Raporti i ngjarjeve, 23.01.2026

Drejtoria Vendore e Policisë Shkodër

Specialistët e Sektorit të Qarkullimit Rrugor arrestuan shtetasin E. H., 35 vjeç, banues në fshatin Dobraç, pasi u kap duke drejtuar automjetin, në gjendje të dehur.
Gjithashtu, specialistët e Sektorit të Qarkullimit Rrugor referuan materialet në Prokurori, pasi dje, shtetasi B. H., 54 vjeç, banues në Shkodër, duke lëvizur me biçikletë, është rrëzuar dhe për pasojë është dëmtuar. Ai po merr mjekim në Spitalin Rajonal Shkodër dhe është jashtë rrezikut për jetën.

Specialistët për Hetimin e Krimeve Ekonomiko-Financiare referuan materialet në Prokurori, ku nisi procedimi penal për shtetasin V. K., 28 vjeç, për veprat penale “Ushtrim pa licencë i veprimtarive bankare” dhe “Pastrimi i produkteve të veprës penale ose i veprimtarisë kriminale”, pasi është konstatuar se ushtronte veprimtarinë e këmbimit të valutave, në mënyrë të jashtëligjshme. Gjatë kontrollit në subjektin e tij, janë konstatuar shumë parash të valutave të ndryshme, të cilat u sekuestruan në cilësinë e provës materiale.

Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Shkodër referuan materialet në Prokurori, ku nisi procedimi në gjendje të lirë për shtetasit L. F., 62 vjeç, dhe F. K., 58 vjeç, pasi nga kontrollet e kryera në bashkëpunim me shërbimet e OSHEE-së, në banesat e tyre u konstatuan lidhje të paligjshme të energjisë elektrike.

Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Malësi e Madhe referuan materialet në Prokurori, ku nisi procedimi në gjendje të lirë për shtetasin M. K., 25 vjeç, banues në fshatin Ormanaj, pasi gjatë kontrollit fizik, shërbimet e Policisë i gjetën një sasi lënde të dyshuar narkotike kanabis, e cila u sekuestrua në cilësinë e provës materiale.

Gjithashtu, specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Malësi e Madhe referuan materialet në Prokurori, pasi dje, shtetasja D. S., 44 vjeçe, ka humbur jetën gjatë transportimit në spital, dyshohet për shkak të arrestit kardiak.

Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Shkodër, për veprime të mëtejshme.

Informacion paraprak / Rreth orës 11:20, në fshatin Koplik i Sipërm, automjeti me drejtues shtetasin K. D. është përplasur me automjetin me drejtues shtetasin J. H.

Si pasojë e aksidentit janë dëmtuar lehtë 2 drejtuesit e automjeteve dhe shtetasi K. H., pasagjer ne automjetin me drejtues shtetasin J. H., të cilët po marrin mjekim në Spitalin Rajonal Shkodër dhe janë jashtë rrezikut për jetën.

Grupi hetimor po punon për zbardhjen e rrethanave të aksidentit.

DVP Kukës

Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Kukës referuan materialet në Prokurori ku nisi procedimi në gjendje të lirë për shtetasin L. Sh., 42 vjeç, banues në Kukës, pasi dyshohet se në lokalin e tij organizoheshin lojëra fati. Në cilësinë e provës materiale u sekuestrua 1 celular që dyshohet se përdorej për këtë veprimtari të paligjshme.

Gjithashtu, këta specialistë referuan materialet në Prokurori ku nisi procedimi në gjendje të lirë për shtetasin L. Z., 44 vjeç, banues në qytetin e Kukësit, pasi është konstatuar se kishte ndërhyrë në rrjetin e furnizimit me energji elektrike.

Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme.

Drejtoria Vendore e Policisë Tiranë

Specialistët për Hetimin e Krimeve Ekonomiko-Financiare referuan materialet në Prokurori, ku nisi procedimi penal për shtetasin E. Xh., pasi në dyqanin e tij u konstatuan paketa cigaresh pa pullë fiskale.

Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Nr. 1 referuan materialet në Prokurori dhe shpallën në kërkim shtetasin D. Xh., pasi në Shkozë, dyshohet se ka goditur me grushte shtetasin E. H., për motive të dobëta.

Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Nr. 2 referuan materialet në Prokurori, ku nisi procedimi penal për shtetasin L. F., pasi duke drejtuar automjetin, dyshohet se ka përplasur automjetin e shtetasit A. L. dhe është larguar.

Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Nr. 3 arrestuan shtetasit:
-M. A., 38 vjeçe dhe R. A., 29 vjeçe, pasi dyshohet se në hyrje të ambienteve të Komisariatit, kanë goditur për shkak të detyrës, një oficere policie;
-E. K., 61 vjeç, pasi dyshohet se po kryente punime ndërtime, pa leje, në një objekt, si dhe ka vendosur një derë metalike midis këtij objekti dhe banesës së shtetasit F. D., të cilin e ka kanosur. 61-vjeçari është proceduar penalisht dhe më parë për të njëjtin rast;
-arrestuan shtetasin Z. H., 36 vjeç, pasi dyshohet se ka kundërshtuar me forcë punonjësin e Policisë, për shkak të detyrës.

Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Nr. 4 arrestuan shtetasit:
-B. M., 38 vjeç, pasi dyshohet se ka ushtruar dhunë ndaj djalit të tij;
-A. B., 52 vjeç, pasi dyshohet se ka ushtruar dhunë ndaj ish-bashkëshortes së tij.

Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Nr. 5 referuan materialet në Prokurori, ku nisi procedimi penal për shtetasit:
-I. E., pasi dyshohet se ka ushtruar dhunë psikologjike ndaj bashkëshortes së tij;
-A. P., pasi dyshohet se ka pushtuar tokën e shtetasit K. P.

Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Nr. 6:
-arrestuan shtetasin M. Q., 29 vjeç, pasi dyshohet se ka ushtruar dhunë ndaj ish-bashkëjetueses së tij;
-referuan materialet në Prokurori, ku nisi procedimi penal për shtetasin F. M., pasi nuk i është bindur urdhërit të punonjësit të Policisë, gjatë një procedure në lidhje me automjetin e tij;
-referuan materialet në Prokurori, ku nisi procedimi penal për shtetasit A. A. dhe E. Z., pasi janë konfliktuar me njëri-tjetrin, për motive të dobëta;
-referuan materialet në Prokurori, ku nisi procedimi penal për shtetasin I. Xh., pasi dyshohet se ka kanosur shtetasin H. M.;
-punojnë për shoqërimin e shtetasit P. B., 29 vjeç, pasi dyshohet se ka kanosur një shtetas, nëpërmjet celularit.

Specialistët e qarkullimit rrugor:
-arrestuan shtetasin R. K., 40 vjeç, pasi u kap duke drejtuar motomjetin, në gjendje të dehur;
-referuan materialet në Prokurori, ku nisi procedimi penal për shtetasin Ll. N., pasi me automjetin që drejtonte, ka përplasur biçikletën me të cilën po lëvizte shtetasi M. Th., i cili ndodhet në spital, në kujdesin e mjekëve;
-referuan materialet në Prokurori, ku nisi procedimi penal për shtetasin Sh. S., pasi automjeti që drejtonte është përplasur me automjetin me drejtues shtetasin E. S. Si pasojë janë dëmtuar lehtë 2 pasagjerë;
-referuan materialet në Prokurori, ku nisi procedimi penal për shtetasit E. M. dhe K. P., pasi automjetet e tyre janë përplasur me njëra-tjetrën. Si pasojë është dëmtuar shtetasi E. M., i cili ndodhet në spital, në kujdesin e mjekëve.

Më datë 22.01.2026, shtetasi K. C. kallëzoi se është larguar nga banesa, dhëndri i tij, shtetasi E. S., 42 vjeç. Punohet për gjetjen e tij.

Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë së Tiranës, për veprime të mëtejshme.

Drejtoria Vendore e Policisë Fier

Specialistët e Qarkullimit Rrugor të DVP Fier arrestuan shtetasin A. M., 39 vjeç, banues në Fier, pasi drejtonte automjetin pa leje drejtimi dhe në gjendje të dehur.

Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Lushnjë shpallën në kërkim shtetasin A. L., 25 vjeç, banues në Krujë, pasi dyshohet se është autor i një vjedhjeje të ndodhur në vitin 2022, në një supermarket në qytetin e Lushnjës.

Gjithashtu, këta specialistë referuan materialet në Prokurori ku nisi procedimi penal për shtetasit:
-V. V., 65 vjeç, banues në fshatin Bishqethëm, pasi ka zaptuar një sipërfaqe toke që nuk është në pronësi të tij;
-një 17-vjeçar, pasi shërbimet e Policisë i gjetën dhe i sekuestruan 2 armë sportive dhe një shufër metalike.

Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë së Fierit, për veprime të mëtejshme.

PKK Rinas

Tentoi të dalë nga Republika e Shqipërisë me 61 755 euro dhe 10 000 dollarë, pa i deklaruar sipas ligjit, procedohet penalisht 45-vjeçarja kineze.

Sekuestrohet shuma e parave.

