçë referuan materialet në Prokurori, ku filloi procedimi penal për shtetasin G. K., 51 vjeç, banues në Peqin, për veprën penale “Kalimi i paligjshëm i kufirit shtetëror”.
Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Korçë, për veprime të mëtejshme.
Fier
Shiste kokainë në doza, kapet në flagrancë dhe vihet në pranga 30-vjeçari.
Sekuestrohen 13 doza kokaine të cilat ky shtetas i hodhi në tokë, në momentin që u konstatua nga punonjësit e Policisë.
Shërbimet e Forcës së Posaçme “Shqiponja”, në bashkëpunim me specialistët e Seksionit për Hetimin e Narkotikëve dhe shërbimet e Forcës Operacionale të DVP Fier, në vijim të punës për goditjen e veprimtarive kriminale në fushën e narkotikëve, bazuar dhe në informacionet e siguruara në rrugë policore për një shtetas që shiste lëndë narkotike, kanë organizuar punën për identifikimin, kapjen dhe arrestimin e tij. Si rezultat, u identifikua dhe u arrestua në flagrancë shtetasi:
- T., 30 vjeç, banues në Fier.
Ky shtetas, kur është konstatuar nga punonjësit e Policisë, në lagjen “Konferenca e Pezës”, ka hedhur dozat e lëndës narkotike kokainë, në tokë, dhe ka tentuar të largohet, por është kapur dhe vënë në pranga pas ndjekjes nga punonjësit e Policisë.
Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme, për veprën penale “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve”.
DVP Durrës/Finalizohet operacioni i koduar “Seaside”.
Shiste doza kanabisi në zonën e plazhit, kapet në flagrancë dhe vihet në pranga 23-vjeçari.
Sekuestrohet një sasi lënde narkotike kanabis e ndarë në doza gati për shitje.
Në vijim të punës për parandalimin, evidentimin dhe goditjen e veprimtarisë kriminale në fushën e narkotikëve dhe bazuar në informacionet e siguruara në rrugë operative për një shtetas që shiste doza kanabisi, Seksioni për Hetimin e Narkotikëve finalizoi operacionin policor të koduar “Seaside”, si rezultat i të cilit u arrestua shtetasi:
- O., 23 vjeç, banues në Kavajë.
Gjatë kontrollit fizik, shërbimet e Policisë i gjetën këtij shtetasi, një sasi lënde të dyshuar narkotike cannabis sativa, që ai e kishte ndarë në doza, me qëllim shitjen në zonën e plazhit.
Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Durrës, për veprime të mëtejshme, për veprën penale “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve”.
Kurbin/Finalizohet operacioni policor i koduar “Arka”, për goditjen e veprimtarisë kriminale të armëmbajtjes pa leje.
Sekuestrohen 1 armë zjarri automatik, municion luftarak dhe 3 granata.
Vihet në pranga 19-vjeçari që i mbante të fshehura në banesën e tij, në Laç.
Në vijim të punës intensive për parandalimin dhe goditjen e veprimtarive kriminale, Komisariati i Policisë Kurbin ka siguruar informacion se një shtetas mbante armë zjarri, pa leje, në banesën e tij, në Laç. Si rezultat i administrimit të menjëhershëm të këtij informacioni është finalizuar operacioni i koduar “Arka”, gjatë të cilit u arrestua në flagrancë shtetasi:
- Z., 19 vjeç, banues në Laç, për veprën penale “Mbajtja pa leje dhe prodhimi i armëve, armëve shpërthyese dhe i municionit”.
Gjatë kontrollit në banesën e këtij shtetasi, shërbimet e Policisë gjetën 1 armë zjarri automatik, sasi municioni luftarak dhe 3 granata, të cilat u sekuestruan me cilësinë e provës materiale.
Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Lezhë, për veprime të mëtejshme.
Drejtoria Vendore e Policisë Fier
Në vijim të informacionit të dhënë për aksidentin e ndodhur dje, në lagjen “Liri Gero”, bëjmë me dije se specialistët e Sektorit të Qarkullimit Rrugor arrestuan në flagrancë për veprat penale “Shkelja e rregullave të qarkullimit rrugor” dhe “Drejtimi i mjetit në mënyrë të parregullt”, 17-vjeçarin që aksidentoi me automjet, shtetasin K. T., 35 vjeç, i cili vijon të jetë në kujdesin e mjekëve.
