Raporti i ngjarjeve, 21, 22, 23 qershor 2025

Strukturat e Policisë së Shtetit janë të angazhuara për parandalimin, evidentimin dhe goditjen e paligjshmërive.

Gjatë këtyre ditëve, në të gjithë vendin, janë proceduar penalisht 302 shtetas, konkretisht: 103 shtetas janë vënë në pranga, 168 janë proceduar në gjendje të lirë, si dhe janë shpallur në kërkim 31 shtetas, për vepra të ndryshme penale. Për lokalizimin, kapjen dhe vënien në pranga të shtetasve të shpallur në kërkim, vijon intensivisht puna nga ana e strukturave të Policisë.

Në fushën e narkotikëve janë evidentuar 25 raste, 6 prej tyre në fushën e kultivimit, me autorë të paidentifikuar. Për raste të tjera, 40 shtetas janë vënë në pranga, 8 shtetas janë shpallur në kërkim dhe 15 shtetas janë proceduar në gjendje të lirë.

Në fushën e krimeve kundër personit janë evidentuar 35 raste, 2 prej tyre me autorë të paidentifikuar. Për rastet e tjera, 15 shtetas janë vënë në pranga, 9 shtetas janë shpallur në kërkim dhe 37 shtetas janë proceduar në gjendje të lirë.

Në fushën e armëmbajtjes pa leje janë evidentuar 9 raste, njëri prej tyre me autor/ë të paidentifikuar. Për raste të tjera, 5 shtetas janë vënë në pranga, 1 shtetas është shpallur në kërkim dhe 4 shtetas janë proceduar në gjendje të lirë.

Në fushën e krimit ekonomik janë evidentuar 9 raste. 2 shtetas janë shpallur në kërkim dhe 7 shtetas janë proceduar në gjendje të lirë.

Në fushën e veprave penale me objekt vjedhjen e pasurisë/tentativat për vjedhje të pasurisë, janë evidentuar 14 raste, 4 prej tyre me autorë të paidentifikuar. 5 shtetas janë vënë në pranga, 3 shtetas janë shpallur në kërkim dhe 7 të tjerë janë proceduar në gjendje të lirë, për vjedhje të tjera.

Në fushën e krimit mjedisor dhe veprave penale me objekt shkatërrimin e pronës me zjarr ose me mjete të ndryshme, janë evidentuar 37 raste, 2 prej tyre me autorë të paidentifikuar. Për raste të tjera, 8 shtetas janë vënë në pranga, 5 shtetas janë shpallur në kërkim dhe 31 shtetas janë proceduar në gjendje të lirë.

Për veprën penale “Dhuna në familje” janë evidentuar 30 raste. 11 shtetas janë vënë në pranga, 6 shtetas janë shpallur në kërkim dhe 16 të tjerë të proceduar në gjendje të lirë, si dhe janë plotësuar 32 kërkesëpadi për lëshimin e menjëhershëm të urdhrit të mbrojtjes.

Janë evidentuar:

-10 raste të vetëgjyqësisë. 12 shtetas janë proceduar në gjendje të lirë;

-7 raste të mosbindjes/kundërshtimit të urdhrave të punonjësve me funksione publike. 1 shtetas është arrestuar dhe 6 shtetas janë proceduar në gjendje të lirë;

-6 raste të prishjes së qetësisë publike, njëri prej tyre me autor/ë të paidentifikuar. Për rastet e tjera, 6 shtetas janë arrestuar, 1 shtetas është shpallur në kërkim dhe 5 shtetas janë proceduar në gjendje të lirë;

-4 raste të kalimit të paligjshëm të kufirit, me 5 shtetas të proceduar në gjendje të lirë;

-4 raste të largimit të të burgosurit nga vendi i qendrimit. 4 shtetas janë arrestuar;

-4 raste të falsifikimit. 2 shtetas janë arrestuar, 1 shtetas është shpallur në kërkim dhe 2 shtetas janë proceduar në gjendje të lirë;

-2 raste të dhënies ndihmë emigrantëve, për kalim ilegal të kufijve, me 2 shtetas të arrestuar;

-nga 1 rast i organizimit të kundërligjshëm të lojërave të fatit, veprimeve në kundërshtim me vendimin e gjykatës dhe keqtrajtimit të të miturit, me nga 1 shtetas të arrestuar;

-nga 1 rast i moskallëzimit dhe krimit dhe marrëdhënieve seksuale me dhunë, me të mitur të moshës 14-18 vjeç, me nga 1 shtetas të shpallur në kërkim;

-nga 1 rast i njoftimit të rremë në organet e rendit, fyerjes dhe dhunimit të banesës, me 4 shtetas në total, të proceduar në gjendje të lirë;

-1 rast i mashtrimit kompjuterik, me qëllim përfitime materiale, për të cilin po hetohet për të zbardhur autorësinë dhe rrethanat.

1 shtetas i kërkuar për kryerje të veprimeve në kundërshtim me vendimin e gjykatës, është kapur.

Në të gjithë vendin kanë ndodhur 14 aksidente, si pasojë e të cilave 19 shtetas janë dëmtuar. Janë evidentuar në total 48 raste të veprave penale në fushën e qarkullimit rrugor. 25 shtetas janë vënë në pranga, 1 shtetase është shpallur në kërkim dhe 28 shtetas janë proceduar në gjendje të lirë.

Drejtoria Vendore e Policisë Fier

 

Specialistët e Sektorit të Qarkullimit Rrugor arrestuan në flagrancë shtetasin V. Y., 40 vjeç, banues në Patos, pasi me automjetin që drejtonte në gjendje të dehur, ka goditur një automjet të parkuar. Si pasojë pati vetëm dëme materiale.

 

Specialistët për Hetimin e Narkotikëve referuan materialet në Prokurori, ku nisi procedimi penal për shtetasin A. S., 32 vjeç, banues në Fier, pasi iu gjet një sasi e vogël Kokaine.

 

Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Fier referuan materialet në Prokurori, ku nisi procedimi penal për shtetasit E. A., 25 vjeç dhe F. B., 21 vjeç, të dy banues në fshatin Zharrëz, pasi dyshohet se për motive të dobëta, kanë goditur me grushte, njëri-tjetrin.

 

Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Divjakë:

-referuan materialet në Prokurori, ku nisi procedimi në gjendje të lirë për shtetasin A. M., 44 vjeç, për veprën penale “Ndërtimi i paligjshëm”;

-shpallën në kërkim shtetasit F. Zh., 25 vjeç, banues në Divjakë dhe P. B., 25 vjeç, banues në Tiranë, pasi ka kallëzuar një 42-vjeçare, se këta shtetas (nipërit e saj) kanë ushtruar dhunë psikologjike ndaj saj, për t’iu dhënë para. Më tej, për këta 2 shtetas ka kallëzuar dhe një 33-vjeçar, punonjës në subjektin që administron 42-vjeçarja, se e kanë kanosur dhe i kanë dëmtuar automjetin. Vijon puna për kapjen e 2 shtetasve;

-referuan materialet në Prokurori, për vlerësim, pasi në lagjen nr. 2, Divjakë, dyshohet se si pasojë e një shkëndije elektrike, ka marrë flakë automjeti i shtetatasit K. L., që ka qenë i parkuar në oborrin e banesës së tij.