Si rezultat i kontrolleve të imtësishme në hyrje/dalje të vendit, me objektiv parandalimin dhe konstatimin e paligjshmërive në kufi, shërbimet e Policisë Kufitare të Rinasit, në bashkëpunim me shërbimet doganore, kanë goditur një tjetër rast të mosdeklarimit në pikën e kalimit kufitar të shumave të konsiderueshme të parave.

Për këtë rast u referuan materialet në Prokurori, ku nisi procedimi penal në gjendje të lirë për shtetasen A. W., 45 vjeçe, me shtetësi kineze, të cilës gjatë kontrollit në vijën e dytë iu gjetën 61 755 euro dhe 10 000 dollarë amerikanë, që synonte t’i nxirrte nga Republika e Shqipërisë, pa i deklaruar konform ligjit.

Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë së Tiranës, për veprime të mëtejshme.

Drejtoria Vendore e Policisë Korçë

Në vijim të informacionit të dhënë më datë 19.01.2026, për një konflikt fizik në lagjen nr.3, Pogradec, bëjmë me dije se shërbimet e Komisariatit të Policisë Pogradec kapën shtetasin e shpallur në kërkim për këtë ngjarje, K. N., 37 vjeç, banues në Pogradec, i cili, pas konsultimit me Prokurorin, u vendos që do të hetohet në gjendje të lirë, për veprën penale “Plagosja e lehtë me dashje”, kryer në bashkëpunim.

Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Korçë arrestuan në flagrancë shtetasin V. Th., 40 vjeç, banues në Korçë, pasi u kap duke vjedhur vegla pune, në banesën e shtetasit Gj. O., në lagjen nr. 2, Korçë. Sendet e vjedhura u sekuestruan në cilësinë e provës materiale.

Gjithashtu u referuan materialet në Prokurori, ku filloi procedimi penal për shtetasen E. C., 41 vjeçe, banuese në Korçë, pasi në muajin shkurt 2025, dyshohet se i ka marrë shtetasit Q. A., një shumë monetare, të cilën nuk ja ka kthyer, duke e mashtruar.

Specialistët për Hetimin e Narkotikëve referuan materialet në Prokurori, ku filloi procedimi penal për shtetasin E. B., 25 vjeç, banues në Maliq, si edhe shpallën në kërkim shtetasin R. B., 24 vjeç, banues në Maliq, pasi gjatë kontrollit në lokalin që kishin në përdorim, u gjetën dhe u sekuestruan në cilësinë e provës materiale një sasi e vogël lënde e dyshuar narkotike cannabis sativa dhe një fenelinë si ato të Policisë. Nga verifikimet rezultoi se subjekti nuk ishte i regjistruar në organet tatimore.

Shërbimet e Sektorit të Qarkullimit Rrugor referuan materialet në Prokurori, ku filloi procedimi penal për shtetasit:

-R. M., 33 vjeç, banues në Pogradec, pasi në lagjen nr. 2, Pogradec, duke drejtuar automjetin, ka aksidentuar shtetasin H. E., 69 vjeç, banues në Tiranë, këmbësor, i cili u dërgua në spital dhe është jashtë rrezikut për jetën;

-një 17-vjeçar, banues në Korçë, pasi në bulevardin “Fan Noli”, Korçë, ndërkohë që drejtonte automjetin, pa leje drejtimi, nuk i është bindur urdhrit të punonjësit të Policisë, për të ndaluar.

Specialistët për Hetimin Krimeve të Komisariatit të Policisë Maliq referuan materialet në Prokurori, ku filloi procedimi penal për shtetasin S. H., 24 vjeç, banues në fshatin Zvirinë, Maliq, pasi në fshatin Pirg, duke drejtuar automjetin dyshohet se ka prishur qetësinë publike duke xhiruar gomat dhe nuk i është bindur urdhrit të punonjësit të policisë, për të ndaluar.

Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Kolonjë referuan materialet në Prokurori, ku filloi procedimi penal për shtetasit R. M., 40 vjeç dhe E. Sh., 40 vjeç, banues në Ersekë, për veprat penale “Plagosja e lehtë me dashje” dhe “Prodhimi, mbajtja, blerja apo shitja pa leje e armëve të ftohta”. Këta dy shtetas dje në qytetin e Ersekës, janë konfliktuar fizikisht me njëri-tjetrin. Gjatë kontrollit fizik shtetasit E. Sh., ju gjet dhe sekuestrua në cilësinë e provës materiale, një mjet prerës thikë.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Korçë, për veprime të mëtejshme.

Tiranë/Finalizohet operacioni i koduar “Lista”.

Të kërkuar për vjedhje me dhunë, vjedhje, falsifikim kartëmonedhash dhe dhunë në famlije, ndalohen 4 shtetas, ndër ta, një shtetas gjeorgjian.

