Strukturat e Policisë së Shtetit janë të angazhuara për parandalimin, evidentimin dhe goditjen e paligjshmërive.
Drejtoria Vendore e Policisë Berat
Shërbimet e Stacionit të Policisë Poliçan arrestuan në flagrancë shtetasin B. D., 28 vjeç, banues në Poliçan, pasi dyshohet se për shkak të detyrës, ka goditur me grushte, një punonjës të Policisë Bashkiake.
Shërbimet e Stacionit të Policisë Dimal vunë në pranga shtetasin L. O., 45 vjeç, banues në Dimal, pasi ka ushtruar dhunë ndaj bashkëshortes së tij.
Gjithashtu, këto shërbime referuan materialet në Prokurori, ku nisi procedimi në gjendje të lirë për shtetasin B. Ç., 55 vjeç, banues në fshatin Kutalli, pasi dyshohet se ka ndotur mjedisin, duke hedhur mbetje të produkteve bujqësore, në afërsi të lumit Seman.
Shërbimet e Komisariatit të Policisë Berat referuan materialet në Prokurori, ku nisi procedimi në gjendje të lirë për shtetasen S. Z., 35 vjeçe, pasi ka kallëzuar bashkëshorti i saj, se kjo shtetase ka braktisur fëmijën e tyre të mitur.
Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Berat, për veprime të mëtejshme.
Bulqizë
Në përfundim të veprimeve hetimore dhe procedurale, të kryera menjëherë pas ngjarjes së ndodhur ditën e djeshme, në një galeri kromi, në fshatin Thekën, Martanesh, ku gjatë procesit të punës, humbi jetën shtetasi A. P., 29 vjeç dhe u dëmtua rëndë shtetasi H. B., 40 vjeç, të dy vagonistë në këtë galeri, ju bëjmë me dije se:
Komisariati i Policisë Bulqizë arrestoi në flagrancë shtetasin G. P., 38 vjeç, banues në Bulqizë, me detyra administrator dhe brigadier në subjektin minerar.
Nga hetimet rezultoi se për shkak të shkeljes së rregullave të mbrojtjes në punë, brenda në galëri është shembur një masiv gurësh, i cili ka zënë këta 2 shtetas.
40-vjeçari vijon të jetë në kujdesin e mjekëve.
Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Dibër, për veprime të mëtejshme, për veprën penale “Shkelja e rregullave të mbrojtjes në punë”.
Vlorë/Vihet në pranga, për shkelje të rregullave të mbrojtjes në punë, drejtuesi teknik i gurores në fshatin Brataj, ku dje humbi jetën një punëtor.
Në vijim të veprimeve hetimore për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes së ndodhur ditën e djeshme, në fshatin Brataj, ku gjatë punës në gurore, humbi jetën pasi dyshohet se gjatë punimeve me skrep u dëmtua nga gurët, shtetasi J. V., 24 vjeç, specialistët për Hetimin e Krimeve të Stacionit të Policisë Selenicë kanë arrestuar shtetasin:
E. B., 34 vjeç, banues në Tiranë, me detyrë drejtues teknik i gurores në fshatin Brataj, pasi dyshohet se nuk ka marrë masat për zbatimin e rregullave të mbrojtjes në punë, në këtë gurore.
Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Vlorë, për veprime të mëtejshme, për veprën penale “Shkelja e rregullave të mbrojtje në punë”.
Durrës
Falë reagimit në kohë dhe veprimeve profesionale në vendngjarje, Policia zbardh ngjarjen e ndodhur mbrëmë, në fshatin Shënavlash, ku u plagos me armë zjarri, në këmbë, 24-vjeçari E. B.
Si rezultat i veprimeve hetimore, identifikohet autori i dyshuar i plagosjes (kushëriri i 24-vjeçarit).