 

Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Fier, për veprime të mëtejshme.

Drejtoria Vendore e Policisë Elbasan

 

Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Cërrik:

-arrestuan në flagrancë shtetasin N. T., 59 vjeç, pasi gjatë një konflikti për motive të dobëta, ka shtyrë me duar fqinjën e tij, shtetasen R. S., 62 vjeçe, e cila është rrëzuar dhe për pasojë është dëmtuar lehtë;

-referuan materialet në Prokurori ku nisi procedimi penal për shtetasin M. P., 36 vjeç, pasi dyshohet se ka goditur me grushte shtetasin L. Xh., 40 vjeç, për motive të dobëta;

-I. K., 43 vjeç, pasi u konstatua duke kryer punime ndërtimi, pa leje.

 

Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Elbasan referuan materialet në Prokurori ku nisi procedimi penal për shtetasit:

-K. P., 48 vjeç dhe D. P., 32 vjeç (vëllezër), pasi dyshohet se kanë goditur me sende të forta shtetasin D. H., 26 vjeç;

-I. B., pasi ka ushtruar dhunë psikologjike ndaj bashkëshortes së tij, e cila u pajis me urdhër mbrojtjeje.

 

Specialistët e Sektorit të Qarkullimit Rrugor referuan materialet në Prokurori ku nisi procedimi penal për shtetasin I. M., 53 vjeç, pasi dje pasdite, në aksin rrugor “Qafë Thanë-Librazhd”, automjeti që drejtonte është përplasur me automjetin me drejtues shtetasin G. Sh., 43 vjeç. Si pasojë është dëmtuar shtetasi I. M. dhe 2 pasagjerë në automjetin me drejtues shtetasin G. Sh., të cilët janë jashtë rrezikut për jetën.

 

Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Peqin referuan materialet në Prokurori dhe shpallën në kërkim shtetasin G. M., 26 vjeç, pasi dyshohet se ka vjedhur portofolin e shtetasit A. H.. Po punohet për kapjen e 26-vjeçarit.

 

Në vijim të informacionit të dhënë më datë 15.04.2025, për largimin nga banesa të një 13-vjeçari, banues në lagjen “5 Maji”, informojmë se 13-vjeçari u gjet në gjendje të mirë shëndetësore. Ai ka deklaruar se është larguar me dëshirën e tij dhe se nuk ka patur probleme, gjatë ditëve që është larguar.

 

Më datë 22.06.2025, dyshohet se për shkak të një defekti në kondicioner, ka rënë zjarr në banesën e shtetases F. G. dhe për pasojë janë shkaktuar dëme materiale. Materialet i kaluan Prokurorisë, për ngjarje aksidentale.

 

Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Elbasan, për veprime të mëtejshme.

Drejtoria Vendore e Policisë Lezhë

Specialistët e Sektorit të Qarkullimit Rrugor referuan materialet në Prokurori ku nisi procedimi penal për shtetasit:
-R. B., 72 vjeç, banues në Kaçanik, Kosovë, pasi është konstatuar në aksin rrugor “Lezhë-Milot”, duke drejtuar automjetin, në gjendje të dehur;
-një 15-vjeçar, banues në Ishull Lezhë, pasi është konstatuar në aksin rrugor “Milot-Lezhë”, duke drejtuar pa leje drejtimi, një motomjet pa targa.

Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Lezhë:
-referuan materialet Prokurori ku nisi procedimi penal për shtetasin P. G., 71 vjeç, banues në Lezhë, sepse dje pasdite, dyshohet se ka ndezur zjarr për të djegur disa mbeturina, afër banesës së tij, dhe si pasojë është shkaktuar ndotje e ajrit;
-referuan materialet në Prokurori dhe shpallën në kërkim shtetasi E. H., 17 vjeç, banues në fshatin Mabë, pasi dyshohet se më datë 22.06.2025, ka vjedhur një shumë parash në banesën e shtetasit M. F., 65 vjeç, në fshatin Mabë, gjatë kohës që në banesë nuk ka patur njeri.

Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Lezhë, për veprime të mëtejshme.

Drejtoria Vendore e Policisë Tiranë

 

Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Nr. 1 referuan materialet në Prokurori, ku nisi procedimi në gjendje të lirë për shtetasit:

-Xh. S., 35 vjeç, pasi qeni i tij ka kafshuar një të mitur 3 vjeç, në oborrin e banesës së 35-vjeçarit. Aktualisht 3-vjeçari është në kujdesin e mjekëve;

-S. P., 26 vjeçe, pasi dyshohet se për motive të dobëta, ka ushtruar dhunë ndaj kunatës së saj.

 

Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Nr. 2:

-arrestuan shtetasin E. H., 31 vjeç, pasi dyshohet se në rrugën “Ibrahim Rugova”, i ka vjedhur varësen, një shtetasi;

-ndaluan me iniciativë një 17-vjeçar dhe një 15-vjeçar, pasi dyshohet se kanë goditur me grushte, një shtetas të mitur. Nga verifikimet e mëtejshme ka rezultuar se të ndaluarit ishin aktualisht me masë sigurie “Arrest në shtëpi”, për veprën penale “Vjedhja me dhunë”. Në vijim, në lidhje me këtë rast u procedua në gjendje të lirë një 16-vjeçar, pasi dyshohet se gjithashtu ka qenë i përfshirë në konflikt;

-referuan materialet në Prokurori, ku nisi procedimi në gjendje të lirë për shtetasit I. M., 51 vjeç dhe B. D., 52 vjeç, pasi dyshohet se kanë goditur me grushte, një 43-vjeçar.

 

Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Nr. 4 arrestuan shtetasin E. B., 43 vjeç, pasi dyshohet se ka ushtruar dhunë ndaj vëllait të tij.

 

Specialistët e qarkullimit rrugor arrestuan shtetasit:

-I. M., 20 vjeç, pasi u kap duke drejtuar automjetin, pa leje;

-S. P., 39 vjeç, A. H., 61 vjeç dhe D. C., 42 vjeç, pasi u kapën duke drejtuar automjetet, në gjëndje të dehur.

 

Ditën e djeshme, në rrugën “Kristo Luarasi”, dyshohet se për shkak se kanë marrë flakë disa kartonë, është shkaktuar zjarr në ballkonin e banesës së shtetases K. M.. Si pasojë pati vetëm dëme materiale. Grupi hetimor po punon për të dokumentuar shkakun dhe rrethanat e rastit.