Si rezultat i kontrolleve sistematike, të mbeshtetura te puna operative, me objektiv lokalizimin dhe kapjen e shtetasve të kërkuar për veprimtari kriminale të ndryshme, struktura në varësi të Drejtorisë Vendore të Policisë Tiranë finalizuan operacionin e koduar “Lista”. Në kuadër të këtij operacioni:

-shërbimet e komisariateve të Policisë Nr. 6 dhe Nr. 3, në vijim të operacionit “Reaction”, kapën shtetasin G. L., 35 vjeç (me precedent të theksuar në fushën e vjedhjes).
Ai dyshohet se më datë 14.12.2025, në bashkëpunim me shtetasit M. A. (arrestuar menjeherë pas krimit) dhe E. H. (në kërkim), ka dhunuar shitësin në një subjekt, për t’i vjedhur një shumë parash.
Nga hetimet ka rezultuar se i ndaluari, më datë 26.12.2025, ka vjedhur një shumë parash, në një subjekt tjetër.
Vijon puna për kapjen e bashkëpunëtorit të tij, si dhe për zbardhjen e vjedhjeve të tjera që mund të kenë kryer;

-specialistët për Hetimin e Krimeve Ekonomiko-Financiare, në vijim të operacionit “Wrong Delivery”, ndaluan shtetasin A. P., 20 vjeç, pasi dyshohet se në bashkëpunim me 4 shtetasit e arrestuarit gjatë zhvillimit të këtij operacioni, është përfshirë në veprimtarinë kriminale të falsifikimit të kartëmonedhave;

-shërbimet e Komisariatit të Policisë Nr. 4 kapën shtetasin gjeorgjian, T. P., 41 vjeç pasi më datë 13.01.2026, dyshohet se ka vjedhur një shumë parash, në një tabakino;

-shërbimet e Komisariatit të Policisë Nr. 1 kapën shtetasin e shpallur në kërkim, për veprën penale “Dhuna në familje”, M. L., 33 vjeç, pasi akuzohet se ka dhunuar vëllanë e tij.

Kontrollet vijojnë.

Materialet procedurale i janë referuar Prokurorisë së Tiranës, për veprime të mëtejshme.

Tiranë/Finalizohet operacioni i koduar “Game Over 4”.

Bashkëpunuan për përshtatjen e një lokali në Vaqarr, për organizim të kundërligjshëm të lojërave të fatit, arrestohen 3 shtetas, ndër ta, pronari i subjektit.

Procedohet penalisht 1 shtetas që u kap duke luajtur, në ambientet e lokalit.

Sekuestrohen 4 celularë me të cilët viheshin baste sportive.

Si rezultat i kontrolleve dhe punës operative, të kryera në zbatim të planit të posaçëm të masave “Për goditjen e veprimatarive kriminale në fushën e organizimit të lotarive sportive online”, shërbimet e Komisariatit të Policisë Nr. 6 finalizuan operacionin e koduar “Game Over 4”.

Gjatë operacionit u konstatua se 1 lokal në fshatin Vaqarr, ishte përshtatur për vënie të kundërligjshme të basteve sportive, me celularë.

Për këtë rast u vunë në pranga pronari i lokalit, shtetasi J. G., 30 vjeç, si dhe 2 bashkorganizatorët e kësaj veprimtarie të kundërligjshme, shtetasit F. D., 29 vjeç dhe K. D., 31 vjeç. Gjithashtu, u procedua në gjendje të lirë, 1 shtetas, i cili gjatë ndërhyrjes së shërbimeve, u konstatua duke vënë baste, në ambientet e lokalit, B. S., 25 vjeç.

Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë së Tiranës, për veprime të mëtejshme.

Drejtoria Vendore e Policisë Durrës

Specialistët e qarkullimit rrugor arrestuan në flagrancë shtetasin L. K., 46 vjeç, banues në Durrës, pasi dyshohet se ka humbur kontrollin mbi automjetin që drejtonte në gjendje të dehur, në aksin rrugor “Xhafzotaj–Shijak”, dhe për pasojë, automjeti është përplasur me një automjet. Nga aksidenti pati vetëm dëme materiale.

Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Durrës referuan materialet në Prokurori, ku nisi procedimi penal për shtetasin K. H., 28 vjeç, banues në Durrës, pasi iu gjet në celular, faqe për vënie të basteve sportive. Me cilësinë e provës materiale u sekuestrua celulari i 28-vjeçarit.

