Raporti i ngjarjeve, 22 maj 2025

Strukturat e Policisë së Shtetit janë të angazhuara për parandalimin, evidentimin dhe goditjen e paligjshmërive.

Gjatë 24 orëve të fundit, në të gjithë vendin janë proceduar penalisht 103 shtetas, konkretisht: 18 shtetas janë vënë në pranga, 76 janë proceduar në gjendje të lirë, si dhe janë shpallur në kërkim 9 shtetas, për vepra të ndryshme penale. Për lokalizimin, kapjen dhe vënien në pranga të shtetasve janë shpallur në kërkim, vijojnë punën intensivisht, strukturat e Policisë.

Në fushën e narkotikëve janë evidentuar 6 raste. 3 shtetas janë vënë në pranga dhe 4 shtetas janë proceduar në gjendje të lirë.

Në fushën e krimeve kundër personit janë evidentuar 9 raste. 1 shtetas është vënë në pranga, 1 shtetas është shpallur në kërkim dhe 19 shtetas janë proceduar në gjendje të lirë.

Në fushën e krimeve ekonomike, janë evidentuar 5 raste. 2 shtetas janë vënë në pranga dhe 3 shtetas janë proceduar në gjendje të lirë.

Për veprat penale në fushën e vjedhjes/tentativës për vjedhje të pronës dhe pasurisë janë evidentuar 5 raste, 3 prej tyre me autorë të paidentifikuar. Për raste të tjera, 2 shtetas janë vënë në pranga dhe 2 shtetas janë proceduar në gjendje të lirë.

Në fushën e krimeve kundër mjedisit dhe veprave penale dhe objekt shkatërrimin e pronës me mjete të ndryshme, janë evidentuar 20 raste. 2 shtetas janë vënë në pranga, 2 shtetas janë shpallur në kërkim dhe 15 shtetas janë proceduar në gjendje të lirë.

Janë evidentuar 4 raste të dhunës në familje. 1 shtetas është shpallur në kërkim dhe 3 shtetas janë proceduar në gjendje të lirë. Gjithashtu, janë plotësuar 7 kërkesëpadi për lëshimin e urdhrit të mbrojtjes së menjëhershme.

Janë evidentuar:

-4 raste të krimeve kibernetike. 1 shtetas është shpallur në kërkim dhe 3 shtetas janë proceduar në gjendje të lirë;

-4 raste të vetëgjyqësisë. 4 shtetas janë proceduar në gjendje të lirë;

-3 raste të shkeljes së rregullave të mbrojtjes në punë. 3 shtetas janë proceduar në gjendje të lirë;

-3 raste të shpërdorimit të detyrës. Për njërin prej tyre vijojnë hetimet për të zbardhur autorësinë, ndërsa 2 rastet e tjera rezultojnë me 2 shtetas të proceduar në gjendje të lirë;

-2 raste të falsifikimit. 2 shtetas janë proceduar në gjendje të lirë;

-2 raste të mbajtjes pa leje të armëve të ftohta ose atyre shpërthyesë. Për njërin prej tyre vijojnë hetimet për të zbardhur autorësinë, ndërsa rasti tjetër rezulton me 1 shtetas të proceduar në gjendje të lirë;

-2 raste të përndjekjes. 1 shtetas është arrestuar dhe 1 shtetas është shpallur në kërkim;

-2 raste të veprimeve në kundërshtim me vendimin e gjykatës. 1 shtetas është shpallur në kërkim dhe 1 shtetas është proceduar në gjendje të lirë;

-2 raste të mosbindjes/kundërshtimit të urdhrave të punonjësve të Policisë. 3 shtetas janë proceduar në gjendje të lirë;

-1 rast i organizimit të kundërligjshëm të lojërave të fatit. 1 shtetas është shpallur në kërkim dhe 1 shtetas është proceduar në gjendje të lirë;

-1 rast i veprave të turpshme, me 1 shtetas të arrestuar;

-1 rast i largimit të të burgosurit nga vendi i qendrimit, me 1 shtetas të shpallur në kërkim;

-nga 1 rast i kalimit të kundërligjshëm të kufirit, keqtrajtimit të të miturit, njoftimit të rremë në organet e rendit, trafikimit të mjeteve motorike, neglizhenca në trajtimin mjekësor dhe peshkimit të ndaluar, me 7 shtetas në total, të proceduar në gjendje të lirë.

2 shtetas të kërkuar për goditje për shkak të detyrës, janë ndaluar.

Kanë ndodhur 2 aksidente rrugore, me 3 shtetas të dëmtuar. Janë evidentuar 11 raste të veprave penale në fushën e qarkullimit rrugor. 3 shtetas janë vënë në pranga, 1 shtetas është shpallur në kërkim dhe 7 shtetas janë proceduar në gjendje të lirë.