Gjithashtu, këta specialistë arrestuan në flagrancë shtetasit:
-R. Rr., 59 vjeç, banues në Levan, pasi dje, në qytetin e Fierit, automjeti që drejtonte në gjendje të dehur është përplasur me një automjet tjetër, me pasojë dëme materiale;
-I. Ç., 38 vjeç, banues në fshatin Germenjë, Divjakë, pasi dje, në fshatin Germenjë, automjeti që drejtonte në gjendje të dehur është përplasur me një automjet tjetër, me pasojë dëme materiale;
-H. B., 53 vjeç, banues në Elbasan, pasi dje, në aksin rrugor “Fiershegan-Thanë”, automjeti që drejtonte, është përplasur me motomjetin me drejtues shtetasin F. H., 65 vjeç. Si pasojë e përplasjes është dëmtuar 65-vjeçari dhe pasagjerja, shtetasja N. H., 55 vjeçe, të cilët ndodhen në kujdesin e mjekëve;
-E. D., 36 vjeç, banues në Fier, pasi është kapur duke drejtuar automjetin, në gjendje të dehur.
Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Fier referuan materialet në Prokurori, ku nisi procedimi në gjendje të lirë për shtetasin A. T., 60 vjeç, banues në Fier, pasi dyshohet se ka vjedhur portofolin e një shtetasi 38 vjeç.
Gjatë mesnatës, dyshohet se në gjendje të rënduar psikologjike, është vetëvarur në banesën e tij, në lagjen “18 Tetori”, Lushnjë, shtetasi P. D., 64 vjeç. Vijojnë hetimet për të dokumentuar me prova ligjore rrethanat e këtij rasti.
Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë së Fierit, për veprime të mëtejshme.
Drejtoria Vendore e Policisë Shkodër
Specialistët e Sektorit të Qarkullimit Rrugor arrestuan shtetasin I. K., 54 vjeç, banues në Itali, pasi u kap duke drejtuar automjetin, në gjendje të dehur.
Gjithashtu, referuan materialet në Prokurori, për një 17-vjeçar, pasi dje, në bulevardin “Skënderbeg”, motomjeti elektrik që drejtonte pa leje është përplasur me automjetin me drejtues shtetasin T. U., 62 vjeç, banues në fshatin Bratosh. Nga aksidenti është dëmtuar 17-vjeçari, i cili po merr mjekim në spital dhe jashtë rrezikut për jetën.
Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Shkodër shpallën në kërkim një 16-vjeçar, pasi dyshohet se në bashkëpunim me një shtetas tjetër të mitur, më datë 24.04.2025, në lagjen “Kongresi i Përmetit”, kanë vjedhur motomjetin e shtetasit T. B., 49 vjeç. Punohet për kapjen e 16-vjeçarit, identifikimin dhe kapjen e bashkëpunëtorit të tij.
Gjithashtu, u referuan materialet në Prokurori ku nisi procedimi në gjendje të lirë për 2 shtetas të mitur:
-një 15-vjeçar, pasi gjatë kontrolli fizik nga shërbimet e Policisë, iu gjet dhe u sekuestrua 1 armë sportive, që e mbante pa leje;
-një 16-vjeçar, pasi gjatë kontrollit fizik nga shërbimet e Policisë, iu gjet dhe u sekuestrua 1 dorezë hekuri, që e mbante pa leje.
Specialistët për Hetimin e Krimeve të Stacionit të Policisë Velipojë referuan materialet në Prokurori, për vlerësim, pasi dje, në fshatin Pulaj, shtetasi H. H., 57 vjeç, banues në Dibër, ka rrezikuar të mbytet në det, dyshohet për shkak të problemeve shëndetësore. 57-vjeçari po merr mjekim në Spitalin Rajonal Shkodër dhe është jashtë rrezikut për jetën.
Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Malësi e Madhe referuan materialet në Prokurori, për vlerësim, pasi dje, ka shpërthyer një bombol gazi, në banesën e shtetasit P. N., 69 vjeç, në fshatin Vukël. Si pasojë janë shkaktuar dëme materiale në banesë.
Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Shkodër, për veprime të mëtejshme.
Drejtoria Vendore e Policisë Elbasan
Specialistët e Qarkullimit Rrugor arrestuan në flagrancë shtetasin R. H., 39 vjeç, pasi u kap duke drejtuar automjetin, në gjendje të dehur.