Specialistët për Hetimin e Krimeve të Stacionit të Policisë Plazh referuan materialet në Prokurori, ku nisi procedimi penal për shtetasin A. H., banues në Durrës, pasi dyshohet se për motive të dobëta, ka goditur me shuplakë, një shtetase.

Mbrëmë, kallëzoi shtetasi Sh. M., 43 vjeç, banues në Durrës, punonjës i IEVP Durrës, se i kishin vjedhur në banesë, armën e shërbimit dhe arkën me kursime. Punohet për identifikimin dhe kapjen e autorit/ëve të rastit, si dhe për zbardhjen e rrethanave.

Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë së Durrësit, për veprime të mëtejshme.

Drejtoria Vendore e Policisë Berat

Specialistët e Sektorit për Qarkullimin Rrugor:
-arrestuan në flagrancë shtetasit E. H., 45 vjeç, banues në Fier dhe A. C., 38 vjeç, banues në Dimal, pasi u kapën duke drejtuar automjete, në gjendje të dehur;
-referuan materialet në Prokurori, ku nisi procedimi në gjendje të lirë për shtetasin F. G., 21 vjeç, banues në Çeki, pasi te rrethrrotullimi i kalasë, automjeti që drejtonte, u përplas me automjetin që drejtonte shtetasi H. H., 20 vjeç. Si pasojë u dëmtua lehtë, 20-vjeçari.

Specialistët e Seksionit për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Berat arrestuan në flagrancë shtetasin K. E., 41 vjeç, banues në Berat, pasi dyshohet se ka vjedhur pajisje, në një banesë në lagjen “Muzakaj”.

Specialistët e Seksionit për Hetimin e Narkotikëve referuan materialet në Prokurori, ku nisi procedimi në gjendje të lirë për shtetasin A. B., 21 vjeç, banues në Berat, pasi gjatë kontrollit fizik, iu gjet një sasi e vogël Cannabisi, e cila u sekuestrua me cilësinë e provës materiale.

Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë së Beratit, për veprime të mëtejshme.

Lushnjë/Finalizohet operacioni policor “Pitstop”.

Shfrytëzonte për prostitucion, 1 shtetase braziliane që e kishte strehuar në banesën e tij, arrestohet 19-vjeçari.

Procedohet penalisht shtetasja braziliane që ushtronte prostitucion.

Sekuestrohen 2 celularë.

Specialistët për Hetimin e Trafiqeve të DVP Fier, bazuar në informacionet e siguruara në rrugë operative, për shfrytëzimin e një shtetaseje të huaj, për prostitucion, organizuan dhe finalizuan në bashkëpunim me shërbimet e Komisariatit të Policisë Lushnjë, operacionin e koduar “Pitstop”.

Si rezultat i operacionit, u kap në flagrancë dhe u arrestua shtetasi S. M., 19 vjeç, banues në fshatin Karbunarë e Madhe, Lushnjë.

Nga hetimet rezultoi se ky shtetas ka shfrytëzuar për prostitucion, për rreth 2 muaj, shtetasen braziliane L. S., 25 vjeçe, të cilën e ka strehuar në ambiente të ndryshme dhe së fundi në banesën e tij. 25-vjeçarja e ushtronte prostitucionin në ambiente të tjera.

Në vijim të veprimeve për rastin, u referuan materialet në Prokurori ku nisi procedimin penal për 25-vjeçaren, për veprën penale “Ushtrimi i prostitucionit”.

Në cilësinë e provës materiale u sekuestruan 2 celularë.

Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme.

DVP Lezhë/Finalizohet operacioni i koduar “Aksi”, për kapjen e një shtetasi të kërkuar ndërkombëtarisht.

Kapet pjesëtari i një grupi kriminal që akuzohet se ka kryer vjedhje me armë, në Spanjë.

Specialistët e Seksionit për Hetimin e Krimeve kundër Pronës dhe Pasurisë, në bashkëpunim me shërbimet e Forcës së Posaçme “Shqiponja, si rezultat i sigurimit të informacionit në rrugë operative, mbi vendndodhjen e shtetasit të kërkuar për llogari të Spanjës, dhe shkëmbimit të këtyre informacioneve, me Interpol Madridin, nëpërmjet Interpol Tiranës, finalizuan operacionin e koduar “Aksi”.

Në kuadër të operacionit, u kap teksa lëvizte me automjet, te rrethrrotullimi i Shëngjinit, dhe u arrestua provizorisht, me qëllim ekstradimin në Spanjë, shtetasi A. I., 45 vjeç.

Në vitin 2025, autoritetet gjyqësore në Spanjë i kanë caktuar këtij shtetasi, masën e sigurisë “Arrest në burg”, për veprën penale “Vjedhja me armë”, kryer në kuadër të grupit të strukturuar kriminal.

