Drejtoria Vendore e Policisë Vlorë
Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Delvinë arrestuan në flagrancë shtetasin Th.G., 43 vjeç, pasi dyshohet se ka ushtruar dhunë fizike ndaj nënës së tij.
Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Vlorë referuan materialet në Prokurori ku nisi procdimi penal për shtetasit:
-D. A., 46 vjeç, banues në Vlorë, pasi është konfliktuar fizikisht me shtetasin Xh. L., 22 vjeç, banues në Vlorë, për motive të dobëta. Gjatë kontrollit në automjetin e shtetasit D. A., u gjet një mjet prerës (thikë), i cili u sekuestrua në cilësinë e provës materiale;
-një 17-vjeçar, pasi në fshatin Babicë e Madhe dyshohet se ka dëmtuar gomat e automjetit të një banori të këtij fshati.
Më datë 22.02.2026, në lagjen “Uji i Ftohtë”, u gjet në banesë, pa shenja jete, shtetasi A. Sh., 60 vjeç. Nga hetimet paraprake dyshohet se si e ka humbur jetën për shkaqe natyrale.
Materialet procedurale iu referuan prokurorive përkatëse në Vlorë dhe Sarandë, për veprime të mëtejshme.
Drejtoria Vendore e Policisë Durrës
Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Durrës arrestuan në flagrancë shtetasin V. K. alias V. H., 33 vjeç, banues në Durrës, pasi është kapur duke vjedhur kabllo elektrike në një objekt të pabanuar në lagjen nr. 1. Nga veprimet hetimore dyshohet se ky shtetas, gjatë muajit shkurt, ka vjedhur një shumë parash në një dyqan dhe disa orendi në një banesë.
Gjithashtu, referuan materialet në Prokurori, ku nisi procedimi në gjendje të lirë për shtetasin P. G., 35 vjeç, banues në Fllakë, pasi gjatë një konflikti për motive të dobëta, ka qëlluar me shuplakë një 22-vjeçar.
Specialistët e qarkullimit rrugor arrestuan në flagrancë shtetasin T. Ç., 40 vjeç, banues në Durrës, pasi është konstatuar duke drejtuar automjetin, në gjendje të dehur.
Gjithashtu, referuan materialet në Prokurori, ku nisi procedimi penal për shtetasin çek M. B., 51 vjeç, pasi duke drejtuar automjetin, ka humbur kontrollin dhe si pasojë automjeti ka dalë nga rruga. Nga aksidenti u dëmtuan lehtë drejtuesi i automjetit dhe 3 pasagjerë.
Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Kavajë referuan materialet në Prokurori, ku nisi procedimi penal për shtetasen M. K., 34 vjeçe, banuese në Qerret, Kavajë, pasi ka kallëzuar shtetasi K. B., se ajo i ka vjedhur një shumë parash.
Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë së Durrësit, për veprime të mëtejshme.
Durrës
Shkon në 8 numri i drejtuesve që drejtonin automjetet në gjendje të dehur dhe tentojnë të korruptojnë punonjësit e Policisë, për t’iu shmangur testit të alkoolit dhe arrestimit.
Kreu manovra të rrezikshme me automjetin që e drejtonte në gjendje të dehur dhe tentoi të korruptonte punonjësit e Policisë Rrugore që e konstatuan, arrestohet në flagrancë 47-vjeçari.
Gjatë patrullimit, me objektiv parandalimin e aksidenteve dhe ndëshkimin e shkelësve të rregullave të qarkullimit rrugor, shërbimet e Policisë Rrugore të Durrësit i bënë shenjë ndalimi drejtuesit të një automjeti, të cilin e konstatuan duke bërë manovra të rrezikshme në rrugën “Hysen Kërtusha”.
Nga kryerja e testit të alkoolit, drejtuesi i automjetit rezultoi në gjendje të dehur.
Për të shmangur ndëshkimin ligjor, drejtuesi i automjetit, shtetasi A. B., u ka ofruar punonjësve të Policisë para, me qëllim që të mos i kryenin testin e alkoolit.
Në përfundim të veprimeve procedurale për këtë rast, shtetasi A. B., 47 vjeç, banues në Durrës, u arrestua në flagrancë për veprat penale “Korrupsioni aktiv i personave që ushtrojnë funksione publike” dhe “Drejtimi i automjeteve në mënyrë të parregullt”.
Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë së Durrësit për veprime të mëtejshme.
Gjatë këtyre dy muajve të parë të këtij viti, Policia Rrugore e Durrësit ka goditur 8 raste të mitdhënies me qëllim shmangien e përgjegjësisë ligjore dhe administrative.
Policia Rrugore e Durrësit apelon për të gjithë drejtuesit e automjeteve të respektojnë rregullat e qarkullimit rrugor.
Drejtoria Vendore e Policisë Lezhë, gjatë 48 orëve të fundit
Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Lezhë referuan materialet në Prokurori, ku nisi procedimi penal për shtetasit:
-F. L., pasi dyshohet se ka prerë disa pemë, në tokën e shtetasit T. P.;
-N. K., 59 vjeç, banues në Mamurras, pasi ka bllokuar lëvizjen në fshatin Pllanë, duke shkarkuar në rrugë, rërën e ngarkuar në kamioni që drejtonte, dyshohet si pasojë e një defekti në këtë mjet.
Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Mirditë referuan materialet në Prokurori, ku nisi procedimi penal për shtetasit Gj. Ll., 63 vjeç dhe D. R., 66 vjeç, të dy banues në Mirditë, pasi dyshohet se janë konfliktuar verbalisht, me njëri-tjetrin, për sigurimin e lëndës drusore, veprimtari të cilën dyshohet se e kryenin në kundërshtim me ligjin.
Shërbimet e Policisë Rrugore referuan materialet në Prokurori, ku nisi procedimi penal për shtetasit:
-Gj. Gj., 36 vjeçe, pasi më datë 21.02.2026, me automjetin që drejtonte, ka përplasur motomjetin që drejtonte shtetasi V. Gj.. Si pasojë janë dëmtuar drejtuesi i motomjetit dhe pasagjeri në të. Ky i fundit vijon të jetë në kujdesin e mjekëve, jashtë rrezikut për jetën, ndërsa shtetasi V. Gj. ka marrë asistencë mjekësore dhe është larguar në banesë;
-J. L., 20 vjeç, banues në Lezhë, pasi u kap duke drejtuar motomjet, pa leje drejtimi.
U referuan materialet në Prokurori, për vlerësim, për këto ngjarje:
-shtetasit A. D., 62 vjeç dhe V. Gj., 59 vjeç, kanë deklaruar se kanë mosmarrëveshje me njëri-tjetrin, për kufirin ndarës mes pronave të tyre, në lagjen “Ish-SMT” (çështje e trajtuar nga bashkia Lezhë);
-shtetasit Gj. Gj., 39 vjeç, K. Gj., 35 vjeç, të dy banues në fshatin Kodhel, janë konfliktuar verbalisht me njëri-tjetrin, për motive të dobëta.
Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë së Lezhës, për veprime të mëtejshme.
Policia Rrugore e Tiranës
Gjatë javës së fundit, shërbimet e Policisë Rrugore kanë intensifikuar kontrollet në të gjitha akset kryesore urbane dhe interurbane, me qëllim rritjen e parametrave të sigurisë rrugore dhe parandalimin e aksidenteve.
33 drejtues mjetesh janë arrestuar/proceduar penalisht, për shkelje të rregullave të ndryshme të qarkullimit rrugor.
Janë vendosur masat administrative si më poshtë:
-34 masa për drejtim mjeti në efektin e alkoolit;
-585 masa për shkelje të limiteve të shpejtësisë;
-584 masa për mosvendosje të rripit të sigurimit;
-611 masa për përdorim të celularit gjatë drejtimit të mjetit;
-316 masa për parakalime të gabuara;
-201 masa për mospozicionim të rregullt në karrexhatë;
-66 masa për mosrregullim të shpejtësisë sipas kushteve të rrugës;
-812 masa për mosvendosje të kaskës mbrojtëse;
-486 masa për shkelje që lidhen me mosrespektimin e këmbësorëve.
Gjithashtu, janë zhvendosur me mjet ngritës (karrotrec), 85 automjete, për shkelje të ndryshme të Kodit Rrugor.
Policia Rrugore apelon për respektim rigoroz të rregullave të qarkullimit, përdorimin e pajisjeve të sigurisë dhe shmangien e çdo veprimi që rrezikon jetën e përdoruesve të rrugës.
Drejtoria Vendore e Policisë Elbasan
Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Elbasan arrestuan në flagrancë shtetasin A. B., 34 vjeç, pasi ka ushtruar dhunë fizike ndaj vëllait të tij 45 vjeç dhe bashkëshortes së 45-vjeçarit.
Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Gramsh arrestuan në flagrancë shtetasin H. Ll., 50 vjeç, pasi ka ushtruar dhunë ndaj bashkëjetueses së tij, e cila u pajis me urdhër mbrojtjeje.
Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Cërrik arrestuan në flagrancë shtetasin Rr. D., 60 vjeç, pasi ka kanosur me mjet prerës (kosore), bashkëshorten e tij 49 vjeçe dhe shtetasin A. GJ., 60 vjeç. Gjithashtu, 49-vjeçarja ka kallëzuar se shtetasi Rr. D. e ka përndjekur.
Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Librazhd referuan materialet në Prokurori, ku nisi procedimi penal për shtetasin Y. B., 33 vjeç, pasi ka kallëzuar shtetasi B. O., 69 vjeç, se në muajin shtator 2025, 33-vjeçari i ka marrë automjetin, me mirëbesim, për ta blerë, por nuk i ka dhënë pagesën.
Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Elbasan referuan materialet në Prokurori, ku nisi procedimi penal për shtetasin L. Xh., 41 vjeç, pasi dyshohet se ka dëmtuar murin ndarës mes pronës së tij dhe të xhaxhait të tij.
Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë me Juridiksion të Përgjithshëm Elbasan, për veprime të mëtejshme.
Tiranë/Finalizohet operacioni i koduar “Implikimi”.
Lëvizte me pistoletë në brez, kapet te tregu elektrik dhe arrestohet 30-vjeçari.
Sekuestrohet arma e zjarrit me municion.
Procedohet penalisht 1 shtetas që dyshohet se ka patur dijeni për veprimtarinë kriminale të 30-vjeçarit, dhe nuk ka kallëzuar.
Në vijim të operacioneve kundër armëmbajtjes pa leje, si dhe si rezultat i sigurimit dhe administrimit të shpejtë të informacionit, se një shtetas lëvizte i armatosur, shërbimet e Komisariatit të Policisë Nr. 1, me qëllim parandalimin e ngjarjeve kriminale, organizuan menjëherë punën për lokalizimin dhe ndalimin e tij.
Në kuadër të operacionit të koduar “Implikimi”, u kap te tregu elektrik, shtetasi S. D., 30 vjeç, banues në Tiranë.
Gjatë kontrollit fizik, atij iu gjet në brez, 1 armë zjarri pistoletë me municion, të cilën e mbante pa leje.
Më tej, në kuadër të këtij operacioni, u referuan materialet në Prokurori, ku nisi procedimi në gjendje të lirë për shtetasin S. C., 28 vjeç, banues në Tiranë, për veprën penale “Moskallëzimi i krimit”.
Vijojnë hetime për të përcaktuar qëllimin kriminal të 30-vjeçarit.
Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë së Tiranës, për veprime të mëtejshme.
Drejtoria Vendore e Policisë Fier
Specialistët e Sektorit për Hetimin e Narkotikëve të DVP Fier referuan materialet në Prokurori ku nisi procedimi penal për shtetasin K. D., 34 vjeç, banues në fshatin Lalar, Fier, pasi gjatë kontrollit fizik iu gjet një sasi lënde e dyshuar narkotike Kokainë.
Specialistët e Sektoirit të Qarkullimit Rrugor të DVP Fier referuan materialet në Prokurori ku nisi procedimi penal për shtetasin M. H., banues në fshatin Qerret, Lushnjë, pasi motomjeti pa targa, që e drejtonte pa leje drejtimi, është përplasur me një automjet. Si pasojë është dëmtuar lehtë shtetasi M. H..
Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Divjakë referuan materialet në Prokurori ku nisi procedimi penal për shtetasit:
-Xh. P., 45 vjeç, banues në fshatin Çermë-Shkumbin, Divjakë, pasi ka ushtruar dhunë ndaj bashkëshortes së tij, e cila u pajis me urdhër mbrojtjeje;
-M. Ll., 28 vjeç, banues në fshatin Senëz, Divjakë, pasi ka goditur me grushte një shtetas, për motive të dobëta.
Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë së Fierit, për veprime të mëtejshme.
Drejtoria Vendore e Policisë Tiranë
Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Nr. 1 referuan materialet në Prokurori, ku nisi procedimi penal për shtetasit:
-E. A., pasi dyshohet se ka goditur shtetasin Dh. B., për motive të dobëta;
-D. Z., për veprën penale “Mosbindja ndaj urdhrit të punonjësit të policisë së rendit publik”.
Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Nr. 2 referuan materialet në Prokurori, ku nisi procedimi penal për shtetasin P. Ç., pasi dyshohet se i ka marrë një shumë parash, shtetases D. Xh., nëpërmjet mashtrimit.
Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Nr. 3 referuan materialet në Prokurori, ku nisi procedimi penal për shtetasin E. H., pasi dyshohet se ka kanosur nëpërmjet thirrjeve/mesazheve telefonike, shtetasin N. A..
Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Nr. 4 referuan materialet në Prokurori, ku nisi procedimi penal për shtetasit:
-E. H., pasi dyshohet se ka kanosur nëpërmjet thirrjeve/mesazheve telefonike, shtetasin B. Sh.;
-K. K., 30 vjeçe, pasi dyshohet se ka qëlluar me shpullë, për shkak të detyrës, shtetasen N. K. (infermiere).
Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Nr. 5 referuan materialet në Prokurori, ku nisi procedimi penal për 3 të mitur, pasi dyshohet se kanë vjedhur në një subjekt. Sendet e vjedhura u sekuestruan me cilësinë e provës materiale. Punohet për zbardhjen e vjedhjeve të tjera që mund të kenë kryer të miturit.
Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Nr. 7 referuan materialet në Prokurori, ku nisi procedimi penal për shtetasin M. M., pasi dyshohet se ka goditur me grusht, shtetasin A. M..
Specialistët e qarkullimit rrugor arrestuan shtetasit:
-S. G., 21 vjeç, pasi u kap duke drejtuar automjet, në gjendje të dehur;
-Xh. Xh., 28 vjeç, si dhe referuan materialet në Prokurori, ku nisi procedimi penal për shtetasin I. V., pasi motomjeti që drejtonte në gjendje të dehur 28-vjeçari, dhe automjeti që drejtonte shtetasi I. V., u përplasën në rrugën “Kastriotët”. Si pasojë u dëmtua 28-vjeçari, i cili është jashtë rrezikut për jetën;
-M. V., 55 vjeç, pasi me automjetin që drejtonte në gjendje të dehur, ka përplasur një automjet të parkuar. Si pasojë pati vetëm dëme materiale.
Më datë 22.02.2026, kallëzuan shtetasit:
-E. S. dhe A. Z., se iu kishin vjedhur targat e automjeteve;
-L. Sh., se 2 shtetas të paidentifikuar prej tij, e kishin goditur për motive të dobëta.
Punohet për identifikimin e kapjen e autorëve të këtyre rasteve.
Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë së Tiranës, për veprime të mëtejshme.
Berat
Vihet në pranga një shtetas shqiptar, i akuzuar nga autoritetet italiane, për korrupsion dhe për përfshirje në veprimtari kriminale në fushën e narkotikëve.
Si rezultat i koordinimit të veprimeve operacionale dhe shkëmbimit të informacionit me homologët italianë, nëpërmjet specialistëve të Interpol Tiranës, shërbimet e qarkullimit rrugor dhe specialistët e Seksionit për Hetimin e Krimeve Ekonomiko-Financiare ndaluan me qëllim ekstradimin, shtetasin A. P.(P.), 64 vjeç.
Ai ishte shpallur në kërkim ndërkombëtar, pasi Gjykata e Apelit e Venecias i ka caktuar masën e sigurisë “Arrest në burg”, për prodhim/shitje narkotikësh dhe korrupsion.
Vijon bashkëpunimi ndërmjet Interpol Tiranës dhe Interpol Romës, për të finalizuar procedurën për ekstradimin e shtetasit A. P.(P.), në Itali.
Qarku Shkodër
Shërbimet e Policisë Kufitare referuan materialet në Prokurori, ku nisi procedimi në gjendje të lirë për shtetasin M. Q., 36 vjeç, banues në fshatin Ivanaj, pasi është kapur nga rojet kufitare të SPK Bajzë, në liqenin e Shkodrës, duke peshkuar në mënyrë të paligjshme. Në cilësinë e provës materiale u sekuestruan një motor, dy gjeneratorë dhe pajisje të tjera që shërbenin për peshkim.
Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Shkodër referuan materialet në Prokurori, ku nisi procedimi penal për shtetasin F. G., pasi ka kryer punime ndërtimi, pa leje.
Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Shkodër, për veprime të mëtejshme.
DVP Kukës
Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Kukës referuan materialet në Prokurori ku nisi procedimi për shtetasin I. H., 31 vjeç, banues në Kukës, për veprën penale “Shpërdorimi i tokës”, pasi u konstatua duke gërryer me ekskavator, tokën e një shtetasi tjetër, në fshatin Nangë. Në cilësinë e provës materiale u sekuestrua mjeti ekskavator pa targë.
Gjithashtu, referuan materialet në Prokurori ku nisi procedimi në gjendje të lirë për shtetasin B. Ç., 28 vjeç, banues në Tiranë, pasi ka kallëzuar bashkëjetuesja e tij, se ai ka ushtruar dhunë psikologjike ndaj saj.
Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme.
Vlorë
Vodhi një motomjet gjatë natës, arrestohet në flagrancë autori.
Sekuestrohet, në cilësinë e provës materiale, motomjeti i vjedhur.
Në vijim të punës për parandalimin dhe zbardhjen e vjedhjeve, si dhe për kapjen e autorëve, specialistët e Seksionit për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Vlorë bënë të mundur arrestimin në flagrancë të autorit të dyshuar për vjedhjen e një motori, gjatë natës së datës 22.02.2026, në lagjen “10 Korriku”.
Si rezultat i organizimit të mirë të shërbimeve dhe analizës në dinamikë të pamjeve filmike të kamerave të sigurisë në zonë, u bë i mundur identifikimi dhe arrestimi në flagrancë i shtetasit D. S., 26 vjeç, banues në Vlorë.
Motomjeti u gjet në banesën e tij dhe u sekuestrua në cilësinë e provës materiale.
Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë për veprime të mëtejshme, për veprën penale “Vjedhja”.
Drejtoria Vendore e Policisë Dibër
Specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Dibër referuan materialet në Prokurori, ku nisi procedimi penal për shtetasin R.M., 33 vjeç, banues në Peshkopi, pasi dyshohet se ka ushtruar dhunë psikologjike ndaj bashkëshortes së tij.
Specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Mat referuan materialet në Prokurori dhe u bë shpallja në kërkim e shtetasve P.P., 28 vjeç; E.Z., 34 vjeç, banues në Durrës, pasi në ambientet e një lokali në qytetin e Burrelit, janë konfliktuar fizikisht dhe kanë goditur me sende të forta shetasin A.K., 34 vjeç, duke i shkaktuar dëmtime trupore. Po punohet për kapjen e tyre.
Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Dibër, për veprime të mëtejshme.
Shkodër
Finalizohet nga strukturat e DVP Shkodër, operacioni i koduar “NDËRMOLLASI 2”.
Gjenden në fshatin Ura e Shtrenjtë dhe sekuestrohen arsenal armësh zjarri dhe municioni luftarak; rreth 25.2 kg Cannabis Sativa dhe 2 palë targa të huaja.
Vihen në pranga 2 shtetasit që dyshohet se i posedonin.
Sektori për Hetimin e Krimeve të Rënda, në bashkëpunim me Seksionin për Mbështetjen Operacionale të Hetimit dhe Seksionin e Forcës së Posaçme “Shqiponja”, ka organizuar dhe finalizuar në drejtimin e Prokurorisë, operacionin e koduar “NDËRMOLLASI 2”.
Gjatë operacionit u krye kontroll në banesën e shtetasit R. M., 29 vjeç, në fshatin Ura e Shtrenjtë (i arrestuar në datë 14.09.2025, në kuadër të operacionit të koduar “Ndërmollasi”), ku u gjetën dhe u sekuestruan në cilësinë e provës materiale:
-11 armë zjarri, 5506 fishekë luftarak, 7 krehra arme zjarri automatik, 6 krehra armë zjarri pushkë, 35 metra fitil detonator;
-25.2 kg lëndë e dyshuar narkotike Cannabis Sativa;
-2 palë targa të huaja, njëra e shtetit të Gjemanisë, tjetra e shtetit të Austrisë.
Në vijim të veprimeve procedurale për rastin, u arrestuan shtetasit S. M., 29 vjeç dhe S. M., 31 vjeç, të dy banues në fshatin Ura e Shtrenjtë, pasi nga hetimet e para dyshohet se janë posedues të tyre dhe bashkëpunëtorë të shtetasit R. M..
Në drejtimin e Prokurorisë, vijojnë hetimet për dokumentimin e plotë të kësaj veprimtarie kriminale dhe identifkimin e shtetasve të tjerë që mund të jenë të përfshirë.
Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë së Shkodrës, për veprime të mëtejshme.
Vlorë
Finalizohet operacioni policor i koduar “Brotherhood”, për goditjen e veprimtarisë kriminale në fushën e narkotikëve dhe armëmbajtjes pa leje.
Sekuestrohen rreth 57 kg lëndë narkotike kanabis dhe 1 armë zjarri automatike.
Arrestohen në flagrancë 2 shtetas.
Specialistët e Seksionit për Hetimin e Narkotikëve në Drejtorinë Vendore të Policisë Vlorë, pas informacioneve të siguruara në rrugë operative, për dy shtetas që dyshohet se merreshin me transport dhe shitje të lëndës narkotike, organizuan dhe finalizuan operacionin policor të koduar “Brotherhood”.
Shërbimet e Policisë ndaluan dhe kontrolluan automjetin e dyshuar tip “Volkswagen Touran”, me të cilin udhëtonin shtetasit F. M. dhe L. L.
Nga kontrolli i automjetit u gjet dhe u sekuestrua, në cilësinë e provës materiale, një sasi lënde e dyshuar narkotike kanabis, e përgatitur për shitje.
Në vijim të operacionit dhe veprimeve procedurale, nga kontrolli i ushtruar në banesën e shtetasit F. M., banues në fshatin Trevllazër, Vlorë, shërbimet e Policisë gjetën dhe sekuestruan një sasi tjetër kanabisi, gjithsej rreth 57 kg lëndë narkotike e dyshuar kanabis.
Gjithashtu, gjatë kontrollit të banesës së shtetasit L. L., banues në fshatin Mavrovë, Vlorë, u gjet dhe u sekuestrua 1 armë zjarri automatike, model 56, së bashku me një karikator me 30 fishekë luftarakë.
Në përfundim të veprimeve, u arrestuan në flagrancë shtetasit:
-F. M., 41 vjeç, banues në fshatin Trevllazër, Vlorë;
-L. L., 40 vjeç, banues në fshatin Mavrovë, Vlorë,
për veprat penale “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve” dhe “Mbajtja pa leje e armëve dhe municionit luftarak”.
Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë për veprime të mëtejshme.
Hetimet vijojnë për zbulimin dhe dokumentimin e plotë të kësaj veprimtarie të paligjshme, si dhe për identifikimin e personave të tjerë të përfshirë.
Drejtoria e Forcës së Posaçme Operacionale
Finalizohet nga Drejtoria e Forcës së Posaçme Operacionale në Departamentin e Policisë Kriminale një tjetër fazë e operacionit policor të koduar “Operacionalja”, për kapjen e personave të shpallur në kërkim ndërkombëtar.
Vihet në pranga një tjetër i kërkuar ndërkombëtar për trafikim të lëndëve narkotike.
Në vijim të operacioneve të njëpasnjëshme të zhvilluara nga Drejtoria e Forcës së Posaçme Operacionale, bazuar edhe në informacionet e siguruara në rrugë operative, u finalizua operacioni policor i koduar “Operacionalja 84”.
Në kuadër të operacionit, në qytetin e Shkodrës, nga shërbimet e Drejtorisë së Forcës së Posaçme Operacionale në Departamentin e Policisë Kriminale, në bashkëpunim me shërbimet operacionale të DVP Shkodër, u bë i mundur lokalizimi, identifikimi dhe arrestimi i shtetasit I. D., 35 vjeç, lindur dhe banues në Shkodër.
Ky shtetas ishte shpallur në kërkim ndërkombëtar nga Interpol Roma, Itali, për ekzekutimin e urdhrit për zbatimin e masës së sigurisë personale “Arrest në burg”, të caktuar nga Gjykata e Milanos, për veprat penale “Trafikim i lëndëve narkotike” dhe “Pjesëmarrje në organizatë kriminale”, të parashikuara nga Kodi Penal i Italisë.
Drejtoria Vendore e Policisë Gjirokastër
Në vijim të informacionit paraprak të dhënë ditën e djeshme, për ngjarjen e ndodhur në fshatin “Mashkullorë”, ju informojmë se specialistët për Hetimin e Krimeve të Rënda në DVP Gjirokastër arrestuan në flagrancë për veprat penale “Plagosja e rëndë me dashje” dhe “Mbajtja pa leje dhe prodhimi i armëve, armëve shpërthyese dhe i municionit”, shtetasin A. Ç., banues në fshatin Mashkullorë, pasi dyshohet se për motive pronësie dhe motive të dobëta, ka plagosur me armë zjarri në këmbë, shtetasin P. Ç., 61 vjeç, banues në fshatin Mashkullorë, i cili aktualisht ndodhet në spitalin e Traumës, Tiranë, jashtë rrezikut për jetën.
Gjithashtu, gjatë kontrollit të banesës së shtetasit A. Ç., shërbimet e Policisë gjetën dhe sekuestruan armën e zjarrit, kallashnikov, 2 kallëpe tritoli, 2 granata dore dhe një sasi municioni luftarak.
—-
Më datë 21.02.2026, në Stacionin e Policisë Këlcyrë, ka kallëzuar shtetasia E. M., se më datë 20.02.2026, ka humbur kontaktet me babai e saj, shtetasin H. K., 84 vjeç. Punohet për gjetjen e tij.
Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Gjirokastër, për veprime të mëtejshme.
Drejtoria Vendore e Policisë Vlorë
Specialistët e Seksionit për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Sarandë arrestuan në flagrancë shtetasin I.Q., 50 vjeç, banues në fshatin Ksamil, Sarandë, pasi u konstatua duke ndërtuar një objekt në tokë publike, pa lejen e organeve kompetente.
Specialistët e Seksionit të Trafikut Urban dhe Interurban në DVP Vlorë arrestuan shtetasit S.C., 21 vjeç, banues në Radhimë, dhe R.K., 33 vjeç, banues në Vlorë, të cilët u konstatuan duke drejtuar automjetet në gjendje të dehur.
Po këta specialistë referuan materialet në Prokurori ndaj shtetasve:
R.Ç., 23 vjeç, banues në Vlorë, pasi në rrugën “Ali Demi” u konstatua duke drejtuar automjetin pa leje drejtimi;
E.M., 32 vjeç, banues në Vlorë, pasi në rrugën “Sazani” ka goditur me automjet motomjetin me drejtuese shtetasen Ch.H., 45 vjeçe, banuese në SHBA.e cila ndodhet e shtruar në Spitalin Rajonal Vlorë.
Specialistët e Seksionit për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Vlorë referuan materialet në Prokurori ndaj shtetasit V.A., 47 vjeç, banues në Vlorë, pasi për motive të dobëta është konfliktuar fizikisht me shtetasin K.C., 20 vjeç, banues në Vlorë, duke i shkaktuar dëmtime të lehta.
Më datë 21.02.2026, u gjet në banesë, pa shenja jete, shtetasi N.Xh., 77 vjeç. Nga verifikimet hetimore nuk u konstatuan shenja dhune dhe rezultoi se ai ka ndërruar jetë për shkaqe natyrore.
Më datë 22.02.2026, në orët e para të mëngjesit, në oborrin e banesës së shtetasit R.K., në Ksamil, janë djegur plotësisht dy automjete.