 

Ditën e djeshme, shtetasja N. K. kallëzoi se ishte larguar nga banesa, vëllai i saj, shtetasi S. Gj., 72 vjeç. Punohet për gjetjen e tij.

 

Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë së Tiranës, për veprime të mëtejshme.

Drejtoria Vendore e Policisë Korçë

 

Specialistët e Sektorit të Qarkullimit Rrugor arrestuan në flagrancë shtetasin I. C., 46 vjeç, banues në Korçë, pasi u kap duke drejtuar automjetin, në gjendje të dehur.

 

Gjithashtu, referuan materialet në Prokurori ku filloi procedimi penal për shtetasit L. O., 21 vjeç, dhe A. X., 54 vjeç, për veprën penale “Shkelja e rregullave të qarkullimit rrugor”, pasi në fshatin Blacë, automjetet që drejtonin janë përplasur dhe si pasojë është dëmtuar lehtë shtetasi A. X.

 

Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Maliq referuan materialet në Prokurori ku filloi procedimi penal për shtetasit T. H., 43 vjeç dhe A. M., 59 vjeç, pasi dyshohet se janë konfliktuar me njëri-tjetrin, për motive të dobëta.

 

Korçë/Më datë 22.06.2025, në fshatin Vithkuq, dyshohet se për shkak të një shkëndije elektrike, ka rënë zjarr në lokalin në pronësi të shtetases A. Sh. Si pasojë e zjarrit janë shkaktuar vetëm dëme materiale.

 

Pustec/Më datë 22.06.2025, në fshatin Gorricë e Madhe, ka rënë zjarr në një sipërfaqe toke me bimësi, në pronësi të shtetasit M. Gj., 71 vjeç. Po punohet për zbardhjen e shkakut të rënies së zjarrit.

 

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Korçë, për veprime të mëtejshme.

Pogradec/Rreth orës 05:20, në afërsi të PKK Qafë Thanë, ka marrë flakë në ecje, automjeti me drejtues shtetasin A. K. Si pasojë automjeti është djegur plotësisht.

Grupi hetimor po punon për zbardhjen e shkakut të rënies së zjarrit.

Maliq/Informacion paraprak

Rreth orës 14:20 në fshatin Vloçisht, është gjetur nga familjarët e tij, pa shenja jete, dhe pa shenja dhune në oborrin e banesës, shtetasi Sh. Sh., rreth 79 vjeç, i cili dyshohet se është vetëvarur.

Grupi hetimor po punon për sqarimin e rrethanave të ngjarjes.

 

Drejtoria Vendore e Policisë Vlorë

 

Specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Sarandë arrestuan shtetasin Sh. Gj., 31 vjeç, banues në Ksamil, Sarandë, pasi më datë 21.06.2025, gjatë kontrollit fizik të ushtruar ndaj tij, shërbimet e Policisë i gjetën dhe i sekuestruan një sasi me lëndë të dyshuar narkotike, të llojit cannabis sativa.

 

Specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Vlorë referuan materiale në Prokurori dhe nisën procedimin penal për shtetasit:

-M. L., 61 vjeç, banues në Vlorë, pasi më datë 20.06.2025, është konstatuar nga punonjësit e IMT, Bashkia Vlorë, duke ndërtuar një njësi banimi dhe shërbimi në lagjen “Uji i Ftohtë”, Vlorë, pa respektuar kushtet e lejes për ndërtim.

-I. D., 28 vjeç, banues në Gjermani, pasi ndaj tij ka bërë kallëzim bashkëshortja e tij, se ky shtetas gjatë qëndrimit të tyre në Gjermani, e ka dhunuar psikologjikisht.

-L. Rr., 58 vjeç, banues në Vlorë, pasi ndaj tij ka bërë kallëzim motra e tij, shtetasja D. P., se vëllai i ka prishur murin rrethues të banesës së saj dhe e ka kanosur me fjalë.

 

Specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Himarë referuan materiale në Prokurori dhe nisën procedimin penal për shtetasin F. M., 55 vjeç, banues në fshatin Dhërmi, Himarë, pasi ndaj tij ka bërë kallëzim shtetasi A. G., 33 vjeç, banues në Tiranë, se kanë një konflikt pronësie për një pronë në Dhërmi, për të cilin janë në proces gjyqësor dhe 55-vjeçari ka kryer veprime vetëgjyqësie dhe ka pushtuar tokën.

 

Specialistët e Seksionit të Trafikut Urban dhe Interurban në Vlorë arrestuan shtetasit:

-D. P., 31 vjeç, banues në Mallakastër, pasi më datë 21.06.2025, në rrugën “Murat Tërbaçi”, Vlorë, është konstatuar duke drejtuar automjetin në gjendje të dehur.

-F. M., 25 vjeçe, banuese në Belgjikë, pasi më datë 21.06.2025, në rrugën “Dea”, në Ksamil, duke drejtuar motomjetin pa leje drejtimi, ka aksidentuar një të mitur rreth 1-vjeçe, e cila ndodhet në spitalin e Sarandës, jashtë rrezikut për jetën.

 

Materialet iu referuan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme.

Drejtoria Vendore e Policisë Dibër

 

Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Bulqizë arrestuan në flagrancë shtetasin  E.A., 34 vjeç, banues në Bulqizë, pasi dyshohet se ka ushtruar dhunë ndaj bashkëshortes së tij.

 

Shërbimet e Policisë Rrugore arrestuan në flagrancë shtetasin G.N., 22 vjeç, banues në Peshkopi, pasi u kap duke drejtuar automjetin, pa leje drejtimi.

 

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë së Dibrës, për veprime të mëtejshme.

Drejtoria Vendore e Policisë Shkodër

 

Specialistët e Sektorit të Qarkullimit Rrugor arrestuan shtetasin B. L., 51 vjeç, banues në Shkodër, pasi u kap duke drejtuar automjetin, në gjendje të dehur.

 

Specialistët e Sektorit të Qarkullimit Rrugor referuan materialet në Prokurori ku nisi procedimi në gjendje të lirë për shtetasit:

-R. K., 23 vjeç, banues në Pukë, pasi ditën e djeshme në aksin rrugor “Pukë – Shkodër”, shtetasi R. Y., 23 vjeç, banues në Tiranë, duke drejtuar automjetin e tij, është përplasur me automjetin me drejtues shtetasin D. U., 85 vjeç. Si pasojë është dëmtuar lehtë shtetasi S. U;

-R. M., 31 vjeç, banues në fshatin Grude e Re, pasi ditën e djeshme në aksin rrugor “Shkodër-Koplik”, ka humbur kontrollim mbi drejtimin e automjetit te saj dhe automjeti ka dalë nga rruga. Si pasojë është dëmtuar lehtë shtetasja V. K., 40 vjeçe, pasagjere ne automjetin e 31-vjeçares:

 

Specialistët e Sektorit të Qarkullimit Rrugor referuan materialet në Prokurori për vlerësim për shtetasin A. B., 41 vjeç, banues në Kamëz, pasi duke drejtuar automjetin e tij, i ka ndërprerë rrugën shtetasit O. Sh., i cili lëvizte me biçikletë.