Nga verifikimet e mëtejshme rezultoi se 45-vjeçari drejtonte automjetin tip “Benz”, me leje drejtimi të dyshuar të falsifikuar.

Me cilësinë e provës materiale u sekuestruan automjeti tip “Benz” dhe dokumenti i dyshuar i falsifikuar.

Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë së Lezhës, për veprime të mëtejshme. Ndërkaq, Interpol Tirana vijon bashkëpunimin me homologët, për të finalizuar procedurën për ekstradimin e shtetasit A. I., në Spanjë.

Tiranë/Finalizohet operacioni policor i koduar “Objektivi”.

Zbardhen 6 raste të vjedhjes/tentativës për vjedhje, të dyshuara të kryera nga një 43-vjeçar, gjatë 2 ditëve të fundit dhe gjatë vitit 2025.

Kapet dhe vihet në pranga 43-vjeçari, i dënuar më parë për vjedhje.

Sekuestrohen një shumë parash e dyshuar e vjedhur, veshje që dyshohet se ka përdorur 43-vjeçari, gjatë kryerjes së vjedhjeve, dhe sende të forta që ai përdorte për hapjen e dyerve.

Në vijim të punës për zbardhjen e rasteve të vjedhjes së pronës/pasurisë, identifikimin e autorëve, kapjen dhe vënien e tyre përpara përgjegjësisë ligjore, shërbimet e Seksionit për Hetimin e Krimeve të Rënda, në bashkëpunim me Komisariatin e Policisë Nr. 4, kanë organizuar dhe finalizuar operacionin e koduar “Objektivi”, si rezultat i të cilit u identifikua, u kap dhe u vu në pranga shtetasi:

-K. M., 43 vjeç banues në Tiranë, i dyshuar si autor i 6 rasteve të vjedhjes/tentativës për vjedhje, konkretisht:

-më datë 21.01.2026, dyshohet ka vjedhur me thyerje, një shumë parash dhe disa dokumente, në zyrat e postës shqiptare në rrugën “Kujtim Laro”, si dhe ka tentuar të vjedhë në filialin e një banke;
-në datat 09.10.2025 dhe 26.11.2025, ka vjdhur shuma parash dhe produkte, në 4 lokale në zona të ndryshme në Tiranë.

Gjatë kontrollit në banesën e 43-vjeçarit, shërbimet e Policisë gjetën një shumë parash të dyshuar të vjedhur, veshje që dyshohet se ai i ka përdorur gjatë kryerjes së vjedhjeve dhe sende të forta që përdorte për hapjen e dyerve.

Vijojnë hetimet për zbardhjen dhe dokumentimin e vjedhjeve të tjera që mund të ketë kryer ky shtetas.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë, për veprime të metejshme.

Bulqizë

Aksidentoi një këmbësor dhe u largua nga vendi i ngjarjes, identifikohet dhe arrestohet autori i aksidentit.

Më datë 22.01.2026, në segmentin rrugor Maqellarë–Bulqizë, një shtetas, gjatë drejtimit të automjetit të tij, aksidentoi këmbësorin, shtetasin B.P., 72 vjeç, dhe u largua nga vendi i ngjarjes. Si pasojë, 72-vjeçari mbeti i dëmtuar dhe ndodhet në Spitalin e Traumës, nën kujdesin e mjekëve.

Falë veprimeve të shpejta hetimore, u bë i mundur identifikimi i automjetit që shkaktoi aksidentin dhe i drejtuesit të tij.

Në vijim të veprimeve, specialistët e Policisë Rrugore lokalizuan dhe arrestuan shtetasin A.Sh., 65 vjeç, banues në Maqellarë, i cili, pasi aksidentoi 72-vjeçarin, tentoi t’i shmangej përgjegjësisë duke u larguar nga vendi i ngjarjes.

Materialet iu referuan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Dibër, për veprat penale “Shkelja e rregullave të qarkullimit rrugor” dhe “Largimi nga vendi i aksidentit”.

Vau i Dejës/Goditet një rast i veprimtarisë kriminale në fushën e narkotikëve.

Finalizohet operacioni i koduar “SEEDS”.

Gjenden në një lokal në fshatin Kosmaç dhe sekuestrohen 1678 fara të dyshuara narkotike kanabis.

Arrestohet në flagrancë pronari i lokalit.

Në zbatim të planit të masave për parandalimin dhe goditjen e rasteve të kultivimit të bimëve narkotike, bazuar edhe në informacionet e siguruara në rrugë operative, shërbimet e Komisariatit të Policisë Vau i Dejës organizuan dhe finalizuan operacionin e koduar “SEEDS”.