Grupi hetimor po kryen veprimet përkatëse për identifikimin e autorëve dhe zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes.
Drejtoria Vendore e Policisë Fier
Specialistët e Qarkullimit Rrugor të DVP Fier arrestuan shtetasin I. M., 46 vjeç, banues në Lushnjë, pasi drejtonte automjetin në gjendje të dehur.
Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Fier referuan materialet në Prokurori ku nisi procedimi penal për shtetasen M. K., 53 vjeçe, banuese në Fier, pasi ka penguar aktivitetin e shtetasit Xh. H., me të cilin është në proces gjyqësor për ndarjen e pasurisë.
Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Mallakastër referuan materialet në Prokurori ku nisi procedimi penal për shtetasin F. A., 74 vjeç, banues në fshatin Hekal, pasi ka zaptuar një sipërfaqe tokë shtetërore dhe e ka mbjellë me ullinj.
Specialistët për Hetimin e Krimeve të Stacionit të Policisë Patos referuan materialet në Prokurori ku nisi procedimi penal për shtetasit G. V., 52 vjeç, dhe E. B., 39 vjeç, të dy banues në Patos, pasi për motive të dobëta janë konflituar me njëri-tjetrin.
Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë së Fierit për veprime të mëtejshme.
Drejtoria Vendore e Policisë Korçë
Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Korçë referuan materialet në Prokurori, ku filloi procedimi penal për shtetasit:
-A. S., 30 vjeç, banues në Korçë, pasi dyshohet se i ka vjedhur shtetasit E. D., një aparat celular;
-R. K., 35 vjeç, banues në Korçë, pasi në lokalin ku ndodhej, gjatë kontrollit të celularit të tij u gjetën faqe për baste sportive. Në cilësinë e provës materiale u sekuestrua aparati celular.
Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Devoll referuan materialet në Prokurori, ku filloi procedimi penal për shtetasin E. F., 39 vjeç, banues në fshatin Arrëz, Devoll, pasi dyshohet se ka ushtruar dhunë psikologjike ndaj babait të tij, i cili u pajis me urdhër mbrojtjeje.
Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë së Korçës, për veprime të mëtejshme.
Më datë 21.02.2026, në fshatin Strelcë, Maliq, në ambientet e një HEC-i, ka ndërruar jetë punonjësi R. M., 57 vjeç, banues në Ferizaj, Kosovë, me profesion mekanik, i cili kishte ardhur për të riparuar një defekt. Nga veprimet hetimore të kryera, dyshohet se vdekja ka ardhur për shkaqe natyrale.
Drejtoria Vendore e Policisë Durrës
Specialistët për qarkullimin rrugor arrestuan në flagrancë shtetasit;
-A. S., 30 vjeç, banues në Kullë-Sukth, i cili është konstatuar në lagjen nr. 1 Durrës, duke drejtuar automjetin në gjendje të dehur, si pasojë është përplasur me 5 automjete të parkuara, të cilat patën vetëm dëme materiale.
-E. D., 42 vjeç, banues në Durrës, pasi në lagjen nr. 8 Durrës, duke drejtuar automjetin në gjendje të dehur, ka goditur një motomjet, ku pati vetëm dëme materiale.
-K. L., 29 vjeç, banues në Durrës, i cili është konstatuar në rrugën “Miqësia”, duke drejtuar automjetin në gjendje të dehur.
Gjithashtu referuan materialet në Prokurori, ku nisi procedimi penal ndaj shtetasve;
-L. S., 49 vjeç, banues në Durrës, pasi në rrugën “Aleksandër Goga”, është konstatuar duke drejtuar automjetin në gjendje të dehur.
-Ndërkohë gjatë patrullimit me objektiv parandalimin e aksidenteve dhe ndëshkimin e shkelësve të rregullave të qarkullimit rrugor, shërbimet e Policisë Rrugore të Durrësit i bënë shenjë ndalimi, drejtuesit të një automjeti që e konstatuan në aksin rrugor “Tiranë-Durrës”, duke përdorur celularin.
Për të shmangur masën administrative për këtë shkelje, drejtuesi i automjetit, shtetasi R. M. iu ka ofruar punonjësve të Policisë, 2000 lekë.
Në përfundim të veprimeve procedurale për këtë rast, u referuan materialet në Prokurori ku nisi procedimi në gjendje të lirë për shtetasin R. M., për veprën penale “Korrupsioni aktiv i personave që ushtrojnë funksione publike”.
Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Durrës referuan materialet në Prokurori dhe shpallën në kërkim shtetasit;
-J. Ll., 17 vjeç, banues në Durrës. Ky shtetas pas një konflikti të çastit për motive të dobëta, ka gërvishtur me mjet prerës, shtetasin D. D., 19 vjeç, banues në Durrës, i cili pas marrjes së ndihmës mjekësore është larguar në banesë.
-E. D., 44 vjeç, banues në Durrës, administrator i një kompanie, pasi në Spitalin Rajonal Durrës është paraqitur shtetasi egjiptian M. N., 34 vjeç, banues në Egjipt, i cili dyshohet se ka rënë nga lartësia gjatë kryerjes së punimeve për llogari të kësaj kompanie. Si pasojë, ai ka pësuar dëmtime në këmbë jashtë rrezikut për jetën.
-Sh. F., 29 vjeç, banues në Durrës, pasi dyshohet se i ka marrë celularin shtetases G. T.
Po ashtu referuan materialet në Prokurori, ku u proceduan penalisht shtetasit;
-Y. R., 27 vjeç, banues në Xhafzotaj, pasi ka prishur qetësinë publike, duke shkaktuar zhurma akustike nëpërmjet marmitës së automjetit të tij.
-Y. D., 29 vjeç, banues në Durrës, i cili dyshohet se ka vjedhur një automjet, në zonën e Kënetës, në pronësi të shtetases M. A.
-L. K., 39 vjeç, banues në Durrës, pasi dyshohet se ka vjedhur një shumë monetare (80.000 lekë), në banesën e shtetases B. J., në lagjen nr. 17 .
-M. M., 26 vjeç, dhe F. K., 36 vjeç, banues në Durrës. Gjatë një kontrolli të ushtruar në lagjen nr. 15 , në lokalin e shtetasit M. M., u konstatua se ushtrohej aktivitet i paligjshëm i lotarive sportive nëpërmjet celularëve të këtyre dy shtetasve , të cilat u sekuestruan në cilësinë e provës materiale.
Specialistët për Hetimin e Krimeve të Stacionit të Policisë Plazh referuan materialet në Prokurori,ku nisi procedimi në gjendje të lirë ndaj shtetases M. L., 51 vjeçe, banuese në Durrës, se ka rilidhur energjinë elektrike dhe ujin e pijshëm ndërkohë që kontrata ka qenë e pezulluar, duke shmangur faturimin e energjisë elektrike dhe ujit.
Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Kavajë, referuan materialet në Prokurori, ku nisi procedimi penal ndaj shtetasve:
-A. D., 34 vjeç, banues në Kavajë, pasi ka kallëzuar ish-bashkëshortja e tij e cila është e pajisur me Urdhër-Mbrojtje, se ky shtetas nuk respekton Vendimin Penal të Gjykatës, dhe ushtron dhunë psikologjike ndaj saj.
-G. Sh., 43 vjeç, banues në Tiranë, për veprën penale “Ndërtim i paligjshëm”.
-E. D., banues në Elbasan , i cili është konstatuar duke kryer punime në tejkalim të lejes së dhënë, në një subjekt në Spille.
Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Shijak, referuan materialet në Prokurori, ku nisi procedimi penal ndaj shtetasit E. V., 41 vjeç, banues në Shijak, pasi gjatë kontrollit të ushtruar të automjetit që drejtonte, u konstatuan dhe sekuestruan në cilësinë e provës materiale, 2 hanxharë, dy thika, 1 çekiç, 1 sopat si dhe gjatë kontrollit fizik një mjet prerës.
U referuan materialet në Prokurori, për Vlerësim;
-Në fshatin “Fllakë”, Durrës, ka rënë zjarr dhe është djegur një pulari në pronësi të shtetasit A. L., brenda së cilës ka pasur 18.000 zogj. Paraprakisht dyshohet se, zjarri ka ardhur si pasojë e një shkëndije elektrike.
-Në aksin rrugor Kavajë-Rrogozhinë, drejtuesi i automjetit, shtetasi A. Z., 63 vjeç, banues në Tiranë, ka goditur nga pas një tjetër automjet me drejtues shtetasin K. N., 25 vjeç. Si pasojë e aksidentit është dëmtuar shtetasi K. N., i cili është dërguar në Spitalin e Traumës, ku ka marrë ndihmë mjekësore dhe më pas është larguar në banesë.
-Në lagjen nr.13 Durrës, një shtetas i sëmurë kronik, me probleme të shëndetit mendor, ka prerë kasetën e matësve të U.K Durrës, për disa abonentë familjarë. Ky shtetas u dërgua në Spitalin Rajonal Durrës për mjekim.
Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë së Durrësit, për veprime të mëtejshme.
Drejtoria Vendore e Policisë Shkodër
Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Shkodër ndaluan shtetasin P. M., 60 vjeç, banues në fshatin Rrjollë, si dhe shpallën në kërkim shtetasit L. K., 40 vjeç, banues në fshatin Torrovicë; M. K., 33 vjeç, banues në fshatin Malecaj; D. Sh., 20 vjeç, banues në fshatin Gomsiqe; A. M., 30 vjeç, banues në fshatin Rrjollë dhe N. K., 35 vjeç, banues në fshatin Malecaj.