 

Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Pukë referuan materialet në Prokurori, për vlerësim,  pasi ditën e djeshme në fshatin Trush, ka rënë zjarr  aksidentalisht në një sipërfaqe tokë arë, në pronësi të shtetasit J. M., 62 vjeç.

 

Ditën e djeshme, në fshatin Reç i Ri, në Velipojë, në banesë e tij, është gjetur pa shenja jete, shtetasi Gj. Sh., 54 vjeç, i cili dyshohet se ka pësuar arrest kardiak.

 

Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Pukë referuan materialet në Prokurori ku filloi procedimi në gjendje të lirë për shtetasin A. Z., 49 vjeç, banues Vorë, pasi ka bërë kallëzim shtetasi A. Z., 53 vjeç, banues në fshatin Xath, se i ka dëmtuar tubat e ujit të pijshëm dhe vaditës në fshatin Xath.

 

Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Shkodër, për veprime të mëtejshme.

Drejtoria Vendore e Policisë Korçë

 

Në vijim të informacionit paraprak të dhënë ditën e djeshme, ku në lagjen nr.1 Pogradec, në ambientet e një lokali kishte ndodhur një konflikt për motive të dobëta midis disa personave dhe  ngelën të dëmtuar, me sende të forta shtetasit M. Xh., dhe K. N., të cilët janë jashtë rrezikut për jetën, iu informojmë se: Specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Pogradec arrestuan në flagrancë shtetasit: M. Xh., 32 vjeç, A. K., 38 vjeç, D. Xh., 33 vjeç, E. Ç., 41 vjeç, N. Ç., 42 vjeç, dhe K. N., 37 vjeç, banues në Pogradec, si dhe shpallën në kërkim shtetasin E. A., 21 vjeç,  për veprat penale ” Plagosje e rëndë me dashje”, ” Shkatërrimi i pronës”, dhe “Prishja e qetësisë publike”.

 

Specialistët e Sektorit të Qarkullimit Rrugor arrestuan në flagrancë shtetasin S. Zh., banues në Korçë, pasi ku kap duke drejtuar automjetin në gjendje të dehur.

 

Në vijim të informacionit paraprak të dhënë ditën e djeshme për një aksident të ndodhur në fshatin Nizhavec,Maliq, ku ngeli i dëmtuar shtetasi L. S., 21 vjeç, i cili është duke marrë mjekim në spital jashtë rrezikut për jetën, ju informojmë se: Specialistët e Sektorit të Qarkullimit Rrugor referuan materialet në Prokurori, ku filloi procedimi penal për shtetasin J. D., 61 vjeç, banues në Vreshtas, për veprën penale “Shkelja e rregullave të qarkullimit rrugor”.

 

Specialistët për Hetimin e Krimeve Ekonomike dhe Financiare referuan materialet në Prokurori, ku filloi procedimi penal për shtetasen S. L., 32 vjeçe, banues në Itali, pasi gjatë kontrollit të ushtruar në një ambient lokal të marrë me qira prej saj, u konstatua që ushtronte aktivitetin duke mos lëshuar kupon tatimor.

 

Më datën 21. 06.2025, në  rrugën “Qukës-Qafë Plloçë”, në automjetin në pronësi të firmës “2T”, dyshohet se ka rënë zjarr. Nga veprimet e para hetimore dyshohet se zjarri  ka rënë si pasojë e një mase elektrike.

 

Më datën 21.06.2025, në fshatin Moravë, Korçë, në banesën e shtetasit V. M., 81 vjeç, dyshohet se ka rënë zjarr si pasojë e një rrjedhje gazi. Si pasojë e flakëve ka marrë dëmtime të lehta vetë pronari i banesës, i cili pas mjekimit të marrë në spital u largua në banesë.

 

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë për veprime të mëtejshme.

Drejtoria Vendore e Policisë Fier

 

Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Fier arrestuan në flagrancë shtetasin V. B., 32 vjeç, banues në Kallm i Madh, pasi dyshohet se ka ushtruar dhunë ndaj bashkëshortes së tij.

 

Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Divjakë arrestuan në flagrancë shtetasin T. H., 64 vjeç, banues në fshatin Karavasta, pasi dyshohet se ka ndezur zjarr për të djegur mbeturina dhe zjarri ka dalë jashtë kontrollit duke përfshirë një sipërfaqe toke dhe disa rrënjë ullinj të motrës së tij.

 

Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Lushnjë referuan materialet në Prokurori, ku filloi procedimi penal për shtetasin L. Ç., banues në Karbunarë e Madhe, pasi dyshohet se zjarri që ka ndezur në tokën e tij, për të djegur mbeturina, ka dëmtuar disa pemë frutorë në pronësi të tij.

 

Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Fier, për veprime të mëtejshme.

Drejtoria Vendore e Policisë Berat

 

Specialistët e Sektorit për Qarkullimin Rrugor arrestuan në flagrancë shtetasin K. I., 24 vjeç, banues në Berat, pasi u konstatua duke drejtuar automjetin në gjendje të dehur.

-referuan materialet në Prokurori, ku filloi procedimi në gjendje të lirë për një shtetas të mitur 16 vjeç, banues në Berat, pasi u konstatua duke drejtuar automjetin, pa leje drejtimi.

 

Specialistët e Seksionit për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Berat referuan materialet në Prokurori, ku filloi procedimi në gjendje të lirë për shtetasin E. G, 32 vjeç, banues në Berat, pasi gjatë natës duke lëvizur me automjetin e tij nuk i është bindur urdhrit të punonjësit të Policisë për të ndaluar.

-referuan materialet në Prokurori, ku nisi procedimi në gjendje të lirë për shtetasin E. M., 25 vjeç, banues në Berat, pasi ka kundërshtuar punonjësit e Policisë, gjatë kontrollit që po ushtronin në mjetin ku udhëtonte si pasagjer, si dhe  ka dëmtuar orenditë dhe xhamin e derës në ambientet e Komisariatit.

-referuan materialet në Prokurori, ku nisi procedimi në gjendje të lirë për shtetasin A. B., 72 vjeç, banues në Berat, për veprën penale “Ndërtim i paligjshëm”.

-referuan materialet në Prokurori, ku nisi procedimi në gjendje të lirë për shtetasin P. B., 60 vjeç, banues në Drenovicë, Berat, pasi i ka vendosur zjarrin disa mbeturinave.