Specialistët për Hetimin e Narkotikëve referuan materialet në Prokurori ku nisi procedimi penal për shtetasin A. F., 36 vjeç, pasi gjatë kontrollit fizik iu gjet një sasi e vogël lënde e dyshuar narkotike cannabis sativa.
Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Cërrik referuan materialet në Prokurori ku nisi procedimi penal për shtetasin Ç. H., 49 vjeç, pasi ka goditur me grushte një 54-vjeçar, për motive të dobëta.
Më datë 24.08.2025, në lagjen “Syrja Dylgjeri”, dyshohet se për shkak të rrjedhjes së gazit nga bombola e gatimit, ka rënë zjarr në magazinën në përdorim nga shtetasi I. M., 43 vjeç. Si pasojë janë shkaktuar dëme materiale.
Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Elbasan, për veprime të mëtejshme.
Durrës
Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Kavajë arrestuan në flagrancë shtetasit:
- K., 32 vjeç dhe E. K., 42 vjeç, të dy banues në Qerret, pasi janë konfliktuar fizikisht me njëri-tjetrin, për motive të dobëta;
- Rr., 30 vjeç, banues në Kavajë, pasi është kapur nga shërbimet e Policisë, jashtë banesës së tij, duke thyer masën e sigurisë “Arrest në shtëpi”.
Specialistët për Hetimin e Krimeve të Stacionit të Policisë Plazh kapën shtetasin L. G., 34 vjeç, banues në Berat, i cili ishte shpallur në kërkim pasi dyshohet se ka vjedhur produkte në një market.
Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Durrës.
Drejtoria Vendore e Policisë Tiranë
Specialistët për Hetimin e Narkotikëve arrestuan shtetasin O. C., 18 vjeç, pasi gjatë kontrollit fizik, shërbimet e Komisariatit të Policisë Nr. 6 i gjetën një sasi të dyshuar narkotike kanabis.
Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Nr. 1:
referuan materialet në Prokurori, ku nisi procedimi penal për shtetasin Xh. H., 63 vjeç, pasi në rrugën “Kroi i Pikës” Lundër, dyshohet se nga pakujdesia në tokën e tij ka shkaktuar zjarr, duke djegur një sipërfaqe me shkurre dhe barishte;
shpallën në kërkim shtetasin M. K., 42 vjeç, pasi dyshohet se ka vjedhur një transformator në një subjekt. Punohet për kapjen e tij.
Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Nr. 2:
referuan materialet në Prokurori, ku nisi procedimi penal për shtetasit A. R., 42 vjeç dhe R. N., 48 vjeçe, pasi shtetasi A. R. ka kanosur 48-vjeçaren, e cila dyshohet se kishte rrethuar me gardh metalik një pjesë të tarracës, pa leje.
Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Nr. 4 referuan materialet në Prokurori, ku nisi procedimi penal për shtetasin A. S., 28 vjeç, pasi për motive të dobëta ka goditur me grusht një 38-vjeçar.
Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Nr. 5:
arrestuan shtetasin Sh. T., 44 vjeç, pasi dyshohet se ka ushtruar dhunë ndaj bashkëshortes së tij;
referuan materialet në Prokurori, ku nisi procedimi penal për shtetasin I. E., 53 vjeç, pasi ndaj tij ka kallëzuar shtetasi G. D., se i ka dëmtuar murin rrethues të banesës.
Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Nr. 6:
arrestuan shtetasin B. H., 49 vjeç dhe referuan materialet në Prokurori, ku nisi procedimi penal për shtetasin B. H., 48 vjeç, vëllezër, pasi gjatë një konflikti të çastit për motive të dobëta, 49-vjeçari ka goditur me një mjet prerës vëllain e tij, ndërsa ky i fundit ka dhënë deklarata të rreme përpara oficerit të policisë, duke mos treguar të vërtetën mbi ngjarjen. Në cilësinë e provës materiale u sekuestruan 3 armë të ftohta. I dëmtuari, pasi mori mjekim në spital, kaloi për në banesë;
arrestuan shtetasin I. S., 39 vjeç, pasi dyshohet se ka ushtruar dhunë ndaj vajzës së tij të mitur.
Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Krujë referuan materialet në Prokurori, ku nisi procedimi penal për shtetasen M. H., 46 vjeçe, pasi dyshohet se ka ushtruar dhunë ndaj vjehrrës së saj.