Mbrëmjen e djeshme, pas marrjes së njoftimit se në Spitalin Rajonal Durrës ishte paraqitur për të marrë mjekim, shtetasi E. B., 24 vjeç, pasi ishte plagosur me armë zjarri, në këmbë, specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Durrës, në bashkëpunim me specialistët e Sektorit për Krimet e Rënda të DVP Durrës, shkuan menjëherë në vendin e ngjarjes, në oborrin e banesës së 24-vjeçarit, në fshatin Shënavlash, ku në drejtimin e prokurorit, kryen të gjitha veprimet hetimore për zbardhjen e rrethanave të rastit dhe identifikimin e autorit.
Nga veprimet e para hetimore rezultoi se autori i dyshuar është shtetasi I. B., 33 vjeç, banues në fshatin Shënavlash, i cili gjatë një konflikti të çastit, për motive të dobëta, ka plagosur me armë zjarri, në këmbë, djalin e xhaxhait të tij, shtetasin E. B., i cili vijon të jetë në spital, në kujdesin e mjekëve.
Vijon puna për kapjen e shtetasit I. B.
Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme.
PKK Port Durrës
Ndalohet në dalje të Shqipërisë, një shtetas kosovar i kërkuar ndërkombëtarisht nga autoritetet në Bullgari, për tentativë për vrasje dhe për vjedhje në rrethana rënduese.
Si rezultat i intervistimeve të detajuara dhe verifikimeve të tjera të kryera me qëllim parandalimin e lëvizjes së kundërligjshme të shtetasve që janë të shpallur në kërkim, si dhe për parandalimin dhe goditjen e krimeve kufitare, Policia e PKK Port Durrës, pas shkëmbimit të informacioneve ndërmjet Interpol Tiranës dhe Interpol Sofias, ndaloi dhe arrestoi provizorisht, me qëllim ekstradimin në Bullgari, shtetasin kosovar Z. H., 61 vjeç.
Ky shtetas, i dënuar më parë në Bullgari, është shpallur në kërkim ndërkombëtar nga autoritetet e këtij shteti, pasi i është caktuar masë sigurie “Arrest në burg”, për veprat penale “Vrasja”, mbetur në tentativë, dhe “Vjedhja në rrethana rënduese”.
Vijon bashkëpunimi për ekstradimin e 61-vjeçarit, në Bullgari.
Policia e Shtetit/Finalizohen 2 operacione për kapjen e shtetasve shqiptarë, të shpallur në kërkim ndërkombëtar.
Operacioni “Surnames”/I dënuar për plagosje të rëndë me dashje, lokalizohet dhe arrestohet në Emiratet e Bashkuara Arabe, 40-vjeçari.
Operacioni “Area”/I akuzuar për kultivim të bimëve narkotike cannabis sativa, në Fier, në vitin 2021, lokalizohet dhe arrestohet në Belgjikë, 39-vjeçari.
Si rezultat i sigurimit të informacionit nga strukturat e Policisë së Shtetit, për vendndodhjen e 2 shtetasve të shpallur në kërkim ndërkombëtar, për llogari të shtetit shqiptar, dhe shkëmbimit të këtij informacioni, nëpërmjet zyrave homologe të Interpolit:
-u kap në Emiratet e Bashkuara Arabe, shtetasi Hajdar Bako alias Hajdar Copja alias Hajdar Hysa, 40 vjeç, i lindur në Elbasan, pasi është i dënuar me 4 vjet burgim, për veprën penale “Plagosja e rëndë me dashje”. Në vitin 2017, në fshatin Katund i Ri, ky shtetas, së bashku me 4 të tjerë, është implikuar në një konflikt, gjatë të cilit është qëlluar me armë zjarri dhe janë plagosur 3 shtetas.