 

Specialistët e Seksionit për Hetimin e Krimit Ekonomik dhe Financiar referuan materialet në Prokurori, pasi ka bërë kallëzim shtetasi E. M., 32 vjeç, banues në Poliçan, i cili pretendon se është mashtruar online nga një shtetase e huaj, duke investuar në blerjen e produkteve të ndryshme.

 

Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë Berat, për veprime të mëtejshme.

Drejtoria Vendore e Policisë Tiranë

 

Specialistët për Hetimin e Krimit në Komisariatin e Policisë Nr. 1, arrestuan në flagrancë shtetasen A. P., 30 vjeçe, banuese në Prishtinë, Kosovë.

 

Arrestimi i saj u bë pasi: Rreth orës 03:50 të datës 21.06.2025, gjatë patrullimeve me objektiv garantimin e rendit dhe parandalimin e paligjshmërive, shërbimet e Forcës së Posaçme “Shqiponja” kanë ndaluar për kontroll dhe verifikim automjetin me drejtues shtetasin E. P., 23 vjeç. Gjatë komunikimit me punonjësit e Policisë, 23-vjeçari ka krijuar dyshime se ky shtetas drejtonte automjetin nën efektin e alkoolit. Për këtë arsye është kërkuar ndihma e punonjësve të Policisë Rrugore për t’i bërë testin e alkoolit, ku testi i parë ka rezultuar 0.48 mg/l. 23-vjeçarit i është kërkuar të bëjë për herë të dytë testin e alkoolit, në zbatim të procedurës standarde, por ai ka refuzuar të kryejë testin e dytë.

 

Në momentin që punonjësit e Policisë po komunikonin me 23-vjeçarin për të bërë testin e alkoolit, aty ka ardhur me një automjet tjetër shtetasja A. P., motra e tij, e cila ka kundërshtuar me dhunë punonjësit e Policisë, duke i penguar ata të kryenin detyrën. Punonjësit e Policisë i kanë bërë testin e alkoolit edhe 30-vjeçares, në prani të një punonjëseje policie(e cila ka qënë prezent nga momenti i parë e deri në përfundim të të githa veprimeve), ku rezultoi se 30-vjeçarja drejtonte automjetin nën efektin e alkoolit në masën 0.38 mg/l.

30-vjeçarja është shoqëruar në ambientet e Komisariatit të Policisë Nr. 1, për veprime të mëtejshme për kundërshtim të punonjësve të Policisë. Gjatë kohës që ndodhej në ambientet e dhomës së shoqërimit, shtetasja A. P. ka goditur me grushte xhamin e dritares së kësaj dhome, duke e thyer atë.

 

Në përfundim të veprimeve u bë arrestimi në flagrancë për veprat penale “Kundërshtimi me dhunë i punonjësit të policisë së rendit publik”, “Shkatërrimi i pronës” dhe “Drejtimi i automjetit në mënyrë të parregullt”. Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Tiranë, për veprime të mëtejshme.

 

Sqarim: Në lidhje me një video të publikuar në rrjetet sociale për këtë rast theksojmë se: Shërbimet e Policisë, në asnjë moment, nuk kanë ushtruar dhunë ndaj 30-vjeçares dhe pretendimet e bëra publike nuk janë të vërteta. Punonjësit e Policisë kanë zbatuar procedurat standarde të punës dhe në asnjë moment nuk kanë ushtruar dhunë ndaj saj apo ndaj vëllait të saj, të përfshirë në këtë rast.

 

———————

Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Nr. 1:

-arrestuan shtetasin F. G., 34 vjeç, pasi dyshohet se ka ushtruar dhunë fizike ndaj babait të tij;

-arrestuan shtetasin M. Gj., 48 vjeç, pasi dyshohet se ka ushtruar dhunë fizike ndaj bashkëjetueses së tij;

-referuan materialet në Prokurori, ku nisi procedimi në gjendje të lirë për shtetasin E. M., 40 vjeç, pasi dyshohet se tek Liqeni Artificial, për motive të dobëta ka kanosur një 24-vjeçare;

-referuan materialet në Prokurori dhe shpallën në kërkim një shtetas të mitur 17 vjeç, pasi ndaj tij ka kallëzuar një e mitur 15 vjeçe, se kundër  dëshirës së saj ka kryer marrëdhënie seksuale me 17-vjeçarin. Punohet për kapjen e tij dhe sqarimin e rrethanave të rastit.

 

Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Nr. 2

-referuan materialet në Prokurori, ku nisi procedimi në gjendje të lirë për shtetasit O. Z., 31 vjeç, M. M., 28 vjeç dhe M. S., 43 vjeç, pasi në rrugën “Brigada VIII”, dyshohet se në  subjektin në administrim nga 43-vjeçari, është gjeneruar muzikë me volum të lartë duke prishur rendin dhe qetësinë publike, ndërsa shtetasit O. Z dhe M. M, për motive të dobëta, kanë goditur me grushte njëri-tjetrin;

-shpallën në kërkim shtetasit K. B., 33 vjeç dhe T. X., 42 vjeç, pasi në rrugën “Nikolla Lena”, gjatë një konflikti të çastit kanë goditur me grushte një 44-vjeçar, i cili ndodhet në spital, nën kujdesin e mjekëve;

-shpallën në kërkim 3 shtetas të mitur pasi ndaj tyre ka kallëzuar shtetasi E. M, se këta shtetas kanë goditur djalin e tij të mitur. Gjithashtu, dy prej tyre të shpallur në kërkim dyshohet se kanë thyer masën e sigurisë “Arrest në shtëpi”. Punohet për kapjen e tyre dhe sqarimin e rrethanave të rastit.

 

Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Nr. 4 arrestuan shtetasin B. P., 53 vjeç, pasi ka thyer masën e sigurisë “Arrest në shtëpi”.

 

Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Nr. 6:

-arrestuan shtetasin P. H., 44 vjeç, pasi dyshohet se ka ushtruar dhunë fizike ndaj bashkëshortes së tij;

-shpallën në kërkim shtetasin E. T., 23 vjeç, pasi dyshohet se për motive të dobëta ka kanosur një 31-vjeçar. Punohet për kapjen e tij dhe sqarimin e rrethanave të rastit.

 

Specialistët e qarkullimit rrugor:

-arrestuan shtetasit A. L., 40 vjeç dhe I. C., 31 vjeç, pasi u konstatuan duke drejtuar automjetet në gjendje të dehur;

-referuan materialet në Prokurori, ku nisi procedimi në gjendje të lirë për shtetasin A. M., 28 vjeç, pasi është përplasur me motomjetin me drejtues shtetasin A. H., 42 vjeç, i cili ndodhet në spital, jashtë rrezikut për jetën.

 

Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë së Tiranës, për veprime të mëtejshme.