Këta shtetas dyshohen se dje, në fshatin Rrjollë, kanë goditur shtetasin L. A., 22 vjeç, banues në Tropojë, punonjës i firmës “Gener 2”, dhe kanë kanosur për shkak të detyrës shtetasen V. C., 30 vjeçe, banuese në qytetin Koplik, punonjëse policie e Komisariatit të Policisë Shkodër, si dhe në bashkëpunim me persona të tjerë, kanë nxitur akte dhune, duke dëmtuar disa mjete pune (ekskavator, foristradë) të firmës “Gener 2”, duke u thyer xhamat.
Gjithashtu, specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Shkodër:
-referuan materialet në Prokurori, ku nisi procedimi penal për shtetasin D. L., 29 vjeç, banues në Shkodër, pasi në ambientet e një subjekti tregtar është konfliktuar, duke i shkaktuar dëmtime të lehta shtetasit P. C., 36 vjeç, banues në Shkodër, për motive të dobëta;
-referuan materialet në Prokurori, njoftim mbi faktin, pasi dje, në lagjen “Naim Gjylbegu”, në banesën e tij, ku jetonte i vetëm, është gjetur i pajetë shtetasi A. K., 59 vjeç. Nga veprimet hetimore të deritanishme dyshohet se vdekja ka qenë natyrale.
Specialistët e Sektorit të Qarkullimit Rrugor referuan materialet në Prokurori, ku nisi procedimi penal për shtetasin F. B., 45 vjeç, banues në Shkodër, pasi, duke drejtuar automjetin e tij, ka përplasur një të mitur 8-vjeçare, e cila po ndërpriste rrugën. Si pasojë, e mitura ka pësuar frakturë në këmbë dhe, pas ndihmës mjekësore në Spitalin Rajonal Shkodër, u largua në drejtim të banesës.
Gjithashtu, specialistët e Sektorit të Qarkullimit Rrugor referuan materialet në Prokurori, njoftim mbi faktin, pasi dje, në territorin e Doganës Hani i Hotit, Malësi e Madhe, shtetasja M. K., 57 vjeçe, banuese në Podgoricë, Mali i Zi, ka rënë në kanalin e kontrollit të kamionëve. Si pasojë, është dëmtuar pasagjerja në automjet, shtetasja M. D., e cila, pas mjekimeve në Spitalin Rajonal Shkodër, u dërgua për shërbim më të specializuar në QSUT Tiranë.
Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Shkodër, për veprime të mëtejshme.
Tiranë
Finalizohet nga Seksioni për Hetimin e Trafiqeve të Paligjshme në DVP Tiranë, operacioni policor i koduar “Network 3”, pas një hetimi të kryer me metoda proaktive.
Shfrytëzonin 1 shtetase të huaj, për prostitucion, kapen dhe vihen në pranga 2 shtetas.
Procedohet penalisht dhe shtetasja e huaj që ushtronte prostitucion.
Sekuestrohen një shumë parash të dyshuara të përfituara nga kjo veprimtari e paligjshme dhe 4 celularë.
Specialistët e Seksionit për Hetimin e Trafiqeve të Paligjshme, si rezultat i veprimeve hetimore të kryera në drejtimin e Prokurorisë, pas një hetimi me metoda proaktive, kanë organizuar dhe finalizuar operacionin e koduar “Network 3”.
Në kuadër të këtij operacioni u arrestuan shtetasit R. F., 20 vjeç dhe A. S., 39 vjeç, banues në Tiranë.
Nga veprimet hetimore ka rezultuar se këta dy shtetas në bashkëpunim me njëri-tjetrin, shfrytëzonin për prostitucion një shtetase nga Azerbajxhani, e cila e ushtronte prostitucionin në një apartament me qira në rrugën “Mihal Guri”.
Në cilësinë e provës materiale u sekuestruan një shumë parash të dyshuara të përfituara nga kjo veprimtari e paligjshme dhe 4 celularë.
Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë së Tiranës, për veprime të mëtejshme
Skrapar
Vijon operacioni për gjetjen e 42-vjeçarit, me kërkime intensive përgjatë lumit Osum.
Ndërkohë, u shpëtua pas disa orësh 22-vjeçari që ishte bllokuar në Kanionet e Osumit, i cili ishte angazhuar vullnetarisht për gjetjen e trupit të shtetasit I. K.
Gjatë operacionit për gjetjen e trupit të shtetasit I. K., 42 vjeç, i cili dyshohet se mund të jetë hedhur në Kanionet e lumit Osum, një kërkues vullnetar i angazhuar në ndihmë të autoriteteve u bllokua në zonën e kanioneve.
Rreth orës 17:00 të datës 21.02.2026, shtetasi Xh. K., 22 vjeç, i cili ishte bashkuar në mënyrë vullnetare me grupin e kërkimit për gjetjen e 42-vjeçarit, mbeti i bllokuar pasi gomonia me të cilën po lëvizte u përmbys.
Menjëherë u organizua operacioni i shpëtimit, i koordinuar nga Drejtoria Vendore e Policisë Berat, në bashkëpunim me forcat e RENEA, alpinistët e Federata e Kërkim Shpëtimit Malor të Shqipërisë, Forcat e Ushtrisë, shërbimin e Urgjencës së Spitalit Skrapar, si dhe me mbështetjen e komunitetit të Çorovodës.
Pas disa orësh ndërhyrjeje në një terren shumë të vështirë, në orën 04:45 të mëngjesit të datës 22.02.2026, kërkuesi vullnetar u nxor nga shkëmbi ku kishte mbetur i izoluar dhe ndodhet në gjendje të mirë shëndetësore.
Operacioni për gjetjen e 42-vjeçarit vijon.
Bulqizë
Furnizoi me naftë automjetin dhe u largua me shpejtësi pa kryer pagesën duke rrezikuar jetën e punonjësit të karburantit, identifikohet, kapet dhe arrestohet drejtuesi i automjetit.
28-vjeçari, i dënuar më parë në Itali për grabitje dhe i dëbuar për 10 vite nga ky shtet.
Forcat e Posaçme “Shqiponja” pranë DVP Dibër, në bashkëpunim me Komisariatin e Policisë Bulqizë, pas kallëzimit të bërë nga punonjësi i një pike karburanti në Shupenzë, për një drejtues automjeti i cili u largua pa kryer pagesën pasi furnizoi automjetin me karburant, organizuan punën për identifikimin dhe kapjen e tij.
Si rezultat i reagimit në kohë, administrimit të pamjeve filmike dhe provave të tjera, u bë i mundur identifikimi, kapja dhe arrestimi i drejtuesit të automjetit, konkretisht shtetasi A. Xh., 28 vjeç, banues në Bulqizë, i dënuar më parë në Itali për grabitje dhe i dëbuar për 10 vite nga ky shtet.
Ky shtetas dyshohet se në orët e para të mëngjesit të datës 21.02.2026, në një karburant në Shupenzë, është paraqitur me një automjet tip “Benz” dhe, pasi e ka furnizuar me naftë, është larguar me shpejtësi pa kryer pagesën, duke rrezikuar edhe jetën e punonjësit të karburantit.
Në cilësinë e provës materiale u sekuestruan automjeti, si dhe një kapuç në formë maske.
Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Dibër, për veprime të mëtejshme.
Tiranë/Finalizohet operacioni policor i koduar “Bilanci”.
Ushtronte aktivitetin e këmbimit valutor pa licencën përkatëse dhe fshihte të ardhurat e përfituara, arrestohet administratorja e subjektit.
Sekuestrohen rreth 40 000 euro në valuta të ndryshme dhe një njësi kompjuterike, nga e cila rezulton se subjekti ka qarkulluar rreth 2 000 000 euro.
Seksioni për Hetimin e Pastrimit të Parave dhe Aseteve Kriminale, në vijim të punës për evidentimin dhe goditjen e veprimtarive të paligjshme në fushën e krimeve ekonomike dhe financiare, organizoi dhe finalizoi operacionin policor të koduar “Bilanci”.
Nga kontrolli i ushtruar në subjektin në administrim të shtetases G. T., rezultoi se kjo shtetase ushtronte aktivitetin e këmbimit valutor pa licencën përkatëse dhe nuk deklaronte të ardhurat e përfituara nga ky aktivitet.
Në përfundim të veprimeve procedurale, u bë arrestimi në flagrancë i shtetases G. T., 49 vjeçe, banuese në Tiranë.
Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme.
Fier / Finalizohet operacioni policor i koduar “Guns”, për goditjen e armëmbajtjes pa leje.
Qarkullonte me automjet i armatosur me armë zjarri, kapet dhe vihet në pranga 41-vjeçari.
Në pranga edhe një 21-vjeçar, pasagjer në automjet, për veprën penale “Moskallëzim krimi”.
Sekuestrohen arma e zjarrit tip pistoletë, një armë sportive dhe automjeti me të cilin udhëtonin të arrestuarit.
Në vijim të punës për goditjen e armëmbajtjes pa leje dhe identifikimin e personave që qarkullojnë të armatosur, shërbimet e Komisariatit të Policisë Fier, bazuar në informacionet e siguruara, organizuan dhe finalizuan operacionin policor të koduar “Guns”.
Në kuadër të këtij operacioni u arrestuan shtetasit J. B., 41 vjeç, dhe A. Ll., 21 vjeç, të dy banues në Fier.
Gjatë kontrollit të automjetit që drejtonte shtetasi J. B., shërbimet e Policisë gjetën dhe sekuestruan një armë zjarri tip pistoletë, me 5 fishekë në krehër.
Më pas, gjatë kontrollit të një servisi në pronësi të shtetasit J. B., u gjet dhe u sekuestrua një armë sportive tip pushkë ajrore.
Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë së Fierit për veprat penale “Mbajtja pa leje dhe prodhimi i armëve, armëve shpërthyese dhe i municionit”, dhe “Prodhimi dhe mbajtja pa leje e armëve të gjuetisë dhe sportive”, në ngarkim të shtetasit J. B., si dhe “Moskallëzim i krimit”, në ngarkim të shtetasit A. Ll.
Policia e Shtetit
Vijojnë kontrollet dhe operacionet e njëpasnjëshme nga Drejtoria e Forcës së Posaçme Operacionale në Departamentin e Policisë Kriminale për kapjen e personave të shpallur në kërkim ndërkombëtar.
Finalizohet një tjetër fazë e operacionit policor të koduar “Operacionalja”.
Lokalizohet, kapet dhe vihet në pranga një i kërkuar ndërkombëtar për trafikim të lëndëve narkotike.
Shërbimet e Drejtorisë së Forcës së Posaçme Operacionale në Departamentin e Policisë Kriminale, në vijim të punës gjurmuese për lokalizimin dhe kapjen e personave të shpallur në kërkim ndërkombëtar, bazuar në informacionet e siguruara, në bashkëpunim me DVP Shkodër, organizuan dhe finalizuan operacionin policor të koduar “Operacionalja 83”.
Në kuadër të operacionit, në qytetin e Shkodrës, u bë i mundur lokalizimi, identifikimi dhe arrestimi i shtetasit S. H., 34 vjeç, lindur dhe banues në Shkodër.
Ky shtetas ishte shpallur në kërkim ndërkombëtar nga Interpol Roma, Itali, për ekzekutimin e urdhrit për zbatimin e masës së sigurisë personale “Arrest në burg”, të caktuar nga Gjykata e Milanos, për veprat penale “Trafikim i lëndëve narkotike” dhe “Pjesëmarrje në organizatë kriminale”, të parashikuara nga Kodi Penal i Italisë.
Kavajë
Goditi disa herë me mjet prerës, gjatë një konflikti për motive të dobëta, një 48-vjeçar i cili si pasojë humbi jetën, Policia, pas disa orësh kërkimesh, lokalizoi, kapi dhe arrestoi autorin e dyshuar.
Sekuestrohet në cilësinë e provës materiale mjeti prerës (thikë) që autori dyshohet se përdori për të goditur 48-vjeçarin.
Shërbimet e Komisariatit të Policisë Kavajë, Forcat e Posaçme “Shqiponjat” dhe Forcat Operacionale të DVP Durrës, pas disa orësh kërkimesh e kontrollesh për kapjen e autorit të vrasjes me mjet prerës të 48-vjeçarit, bënë të mundur lokalizimin, kapjen dhe arrestimin e shtetasit:
L. D., alias L. P., 48 vjeç, banues në lagjen nr. 3, Kavajë.
Ky shtetas dyshohet se më datë 21.02.2026, rreth orës 14:22, në lagjen nr. 3, Kavajë, gjatë një konflikti për motive të dobëta, ka goditur disa herë me mjet prerës (thikë) shtetasin S. V., alias S. I., 48 vjeç, i cili si pasojë e plagëve të marra humbi jetën.
Autori i dyshuar, pas goditjes me mjet prerës, u largua nga banesa, por u kap pas disa orësh kërkimesh dhe kontrollesh nga shërbimet e Policisë.
Gjithashtu, gjatë veprimeve të para hetimore dhe kërkimeve për gjetjen e provave materiale, grupi hetimor ka gjetur dhe sekuestruar në cilësinë e provës materiale mjetin prerës (thikë), me të cilin dyshohet se autori goditi, me pasojë humbjen e jetës së 48-vjeçarit S. V., alias S. I.
Grupi hetimor, nën drejtimin e Prokurorisë, vijon punën për sqarimin e plotë të rrethanave dhe dokumentimin ligjor të rastit.
Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë së Durrësit, për veprime të mëtejshme.
Kavajë / Informacion shtesë.
Në lidhje me informacionin e dhënë për ngjarjen e ndodhur në lagjen nr. 3, Kavajë, ku dyshohet se për motive të dobëta një shtetas goditi me mjet prerës (thikë) një shtetas tjetër, i cili për pasojë ndërroi jetë në spital, sqarojmë se:
Pas verifikimeve të kryera rezultoi se autori i dyshuar është shtetasi L. D., alias L. P., 48 vjeç, banues në Kavajë.
Ndërsa shtetasi që ka humbur jetën si pasojë e goditjes me thikë ka gjeneralitetet S. V., alias S. I., 48 vjeç.
Shërbimet e Policisë po vijojnë ndjekjen për kapjen e autorit.
Ndërkohë, grupi hetimor, nën drejtimin e Prokurorisë, po punon për sqarimin e rrethanave dhe dokumentimin ligjor të rastit.
Kavajë / Informacion paraprak
Më datë 21.02.2026, rreth orës 14:22, në lagjen nr. 3, Kavajë, shtetasi R. P., rreth 47 vjeç, banues në Kavajë, dyshohet se për motive të dobëta ka goditur me mjet prerës (thikë) shtetasin S. I., rreth 47 vjeç, i cili për pasojë ka ndërruar jetë në spital.
Shërbimet e Policisë janë vënë në ndjekje të autorit dhe vijon puna për kapjen e tij.
Ndërkohë, grupi hetimor, nën drejtimin e Prokurorisë, ndodhet në vendngjarje dhe po punon për sqarimin e rrethanave dhe dokumentimin ligjor të rastit.
Reagim i Drejtorisë Vendore të Policisë Tiranë
Menjëherë pas publikimit në rrjete sociale të një videoje ku pretendohet se një punonjës i Policisë Rrugore ka kryer një veprim të dyshuar të jashtëligjshëm gjatë ushtrimit të detyrës, ju informojmë se:
Drejtori i Drejtorisë Vendore të Policisë Tiranë, në zbatim të rregullores së Policisë së Shtetit, ka pezulluar menjëherë nga detyra, deri në sqarimin e plotë të rastit, punonjësin e Policisë, inspektor R. S., me detyrë trupë shërbimi në Policinë Rrugore, në Komisariatin e Policisë Tiranë.
Gjithashtu, Drejtoria e Standardeve Profesionale në Drejtorinë e Përgjithshme të Policisë së Shtetit, në bazë të nenit 121, pika “d”, të Ligjit nr. 82/2024 “Për Policinë e Shtetit”, ka nisur procedimin hetimor.
Po bashkëpunohet me Agjencinë e Mbikëqyrjes Policore (AMP), e cila ka nisur menjëherë kryerjen e veprimeve hetimore e procedurale, me qëllim sqarimin dhe dokumentimin e plotë ligjor të rastit.
Policia e Shtetit falënderon median dhe qytetarët që denoncojnë rastet e abuzimit me detyrën nga punonjësit e saj, dhe i fton sërish ata të vijojnë të raportojnë çdo rast të tillë, duke i garantuar reagim të menjëhershëm, profesional dhe të paanshëm.
Drejtoria Vendore e Policisë Tiranë
Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Nr. 1 referuan materialet në Prokurori, ku nisi procedimi penal për shtetasin E. P, pasi nuk i është bindur urdhërit të punonjësit të Policisë.
Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Nr. 2:
-arrestuan shtetasin M. N., 28 vjeç, pasi dyshohet se ka përndjekur një 22-vjeçare;
-referuan materialet në Prokurori, ku nisi procedimi penal për shtetasin M. M, pasi dyshohet se ka kanosur ish të dashurën e tij;
-punohet për kapjen e shtetases R. S, e cila dyshohet se ka vjedhur një shumë parash në një subjekt.
Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Nr. 3 referuan materialet në Prokurori, ku nisi procedimi penal për shtetaset E. K dhe M. K si dhe për shtetasin B. K, pasi dyshohet se për motive pronësie janë konfliktuar me njëri-tjetrin.
Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Nr. 4:
-arrestuan shtetasin E. N., 31 vjeç, pasi është konstatuar jashtë banese, në shkelje të masës së sigurisë “Arrest në shtëpi”;
-referuan materialet në Prokurori dhe punohet për shoqërimin e shtetases V. H, pasi i ka marrë një shumë parash shtetases V. K, në anë të mashtrimit;
-në vijim të informacionit paraprak të dhënë dje, për vetëplagosjen e shtetasit A. M., 27 vjeç, i cili humbi jetën në spital, bëjmë me dije se gjatë kryerjes së veprimeve të thelluara hetimore(këqyrja e kamerave, marrja e deklarimeve) rezultoi se ngjarja ka ndodhur në banesën e shtetasit K. H, shok me shtetasin A. M. Në vijim të veprimeve procedurale u bë shpallja në kërkim e shtetasit K. H., pasi dyshohet se ka qenë prezent gjatë ngjarjes. Punohet për kapjen e tij dhe zbardhjen edhe dokumentimin e plotë të rastit.
Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Nr. 5:
-referuan materialet në Prokurori, ku nisi procedimi penal për një shtetas të mitur pasi dyshohet se ka kanosur me mesazhe një shtetase të mitur;
-referuan materialet në Prokurori, ku nisi procedimi penal për shtetasin D. K., pasi dyshohet se ka ushtruar dhunë ndaj bashkëshortes së tij;
-referuan materialet në Prokurori dhe punohet për kapjen e shtetasit P. D, pasi dyshohet se për motive të dobëta ka dëmtuar me një mjet prerës shtetasin K. U.
Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Nr. 6 referuan materialet në Prokurori, ku nisi procedimi penal për shtetasin J. Sh dhe T. Gj, pasi janë konfliktuar me njëri-tjetrin për motive të dobëta.