-u kap në Belgjikë, shtetasi A. G., 39 vjeç, pasi Gjykata e Fierit, më datë 15.10.2022, i ka caktuar masën e sigurisë “Arrest në burg”, për veprën penale “Kultivimi i bimëve narkotike”. Më datë 15.07.2021, gjatë kontrollit në tokën në pronësi të 39-vjeçarit, në zonën Grizë Lenginas, Fier, u gjetën të mbjella bimë narkotike cannabis sativa.
Vijojnë procedurat për ekstradimin e 2 shtetasve, në Shqipëri.
Shkodër
Vijon megaoperacioni policor i koduar “Territor i pastër”, si rezultat i të cilit, u goditën 11 raste të kultivimit të bimëve narkotike, u asgjësuan 19300 fidanë cannabisi, si dhe u sekuestruan 97 kg cannabisi (në trajtë çokollate dhe boçeje), 2160 fara cannabisi dhe municion luftarak.
Ndalohet 37-vjeçari i shpallur në kërkim gjatë megaoperacionit, për bashkëposedim të lëndës narkotike dhe municionit luftarak.
Si rezultat i kontrolleve dhe veprimeve të tjera procedurale, për nxjerrjen përpara përgjegjësisë penale të autorëve të veprimtarive kriminale në fushën e narkotikëve, të goditura më datë 12.05.2024, gjatë fazës së parë të megaoperacionit kombëtar të koduar “Territor i pastër”, Seksioni për Hetimin e Narkotikëve i DVP Shkodër ndaloi shtetasin e shpallur në kërkim, B. M., 37 vjeç, banues në Shkodër.
37-vjeçari akuzohet për veprat penale “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve” dhe “Mbajtja pa leje dhe prodhimi i armëve, armëve shpërthyese dhe i municionit”, të kryera në bashkëpunim.
Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Shkodër, për veprime të mëtejshme.
Lumi i Shalës, Shkodër
-Po ndërtonte pa leje, 6 kabina druri që do të përdoreshin për turizëm, procedohet penalisht.
-Gjithashtu, procedohen 2 vëllezër për një tjetër ndërtim pa leje, në këtë zonë.
Si rezultat i kontrolleve që po kryhen 24/7, me qëllim parandalimin dhe goditjen e rasteve të ndërtimeve pa leje, veçanërisht në zonat turistike dhe në ato urbane, shërbimet e Komisariatit të Policisë Shkodër, në bashkëpunim me shërbimet e Postës së Policisë Theth, të mbështetura te informacionet e inteligjencës policore, evidentuan 2 raste të kësaj paligjshmërie.
Në vijim të veprimeve procedurale për këto raste, u referuan materialet në Prokurori, ku filloi procedimi në gjendje të lirë për shtetasit:
-M. L., banues në Lezhë, pasi po ndërtonte 6 kabina prej druri që do të përdoreshin për qëllime turistike, në lumin e Shalës;
-N. K. dhe K. K., vëllezër, të dy banues në Shkodër, pasi po ndërtonin një objekt, pa leje, në të njëjtën zonë.
Kontrollet dhe verifikimet për të parandaluar, konstatuar dhe goditur paligjshmëritë në fushën e ndërtimeve, vijojnë 24/7, në të gjithë territorin e qarkut.
Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Shkodër, për veprime të mëtejshme.
Gjatë 24 orëve të fundit, në të gjithë vendin janë proceduar penalisht 93 shtetas, konkretisht: 21 shtetas janë vënë në pranga, 64 janë proceduar në gjendje të lirë, si dhe janë shpallur në kërkim 8 shtetas, për vepra të ndryshme penale. Për lokalizimin, kapjen dhe vënien në pranga të shtetasve janë shpallur në kërkim, vijojnë punën intensivisht, strukturat e Policisë.
Në fushën e narkotikëve janë evidentuar 3 raste, njëri prej të cilëve me autor/ë ende të paidentifikuar. 2 shtetas janë vënë në pranga, 1 shtetas është shpallur në kërkim dhe 2 shtetas janë proceduar në gjendje të lirë.