Gjatë operacionit, shërbimet e Policisë kanë kryer kontroll në lokalin e shtetasit Xh. M., në fshatin Kosmaç, ku gjetën 1678 fara kanabisi, të cilat u sekuestruan në cilësinë e provës materiale.

Në përfundim të veprimeve, u arrestua në flagrancë shtetasi Xh. M., 70 vjeç, banues në fshatin Kosmaç.

Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme.

Korçë

Finalizohet operacioni policor i koduar “Drenova”.

Shpërndante lëndë narkotike, kapet dhe vihet në pranga 50-vjeçari.

Shpallet në kërkim bashkëpunëtori i 50-vjeçarit dhe vijon puna për kapjen e tij.

Sekuestrohet një pako me lëndë narkotike.

Specialistët për Hetimin e Narkotikëve në DVP Korçë, në zbatim të planit të masave të hartuar për vitin 2026, me objektiv parandalimin dhe goditjen e veprimtarisë kriminale në fushën e narkotikëve, bazuar edhe në informacionet e marra në rrugë operative për një shtetas që shpërndante lëndë narkotike në zonën e Korçës, organizuan dhe finalizuan operacionin policor të koduar “Drenova”.

Në kuadër të operacionit u bë kapja dhe arrestimi në flagrancë i shtetasit M. M., 50 vjeç, banues në Drenovë, Korçë.

Në momentin e kapjes, këtij shtetasi iu gjet dhe sekuestrua, në cilësinë e provës materiale, një pako me rreth 104 gramë lëndë narkotike cannabis sativa.

Nga hetimet rezultoi se 50-vjeçari bashkëpunonte me shtetasin K. M., alias A. M., 37 vjeç, banues në Korçë, i cili u shpall në kërkim dhe vijon puna për kapjen e tij.

Në bashkëpunim me Prokurorinë vijon puna për dokumentimin e plotë ligjor të veprimtarisë kriminale të këtyre shtetasve.

Materialet iu referuan Prokurorisë pranë Gjykatës së Juridiksionit të Përgjithshëm Korçë, për veprime të mëtejshme.

Drejtoria Vendore e Policisë Lezhë/ Gjatë 48 orëve të fundit

Specialistët e Sektorit të Mbështetjes Operacionale, në bashkëpunim me shërbimet e Forcës së Posaçme “Shqiponja”, në vijim të hetimeve dhe veprimeve operacionale, për sqarimin e rrethanave të konfliktit të ndodhur ndërmjet 4 shtetasve, në ambientet e një lokali, në Lezhë, më datë 12.01.2026, si dhe për nxjerrjen përpara përgjegjësisë penale, të shtetasve të përfshirë, kapën shtetasin e shpallur në kërkim, G. N., 53 vjeç. Për këtë shtetas, prokurori vendosi procedim penal në gjendje të lirë.Vijojnë kërkimet për kapjen e djalit të 53-vjeçarit, shtetasit K. N..

Specialistët për Hetimin e Narkotikëve referuan materialet në Prokurori, ku nisi procedimi penal për shtetasin O. S., 21 vjeç, banues në Lezhë, pasi nga kontrolli fizik, iu gjet një sasi e vogël Cannabisi, e cila u sekuestrua me cilësinë e provës materiale.

Shërbimet e Komisariatit të Policisë Lezhë ndaluan shtetasin e shpallur në kërkim, J. D., 27 vjeç, banues në Lezhë, pasi Gjykata e Vlorës e ka dënuar me 6 muaj burgim, për shkelje të nenit 33 të Kodit Penal Ushtarak.

Shërbimet e Komisariatit të Policisë Kurbin ndaluan shtetasin e shpallur në kërkim, F. K., 32 vjeç, banues në Laç, pasi Gjykata e Apelit e ka dënuar me 1 vit burgim, për veprat penale “Shkelja e rregullave të qarkullimit rrugor” dhe “Drejtimi i mjetit në mënyrë të parregullt”. Ky shtetas u kap nga shërbimet e PKK Rinas, në dalje të Republikës së Shqipërisë.

Shërbimet e Policisë Rrugore të autostradës “Milot–Morinë” arrestuan në flagrancë shtetasin B. J., 39 vjeç, banues në Durrës, pasi te mbikalimi i Rrëshenit, u kap duke drejtuar automjet, në gjendje të dehur.