Drejtoria Vendore e Policisë Tiranë

 

Specialistët për Hetimin e Narkotikëve arrestuan shtetasen S. A., 31 vjeçe, pasi i gjetën me vete një sasi lënde të dyshuar narkotike Kokainë, e cila u sekuestrua me cilësinë e provës materiale.

 

Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Nr. 1:

-arrestuan shtetasin J. K., 37 vjeç, sepse më datë 19.06.2025, në rrugën “Selim Brahja”, për motive të dobta, ka goditur me sende të forta, shtetasit A. M dhe O. M. Si  pasojë ka pësuar dëmtime shtetasi O. M i cili ndodhet në spital, nën kujdesin e mjekëve;

-referuan materialet në Prokurori, ku nisi procedimi në gjendje të lirë për shtetasin R. K., 23 vjeç, pasi dyshohet se për motive të dobëta, ka goditur me grushte babain e tij.

 

Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Nr. 2 arrestuan shtetasin K. K., 19 vjeç, pasi kishte me vete një dorezë metalike.

 

Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Nr. 3 referuan materialet në Prokurori, ku nisi procedimi në gjendje të lirë për shtetasin S. M., 66 vjeç, pasi:  Në rrugën “Vangjel Noti”, 66-vjeçari, në ambientet e magazinave të filialit të një firme private, dyshohet se ka djegur letra amballazhimi, duke shkaktuar ndotje të mjedisit.

 

Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Nr. 4 referuan materialet në Prokurori, ku nisi procedimi në gjendje të lirë për shtetasin A. K., 56 vjeç, pasi në rrugën “Dalip Topi” ka kanosur me fjalë 38-vjeçar.

 

Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Nr. 6 arrestuan shtetasin E. Xh., 39 vjeç, si dhe shpallën në kërkim shtetasin G. L., 30 vjeç(kushuriri i 39-vjeçarit) pasi ndaj tyre ka kallëzuar shtetasja B. Xh(ish-bashkëshortja e shtetasit E. Xh), se 39-vjeçari mbrëmjen e djeshme në Astir ka ushtruar dhunë ndaj saj si dhe sëbashku me kushuririn e tij kanë goditur me grushte bashkëjetuesin e saj dhe vëllain e bashkëjetuesit shtetasit, F. P dhe E. P. Në vijim të veprimeve për rastin u referuan materialet në Prokurori, ku nisi procedimi në gjendje të lirë për shtetasit F. P dhe E. P, pasi gjatë konfliktit mbrëmjen e sotme kanë goditur me grushta shtetasin E. Xh.

 

Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Krujë referuan materialet në Prokurori, ku nisi procedimi në gjendje të lirë për shtetasin S. L., 34 vjeç, pasi nuk i është bindur urdhërit të punonjësit të policisë për të ushtruar kontroll ndaj tij.

 

Specialistët e qarkullimit rrugor:

-arrestuan shtetasin A. Ç., 53 vjeç, pasi në Rrugën e Rinasit është përfshirë në një aksident vetëm me dëme materiale. Nga verifikimi rezultoi se ky shtetas drejtonte automjetin në gjendje të dehur;

-R. J., 19 vjeç, pasi u kap duke drejtuar automjetin, pa leje;

-ekzekutuan urdhërin e Gjykatës së Tiranës, për ndalimin e shtetasit Sh. C., 57 vjeç, për të cilin ka caktuar masën e sigurisë “Arrest me burg” për veprën penale “Drejtimi i automjeteve në mënyrë të parregullt”.

 

Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë së Tiranës, për veprime të mëtejshme.

Drejtoria Vendore e Policisë Vlorë/Vihen në pranga 2 shtetas dhe procedohen penalisht 4 të tjerë, për vepra të ndryshme penale.

 

Specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Vlorë referuan materiale në Prokurori dhe nisën procedimin penal për shtetasit:

-K. Sh., 20 vjeç, banues në Vlorë, pasi gjatë kontrollit të ushtruar nga shërbimet e Forcës së Posaçme “Shqiponja”, në automjetin e tij, poshtë sediljes së shoferit, është gjetur dhe sekuestruar një armë sportive.

-F. V., 58 vjeç, banues në fshatin Llakatund, Vlorë, pasi dyshohet se ka ushtruar dhunë psikologjike ndaj bashkëshortes së tij.

 

Specialistët për Hetimin e Krimeve në Himarë dhe në Delvinë referuan materiale për dy ngjarje, për vlerësim, konkretisht:

-më datë 20.06.2025, dyshohet se është rrëzuar aksidentalisht nga shkallët, gjatë lyerjes së mureve të banesës së tij në fshatin Borsh, shtetasi M. K., 67 vjeç, i cili si pasojë ka marrë dëmtime në kokë.

-më datë 20.06.2025, ka humbur jetën, dyshohet për shkaqe natyrale, gjatë kohës që mblidhte bimë mjekësore në vendin e quajtur “Kalcun”, Delvinë, shtetasi P. D., 73 vjeç.

 

Specialistët e Seksionit të Trafikut Urban dhe Interurban, në Vlorë dhe Sarandë, arrestuan shtetasit:

-J. Sh., 49 vjeç, banues në Elbasan, pasi më datë 20.06.2025, në aksin rrugor “Gjergj Kastrioti”, duke drejtuar automjetin në gjendje të dehur, është përfshirë në një aksident rrugor me dy automjete të tjera në lëvizje, duke shkaktuar dëme materiale.

-H. K., 31 vjeç, banues në Ksamil, pasi më datë 20.06.2025, në Ksamil, është konstatuar nga shërbimet e Policisë Rrugore duke drejtuar automjetin pa leje drejtimi.

 

Gjithashtu, këta specialistë referuan materiale në Prokurori dhe nisën procedim penal për shtetasit:

-A. Xh., 26 vjeç, banues në Tiranë, pasi më datë 21.06.2025, në rrugën “Butrinti”, Sarandë, duke drejtuar automjetin tip “Audi”, është përplasur me një automjet tip “Fiat”, duke shkaktuar dëme materiale, dhe ka refuzuar testin e alkoolit.

-A. B., 39 vjeç, banues në Tropojë, pasi më datë 21.06.2025, në Himarë, duke drejtuar automjetin në gjendje të dehur, ka përplasur 4 automjete të tjera të parkuara, duke shkaktuar vetëm dëme materiale.

 

Po ashtu, u referuan materiale për vlerësim, pasi më datë 21.06.2025, në lagjen nr. 2, Sarandë, janë përfshirë në një aksident rrugor automjeti tip “Audi”, me drejtues shtetasin D. H., dhe automjeti tip “Toyota”, me drejtues shtetasin R. B., të cilët, si pasojë e dëmtimeve të marra, kanë marrë ndihmë mjekësore në spital.

 

Materialet iu referuan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme.