Në fushën e mbajtjes pa leje të armëve dhe municionit luftarak, janë evidentuar 2 raste. 1 shtetas është vënë në pranga, 1 shtetas është shpallur në kërkim dhe 4 shtetas janë proceduar në gjendje të lirë.
Në fushën e krimeve kundër personit janë evidentuar 11 raste. 1 shtetas është shpallur në kërkim dhe 15 shtetas janë proceduar në gjendje të lirë.
Janë evidentuar 3 raste të krimeve ekonomike. 2 shtetas janë vënë në pranga dhe 1 shtetas është proceduar në gjendje të lirë.
Për veprat penale në fushën e vjedhjes së pronës dhe pasurisë dhe tentativave për këtë krim, janë evidentuar 8 raste. 3 shtetas janë vënë në pranga dhe 4 shtetas janë proceduar në gjendje të lirë, për vjedhje të tjera.
Në fushën e krimeve kundër mjedisit dhe veprave penale dhe objekt shkatërrimin e pronës me mjete të ndryshme, janë evidentuar 14 raste- 15 shtetas janë proceduar në gjendje të lirë.
Janë evidentuar 6 raste të veprës penale “Dhuna në familje”- 5 shtetas janë vënë në pranga dhe 1 shtetas është shpallur në kërkim, si dhe janë plotësuar 8 kërkesëpadi për lëshimin e urdhrit të mbrojtjes së menjëhershme.
Janë evidentuar nga 2 raste të veprave penale:
-“Shkelja e rregullave të mbrojtjes në punë”, me 2 shtetas të vënë në pranga;
-“Vetëgjyqësia”, me 4 shtetas të proceduar në gjendje të lirë;
-“Vjedhja e energjisë elektrike ose e impulseve telefonike”, me 2 shtetas të proceduar në gjendje të lirë;
-“Kalimi i paligjshëm i kufirit shtetëror”, me 2 shtetas të proceduar në gjendje të lirë.
Gjithashtu, është evidentuar 1 rast i veprave penale:
-në fushën e krimeve kompjuterike, me autor/ë ende të paidentifikuar;
-“Largimi i të burgosurit nga vendi i qëndrimit” dhe “Goditjet për shkak të detyrës”, me nga 1 shtetas të vënë në pranga;
-“Përndjekja”, “Ngacmimi seksual” dhe “Dhënia e mjeteve për ndërprerjen e shtatzënisë”, me nga 1 shtetas të shpallur të kërkim;
-“Prishja e qetësisë publike”, “Përdorimi me keqdashje i thirrjeve telefonike”, “Mbajtja pa të drejtë e uniformës”, “Veprime në kundërshtim me vendimin e gjykatës”, “Dhunimi i banesës” dhe “Shpërdorimi i detyrës”, me 7 shtetas në total, të proceduar në gjendje të lirë;
-“Shkatërrimi i pronës”, “Shkatërrimi i pronës me zjarr”, “Goditjet për shkak të detyrës”, “Prishja e qetësisë publike” dhe “Shkelja e rregullave mbi lëndët plasëse dhe djegëse”, me 1 shtetas të shpallur në kërkim dhe 3 shtetas të proceduar në gjendje të lirë;
-“Goditjet për shkak të detyrës” dhe “Kanosja për shkak të detyrës”, me 1 shtetas të vënë në pranga;
-“Heqja e paligjshme e lirisë”, me 1 shtetas të vënë në pranga, 1 shtetas të shpallur në kërkim dhe 2 shtetas të proceduar në gjendje të lirë.
Kanë ndodhur 7 aksidente rrugore, me 7 shtetas të dëmtuar. Janë evidentuar 17 raste të veprave penale në fushën e qarkullimit rrugor, 2 prej tyre me autorë ende të paidentifikuar. Për rastet e tjera, 3 shtetas janë vënë në pranga dhe 14 shtetas janë proceduar në gjendje të lirë.