Specialistët e qarkullimit rrugor:
-arrestuan shtetasin E. K., 20 vjeç, pasi u kap duke drejtuar automjetin, pa leje;
-arrestuan shtetasin L. C., 56 vjeç, pasi u kap duke drejtuar automjetin në gjendje të dehur.
Më datë 20.02.2026 shtetasja A. K, kallëzoi se i kanë dërguar mesazhe kërcenuese në rrjetin e saj social. Punohet për identifikimin dhe kapjen e autorit.
Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë së Tiranës, për veprime të mëtejshme.
Drejtoria Vendore e Policisë Lezhë
Shërbimet e Komisariatit të Policisë Lezhë referuan materialet në Prokurori, ku nisi procedimi penal për shtetasit A. Ll., 19 vjeç, dhe K. M., 20 vjeç, banues në Lezhë, pasi gjatë kontrolleve të ushtruara në qytetin e Lezhës, në kuadër të masave për parandalimin dhe goditjen e veprimtarisë së paligjshme në fushën e lojërave të fatit, shtetasit K. M. iu gjet një aparat celular, në të cilin ushtronte aktivitet të kundërligjshëm të lojërave të fatit, si dhe 2 përforcues grushti. Gjithashtu, shtetasit A. Ll. iu gjet një sasi lënde e dyshuar narkotike cannabis sativa, të cila u sekuestruan në cilësinë e provës materiale.
Shërbimet e Njësisë së Sigurisë Rrugore në Autostradën “Milot–Morinë” kanë arrestuar në flagrancë shtetasin K. S., 55 vjeç, banues në Milot, Kurbin, pasi në “Rrugën e Kombit”, në drejtim të Milotit, automjeti që drejtonte është përplasur me një automjet tjetër, duke shkaktuar dëme materiale. Nga testi i alkoolit rezultoi se ky shtetas drejtonte automjetin në gjendje të dehur.
Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë Lezhë, për veprime të mëtejshme.
Drejtoria Vendore e Policisë Elbasan
Në vijim të njoftimit të dhënë, për qarkullimin e mjeteve në aksin rrugor “Librazhd-Pogradec”, informojmë se do të bëhet bllokimi i plotë i qarkullimit në këtë aks rrugor, deri në një njoftim të dytë.
Në zbatim të këtij vendimi:
– Ndalohet qarkullimi i të gjitha mjeteve, përfshirë mjetet e tonazhit të rëndë, autobusët dhe mjetet e vogla;
– Pikat kufitare do të njoftojnë dhe orientojnë drejtuesit e mjeteve të tonazhit të rëndë, autobusët dhe mjetet e vogla për të mos vijuar lëvizjen në këtë aks;
– Rrugë alternative për mjetet e vogla do të jetë aksi Maliq–Lozhan–Moglicë–Gramsh, në drejtim të Tiranës dhe anasjelltas.
Do të lejohen të kalojnë vetëm Ambulancat, Shërbimet zjarrfikëse dhe Mjetet e Policisë.
Shërbimet e Policisë janë të pranishme në terren për monitorimin e situatës dhe orientimin e drejtuesve të mjeteve.
Apelojmë për mirëkuptim dhe respektim rigoroz të udhëzimeve të dhëna nga strukturat e Policisë.
Për çdo emergjencë, qytetarët të telefonojnë në numrin pa pagesë 112.
Faleminderit për bashkëpunimin!
Policia e Shtetit
Kontrolle dhe operacione të njëpasnjëshme nga Drejtoria e Forcës së Posaçme Operacionale në Departamentin e Policisë Kriminale për kapjen e personave të shpallur në kërkim ndërkombëtar.
Finalizohet operacioni policor i koduar “Operacionalja 82”.
Lokalizohet, kapet dhe vihet në pranga një i kërkuar, i dënuar në Itali për trafikim të narkotikëve.
Shërbimet e Drejtorisë së Forcës së Posaçme Operacionale në Departamentin e Policisë Kriminale, në vijim të punës gjurmuese për lokalizimin dhe kapjen e personave të shpallur në kërkim ndërkombëtar, bazuar në informacionet e siguruara, organizuan dhe finalizuan operacionin policor të koduar “Operacionalja 82”.
Në kuadër të operacionit, në qytetin e Durrësit, nga Forcat Operacionale në bashkëpunim me DVP Durrës, u bë i mundur lokalizimi, identifikimi dhe ndalimi i personit në kërkim ndërkombëtar, shtetasit Rexhep Muka alias Kreshnik Muka, 43 vjeç, banues në Shënavlash, Durrës.
Ky shtetas ishte shpallur në kërkim ndërkombëtar nga Interpol Roma, Itali, pasi Gjykata e Apelit Cagliari/Itali, në vitin 2021, e ka dënuar me 12 vite burg (mbetur për të vuajtur 9 vite e 6 muaj burg), për veprën penale “Trafikim i lëndëve narkotike”.
Interpol Tirana, në bashkëpunim me Interpol Romën, po vijon procedurat për realizimin e ekstradimit të këtij shtetasi drejt Italisë.
Drejtoria Vendore e Policisë Korçë
Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Korçë arrestuan në flagrancë shtetasin O. Sh., 36 vjeç, banues në Korçë, pasi ky shtetas u kap nga shërbimet e Policisë jashtë banesës, në kundërshtim me vendimin e Gjykatës së Shkallës së Parë Korçë e cila i kishte caktuar masën e sigurisë “Arrest në shtëpi”, për veprën penale “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve”.
Po këta specialistë referuan materialet në Prokurori ku filloi procedimi penal për shtetasit:
-A. T., banues në Korçë, pasi në lagjen nr. 9, Korçë, është konfliktuar fizikisht me shtetasin G. D., për motive të dobëta;
-Një 16-vjeçar banues në Korçë, pasi gjatë një konflikti të çastit me një bashkëmoshatarin e tij, i ka shkaktuar një dëmtim të lehtë trupor.
Specialistët e Seksionit për Hetimin e Narkotikëve referuan materialet në Prokurori, ku filloi procedimi penal për shtetasit D. M., 20 vjeç, banues në Tiranë dhe E. K., 38 vjeç, banues në fshatin Bitinckë, Devoll. Këta shtetas u konstatuan në Bilisht, Devoll, duke lëvizur me automjetin me drejtues shtetasin D. M., gjatë kontrollit të të cilit u gjet një sasi e vogël lënde e dyshuar narkotike kanabis. Nga veprimet e mëtejshme, gjatë kontrollit në banesën e shtetasit E. K., iu gjet një përforcues grushti. Në cilësinë e provës materiale u sekuestruan sasia me lëndë të dyshuar narkotike kanabis dhe një përforcues grushti.
Shërbimet e Sektorit të Qarkullimit Rrugor referuan materialet në Prokurori, ku filloi procedimi penal për shtetasin A. B., 44 vjeç, banues në Prizren, Kosovë, për veprën penale “Shkelja e rregullave të qarkullimit rrugor”. Ky shtetas duke drejtuar mjetin në aksin rrugor “Korçë-Pogradec”, në afërsi të fshatit Leminot, Maliq, dyshohet se ka humbur kontrollin mbi drejtimin e tij dhe automjeti ka dalë nga rruga. Për pasojë ka marrë dëmtime vetë 44-vjeçari, i cili po merr mjekim në spitalin e Korçës.
Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë së Korçës, për veprime të mëtejshme.
Drejtoria Vendore e Policisë Fier
Specialistët e Qarkullimit Rrugor të DVP Fier arrestuan shtetasin V. S., 46 vjeç, banues në Fier, pasi drejtonte automjetin në gjendje të dehur.
Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë së Fierit për veprime të mëtejshme.
Durrës
Specialistët e Seksionit për Hetimin e Krimeve ndaj Personit në Drejtorinë Vendore të Policisë Durrës ekzekutuan vendimin e Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Durrës, të datës 13.11.2025, e cila ka caktuar në mungesë masën e sigurimit “Arrest në burg” ndaj shtetasit G. A., 31 vjeç, banues në Manëz, Durrës, për veprat penale “Mbajtja pa leje dhe prodhimi i armëve, i armëve shpërthyese dhe municioneve” dhe “Përkrahja e autorit të krimit”.
Shtetasi G. A. ishte shpallur në kërkim, i dyshuar si i përfshirë në ngjarjen e ndodhur në tetor 2025, në Manëz, Durrës, ku mbetën të vrarë me armë zjarri dy shtetas.
Ky shtetas është vetëdorëzuar në DVP Durrës.
Gjithashtu, ky shtetas ka dorëzuar një send në dukje pistoletë (armë sportive me gogla), duke deklaruar se këtë e kishte me vete ditën e ngjarjes.
Materialet shtesë i kaluan Prokurorisë së Juridiksionit të Përgjithshëm Durrës, për veprime të mëtejshme.
Drejtoria Vendore e Policisë Vlorë
Specialistët e Seksionit të Trafikut Urban dhe Interurban në DVP Vlorë arrestuan në flagrancë shtetasen I.P., 26 vjeçe, banuese në Vlorë, pasi në rrugën “Gjergj Kastrioti”, duke drejtuar automjetin, ka përplasur shtetasin A.H., 69 vjeç, i cili lëvizte me biçikletë. I dëmtuari ndodhet i shtruar në Spitalin Rajonal Vlorë.
Specialistët e Seksionit për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Sarandë kapën shtetasin në kërkim V.R., 50 vjeç, banues në Sarandë, i dënuar me 8 muaj burgim sipas vendimit të Gjykata e Shkallës së Parë Sarandë, për veprën penale “Moskallëzim krimi”.