Specialistët e Qarkullimit Rrugor
arrestuan shtetasin D. K., 37 vjeç, pasi u kap duke drejtuar automjetin në gjendje të dehur;
arrestuan shtetasin E. K., 23 vjeç, pasi ka humbur kontrollin mbi motomjetin të cilin dyshohet se e drejtonte pa leje, duke dalë nga rruga. Si pasojë është dëmtuar 23-vjeçari, i cili ndodhet në spital, nën kujdesin e mjekëve, jashtë rrezikut për jetën;
referuan materialet në Prokurori, ku nisi procedimi penal për shtetasin B. Ll., 44 vjeç, pasi automjeti që drejtonte ka përplasur monopatinën me të cilin po lëviznin shtetasit J. K., 19 vjeç dhe L. R., 19 vjeç. Si pasojë është dëmtuar J. K., i cili ndodhet në spital, nën kujdesin e mjekëve, jashtë rrezikut për jetën.
Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë së Tiranës, për veprime të mëtejshme.
Drejtoria Vendore e Policisë Lezhë
Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Kurbin arrestuan në flagrancë shtetasin N. D., 26 vjeç, banues në Kurbin, pasi ka ushtruar dhunë fizike ndaj nënës së tij.
Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Lezhë referuan materialet në Prokurori ku nisi procedimi penal për shtetasit F. N., 30 vjeç, S. F., 30 vjeç, E. M., 27 vjeç dhe A. M., 34 vjeç, të gjithë banues në Lezhë, pasi kanë kundërshtuar punonjësit e Policisë, gjatë veprimeve procedurale për automjetin e parkuar në mënyrë të parregullt nga shtetasi F. N.
Shërbimet e Policisë Rrugore Lezhë referuan materialet në Prokurori, ku nisi procedimi penal për shtetasit:
- P., 50 vjeç, pasi në rrugën rurale “Blinisht-Fishtë”, duke drejtuar automjetin, ka humbur kontrollin dhe si pasojë automjeti është përplasur me një shtyllë elektrike. Nga aksidenti është dëmtuar lehtë pasagjeri në automjet;
-një 17-vjeçar, pasi u kap duke drejtuar automjetin, pa leje drejtimi.
Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Lezhë, për veprime të mëtejshme.
–
Mamurras/Informacion paraprak
Rreth orës 11:10, në segmentin rrugor “Mamurras-Thumanë”, në dalje të Mamurrasit, shtetasi B. H., 48 vjeç, duke drejtuar automjetin, ka përplasur shtetasen D. Gj., rreth 65 vjeçe, këmbësore.
Shtetasja D. Gj. është transportuar në Spitalin e Traumës dhe është në kujdesin e mjekëve.
Drejtuesi i automjetit është shoqëruar në Komisariat, për veprime të mëtejshme procedurale.
Grupi hetimor vijon punën për sqarimin e rrethanave të aksidentit.
Drejtoria Vendore e Policisë Gjirokastër
Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Përmet referuan materialet në Prokurori dhe shpallën në kërkim shtetasin S. L., 60 vjeç, banues në Përmet, pasi dyshohet se ka vjedhur një shumë parash në lokalin e shtetasit A. L., në fshatin Petran.
Specialistët për Hetimin e Krimeve Ekonomiko-Financiare referuan materialet në Prokurori, ku nisi procedimi penal për shtetasin F. Ll., 46 vjeç, banues në Tiranë, pasi gjatë kontrollit në automjetin e tij u gjetën pije alkoolike dhe produkte ushqimore, të dyshuara të kontrabanduara.
Specialistët e Sektorit të Policisë Rrugore referuan materialet në Prokurori, ku nisi procedimi penal për shtetasin K. H., 45 vjeç, banues në Vlorë, pasi u konstatua në aksin rrugor “Tepelenë-Gjirokastër”, duke drejtuar automjetin, në efektin e alkoolit.
Specialistët për Hetimin e Krimeve të Stacionit të Policisë Memaliaj referuan materialet në Prokurori, ku nisi procedimi penal për shtetasen F. Sh., 35 vjeçe, pasi dyshohet se ka tentuar të vjedhë në një banesë.
Ditën e djeshme, dyshohet se për shkak të shkëndive elektrike, janë djegur plotësisht automjeti që drejtonte shtetasi Sh. S., në aksin rrugor “Gjirokastër-Dhoksat”, dhe automjeti që drejtonte shtetasi E. C., në aksin rrugor “Memaliaj-Izvor”. Punohet për dokumentimin e shkakut të zjarrit, për të dyja rastet.
Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Gjirokastër, për veprime të mëtejshme.