Drejtoria Vendore e Policisë Korçë

 

Specialistët për Hetimin e Narkotikëve arrestuan në flagrancë shtetasin N. K., 32 vjeç, dhe filluan  procedimin  penal për shtetasin O. H., 21 vjeç, banues në Pogradec, pasi: Gjatë kontrollit fizik dhe kontrollit të banesave të tyre, shërbimet e Policisë  gjetën dhe sekuestruan një sasi lënde  narkotike e dyshuara e llojit cannabis sattiva.

 

Specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Korçë arrestuan në flagrancë shtetasin R. I., 22 vjeç, dhe filluan  procedimin penal për shtetasin R. Sh., 23 vjeç, banues në Korçë,  pasi: Shtetasi R. Sh për motive të dobëta, ka kanosur me një mjet prerës thikë 22-vjeçarin. Ndërsa  shtetasi R. I., kishte thyer masën e sigurisë atë të “Arrestit në shtëpi”,  të caktuar nga Gjykata Korçë.

 

Gjithashtu u referuan materialet në Prokurori, ku filloi procedimi penal për shtetasit E. B., 44 vjeç, dhe A. B., 41 vjeç, banues në Korçë, pasi dyshohet se kanë goditur me pëllëmbë një 15- vjeçar, për motive të dobëta.

 

Specialistët e Sektorit të Qarkullimit Rrugor referuan materialet në Prokurori, ku filloi procedimi penal për një  17-vjeçar, pasi u kap duke drejtuar automjetin pa leje drejtimi.

 

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Korçë, për veprime të mëtejshme.

—–

Maliq/Informacion paraprak

 

Rreth orës 11:30, në fshatin Nizhavec, Maliq, automjeti tip “Benz”, me drejtues shtetasin J. D, është përplasur me automjetin tip “Volsëagen” me drejtues shtetasin L. S.

 

Nga aksidenti është dëmtuar drejtuesi i, automjetit tip “Volsëagen” shtetasi L. S., i cili po merr mjekim në spitalin e Korçës.

 

Drejtuesi i automjetit tip benz është shoqëruar në Komisariat, për veprime të mëtejshme.

 

Grupi hetimor po punon për sqarimin e rrethanave të aksidentit.

Drejtoria Vendore e Policisë Shkodër

 

Specialistët e Sektorit të Qarkullimit Rrugor referuan materialet në Prokurori ku nisi procedimi në gjendje të lirë për një të mitur 17-vjeçar, banues në Shkodër, pasi u kap duke drejtuar automjetin, pa leje drejtimi.

 

Gjithashtu, referuan materialet në Prokurori, për vlerësim, pasi ditën e djeshme, në Vaun e Dejës, shtetasi gjerman H. D., 77 vjeç, duke drejtuar motomjetin e tij, ka humbur kontrollin mbi drejtimin e motomjetit dhe si pasojë është rrëzuar. 77-vjeçari, po merr mjekimin në Spitalin Rajonal Shkodër, jashtë rrezikut për jetën.

 

Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Shkodër referuan materialet në Prokurori për vlerësim për shtetasin V. R., 62 vjeç, banues në fshatin Drisht, pasi ka bërë kallëzim shtetasi A. R., 60 vjeç, se 62-vjeçari i  ka hedhur një sasi inertesh në hyrjen e një sipërfaqeje ndërtimi për të cilën ka një vendim për pezullimin e punimeve nga IMT Shkodër.

 

Specialistët për Hetimin e Krimeve të Stacionit të Policisë Velipojë referuan materialet në Prokurori për vlerësim pasi ka bërë kallëzim shtetasja D, P., 30 vjeçe, banuese në Velipojë, pasi ditën  e djeshme ka telefonuar shërbimin zjarrfikës në lidhje me një zjarr që kishte rënë afër banesës së saj dhe operatori i zjarrfikëses është përgjigjur jashtë etike dhe me fjalë fyese.

 

Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Vau i Dejës referuan materialet në Prokurori ku nisi procedimi në gjendje të lirë për shtetasit Gj. M., 45 vjeç dhe A. L., 27 vjeç,  pasi për motive të dobëta kanë debatuar dhe kanosur me fjalë njëri – tjetrin.

 

Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Shkodër, për veprime të mëtejshme.

Informacion paraprak/Rreth orës 11:35, në lagjen “Vasil Shanto”, ka  shpërthyer një bombul gazi, në një biznes (lokal) në përdorim nga shtetasi I. Rr. Nga shpërthimi nuk ka pasur të dëmtuar.

 

Grupi hetimor po punon për zbardhjen e rrethanave të rastit.

Gjirokastër

 

Specialistët e Sektorit të Policisë Rrugore arrestuan në flagrancë shtetasin E. M., 41 vjeç, banues në Tiranë, pasi në aksin rrugor “Çarshovë-Ura e Leklit”, u kap duke drejtuar automjetin, në gjendje të dehur.

 

Në vijim të informacionit të dhënë më datë 29.05.2025, për shpalljen në kërkim të shtetasit J. K., 73 vjeç, banues në Greqi, për veprat penale “Mosdeklarimi i në kufi i të hollave dhe i sendeve me vlerë”, kryer në bashkëpunim dhe “Fshehja e të ardhurave”, ku janë sekuestruar 74 240 euro dhe 15 dokumente të ndryshme të dyshuara të falsifikuara, iu bëjmë me dije se, ditën e djeshme, në hyrje të RSH-së, shërbimet e PKK Kakavijë, kanë kapur shtetasin J. K. Në përfundim të veprimeve, Specialistët për Hetimin e Krimeve Ekonomike dhe Financiare në DVP Gjirokastër, referuan materialet në Prokurori ku nisi procedimi penal për këtë shtetas.

 

Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Tepelenë referuan materialet në Prokurori ku nisi procedimi penal për shtetasin T. E., 35 vjeç, banues në fshatin Lab-Martalloz, pasi dyshohet se për motive të dobëta, ka goditur me grushte, një 33-vjeçar.

 

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Gjirokastër, për veprime të mëtejshme.

Drejtoria Vendore e Policisë Lezhë

 

Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Kurbin referuan materialet në Prokurori dhe nisi procedimi penal ndaj shtetases A. Sh., 63 vjeçe, pasi është konstatuar duke ndërtuar pa lejen përkatëse një banesë në tokën në pronësi të saj.

 

-Me datë 20.06.2025, është paraqitur në Komisariatin e Policisë Kurbin dhe ka bërë kallëzim shtetasi S. B., 60 vjeç, i cili ka humbur kontaktet me djalin e tij, shtetasin P. B., 23 vjeç. Sipas deklarimeve të familjarëve, i riu ka qenë së fundmi në Zvicër. Vijon puna për gjetjen e tij.

