Raporti i ngjarjeve, 21,22,23 dhjetor 2024

Strukturat e Policisë së Shtetit janë të angazhuara për parandalimin, evidentimin dhe goditjen e paligjshmërive.

Gjatë 72 orëve të fundit në të gjithë vendin janë proceduar penalisht 258 shtetas, konkretisht: 69 shtetas janë vënë në pranga, 174 janë proceduar në gjendje të lirë, si dhe janë shpallur në kërkim 15 shtetas, për vepra të ndryshme penale. Për lokalizimin, kapjen dhe vënien në pranga të shtetasve të shpallur në kërkim, vijon intensivisht puna nga ana e strukturave të Policisë.

Në fushën e narkotikëve janë evidentuar 32 raste. 15 shtetas janë vënë në pranga dhe 21 shtetas janë proceduar në gjendje të lirë.

Në fushën e krimeve kundër personit janë evidentuar 27 raste. 3 shtetas janë vënë në pranga, 5 shtetas janë shpallur në kërkim dhe 42 shtetas janë proceduar në gjendje të lirë.

Në fushën e armëmbajtjes pa leje janë evidentuar 13 raste. 2 shtetas janë vënë në pranga, 2 shtetas janë shpallur në kërkim dhe 8 shtetas janë proceduar në gjendje të lirë.

Në fushën e krimit ekonomik janë evidentuar 9 raste. 3 shtetas janë vënë në pranga, 1 shtetas është shpallur në kërkim dhe 8 shtetas janë proceduar në gjendje të lirë.

Janë evidentuar 6 raste të falsifikimit, me 7 shtetas të proceduar në gjendje të lirë.

Në fushën e veprave penale me objekt vjedhjen e pasurisë/tentativat për vjedhje të pasurisë, janë evidentuar 18 raste, 5 prej tyre me autorë të paidentifikuar. 15 shtetas janë vënë në pranga, 3 shtetas janë shpallur në kërkim dhe 7 të tjerë janë proceduar në gjendje të lirë, për vjedhje të tjera.

Në fushën e krimit mjedisor dhe veprave penale me objekt shkatërrimin e pronës me zjarr ose me mjete të ndryshme, janë evidentuar 20 raste, 2 prej tyre me autorë të paidentifikuar. Për raste të tjera, 1 shtetas është vënë në pranga, 4 shtetas janë shpallur në kërkim dhe 16 shtetas janë proceduar në gjendje të lirë.

Për veprën penale “Dhuna në familje” janë evidentuar 20 raste- 10 shtetas janë vënë në pranga, 1 shtetas është shpallur në kërkim dhe 10 të tjerë të proceduar në gjendje të lirë, si dhe janë plotësuar 24 kërkesëpadi për lëshimin e menjëhershëm të urdhrit të mbrojtjes.

Janë evidentuar:

-7 raste të organizimit të kundërligjshëm të lojërave të fatit, me 6 shtetas të vënë në pranga dhe 4 shtetas të proceduar në gjendje të lirë;

-7 raste të veprës penale “Vetëgjyqësia”, me 4 shtetas të proceduar në gjendje të lirë;

-6 raste të kalimit të kundërligjshëm të kufijve, me 7 shtetas të proceduar në gjendje të lirë;

-3 raste të veprës penale “Prishja e qetësisë publike”, me 3 shtetas të proceduar në gjendje të lirë;

-2 raste të mosbindjes/kundërshtimit të urdhrave të punonjësve të Policisë. 1 shtetas është arrestuar dhe 1 shtetas është proceduar në gjendje të lirë;

-2 raste të veprës penale “Largimi i të burgosurit nga vendi i qendrimit”. 1 shtetas është ndaluar, 1 shtetas është arrestuar dhe 1 shtetas është proceduar në gjendje të lirë;

-2 raste të vjedhjes së energjisë elektrike, me 2 shtetas të proceduar në gjendje të lirë;

-2 raste të trafikimit të mjeteve motorike, me 1 shtetas të vënë në pranga dhe 1 shtetas të proceduar në gjendje të lirë;

-2 raste të përdorimit me keqdashje të thirrjeve telefonike, me 1 shtetas të shpallur në kërkim dhe 1 shtetas të proceduar në gjendje të lirë;

-2 raste të moskallëzimit të krimeve, me 1 shtetas të vënë në pranga dhe 1 shtetas të proceduar në gjendje të lirë;

-2 raste të dhënies ndihmë emigantëve, për kalim të kundërligjshëm të kufijve, me 1 shtetas të vënë në pranga dhe 1 shtetas të shpallur në kërkim;

-1 rast i krimeve kibernetike, për të cilin vijojnë hetimet me qëllim zbardhjen e autorësisë;

-1 rast i veprës penale “Shtytja e të miturve në krim”, me 2 shtetas të vënë në pranga dhe 1 shtetas të proceduar në gjendje të lirë;

-nga 1 rast i: kanosjes për shkak të detyrës, kallëzimit të rremë, shpifjes, shpërdorimit të detyrës, korrupsionit aktiv i personave që ushtrojnë funksione publike, korrupsionit pasiv i personave që ushtrojnë funksione publike, fyerjes, marrëdhënies seksuale me dhunë me të mitur të moshës 14-18 vjeç, veprimeve që pengojnë zbulimin e së vërtetës, keqtrajtimit të kafshës, mbajtjes pa të drejtë të uniformës dhe njoftimit të rremë në organet e rendit, me 11 shtetas në total, të proceduar në gjendje të lirë.

Janë ndaluar:

-1 shtetas i kërkuar për thyerje të masës së sigurisë “Arrest në shtëpi” dhe për kryerje të veprimeve në kundërshtim me vendimin e gjykatës;

-1 shtetas i kërkuar korrupsion aktiv i personave që ushtrojnë funksione publike;

-1 shtetas i kërkuar mosdhënie të mjeteve për jetesë

-1 shtetas i kërkuar për kanosje dhe për dhunim të banesës.

Në të gjithë vendin kanë ndodhur 13 aksidente, si pasojë e të cilave 4 shtetas kanë humbur jetën dhe 11 shtetas janë dëmtuar. Janë evidentuar në total 41 raste të veprave penale në fushën e qarkullimit rrugor. 20 shtetas janë vënë në pranga dhe 21 shtetas janë proceduar në gjendje të lirë.