Shërbimet e Policisë Rrugore:
-arrestuan në flagrancë shtetasin Gj. K., 65 vjeç, pasi u kap duke drejtuar automjet, në gjendje të dehur;
-referuan materialet në Prokurori, ku nisi procedimi në gjendje të lirë për shtetasin A. C., 45 vjeç, banues në Mal të Zi, pasi automjeti që drejtonte, u përplas me automjetin që drejtonte shtetasi A. T., 33 vjeç, te kryqëzimi i fshatit Rrilë. Si pasojë, u dëmtua pasagjerja në automjetin që drejtonte 33-vjeçari, e cila është në kujdesin e mjekëve, aktualisht jashtë rrezikut për jetën.

Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë së Lezhës, për veprime të mëtejshme.

Drejtoria Vendore e Policisë Vlorë

Specialistët e Seksionit të Trafikut Urban dhe Interurban në DVP Vlorë arrestuan në flagrancë shtetasin A. Sh., 57 vjeç, banues në Vlorë, pasi u konstatua duke drejtuar automjetin në gjendje të dehur.

Specialistët e Seksionit për Hetimin e Krimit në DVP Vlorë referuan materialet në Prokurori, në ngarkim të shtetasit M. B., 34 vjeç, banues në Vlorë, pasi u konstatua se kryente punime/ndërtime pa leje të institucioneve përkatëse.

Specialistët e Stacionit të Policisë Selenicë referuan materialet në Prokurori për një rast vjedhjeje në banesë. Vijon puna për identifikimin dhe kapjen e autorëve.

Po nga këta specialistë u referuan materialet në Prokurori edhe në ngarkim të shtetasve D. M., 30 vjeç dhe H. M., 21 vjeç (vëllezër), të dy banues në fshatin Rexhepaj, Selenicë, për veprën penale “Kanosje”, pas kallëzimit të bërë nga shtetasi F. S., 54 vjeç, banues në të njëjtin fshat.

Specialistët e Hetimit të Krimeve në Komisariatin e Policisë Sarandë referuan materialet në Prokurori në ngarkim të shtetasit I. Ll., 57 vjeç, banues në Sarandë, pasi u konstatua duke kryer punime/ndërtime në banesë, pa leje të institucioneve përkatëse.

Lezhë

Finalizohet operacioni policor i koduar “Koordinimi”.

Operacioni nga Drejtoria Vendore e Policisë Lezhë, në bashkëpunim me Drejtorinë Vendore të Policisë Kukës.

Zbardhen dy vjedhje të xhiros ditore dhe të një sasie nafte në dy karburante në territorin e Kukësit dhe të Lezhës.

Vodhën nën kërcënimin e një pistolete lodër, lekë dhe naftë në dy karburante, identifikohen dhe shpallen në kërkim dy shtetas të dyshuar si autorë të këtyre rasteve.

Sekuestrohet, në cilësinë e provës materiale, pistoleta lodër me të cilën këta dy shtetas kërcënuan punonjësit e karburanteve.

Strukturat hetimore të Drejtorisë Vendore të Policisë Lezhë dhe Kukës, menjëherë pas njoftimeve të marra se në autostradën “Milot-Morinë” dhe në aksin rrugor “Lezhë–Shkodër” dy shtetas të paidentifikuar, nën kërcënimin e një sendi në dukje pistoletë, kanë vjedhur shuma parash (xhirot e turnit) dhe një sasi nafte, kanë organizuar punën për zbardhjen e këtyre rasteve, identifikimin dhe kapjen e autorëve.

Si rezultat i hetimeve intensive të kryera nga strukturat hetimore të dy drejtorive, në kuadër të operacionit policor të koduar “Koordinimi”, u bë e mundur zbardhja e dy vjedhjeve të kryera, identifikimi dhe shpallja në kërkim e shtetasve E. N. alias E. Ll., 30 vjeç, dhe A. L., 23 vjeç, të dy banues në Mamurras.

Gjatë kontrollit të ushtruar në banesën e shtetasit A. L., Policia gjeti dhe sekuestroi, në cilësinë e provës materiale, një pistoletë lodër, me të cilën dyshohet se këta shtetas kanë kërcënuar punonjësit e dy karburanteve për të kryer vjedhjet.

Nga veprimet hetimore të kryera dyshohet se rreth orës 21:15 të mbrëmjes së datës 21.01.2026 dhe rreth orës 00:30 të mëngjesit të datës 22.01.2026, këta shtetas, duke kanosur me armë lodër pistoletë, dy punonjës të dy karburanteve në autostradën “Milot-Morinë” dhe në aksin “Lezhë–Shkodër”, kanë vjedhur shuma parash (xhiron e turnit) dhe, në njërin prej këtyre karburanteve, kanë marrë edhe një sasi nafte.

Punohet intensivisht për kapjen e dy shtetasve të shpallur në kërkim.

Materialet i kaluan Prokurorisë për veprime të mëtejshme.