 

-Me datë 20.06.2025, në fshatin Vinjoll, Kurbin, gjatë kontrollit të territorit  në kuadër të operacionit policor të koduar “Koordinata”, nga shërbimet e Policisë janë konstatuar të kultivuara  56 bimë narkotike të dyshuara kanabis. Bimët u asgjësuan me anë të djegies, ku disa prej tyre  u sekuestruan në cilësinë e provës materiale. Vijon puna për dokumentimin e plotë të kësaj veprimtarie kriminale, si dhe për identifikimin dhe kapjen e autorëve të përfshirë.

 

Specialistët e Seksionit të Qarkullimit Rrugor referuan materialet në Prokurori, për shtetasin E. R., 43 vjeç, banues në Tiranë, pasi duke drejtuar automjetin tip “Mitsubishi” ka aksidentuar këmbësorin, shtetasin D. P., 32 vjeç. Si pasojë e përplasjes, 32-vjeçari është transportuar për ndihmë më të specializuar mjekësore në Spitalin e Traumës, Tiranë.

 

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë për veprime të mëtejshme.

Drejtoria Vendore e Policisë Elbasan

 

Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Cërrik:

-arrestuan në flagrancë shtetasin N. T., 59 vjeç, pasi gjatë një konflikti për motive të dobëta, ka shtyrë me duar fqinjën e tij, shtetasen R. S., 62 vjeçe, e cila është rrëzuar dhe për pasojë është dëmtuar lehtë;

-referuan materialet në Prokurori ku nisi procedimi penal për shtetasin M. P., 36 vjeç, pasi dyshohet se ka goditur me grushte shtetasin L. Xh., 40 vjeç, për motive të dobëta;

-I. K., 43 vjeç, pasi u konstatua duke kryer punime ndërtimi, pa leje.

 

Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Elbasan referuan materialet në Prokurori ku nisi procedimi penal për shtetasit:

-K. P., 48 vjeç dhe D. P., 32 vjeç (vëllezër), pasi dyshohet se kanë goditur me sende të forta shtetasin D. H., 26 vjeç;

-I. B., pasi ka ushtruar dhunë psikologjike ndaj bashkëshortes së tij, e cila u pajis me urdhër mbrojtjeje.

 

Specialistët e Sektorit të Qarkullimit Rrugor referuan materialet në Prokurori ku nisi procedimi penal për shtetasin I. M., 53 vjeç, pasi dje pasdite, në aksin rrugor “Qafë Thanë-Librazhd”, automjeti që drejtonte është përplasur me automjetin me drejtues shtetasin G. Sh., 43 vjeç. Si pasojë është dëmtuar shtetasi I. M. dhe 2 pasagjerë në automjetin me drejtues shtetasin G. Sh., të cilët janë jashtë rrezikut për jetën.

 

Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Peqin referuan materialet në Prokurori dhe shpallën në kërkim shtetasin G. M., 26 vjeç, pasi dyshohet se ka vjedhur portofolin e shtetasit A. H.. Po punohet për kapjen e 26-vjeçarit.

 

Në vijim të informacionit të dhënë më datë 15.04.2025, për largimin nga banesa të një 13-vjeçari, banues në lagjen “5 Maji”, informojmë se 13-vjeçari u gjet në gjendje të mirë shëndetësore.

 

Më datë 22.06.2025, dyshohet se për shkak të një defekti në kondicioner, ka rënë zjarr në banesën e shtetases F. G. dhe për pasojë janë shkaktuar dëme materiale. Materialet i kaluan Prokurorisë, për ngjarje aksidentale.

 

Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Elbasan, për veprime të mëtejshme.

Prrenjas/Informacion paraprak

 

Rreth orës 12:10, në aksin rrugor “Qukës-Prrenjas”, dyshohet se automjeti me drejtues shtetasin P. K., 62 vjeç, ka aksidentuar shtetasen F. M., rreth 70 vjeçe, këmbësore, e cila për pasojë ka humbur jetën.

 

Shtetasi P. K. u shoqërua në komisariat, për kryerjen e veprimeve të mëtejshme.

 

Grupi hetimor po punon për zbardhjen e rrethanave të aksidentit.

Drejtoria Vendore e Policisë Vlorë

 

Specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Himarë, në vijim të punës për identifikimin dhe vënien përpara përgjegjësisë ligjore të autorëve të zjarrvënieve, referuan materiale në Prokurori dhe nisën procedimin penal për veprat penale “Shkatërrimi i pronës nga pakujdesia” dhe “Shkatërrimi nga pakujdesia me zjarr i pyjeve dhe i mjedisit pyjor”, për shtetasin Dh. B., 75 vjeç, pasi dyshohet se më datë 21.06.2025, në vendin e quajtur “Pllaqeri”, Himarë, ka ndezur një zjarr me qëllim pastrimin e parcelës së tij të ullinjve dhe, nga pakujdesia, zjarri i ka dalë nga kontrolli duke djegur pjesërisht rreth 70 rrënjë ulliri, si dhe një sipërfaqe toke të llojit kullotë.

 

Specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Sarandë arrestuan në flagrancë shtetasen filipineze L. C., 46 vjeçe, pasi ndaj saj ka bërë kallëzim shtetasi A. D., se kjo shtetase, gjatë kohës që ishte e punësuar si pastruese në banesën e tij, i ka keqtrajtuar djalin e tij të mitur.

 

Specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Vlorë referuan materiale në Prokurori dhe nisën procedimin penal për shtetasin A. M., 63 vjeç, banues në fshatin Trevllazër, pasi, për motive të dobëta, ka ushtruar dhunë fizike ndaj xhaxhait të tij, si dhe ka njoftuar Sallën e Komandës dhe Kontrollit në DVP Vlorë, duke bërë njoftim të rremë se xhaxhai e kishte kanosur me armë gjahu.

 

Specialistët për Hetimin e Krimeve në Stacionin e Policisë Selenicë referuan materiale për vlerësim, pasi më datë 22.06.2025, në Selenicë, shtetasi M. H., 48 vjeç, duke punuar në punishten e tij, gjatë punës me frezë, dyshohet se aksidentalisht i ka marrë zjarr punishja. Si pasojë e flakëve, ky shtetas është dëmtuar lehtë, jashtë rrezikut për jetën.

 

Specialistët e Seksionit të Trafikut Urban dhe Interurban Vlorë dhe Sarandë referuan materiale në Prokurori dhe:

-arrestuan shtetasin O. I., 27 vjeç, banues në Kukës, sepse më datë 22.06.2025, duke drejtuar automjetin në gjendje të dehur, në aksin rrugor Sarandë–Ksamil, ka humbur kontrollin dhe ka goditur barrierën mbrojtëse të rrugës;

-nisën procedimin penal për shtetasin I. B., 48 vjeç, banues në Himarë, pasi më datë 22.06.2025, në Himarë, dyshohet se duke drejtuar një motomjet pa leje drejtimi, është përfshirë në një përplasje me dëme materiale me një tjetër automjet.

 

Materialet iu referuan Prokurorisë për veprime të mëtejshme.