Raporti i ngjarjeve, 22,23,24 shkurt 2025

Strukturat e Policisë së Shtetit janë të angazhuara për parandalimin, evidentimin dhe goditjen e paligjshmërive.

Gjatë 72 orëve të fundit në të gjithë vendin janë proceduar penalisht 265 shtetas, konkretisht: 85 shtetas janë vënë në pranga, 153 janë proceduar në gjendje të lirë, si dhe janë shpallur në kërkim 27 shtetas, për vepra të ndryshme penale. Për lokalizimin, kapjen dhe vënien në pranga të shtetasve të shpallur në kërkim, vijon intensivisht puna nga ana e strukturave të Policisë.

Në fushën e narkotikëve janë evidentuar 20 raste. 10 shtetas janë vënë në pranga dhe 17 shtetas janë proceduar në gjendje të lirë. Gjatë një operacioni të zhvilluar në Durrës, kundër prodhimit dhe shitjes së lëndëve narkotike, janë vënë në pranga 13 shtetas, është shpallur në kërkim 1 shtetas dhe është proceduar në gjendje të lirë 1 tjetër.

Në fushën e krimeve kundër personit janë evidentuar 25 raste, njëri prej tyre me autor/ë të paidentifikuar. Për rastet e tjera, 5 shtetas janë vënë në pranga, 9 shtetas janë shpallur në kërkim dhe 20 shtetas janë proceduar në gjendje të lirë.

Në fushën e armëmbajtjes pa leje janë evidentuar 15 raste, njëri prej tyre me autor/ë të paidentifikuar. Për rastet e tjera, 9 shtetas janë vënë në pranga, 3 shtetas janë shpallur në kërkim dhe 11 shtetas janë proceduar në gjendje të lirë.

Në fushën e krimit ekonomik janë evidentuar 19 raste, njëri prej tyre me autor/ë të paidentifikuar. Për rastet e tjera, 3 shtetas janë vënë në pranga, 3 shtetas janë shpallur në kërkim dhe 12 shtetas janë proceduar në gjendje të lirë.

Në fushën e veprave penale me objekt vjedhjen e pasurisë/tentativat për vjedhje të pasurisë, janë evidentuar 21 raste, 7 prej tyre me autorë të paidentifikuar. 10 shtetas janë vënë në pranga, 3 shtetas janë shpallur në kërkim dhe 9 të tjerë janë proceduar në gjendje të lirë, për vjedhje të tjera.

Në fushën e krimit mjedisor dhe veprave penale me objekt shkatërrimin e pronës me zjarr ose me mjete të ndryshme, janë evidentuar 23 raste, njëri prej tyre me autor/ë të paidentifikuar. Për raste të tjera, 4 shtetas janë vënë në pranga, 2 shtetas janë shpallur në kërkim dhe 23 shtetas janë proceduar në gjendje të lirë.

Për veprën penale “Dhuna në familje” janë evidentuar 22 raste. 5 shtetas janë vënë në pranga, 3 shtetas janë shpallur në kërkim dhe 15 të tjerë të proceduar në gjendje të lirë, si dhe janë plotësuar 19 kërkesëpadi për lëshimin e menjëhershëm të urdhrit të mbrojtjes.

Janë evidentuar:

-7 raste të përdorimit me keqdashje të thirrjeve telefonike. 1 shtetas është shpallur në kërkim dhe 6 shtetas janë proceduar në gjendje të lirë;

-5 raste të vetëgjyqësisë. 1 shtetas është shpallur në kërkim dhe 5 shtetas janë proceduar në gjendje të lirë;

-3 raste të falsifikimit. 1 shtetas është arrestuar dhe 2 shtetas janë proceduar në gjendje të lirë;

-3 raste të mosbindjes/kundërshtimit me dhunë të urdhrave të punonjësve me funksione publike. 3 shtetas janë proceduar në gjendje të lirë;

-3 raste të organizimit të kundërligjshëm të lojërave të fatit, me 1 shtetas të arrestuar dhe 2 shtetas të proceduar në gjendje të lirë;

-2 raste të veprimeve që pengojnë zbulimin e së vërtetës, me 3 shtetas të shpallur në kërkim dhe 1 shtetas të proceduar në gjendje të lirë;

-2 raste të shkeljes së rregullave të mbrojtjes në punë. 2 shtetas janë proceduar në gjendje të lirë;

-2 raste të veprimeve në kundërshtim me vendimin e gjykatës, me 1 shtetas të arrestuar dhe 1 shtetas të shpallur në kërkim;

-2 raste të pastrimit të produkteve të veprimtarisë kriminale, me 2 shtetas të vënë në hetim;

-nga 2 raste të prishjes së qetësisë publike, mbajtjes pa të drejtë të uniformës dhe trafikimit të mjeteve motorike. Për secilin prej këtyre rasteve, është proceduar në gjendje të lirë nga 1 shtetas;

-nga 1 rast i deklaratave të rreme përpara OPGj dhe veprave të turpshme, me nga 1 shtetas të vënë në pranga;

-nga 1 rast i cenimit të masës së sigurisë “Arrest në shtëpi”, vjedhjes së energjisë elektrike dhe përvetësimit të sendeve të vjedhura, me nga 1 shtetas të proceduar në gjendje të lirë;

-1 rast i krimeve kibernetike dhe i moskallëzimit të krimit, me nga 1 shtetas të shpallur në kërkim;

-1 rast i veprës penale “Kanosja për kryerjen e veprave me qëllime terroriste”, për të cilin po hetohet për të përcaktuar rrethanat dhe autorësinë.

1 shtetas është vënë në pranga për veprat penale “Kanosja e gjyqtarit” dhe “Mbajtja pa leje dhe prodhimi i armëve, armëve shpërthyese dhe i municionit”.

2 shtetase janë vënë në pranga për veprat penale “Trafikimi i të miturve” dhe “Mbajtja e lokaleve për prostitucion”.

1 shtetas është shpallur në kërkim për shpërdorim të detyrës, veprime në kundërshtim me vendimin e gjykatës dhe vjedhje së kryer duke shpërdoruar detyrën.

1 shtetas i kërkuar për largim të të burgosurit nga vendi i qendrimit, është kapur dhe ndaluar.

Në të gjithë vendin kanë ndodhur 9 aksidente, si pasojë e të cilave 12 shtetas janë dëmtuar. Janë evidentuar në total 53 raste të veprave penale në fushën e qarkullimit rrugor, njëri prej tyre me autor të paidentifikuar. Për raste të tjera, 28 shtetas janë vënë në pranga, 1 shtetas është shpallur në kërkim dhe 25 shtetas janë proceduar në gjendje të lirë.