Specialistët e Stacionit të Policisë Selenicë referuan materialet në prokurori pasi më datë 19.02.2026, në fshatin Picar, Armen, në banesën e shtetasit A.M., 62 vjeç, ka rënë zjarr duke shkaktuar dëme të pjesshme. Nga verifikimet paraprake rezulton se zjarri ka rënë aksidentalisht, si pasojë e shpërthimit të një bombole petrogazi.
Specialistët e Seksionit të Trafikut Urban dhe Interurban në Komisariatin e Policisë Sarandë referuan materialet në prokurori ndaj një 15-vjeçari, i cili duke drejtuar mjet elektrik në rrugën “Teki Hadëri” ka humbur kontrollin dhe është rrëzuar. Si pasojë, ai dhe një pasagjer tjetër 15 vjeç kanë marrë dëmtime të lehta, kanë marrë mjekim në spital dhe më pas janë larguar.
Specialistët e Seksionit për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Vlorë referuan materialet në prokurori ndaj shtetasve:
F.B., 44 vjeç, banues në Vlorë, pasi një shtetas ka bërë kallëzim se është ofenduar dhe kërcënuar prej tij;
P.H., 30 vjeçe dhe F.L., 37 vjeçe, banuese në Vlorë, të cilat në afërsi të stadiumit Stadiumi Flamurtari janë konfliktuar fizikisht me njëra-tjetrën.
Materialet procedurale iu referuan prokurorive përkatëse në Vlorë dhe Sarandë për veprime të mëtejshme.
Tiranë/Finalizohet operacioni policor “Catch 2” për kapjen e shtetasve të shpallur në kërkim.
Kapen 2 shtetas në kërkim, të dënuar nga Gjykata, për vepra të ndryshme penale.
Strukturat e DVP Tiranë, si rezultat i kontrolleve të ushtruara në terren, bazuar në informacionet e siguruara në rrugë operative, në kuadër të operacionit policor “Catch”, kapën dhe vunë në pranga 2 shtetas të shpallur në kërkim, konkretisht:
-Forca e Posaçme Operacionale në DVP Tiranë në bashkëpunim me Seksionin për Hetimin e Krimeve Ekonomike-Financiare kapën dhe ndaluan shtetasin V. Sh., 43 vjeç. Ky shtetas është dënuar nga Gjykata e Tiranës me 6 muaj burgim, për veprën penale “Vjedhja e kryer duke shpërdoruar detyrën’’.
-Forca e Posaçme Operacionale në DVP Tiranë në bashkëpunim me specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Nr. 5, kapën dhe ndaluan shtetasin Gj. H., 57 vjeç. Ky shtetas është dënuar nga Gjykata e Tiranës me 10 muaj burgim, për veprën penale “Largimi i të burgosurit nga vëndi i qëndrimit”. Nga ky dënim, i kanë mbetur për të vuajtur 9 muaj e 24 ditë burgim.
Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë së Tiranës, për veprime të mëtejshme.
Gjirokastër/Informacion paraprak
Rreth orës 09:40, në fshatin Mashkullorë, për shkak të konflikteve të vazhdueshme për motive pronësie, shtetasi A. Ç., 93 vjeç, dyshohet se ka plagosur me armë zjarri në këmbë shtetasin P. Ç., 61 vjeç, i cili ndodhet në spital, jashtë rrezikut për jetën.
Shtetasi A. Ç., është shoqëruar në ambientet e Drejtorisë Vendore të Policisë Gjirokastër, për veprime të mëtejshme.
Gjithashtu është gjetur dhe sekuestruar arma e zjarrit kallashnikov.
Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për zbardhjen e plotë të rrethanave të kësaj ngjarjeje.
Tiranë/Finalizohet operacioni policor i koduar “Ndalesa”, për goditjen e veprimtarive kriminale në fushën e narkotikëve dhe të armëmbajtjes pa leje.
Sekuestrohen 10 kg kanabis, 2 armë zjarri pistoletë, 2 silenciator dhe municion luftarak, vihet në pranga 42-vjeçari.
42-vjeçari u kap në flagrancë nga shërbimet e Policisë, në Unazë të Madhe, duke transportuar 10 kg kanabis me qëllim shitjen.
Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Nr. 4, në vijim të punës për goditjen e veprimtarive kriminale në fushën e narkotikëve, bazuar në informacionet e siguruara në rrugë operative, për një shtetas që po transportonte lëndë narkotike me automjet dhe posedonte sende të kundërligjshme në banesë, organizuan dhe finalizuan operacionin policor të koduar “Ndalesa”.
Si rezultat i operacionit, u arrestua në flagrancë shtetasi V. Sh., 42 vjeç, banues në Tiranë.
42-vjeçari u ndalua nga shërbimet e Policisë, në Unazë të Madhe, duke qarkulluar me një automjet, në të cilin gjatë kontrollit u gjetën, në total, 10 kg lëndë e dyshuar narkotike kanabis, që dyshohet se e posedonte me qëllim shitjen.
Më tej, gjatë kontrollit të banesës së tij, iu gjetën dhe sekuestruan 2 armë zjarri pistoletë, 2 silenciator dhe municion luftarak.
Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme.
Tiranë
Hodhën lëndë piroteknike, molotovë, dhe sende të forta si dhe kundërshtuan punonjësit e Policisë, gjatë tubimit të zhvilluar dje, identifikohen 46 shtetas. Arrestohen 18 prej tyre, procedohen penalisht 28 të tjerët.
Sekuestrohen 25 molotovë të pashpërthyer, 27 celularë dhe sende të tjera të kundërligjshme.
Strukturat e Policisë Tiranë në përfundim të veprimeve të para hetimore të kryera në lidhje me veprimet e kundraligjshme të kryera nga një grup protestuesish gjatë tubimit të zhvilluar mbrëmjen e djeshme nga subjekti politik Partia Demokratike, të cilët kanë kundërshtuar punonjësit e Policisë së Shtetit që kishin marrë masa për ruajten e institucioneve shtetërore, për garantimin e rendit dhe sigurisë publike dhe për lëvizjen e lirë të qytetarëve përrreth territorit ku po kryehej tubimi, si dhe kanë hedhur drejt punonjësve të polciisë dhe institucioneve lëndë djegëse (molotovë) dhe sende të forta drejt tyre, arrestuan në flagrancë shtetasit:
A. K., 19 vjeç, D. G., 32 vjeç, A. I., 42 vjeç, V. I., 22 vjeç, E. Xh., 18 vjeç, K. N., 23 vjeç, R. I., 20 vjeç, E. C., 46 vjeç, R. P., 26 vjeç, M. K., 31 vjeç, A. D., 31 vjeç, K. K., 45 vjeç, F. D., 23 vjeç B. B., 23 vjeç, A. D., 53 vjeç dhe 3 shtetas të mitur;
Si dhe proceduan penalisht 27 shtetas të tjerë.
Gjithashtu, u referuan materialet në Prokurori ku nisi procedimi në gjendje të lirë për shtetasin K. B, deputet, për veprën penale “Organizimi dhe pjesëmarrja në grumbullime dhe manifestime të paligjshme”.
Grupi hetimor vijon punën për identifikimin e shtetasve të tjerë që mund te kenë kryer veprime të kundërligjshme gjatë tubimit të zhvilluar dje.
Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë së Tiranës, për veprime të mëtejshme.
Drejtoria Vendore e Policisë Elbasan
Nisur nga njoftimi i dhënë nga Autoriteti Rrugor Shqiptar për bllokimin e lëvizjes në aksin Librazhd–Pogradec, në vendin e quajtur “Arrat e Gurrës”, për shkak të rrezikut për qarkullimin e lirë të mjeteve, në vendin ku ka patur edhe më parë rrëshqitje të dheut, Drejtoria Vendore e Policisë Elbasan ka marrë një sërë masash për garantimin e sigurisë rrugore.
Në zbatim të këtij vendimi:
– Është ndaluar qarkullimi i mjeteve të tonazhit të rëndë dhe i autobusëve në këtë segment rrugor, deri në një njoftim të dytë;
– Janë ngritur pika kontrolli dhe shërbime të shtuara të Policisë Rrugore për devijimin dhe ndalimin e këtyre mjeteve;
– Po bashkëpunohet me strukturat përgjegjëse për monitorimin e vazhdueshëm të situatës në terren.
Shërbimet e Policisë do të vijojnë të jenë të pranishme 24/7 në zonë, me qëllim parandalimin e rrezikut për përdoruesit e rrugës dhe garantimin e rendit e sigurisë.
Drejtoria Vendore e Policisë Elbasan apelon për mirëkuptim dhe për respektim rigoroz të sinjalistikës dhe udhëzimeve të dhëna nga shërbimet e Policisë.
Në rast nevoje, qytetarët të telefonojnë në numrin pa pagesë 112 ose të komunikojnë me shërbimet e Policisë në terren.
Drejtoria Vendore e Policisë Shkodër
Specialistët e Sektorit të Qarkullimit Rrugor arrestuan shtetasit:
•M. Rr., 39 vjeç, banues në Shkodër, pasi u kap duke drejtuar motomjetin në gjendje të dehur;
•A. N., 53 vjeç, banues në Shkodër, pasi u kap duke drejtuar automjetin në gjendje të dehur.
Specialistët për Hetimin e Krimeve Ekonomiko-Financiare referuan materialet në Prokurori, ku nisi procedimi penal për shtetasin A. P., 58 vjeç, banues në fshatin Bërdicë e Mesme, për veprat penale “Tregtimi dhe transportimi i mallrave që janë kontrabandë” dhe “Fshehja e të ardhurave”, pasi u konstatua se në biznesin e tij, në fshatin Bërdicë e Mesme, blinte dhe shiste pjesë të ndryshme automjetesh të dyshuara të kontrabanduara dhe pa faturë tatimore.
Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Shkodër, për veprime të mëtejshme.
